Close
Faqja 2 prej 18 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 172
  1. #11
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    Te kete vertete aq diskriminim vetem mbi grate valle?
    Mos e beni dhe aq tragjike, por na sillni ca prej parrullave te atyre grave demonstruese aty. Sigurisht qe Turqia le shume per te deshruar ne respektimin e te drejtave te njeriut; prandaj, ketu mund te perfshihen dhe grate. Une kam qene deshmitar ne veten e pare ne nje rast ne Maj te 1996 kur ne Stamboll po zhvillohej fushata elektorale.
    Vura re se turqit ne pergjithesi dridheshin sapo degjonin fjalen POLIC! Mbaj mend qe nje turme prej rreth 100 000 simpatizantesh mund ta kontrollonte shume mire nje force policore prej jo me shume se 10 policash. Madje, sa isha une aty, nganjehere policeve u shkrepej t'u hipnin me shkop gome e te germonin nja dy protestues; te gjoret, jo vetem qe nuk benin asnje lloj rezistence, por as guxonin te shihnin policin ne sy. Dukej sikur hynte ujku ne kopene e deleve. Thjesht me vinte keq qe shikoja te tilla shperthime dhune.
    Por, duhet theksuar gjithashtu, qe Turqia eshte shtet teper i madh, dhe me nje larmi shume te madhe racash; nuk mund te rrije ne kembe nese shteti nuk vepron si nje diktature kompakte. Ky eshte dhe vizioni turk i shtetit, besoj.
    Ne mos gabohem, zgjedhjet e atij viti i fitoi partia islamike; e cila ne program kishte edhe disa sanksione mbi te drejtat e grave. Psh, mendohej, ose me mire, thuhej, qe grave do t'u ndalohej shkollimi; madje edhe perçja do te behej e detyrueshme. Pati nje proteste te mire prej pales evropiane dhe trupave diplomatike aty. Madje, per disa reforma qe mendonin te benin islamiket, vune ne levizje edhe makinen ushtarake turke; disa gjenerale te shtabit madhor turk, te cilet arriten te ndalojne implementimin e disa reformave.
    Gjithsesi, nese do te flisnim per dhune policore; edhe Italia nuk i le gje mangut Turqise. Mbani mend protestat NO Global te Genoves; kur forcat policore e Gerrrrrmuan popullin demonstrant; dhe mbi 30 polica dhe karabiniere gjenden edhe sot nen proçes.(kjo fale edhe videove dhe filmimeve te bera; ku deshmohet vrasja pa shkak e nje protestanti, brutaliteti i policise etj, etj...)
    Nese do te flisnim vetem per te drejtat e grave ne Turqi; atehere mendoj se shumica e gjerave qe thuhen jane te drejta. Por, nuk do te merrja fort parasysh statistikat ose sondazhet; ato shpesh here jane te kota dhe madje edhe tendencioze. Nese do te kishim, psh, nje proteste per fitimin e disa lirive qe mbase bien ndesh me moralin e nje populli te tere; atehere, mendoj qe grate turke, duhet te moderojne kerkesat; t'i shtrojne ne menyre me te zgjuar dhe dinake(por, nese jane te forta si deklarata, me mire te mos i shtrojne ne rruge); nese vertete duan te fitojne diçka konkrete perveç zbutjes se shpines dhe arrnimit te fytyres. Nuk po i bien ndesh vetem shtetit, dhe per kete duhet ta flene mendjen; keshtu do te ishte shume me e thjeshte. Por, duke e ditur se ne çfare ambjenti po jetojne, duhet te tregohen me te kujdesshme.
    Megjithese ka ca gra qe e meritojne dajakun shaka... , une per vete jam gjithnje kunder perdorimit te dhunes, sidomos kunder grave, - ajo le nje shije te keqe....
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Ne nje interviste te Erdoğan-it qe e botonte te pjeshme gazeta Hurriyet sot, ndermjet te tjerash thuhej se demonstrata qenka bere ne date 6 mars (jo 8) per arsye provokative meqe ne date 7 mars ne Turqi kishte nje mbledhje te trojkes evropiane. Pastaj ne demonstrate kishte pasur dhe portrete te kreut separatist (besoj behet fjale per kreun e PKK-se tani ne burg, Öcalan). Jo se kjo justifikon sjelljen e policise (qe e pranon dhe Erdoğan) por i jep problemit nje dimension tjeter. Sidoqofte problemi mbetet qe policia turke akoma eshte shume gdhe sa duhet te perdore forcen brutale per te shperndare nje proteste te 100 grave. Dhe ne qofte provokim, e paskan ngrene shume kollaj karremin.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Citim Postuar më parë nga SuiGeneris
    Mendoj se nuk e ka fajin Islamizmi per ato qe ndodhin. Pjesa me e madhe e rrahjeve, vrasjeve e dhunes ne pergjithesi behen nga persona te dehur qe nuk dine as I-ne e Islamit ku denohet çdo padrejtesi (si ne çdo fe) dhe jo me vrasja.
    Sipas Amnesty International, 1/3 grate ne Turqi, jane viktima te krimeve dhe te dhunes domestike. Dmth, i bie qe 1/3 e burrave ne Turqi, te jene sipas jush, pijanece apo me te meta mendore.......
    Bashkohem me mendimin e kesaj me siper. Me sa duket shumica e Turqeve qenkan Pijanece dhe me te Meta, qartesisht kjo nuk ka aspak lidhje me Islamin
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e abnk
    Anëtarësuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Vendi i fundit i lire n'bote, USA
    Postime
    242
    Citim Postuar më parë nga R2T
    Bashkohem me mendimin e kesaj me siper. Me sa duket shumica e Turqeve qenkan Pijanece dhe me te Meta, qartesisht kjo nuk ka aspak lidhje me Islamin
    +1.

    N'nji mendim tjeter...Kisha pase qejf me lexue kandveshtrimin e turqve? Ku asht aruni?
    Defend the second amendment

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-10-2004
    Postime
    349

    Talking Ncncncncnc

    Ne Turqİ Megjİthese Eshte Vend Muslİman Ka Edhe Shume Pİjanece Dhe Te Alkolİzuar.
    Lİoness Ajo Puna E Revolte Se Grave(a Ku Dİ Un) Qe The Ne Fİllİm Per 8 Mars Nuk Eshte Ashtu Sİ E Dİ Tİ.ato Qe İ Bejne Keto Revolta Jane Komunİste.dhe Ato Gra Kane Qene Komunİste.komunİsteve Knej İ Duket Vetja Sİ Gangstera Dhe Sİkur Kane Turqİne Ne Dore.
    Tung.

  6. #16
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga SuiGeneris
    Mendoj se nuk e ka fajin Islamizmi per ato qe ndodhin. Pjesa me e madhe e rrahjeve, vrasjeve e dhunes ne pergjithesi behen nga persona te dehur qe nuk dine as I-ne e Islamit ku denohet çdo padrejtesi (si ne çdo fe) dhe jo me vrasja. Qendron problemi i shamive. Ne shkollat turke eshte e ndaluar shamia, dhe ka plot qe nuk i dergojne vajzat per kete arsye. Megjithate dhe kjo ka ndryshuar, njerezit kane bere leshime nga principet strikte fetare dhe po i pershtaten shoqerise. Ligji i shamise nuk pritet te ndryshoje ne shkollat e mesme dhe 8-vjeçare, e shumta mund te ndryshoje ne universitet. Ky eshte nje diskriminim tjeter ndaj femres per mendimin tim, pse duhet te vendose rektori per veshjen e saj. Por e thashe dhe me pare qe ne Turqi, shteti ka nje grusht te forte, dhe me kete godet jo vetem femrat, por pakicat ne pergjithesi, qofshin keta Kurdet, Myslimanet "Ekstremiste" apo Komunistet.
    Me respekt SG.
    SuiGeneris, jo pa qellim perdora termin islamizem, dhe jo islam; keto dy fjale nuk kane te njejtin kuptim. Megjithate, ata qe i dine i-ne islamit, duhet ta dine nenkuptimin e Surah 4:34, qe per te shmangur nje diskutim fetar, nuk po e shkruaj ketu.

    Nga te gjitha ato qe permenda me siper, po qan hallin e shamise, por ligji i percaktimit te virgjerise nuk te beka pershtypje??!! Apo kodi "i lehte" penal ndaj "krimeve te nderit"???!!!! Nejse, nqs mendon se eshte e jystifikueshme t'u ndalosh arsimin vajzave per nje hir shamije, nqs mendon se ka me vlere diskutimi ai lloj "diskriminimi", ne krahasim me ato qe thashe me siper, atehere nuk kam c'te shtoj tjeter, sepse i shohim gjerat ne prizme te ndryshme.

    Cfare lloj shteti ka Turqia e di shume mire, diku ne nje teme tjeter kam shkruar se qe nga Ataturku, ka pasur vetem 3 presidente civile ne Turqi, te gjithe te tjeret kane qene ushtarak. E hapa kete teme per dy arsye, e para, te drejtat apo mungesa e te drejtave te grave ne bote me intereson personalisht, e dyta, zgjodha Turqine, per faktin qe konsiderohet si kandidate per BE, (qe personalisht jam kunder, po nejse!)

    Episodestory, ato gjera i di mire une, megjithate te keshilloj te shohesh burime te tjera dhe pastaj hajde diskutojme. Nuk me intereson nqs jane komuniste, apo dreq me te bije ata qe e organizuan demostraten. Dhunimi i te drejtave te gruas ne Turqi eshte realitet, gjithashtu dhe dhuna qe u perdor per ta shtypur.

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Cfaredo arsye te kete pasur policia, gruaja eshte e shenjte ne cdo shoqeri, dhe si seks i dobet, nuk duhet keqtrajtuar fizikisht ne asnje menyre. Nuk besoj se policet i kishin friken atyre 100 grave jo. Puna eshte me e thelle, eshte mentaliteti i mykur qe i konsideron femrat si persona te dores se dyte. Edfhe ne shqiptaret sjemi me mire ne kete drejtim.

  8. #18
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    Nga te gjitha ato qe permenda me siper, po qan hallin e shamise, por ligji i percaktimit te virgjerise nuk te beka pershtypje??!! Apo kodi "i lehte" penal ndaj "krimeve te nderit"???!!!! Nejse, nqs mendon se eshte e jystifikueshme t'u ndalosh arsimin vajzave per nje hir shamije, nqs mendon se ka me vlere diskutimi ai lloj "diskriminimi", ne krahasim me ato qe thashe me siper, atehere nuk kam c'te shtoj tjeter, sepse i shohim gjerat ne prizme te ndryshme.

    Cfare lloj shteti ka Turqia e di shume mire, diku ne nje teme tjeter kam shkruar se qe nga Ataturku, ka pasur vetem 3 presidente civile ne Turqi, te gjithe te tjeret kane qene ushtarak. E hapa kete teme per dy arsye, e para, te drejtat apo mungesa e te drejtave te grave ne bote me intereson personalisht, e dyta, zgjodha Turqine, per faktin qe konsiderohet si kandidate per BE, (qe personalisht jam kunder, po nejse!)
    Pika qe desha te ve ne dukje eshte se nese ka padrejtesi qe behen ne Turqi ndaj grave nga shteti ato nuk jane ne emer te Islamit. Diskriminimi qofte nga shteti apo nga shoqeria nuk behet ne emer te islamit, dhe nese behet eshte injorance. Me vjen shume mire qe ken informacione per shtetin Turk se ka plot qe flasin pa ditur asgje.
    Jam kunder percaktimit te virgjerise dhe krimeve te nderit po aq sa ti. Une jam kundra shume prej ligjeve anti-demokratike te Turqise qofshin ato ne dem te grave apo meshkujve, myslimaneve, kristianeve apo komunisteve.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #19
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Tirona-Re
    Cfaredo arsye te kete pasur policia, gruaja eshte e shenjte ne cdo shoqeri, dhe si seks i dobet, nuk duhet keqtrajtuar fizikisht ne asnje menyre. Nuk besoj se policet i kishin friken atyre 100 grave jo. Puna eshte me e thelle, eshte mentaliteti i mykur qe i konsideron femrat si persona te dores se dyte. Edfhe ne shqiptaret sjemi me mire ne kete drejtim.
    Seksi i dobet- femrat nuk do ta pelqenin shume kete emertim.

    Per fat te keq gruaja nuk eshte dhe aq e shenjte ne çdo shoqeri. Historikisht ka qene e diskriminuar. Romaket nuk e konsideronin njeri por prone e burrit, kisha e identifikonte me djallin dhe vendet Arabe e kishin per turp dhe i vrisnin vajzat. Madje dhe aktualisht ne Indi grate vriten per arsye te nje tradite injorante qe kerkon te paguash dhendrrin (familjet e varfra i abortojne ose i vrasin vajzat, ose vjerrat vrasin nuset per ta rimartuar djalin, pra per te fituar sa me shume para).
    Shoqeria moderne i ka dhene te drejta me ligj deri diku, por kjo nuk e ka zgjidhur problemin jo vetem se mentaliteti nuk ka ndryshuar, por duke cituar ndonje Marksist mund te themi se Kapitalizmi e ka kthyer gruan ne nje fuqi punetore, ne nje komoditeet te tregut. I ka kthyer marredheniet brenda familjes, burre-grua, grua-femije ne ekonomi tregu. Kjo nuk eshte zgjidhje, gruaja mund te ndjehet e barabarte por jo domosdo e lumtur, le te degjojme ato vete me mire...
    Pershendetje
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #20
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Le te degjojme ato vete me mire, ide me vend kjo, SuiGeneris. Do ishte mire sikur te hapje nje sondazh dhe te pyesesh grate, nenat, motrat ketu, apo gjetke, se ku do te donin te jetonin: ne "perendim", apo ne "lindje/jug". Personalisht e kam bere zgjedhjen time. Dhe mbi te gjitha, kam pasur lirine te zgjedh, asnje nuk ka zgjedhur, dhe nuk ka te drejte te zgjedhe per mua.

    Po, jam "krahe pune" sic e quan ti, apo ndonje "marksist." Punoj per vete, per jeten time, jetoj jeten time. Dhe kete liri nuk do ta kembeja me asgje ne bote. Jam e lumtur? Ky koncept mbi te gjitha eshte relativ; ajo qe eshte lumturi per disa, mund te mos jete per te tjere. Ato marredhenie qe ti i quan me te padrejte "ekonomi tregu" jane te shenjta per shume te tjere/tjera.

    Rezervoj te drejten sublime personale per te luftuar per te qene e lumtur, pa ma sjelle dikush tjeter "lumturine/skllaverine!"

Faqja 2 prej 18 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Deklarata universale e të drejtave të njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Islami dhe liria
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-04-2006, 15:25
  3. Të drejtat e njeriut në Islam
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:11
  4. Globalizmi dhe Antiglobalizmi
    Nga Enri në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 01-04-2004, 21:54
  5. Të drejtat e njeriut në Lindje dhe në Perëndim
    Nga Shpresmiri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-02-2004, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •