- DITĖ PA EMĖR
Zhurmė e tmerrshme.Fqinji im i sipėrm u zgjua.Fle nė divan.Prej pesė vjetėsh mė bėn zgjimin.Pasi ai sistemon divanin e mallkuar zgjohem edhe unė njė kat mė poshtė.Gogėsimė mėngjezore.Ora 06.Lakuriq.Kėrkim pantoflash.Mė pas ecje zbathur deri tek pragu i banjės.Rikthim nė dhomė.Pėrsėri kėrkim pantoflash.Gjetje e tyre diku nėn krevat.Njėra prej tyre ėshtė pėrmbys.Pas disa castesh pėrpjekje pėr tė urinuar pikėrisht nė mes tė vrimės sė mbushur me ujin autokton tė pajisjes sė porcelantė.Jam i suksesshėm nė urinimin mėngjezor.Precizion qė do ta kishin zili shumė qitėsa.Hapje e rubinetit.O Zot!Harrova qė nė kėtė orė ska ujė.Dora e majtė hap njė rubinet tjetėr.Uji i depozitės mė sjell disi nė vete duke mė larguar deri diku zemėrimin dhe bezdisjen qė mė fal cdo mėngjez fqinji dhe divani i tij i mallkuar.Furcė dhėmbėsh.Tubet paste dhembėsh i deformuar dhe kahektik.Duhet shkuar nė supermarket.Rreshti i dytė djathtas.Sapunė,shampoo,pasta dhėmbėsh.Njė bjondinė elegante.Buzėqeshja e saj.Sja kujtoj ngjyrėn e syve.
Peshqiri i verdhė qė fėrkohet dhunshėm pas syve dhe veshėve tė mi.Pasqyra e vogėl e banjės.Fytyra ime e parruajtur.Rrathėt e fryrė poshtė syve si dėshmi e pėrditėshme e njė gjumi tė shqetėsuar.Akuariumi me peshq tė kuq nė korridor.Tim biri i pėlqejnė shumė.Mė falni!Harrova qė skam fėmijė dhe kjo pėr arėsyen komode se skam grua.
Majtas njė pikturė nga e cila stė vjen asgjė e mirė,vec njė ere tė thartė boje vaji(qė natyrisht nuk e llogaris te gjėrat e mira).Djathtas dera e jashtme e apartamentit tim.Pas saj njė varėse aspak e kushtueshme rrobash,ku midis tė tjerash ėshtė varur edhe njė dylbi e thyer.Cdo mėngjez,nė kėtė orė,nėpėr tru mė kalon mendimi qė ajo dylbi e padobishme duhet flakur te plehėrat.Megjithatė ajo vazhdon ti ndėrprese rrugėn vėshtrimit tim.Nė fakt prania e asaj dylbie atje i dedikohet mendimit tjetėr qė mė pėrfshin zakonisht nė ato caste: Jam lakuriq nė mes tė korridorit.Tė ndez njė cigare,tė rruhem apo tė vesh mbathjet?Zgjedh mė shpesh tė tretėn,jo i shtyrė nga ndonjė lloj morali,por thjeshtė pėr arėsye komforti gjenital.Ndoshta edhe nga qė akti i tė veshurit tė mbathjeve i pėrshtatet mė shumė mėngjezit se sa mbrėmjes.
Xhezveja e kafesė.Dyshe.Njė lugė kafe,njė lugė sheqer.Edhe ujė.E mesme.Zilja e telefonit.Si zakonisht numėr i gabuar.Edhe kjo telefonatė idiote bėn pjesė nė arsenalin e atyre gjėrave qė kanė marrė pėrsipėr zgjimin tim.Unė e di kėtė gjė,ndaj edhe nuk e pėrplas receptorin nė ndonjė cep tė dhomės.
Rrufitje e kafesė.Kėrkim cakmaku nė njėrin nga qoshet e tryezės sė mbushur plot me revista dhe gazeta nė njė kaotikė tė admirueshme dhe pas pak .tym qė mbush dhomėn.Ndėrkaq mėngjezi ėshtė larguar.Tani sėshtė mė mėngjez.Sepse ska mė asnjė mbeturinė gjumi nė tėrė qėnjen time.Xhezveja e ndotur dėshmon pėr kėtė.
E di qė pas pak do tė dal nė rrugėt e pista dhe frymėmarrja ime do tė tjetėrsohet nėn ritmin e ulurimave tė ca krijesave me rendiment tė ulėt intelektual,zakonisht flokėpakrehur e sypalarė,qė tė zėnė rrugėn duke tė ofruar njė tufė qepė tė njoma apo majdanoz.Unė kurrė nuk bie viktimė e kurthit tė tyre agrar.Do tė vazhdoj rrugėn mes kambistėve tė mėrzitshėm qė profesioni i ri ua ka kufizuar fjalorin nė dy fjalė:euro dhe dollarė.Pas pak do tė gjendem para njė grupi manjakėsh,adoleshentė dhe tė thinjur bashkė,qė me njėrėn dorė nė xhep jargaviten para njė grumbulli gazetash erotike qė i zoti ,mesa duket,e ka parė tė arėsyeshme ti shesė pikėrisht nėn kėmbėt e turmės nė konkurencė tė plotė me asfaltin.
Do tė vazhdoj rrugėn time pa harruar qė dy-tri herė tė rrezikoj jetėn para rrotave tė makinave tė cmendura.Ndoshta do tė hyp nė njė autobus qė mbase do mė shpjerė nė bregdet.E ndjej qė me tė hyrė nė tė do ta kuptoj qė njeriu do tė ishte mė pak fatkeq po tė mos kishte shqisėn e nuhatjes.Njė erė e tmershme sqetullash,tymi cigareje dhe njė kutėrbim polifonik trupash do tė mė detyronte tė zbrisja nė stacionin mė tė afėrt.Nė rrugė do tė mė presė e njėjta pamje: pluhur,zhurma dhe turma njerėzish qė vrapojnė,ulurijnė,zihen e qėllohen,pa harruar tė kruajnė edhe hundėt apo tė pėshtyjne aq natyrshėm e tė qetė, thua se bulevardet janė krijuar enkas pėr hundėkruajtjen e neveritshme.
Do tė vazhdoj rrugėn time drejt buzėdetit duke takuar njerėz qė ndjehen heronj dhe pasanikė menjėherė pas njė gote Martini,veteranė militantė qė kanė harruar tė vdesin,vajza gjokslėshuara nė kėrkim tė dashnorėve tė tyre injorantė,gra trashaluqe qė zgjedhin midis leckave tė Gabit ndonjė kombinezion tė zi dalėboje me tė cilin shpresojnė tė joshin bashkėshortėt e tyre impotentė,pasojė e njė masturbimi kolektiv fizikoshpirtėror dhe pėrsėri,pėrsėri pluhur,vapė dhe njė mėrzitje e tmerrshme e paralajmėruar nga ai zgjim po aq i tmerrshėm i rutinės.
Mė nė fund,ndofta,do tė arrij buzėdetit!Atje ku para meje,nė shekuj,kanė qėndruar dashnorė,poetė tė cmendur,njerėz ndėrgjegjevrarė,guacka,leshterikė apo vejusha fatkeqe marinarėsh
Megjithatė unė nuk dua tė rrezikoj kaq shumė pėr tė arritur buzėdetit.Kjo pėr arėsyen e thjeshtė se me tė arritur atje do tė mė ikė edhe dėshira pėr njė shplodhje buzėdetit.Ndaj nė djall deti dhe buza e tij!
Ecje e paqėllimtė nėpėr dhomė.Telekomanda qė nėn gishtin e madh tė dorės sime tė djathtė shfaq nė ekranin e TV stacione tė shumta qė ia lėnė vendin njėri- tjetrit me njė bujari tė rrallė.Sikur tė lėviznin kaq shpejt edhe ditėt e kota tė jetės sonė!Qesh.Nėnqesh.Kjo ide mė ka ardhur edhe njė herė tjetėr nė mendje.Kam qenė ndoshta duke dhjerė porcionin e drekės diku nė halenė e drunjtė tė njė stacioni tė humbur treni.
Teshtij.Ndoshta duhet tė vesh dicka.Pasqyra e dhomės sė gjumit.Vazhdoj tė jem simpatik,ndonėse kam filluar tė thinjem e tė shpyllėzohem nė pjesėn e pėrparme tė kokės.Vėshtroj me kujdes pjesėn e shpyllėzuar.Shkretėtirė e ndritshme.Nėn tė oazi i trurit tim.Kėnaqem.Mė pas vetėkėnaqem.Pas pak harroj gjithshka pėr vetėkėnaqesinė time dhe nxitoj ti telefonoj dikujt.Nė momentin e fundit ndrroj mendje.Kam dy alternativa pėr ekzekutimin e kėsaj dite tė paradėnuar me vdekje.Njėra ėshtė tė shkoj tek e dashura ime.Tjetra tė qėndroj nė shtėpi e tė shkruaj.Nė fakt ėshtė disi e bezdisshme qė pikėrisht tani qė ora po i afrohet 11-tės paradite, tė mos kesh vendosur akoma se cdo tė bėsh.Ka dicka intriguese tė llojit fitim i kohės sė humbur nė castin kur ti e kupton se, sidoqoftė,dita ka filluar,mėngjezi i thinjur struket diku pas carcafėve tė zhubravitur tė krevatit dhe ora 12 varet mbi fytyrėn e ditės si njė neveri e vogėl e mbarsur me zhurma gatimi,tenxheresh e enėsh dhe me tė qara kalamajsh qė gjyshet ua ndėrpresin lojėn enkas pėr tė ngrėnė drekė.Pikėrisht nė kėtė orė tė vėshtirė mė duhet tė vendos pėr dicka.
Ta zėmė se do tė shkoj te Klara.Do tė pėrqafohemi dhe puthemi,si gjithmonė,me zjarr.Kemi katėr vjet qė puthemi me zjarr!Zjarri nė fillim na djeg si prush buzėt,faqet.Mė pas e marr prushin e lartpėrmendur nė duart e mia dhe e vendos mbi gjinjtė e saj tė vegjėl.Flakė,dritė,njė shpėrthim nė formė rėnkimi dhe pastaj djersė dhe hi mbi njėrin nga divanet e mėdhenj.Mė pas cigare,pak konjak unė,pak ujė tė ftohtė frigoriferi ajo dhe zjarrfikėsit largohen tė padukshėm nė trajtė mbathjesh tė nėpėrkėmbura apo prezervativesh tė cvirgjėruar dhunshėm
Klara ėshtė tip sexy,por jo aq e zgjuar sa tė kuptojė qė tė qėnurit sexy ėshtė gjysma e punės.Gjysma tjetėr,tė ndjerėt sexy,pėr tė ėshtė mė shumė njė lloj shtirjeje apo mode kolektive,se sa njė realitet shpirtėror individual.Ndoshta ėshtė kjo arėsyeja qė zjarri fiket kaq shpejt duke i lėnė urėt e shpirtit tim vazhdimisht tė padjegura.E thėnė ndryshe,ajo djeg vetėm njėrėn urė timen,atė qė duket nė qendėr tė trupit tim.Ajo nuk mund tė kuptojė se sa orgazma tė njėpasnjėshme pėrjeton truri dhe shpirti im nė cdo cast qė kalon.Kur unė i them qė cdo ditė e jetės sėshtė tjetėr gjė,vecse njė orgazėm e shpirtit,ajo buzėqesh nga bukuria e frazės,por jo nga thellėsia e saj.Kjo gjė mė bėn tė ndjehem i mjerė,por e di se smund ta ndryshoj dot.
Sidoqoftė,Klara vishet bukur dhe ėshtė shumė xheloze,madje edhe pėr rivale qė mund ta konkurojnė nga ekrani i njė filmi televiziv.Kur dalim shėtitje,shpesh mė duket se nuk shoqėrohem nga dashnorja,por nga bodyguardi im.Nėse vėshtrimi im do tė ndalojė mbi njė gjoks qė spikat pa sutien,nėn ndonjė bluzė tė hollė,do tė ndjej nė cast shtėrngimin e dorės sė saj mbi krahun tim
Dikur, nė raste tė tilla, unė i bindur e sakrifikoja pamjen e kėndėshme dhe bėhesha disi djalė i mirė,por kohėt e fundit vėshtrimi im rebelohet nė mėnyrė tė pakthyeshme.E ndjek me sy deri nė fund gjoksin nė fjalė dhe pastaj i qetė i kthehem Klarės:E mirė,ėėė?.
Si tė gjitha femrat xheloze,edhe ajo bie viktimė e vėshtrimit tė syrit dhe ėshtė tepėr e pazonja pėr tė testuar vėshtrimin e shpirtit tim.Ajo pėr shembull,smund ta imagjinojė qė unė shpirtėrisht mund tė drogohem edhe nga njė pesėdhjetėvjecare,mjaft qė tė dalloj nė fytyrėn e saj gjurmėt e trishtimit pėr jetėn qė ikėn kaq shpejt.
Xhelozia e Klarės pėrpiqet tė mė mbrojė nga sulmet e tridhjetėvjecareve tė bukura.Ajo nuk frikėsohet nga ndonjė femėr qė se gėzon privilegjin e bukurisė.Kjo gjė natyrisht ėshtė nė avantazhin tim dhe nuk e lė pa e shfrytėzuar.
Nė fakt jam ca besnik,megjithėse thonė qė besnikėria e rradhit mashkullin pranė teveqelit nė hierarkinė e vlerave.Kurrė se kam tradhėtuar Klarėn pėr njė mė tė bukur.Pėr mė tė zgjuar shumė herė.Edhe sikur ti rrėfehesha asaj pėr kėto tradhėtira,ajo nuk do ti besonte duke parė pikėrisht mosbukurinė e tyre fizike.
Njė bukuroshe xhelozohet pėr mė tė bukurat,njė e zgjuar pėr mė tė zgjuarat!Shyqyr qė Klara nuk ėshtė shumė e zgjuar,se pėrndryshe,njė Zot e di se si do tė shkėputesha nga ethet e masturbimit.
Mė vonė Klara mund tė vėrė njė cd me rrok simfonik dhe me njė gotė Ėhiskey nė duart e vogla do tė tundė trupin e hijshėm para meje.Unė do ta shoqėroj me sy kėtė dėshmi bukurie,pa harruar tė mendoj me keqardhje pėr urėt e padjegura.Ndoshta pas disa minutash do tė bie pėrsėri viktimė e epshit fizik dhe pėr tė dytėn herė do tė pėrpiqem tė dhuroj zjarr pa u ngrohur aspak.
Mė pas,pėr orė tė tėra,fluturim mes planesh pėr tė ardhmen tonė tė pėrbashkėt,tema e saj e preferuar nė intervalet e seksbėrjes.O Zot,sa budallackė!Kemi katėr vjet qė bėjmė plane pėr tė ardhmen tonė,a thua se kėto katėr vjet nuk bėjnė pjesė nė tė,por nė njė extra time qė sdihet se cila perėndi bujare na e fali!
Ajo do tė llomotisė tėrė entuziazėm pėr minuta tė tėra,por unė qė e di qė entuziazmi ėshtė privilegj i atyre qė kėnaqen me pak,preferoj mė mirė tė pėrtyp nė heshtje ca bajame tė pjekura qė zakonisht ndodhen nė tė majtė tė kolltukut ku unė qėndroj gjithmonė nė dhomėn e saj tė mobiluar kėndshėm.
Do tė vijė njė moment kur ajo do tė kėrkojė mendimin tim pėr dicka dhe unė i hutuar e i pavėmendshėm do ta pyes:Si?Cfarė the,se nuk e dėgjova?
Ajo zakonisht lėndohet nė raste tė tilla,ndėrsa unė pėrpiqem ta qetėsoj duke i pėrsėritur pėr tė mijtėn herė qė ėshtė shumė sexy.Klara do tė mė falė nė mosvėmendjen time dhe do tė vazhdojė planifikimin e saj mizor.Nė tė ,hė pėr hė,bėjmė pjesė vetėm ne tė dy.Nė njė fazė tė dytė ne (sipas saj) do ta zgjerojmė familjen tonė edhe me dy femijė.Zakonisht nė tė tilla caste unė mbytem dhe nuk realizoj dot gėlltitjen e bajameve dhe tė planifikimit tė saj mizor.Jo se nuk mė pėlqejnė fėmijėt,por mendoj se ata do tė ishin 4 vjecarė qė nga koha kur ne filluam tė mendojmė pėr ta.Madje,po tė llogaris edhe intensitetin e planeve tė Klarės, fėmijėt tanė tani do tė ishin nė prag tė pensionit
Mė mirė tė qėndroj nė dhomėn time e tė shkruaj.Askush deri mė sot nuk ka lexuar ato qė shkruaj unė.Jo se nuk dua qė tia jap kėtė kėnaqėsi dikujt,por se nuk e di nėse ėshtė kėnaqėsi leximi i kėtyre rreshtave
Krijoni Kontakt