Ka lindur me sa duket nė Aleksandri, rreth vitit 370 nga prindėr tė shquar dhe tė virtytshėm. Pasi u shkollua thellėsisht e mori pėrsipėr barėn e lehtė tė Zotit, d.m.th. u bė anėtar nė njė manastir, nė Kodrėn e Pilusit, nė degėn perėndimore tė Nilit, ndaj dhe quhet pilusioti. Prift dhe prijės, shembull morali dhe urtėsie murgėrore, fitoi njė famė mbarorthodhokse. Punoi pėr disiplinėn e murgjve dhe besnikėve. Ruhen 1997 letra tė tij. Ai shkroi mijėra letra, pasi njerėz tė shtresave tė ndryshme kėrkonin nėpėrmjet letrave qė i dėrgonin atij zgjidhjen e problemeve tė ndryshme tė tyre. Letrat janė shkruar shkurt, por dinjitoze nga ana e stilit, ato dėshmojnė pėr frymėzim tė perėndishėm dhe merreshin me dogmat, shpjegimin e Biblės dhe jetėn shpirtėrore. Konsideronin lutjen, virtytin dhe besimin si gjėra tė domosdoshme pėr shpėtimin; e shihin monakizmin si mishėrimin e pėrsosmėrisė sė krishterė; luftojnė kundėr Arianizmit dhe Nestorianizmit; pėr mė tepėr, na ofrojnė rastėsisht edhe informacionin e vlefshėm historik. Pėr tė gjitha kėto, kanė njė rėndėsi shumėdimesionale. Gjithashtu hartoi dhe dy dispensa qė humbėn. Ishte mbrojtės i fuqishėm i kujtimit tė shėn Joan Gojartit (13 nėntor). Pra, arriti dhe bindi tė afėrmin e tij, shėn Kirilin e Aleksandrisė (18 janar) qė emri i tij tė regjistrohej pėrsėri nė diptikėt e Kishės sė Aleksandrisė. Mė parė kishte njė konflikt pėr kėtė. Nė pėrgjithėsi ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė ndodhitė kishtare nė kohėn e tij, madje kishte korrespondencė dhe kėshillonte perandorin. Fjeti nė paqe midis viteve 435 - 449. (Isidor, do tė thotė: i barabartė me dhuratė.)