Pashke 2008
Krishti u ngjall sė vdekurish, me vdekjen vdekjen shkeli dhe tė varrosurve jetėn u fali
Ky himn i famshėm i Kishės shpall atė qė ne kremtojmė me kaq ngazėllim mundjen e vdekjes dhe dhuratėn e jetės.
Tė gjithė e dimė kėtė himn dhe tė gjithė e kėndojmė, por kur njė gjė e pėrsėrisim shpesh dhe nuk ndalemi nė domethėnien dhe nuk meditojmė rreth saj, ajo e humbet kuptimin. Nėse do tė ndėrgjegjėsohemi pėr kuptimin e kėtij tropari, nėse do tė jemi vetėdijshėm pėr ēdo fjalė tė tij, atėherė gėzimi ynė do tė jetė i patreguar, ngazėllimi ynė do tė jetė i parrėfyer dhe jeta jonė do tė marrė kuptim, shpresė dhe gėzim.
Qenia njerėzore ėshtė njė bashkim i shpirtit dhe i trupit dhe vdekja ėshtė armiku i pėrbashkėt i tė gjithė njerėzve, sepse pikėrisht e godet njeriun nė thelb tė qenies sė tij, duke ndarė shpirtin nga trupi dhe duke e shkatėrruar kėshtu personin njerėzor. Ēdo fuqi njerėzore ėshtė e pafuqishme para asaj. Askush nuk shpėton dot prej vdekjes dhe ajo ėshtė stacioni pėrfundimtar i tė gjithėve.
Parė nė kėtė perspektivė jeta do tė ishte njė trishtim dhe bota njė vend dėshpėrimi. Kėshtu do tė ishte nėse nuk do tė mundej vdekja. Kėshtu do tė ishte nėse nuk do tė ishte Zoti. Prandaj Pashka ėshtė jo vetėm ngjarja mė e rėndėsishme e historisė sė krijimit, por edhe njė ngazėllim i madh: sepse Zoti e mundi vdekjen dhe bėri tė mundur rifitimin e integritetit njerėzor. Duke e mundur atė, Ai e hapi rrugėn pėr tė gjithė ne, qė duke jetuar me Tė nė kėtė jetė tė pėrkohshme tė fitojmė jetėn pa mbarim. Prandaj ne kėndojmė me gėzim pėr mundjen e vdekjes dhe ngjalljen e Zotit.
Krijoni Kontakt