Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 64
  1. #31
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Eshte fakt ajo qe permenda me lart, diikush
    Vetem kemi ardh vetem do shkojme, dhe edhe pse kjo eshte vetem nje pjese e tere ciklit te quajtur jete, vetmine si pjese e pandare te jetes qe jetojme nuk duhet pare si ndonje sindrom te keq.
    Njeriu vetem krijon shoqeri...dhe vetem ai i shkateron ata.
    Nuk di se si me mire te te sqaroj, por vetmia ka edhe nivelet e saja. Tjeter eshte te marish te mendosh mbi konceptin e te qenurit vetem duke u larguar nga njerezit tjere(vullnetarisht) e tek shume me ndryshe eshte te ndjehesh vetem ne nje bote me miliarde njerez ne te cilen ke edhe shume te afert per tu ndjere vetem. Absurditeti ekziston ne shume aspekte jetesore.
    Dua te them qe, vetmia e njeriut varet se edhe nga c`aspekti perceptohet.
    Dakort me ate qe thua ti, se njeriu qe zgjedh vet te ngelet i vetmuar ndoshta eshte cik tip i rende dhe jo i shoqerueshem, por ka edhe persona te tille qe nuk zgjedhin te largojne shoqerine qe kane, po ndjehen te vetmuar ne brendi te shpirtit. Sigurisht qe te ka ndodhur edhe ty...qofte kjo kur ke dal me persona qe nuk i pelqen, apo thjeshte nuk je ndjere mire dhe ke dashur te jesh vetem.
    Eshte teme e gjere kjo dhe mund te diskutohet shume, por mjafton te dihet se cdo njeri ne momente te caktuara ndjehet vetem.
    Eshte fakt qe nuk e mohon askush dhe ndjenje te cilen e kemi kaluar shumica e neve. Rralle apo fare nuk ekziston person i cili nuk eshte ndjere i vetem.

    nejse...
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #32
    "Mos u mbeshtesni plotesisht tek ndonjeri tjeter, sado i dashur. Te gjitha provat me te medha te jetes ne i perballojme vetem".

    Gjithsesi, se sa prova do te dalin perpara ne jete, varet nga shume faktore sic jane psh kerkesat dhe pretendimet ndaj vetes, forca per te ecur perpara dhe per te mos u dorezuar, intelekti ne te gjitha keto...etj etj dmth vertet vetmia varion...

    Mgjte, kam lexuar qe disa ore ne dite vetem per vetem me veten tende, jane nje terapi e domosdoshme per cdo njeri.

    Persa i perket, njerezve si qenie sociale, me duket i frikshem nganjehere ky injeksioni artificial social.. Njerezit qe vrapojne pas zgjidhjes gati per "integrim ne shoqeri", nganjehere me duken me te brishte nga dikush qe qendron vetem pak me shume sesa duhet. Me duket se thyen me lehte. Pse jo, mund te vije nje dite qe "gogoli" i tyre behet vete vetja e tyre?!

  3. #33
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Vetmina eshte cmenduri!!! Nuk shoh asnje te mire qe mund te vije nga vetmia. Jam dakort me diikush, qe njeriu eshte qenie sociale. Prandaj mua me djeg zemra per Shqiperine sepse atje kam njerezit e zemres, sado mundesi te shumta qe me jep USA gjithmone do ndihem me e vetmuar ketu.
    Dhe jo nuk kemi ardhur vetem apo do shkojme vetem, kur vijme kemi njerez qe na rrethojne, familjen qe na do dhe kujdeset per ne. Ke ardhur vetem ne bote nese nena te lind dhe te le ne ane te rruges. Ne castet e fundit te jetes c'do kush do qe te jete i rrethuar nga familja sepse kjo e ben me te lehte ikjen. Frika me e madhe nga te moshuarit eshte qe familja nuk e do me, pra vetmia.

  4. #34
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Vetmia nuk eshte gje tjeter,vec "burgu" i shpirtit te njeriut.
    Te vetmuarit jane me popullorce "te vdekur per se gjalli".

    PS Kam degjuar qe shume njerez mes vetmise se tyre njohen me mire vetveten.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  5. #35
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar më parë nga StormAngel
    ...
    Eshte fakt qe nuk e mohon askush dhe ndjenje te cilen e kemi kaluar shumica e neve. Rralle apo fare nuk ekziston person i cili nuk eshte ndjere i vetem....
    StormAngel, une jam dakort me ato qe thua ti; une e kisha fjalen qe shumicen e kohes njeriu kerkon te shoqerohet dhe se kjo eshte pozitive per shendetin dhe kualitetin e jetes, simbas studimeve te ndryshme qe krahasojne mesataren e njerezve qe jane kryesisht vetmitare me mesataren e atyre qe jane te shoqeruar/shoqerueshem.

    Thelbi i asaj qe thashe ishte qe jemi krijuar si qenie te shoqerueshme (duam apo s'duam te jemi te tille) ndaj dhe ndosh qe shoqerohemi, ndaj dhe na ben mire nje ge e tille..

    Ne detaje jam dakort, dhe natyrisht qe c'dokujt i ndodh te jete apo ndihet i vetmuar hera heres, kujt me shume e kujt me pak.

    Gjithashtu jam dakort qe njeriu bile edhe ka nevoje hera-heres te jete vete per disa caste, qofte per te kthjelluar mendjen, medituar apo ku di une, sic thote edhe Green, por ama disa momente, jo shumicen e kohes se tij....

    Ajo qe une nuk jam dakort, eshet nje tendence qe si pasoje e zhgenjimit te rrethit shoqeror ose psikozave nga t ecilat dikush mund te vuaj, ky person me pas arrin ne kokluzione filozofik-spirituale qe vetmia dhe asketia jane me te mira per njeriun, e gjera te kesaj natyre; nuk jam dakort me te.

  6. #36
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Si e kalojne vetmine disa nga njerzit bashkokohore.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Ndryshuar për herë të fundit nga Klevis2000 : 10-03-2005 më 18:20

  7. #37
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Vetmia ? Mirë, këtu duhen dalluar dy gjëra : qenia bashkë me të tjerë rrotull dhe qenia pa to. Ju thoni që dikush i rrethuar me të tjerë nuk është i vetëm : iluzion, dhe marramendës bile. Çdo njeri në këtë botë është i vetëm dhe krejt i vetëm. Askush nuk mund të na bëjë për të humbur ndjenjën e të qenurit jetimë në këtë botë. Unë jam veçse unë, dhe askush tjetër. Ti je veçse ti, dhe askush tjetër. Ai është veçse ai, dhe askush tjetër. Kush e ka provuar për të qenë një tjetër në të njëjtën kohë, për të qenë dy në një ? Mundim i kotë, cektësi mendimi... Përderisa qenia njerëzore është unike, e ardhur krejt vetëm në këtë botë, e destinuar për të shkuar krejt vetëm në botën përtej (pa hyrë këtu për të spekuluar mbi ekzistencën e saj), atëherë, le të mbledhim mendjen dhe të themi që ne jemi të vetëm gjithmonë, por këtë mundohemi t'a zbusim me jetën në shoqëri, në familje e kudo tjetër. Një njeri që nuk rri dot vetëm, nuk mund të thuhet që ai kërkon për të dalur nga vetmia (këtë ai nuk e arrin kurrë), por ai kërkon vetëm për të harruar për pak momente realitetin e vetmisë së tij. Harresë e lumtur... Për të mashtruar vetveten dhe duke i shkelur syrin kësaj vetvete duke i thënë që ja... edhe unë të gjeta një shok për ty, kështu që ti përpiqu pak, mos e ço gjithmonë mendjen tek mjerimi yt...

  8. #38
    vetmia eshte terrorizim per njeriun,
    Ndryshuar për herë të fundit nga gazi : 10-03-2005 më 23:08

  9. #39
    Me teper per vetmine:

    "Eshte e cuditshme-te njihesh anembane, dhe perseri te ndihesh kaq i vetmuar" ka thene Einstein.

    "Denimi qe merr kur udheheq eshte vetmia" dhe ne kuadrin e kesaj-"Te udheqesh eshte ana tjeter e medaljes se vetmise. Ai qe eshte udheheqes duhet te veproje perhere i vetem. Dhe kur themi "i vetem", kjo nuk perjashton asgje!"

    Atehere,

    Vetmia eshte cmimi i fames?!
    Vetmia eshte cmimi i ZOTESISE?!
    apo,
    Vetmia-Denimi qe ushtrojne egot mbi cdo gje(pa perjashtim!)qe "ndricon"?!

  10. #40
    Si e perjetoni ju vetmine ?
    Per dashurine ekzistojne perkufizime te ndryshme qe e pershkruajne ate me fjalet me te bukura..Ndersa per vetmine .... po thuaj te gjithe e kuptojne.
    Edhe pse ndonjehere kemi nevoje te jemi vetem, te ç’lodhemi nga puna e perditshme,te qetsojme koken nga zhurmat e ndryshme,vetmia shpesh na shoqeron padashje,duke u bere pjese e pandare e jetes sone.Ditet,oret apo minutat e vetmise jane perplot monotoni.

    Kush eshte fajtor qe te ndihemi te vetmuaretvetja,braktisja nga te tjeret apo vet fati I tille?

    Shpesh here fajin per vetmine ia hedhim vetes, per izolimin qe i kemi bere vetes.....Vetmia,kjo qe na mundon ju sjell lot,dhembje dhe kujtime nga e kaluara.

    Dikush mendon se vetmia te ndihmon per te gjetur dhe per tu njohur me mire me veten, ndersa nje tjeter mendon se vetmia sjell si pasoje mungese informacioni,supozime te gabuara,dhe teori te parealizueshme.Njerezit e vetmuar duke u mbeshtetur ne parimet baze te sociologjise dhe psikologjise jane anormal.

    Si e perjetoni ju vetmine ?
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Elita 5
    Nga Albo në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 08-01-2023, 17:47
  2. Kujtimet e zvetnuara
    Nga diamant abrashi në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 12:08
  3. S'e Dua Vetmine
    Nga cherry13 në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 29-05-2003, 03:18
  4. Ah!..........Ta dish!.....
    Nga Agim Doçi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-04-2003, 12:40
  5. VETMIA DHE JU QE DEGJONI VETMINE
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-03-2003, 07:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •