E Hene, 07 Mars 2005


NE TE ARDHMEN, FIERI DO TE GODITET NGA TERMETE TE FUQISHEM!

FIER - Sizmiologet thone se qyteti i Fierit mund te goditet nga termete te fuqishem ne nje te ardhme, brenda 100 viteve te ardhshem. Parashikimi i bujshem eshte pjese e nje dokumenti zyrtar, qe iu shpernda keshilltareve te bashkise se Fierit, ne mbledhjen e radhes, me 2 mars 2005. Dokumenti ne fjale u paraqit bashkarisht nga bashkia e Fierit dhe nga organizata joqeveritare Co- Plan, ne kuader te detyres se projektimit te planit rregullues te pergjithshem te qytetit te Fierit. Sipas nje studimi qe permban dokumenti 83 faqesh, Fieri ben pjese ne nje zone me rrezik sizmik te larte, qe quhet zona tektonike Jonike, e cila eshte prekur nga termete te fuqishem si ne te kaluaren e larget, ashtu edhe ne shekullin e kaluar. Jane pikerisht shkeputjet tektonike ose zonat e shkeputjeve tektonike aktive qe, here pas here, gjenerojne termete.



http://www.kohajone.com/lexo.php?id=31206