KUKULLAT E PYLLIT...roman
KAPITULLI I PARĖ
1
Kur hyri Admeti nė zyrėn e shefit, ishte mesditė. Shefin nuk e njihte mė parė, ndaj u ēudit nga trupi i tij i paktė dhe buzėt tepėr tė holla.
-Nuk kam shumė kohė, - shpejtoi tė thoshte ai, pa i thėnė ulu e pa i dhėnė dorėn.
-Ju kemi emėruar nė Kajat, ėshtė zonė e mirė, pak si larg...
Admeti pėr herė tė parė e dėgjonte kėtė emėr fshati. Emėrimi iu duk i ēuditshėm, ngaqė mendonte se do ta caktonin nė qytet, nė njerėn nga shkollat e mesme, jo vetėm se nė diplomė nuk mungonte mesatarja e lartė, por edhe nga libri i tij i botuar e i pritur mirė dhe se nė xhep mbante librezėn e Lidhjes sė Shkrimtarėve, gjė e rrallė pėr njė tė ri tė moshės sė tij.
-Me kaq mbaruam, - tha shefi me indiferentizėm, qė atij iu duk tepėr i shtirur e aspak miqėsor, - nisu sa mė shpejt, tė mos humbasin fėmijėt mėsimet.
Pasi e vėshtroi tė porsaemėruarin shkarazi, shtoi si rastėsisht kalo pak nga zyra e kuadrit, mė duket ke lėnė diēka pa shėnuar.
-Ēfarė ? - pyeti Admeti .
-Hollėsitė i dinė ata ...
Doli nga zyra ftohtė. Diēka e beftė e kishte goditur, e kishte lodhur. Entusiazmi, gjallėria, gėzimi i emėrimit i ėndėrruar prej kohėsh, u tulatėn diku thellė me njė peshė tė rėndė, qė ia kėrrusėn trupin. Zbriti shkallėt e ndėrtesės hijerėndė duke zvarritur kėmbėt.
-E, ku ? e pyeti njė zė i njohur.
Ishte Afrimi me tė cilin kishin studiuar bashkė pėr njėmbėdhjetė vjet.
-Nė Kajat, - po nuk e di nga bie.
-Aq larg ? u habit ai, - po ti je shkrimtar, do tė vesh?
-Nuk dua ta filloj punėn duke trokitur dyerve, - tha Admeti, qė nuk donte tė shtonte se nėpėr ato dyer ishin po ata qė e kishin emėruar. Ata nuk do tė bėnin asgjė mė tepėr veē moralit, se shteti harxhoi aq e kaq qė tė nxorri ty me shkollė dhe ti e ke pėr detyrė tė shėrbesh e tia shpėrblesh.
-Do hash dynjanė, - tha Afrimi, - pėr mua u gjend njė vrimė nė qytet.
-Urime, - pėshpėriti dhe vazhdoi rrugėn nėpėr diellin e nxehtė tė fundgushtit. Nuk shihte asgjė, veē hapave tė tij tė lodhur e tė rėnduar nga fyerja. Ishte njė fyerje e rėndė, qė ai si shkrimtar po e quante me njė term tepėr pompoz fyerje shtetėrore, prandaj qe tepėr e rėndė, sidomos pėr njė si ai, tė sapoemėruar, diku nė humbėtirė. Nuk mendonte gjė tjetėr, veē tė arrinte sa mė shpejt nė shtėpi e tė bėhej gati pėr udhė. Prindėt e kishin mbajtur katėr vjet nė shkollė, duke u ngushtuar sė tepėrmi dhe ai e ndjente pėr detyrė ta gėlltiste fyerjen shtetėrore, sado e rėndė tė ishte, pėr hir tė pagės qė do tė merrte. Duhej tė takonte edhe Ladinėn, tė pėrballonte rėnkimet e saj pėr atė emėrim tė papritur. Ajo qė tani kishte filluar tė mburrej se djali i saj, domethėnė ai me tė cilin do tė martohej, do tė jepte mėsim nė gjimnaz, mu nė zemėr tė qytetit, do tė zinte miq me peshė e jeta diēka do tė sillte.
Ndjeu pėr herė tė parė se jeta ishte ēuditshme. Ajo kishte ngritur krejt papritur para tij disa enigma qė as i kishte ėndėrruar ndonjėherė. E papritura, mendoi ai, mos vallė kjo ėshtė jeta dhe jemi tė pambrojtur prej saj?
2
Ladina e priste me ankth. Nuk ishin tė fejuar, por qenė mė tepėr se tė dashuruar. I lidhte njė rrugė e ngushtė, fėmijėria, shkolla, mė pas kishte ardhur ai, prilli, qė ringjall stinėt e vdekura. Ishte njė prill i pazakontė qė hodhi borė edhe nė qytetin e tyre bregdetar. Bora, gjėja mė e rrallė pėr ato rrugė e ato ēati, e bėri gjithė qytetin tė shndėrrohej nė fėmijė. Ai kishte shkruar edhe njė poezi pėr atė foshnjėqytet, qė deshi tė ēmendej pėr pak ēaste, duke ulur moshėn artificialisht, siē bėjnė vajzat e plakura nė mėnyrė tepėr tė natyrshme. Ishte njė poezi qė nuk ia botonte kush, sepse si mund tė pranoje qė edhe komitetet, seksionet, drejtoritė, gjeneralėt, deri te shefat e zymtė tė kuadrove tė bėheshin fėmijė? Domethėnė pushteti fyhej, nomenklatura minimizohej dhe pėrse? Sepse iu tek njė prilli tė shastisur tė rrėmbente pak borė hua nga janari e ta shtronte nėpėr rrugėt e qytetit? Ai i pa kur tė gjithė u bėnė fėmijė tė vėrtetė, pleqtė e plakat qėlloheshin me topthat e bardhė, tė rinjtė rrokeshin, tė gjithė kryenin veprime si njerėz tė shndėrruar nė diēka tjetėr. Kurse ata tė dy, ndryshe nga qyteti, atė ditė pushuan sė qėni fėmijė, kryen disa veprime si tė rritur, u puthėn, jo si mė parė nė faqe, por nė buzė, u shtėrnguan fort, pastaj diku u fshehėn e nuk donin mė tė ndaheshin. Por ja qė bora shkriu shpejt e bashkė me tė iku edhe marrėzia. Ata shikonin se si binte flokė-flokė, si flakėt e njė zjarri tė bardhė, ndėrsa Admetin e tundonte njė varg na dogje o prill gėnjeshtar!
Kurse tani po e digjte vapa e gushtit, qė na qenka mė gėnjeshtar se prilli. Ladina e priste, sishte mė fėmijė, as nga trupi, as nga mendimet. Bukuria e saj tundonte shumė djem universitarė me punė tė mirė dhe ekonomi tė ngritur. Disa e ndalonin nė rrugė, tė tjerė i fusnin njerėz nė shtėpi e ajo duhej tė vendoste.
Kur hyri nė rrugicėn e tij, Ladina i doli pėrpara e skuqur disi nga pritja e lajmit.
-E, ku ? e pyeti me njė frymė.
-Kajat ia thonė emrin, - tha ai dhe ndjeu se brėnda tij kėrciti diēka e thatė, si gėrvima njė dere qė po mbyllej.
Ladina e vėzhgoi me dyshim.
-Ska shkollė tė mesme me emrin Kajat,-qeshi pak ajo, sikur donte tė thoshte mos u tall me mua.
-Ėshtė fshat i largėt,-tha ai dhe ndjeu tė bėhej mė e thatė kėrcitja e derės qė po mbyllej brenda tij.
Ladinės i shpėtoi njė lot i vogėl, si shkrirja e njė pikėze dėbore, fshehur aty nė cep tė syrit qė nga ai prill i largėt gėnjeshtar. E fshiu atė me rrėmbim, si tė donte tė dėbonte njė kujtim tė besdisshėm.
-Po ti je shkrimtar,- tha ajo.- Nė qytetin tonė ti je i vetmi shkrimtar me emėr. Ty tė recitohen vjershat nė radio.
Tani i erdhi radha Admetit tė vinte buzėn nė gaz.
-As mua nuk mė vjen mirė,- tha ai.
-Do shkosh?
-Pa tjetėr.
-Para se tė nisesh duhet tė mė takosh. Do tė tė them diēka qė duhet ta bėsh patjetėr.
-Ma thuaj tani.
Ladina u largua. Ndjeu rrėnqethje nga ajo lloj ikje nervoze, e papėrmbajtur, pa kthim koke. Jeta, tha ai pėr herė tė dytė atė ditė fundgushti, sa shumė ēudira brenda pak orėve. Mos vallė jemi tė pafuqishėm para saj?
Ishte e para herė qė i dukej sikur nuk shkelte mbi asfalt, por mbi njė shtresė tė zezė e tė dendur pikėpyetjesh .
3
Prindėt nuk e pritėn me shqetėsim tė madh emėrimin. Babai e njihte mirė Kajatin. Nėna, nė kohė tė Luftės, ishte strehuar atje disa javė te njė mik i babait dhe ndjente dashuri pėr njerėzit e atij fshati tė largėt malor. Megjithatė, Admeti ndjeu se pas qetėsisė me tė cilėn e pritėn lajmin, kishte diēka tė fshehtė, njė farė fisnikėrie prej prindi. Emėrimi ėshtė ēasti solemn ku kurorėzohen ėndėrrat e thurrura me kujdes e ankth njė jetė tė tėrė, thoshte shpesh babai. Jeta ėshtė ėndėrr dhe ėndėrra jetė, shtonte ai. Jemi para njė figure komplekse, ngado qė ta kthesh, jep tė njėjtin shėmbėllim.
E pra, kjo ėndėrr ishte bėrė prag jete. Jeta vazhdonte, vazhdonte edhe ėndėrra. Intuita prindėrore e ndiente fare mirė kėtė.
Admeti i ra rrotull kopshtit, mori njė trung dhe u ul nė tė pėrballė ēesmės. Ishte fėmija i tretė i emėruar larg prindėve, pas vėllait, diku nė njė rreth nė Veri dhe motrės nėpėr baltrat e trasha tė Fushės. Diēka nuk shkonte.
Porta e madhe e oborrit kėrciti. Midis kėrcitjes dhe hapėsirės u shfaq njė vajzė e vogėl me dorėn tė mbledhur grusht, nė tiparet zeshkane tė sė cilės Admeti njohu Garinėn, fqinjėn e vogėl tė Ladinės.
-Ina mė dha kėtė letėr pėr ty,- foli ajo me njė frymė dhe u zhduk me vrap midis hapėsirės e krisjes sė derės.
Admeti lexoi njė shkrim tė nxituar, ku m-tė dhe n-tė ishin zėvendėsuar me viza, shenjė kjo qė tė linte tė kuptoje se letra ishte shkruar tmerrėsisht shpejt dhe me nervozizėm. Lina i kėrkonte tė shkonte me urgjencė nė shtėpi tė saj, diēka duhej thėnė atje, unė nuk e di se ēfarė, thoshte ajo, kėtė mendoje ti mė mirė. Nė fund fare, lexoi njė fjalėzė tė vogėl, pas shprehjes duhet tė vish pa tjetėr, ndryshe ..., qė ai e lexoi jo ndryshe , po prishje . Nuk e kishte menduar kurrė se pas kaq e kaq vitesh, nė njė ditė tė bukur fundgushti, kur ai qe diplomuar, ishte bėrė shkrimtar i njohur, nė tė njėjtėn kohė do ta shtynin diku, nė xhunglėn mė malore tė zonės, do ti kėpusnin dhe njė ndryshe nė njė letėr tepėr tė nxituar e tmerrėsisht tė nervozuar. Truri iu irritua, nervozizmi i atyre shkronjave iu ngjit nėpėr sy si njė mori milingonash. Po qe se svete, ēdo tė ndodhė po qe se svete?
Kėtė pyetje i bėri edhe babait, kur i tregoi pėr herė tė parė pėr atė vajzėn dhe letrėn e saj dhe se ajo vajzė me letrėn e nxituar e tepėr tė shqetėsuar e detyronte ti shkonte pa tjetėr nė shtėpi dhe e kėrcėnonte me njė ndryshe.
Ajo kėrkon ndihmėn tėnde do tė shtonte babai pas njė heshtje tė gjatė, duke i lėnė tė nėnkuptonte se duhej tė shkonte, se asgjė e mirė nė jetė nuk bėhet me kokfortėsi dhe se midis dy njerėzve qė duhen, kur njėri e humbet toruan, tjetri duhet tė jetė mė gjakftohtė e gjėra tė tjera tė tilla, qė babai i thoshte me ngadalė, i menduar, duke u munduar tė ruajė ekuilibrin e tė birit, pikėrisht sot, kur po mundohej tė dilte nė jetė dhe ajo, jeta, po i jepte goditjet e para.
4
Admeti u nis. Derėn ia hapi Ladina qė ishte veshur me rroba tė zakonshme dhe nuk mundohej aspak ta fshihte shqetėsimin. E prisnin nėna dhe motra e madhe e saj, si edhe gruaja e dajos. Procesin, kėshtu e quajti bisedėn mė vonė, e drejtoi dajesha, njė fuēi, qė sipas tij, pak i ngjante gruas.
-Ky ėshtė ai ?- pyeti dajesha Ladinėn, si tė bėhej fjalė pėr ballafaqim me njė keqbėrės, qė me forcė e kanė sjellė nga ana e anės vetėm pėr tė thėnė ajo grua e stėrtrashė atė ky ėshtė ai ?, qė Admeti me mendje do ti shtonte njė tipi , ose rrugaēi .
- Po babanė pse nuk e solle ? pyeti ajo papritur.
Se nuk mė deshi kjo, u bė gati tė thoshte Admeti e tė kapte me dorė organin mashkullor, por pėrfytyroi se si do tė reagonte Ladina, si do ta pėrdorte atė shprehje dajesha e, nė fund tė fundit, gjithēka do tė shkatėrrohej nė mėnyrėn mė tė shėmtuar.
-Kėshtu e mendova, - tha ai me indiferentizėm, - dhe kėshtu ėshtė mė e mira.- Unė erdha tė njihemi, me Ladinėn...
Por dajesha ia ndėrpreu fjalėn duke iu drejtuar mamasė dhe motrės sė Ladinės se ky, domethėnė duhet nėnkuptuar rrugaēi , siē paska thėnė edhe herė tė tjera ajo, nuk qenka njeri serioz, do tė tallet me ēupėn e botės, se edhe emėrimin nė filifistun e paska kėrkuar vetė, e tė tjera e tė tjera . Pastaj i tha atij se ne, fisi ynė, nuk e kemi zakon tė bėjmė dhėndėr fshatar.
Admeti, qė nuk kishte ardhur pėr tu bėrė dhėndėr dhe po i mohonin diēka qė skishte kėrkuar, e ndjeu veten vėrtet tė fyer, bile mė tė fyer edhe nė se do tė kishte ardhur me qėllimin pėr tu bėrė dhėndėr. Ndjeu njė si thikė tė mprehtė ta godiste drejt e nė kockė dhe nuk e pėrmbajti dot veten.
-Kush je ti,- bėrtiti ai,- injorante bajgė, fuēi ndyrėsirash!
Kuptohet qė pas kėsaj dajeshės do ti binte tė fikėt, do tė kėrcisnin tasat me ujė uf- et e puf et, ēna bėre kėshtu o Admet, qė do ta thoshte Ladina, pse e solle kokėn, qė do ta thoshte mamaja. Do tė luhej teatėr, kurse ata, dy heronjtė kryesorė do tė mbeteshin jashtė, pėr fatin e tyre do tė vendosnin tė tjerėt, kurse uji e psherėtimat, tė fiktit e tė shkumbėzuarit do tė ishin mjetet artistike tė regjisorit tė padukshėm tė asaj skene.
Ladina nuk po fliste fare. Kjo e habiti Admetin, i cili e ndjeu veten jo tė tepėrt, por tepricė nė atė proces, siē filloi ta quajė atė skenė pa skenar, me njė regjisor tė padukshėm, ku u luajt pėr dreq njė vepėr me njė akt, me pak dialog e mė tepėr heshtje.
Ladina nuk tentoi ta ndalte, as e ndoqi nga pas, tė paktėn ta qortonte pėr fjalėt qė tha, tė kthente pak kokėn, ose nė fund tė fundit tė ndjente njė rėnkim a njė psherėtimė tė lehtė. Ai ndjeu se nė shtėpi tė saj ishte marrė njė vendim dhe ajo e kishte thirrur vetėm sa pėr tė qetėsuar veten.
Nė qytet skishte pse tė rrinte mė. Zemra i thėrriste tė nisej drejt sė panjohurės. Dhe tė nesėrmen, vėrtet, u zhyt drejt sė panjohurės.
KAPITULLI I DYTĖ
1
Gjithė rrugės nuk iu nda shiu. Ishte njė shi nervoz, qė se nga nxirrte disa vetėtima e bubullima tė befasishme. Pushonte e fillonte me intervale ritmike, si me telekomandė. Qe ulur nė sedilen e fundit dhe tundej nga posta, ashtu i thoshin fshatarėt autobuzit, njė makinė e vjetėr qė kėrciste shumė, prodhim i luftės sė fundit nė njė shtet tė largėt, qė e digjte benzinėn keq e ti sillte zorrėt te gryka, kur ngatėrrohej edhe me ajrin e rėndė tė ēorapeve, se disa i kishin hequr fare shollėt, domethėnė kėpucėt e dremisnin duke marrė njė sy gjumė. Orėvajtjeve pėr tė hyrė nė bisedė me njė burrė thatim, qė duhej tė kishte moshėn e tė jatit, iu shmang me pėrgjigje tė shkurtėra e tė thata, pa u shqetėsuar fare se mos tjetri ofendohej, bile kur ai i zgjati njė cigare, Admeti i tha se nuk e pinte, por, pėr djall, pas pak e ndezi njė partizani pa filtėr, aq sa tjetri nuk duroi por pėshpėriti mirė ia bėre kėtij timit, duke nėnkuptuar duhanin e tij tė fortė e plot erė qė tė kutėrbonte. Ndenji i heshtur duke vėshtruar pamjet rrėshqitėse nė xhamin e veshur. Nė kėtė zonė nuk kishte shkelur kurrė. I tėrhoqėn vėmendjen malet, tė cilėt bėheshin mė tė lartė, sa mė tej udhėtonin. Ishin pamje tė deformuara nga veshja e xhamave. Shumė male tė gėrryera nga pėrrenj e mbi to ca ura me tela, me ca shkopinj tė kaftė vėnė nė radhė tė ērregullta, qė tundeshin nga era e vetėm mendimi, se njė ditė edhe ai mund tė kalonte mbi to, e rrėnqethi.
Gusht e gunė, tha njė fshatar. Pas kėsaj nuk dėgjoi mė gjė, se e zuri njė dremitje e rėndė, mė tepėr pėr ti shpėtuar besdisė sė atij mjedisi ajėrqelbur dhe mendimeve tė zymta qė mund ta pllakosnin pas atij emėrimi aspak tė kėndshėm, prishjes me Ladinėn, nisjes drejt sė panjohurės, qė atij iu duk tepėr asfiksuese, si ky autobus ajėrqelbur, si ky shi, si kėto pamje tė deformuara malesh tė gėrryera, mbushur me ura qė tė tmerronin, po tė mendoje se njė ditė mund tė hipje nė to e tė tundeshe nga era mbi shkėmbinjtė kėrcėnues.
E zgjuan kur mbėrriti nė Kajat, kur shiu qe rralluar pak dhe gjėja e parė qė bėri, sapo zbriti, pyeti pėr klubin, i cili nuk ia mbushi mendjen fare pėr klub, me atė ēatinė mbuluar me pllaka tė hirta guri, me atė derėn pothuaj tė kalbur e tė palyer kurrė me bojė, por sidomos edhe sepse, kur hyri brenda e u ul nė njė karrike, ajo kėrciste majtas e djathtas, gati pėr tu thyer. Sapo u fut, u mundua tė dukej njeri fare pa teklif, i mėsuar me mjedise tė tilla tė rėndomta, porositi njė fėrnet, por ajo tė lutem, e tradhtoi pak, gjė qė nuk u shpėtoi veshėve tė vendėsve, qė nuk e dinte se ishin tepėr kuriozė tė merrnin vesh kush ishte, do tė rrinte nė fshatin e tyre apo qe kalimtar i rastit, pse porositi fėrnet e jo raki. Iu afrua njė vendas, edhe ai i lagur pak, njė njeri kockė e lėkurė, qė, kur foli, e habiti me zėrin e fortė e shungullues.
-Nga tė kemi?- pyeti ai.
-Nga qyteti, - tha Admeti.
-Simo,- i thirri ai atij qė shėrbente nė klub, - silli djalit njė dopjo tė zezė nga unė.
Me qė ai qė u quajt Simo nuk dėgjoi, kockėlėkura u ngrit vetė e u kthye me dy gota tė mbushura plot, njerėn tė bardhė e tjetrėn tė zezė.
-Jam Billi,- tha ai, sikur tė kishte thėnė mua nuk ma prish njeri, ose me mua duhet ta kesh pėr nder tė ulesh nė njė tavolinė.
Admeti nėnqeshi, rrotulloi kokėn nėpėr sallėn e ulėt tė atij klubi fshati, ku pa se sytė kurreshtarė tė vendasve po e vėzhgonin. Diku, nė njė cep, ishte ulur njė i moshuar me mustaqe tė mėdha e tė zeza, tė cilat nuk i bėnė aq pėrshtypje, se sa vetullat e trasha tė bashkuara dhe atė njeri mund ta quaje pa frikė njėvetullori. Me tė nė tavolinė jepnin e merrnin me duar, nė njė bisedė tepėr energjike dy burra tė tjerė, njeri i pashėm e i veshur qytetarēe, tjetri i parruar, mjekėrdalė e me hundė tė madhe. Nė njė tjetėr cep dikush me zė tė hollė bėrtiste i vetmuar se rakia qe ujė dhe pėrtypte njė diēka tė bardhė, qė Admetit iu duk si qepė. Jashtė shiu vazhdonte, bile qe shtuar edhe, dėgjoheshin trokitjet e tij nėpėr strehėt dhe te pragu i derės sė kalbur tė klubit.
Ngriti gotėn e fėrnetit qė i solli i panjohuri me emrin Bill dhe deshi tė prezantohej, por fėrnetqirasėsi ia rrėmbeu fjalėn nga goja duke i thėnė, se ai ėshtė Admeti, i porsaemėruari nė shkollėn e fshatit tė tyre, poet tashmė i njohur, tė cilit do t'i bėnte mirė ardhja aty mes tyre e tė tjera e tė tjera.
-Edhe ne rrojmė,- shtoi ai, sikur tė thoshte, nuk kemi vdekur ende dhe ky mendim e bėri Admetin tė vinte pak buzėn nė gaz tek lidhte atė nuk kemi vdekur ende, qė u shqiptua nga kockėlėkura si edhe ne rrojmė. Po ti thoshte njė tjetėr, ndoshta nuk do tė merrnin asnjė kuptim, por fizionomia prej kockėlėkure e atij njeriu qė thoshte se e quanin Bill, emėr tepėr i rėndė pėr tė e qė qeraste pa pyetur, sikur tė thoshte me mua ta kesh pėr nder qė ulesh nė njė tavolinė, u dhanė atyre fjalėve kuptimin e tmerrshėm, ku tė rrojturit ngatėrrohej fare bukur me tė vdekurit. Ky mendim tepėr komik e solli nė formė, aq sa ēudia e emėrimit nė njė vend aq misterioz sikur iu fashit, ndoshta ndikoi pak edhe nxehtėsia qė i pėrhapi fėrneta nėpėr trup e tėmtha, monotonia e shiut bėnte punėn e saj, ndėrsa kuadri komik shtohej e plotėsohej nga zėri i hollė qė bėrtiste se rakia ishte ujė dhe pėrtypte qepė, kurse ai, njėvetullori, nuk ua vinte veshin fort bashkėbiseduesve, por sytė i kishte nga ai, i porsaardhuri nė fshatin e tyre, poeti i njohur, qė, siē tha Billi, do t'i bėnte mirė ardhja aty.
Njėvetullori, i cili siē dukej po ndiqte bisedėn e tyre, u ngrit rėndė rėndė nga qoshja ku qe ulur, mori me vete karriken dhe zuri vend nė tavolinėn e tyre pa marrė leje.
-Xha Baxhua, - prezantoi Billi, buzėqeshi nė drejtim tė tė porsaardhurit dhe u ngrit t'i porosiste tė zakonshmen, domethėnė dopjon e rakisė dhe mezenė me pak turshi e njė konservė tė pahapur sardelesh. Mėnyra e ngritjes sė menjėhershme, nxitimi dhe se si e dha porosinė te klubshitėsi, lėvizi shpejt duart, se janė pėr atė, qė u dėgjuan fare shkoqur, i krijuan idenė se ky, njėvetullori i quajtur xha Baxho, duhej tė ishte ose babai i Billit, ose ndonjė njeri tepėr i respektuar pėr tė.
-Mirėseerdhe nė Kajat!- tha i moshuari dhe, si pėr ta ēliruar, shtoi se fshati tyre, tepėr i vogėl, i merr vesh shpejt ngjarjet e mėdha, se pėr Kajatin ardhja e tij nuk qe do si do, se njerėz si ai nuk emėroheshin gjithnjė nė Kajat dhe se nuk duhej tė mėrzitej pėr sa kohė do tė rrinte aty.
Admeti heshtėte, aprovonte me njė buzėqeshje qė iu duk prej idioti, dėgjonte pak i pėrhumbur dhe ndjeu se ēuditė e jetės sė tij, menjėherė pas mbarimit tė shkollės, nuk kishin tė sosur dhe se i duhej tė pėrballonte kėtė udhėtim tė tmerrshėm nėpėr shi, kėtė bisedė disi enigmatike nė njė klub karrikekėrcitės me derė tė kalbur, tė buzėqeshė si idiot e tė mos flasė fare, ta qerasin pa e pyetur dhe nė fund tė fundit, t'i ulet nė tavolinė ky i moshuar njėvetullor e t'i urojė mirėseardhjen, duke thėnė se ardhja e tij nuk qenka dosido dhe se pėr fshatin e tyre tė vogėl, kjo na qenkėrka njė ngjarje e madhe.
-Sonte je nga unė,- tha xha Baxhua,- mė tutje do flėsh te dykatėshi qė kemi ngritur kėtu karshi pėr ju tė qytetit,- shtoi ai.
-Kryetari?- pyeti Admeti dhe mori nė dorė gotėn e fėrnetės, por tjetri i tha se nuk ėshtė tjetėr, veēse njė pensionist tepėr i zakonshėm, qė e do Kajatin dhe interesohet pėr tė si pėr familjen e tij. Tregoi nga tavolina ku ishte ulur mė parė, duke thėnė se ai tipi qė ngjante si qytetar qe kryetari, por pa shpjeguar, siē do ta merrte vesh mė vonė, qė ishte i biri. Admeti i tha se babai i tij kishte njė mik tė vjetėr kėtu nė fshat, xha Shaho e quajnė, sonte do tė shkonte patjetėr te ai, se edhe xha Shahua, po tė zbriste nė qytet, gjė qė nuk ndodhte prej vitesh, pa tjetėr do tė kthehej tek ata, kėshtu qė e falėnderoi xha Baxhon pėr mikpritjen dhe fjalėt e mira qė i tha, prandaj kėrkoi dikė ta shoqėronin deri atje.
-Ėshtė pak si larg pėr sonte nėpėr shi,- tha xha Baxhua,- megjithatė gjė qė bėhet.
Pasi ktheu gotėn e fėrnetit me fund, u afrua dikush, tė cilit i bėri shėnjė Billi. Admeti u pėrshėndosh me tė gjthė, tha ato tė zakonshmet gėzohem qė u njohėm, falemnderit pėr mikpritjen, shtėrnguan duart me pėrzėmėrsi dhe nė fund, fare si rastėsisht, ai qė quhej Billi i tha se tė nesėrmen nė mėngjes do tė takoheshin nė drejtori, se ai, sa tė gjėndej dikush qė ta pranonte atė dreq barrė qė quhej drejtor shkolle fshati, na e kryente atė punė, gjė qė nuk mund tė mos i bėnte pėrshtypje Admetit, tė cilit iu duk se ata burra tė shquar tė Kajatit kishin dalė pėr ta pritur e pėr ta njohur, kurse ai kishte ndenjur si idiot. Doli nga dera e kalbur e klubit i shoqėruar nga i panjohuri qė i dha Bill-drejtori dhe, pasi pllaquritėn pak kėmbėt nėpėr pellgje tė mėdhenj, iu ngjitėn njė tė pėrpjete.
2
Ėshtė atje lart, nė bėrryl tė fshatit,- tha i panjohuri. Ndezi njė elektrik dore nga ata tė ushtrisė dhe Admeti dalloi se po shkelnin nė njė rrugė tė ngushtė me trėndafila tė egėr e shqopa. Toka ku po ngjiteshin nuk mbante baltė, kishte ngjyrė tė kaltėr nė gri dhe shkėrmoqej nė pllaka tė vogla. E quajnė troqicė, tha vėndasi qė e shoqėronte pa e pyetur kush. Ecėn pothuaj njė orė nėpėr atė qė quhej troqicė e qė shkėrmoqej nėn kėmbėt e tyre, pantallonat u qenė lagur nga shiu i imtė, drita e dorės rrėshqiste si njė kafshė e vogėl e shkathėt para tyre, shqopet e pengonin, dėgjohej nė tė rrallė ndonjė bubullimė e shuar dhe fekste drita e dobėt e vetėtimave mbi gungėn e malit qė nuk duhej tė ishte larg.
-Eeeeee,- thirri papritur shoqėruesi,- lidhini qentė se ju kam sjellur mik!
Larg, nė majė tė kodrės, zbardhi pak nėn dritėn e njė llampe qė u shfaq shumė shpejt, fasada e njė shtėpie tė zakonshme fshati, mbuluar me rrasa guri. Ngjitėn me mundim tė pėrpjetėn e kodrės, kėmbėt s'i bindeshin mirė, ca nga pjerrėsia, ca nga lodhja, deri sa mė nė fund, kur mbėrritėn, dalloi parapritėsen me dy kolona guri, shkallėt e gjysėmkatit, njė burrė thatim qė u bėnte dritė dhe njė grumbull fėmijėsh kokėbardhė tė shoqėruar nga dy gra. Fshatari qė e solli u largua, pasi nuk e pranoi ftesėn pėr tė hyrė brenda, kurse ai qė bėnte dritė prezantoi gratė.
- Zonja dhe e reja.
Plaka zonjė e puthi sikur puthte tė birin e kthyer pas njė mungese tė largėt, duke i fėrkuar flokėt e duke pėshpėritur tė keqen nėna, shpejt se do na ftohet djali. E reja i dha pak dorėn, e vėshtroi si pėr t'i thėnė edhe kėtu ka femra tė bukura. Dhe vėrtetė, ai dalloi dy sy tė mėdhenj qė iu dukėn bojė ulliri, njė tufė cullufe tė verdhė ndėn shami dhe cipėn e lėkurės tė bardhė, sikur tė mos e kishte zėnė kurrė dielli. U ul tė puthė fėmijėt, nxorri nga xhepi sheqerka dhe, si ua mbushi duart, hyri brenda i ndjekur nga britmat gazmore tė tyre.
E ēuan nė dhomėn e miqve, nė oxhakun e sė cilės bubullinte njė zjarr i madh. Pranė vatrės, ulur nė shilte, njė burrė me flokė tė bardhė e tė gjatė varur supeve lėvizi pak nga vendi dhe Admeti kuptoi qė ai duhej tė ishte Shahua. Shahua u thirri tė tjerėve tė sillnin nė vatėr dru lisi se ka ardhur njė mik i nderuar nė shtėpi dhe e ftoi mysafirin tė zinte vėnd pėrballė tij.
Kur shtėrngoi dorėn e mirėseardhjes, ndjeu se si pėllėmba e tij humbi nė dorėn stėrmadhe tė plakut flokėgjatė, gishtat i dhembėn nga shtėrngimi, ngriti vėshtrimin lart dhe ndeshi nė dy sy tė enjtur e tė lodhur, qė ishin vendosur jo rastėsisht nė portretin aspak fshatar tė kėtij plaku.
-Gėzohem shumė qė erdhe, - tha ai.
-Edhe unė, - tha Admeti.
-Ti nuk duhet tė jesh gėzuar,- tha ai,- tjetėr emėrim tė takonte.
Admeti heshti.
-Unė tė njoh, megjithėse s'tė kam parė,- tha plaku.
-Ti je Admeti. Raca pėrsėritet, mutacionet ndodhin rrallė. Kur isha fėmijė, ti, i plakur si unė sot, luaje me mua. Nė fakt nuk ishe ti, po gjyshi yt.
Pastaj, si trazoi pak zjarrin, e vėshtroi gjatė nė sy.
-Librin tėnd e kam lexuar. Ka gjėra qė mė pėlqejnė, por kujdes..., poetėt kėndojnė tė lirė si zogjtė. Do rrish kėtu nė shtėpinė time dhe kėtu do tė shkruash mė mirė,- tha ai.
Sollėn dy drurė tė mėdhenj lisi, raki e meze. Nė sofėr u ul edhe djali i xha Shahos, zonja dhe e reja, fėmijėt shikonin nga larg. Plaku mbante nė gjunjė njė fletore tė trashė e njė stilograf tė vjetėr. Si vuri re qė Admetit i ngelėn sytė aty, tha nėpėr dhėmbė, merre e lexoje kur tė kesh nge, sikur tė thoshte, janė ca budallallėqe tė mijat, por shtoi edhe se kėtu kam ca mendime pėr jetėn qė qarkullon si uji nė natyrė, domethėnė as shtohet e as humbet, por pėrsėritet me ndryshime tė vogla.
-Mutacioni ndodh fare rrallė,- tha pėr herė tė dytė.- Gjaku ėshtė po ai.
Pasi hėngrėn e pinė, i ngrohur nga zjarri e nga rakia, mori fletoren nėn sqetull dhe, si i treguan dhomėn qė do tė ishte e tij, u shtri tė flinte nė njė shtrat tė butė.
Jashtė shiu vazhdonte tė binte, trokitjet e tij monotone ia mbyllėn shpejt qepallat.
3
Vjen njė ēast kur njeriu, do s'do, mediton pėr jetėn mendoi Admeti ajo, domethėnė jeta dhe njeriu domethėnė ti, viheni pėrballė, si dy tė panjohur. Ē'kishte tė bukura humbasin trajtėn e tyre dhe ato qė as nuk ke dėshirė t'i ndjesh, tė vijnė pranė, mu pėrballė, si instikte tė egra qė nuk i binden as rrjedhės sė kohės. Truri filloi t'i punojė i ēakorduar, diēka ngecte, diēka prishej, pamje tė tėra vegimesh dėrmoheshin e pamje tė tjera, qė as i kishte menduar kurrė, herė tė deformuara e herė si tė mpira, ngriheshin, zvarriteshin, ēapiteshin me formėn e tė dehurit. Copėra bisedash, emėrimi, Ladina, dy ullinj sy nė njė shtėpi tė huaj, trungje lisi e pranė, mu pėrballė flakės sė tyre, fytyra e rreshkur, mbushur me rrudha, mbuluar me flokė tė gjatė tė bardhė, shi qė troket si mbi llamarinė, posta dhe papritur njė diell djegės gushti, si njė emėrim nopran, i pėshpėritur nga dy buzė tepėr tė holla: Kajat ia thonė emrin, pastaj koha qė shkurdiset papritur dhe zemreku i saj qė kėrkėllin sikur i thyhen kockat, ndoshta jetės mendoi Admeti. Ēudia filloi, minutat, orėt, ditėt, bile edhe vitet morėn njė marshim tepėr serioz sėprapthi. Sėprapthi iu dukėn atij, por ajo pamje ishte kaq solemne, si njė paradė festive, ku edhe tė gjymtuarit, mbėshtetur nėpėr patericat e tyre, ngrinin gjoksin pėrpjetė qė t'u dukeshin dekoratat. Mes atij rreshtimi tė pafund ai pa veten. Nė fillim ishte nė Kajat, zbriti nga Kajati e shkoi nė qytet, aty u njoh me njė vajzė qė e quanin Ladinė, pasi u nda, u dashurua me tė, pasi u dashurua me tė shkoi nė universitet dhe botoi njė libėr. Vitet rrodhėn nga trupi i tij dhe u bė njė fėmijė kokėbardhė, qė fuste nė cepin e gojės gishtin e vogėl tė dorės sė majtė, fshinte hundėn me kurrisin e dorės sė djathtė, bridhte bukur duke kėrcyer me njė kėmbė dhe ua kalonte tė gjithė shokėve nė garėn e bukur tė shurrės, kur e hidhte pėrpjetė si njė shatėrvan tė hollė mu mbi tjegullat tėrė myshk tė xhi Fifisė. Edhe xhi Fifija, me qė e kujtuam, nuk kishte vdekur, qe njė nuse e re me dy djemtė pesėdhjetėvjeēarė dhe nusen e madhe tė djalit tė madh, gjyshe, me shami tė zezė mbi kokė, se i kishte vdekur i jati nė moshėn pesėmbėdhjetė vjeē. Kurse ai, fėmija i menēur, i ndarė e i dashuruar, me njė libėr tė botuar, qė skishte turp, po vidhte kumbullat e Tatasė, u lidhte maceve teneqe te bishti dhe ēonte breshka tė vogla te zyra e policit tė lagjes, qė ishte tepėr i hollė dhe i kishte shumė qejf gratė e burrave me baballarė tė arratisur. Rrokullisej nė rrjedhėn e kohės sė ēakorduar, pluhurosej, damkosej, me flokėt e bardhė shkallė-shkallė, tė qethura nga motra e madhe, qė ishte nėntė vjeēe mė e vogėl se ai.
Pastaj koha u ēmontua, fragmente tė saj lėviznin sipas qejfit tė tyre: Admeti ecte nėpėr njė qytet tė madh, me ēatitė nė tokė e themelet nė qiell, atje ku takoi Shahon, akademikun e nderuar, qė studjonte ndarjen si njė fenomen tė bashkimit, sepse, njė gjė po su nda, nuk mund tė bashkohet, siē thoshte filozofia e tij, e cila e kishte marrė nė qafė, se i kishin varur njė ēmim tė madh ndėrkombėtar, kaq tė madh, saqė ai nuk e ngrinte dot, po e tėrhiqte zvarrė nėpėr rrugėt tepėr tė ngushta tė atij qyteti tė madh. Do ta flak kėtė djall ēmim, i tha Shahua, harxhova gjithė paratė pėr ta prurė deri kėtu me taksi, nuk e dija qė edhe vlerėsimi nganjėherė qenka mė i keq nga mallkimi . Admeti e la plakun nė hallin e tij, sepse takoi Ladinėn, nuk di pse iu dhimbs, ishte tepėr e vyshkur, me fytyrė tė zhubravitur nga rrudhat. Mė dhėmb kėtu, mėrmėriste dhe tregonte njė kallo tė vogėl nė mes tė gjoksit, njė si xhungė tė ngritur me majė tė mprehtė, habitėrisht tė verdhė. Sa herė ndahemi, mė rritet kallua, tha ajo, tė lutem, duhet tė mė shpėtosh. Si?, e pyeti ai. Nuk e di, tha ajo dhe u zhduk. Njė re e hirtė u ngrit, e mbėshtolli, e futi brenda vetes, e ngjiti lart dhe ai e dėgjoi pėr herė tė fundit kur thirri Admet, mė shpėto!
Kurse babai dhe nėna, dy tė fejuar, tė pavendosur ende tė bėnin fėmijė, ishin larg, nė njė qytet tė vogėl, i merrte malli pėr tė, e kishin fėmijė, e ndjenin, e kuptonin, megjithėse nuk e kishin lindur akoma dhe, qė tė mos i harronte, i dėrgonin petulla me sekretarin e parisė, qė ishte njė rrugaē i prapė me njė fshikull ulliri nė dorė, rrihte qentė e lagjeve, thyente dritat e rrugėve, kėndonte ca kėngė tė turpshme brekėt e tua i mbaj nė gji, atje ke futur moj vajzė floririn. Admetit nuk i dukej dhe aq rrugaē. Megjithėse qe njė fėmijė kokėbardhė, qė bėnte garė me curilin e hollė tė shurrės, vargje tė tilla i pėlqenin tmerrėsisht, ndonjėherė shtonte edhe vetė diēka si, kur tė kalosh, moj, nga lagjja ime, brekėt, moj, mbaji te sirtari, se ti merr rrugaēi, sekretari. Kėto nuk ia thoshte njeriu, se e dinte qė tė fuste nė burg, megjithėse i pėlqente tė hynte njė herė nė burg. I kishin thėnė se atje policėt rritin minj tė mėdhenj, qė i ushqejnė me mish macesh, janė kaq tė bukur, sa qė ia vlen tė shkosh duke kėnduar mė prisni miushė, mustaqekacorrė, po vi si maēoku me kėmborė , por babai i Tanit, qė kishte qėnė atje disa vjet tė mira, ia ktheu mėndjen, kur i tregoi Tani, se atje tė varin me kokė poshtė, flė me kėmbėt nė mur, ti shtrėngojnė duart fort me hekura, aq sa, kur ti heqin, tė duket sikur dy duart janė ngjitur njera me tjetrėn. Sekretari ia hodhi petullat qė larg duke kėnduar gjysmėn e kėngės brekėt e tua i mbaj nė gji..., u largua me tė shpejtė dhe, pas tij, dallohej njė burrė i hollė me shtat tė vogėl qė fliste shpejt, qė atij iu duk si shefi, ngaqė mbante nė dorė njė dosje tė madhe tė zezė. Kur u afrua, qe tamam shefi. Ai i kėrkoi ti jepte njė autograf tė ri, ose tė paktėn tė restauronte pak tė vjetrin, se diēka kishte lėnė pa shėnuar, ndoshta njė gėrmė, se autografi yt, vėrtet qė ti je njė njeri i rėndomtė, por nesėr do ketė vlerė tė madhe, do tregojė si ne tė ēmuam, tė emėruam nė Kajat, kur tė tjerėt na luten, kurse ty ta plotėsuam dėshirėn pa bėrė kėrkesė. Ai fliste kaq shpejt, me njė logjikė tė shkoqur e tė pėlqyer, qė e bėri Admetin tė pėrlotej dhe, nė vėnd tė njė autografi, e mbushi tė gjithė dosjen me firma, me i shtrenjti im, shefi im, shpėtimtari im dhe ca shprehje tė tjera qė je palaēo, kėtė e di, por nuk e dinė ata qė tė kanė bėrė shef. Ai e pa shtesėn e dytė, kuptohet qė nuk i pėlqeu dhe iu lut ta ndryshojė, po Admeti i tha se tė dyja shkojnė bashkė, po u hoq e para, do hiqen tė gjitha dhe se nuk ta plotėsoj dėshirėn, zvarritu pas meje bashkė me dosjen tėnde tė madhe nga tė zezė nga mėngjesi nė mbrėmje, autografi ėshtė imi dhe unė e bėj si mė do qejfi. Burri i vogėl nuk u lut mė, buzėqeshi hidhur dhe u largua i drobitur, i thyer nė mes nga pesha e letrave. Pėrse tė ketė kaq shumė shkresa dosja ime?, pyeti veten. Burri i vogėl, qė kishte ndezur njė motor kozmik, u rrotullua disa herė mbi kokėn e tij, e dėgjoi pyetjen dhe nuk u pėrgjigj, por i ra me dorė dosjes sė madhe, qė do tė thoshte se ishte njė kėrcėnim i hapėt.
Vafsh nė djall !, tha Admeti, prap do tė vish, do mė lutesh, po unė korregjimin nuk ta bėj.
Papandehur iu duk vetja njeri prej letre, i lehtė, i zhgarravitur mbarė e prapė, herė me stililograf e herė me stilolaps, i palosur, i kėrrusur, i thyer mė dysh e mė katėrsh. Nuk kishte shtėpi, flinte brėnda njė kartoni tė trashė qė binte erė myk e i mbushur me kakėrdhi miu, qė ai nuk mundėte ti shkundte dot dhe herė pas here, se nga, hynte njė laps i trashė, i kuq, qė e torturonte duke i bėrė tatuazh. E digjte maja e lapsit, ishte tepėr e nxehtė, ngjethej kur i gėrvishtėte mishin, bėrtiste ej, skini ngjyrė tjetėr, vetėm kėtė?. Lapsi i kuq i kėrkonte kokėn, ngrinte si me marifet flokėt, rrotullohej si tyrjelė, hapte nė fillim njė si vrimė tė vogėl, pastaj futej drejt e nė tru, i rrethonte herė njė mendim e herė njė ndjenjė. Je tepėr i ērregullt, mėrmėriste lapsi, qė na paskėsh edhe gojė, duhet tė rrish urtė e tė mendosh pak.
Admeti u mbyt nė djersė, u kacafyt me atė djallo pėrbindėsh, mezi e nxorri nga koka, u mundua ti thyejė majėn, po maja rritej prap, pastaj u rrokullis, u pėrdrodh, deshi tė dilte nga dosja, por mė kot. Ishte prej letre dhe nuk kishte peshė.
Njė vetėtimė e frikshme, qė tundi shtėpinė, e zgjoi nga dremitja dhe makthi.
Krijoni Kontakt