
Postuar më parë nga
fjollat
Sa i përket pyetjes se ku do të doja të jetoj, si femër që jam, dua t'ju bëj me dije se, jo secila femër duhet të ik nga atdheu e të shkoj në perëndim për të fituar të drejtat e "gruas, nënës, punëtores"...
Po, është fakt se të drejtat e gruas dhunohen, por jo vetëm në Turqi, gjithkund në botë, bile përqindje e madhe e dhunës familjare (nënkuptohet se viktima janë gratë) i takon shteteve perëndimore.
Fatkeqësisht ky problem është aktual në mbarë botën dhe si shumë probleme tjera trajtohet ndryshe varësisht nga shoqëritë ku paraqitet dhe si e kategorizojnë. Gjersa në Amerikë ky problem trajtohet si domestic violence, të njëjtit problem në shoqëritë islame, jo rastësisht i japin dimenzione tjera.
Islami nuk është fajtor që policët turk i thyen të drejtat e njeriut për të satën herë me rradhë, Turqia është shtet sekular, kushtetuta e saj nuk është e bazuar në sheriatin islam.
Ligji i përcaktimit të virgjerisë dhe të ngjashmit, nuk janë miratuar, s'ka çka të bisedohet për to. Pikë!
Si e vlerëson ti miratimin e ligjit në Francë për ndalimin e mbajtjes së mbulesës në shkolla? A nuk të duket ty ligj diskriminues për femrat muslimane?
Tash, nëse i kthehemi temës fillestare për protestat e gruas në Turqi, duhet të kesh vështrim më kritik ndaj problemit, do të shohësh se jo rastësisht u organizuan mu atë ditë. Dora që hudh gurin, gjithmonë fshihet.
Bashkimi Evropjan ka standarde të dyfishta për shtetet evropjane dhe inkuadrimin e tyre në BE. Mos mendo se Bullgaria apo Rumania janë djepi i demokracisë ku qytetarët e sidomos gratë i gëzojnë të drejtat ashtu siç i dëshirojnë, ose se janë shumë më të avancuara se Turqia. Të dyja po inkuadrohen në BE, gjersa Turqisë rruga e inkuadrimit i shtrohet me gjemba...
Besoj se e kupton arësyen!
Demokraci e mirëfilltë nuk egziston askund në botë, prandaj duhet të kemi qasje më objektive ndaj problemeve.
Krijoni Kontakt