Aspak normale, duket qarte qe ka kontradikte ketu. (Ata qe kane studiuar per Ligjet Islame duhet te kontribojne se e dine me mire se une dhe se Lioness çeshtjen) Me sa di une 4 burra duhet te deshmojne dhe qe te akuzohet per tradheti. Nuk e kuptoj si ta ka pranuar llogjika, qe megjithese nuk vertetohet qe nje grua eshte perdhunuar (per mungese te kater deshmitareve) te pranohet vertetimi i tradhetise megjithe mungesen e deshmitareve. Jashte llogjike apo jo. Prandaj nuk te eshte dukur normale, jo vetem ty, as mua e askujt tjeter. Te dalim tani dhe tek tema e tradhetise, qe diskutohet aq shume. Per ta provuar ate duhen 4 deshmitare (myslimane qe nuk dihet te kene genjyer ndonjehere), dhe per me teper keta duhet te shohin çdo gje qarte (pra aktin seksual ). A nuk ju duket e pamundur kjo? Vetem nese tradheton hapur fare, vetem nese ajo/ai thote qe une jam ....., dhe e bej kete ne publik. Njerezit kujtojne se shkon ankohet dikush per tradheti dhe o burra ta denojme. (E njejta gje eshte e vlefshme dhe per burrin, edhe ai denohet njesoj si gruaja nese gjinden 4 deshmitare te besueshem).Postuar më parë nga Lioness
Le ta diskutojme çeshtjen ne "aspektin global", pa u nisur nga urrejtja apo simpatia jone per nje fe, nje popull apo nje ideologji, ndryshe do kthehet kjo ne replika te kota. Lioness (si moderatore qe je) dhe te gjithe anetareve te tjere do tu kerkoja qe le te veme ne dukje problemet e grave, dhunen dhe padrejtesite ndaj tyre sa me objektivisht, pa ngjyra urrejtjeje e dashurie.
Per ate çeshtjen e Turqise je e keqinformuar, 0-15 vjeç mund te jene me te mbrojtur si minorene qe jane, por kjo nuk do te thote qe ligji nuk i mbron ato mbi moshen 15-vjeçare.
PS: Ka(m) nje pergjigje per te gjitha ato qe Lioness ka thene, por per te neutralizuar gjithe ate vrer qe ajo ka derdhur aty, do duhej qe tema te kthehej ne "predikim" te fese Islame. Nuk eshte vendi i duhur, nuk jam personi i duhur.
Pershendetje.
Krijoni Kontakt