Close
Faqja 4 prej 18 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 172
  1. #31
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Citim Postuar më parë nga fjollat
    Sa i përket pyetjes se ku do të doja të jetoj, si femër që jam, dua t'ju bëj me dije se, jo secila femër duhet të ik nga atdheu e të shkoj në perëndim për të fituar të drejtat e "gruas, nënës, punëtores"...

    Po, është fakt se të drejtat e gruas dhunohen, por jo vetëm në Turqi, gjithkund në botë, bile përqindje e madhe e dhunës familjare (nënkuptohet se viktima janë gratë) i takon shteteve perëndimore.

    Fatkeqësisht ky problem është aktual në mbarë botën dhe si shumë probleme tjera trajtohet ndryshe varësisht nga shoqëritë ku paraqitet dhe si e kategorizojnë. Gjersa në Amerikë ky problem trajtohet si domestic violence, të njëjtit problem në shoqëritë islame, jo rastësisht i japin dimenzione tjera.

    Islami nuk është fajtor që policët turk i thyen të drejtat e njeriut për të satën herë me rradhë, Turqia është shtet sekular, kushtetuta e saj nuk është e bazuar në sheriatin islam.
    Ligji i përcaktimit të virgjerisë dhe të ngjashmit, nuk janë miratuar, s'ka çka të bisedohet për to. Pikë!

    Si e vlerëson ti miratimin e ligjit në Francë për ndalimin e mbajtjes së mbulesës në shkolla? A nuk të duket ty ligj diskriminues për femrat muslimane?

    Tash, nëse i kthehemi temës fillestare për protestat e gruas në Turqi, duhet të kesh vështrim më kritik ndaj problemit, do të shohësh se jo rastësisht u organizuan mu atë ditë. Dora që hudh gurin, gjithmonë fshihet.
    Bashkimi Evropjan ka standarde të dyfishta për shtetet evropjane dhe inkuadrimin e tyre në BE. Mos mendo se Bullgaria apo Rumania janë djepi i demokracisë ku qytetarët e sidomos gratë i gëzojnë të drejtat ashtu siç i dëshirojnë, ose se janë shumë më të avancuara se Turqia. Të dyja po inkuadrohen në BE, gjersa Turqisë rruga e inkuadrimit i shtrohet me gjemba...
    Besoj se e kupton arësyen!

    Demokraci e mirëfilltë nuk egziston askund në botë, prandaj duhet të kemi qasje më objektive ndaj problemeve.

    Brockullat e tua nuk lexohen me,po era e realitetit i merr dhe i perplas ne ato bodrumet e ceketa dhe te zymta te gjykimit tend.
    Jo vetem qe nuk ke kurajo te vesh gishtin mbi plage,dhe te denosh dhunen c'njerezore,prostitucionin,perdhunimet,qe i behen gruas ,rende me vrap per te na thene se liria e saj nuk shtypet vetem ne haueret e Stambollit qe per ty munt te jete kopeshti i Edemit,por edhe ne Amerike ne Perendim.

    Nje dokumentar,renqethes deri ne shtazeri kur nje grua irakiane ishte vendosur mes nje rrethi burrash te cilit e godisnin me gure ,se kish kryer tradheti bashkshortore ,kalon kufirin e c'do llogjike .
    Ty nuk te djeg,a behet vone per syte e nxire dhe brinjet e thyera te grave protestuese ne Turqi,JO,po cilet ishin ata qe fshihen pas protestes se tyre.

    Edhe ne Perendim e Amerike grate sot ndeshin probleme te shumta,por gjejne kurajon dhe lirine te luftojne dhe te ngrihen mbi to.
    Mjafton ke kesh idene e nje divorci ketu ne USA,dhe atehere do kesh te qarte sa e mbrojtur eshte nga ligji nje grua....................kjo ne ndryshim me ato vendet e tua mesjetare te haremeve me 5-6 gra.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    pse se mbajne shamine ne kaptine femrat muslimane ne France thot fjolla torallakja. po se eshte France mi merhume, vend ku femra trajtohet jo si objekt e si kafshe arabie, por si femer. dhe vend ku eshte ndare feja nga shteti. sipas venit behet kuveni thot poplli, jo sipas arabis bohet kuvendi. kujt i pelqeje le te rrije, kujt si pelqen me zorr se mban njeri. le te ike andej nga shkretetirat e arabise. te boj un i pytje ty, a i lejohet ndonje evropiani te mbaje kryq ose te lexoje biblen ne park ne arabi saudite? ktheji pergjigje ksaj i her para se te folesh per Francen. Franca te le te bosh xhami e ca te doje kapllaqja , kurse te pys una ty, a lejohet te bosh i kish ose tempull budist ne A. Saudite? Po ne Katar? Po ne Iran? ike futi i tas llall tashi mi bib.

    ene sa per sqarim, fjala 'turqi' dhe togfjalshi 'e drejte gruaje' nuk perkasin ne te njejten fjali. ashtu si nuk perket ne te njejten fjali fjala 'amerikan' dhe 'brekgris' ose 'shqiptar' dhe 'gjakftohte' ose 'italian' dhe 'pashije' ose 'arab' dhe 'tolerance'. kshu er daj.

  3. #33
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar më parë nga kolombi
    Brockullat e tua nuk lexohen me,po era e realitetit i merr dhe i perplas ne ato bodrumet e ceketa dhe te zymta te gjykimit tend.
    Jo vetem qe nuk ke kurajo te vesh gishtin mbi plage,dhe te denosh dhunen c'njerezore,prostitucionin,perdhunimet,qe i behen gruas ,rende me vrap per te na thene se liria e saj nuk shtypet vetem ne haueret e Stambollit qe per ty munt te jete kopeshti i Edemit,por edhe ne Amerike ne Perendim.

    Nje dokumentar,renqethes deri ne shtazeri kur nje grua irakiane ishte vendosur mes nje rrethi burrash te cilit e godisnin me gure ,se kish kryer tradheti bashkshortore ,kalon kufirin e c'do llogjike .
    Ty nuk te djeg,a behet vone per syte e nxire dhe brinjet e thyera te grave protestuese ne Turqi,JO,po cilet ishin ata qe fshihen pas protestes se tyre.

    Edhe ne Perendim e Amerike grate sot ndeshin probleme te shumta,por gjejne kurajon dhe lirine te luftojne dhe te ngrihen mbi to.
    Mjafton ke kesh idene e nje divorci ketu ne USA,dhe atehere do kesh te qarte sa e mbrojtur eshte nga ligji nje grua....................kjo ne ndryshim me ato vendet e tua mesjetare te haremeve me 5-6 gra.
    kolombi
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, merr frymë mirë, qetësohu iher pastaj ndoshta do të kuptosh atë që thash. Jam e vetëdijshme për dhunën që ushtrohet ndaj grave, burrave, fëmijëve... Nuk më the asgjë të re, të tëra i di.

    Nuk tentoj ti shfajësoj brutalitetet e regjimeve të ndryshme, shpirtprishurve e psikopatëve, dhuna nuk arësyetohet me asgjë!!!!! Kjo vlen për të GJITHË njësoj.

    Çka më habit tepër është qëndrimi yt qesharak, protektiv, ndaj budallallëqeve të një numri të madh të shoqërisë degjenerative amerikane (u kërkoj falje të tjerëve që nuk bëjnë pjesë në këtë kategori). Pse merr këtë pozë pa lidhje, mend nuk mund të shesësh as të blejsh, prandaj ndaloje vrapin pak se vetëm ndajmë mendime e nuk bëjmë politikë.

  4. #34
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Kolombi, pse e kthen ne diçka personale kete teme interesante. Mesazhi yt eshte i papranueshem, sidomos perderisa je dhe Moderator ne kete forum. Nje anetar i ri dhe i thjeshte mund ta beje, por nuk prisja qe nje person qe ka 2690 mesazhe te mos respektoje etiken themelore te diskutimit.
    Pershendetje. SG.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #35
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Citim Postuar më parë nga fjollat
    Nuk më the asgjë të re, të tëra i di.
    Gabimi im i vetem eshte qe nuk qendroj dot pa injoruar postime te njeanshme,dhe mendime bardhe-zi,aq me teper kur vine e shkruhen nga dora e nje femre,qe zerin e saj e ka bashkuar me ata qe shtypin dhe shkelin c'do te drejte te saj.

    Dhe mos harro c'do dite para pasqyres ti varesh vetes dekoratat e dijes se pafund.

    PS Kerkoj ndjese hapeses se temes Lioness me devijim nga tema.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  6. #36
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar më parë nga kolombi
    Gabimi im i vetem eshte qe nuk qendroj dot pa injoruar postime te njeanshme,dhe mendime bardhe-zi,aq me teper kur vine e shkruhen nga dora e nje femre,qe zerin e saj e ka bashkuar me ata qe shtypin dhe shkelin c'do te drejte te saj.

    Dhe mos harro c'do dite para pasqyres ti varesh vetes dekoratat e dijes se pafund.

    PS Kerkoj ndjese hapeses se temes Lioness me devijim nga tema.
    Ok, ok, WHATEVER..
    mendoj se s'duhet ta zgjasim më tepër, por nuk rri dot pa e thënë se problemi nuk qëndron në atë se "nuk qendroj dot pa injoruar postime te njeanshme",, problemi yt është se vlerësimin e ke të gabuar (njëanshëm).

    Enivej, hajt mos të biem kaq poshtë dhe të merremi me "më the- të thash"

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Citim Postuar më parë nga fjollat
    Sa i përket pyetjes se ku do të doja të jetoj, si femër që jam, dua t'ju bëj me dije se, jo secila femër duhet të ik nga atdheu e të shkoj në perëndim për të fituar të drejtat e "gruas, nënës, punëtores"...

    Po, është fakt se të drejtat e gruas dhunohen, por jo vetëm në Turqi, gjithkund në botë, bile përqindje e madhe e dhunës familjare (nënkuptohet se viktima janë gratë) i takon shteteve perëndimore.
    E tha mire Kolombi qe keto lloj postimesh qelben ere. E vetmja arsye pse ne shtetet perendimore "dhuna" eshte me e dukshme eshte sepse femra e ka guximin dhe te drejten te flase. E kjo dhune nuk mund te krahasohet kurre me "vrasjet me gure" qe u behn grave ne vendet si Afganistan apo Iran. Apo akoma me tej ku ndershemeria e tyre provohet me djegjen e dores, e ato qe "nuk i mbron Zoti nga djegja" jane te fajshme. Pa permendur ketu mijra gra qe permenden si daulle lufte qe nuk guxojne te ngrene zerin se perndryshe behen fli per Zotin si regjizori Hollandez qe paraqiti dhunen ndaj grave ne shtetet Arabe.
    Ndryshimi ne shtetet Myslimane, eshte se gruaja nuk eshte e barabarte, e si pasoje nuk ka te njejten fuqi zeri me ate te burrit. Pra vete shteti inkurajon dhunen. Ndersa ne perendim, dhuna eshte zgjedhje individuale, qe shteti e lufton. Grate ne perendim nese nuk u pelqen mardhenina e dhunes e kane te drejten e ndarjes dhe kane mundesi ti bejen balle jetes vete sepse jetojne ne nje shoqeri qe e konsideron gruan te barabarte dhe i jep shance te barabarta. Nje grua ne nje vend Arab, do mendohet disa qindra here para se te ngreje zerin kunder burrit apo te denoncoje, sepse shoqeria do e shofi me nencmim

    Fatkeqësisht ky problem është aktual në mbarë botën dhe si shumë probleme tjera trajtohet ndryshe varësisht nga shoqëritë ku paraqitet dhe si e kategorizojnë. Gjersa në Amerikë ky problem trajtohet si domestic violence, të njëjtit problem në shoqëritë islame, jo rastësisht i japin dimenzione tjera.
    Nuk e kuptoj se me sa guxim ti i kerkon llogari Amerikes kur ne shtetet Arabe sipas Kombeve te bashkuara 55% e grave nuk dine te lexojne, grate perfaqesohen ne qeveri me 3% ku ne gjithe boten minimumi eshte 11%. Cuditerisht qenka me llogjike per ty te interesohesh per Ameriken ku 100% e grave kane te drejte te marin pjese ne votime, dhe refuzon te shofesh se 70% e parlamentin Kuvajtian votoi qe grave MOS tu jepet e drejta e votimit. Rrefuzon te komentosh ne ligjin Jordanez ku: - Ai qe gjen gruan e tij duke kryer mardhenie me nje person tjeter dhe e vret pa paremendim, nuk mban pergjegjesi para ligjit. Dhe kur u votua per ta hequr kete ligj 62% e Jordanezve votuan kunder duke thene e do rritet imoraliteti.
    Cuditerisht ti paske zgjedhur ti injorosh keto fakte dhe e ke pare me te arsyeshme te permendesh Ameriken ku neni 1 i Kushtetutes eshte E drejta e Zerit.

    Si e vlerëson ti miratimin e ligjit në Francë për ndalimin e mbajtjes së mbulesës në shkolla? A nuk të duket ty ligj diskriminues për femrat muslimane?
    Ligji ndryshe nga c'shikon ti, nuk eshte vetem per myslimanet, por dhe per cifutet, per katoliket e cdo besim tjeter fetar qe perdor simbole. Shkolla duhet te jete burim i tolerances dhe barazise ku nxenesit mos shofin dallime racore e fetare. E ne baze te kesaj nuk ka pse feja te sillet ne shkolla shteterore. Aq me teper qe shteti eshte i ndare nga feja, e ne shkolla shteterore eshte logjike qe feja nuk ka pune. Nese per keta nxenes eshte aq e rendesishme shamia, le te shkojne ne shkollat fetare ku lejohet. Nuk kane pse ndjekin shkolla shteterore. Ligji nuk diskriminon vetem myslimanet por gjithe te tjeter. E nje ligj qe i diskriminon te gjithe, njekohesisht nuk diskriminon asnje.

    Tash, nëse i kthehemi temës fillestare për protestat e gruas në Turqi, duhet të kesh vështrim më kritik ndaj problemit, do të shohësh se jo rastësisht u organizuan mu atë ditë. Dora që hudh gurin, gjithmonë fshihet.
    Bashkimi Evropjan ka standarde të dyfishta për shtetet evropjane dhe inkuadrimin e tyre në BE. Mos mendo se Bullgaria apo Rumania janë djepi i demokracisë ku qytetarët e sidomos gratë i gëzojnë të drejtat ashtu siç i dëshirojnë, ose se janë shumë më të avancuara se Turqia. Të dyja po inkuadrohen në BE, gjersa Turqisë rruga e inkuadrimit i shtrohet me gjemba...
    Besoj se e kupton arësyen!
    Nuk e kuptova se ku doje te dilje ketu, e pse e solle Bashkimin Europian ne kete mes. Po nese, sipas ndonje konspiracioni te marre do te thuash se Bashkimi Europian i organizoi keto protesta, te rikujtoj se Bashkimi Europian nuk ua shtyu doren Policeve mbi grate. Nuk ka asnje lloj justifikimi, pavarsisht se kush mendon ti e filloi protesten, per policine te perdori dhune, nese jeta e tyre nuk eshte ne rrezik.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Eshte shume ironike te lexosh sesi ka femra me siper qe mbrojne sistemin arabo-lindor, qe eshte e qarte si drita e diellit sesa pak te drejta i jep i gruas dhe meshkuj qe mbrojne sistemin perendimor, qe e trajton gruan jo vetem si te barabarte, por i jep dhe perparesi si ne mardheniet ne cift (ne raste divorci) ashtu edhe ne mardhenie pune (lawsuits for sexual harrassments). Biles ka gra qe ankohen pse i trajtojne ne kete menyre; duke i konsideruar me ligj te favorizuara ndaj meshkujve krijohet ideja qe jane me te pazonjat !
    Ndryshuar për herë të fundit nga D&G Feminine : 17-03-2005 më 12:56

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Citim Postuar më parë nga D&G Feminine
    Eshte shume ironike te lexosh sesi ka femra me siper qe mbrojne sistemin arabo-lindor....
    ti ke qene ndonjehere ne vendet e "sistemit arabo-lindor"? aty e mbajne gruan ne pellembe te dores, as pune asigjo...qejf gjithe diten duke pare soap opera....si ne Shqiperi dmth, lol. Ndersa ktej, edhe femijet i rrisin, edhe ne pune 9 ore ne dite shkojne e as per faleminderit s'ua dine. U rrofshin ligjet e "sexual harassmentit" se kerkojne respekt e barazi ne pune, kur ne shtepi s'e kane, lol.
    gjemme mua nje arabo-lindor pa po s'e martova ne sekonde. lol.

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Shko ne Steinway Street kuqu dhe ke arabe sa te duash, futi nje ferexhe kokes, nje nga ato pipat me hashash a me ca jane dhe you are good to go...

    Pah c'paske qene, edhe mua me nxjerr nga tema :P

Faqja 4 prej 18 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Deklarata universale e të drejtave të njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Islami dhe liria
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-04-2006, 15:25
  3. Të drejtat e njeriut në Islam
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:11
  4. Globalizmi dhe Antiglobalizmi
    Nga Enri në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 01-04-2004, 21:54
  5. Të drejtat e njeriut në Lindje dhe në Perëndim
    Nga Shpresmiri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-02-2004, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •