Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 30
  1. #11
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    KAPITULLI I TREMBĖDHJETĖ




    SHĖNIME TĖ FUNDIT TĖ SHAHOS


    ku tregohet se si njė herė e njė kohė kishte dhėnė shpirt nė duart e plakut shkencėtari i ri Shaho dhe se si plaku, pėr nder tė kujtimit tė tij, vazhdonte tė jetonte e tė mbante emrin Shaho, gjė qė nuk e quante tė drejtė, si dhe ca gjėra tė tjera...

    Njė ditė mė vjen njė djalė i ri e mė thotė: “o njeri i pyllit, mė ka lodhur shumė qytetėrimi me ato prapėsitė e tij”. M’u duk sikur e njihja, sikur diku e kisha parė, po se ku, nuk i bija dot nė tė. U mundova ta qetėsoja, po hiē. Kishte vendosur tė vdiste, tė jepte shpirt nė duart e mia.
    “Po pse pikėrisht nė duart e mia”, i thashė. “Ē’tė shkrepi qė mė zgjodhe mua”?
    Ai nuk e vrau mėndjen tė mė pėrgjigjej. Mė dorėzoi njė baule tė tėrė mbushur me diploma e fotografira, kujtime tė kota, siē tha, nga njė kohė e ca njerėz qė ishin ndryshe. Mė tregoi dhe historira, qė m’u dukėn fund e krye pėrralla, pėr njė farė Xhuzepe, njė profesor K.K., njė Nildė tė bukur e ku di unė ēfarė nuk pillte truri i tij. Dukej qė kishte ethet e njeriut qė thotė gjėrat qė mendon e jo ato qė kanė ndodhur vėrtet. Po ēudia mė e madhe pėr mua qe, kur donte tė mė mbushte mėndjen se edhe atė e quanin Shaho dhe, megjithėse qemė tepėr tė kundėrt, sipas tij ngjanim shumė. M’u dhimbs fort ai djalė i ri, qė e kishte lodhur aq tepėr qytetėrimi, siē tha dhe gėnjente pa pikė turpi se e quanin Shaho e ngjante me mua.
    Filloi tė mė thotė ca gjėra, tė cilat nuk i mbaj mėnd tė gjitha, megjithatė do tė mundohem tė shėnoj ē’tė mundem e ē’tė mė kujtohen.

    Edhe unė erdha rastėsisht nė jetė, si tė gjithė, fitova njė llotari tė madhe dhe shumė tė tjera tė vogla. Tani po mundohem tė t’i shpjegoj, se ti, si njeri i pyllit qė je, mendon qė jeta tė falet vetvetiu, se tė lindėsh na qėnkėrka dhuratė. E ke gabim, o njeri i egėr i pyllit, qė mendon kėshtu. Edhe unė isha njė spermatozoid qė synonte mitrėn e nėnės sime, po ama tepėr dinak e i mėnēur. U fsheha nė turmėn e miliona tė tjerėve, i bėra tė grinden e tė vriten njeri me tjetrin. Kėshtu m’u hap rruga tė shkoja fitimtar e tė mbillesha pėr t’u bėrė embrioni i atij qė jam. Atėherė duhet tė kem menduar qė isha me fat, se ē’tru mund tė ketė njė spermatozoid i vockėl e i padukshėm nga syri, ndryshe do tė kisha menduar se isha fatkeq, nuk do ta pėrdorja fare dinakėrinė pėr t’u bėrė embrion e pastaj njeri.
    Qė kėtu kuptohet mirė qė njeriu lind edhe budalla, edhe i mėnēur, i ka tė dyja brenda vetes. Po kėshtu, qė kėtu kuptohet, se, qė pa lindur, kemi gėzuar kur tė tė tjerėt janė vrarė e kanė humbur ngaqė kemi dashur pėr vete tė mos vriteshim e tė fitonim.
    Pa tjetėr kėto duhet t’i kem menduar qė atje, thellė nė errėsirėn e krijimit tim, pa u bėrė ende njeri, duhet tė m’i kenė mėsuar ato qelizat e tjera, kur merrnin e jepnin te unė gjithė tė mirat e gjithė tė kėqijat e grumbulluara gjysh pas gjyshi. Kur linda e u rrita, pėr fatin tim tė keq, kėto i mėsova mirė, paskėshin qėnė kode tė shkruara nė gjuhė tė pakuptueshme, urdhėra e shtampa tė cilave duheshe t’u bindeshe.
    Por tė mos largohem shumė nga ato qė dua tė tė them. Ajo qė quajmė jetė ėshtė energji, lėndė dhe kohė. Mundohu t’i kuptosh, o njeri i egėr i pyllit. Energjia dhe lėnda ndėrtojnė dhe shkatėrrojnė njėra tjetrėn, koha i sjell format e reja tė tyre, tė ndėrtuara ose tė shkatėrruara, pastaj i merr me vete duke i humbur pėrgjithnjė. Ajo qė ėshtė bėhet ka qėnė e mė pas,ose nuk ka qėnė fare, ose e mendojmė ne si duhet tė ketė qėnė, pra bėhet iluzion. Ajo qė ėshtė, shfaqet fare pak, o njeri i egėr i pyllit, ajo qė ka qėnė ose qė nuk ka qėnė fare, zgjat shumė, aq sa zgjat edhe ajo qė quhej kohė e qė ka ikur pasi ka marrė me vete ē’ėshtė shkatėrruar nga energjia dhe lėnda. e dikurshme.
    E di pse t’i rrumbullakosa tė gjitha kėto? Pėr tė tė thėnė se edhe unė, me gjithė atė baulen, ku ka brėnda diploma e fotografira, hyj te ka qėnė. Ajo qė dikur quhej koha ime, ma ka shkatėrruar lėndėn dhe energjinė qė kisha. Kjo domethėnė qė unė s’jam mė, dikur kam qėnė, kurse tani kam formėn e njė iluzioni.

    ...dhe kėshtu, duke thėnė kėto pakuptimėsira e pėrēartje si nė ethe, pasi mė quajti aq herė njeri i egėr i pyllit, dha shpirt nė duart e mia. Kur po e varrosja thellė, brėnda vetes, se atje donte, vura re qė vėrtet ngjanim shumė. Tani e tutje, mendova, jam i gjalli qė ecėn me njė tė vdekur brenda tij, i cili, tė thuash tė drejtėn, nuk kishte vdekur plotėsisht, sepse e ndjeja nga njė herė tek lėvizte e pėrpėlitej, ashtu si fėmija nė barkun e nėnės. Pėr hir tė tij vendosa tė rroja, ta ushqeja ende me jetėn time atė djaloshin, tė gjorin Shaho dhe, pėr tė nderuar kujtimin e tij fatkeq, vazhdoj edhe unė tė quhem Shaho, megjithėse jemi aq tė ndryshėm.

    V.O. Nuk kam gėnjyer e mashtruar kurrė njeri. Shpesh herė historirat e jetės sė atij tė riut i ngatėrrojnė kot sė koti me mua, plakun. Gjithnjė mė duhet t’i pėrgėnjeshtroj, pikėrisht se nuk dua tė mashtroj njeri. Mirėpo kėtu ndodh keqkuptimi i madh i tė tjerėve me mua, qė jam, siē mė quan ai i riu, “njeri i egėr i pyllit” dhe vetėm kaq. Edhe ato shėnimet qė grisa e i flaka nė zjarr, nuk kanė lidhje fare me mua plakun, por me atė, tė riun, qė vazhdoj ta mbaj brenda vetes sime, t’i ndjej ēdo ditė dhimbjet, rėnkimet e pėrpėlitjet.



    FUND


    28 gusht – 15 nėntor 2001

    P. Faliro, Athinė

  2. #12
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    PASTHĖNIE PĖR ROMANIN

    ( Nga autori )




    Ky shkrim nuk merr pėrsipėr tė ezaurojė katėrcipėrisht shkaqet qė e lindėn modernizmin, historike apo sociale, as meritat e tė metat e tij. Ėshtė e vėrtetė se modernizmi, me degėzimet e shumta, solli dhe po sjell pasuri tė pafundme veprash dhe kryeveprash nė tė gjitha fushat e letėrsisė dhe tė artit, stile, mjete shprehėse. Ėshtė gjithashtu e vėrtetė se zbulimet e mėdha nė botėn e shkencave, sidomos nė fizikė, tronditėn mjaft pikėpamjet filozofiko-estetike tradicionale, duke hedhur bazėn pėr platforma tė reja tė mendimit, mbi tė cilat do tė lindėte modernizmi.
    Filozofi estet amerikan P. Blank ėshtė shprehur se gjithė merita e Shredingerit, Hajzenbergut, Dirakut, Borit qėndron nė formulimin se “bota kuptohej si diēka e pėrbėrė nga thėrrmija materiale, kurse doli nė fakt se ėshtė njė sistem valėsh, qendėr e njė cikloni valėsh ose luhatje e eterit imagjinar”. Sipas tij ishte meritė e zbulimeve tė mėdha shkencore tė autorėve tė mėsipėrm qė materia u bė sinonim i energjisė. Pas kėsaj, po sipas tij, tani materies s’i mbetet fare gjė dhe ēdo aspekt qėndrueshmėrie bėhet iluzor. Blanku ėshtė i mendit se njerėzimi jeton nė njė botė hijesh, ajo qė ndodh nė tė vėrtetė nuk mund tė kuptohet dhe ēdo gjė, deri te sendet e njerėzit, janė fantazma tė vetes sė tyre. Kėshtu qė arti bėhet abstrakt, sepse vetė bota ėshtė bėrė abstrakte.
    Para njė hopi tė tillė tė shkencės, qė do tė pėrgatisė shtysėn aq tė madhe tė zhvillimeve tė shekullit XX, njerėzimi ndjen krizėn e personalitetit tė vet. Estetja Sjedakova vėren se modernizmi nisi nė kohėrat e ashtuquajtura tė krizės sė personalitetit dhe kėsisoj duhej tė kishte punė me kėtė krizė. Meqė gjėrat koklaviten, nuk janė mė aq tė thjeshta si mė parė, sipas saj, duhej tė krijoheshin forma tė reja mė reale se ato qė zotėrojnė nė kohėn e tashme: kėrkohej njė harmoni e re, mė e koklavitur, mė e thellė.
    Kriza e personalitetit ndjehet thellė nė tė gjitha rrymat moderniste, te simbolizmi, dadaizmi, surrealizmi, ekzistencializmi, pėrroi psiqik, antiromani, realizmi magjik, etj.*

    Te pėrfaqėsuesit e shquar tė “pėrroit psiqik”, Prusti, Xhojsi, Kafka etj, si dhe ata tė ekzistencializmit si Sartri, Kamy, kriza e personalitetit pėrftohet nė gjėndje unikale, herė si vetizolim, neveri, bashkėfajėsi e herė tjetėr si paaftėsi pėr tė perceptuar botėn materiale jashtė botės iluzore.
    Kafka ėshtė i mendimit se njeriu nuk mund tė ketė personalitet, pėrderisa jeton nė situata absurde.
    Xh. Xhojsi nė romanin “Ulisi”, botuar nė vitin 1924 shprehet me gojėn e njerit prej personazheve se “jeta e secilit nga ne ėshtė baras me shumė ditė njėra pas tjetrės. Duke kaluar pėrmes vetvetes ne takojmė hajdutė, shpirtėra, trima, pleq, tė rinj, gra, tė reja, vėllezėr, bashkėpunėtorė. Por te ata takojmė gjithmonė e gjejmė veten tonė”.
    Kriza e personalitetit ėshtė njė temė mjaft e gjerė qė kėrkon vėmendje dhe trajtim tė veēantė pėr tė kuptuar thellė krijimtarinė moderniste. Por ajo lidhet ngushtė me krizėn e kohės dhe nuk mund tė vėshtrohet asnjera mė vete, pasi prej tyre rrjedhin edhe prurjet e tyre tė mėdha nė fushėn e gjuhės, simboleve, shenjave e kodeve tė tjera.
    Teoria e relativitetit e Ajnshtajnit, sipas sė cilės bota nuk ėshtė me tre dimensione, por me katėr, ku trupat e ndryshėm nuk kanė vetėm gjatėsi, gjerėsi, thellėsi, por edhe kohė tė ekzistencės sė tyre, nuk mund tė mos prekte krijimtarinė letrare e artistike.
    Bergson e konsideronte kohėn ireale dhe e barazonte me kujtesėn. Sipas tij kujtimet janė faktor vendimtar nė jetėn e njeriut, bazė e ekzistencės sė tij. Ai kėshtu i hap shtigje me filozofinė e vet letėrsisė sė “pėrroit psiqik” tė Prustit, Xhojsit, Kafkės.
    Kujtimet nuk paraqitin jetėn e njeriut, por e gėlltitin atė, e vėnė nėn pushtetin e tyre; nuk janė mbresat qė na rrėfejnė pėr jetėn, por jeta pėrbėhet nga vetė kujtimet.
    Shkrimtarėt modernistė e mohojnė rrjedhjen e kohės nė njė drejtim. Copėzimi i kohės, u bė pėr modernistėt pikėnisje e irracionalizmit, ku personaliteti copėzohet nė gjėndje tė kundėrta shpirtėrore. Copėzimi i kohės jepet sidomos nė antiromanet e Rob-Grijesė, ku ka kaos ngjarjesh qė duken absurde, ngaqė koha jepet e copėtuar dhe e ēliruar nga lidhjet shkak pasojė.
    Sipas A. Hauzer (estet amerikan), kujtesa mbi kohėn ėshtė njė periudhė e caktuar e jetės sonė dhe s’ka ekzistencė reale.
    Platforma e estetikės moderniste pėr hapėsirėn dhe kohėn ėshtė ndėrtuar duke u mbėshtetur te filozofia pozitiviste e Mahut dhe Avenariusit ku hapėsira dhe koha janė vargje tė rregullta ndijimesh
    Pėr modernistin e shkuara ende s’ka qenė, ajo pret tė ardhmen e saj. Forma e kohės ka kaluar pakthyeshėm...mbetet vetėm montazhi mekanik i copėzave, nė mbledhjen e tė cilave nuk presupozohet asnjė lloj kufizimi, kurse shenjat janė tė kufizuara e tė zbrazėta.
    Eliot - Nė fundin tim ėshtė fillimi im.
    Kavafis - ...Mėsoje se kurrė,
    askush nuk lindi dhe nuk vdes askush. poezia “pėrjetėsi”
    Paul Celan – Duke ia hequr kohės guackėn, e mėsojmė tė ecė –
    koha kthehet nė guackė. – poezi “corona”
    Nė jargė paravdekje nėn parzmėn e erėrave dhe hėna
    plastė si bombė.
    Njė tjetėr tokė ardhtė! – poezi “jo kėtu dhe jo menjėherė”
    Elitis – Asgjė nuk vjen. Asgjė
    nuk shkon. - poezi “klima e mungesės”
    Jetėn time e solla kėtu
    mbledhje tė bardha, shuma tė zeza. - poezi “pėrvjetor”
    Jetojmė veē falė pėrjashtimit
    shtiremi se asgjė nuk ndodh. - poezi “lufta e Trojės”
    A. Breton te ” Manifesti i parė i surrealizmit” 1924 thotė: “Unė besoj nė bashkimin e ardhshėm tė kėtyre dy gjendjeve, qė nė vėshtrimin e parė duken si tė kundėrta: gjumit dhe tė realitetit nė njė realitet absolut, nė njė superrealitet
    Sipas modernistėve gjuha ėshtė pushtet tiranik pėrdhunues, ajo nuk e zbulon botėn, por e mbyll nė shtatė dryne qė duhen thyer, shprehet Sjedakova. Kurse nė estetikėn semiotike objekti themelor i vėmendjes sė artistit duhet tė jetė procesi i ndėrtimit tė veprės artistike, jeta e pavarur e fjalėve dhe jo njerėzit, sjelljet, mendimet, ndjenjat e tyre. Arti nė tėrėsi shpallet gjuhė dhe vlera estetike e veprave artistike lidhet me strukturat e shenjave tė ndryshme dhe raportet e tyre formale.
    Shkrimtarėt modernistė ndjejnė terrorin verbal, shkatėrrimin e gjuhės, gramatikės, sintaksės. Kjo edhe te pėrroi psiqik, dadaistėt, futuristėt, ekspresionistėt, surrealistėt, pėrfaqėsuesit e antiromanit. Pėrfaqėsuesit e kėsaj rryme, tė ashtuquajturit chozistė (sendistė), pasi kanė pėrjashtuar njeriun nga qendra e artit, pėrdorin njė gjuhė natyraliste, me fjali tė gjata dhe plot imtėsira. Pėr modernistin tjetėr kod ka shkrimtari, tjetėr lexuesi e pėrderisa ekzistojnė dy kode tė tillė, mė tepėr rėndėsi ka ai i tė parit.
    Te ky fragment i Rob-Grijesė ndjehet fort mirė se si vepra letrare ėshtė vetė gjuha. “Tetė gishtrinj tė shkurtėr, tė trashė prekin njeri tjetrin. Pjesa e prapme e dorės sė djathtė ėshtė mbi pjesėn e brendshme tė sė majtės. Gishti i madh i sė majtės pėrkėdhel thuan e gishtit tė djathtė, nė fillim lehtas, pastaj e shtrėngon mė me forcė. Pastaj e ndryshojnė pozicionin...”
    Ka kaluar mė se njė shekull qė nga fillimet e modernizmit, i cili u degėzua nė dhjetra shkolla e rryma, secila me pėrfaqėsues tė shquar e me kryeveprat e veta. Nė se shkencat moderne tė kohės hodhėn hapat e para tė mėdha dhe “materia u bė sinonim i energjisė”, duke krijuar iluzionin e shkatėrrimit tė saj, edhe letėrsia e artet e tė gjitha llojeve kėrkuan e gjetėn mjete tė reja shprehėse, stilistike e gjuhėsore, duke i gjallėruar ato. Shohim kompozicione tė reja, vendosen tė tjera pozicione filozofiko-estetike, personazhet ndihen mė ngushtė se mė parė, bota konceptohet krejt ndryshe, bėhet mė e imtė, mė e copėzuar.
    Kjo vihet re mė mirė, nė se lexon nė tė njėjtėn kohė njė roman tė Balzakut dhe njė tė Kafkės apo Markezes. Pikėrisht imtėzimi i botės, apo mikrobotizimi, bėhet njė fenomen shumė i dukshėm nė zhvillimin e mėtejshėm tė shkencave, tė cilin nuk mund ta lėrė pa vėrejtur as shkrimtari. Raportet makrobotė-mikrobotė lidhen mė ngushtėsisht, po dhe acarohen nėn trysninė e streseve tė ndėrsjellta.
    Tė gjitha veprat letrare e shfrytėzojnė kohėn nė drejtim tė kundėrt tė saj. Nė se koha realisht rrjedh nė njė drejtim, e shprehur gjuhėsisht kėshtu: vjen nga do tė..., prek po dhe shkon te isha, qė janė pėrkatėsisht e ardhmja, e tashmja dhe e shkuara, nė letėrsi ngjarjet asnjėherė nuk rrjedhin me kėtė sens, por me isha dhe rrallėherė me jam, kurrė me do tė. E ardhmja ose ajo qė shprehet me do tė, ėshtė njė kohė iluzore, qė pritet tė ndodhė, mund edhe tė mos ndodhė, mundet tė jetė edhe njė dėshirė, vegim, apo trillim i yni, njė zanafillė e mikrobotės njerėzore. E ardhmja ose ajo qė shprehet me do tė, ėshtė njė kohė e gjatė, por edhe e pafundme, megjithėse e mjegullt dhe pa konture tė dukshme, qė pritet nė mėnyra tė ndryshme, me gėzim, neveri, tmerr, entusiazėm, apo indiferentizėm. Edhe e shkuara, ose ajo qė shprehet me isha, ėshtė njė kohė e gjatė, por edhe e pafundme, edhe ajo pa konture tepėr tė qarta, e deformuar dhe aspak e njėllojtė, qoftė edhe pėr dy vetė, tė cilėt e kanė pėrjetuar bashkarisht tė njėjtėn ngjarje. Ėshtė njė kohė e ftohtė, emocionet e sė cilės gjithnjė largohen, mjegullohen, deri sa njė ditė humbasin krejtėsisht, nė se nuk janė riprodhuar. Kurse e tashmja, ose ajo qė shprehet gjuhėsisht me po, ėshtė njė kohė tepėr e shkurtėr, njė grimcėz, qė vjen me shpejtėsi nga do tė dhe largohet po me shpejtėsi te isha. Kjo kohė kaq e grimcėzuar, qė do ta quaja koha reale, i vuan tė tria kohėt njėherėsh. Ajo e pret tė ardhmen nė mėnyra tė ndryshme, me gėzim, neveri, tmerr, entusiazėm, apo indiferentizėm, pėrjeton tė gjitha sa sjell ajo dhe i pėrcjell drejt sė shkuarės, me dhimbje, gėzim, shpresėn e ritakimit, rigjetjes, ankthin e harrimit, humbjes, zhgėnjimit. Nė se e ardhmja vjen pambarimisht dhe e shkuara largohet pafundėsisht, e tashmja, tejskaje e vogėl, pret e pėrcjell ndėn trysnitė dhe streset e dy tė tjerave, tė cilat nė krahasim me tė janė makrobotė. Nė se e tashmja ėshtė kohė reale, krijuar nga e ardhmja qė vjen pėr t’u bėrė kohė reale vetėm pėr njė grimė, atėherė lind pyetja: po jeta vetė ē’ėshtė? Mos vallė shuma e kėtyre mikrogrimcave reale tė tė tashmes? Apo pritja e prurjeve tė mundshme e iluzore nga e ardhmja, ose rrjedhje drejt tė shkuarės e kėtyre mikrogrimcave, qė pasi janė konsumuar largohen pambarimisht deri nė shuarje?
    Nė se tė gjitha kėto do tė bėhen lėndė letrare, shkrimtari do tė bėhej tepėr arbitrar dhe i dhunshėn nė se i imponon lexuesit si kohė reale tė shkuarėn, pėr ta bindur atė se gjithēka ndodh vetėm kėshtu e jo ndryshe, kur vetė lexuesi i ndjen trysnitė e tė tria kohėve njėherėsh, ndjen se si personaliteti i shtypet ndėn kėto trysni dhe jeta reale e tij ėshtė vetėm njė grimcė e ardhur nga njė kohė e turbullt qė ai e ka pėrfytyruar nė mėnyra tė tjera e qė ka rrjedhur me shpejtėsi drejt sė shkuarės duke e kėnaqur apo zhgėnjyer dhe vetėm mendimi se edhe ai, nė njė tė shkuar jo tepėr tė largėt, nė fillim do tė shndėrrohet nė njė kujtim qė pak nga pak do tė shuhet deri sa tė humbasė pėrfundimisht, sikur s’ka qėnė. Ndoshta do tė duhej t’i jepnim deri diku tė drejtė Sjedakovės kur pohon se kėrkohet njė harmoni e re, mė e koklavitur, mė e thellė, apo Bergsonit qė e konsideronte kohėn ireale dhe e barazonte me kujtesėn.


    *Autori i shkrimit u ėshtė referuar disa burimeve qė sjell prof. AUēi

  3. #13
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Mendime tė shprehura nė shtyp pėr romanin

    Romani “Kukullat e pyllit” ėshtė nga gjėrat mė tė bukura qė kam lexuar kėto dhjetė vjetėt e fundit nė shqip. Ėshtė njė temė tepėr moderne e trajtuar po ashtu nė mėnyrė tepėr moderne. Kjo, pėr mendimin tim, i garanton romanit atė pasaportė qė e kanė shumė pak vepra tė letėrsisė shqipe, tė sė djeshme e tė sotme: pra pasaportėn e daljes pėrtej kufijve tė ngushtė tė botės shqiptare.
    Robert Goro-shkrimtar, gazetar

    Hiqmet Meēaj me kėtė roman materializon rrymėn e re letrare tė emėrtuar prej tij: Mikrobotizėm. Ai, si njė shpirt vibrues ngrihet i rebeluar kundėr letėrsisė mediokre, apatike,kundėr uniformizmit, skematizmit dhe shablonizmit, korit tė papagajve, pjella tė njė metode tė ngurtė e tė degraduar.
    Myslim Maska-shkrimtar

    “Kukullat e pyllit” ėshtė njė libėr i hapur pėr t’u interpretuar sepse ėshtė njė roman i vlerave tragjike... libri s’ka kohė, ka mungesėn e kohės, sa fillon mpikset njė kohė, ajo zhbėhet nga njė gjedh tjetėr i sė njėjtės kohė. Kapitujt dhe nėnkapitujt ngjajnė si hije kohe, si shėmbėlltyra, ku ngjarja ėshtė vetėm njė fillim i shfytyruar i trurit nėn trysninė e pushtetit dhe personazhet kanė gjymtimin e trysnisė
    Vasil Vasili-shkrimtar

    Romani evident “Kukullat e pyllit” tė bėn tė besosh se Mikrobotizmi i Hiqmet Meēajt ėshtė drejtimi i gjetur, i munguar deri mė tani, pėr tė shprehur unin krijues, por edhe pėr t’u ardhur nė ndihmė shijeve tė lexuesve tė kualifikuar qė nuk ngopen mė me “mė the e tė thashė”. Autori i romanit ka rritur mė tej prestigjin e vet si krijues i mirėnjohur me kėtė stoli artistike.
    Marash Mėhilli-gazetar, studjues

    Duhet kuptuar se kemi tė bėjmė me njė vepėr serize. Kur theksoj vepėr dhe nuk them dot libėr , kam parasysh se nė letėrsinė e njė vendi bėhen hapa tė tillė qė e afrojnė atė me letėrsinė tjetėr tė botės. I tėrė romani ėshtė njė klithmė e gjatė pėr mungesėn e lirisė...
    Stefan Martiko-poet

  4. #14
    Hiqmet Meēaj


    1944 Lind nė qytetin e Ballshit, mė 2 Maj, (varianti zyrtar 15 Maj) nga prindėr me origjinė nga fshati Kallarat i Vlorės. Babai i tij, Hasani, qe larguar nga fshati qė mė 1917. Mė 1919 bėn shkollė xhandėrmarie. Mė 1920 e gjithė shkolla, me instruktor patriotin Shaqo Derri, marrin pjesė nė Luftėn e Njėzetės. Ėshtė pjesėmarrės i Revolucionit tė Qershorit, Kryengritjes sė Fierit dhe rezistencės antiitaliane tė 7 prillit 1939. Kishte mbaruar Akademi Ushtarake nė Itali, Firence dhe Romė. Ka shėrbyer si postėkomandant xhandarmėrie nė shumė skaje tė vendit dhe sė fundi nė Ballsh. Nė fillim tė vitit 1944 duhej tė ēonte te gjermanėt mė se gjashtėdhjetė fshatarė, tė dyshuar pėr pjesėmarrje nė forcat territoriale partizane, tė cilėt do t’i pushkatonin. Hasani, bashkė me kolegė tė tij shoqėrues, vendosėn tė largohen nė mal me tė arrestuarit.

    1947 Xhaxhai, Skėnderi, partizan i orėve tė para, luftėtar deri nė Jugosllavi, arrestohet papritur dhe dėnohet me vdekje. I zbutet dėnimi me 101 vjet. Babai, qė ndodhej nė Fier bashkė me familjen, largohet pėr nė Vlorė dhe strehohet te njė nga shtėpitė e Osman Haxhiut, Komandant i Luftės sė Vlorės.

    1948 Blen shtėpi tė rrėnuar tė pashallarėve tė Vlorės nė rrėzė tė kodrės sė Budakut. Aty ėshtė rritur edhe poeti vlonjat Nexhat Hakiu.

    1951 Pas hedhjes sė bombave nė Ambasadėn Sovjetike, babai pushohet nga puna. Shkon pėr pak kohė nė fshat bashkė me babanė, i cili filloi tė bėjė qymyr pėr ta shitur. Fshati i hapi njė botė tjetėr.

    1952 Me urdhėr tė drejtorit tė shkollės, ngarkon nė karro me njė bashkėnxės libra tė vjetėr tė sekuestruar. Karrocieri u vė zjarrin te fusha e aeroplanit. Pas qortimit tė babait, qė nga ajo kohė, fillon tė lexojė me etje libra dhe t’i dojė si gjė e ēmuar.

    1952 Shikon pėr herė tė parė njerėz tė vdekur. Ishin tre djem tė rinj qė i tėrhoqėn zvarrė pas njė karroje dhe i pėrplasėn te Sheshi i Flamurit. Qe njė pamje qė do ta shqetėsojė pėr tėrė jetėn.

    1956 I plas njė granatė e vjetėr lufte dhe i copėton duar dhe kėmbėt. Mjeku kirurg e ēon nė sallė qė t’ia presė. Ngul kėmbė nėna, Memja: “Mė mirė tė vdesė se sa tė mbetet cung”. Gjymtyrėt i ngjiten pėrsėri me mjekime popullore tė njė plaku ēam. Qė atėherė i shikon kėmbėt si diēka e shenjtė dhe do t’i pėrdorė gjithnjė edhe pėr udhėtime tė gjata.

    1960 Arrestohet papritur babai, nė moshėn 57-vjeēare, pėr “gojė tė lėshuar dhe pakujdesi nė detyrė”.

    1961 Pėr tė ndihmuar nė gjendjen e mjeruar ekonomike, hyn nė verė nė punė sezonale nė Kombinatin e Konservave. Sėmuret rėndė dhe shpėton mrekullisht nga vdekja. Kalon njė vit nė Sanatoriumin e Vlorės, ku u pėrkujdes mjeku zemėrflori me origjinė greke, Vlash Ēili. Ai vit ėshtė vendimtar pėr lidhjen e tij me letėrsinė. Ndikoi sidomos njohja me Lasgush Poradecin dhe piktorin Fatos Nivica, xhaxhanė e kėngėtares Ema Qazimi.

    1963 Dashurohet marrėzisht me Anėn, Noēen e mrekullueshme, dhe pėrjeton dashurinė e tij tė madhe tė jetės.

    1963 Mbaron shkėlqyeshėm gjimnazin dhe i del e drejta e studimit pėr nė Fakultetin Histori-Filologji, dega gjuhė-letėrsi shqipe. Njihet me Xhevahir Spahiun te lista e lajmėrimeve e shpallur te ish arka e kursimeve. Fillon qė aty njė miqėsi e madhe vėllazėrore qė do tė zgjasė gjithė jetėn. E mban ekonomikisht vėllai, Gafuri, pėr tė cilin ėshtė krenar dhe uron qė tė gjithė tė kenė njė vėlla tė tillė.

    1963 Nė auditor gjeti ata qė do tė bėheshin ndėr emrat e njohur tė letrave shqipe. Janė mbi tridhjetė shkrimtarė, studiues dhe gazetarė, (disa ndėr mė tė shquarit e letrave shqipe), qė nga poetėt e shkrimtarėt: Koēi Petriti, Xhevahir Spahiu, Ndoc Papleka, Faik Ballanca, Koēo Kosta, Nasi Lera, Gaqo Bushaka, Halil Laze, Pandeli Koēi, kosovarėt Adem Istrefi, Sulejman Krasniqi, Ymer Lugalliu, minoritari grek Foto Qiriazati; gjer te gazetarė e studiues si Spiro Dede, Seit Mansaku, Ilia Lėngu, Shaban Murati, Niko Dako, Fisnik Sina, Thoma Qėndro, Agim Korbi, pėrkthyesi nga gjermanishtja Aristidh Ristani, apo Kozeta Mamaqi, Tatjana Buda (Haxhimihali), Sami Ēabej, Vera Lohja (Ibrahimi), Hilmi Picoka, etj.... Pedagogėt e kohės ishin ndėr mė tė shquarit. Mori leksione nga Eqerem Ēabej, Selman Riza, Mahir Domi, Shaban Demiri, Jakov Xoxa, Myzafer Xhaxhiu, Mark Gurakuqi, Alfred Uēi, Fatos Arapi, Nexhip Gami, Androkli Kostallari, Koēo Bihiku, Zihni Sako, Jani Thomai, Anastas Dodi, Ziaudin Kodra, Stefan Prifti, Henrik Lacaj, Nonda Bulka, Petro Lalaj, etj.

    1963 Nė Tetor boton pėr herė tė parė poezi nė revistėn “Nėntori” sė bashku me Dalan Luzajn, djalin e profesorit tė arratisur, Isuf Luzaj dhe Xhevahir Spahiun. Boton edhe te “Zėri i Rinisė”.

    1964 Pas botimeve tė atij viti bėhet emėr i njohur dhe pranohet nė Lidhjen e Shkrimtarėve tė Shqipėrisė. E thėrret vetė kryetari i atėhershėm, eruditi i respektuar Dhimitėr Shuteriqi.

    1965 Ndėrmerr njė udhėtim nė kėmbė, duke u nisur nga malėsia e Tiranės, ajo e Krujės, e Matit e deri nė malin Munellės tė Pukės, prej nga shikon pothuaj gjithė Shqipėrinė.

    1966 Fiton ēmimin e parė nė njė konkurs mbarėuniversitar me temė pėr Mjedėn.

    1967 Mbaron studimet me sukses, boton edhe librin e parė me poezi, kritika e rendit nė poetėt mė tė mirė tė vendit. Pėr emėrimin e tij shprehet Fatos Arapi nė librin me kujtime, se si u interesuan sėbashku me studiuesin Dalan Shapllo, qė tė emėrohej nė gazetėn e Lidhjes sė Shkrimtarėve, “Drita”, gjė qė u pengua nga biografia, babai i tij kishte dalė nga burgu njė vit para se ai tė nisej student. Kurse xhaxhai kishte qenė i dėnuar me vdekje. Nė kėtė pengim mori pjesė edhe shkrimtari Shevqet Musarai. U emėrua nė fshatin Rexhepaj tė Vlorės. Shefi i Seksionit tė Arsimit nuk ia jep shkresėn e emėrimit nė dorė, as e uron, por ia hedh pėrdhe. Drejtuesit e fshatit e stigmatizojnė pėrditė: “Ē’ke bėrė more ditėzi, qė tė kanė internuar kėtu mes baltrave, ndėrsa vjershat t’i kėndojnė gjithnjė nė radio”... Udhėton pėrditė nė kėmbė duke pėrshkuar dy herė nga 35 kilometra, pasi nė fshat nuk kishte strehim.

    1968 Pėrfshihet nė “Antologji pėr Skėnderbeun”.

    1969 Fillon punė nė Shtėpinė e Kulturės, Vlorė, gjithnjė me emėrim nė fshat.

    1970 Pėrfshihet nė Antologjinė “Vargje tė zgjedhura”, me poetėt mė tė mirė tė kohės. Antologjia botohet nė disa gjuhė.

    1970 Pėrfshihet nė “Antologji e letėrsisė pėr shkollat e mesme”, tekst mėsimor.

    1971 Martohet me Noēen, duke kurorėzuar dashurinė e tij shumėvjeēare.

    1971 Lindet fėmija e parė, Dasantila, qė ua zbukuron jetėn. Fiton Ēmimin e Dytė nė Konkursin Kombėtar me librin “Tregime pėr fėmijė”.

    1973 Shoku i kursit universitar, mik i tij dhe redaktor nė SH B Naim Frashėri, Pandeli Koēi, e paralajmėron pėr stuhinė e egėr qė do tė shfryjė mbi letėrsinė dhe artet. Tėrheq tre libra tė gatshėm pėr botim: romanin “Shpėrthimi”, vėllimin poetik “Vazhdimėsi” dhe tregimet pėr fėmijė. Tė tre librat i asgjėson.

    1974 Nė mbledhje tė posaēme, organizuar nga partia nė rreth dhe disa kolegė shkrimtarė mediokėr, kritikohet ashpėr duke e cilėsuar poet hermetik, shkrimtar borgjezo-revizionist. Dritėro Agolli, atėherė kryetar, ndėrhyn duke e mbrojtur. Shpėton me vėrejtje tė ashpėr paralajmėruese.

    1975 Lind djali, Andi, me tė cilin nė tė ardhmen do tė bėhet shok dhe koleg nė letėrsi.

    1976 Kritikohet pėrsėri ashpėr pėr dramėn “Vite tė vėshtira”, duke u lakuar deri pėr arrestim.

    1977 Hyn nė mėnyrė tė paligjshme nė njė kabinė plazhi, pasi me familjen e tij prej katėr vetėsh jeton nė njė kthinė tė vogėl pa ujė e pa banjė. Policia vjen shpesh herė ta nxjerrė jashtė. E ndihmon Sekretari i Partisė, Viron Kona, njeri i shkėlqyer, i cili i qėndron afėr si njė vėlla i vogėl.

    1978 Shkruan dhe vė nė skenėn e Vlorės dramėn “Shqipet e Stėrrallėzės”. E shikon shfaqjen ish drejtori i Televizionit, Marash Hajati, i cili e quan tė gabuar dhe shumė tė rrezikshme. Dramėn e kėrkon anėtari i Byrosė Politike tė PPSH, Manush Myftiu. Pas tre muajsh nė ankthin e persekutimit, vjen njė pėrgjigje e papėrcaktuar: “Drama tė hiqet nga repertori”. Pėrsėri merr paralajmėrim tė rėndė.

    1983 Sėbashku me muzikantin Haxhi Dalipi dhe regjisorin Besnik Aliaj u bien kryq e tėrthor fshatrave tė Vlorės dhe krijojnė grupin pėrfaqėsues pėr Festivalin Folklorik tė Gjirokastrės, duke sjellė nė dritė kryeveprat folklorike tė njohura sot nga tė gjithė. Kėtė gjė bėnė edhe nė vitin 1988. Boton vėllimin poetik “Tokė e pagjumė” i cili vlerėsohet me ēmimin kombėtar “Libri mė i mirė poetik i Vitit” Dekorohet me Urdhėrin Naim Frashėri”.

    1984 Nė diskutimin e bėrė nė Vlorė pėr librin e vlerėsuar, nė vend tė fjalėve tė mira, kritikohet nga kolegėt dhe kuadro tė partisė: pėrse ky libėr doli gjashtėmbėdhjetė vjet pas tė parit?

    1990 Jeton nga afėr demonstratat e studentėve. Ėshtė dhjetė ditė pranė Dasantilės studente dhe nipave, Benit e Enielit. Pėrjeton nga afėr pėrpjekjet dhe sakrificat e studentėve pėr kalimin e Shqipėrisė nė shtet kapitalist demokratik.

    1991 I vėllai, Gafuri, zgjidhet deputet dhe i siguron njė vizė pėr nė Greqi. Udhėton pėr pak ditė sėbashku me Andin. Pikėllohet shumė kur shikon se sa tė varfėr e ka lėnė komunizmi vendin e tij.

    1992 Sėbashku me poetin ēam Xhemil Lato del nė treg nė rrugė, sepse me pagėn e vogėl nuk mund tė pėrballojė mbajtjen e vajzės studente dhe tė djalit nė liceun artistik tė pikturės. Kėtė punė e kryen deri mė 1994, kur fėmijėt mbarojnė shkollėn.

    1994 Nė korrik tė kėtij vit, sėbashku me dy fėmijėt kalon ilegalisht kufirin e Greqisė. Ana ka shkuar gjashtė muaj mė parė dhe ka zėnė punė nė Kallamatė. Mė pas shkojnė nė Piré e mė vonė vendosen nė P. Faliro, ku banojnė edhe sot.

    1996 Noēja operohet papritur duke hequr njėrin gjoks. Fillon njė periudhė e gjatė ankthi, kur merr vesh se gruaja e mrekullueshme njė ditė do tė largohet prej tij dhe fėmijėve.

    1997 Nė kėtė vit tė trazirave tė mėdha i dėmtohet shtėpia nė Vlorė, i asgjėsohet biblioteka shumė e pasur, si edhe pothuaj tė gjitha dorėshkrimet e deriatėhershme, si dhe arkivi dokumentar pėr botimet qė kishte bėrė dhe vlerėsimet pėr letėrsinė e tij.

    1999 Bėhet nismėtar i “Klubit Drita”. Me kėrkesė tė Nase Janit, i panjohur atėherė, takohen. Gjatė takimit i propozon Nases tė krijojnė shoqatėn e shkrimtarėve “Klubi Drita”, gjė qė realizohet dhe Nasja edhe sot vazhdon tė jetė kryetar. Ky takim ėshtė i filmuar nga Andi, i cili atė ditė e kishte kamerėn rastėsisht me vete, pasi do tė xhironte nė kopshtin botanik tė Athinės. Me ndihmėn e ēmuar tė TOENA-s botojnė dy antologji, prozė dhe poezi mė 2001.

    2004 Fillon tė mbajė njė faqe letrare te “Gazeta e Athinės”, ku boton letėrsi nga Shqipėri, Kosova, diaspora, si dhe nga e gjithė bota.

    2004 Njihet me Akademikun erudit Kopi Kyēyku dhe tė birin, shkrimtarin e shkėlqyer Dr. Ardian-Christian Kyēyku. Boton rregullisht nė revistėn e tyre europiane HAEMUS. Boton rregullisht edhe nė shtypin e Shqipėrisė, si dhe nė Kosovė e diasporė.

    2005 Pas nėntė vjet pėrpjekjesh e mjekimesh, mė nė fund Noēja dorėzohet mė 29 Maj. Ikėn pėrgjithnjė ajo qė edhe disa muaj para se tė mbyllte sytė e lodhur, nuk e la punėn, shakatė dhe optimizmin pėr jetėn. As ai, as edhe vajza nuk kishin leje pėr tė udhėtuar. E ēojnė nė Vlorė sėbashku me Andin, ku i bėnė nderet e fundit. E ndihmon pėr t’u kthyer nė Greqi Bashkim Zeneli, ambasador dhe Andi Mahilaj, konsull. U ėshtė mirėnjohės pėr tėrė jetėn.

    2008 Bėn gati librin me pėrzgjedhje poetike tė 45 viteve krijimtari, romanin “Kukullat e pyllit”, si dhe njė pėrzgjedhje me poezi nga poeti grek Sakturi, pėrkthyer nga Andi dhe ai. Ndėrkohė, qė pas vitit 2000 ka botuar disa libra e antologji letrare.

    2010 Bashkė me tė birin Andin vendosen pėrfundimisht nė atdhe, Vlorė, pas njė periudhe tė gjatė (16 vjeēare) nė Greqi.

    KRIJIMTARIA E HIQMET MEĒAJ


    Poezi:


    NISJA- 1967

    DITĖ PRANVERE- (Poezi pėr fėmijė)- 1969

    TOKĖ E PAGJUMĖ- 1983

    TE JU TROKAS- 1988

    VETVRASJA E QIRINJVE- 2000

    KUJTESĖ E SHPIKUR- 2003 (Botim personal nė pak kopje)

    KUJTESĖ E SHPIKUR, poezi tė zgjedhura - Toena, 2009


    Ėshtė i pėrfshirė nė antologjitė poetike:


    ANTOLOGJI PĖR SKĖNDERBEUN- 1968

    VARGJE TĖ ZGJEDHURA ( nė disa gjuhė tė huaja)- 1970

    ANTOLOGJI E SHKOLLAVE TĖ MESME- 1970

    PORTAT E HARRESĖS- antologji e poetėve nga Shqipėria qė ndodhen nė Greqi)- 2001

    QIEJT E SHPIRTIT (antologji e poetėve nga Shqipėria qė ndodhen nė Greqi)- 2006

    ANTOLOGJI E POETĖVE TĖ VLORĖS (shqip dhe italisht)- 2004

    SHTĖPIA E DIELLIT DHE E DETIT...(antologji poetike pėr Vlorėn)- 2007

    SINUCIDEREA LUMĀNĆRILOR (VETVRASJA E QIRINJVE), antologji autori, zgjodhi, pėrktheu dhe botoi nė rumanisht Kopi Kyēyku- 2008


    Prozė:


    KUKULLAT E PYLLIT- roman (botim personal)- 2003

    PĖR ASKUND- tregime (botim personal)- 2003

    ĒIKPAKU- roman pėr fėmijė (botim personal)- 2003

    KUKULLAT E PYLLIT - roman *botimet Toena, 2009)

    ĒIKPAKU - roman pėr fėmijė (botimet Extra, 2007)

    ĒIKPAKU - roman pėr fėmijė (botimet Mėsonjėtorja, 2009)

    "ZINXHIRI I ANKTHEVE" libėr intervistė, bashkautor me Akademikun KOPI KYĒYKU si intervistues- 2006, 2008


    Ėshtė i pėrfshirė nė antologjitė e prozės:


    FRUMUCETEA CARE UCIDE (BUKURIA QE VRET)-Bukuresht, 2006, me bashkautorė: Faik Konica, Ernest Koliqi, Mitrush Kuteli, Lasgush Poradeci, Migjeni, Martin Camaj, Anton Pashku, pėrkthyer dhe botuar nė rumanisht nga Kopi Kyēyku.

    SHTĖPIA MBI RROTA, 2001 (antologji nė prozė e shkrimtarėve nga Shqipėria qė ndodhen nė Greqi) MASKA E DITĖS", (antologji nė prozė e shkrimtarėve nga Shqipėria qė ndodhen nė Greqi), 2006

    TREGIME TĖ ZGJEDHURA TĖ AUTORĖVE VLONJATĖ- 2006 Ėshtė bashkėformulues i antologjive

    SHTĖPIA MBI RROTA dhe PORTAT E HARRĖS, si dhe redaktor i antologjive QIEJT E SHPIRTIT dhe MASKA E DITĖS.

    Ka botuar dhe boton rregullisht nė shtypin shqip nė Shqipėri, Kosovė dhe diasporė. Boton rregullisht nė revistėn HAEMUS tė Kopi e Ardian-Christian Kyēykut nė Rumani. Prej dhjetorit tė 2004-ės - deri mė shkurt tė 2009-tės mbajtėn bashkė me tė birin, Andin, njė faqe te “Gazeta e Athinės”, ku u botua letėrsi nga Shqipėria, Kosova, diaspora dhe Bota.

    Hiqmet Meēaj - foto
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Askusho : 06-09-2012 mė 14:34

  5. #15

    Poezi e recituar

    Poezia: "Fytyra vdiq", e Hiqmet Meēajt, pėrgatitur dhe recituar nga Gentjan Banaj nė emisionin "Poeticum", TV Apollon, Fier 2011.


  6. #16

    Nga Dr. Ardian-Christian Kyēyku

    Njė roman i jashtė zakonshėm
    KUKULLAT E PYLLIT
    i Hiqmet Meēajt



    Katėr dhjetėvjetėsha mė parė, njė poet i ri nga Vlora debutonte fuqishėm duke tejēuar pėrshtypjen se i kishte tė gjitha shanset tė ngjizte njė emėr vendimtar nė poezinė shqipe. Kanonet e realizmit socialist dhe sjellja gjithnjė e dyshimtė e kolegėve duket se u rropatėn t’ia shuanin yllin, por s’ia dolėn mbanė. Poeti dhe prozatori Hiqmet Meēaj ėshtė sot njė nga shkrimtarėt mė tė mėdhenj tė letrave shqipe.
    Ka pasur njė jetė nė pėrputhje me dhuntinė (hirin) qė i ėshtė falur. Ka qenė vite me radhė mėsues nė fshat, ka njohur vuajtjet e mėrgimit dhe ka shkruar pa zhurmė e bujė (shembullore) libra mrekullues siē ėshtė “Kukullat e pyllit”.
    Romani ka pasur tashmė dy botime dhe ėshtė pritur shkėlqyer nga kritika e specializuar dhe nga lexuesit e zgjedhur. Pas leximit tė kėtij romani gjithkush mund tė kuptojė se nuk kemi tė bėjmė as pėr nga larg me njė autor tė sensacioneve apo me ndonjė nga ata shkrimtarė qė “shpėrthejnė” me vonesė. Proza shqipe ka pasur e ka probleme vetėm nga pikėpamja e mediatizimit tė saj nė botė, jo nė thelb. E gjithė krijimtaria e Meēajt ėshtė njė dėshmi se arti i vėrtetė mund tė bėhet edhe nėn diktaturė, edhe nėn demokraci, nė hapėsirėn amtare apo nė atė tė njerkave.
    Me njė stil tė thjeshtė e rrjedhimisht tė thellė, “Kukullat e pyllit” ofrojnė njė krejt tjetėr histori tė botės shqiptare (nė kuptimin: tė patrajtuar mė parė nga letėrsia), por edhe tė qėnies njerėzore nė pėrgjithėsi e qė gjendet nė njė krizė tė rėndė identiteti. Protagonisti, shkrimtar i ri dhe antar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė, dėrgohet mėsues nė njė fshat qė s’gjendet nė asnjė hartė. Realizmi i skenave dhe i dialogjeve pėrcjell njė pėrvojė autobiografike. Gjendur nė njėfarė kapsule tė kohės dhe tė Kohėrave, Admeti (kėshtu quhet personazhi kryesor) para-, ri- dhe -jeton historinė e njeriut pasmodern nė njė qosh tė Ballkanit, vend ku farat e kėqia, tė egra, luftojnė kundėr farave tė mira, duke iu rrėmbyer , mė nė fund, jetėn dhe tė ardhmen.
    Nė roman ēdo ngjarje edhe ndodh, edhe nuk ndodh. Gjithēka ėshtė e mundur, dhe kjo e mundur zėvendėson me kohė ngjarjet, duke krijuar njė univers tė sė mundshmes shkatėrrimtare.
    Meēaj e ka shkruar romanin sipas parimeve tė rrymės letrare tė quajtur mikrobotizėm, tė cilėn e ka lansuar i pari.
    Origjinal nė stil e nė meditimet filozofike mbi jetėn dhe individin, autori pasuron me kėtė roman tė jashtėzakonshėm e qė s’mund tė tregohet, thesarin e letėrsisė ballkanike.

    Miku i Shqiptarit, viti IV, nr. 39-40,
    janar-shkurt 2005, faqja 28, Bukuresht.
    Tekst nė gjuhėn rumune
    -------------------------------
    Shprehje e papėrkthyeshme, ka kuptimin: sipas talentit, edhe vuajtjet.
    Sėrish shprehje e papėrkthyeshme. Ka kuptimin: nė njė diskrecion qė duhet marrė shembull.
    Ka edhe kuptimin: vjedhur.





    Njė roman pėr farat pa emėr
    (Disa mendime mbi romanin "Kukullat e pyllit" tė Hiqmet Meēajt, Shtėpia Botuese Triptik, 2003, botim i dytė, 189 faqe, ISBN: 99927-854-4-6)



    Dalje
    Nė botėn ballkanase tė letrave, numuri i atyre qė trumbetojnė vdekjen e kahershme tė romanit, shterjen dhe shfuqizimin e tij, ėshtė pothuajse i barabartė me numurin e atyre qė besojnė nė triumfin e tij tė ngadaltė e tė pashmangshėm. Mes ēudirave qė ka sjellė sindromi (pėr tė mos thėnė: vesi) i integrimit, mes dyndjes sė tė paftuarve qė gėzojnė Pavdekėsinė me botime luksoze, promovime, ēmime dhe pėrkthime nė gjuhė tė qarkullimit ndėrkombėtar, shquhen qartė shkrimtarėt qė s’rreshtin sė botuari, - pėr tė bindur veten dhe tė tjerėt se nuk janė shterur, - shkrimtarėt qė botojnė pėr tė mos u vakur mė tej me ndonjė veprimtari tjetėr, si dhe autorė tė pėrkushtuar, qė lexohen pak (ndofta ngaqė nuk shiten aspak).
    Ėshtė njė stėrmundim qė prek majat e idealizmit tė kulluar tė shkruash njė roman nė gjuhėn shqipe, ku tre nė dy vetė merren me letėrsi dhe ku mjegullimi i sistemit tė vlerave sajon e pluhuros hierarki shpesh absurde dhe tragjike. Vlera e mirėfilltė e njė vepre letrare peshohet me mjetet e shitblerjes, ashtu siē mund tė caktohej vlera e njė pikture nga pesha e ngjyrave qė janė pėrdorur, apo nga numuri i qimeve tė penelave, teksa kapitja e lexuesit, vėmendja e tij e ēoroditur nga hallet e pėrditshme, shihet si pėrqindje pėrjetėsie e librave tė shkruar fundekrye nė harmoni me tezat zhdanoviste. Idhujtaria nuk e ka pėr gjė tė shohė nė rėnien e pėrgjithshme shpirtėrore ngadhnjimin e njė letėrsie tejet tokėsore, ateiste (gjoja laike, botėrore, e lirė dhe e pavarur), qė e bind lexuesin se universi kaq ėshtė, dy-tri dashuriēka, ca komplote nė terrin e historisė, ndonjė frikėzė e fshehtė, ndonjė pėrpushje, pickim, kafshim gjinjsh, ndonjė ndarje dhe vaje tė kallura nė tesha postmoderniste, servirur nė njė shqipe tė ēartur nga barbarizmat dhe qė synon tė paraqitet si mėmė e ardhmėrisė.
    Fatmirėsisht ka edhe shkrimtarė qė ia kanė dalė mbanė tė ngrihen mbi vetveten e detyruar dhe tė bjenė nė dorėn e bekuar tė servantizmit (term i imi), domethėnė: tė krijojnė vepra befasuese nė njė moshė tė nderuar. Rasti i Hiqmet Meēajt[1] nuk mund tė pėrfshihet kėtu, nėse lexuesi cilėsor ka ndjekur me vėmendje ecurinė e poezisė dhe tė prozės sė shkurtėr tė kėtij autori.
    Njėra nga meritat e mėdha tė romanit «Kukullat e pyllit» lidhet edhe me kohėn: pamundėsia e plotė pėr tė gjetur moshėn e autorit. Menēuria e kėtij tė fundit, lehtėsia me tė cilėn e sundon nga rrėnjėt lėndėn artistike, rrjedhja e fjalės nga lėnda (jeta) drejt letėrsisė (rikrijimit tė realitetit) zėvendėsojnė moshėn dhe tiparet vetjake tė autorit, duke arritur atė qė vetėm talenti i lindur mund ta ketė: fuqinė prapavepruese. Asnjėherė nuk ėshtė vonė qė njė vepėr arti tė botohet shumė vite mė vonė se tė tjerat dhe tė jetė pararendėsja e tyre. Duhet shtuar se romani «Kukullat e pyllit» nuk ka ende njė pararendės, tė paktėn nė letrat shqipe. Autori ka dalė tė bėjė art pa fund me mund magjie e jo magji, e as tė ndreqė dynjanė, sepse, si ēdo shkrimtar i mirėfilltė, njeh po aq mirė sa jetėn edhe kufijtė e vetvetes.


    Pėrroi dhe psikika e ngjarjeve
    Kulti i historisė sė ngarkuar, tė koklavitur, plot shembje, intriga, vrazhdėsi e absurd, merr nė romanin “Kukullat e pyllit” njė goditje tė merituar. Ngjarjet nuk rrjedhin nga e majta nė tė djathtė, nga lart poshtė, ose anasjelltas, por nga njė bėrthamė gati e padukshme, si spermatozoid[2] qė turret tė bėhet vdekatar, tė plaket e tė shuhet sa mė shpejt. Autori heq dorė me vetėdije nga qindra efektet dhe hiperbolat qė ofron realiteti ballkanik, zgjedh rrugėn mė tė mundimshme, atė tė thjeshtėsisė sė parme, dhe ndeshet me kohėn. Qarkullojnė mjaft pėrcaktime tė kohės, qoftė nė letėrsi, qoftė nė filozofi. Hiqmet Meēaj e shqyrton kohėn edhe nė esenė qė shoqėron romanin dhe qė synon tė japė njė ide rreth rrymės tė cilėn ai e emėrton «mikrobotizėm». Bindjet e modernistėve dhe tė pasmodernistėve duken sot njėfarėsoj tė tejkaluara, ose jo fort kėnaqėse. Pėrgjigjet e viganėve tė shpirtėrimit ngrihen mbi to fare natyrshėm dhe na ndihmojnė qė ta shohim shumė qartė letėrsinė dhe jetėn e sotme. Kur mė pyet ē’ėshtė koha, nuk di tė tė pėrgjigjem, thoshte Shėn Agustini. Kurse, kur nuk mė pyet, di tė tė them ē’ėshtė koha. Para, gjatė dhe pas fjalėve tė Shėn Agustinit, rridhte kohė, dhe kjo ėshtė e vetmja pėrgjigje e mundshme. Koha ėshtė parė edhe si rrjedhje e sendeve dhe e qėnieve nė hapėsirė, por eshtė parė edhe si hapėsirė mes ftesės sė Hyut dhe pėrgjigjes po, ose jo, tė njeriut (i ftuari). Nė romanin «Kukullat e pyllit» Hiqmet Meēaj i mbėshtet tėrthorazi pėrfytyrimet e mėsipėrme, por me mjete vetėm letrare. Ai shprehet mes rreshtash se qėnia njerėzore nuk ėshtė njė e vetme, por njė shumė qėniesh tė cilat i bart nė vete, i takon, i njeh, i jeton gjatė jetės, dhe vdes nė hipostazėn e njėrės prej tyre. Autori nuk e pėrjashton mundėsinė qė copėzimi i qėnies dhe dallimet mes njėrit copėzim dhe tė tjerėve tė jenė njė gjetje e modernistėve pėr ta bėrė realitetin mė tė pranueshėm.


    Njė pamje e re e vėllavrasjes
    Romani sjell njė pamje krejt vetjake tė botės shqiptare dhe evropiane, pėrtej legjendave tė shpikura dhe maktheve tė dalė boje. Romani ka jetė - dhe kjo jetė ėshtė e rėndomtė, e mrekullueshme, e paparashikueshme, shkatėrrimtare, shajnitėse, si tė gjitha qėniet dhe gjėrat qė s’kthehen mė. Njė poet i ri (Admeti), caktohet tė punojė nė fshatin Kajat, detyrohet tė ndahet nga e dashura, dhe shkon nė njė hapėsirė qė nuk gjendet nė asnjė hartė e ku mezi e presin ta bėjnė pijanec e puthador. Aty “asgjė s’kishte ndryshuar qė nga koha e pellazgėve, vetėm se trupat e njerėzve qenė zvogėluar, truri qe bėrė sa i pulės, kurse kėndezėt kėndonin njėlloj dhe thoshin se vezėt i bėnin ata»(f. 44). Nė klishetė jetėgjata tė realizmit socialist, poeti i ri do tė kish zbuluar Parajsėn e krijimit gju(hė) mė gju(hė) me popullin, njerėz tė thjeshtė plot mirėsi, dėshirėn e pafundme pėr punė, duar e kokė me kallo, besnikėri tė pėrjetshme ndaj Parti(ve)sė etj. Admeti nuk e ka kėtė fat. Ai zgjohet mes njė bote qė ka njė krejt tjetėr lloj pasurie: pasurinė e sė pakthyeshmes. Kajati gjallon nė histori e gjeografi sipas ligjeve tė farave qė e sundojnė, ndonėse syrit tė ardhur nga tjetėrkund, arkeologut enigmatik Xhuzepe, nuk i shpėton e vėrteta se “Po ta dinit sa popuj e sa ushtri kanė kaluar kėtej, nėpėr kėta male, sa gjuhė tė huaja janė dėgjuar tė fliten, atėherė do tė ndjeheshit vėrtet tė mburrur, qė kėta kėtu (tregon kafkat e shqiptarėve tė lashtė – sh. im) fituan mbi tė gjitha kėto gjuhė” (f. 52). Pasi merr nga Kajati kafka, stolķ e plot sende tė ēmuara, qė fshatarėve u duken ēinglamingla, Xhuzepja dėrgon nė hapėsirėn nga e cila vjen edhe material jetik, farė tė zgjedhur, ēunakun Shaho. Ėshtė e lehtė tė pėrfytyrohet shpirtėrimi i Kajatit pasi farat e mira shkulen e mbillen nė truall tė huaj, tė largėt, nga ku disa kthehen dhunshėm e nga ku tė tjerat, qė kanė gjetur vetveten, nuk do tė duan tė kthehen mė. Vijnė kohėra, gjatė tė cilave, siē shprehet me tė drejtė hoxha i fshatit, vėllai duhet tė ruhet nga vėllai.
    Romani rimerr nga njė tjetėr kah parabolėn e krishterė tė martirizimit, trajtuar edhe nga Dostojevski, Gide apo tė tjerė. Vetėm kur kokrra e grurit vdes, ajo jep shumė fryt. Po nuk vdiq… Nė romanin e Hiqmet Meēajt kokrra e grurit ėshtė farė pa emėr. Ėshtė farė e keqe dhe farė e mirė. Farat janė lindur qė tė ndeshen pėr jetė a vdekje. Fara pėr farėn ėshtė vdekje. Sipas autorit, “fara qė u kultivua mirė, po tė kthehet e tė ndrydhet nė ambjentin e parė, domethėnė tė egėr, e ka tė vėshtirė tė rrojė, tė zhvillohet, kurse ajo qė u rrit nė ambjentin e parė, domethėnė nė gjendje tė egėr, megjithėse i afrohet gjithnjė e mė shumė egėrsisė, jeton pėrbukuri” (f. 49).
    Farat mishėrohen nga dy kushėrinjtė e parė, Shahoja dhe Baxhoja. I pari del nga hapėsira e egėr, jeton ngadhnjimin e vet nė hapėsirėn e lirė dhe frytėzuese tė Perėndimit, pastaj firmos njė peticion si shumė tė rinj tė kohės, dhe sos nė truallin e parė, kur binjaku i dikurshėm shpirtėror, Baxhoja, pasi ka kaptuar me guxim shkallėt e tė qėnit kusar, pushkatar, partizan pa din e pa iman, komunist i thekur etj, ėshtė shndėrruar nė pushtetarin e pėrjetshėm tė hapėsirės. Shahoja u qe pėrkushtuar bimėve, insekteve dhe gjenetikės, nuk e kishte haberin nė punėt e njerėzisė, kurse Baxhoja as qė donte t’ia dinte pėr arritjet e gjenetikės, pėr thellinat e ndritshme apo tė frikshme tė filozofisė. Ai ka pushtetin dhe, kur ke pushtetin, bindesh se ke pushtet mbi vetė pavdekėsinė. Ē’peshė mund tė ngrejė filozofia, dhembjet e dashurisė sė vrarė, e pamundėsisė pėr tė dėshmuar se nuk je kukull, por qėnie e gjallė, e shkatėrrueshme nga gjithkush e nga gjithēka, ndonėse e pavdekshme nė thelb?!


    Makthi
    Duke zbuluar mjeshtėrisht lidhjet e brendshme tė librit, njėri nga kapitujt e romanit pėrfundon me shenjėn “:”, kurse njė tjetėr (f. 68) pėrbėhet vetėm nga njė fjali: «Tė gjitha kėto kishin ndodhur, apo do tė ndodhnin?». Lexuesi ftohet nė ankthin mė mizor qė pėrjetuan shqiptarėt gjatė gjysmėshekullit tė kuq. Ankthi i atyre qė mund tė ndodhnin, qė ishin tė gjitha tė pėrbindshme dhe qė, pėr fat tė keq, pasi ndodhnin apo jo, duke fituar forcėn e errėt tė makthit, rrėnonin e drobitnin me tė njėjtėn egėrsi. «Por plaku Shaho, thotė autori, qė nga ajo natė nisi tė plakej ēdo ditė e mė tepėr, tė zbardhej nė fytyrė e tė kėrrusej nė trup, megjithėse Admeti qe i bindur se atė natė nuk u tha gjė qė ta rėndonte, sepse ajo natė nuk kishte ndodhur» (f. 143). Bjerrja e farės sė mirė ndodh pas njė nate qė mund tė quhet e pranimit dhe e faljes sė madhe. Natė kur Shahoja pranon se, gjatė gjithė jetės, ėshtė mbajtur njė grimė larg shkatėrrimit pėrfundimtar pikėrisht nga fara e mbrapshtė, Baxhoja. Ai ia fal ish-kusarit tė gjitha, jo vetėm sepse nuk ka mjete pėr tė mos falur, jo vetėm se, si qėnie e zgjdhur, ėshtė ngjizur tė zbatojė parimin kuranik «Mėshira Ime ia kalon hidhėrimit Tim», por edhe sepse tashmė dhe parreshtur ėshtė njė njeri krejt tjetėr. Njė njeri qė dyshon pėrnjimend nėse ka qenė ndonjėherė i ri, jashtė shtetit, i dashuruar me njė tė huaj tė mrekullueshme, dishepull i njė profesori qė nderohet mė vonė me Ēmimin Nobel, i lirė e sidomos krejt i pavarur nga mėshira e Baxhos. «Ishin vite tė lumtura, mbushur me suksese e dashuri verbuese, prandaj i picėrronte sytė nė tė gjitha pozat»(f. 167).


    Ishin!
    Vargu i tjetėrsimeve, qė, me sa duket, mund tė mbyllen (pó pėr-kohėsisht) vetėm me vdekjen e njeriut, pėrfaqėson kredon filozofike tė autorit. Shpėrbėrja e qėnies, dyzimi, trizimi a shumė-zimi i saj nė hapėsirė, por sidomos nė kohė, shprehet dhimbshėm nė mbyllje tė romanit. «Edhe ato shėnimet qė grisa e i flaka nė zjarr, thotė Shahoja, nuk kanė lidhje fare me mua plakun, por mė atė, tė riun[3], qė vazhdoj ta mbaj brenda vetes sime, t’i ndjej ēdo ditė dhimbjet, rėnkimet e pėrpėlitjet» (f. 178).


    (Sh)qytetėrimi
    Pjella e farės sė keqe, nė njė pikė kulmore tė romanit, plagos pėr vdekje (burrėrie) pjellėn e farės sė mirė. Djali i Shahos nuk arrin tė bėjė mė fėmijė, sepse thika e Billit, djalit tė pagjak tė Baxhos, ia pret kėtė dhunti. Kuptohet tė kujt janė tė katėr nipėrit e farės sė mirė. Lexuesi ndjen nė eshtėr se kjo ngjarje jo vetėm mund tė jetė e vėrtetė, por edhe se nuk ėshtė skaji i mbramė ku mund tė arrijė kafshėria e njeriut tė kohės sonė. Dhuna ėshtė e pranishme nė ēdo faqe tė romanit, e pėrcjellė me qetėsi dhe gjithėkuptim shpirtėror – mbase bindje se vetėm gjithėkuptimi do tė mund ta mposhtė gjithė kėtė mallkim tė zi. Nėnės i vritet burri dhe djali dhe i jepet kurajo djallėzisht me njė «Ki kujdes tjetrin!» (f. 127). Mirpo terrori, nė mėnyrė krejt tė natyrshme, ka nisur e vazhdon tė hajė edhe pjellat e veta. Roja qė i caktohet Admetit, haf(h)ija e kudondodhur, me tė cilin, falė bashkėjetesės sė detyruar, i pėrndjekuri gati ze miqėsi, dėrgohet Alpeve tė lavdishme tė Shqipėrisė dhe nis tė vrasė burra e tė ēnderojė gra, derisa njė plumb ia hap syēkėn e tretė nė zverk dhe i zgjon Admetit njė mendim shkundullues. Po ta kishin lėnė tė mė ruante mua, thotė, ndoshta do tė rronte e do tė bėhej njeri i mirė» (f. 121).
    Disa nga pasardhėsit e farės sė egėr provojnė heraherės ndonjė kafshim ndėrgjegjeje, por nuk dalin dot e as qė duan vėrtet tė dalin nga vetvetja. Mbesa e Baxhos bijėsohet prej njė ambasadori komunist, bredh e kėndellet jashtė shtetit, dhe qė atje sjell si trofé pėr Kajatin dhe atdheun nė pėrgjithėsi, si paradhėnie pėr tranzicionin, njė kuti tė babėzitur Pandore. Sa mirė ėshtė tė drogohesh atje larg, mes tė panjohurish, me djersėn dhe gjakun e barbarėve, qė s’i njohin virtytet e hashashit e as mrekullitė e jetės diplomatike! Mesazhi ėshtė i qartė si tehu i shpatės: murtajėn e sotme e sollėn pak nga pak ata qė dje mund tė dilnin nga kafazi, ata qė mund tė bridhnin dynjasė, qė rronin nė vend tonė jo nė vendin tonė.


    Hyrje
    Romani «Kukullat e pyllit» zgjon shumė mė tepėr mendime dhe mbase edhe polemika. I shkrova kėta rreshta nėn bindjen se mangėsitė e mundshme tė njė vepre pėrbėjnė atė qė tashmė e dimė, ndėrsa arritjet e saj dhe vlerat e papėrsėritshme janė dhuratat pa tė cilat do tė mbeteshim dijetarė tė pashoq. Besoj se nuk ėndėrrojmė tė jemi tė tillė. Hėpėrhė na mjafton ėndja e dhuruar nga pena e pangatėrrueshme e Hiqmet Meēajt, shkrimtar qė, me pėrkushtim e aftėsi tė rralla, siē mė shkruante nė njė letėr nga hapėsira greke e Mėrgatės shqiptare, «kish nja 40 vjet qė rrinte nė qoshen e tij». Qoshe, sė cilės letėrsia shqipe duhet t’i bėjė patjetėr njė pėrkulje nderimi. S’ka vdekur njeri nga kjo.


    [I]Bukuresht, dimėr 2005[/I]--------------------------------------------------------------------------------

    [1] Shkrimtar shqiptar lindur nė Vlorė mė 2 maj vitin 1944, antar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė qysh nė vitin 1964, nismėtar i Klubit "Drita" tė Athinės, autor i vėllimeve: „Nisja” (poezi, 1967), „Ditė pranvere” (poezi, 1971), „Tokė e pagjumė” (poezi, 1983, nderuar me Ēmimin Libri mė i mirė poetik i vitit), „Tek ju trokas” (poezi, 1988), „Vetėvrasja e qirinjve” (poezi, 2000), „Kukullat e pyllit” (roman, 2002 dhe 2003, fitues i konkursit „Drita”, Toena, Onufri), „Kujtesė e shpikur” (poezi, 2003), „Pėr Askund” (tregime, 2003), „Ēikpaku” (roman, 2003). Hiqmet Meēaj ėshtė pėrfshirė nė shumė antologji dhe tekste shkollore dhe i pėrket rrymės letrare mikrobotizėm.
    …


    [2] Mes faqeve 175-176 tė romanit gjejmė edhe monologun kuptimplotė tė njė spermatozoidi. „Edhe unė isha njė spermatozoid qė synonte mitrėn e nėnės sime, po ama tepėr dinak e i mėnēur. U fsheha nė turmėn e miliona tė tjerėve, i bėra tė grinden e tė vriten me njėri-tjetrin. Kėshtu m’u hap rruga tė shkoja fitimtar e tė mbillesha pėr t’u bėrė embrioni i atij qė jam. (…) qė kėtu kuptohet se, qė pa lindur kemi gėzuar kur tė tjerėt janė vrarė e kanė humbur ngaqė kemi dashur pėr vete tė mos vriteshim e tė fitonim”.

    [3] Ėshtė fjala pėr tė riun shqiptar qė kthehet nga jashtė dhe kėmbėngul tė japė shpirt nė duart e Shahos. Kur ky e pyet pse po zgjedh pikėrisht duart e tij, tjetri i gjegjet: „o njeri i pyllit, mė ka lodhur shumė qytetėrimi me ato prapėsitė e tij” (f. 174).

  7. #17

    pėr romanin: "Kukullat e pyllit", tė Hiqmet Meēajt

    Nga njė email i Arian lekės, 10 gusht 2006



    Pėr KUKULLAT...
    I dashur Andi, uroj sė pari tė jeni mirė me shėndet dhe ndonėse me shumė vonesė nga mosdijenia, po gjej rast t'ju ngushėlloj pėr humbjen e madhe qė ju ka ndodhur para njė viti. Tė lutem pėrcillja ngushėllimet edhe Hiqmetit, ndonėse e besoj se nuk mund tė ketė tė kėtillė. Kjo ėshtė jeta qė si duket e di ku na dhemb mė shumė e na godet... Tani m'u lidhėn edhe duart, kisha menduar tė shkruaja njė tjetėr gjė, por e nisa kėtė letėr kėshtu dhe pėr ta vazhduar mė duhet tė them se sapo kam mbaruar librin mjeshtėror tė Hiqmetit (e kisha marrė me vete nė Aachen ku isha pėr 2 ditė dhe aty e pėrfundova, njė vend ku kurorėzoheshin dikur mbretėrit e gjermanisė, i denjė pėr tė lexuar njė libėr mbreti tė asaj lėnde letrare qė ka ngjizur). Nuk di tė them fjalė, se perėndia ta lidh gjuhėn ndonjėherė, por e kam njė keqardhje qė e kam lexuar kaq vonė kėtė veper shumė tė ēmuar. Tė mos dija autorin do tė thosha se ėshtė njė krijesė e ndonjė autori qė ka shkruar vetėm nė liri, qė nuk e njeh shijen e censurės dhe diktarurės nė art, njė vepėr e mirėfilltė, perfaqėsuese e letėrsisė sė re tė shkruar nė shqip e cila na ka rrėfyer mjeshtėrisht edhe ne tė njė brezi tjetėr, mė tė ri e me pėrvoja tė tjera krijuese, tė ndryshme e mė fatlume se koha kur krijoi Hiqmeti, se ēforcė ka letėrsia e cila, njėlloj si Krishti ka bėrė njė mrekulli, kėtė roman. Nuk di si ia ka dalė ai tė shkruajė njė roman tė kėtillė, kaq tė ngjeshur, tė dendur si metalet e rėndė, por qė lundron, tė merrė me vete? si ka mundur tė jetė aq klasik (nė ndėrhyrjet autoriale dhe fillimkapitujt) e njėherėsh aq modern? si ka mundur ta fusė nė njė shishe tė vetme gjithė atė shejtanėri dhe shenjtėri njerėzore qė kemi kaluar nė ato vite dhe si i ka magjepsur ato personazhe qė ti i dashur andi, qė edhe pikturon, mund ta kuptosh se si mund tė bėhet portreti vetėm me dy penelata. Ai ka krijuar humbėtirėn dhe qendrėn nė tė njėjtėn pikė, njė farė Alephi, qendra e botės nė njė pikė tė vetme dhe ka rrėfyer historinė pa metuar tė jetė as moralizues dhe as mėsues i kombit, thjesht syri i brendshėm. Shpesh mendoja se shumė nga ato thėngjinj pėr tė cilėt flet i janė shuar nė lėkurė. Por mbi tė tjerat mė ka pėlqyer loja qė ai ka bėrė me kohėn, grimcimin e saj, por pa e prishur, ecejaket nėpėr kohė, me tė shkuara, me tė tashme e me paralajmėrim tė ardhmeje e sidomos me asgjėsim tė gjithēkaje pas mohimit tė Shahos pėr gjithė sa kanė ndodhur dhe shndėrrimit jo tė jetės nė art, po tė artit (pretendimit pėr njė veper gjoja tė dėshtuar, nė rrekjet pėr njė roman). Nuk kam lexuar vepėr tjetėr qė kaq shumė llahtarira, makthe e mbrapshti tė jepen nė aq pak faqe, me tė pėrziera tragjike e komike, me shejtanė pleq Baxhoja e dreqėr, i biri thikaxhi dhe djallusha tė vogla qė e dijnė zanatin pa lerė si mbesa gjoksbukura kėrcėnuese e rronxhobonxhos Baxho qė ėshtė njė duet donkishotesk bashkė me kokėposhtjen e tij, kushėririn Shaho qė ka parė me sy hapur ėndrrėn e vet. barku i sė keqes. Ai na ka thėnė ashtu siē Actekėt e dikurshėm qė i zhduku Kortesi, se jeta ėshtė e keqe dhe kėshtu duhet tė jetė, ėndrra ėshtė e mirė. jeta ėshtė e shėmtuar ndaj edhe duhet zbukuruar me inxhi tė tilla si romani i Kukullave tė Pyllit...
    +Zakonisht baballarėt, nė moshėn e Hiqmetit, bėhen krenarė pėr bijtė, por ti ke edhe njė arsye mė shumė pėr t’u krenuar me babanė i cili ėshtė njė mjeshtėr si ata tė qemotshmit, nė punė tė vet, qė di t’i bėjė tė gjitha, kur ia thotė muza tek buza. pėrqafoje nga unė pėrzemėrsisht dhe i thuaj se ka bėrė Djalė me kėtė roman.

    tė uroj gjithė tė mirat
    Ariani

  8. #18

    Pėr romanin: "Kukullat e pyllit", tė Hiqmet Meēajt

    Nga Dr. Xhemal Ahmeti




    NJĖ ROMAN PĖR JETĖN NGA SPEKTRI I MIKROQĖNIES
    (Pėr romanin e Hiqmet Meēajt "Kukullat e pyllit", roman)



    Kur njė prozator arrin qė edhe personazhin e rastėsishem, sporadik ose ilustrativ ta paraqes aq tė gjallė dhe aktiv saqė pas leximit mund ta vizatojmė nė sajė tė kujteses, atėhere ai ka mbrritur nė Olimp, edhe atėhere nė rast se ai ankohet si Hiqmet Meēaj "qėnka e lodhshme tė arrish nė Olimp edhe kur s'ėshte atje Zeusi"˛.
    "Njė libėr si ky s'rri nė vitrinė, s'do ta mbyllėsh kurrė, nuk ka fund, i hap faqet turbulluar krejt, i lexon, i pėrkėdhel, i puthė."? Kjo ėshtė motoja qė do tė duhej tė hapte romanin "Kukullat e pyllit" tė Hiqmet Meēajt. Kjo devizė do tė ndihmonte sidomos ata qė nuk dijnė se si tė sillen me realitetin (e djeshėm e tė sotėm) pa e bėrė partner jete infarktin. Para "Kukullat e pyllit" nė periudhėn postdiktatoriale, asnjė autor shqiptar nuk ka sjellur biografinė e "epokės sė kuqe" me kaq objektivitet dhe me kaq sinqeritet. Ciltėrsi qė therr deri edhe nė ashtin mė tė dhjamosur tė ndėrgjegjes shqiptare: si viktimėn ashtu edhe tė privilegjuarin e "pyllit tė egėr" kajatan "kronisti" i pakompromis Hiqmet Meēaj i nxjerė para pasqyrės lakuriq, pa u lėnė atyre mundėsinė pėr tė fshehur ndonjė pjesė tė pahijshme tė karakterit human.
    Nė ē'gjendje psikike e shpirtėrore duhet ta sjell veten njė njeri pėr ta trajtuar dramėn ku edhe vete ka qėnė viktimė pa nevojėn e zjarrtė tė hakmarrjes, pa u shndrruar nė njė Rambo qė fshijnė nga toka ēdo gjallesė qė ia zė rrugėn (si shumica e shkrimtarėve qė pas diktaturės po lajnė hesapet me armiqt e tyre)? Si ka pasur mundėsi Hiqmet Meēaj tė rrėfej pa e ekzekutuar nė roman sė paku atė shefin e Tiranės qė e hedh nė atė fshatin ekzotik "ku pula han vetėm gurrė" me emrin Kajat? Si? Hiqmet Meēaj eshte poet. Poeti i njėmendte ėshtė i paaftė, i pazoti madje t'ia heq qafėn edhe njė gjeli nė ngordhje e sipėr, e lėre ta shpor njė njeri nga bota. I paaftė madje ta eliminojė edhe ndonjė personazh qė pa lejen e tij i ka hyrė nė rrėfim dhe qė rrezikon t'ia nėpėrkėmb harmoninė estetike tregimit. As atė s'do ta vriste dot babai i vargjeve si "Rruga ime, prej drite le tė jetė edhe nė mė djegtė". Ky ėshtė "mallkimi" i poetit Meēaj qė edhe armikun e trajton me dashuri. Poet, pra!


    2.
    Admetit nuk ia zė rrugėn mė asgjė pėr ta marrė ndonjė post tė mirė nė kryeqytet. Kėshtu mendon ai para se tė hyjė nė zyrėn e shefit. Ai mendon se nuk e ka ngucur sistemin nė nerv, nuk ka bėrė asgjė tė pahijshme, me sukses ka mbaruar studimet, kėshtu qė patjetėr tė marrė ndonjė post tė merituar. Ndryshe s'mund tė jetė. Po, po, edhe ndryshe mund tė jetė. Kėtė e kupton pasi qė e braktis zyrėn e shefit, i cili e urdhėron tė bėhet mėsues nė njė fshat malor e qė nuk ekziston nė asnjė hartė. Pse? Admetit nuk i kujtohet asnjė ēast madje edhe nė ėndėrr tė ketė bėrė diēka kundėr sistemit, pse ai e dėnon nė kėtė mėnyrė? E ku ta dijmė se ē'traktatesh poetike pėr pėrmbysjen e pushtetit ka thurrur ky Admeti i sjellshėm nė ato vjershat e tij, qė as ēenzoret mė tė mprehte tė shtetit nuk iu bien nė fije. Kjo ėshtė ndoshta arsyeja: ēenzorėt kanė hasur diēka qė nuk e kanė kuptuar (ose e kanė kuptuar) dhe i kanė dhėnė alarm pushtetit. Arsyetimi ka mundur tė duket kėshtu: "Poezitė e qytetarit dhe autorit A. janė tepėr misterioze. Pėrmbajnė ca figura, metafora e imazhe qė nuk i krahasojmė dot me ato qė i njohim. Deri sa tė zbėrthejmė ato e lusim partinė tė rijė nė distancė nga ky njeri". E kjo shqip do tė thote: shporeni nė Kajat, kur tė bėhet ēenzura e menēme sa duhet qė ta kuptojė poetin, atėhere ose e internojmė, ose e privilegjojmė ose e asgjėsojmė fare dhe pikė.
    I zhgėnjyer dhe i dėshpėruar Admeti mbrrin nė Kajat, nė atė copė tė humbur planeti, nė atė botė tė imėt ku jetojnė mikroqėniet, ato qėnie qė fillimisht duken aq tė vlefshme sa njė turmė mizash mbi njė grumbull muti tė tharrė e qė dikur i ka studiuar doktor Shahoja tė profesori italian me namė boterore K.K.
    Admeti bėhet qytetar i mikrobotės. I njerėzimit nė miniaturė. Kėtu nuk nis vetėm historia e njė intelektuali tė degraduar nga diktatura, por edhe ajo e Shahos dhe Baxhos, e fantazmės, e nėnvetėdijes (qė shfaqet nė formė tė ėndrrės) e parasėgjithash nis rrėfimi i botės dhe jetės nga mikroperspektiva - nga njeriu i kėrrusur nė pozitėn e insektit.


    3.
    Elementet biografike nė romanin "Kukullat e pyllit" janė skeleti i rrėfimit. Hiqmet Meēaj pasi diplomon fakultetin e Historisė dhe Filologjisė dėrgohet si mėsues nė shkollėn fillore tė fshatit Rexhepaj. Po si Admeti edhe Hiqmeti qysh nė kohėn e studimeve boton libėr dhe konsiderohet si shkrimtar i suksesshėm. Kėto janė vijat qė luajnė rol nė formėsimin e jashtėm tė rrėfimit. Nė atė tė brendshmin rrėfimi autobiografik mbetet si burrim fabulash, por jo edhe si strukturė kryesore e rrėfimit. Aty shkruhet mjeshtėrisht biografia e kohės, pėrshkruhet nė mėnyrė tė perimtuar lufta qė bėjnė personazhet, pavarrėsisht pozitės dhe statutit social, pėr tė mos vdekur nga monotonia, nga pushteti i kotėsisė qė e gėrryen shpirtin e kajatanėve. Meēaj zhytet thellė nė botėn e fshatarėve tė Rexhepajve pėr tė kuptuar universin e tyre, qė nga jashtė nuk e zbulon as me llupėn mė tė madhe tė qytetėrimit. Autori nga ky stad tėrhiqet nga bota formale, e jashtme e jetės sė fshatit (prandaj nuk letrarizon aktivitetin e tij nė fshat) dhe futet nė atė thelbėsoren, tė padukshmen, nė historitė intime dhe tė kaluarėn e tij. E bėn kėtė pėr t'i ikur monotonisė vrasėse tė jetės aty apo thjeshtė pėr t'u zbavitur, nuk ka rėndėsi. E rėndėsishme ėshtė se ai suksesshėm depėrton nė shpirtin e atyre qėnieve tė vogla (mikroqėniet) dhe nga pozita e tyre prej imtėsirash shpalos botėn dhe jetėn e qėnies humane tė zhveshur prej ēdo kozmetike tė mundshme.


    4.
    As lexuesi qė s'ka jetuar nė ato rrethana, e as ai qė nuk ka pasur mundėsi ta njohė atė botė as nė fantazi nė "Kukullat e pyllit" mund ta shoh atė botė nė film. Aftėsia pėrshkruese e Hiqmet Meēajt ėshtė gjeniale, e kulluar dhe aq e prekshme saqė edhe i verbėti i sheh skenat qė zhvillohėn nėpėr Kajat. Lehtė i parafatyrojmė personazhet aktive si; Admetin, Shahon, Baxhuan, Ladinan, Billin, Linan, etj. Por, po aq lehtė i takojmė edhe personazhet pasive si banakieri Simo, shefi, kolegun e studimeve Afrimin, profesorin K.K, Xebėn e Shahos e tė tjerė. Kur njė prozator arrin qė edhe personazhin e rastėsishėm, sporadik ose ilustrativ ta paraqes aq tė gjallė edhe aktiv saqė pas leximit mund ta vizatojmė nė sajė tė kujtesės, atėherė ai ka mbrritur nė Olimp, edhe atėherė nė rast se ai ankohet si Hiqmet Meēaj "Qėnka e lodhshme tė arrish nė Olimp edhe kur s'ėshtė atje Zeusi".


    5.
    "Kukullat e pyllit" jane dy libra nė njė. Dy romane tė mbėshtjellur me njė palė kopertina. Njėri roman ka pėr kryepersonazh Admetin dhe rrėfen jetėn e tij nė Kajat nė kohėn e diktaturės, ndėrsa tjetri roman me titullin "Shėnimet e Shahos" ka pėr kryepersonazh Shahon dhe jetėn e tij para, gjatė dhe pas diktaturės. Njė roman filozofik mbi dytėsorin - mbi dy pjesėt e njė qėnie qė e pėrjashtojnė njėra tjetrėn, por qė nuk jetojnė dot tė ndara.
    Hiqmet Meēaj ia ka dalė tė shkruaj dy libra tė pėrveēėm qė nė kohė e hapėsirė nuk pėrputhen, janė biografi tė ndara dhe qė mundet botuar veē e veē, por qė pa qėnė bashkė nuk e kanė urėn pėr tė kaluar nga njėra te tjetra dhe anasjelltas. Autori ua kushtėzon jetėn tė dy kohėve me bashkėjetesėn. Ashtu siē ia kushtėzon jetėn Admetit tė jetojė nė paqe me Billin edhe atėhere kur ai nxjerr revolen dhe do duel. Romani "Kukullat e pyllit" ėshtė libri qė na mėson se si mund tė pajtohemi me unin tonė pa e vrarė veten, pa jetuar nė gjėndje absurdi, pa urrjetur, se si mundemi tė jetojmė me fantazmat dhe ėndrrat tona edhe kur ato janė tė ēmendura fare, se si mund gjykojmė botėn me objektivizėm edhe atėhere kur vetė jemi tė involvuar ose viktimė nė proēesin e shembjes ose poshtėrimit tė saj.
    Hyqmet Meēaj rrėfen bukur edhe kur i duhet tė vizatojė thikėn e Baxhos duke pikuar gjak. Ai nuk shndrrohet nė mbret apo Zeus pėr tė parė nga lartė se si jetojnė tė vdekshmit, jo ai shndrrohet vetė nė njė nga ata qėniet modeste pėr tė rrėfyer pastaj storien autentike tė tyre. Hiqmet Meēaj ia ka dalė mė mirė se ndonjė autor tjetėr, tė flasė pėr kohėn e diktaturės pa u pėrcirė, pa gjykuar e dėnuar njėrėn apo tjetrėn palė, por duke i pėrshkruar ato vetėm si karaktere humane, si qėnie tė sjella nga perėnditė pa vullnetin e tyre nė njė kohė dhe hapėsirė tė vdekshme tė globit.
    Keto dhe shumė arsye tė tjera e bėjnė romanin "Kukullat e pyllit" ndėr romanet e rėndėsishme tė letėrsisė postdikatoriale. Kėto dhe shumė arsye e bėjnė kėtė roman "njė libėr si ky s'rri nė vitrinė, s'do ta mbyllėsh kurrė, nuk ka fund, i hap faqet turbulluar krejt, i lexon, i pėrkėdhel, i puthė.".

    -----------------------------------------------------------------------------------
    1. Hiqmet Meēaj, libri "Vetvrasja e qirinjve", poezia "Hapur si fletore" fq. 65
    2. Po aty, poezia "Libri Mikrobotizėm", fq.35




    nga njė e-mail i datės 8.4.2004



    I dashur Andi,



    mė fal pėr kėtė pėrgjigje aq tė vonuar. Pėr mė shumė se njė javė kam qenė i ftuar i njė instituti gjerman, ku kam ligjėruar pėr Rembrand-in dhe Co., respektivisht pėr artin e tyre me motive religjioze. Njė studim qė unė para do vitesh e kam publikuar nė frengjishte e gjermanishte. Kjo vetėm sa qė tė dijsh arsyen e vonesės.
    Librat mė kanė ardhur, para se tė nisem. Tė falemenderit shumė. Dhe manuskripti poashtu. Me vete e kam pasur «Kukullat e pyllit» qė mė ka bėrė probleme: nė vend qė tė ristudioj tezat pėr ligjerime, e lexoja romanin dhe s’i ikja dot. Ndoshta pėr arsye se vonė kam nisur studimin e autorėve shqiptarė (pas shtatė vitesh angazhimi vetėm me letėrsinė e huaj) dhe veē tash shoh se paragjykim paska qenė mendimi se «s’ka asgjė tė dobishme nga leximi shqip».
    Do tė ta kisha ditur shumė pėr nder, nėqoftėse m’i dėrgon poezitė tė digitalizuara – kėshtu e pėrgatis veprėn mė mirė dhe insatloj tekstin tim, duke e bėrė gati pėr ofrim shtėpisė botuese. Vetėm nėse mundesh, pėrndryshe i daktilografoj edhe njėherė tekstet, me qejf.
    Kjo pėr shkak se mendoj qė poezia jote e meriton, jo pėr ndonjė arsye tjetėr.
    Tė lutem, do tė mė kishe bėrė njė nder shumė tė madh, nesė ma dėrgon adresėn e Hiqmet Meēajt.

    Tė pėrshėndes pėrzemėrsisht me shpresėn qė do tė mė shkruash
    Xhemali

    (Botuar nė “Gazeta e Athinės”, mars 2005)

  9. #19
    Mendime pėr krijimtarinė e Hiqmet Meēajt




    Nga Dr. Moikom Zeqo



    Njė nga miqtė mė tė mirė e mė tė vjetėr qė kam njohur gjatė jetės ėshtė Hiqmet Meēaj. Nė rininė e hershme ai pati njė shkėlqim tė papritur nė krejt gjeneratėn e vet. Pastaj befas sikur u mbėshtoll nga njė guackė e pashpjegueshme dhe herė-herė e padepėrtueshme. Larg bujės, larg ndikimeve tė kritikės letrare, Hiqmeti, si njė paradoks, botoi tepėr rrallė, por tjetėr gjė botimi dhe tjetėr gjė krijimtaria.
    Kujtoj bisedat tona nė Tiranė dhe Vlorė. Njėherė, kur po nisesha me anije nė njė ekspeditė nėnujore nė Karaburun, ai nguli kėmbė tė vinte me mua. Nuk u zgjua dot herėt nė mėngjes dhe unė u nisa pa tė. Kjo ėshtė njė lloj metafore pėrtej strukturės tė njė ngjarjeje reale. Vite tė tėra mbetėm pa u takuar me njėri-tjetrin. Gjatė njė udhėtimi me Dritėro Agollin mė 1995 nė Athinė, takoj Hiqmetin tė drobitur dhe tė thinjur. Ē’dreqin bėn ti kėtu!, i thashė. Ai vetėm psherėtiu. Jeton ende nė emigracion me njė pėrmallim tė pabesueshėm pėr Shqipėrinė. Paradoksi i jetės. Para disa kohėsh mė solli dy libra me mikun tonė tė pėrbashkėt, Faslli Halitin. I lexova librat dhe u shtanga. Poeti i vėrtetė mbetet poet i vėrtetė nė tė gjitha kohėrat. Ai e shkruan shumė mirė edhe prozėn, gjė qė e dėshmon me romanin e tij tė fundit. I gjeta numrin e telefonit nė Athinė dhe ia dėgjova mė nė fund zėrin. Zėri i dridhej. Mos kujto se je i harruar, o miku im i largėt! (Shumė i afėrt) Nuk ka gjė, qė nuk ta vėnė emrin nė antologji. Mė vonė nuk do tė ketė antologji tė poezisė pa emrin tėnd.
    Hiqmet Meēaj ėshtė njė nga personalitetet e spikatura tė poezisė shqipe, por, nė disa kuptime, ai pati fatin e poezisė sė tij tė mrekullueshme “Agavia”. Kur mė erdhi nė zyrėn e punės, nė Muzeun Historik Kombėtar, shkrimtari gjithashtu shumė i njohur nga Vlora, Shefqet Tigani dhe mė tha se do tė botonte njė cikėl me poezi tė Hiqmet Meēajt, e kuptova fare mirė se nuk e kanė harruar. Iu luta Shefqetit qė ta shoqėroja ciklin e Hiqmet Meēajt me kėta rreshta tė shkurtėr, dalė nga zemra ime.

    Marrė nga gazeta “Panorama” 30 Maj 2003



    VĖSHTRIM MBI PROBLEMATIKĖN E KRIJUESVE SHQIPTARĖ NĖ DIASPORĖ DHE ZHVILLIMI I ROMANIT SHQIPTAR NĖ HAPĖSIRAT EVROPIANE
    Kumtesė -fragment


    Nga Mustafė XHEMAILI



    Hiqmet MEĒAJ - U lind mė 1944 nė Vlorė. Jeton dhe krijon nė Greqi. Pasi ka botuar disa vėllime poetike duke filluar qė nė vitin 1967 (libri poetik “Nisja”) si dhe disa vėllime tė tjera me tregime, nė vitin 2002 botoi romanin “Kukullat e pyllit”, si dhe nė vitin 2003, romanin pėr fėmijė “Ēikpaku”.
    Ky autor nuk ėshtė i ri nė moshė, por ėshtė pėrfaqėsues i njė rryme letrare qė po afirmohet nė letėrsinė shqipe, rryma letrare e quajtur “Mikrobotizėm”. Madje, Hiqmet Meēaj ėshtė ideatori dhe pėrfaqėsuesi mė tipik i kėsaj rryme.
    Kukullat e pyllit janė njė metaforė e qėlluar pėr emėrtim dhe trajtesė tė problemeve tė identitetit dhe botės shpirtėrore tė trazuar nga kėrkimi i kėsaj vlere njerėzore. Dilema e madhe ėshtė shtruar ashtu siē ka ndodhur vazhdimit nė historinė njerėzore: a po humbet identitet, si tė fitohet identiteti! Brengosja ishte dhe ėshtė e madhe. Letėrsia e ka pasur dhe e ka si njė temė tė madhe trajtese. Kėshtu, pra, edhe letėrsia shqipe.
    “Mikrobotizmi”, ėshtė njė rrymė, mėnyrė e shkrimit tė gjendjeve dhe situata tė personazheve nga kėndi i veēantė. Imtėsirat e jetės, autobiografia e personazheve (po edhe e autorit) janė nė planin e parė. Njeriu i tėhuajsuar i postmodernes shqiptare, krijon paranoja tė vėrteta, si pėr shembull te personazhet e romanit “Paranoja” tė Xh. Ahmetit, siē e theksuam mė lartė. Po sikur personazhet e tillė, siē ėshtė personazhi kryesor i Kukullave tė pyllit, Admeti, ndjehet i vogėl, i pafuqishėm ndaj shtrėngatės sė jetės moderne e supermoderne. Madje, kjo, edhe ia merr jetėn, sepse pafuqia e tij pėr tė rezistuar me ide, veprime konkrete nė njė botė ballkanike nė tranzicion, siē mund tė shprehemi me njė fjalė politike tė kėsaj kohe, ėshtė njė PAFUQI jo vetėm e tij. Kjo pafuqi vjen nga vetė strukturimi i shoqėrisė, shtresave tė saj, pastaj ideve, veprimeve tė pėrgjithshme, tė cilat tė shpeshtėn e herave, krijojnė kaosin dhe rrėnimin e njeriut…
    Shkrimtari Hiqmet Meēaj, jeton nė Athinė dhe krijon letėrsi nė njė rrymė tė shpikur letrare “Mikrorobotizėm”. Sa mund tė qėndrojė kjo shpikje, nuk varet vetėm nga fuqia e penės sė kėtij krijuesi. Pėrpjekjet janė interesante. Romani Kukullat e pyllit, por edhe romani pėr fėmijė, janė pritur mjaft mirė nga lexuesi dhe kritika. Madje nė vitin 2003, shtėpitė botuese TOENA dhe ONUFRI, me klubin letrar “Drita” nė Athinė, ia dhanė ēmimin e parė, nė njė konkurs letrar nė vitin 2003.



    Nga poeti VISAR ZHITI



    Hiqmet Meēaj ėshtė emėr i njohur nė poezinė bashkėkohore shqiptare.
    Ritmet e emocioneve tė tij, sa qytetare aq dhe me frymė origjinale labe, gjithmonė duke rėnduar drejt lirisė sė individit, sa i veēantė aq dhe universal, kanė marrė ngjyrime tė reja, bashkė me atė tė dheut-amė dhe tė njė qielli gjeneral dhe prapė tė njė qielli tjetėr, pėrplasja e tė cilėve jep dritė tė beftė.

    Marrė nga gazeta “RD” 14 Maj 2000



    Nga shkrimtari Mihallaq Qilleri



    ... Hiqmet Meēaj erdhi nė Greqi si qindramijra shqiptarė tė tjerė, por edhe si i “deleguar” i poezisė mė tė mirė tė vendit tė tij. Pėrfaqėsues i njė brezi poetėsh e prozatorėsh tė vėrtetė ai spikati me talentin e tij qysh nė vitet ’60 kur ishte ende student. Mė pas, nė qytetin e Vlorės, ai u bė njė nga intelektualėt mė nė zė atje dhe krijimtaria e tij poetike, por edhe dramaturgjike, rezonoi nė tė gjithė vendin...
    ... Qė nė fillim mė duhet tė pohoj se ėshtė njė kėnaqėsi pėr lexuesit tė ketė nė dorė njė libėr me poezi tė vėrteta, pas shumė botimeve folklorike, por edhe tentativave zhurmėmėdha pėr modernizėm anakronik qė kemi parė tė shiten lokaleve gjithė tym ku pinė kafe tė lira shqiptarėt emigrantė. “Vetvrasja e qirinjve” ėshtė jo vetėm njė vlerė kombėtare nė letėrsi, por po tė lexohet me kujdes, faqeve tė tij do tė ndjejnė gjithė diagramėn e tentativave novatore tė viteve tė fundit...
    ...Hiqmet Meēaj ėshtė jo vetėm njė poet i lindur, por edhe njė intelektual klasi qė analizėn e viteve tė tranzicionit shqiptar e bėn si rrallė kush, pa ripėrsėritjen tragjike tė idhtarėve tė luftės sė klasave qė ia hodhėn atė shoqėrisė shqiptare mbi shpinė kur ajo qe plagosur keqaz.

    Marrė nga gazeta “Gazeta e Athinės” 30 Maj 2001



    Nga Ridvan Dibra



    ...e lexova "Kukullat e pyllit" dhe u befasova me mjeshtėrinė e Hiqmetit: ėshtė njė prozator klasi: i kulturuar, modern dhe shkruan shumė mirė...



    Marrė nga e-mail-i i shkrimtarit Ridvan Dibra 31 Mars 2004 10:36 pm


    Nga Ridvan Dibra



    ... I lexova poezitė dhe tregimet e Hiqmetit. Mė bėnė pėrshtypje tė thellė sidomos tregimet: ėshtė njė prozator i mrekullueshėm. Sinqerisht ndihem disi nė faj, qė s'e kam lexuar mė herėt...



    Marrė nga e-mail-i i shkrimtarit Ridvan Dibra 26 Mars 2004 2:15 mm



    Nga studiuesi, kritiku i artit Marash Mėhilli



    I nderuar shkrimtar



    Nėpėrmjet kėtij urimi rifillova zakonin e vjetėr. Atė e kisha ndėrprerė kur emigrova. Mbėshtetur nė shijet dhe nė gjykimin tim, nė ēdo fund viti, pėrzgjidhnja mė tė pėlqyerin njeri tė letrave, pėr t’i dėrguar urimin e vitit tė ri. Kėtė herė urimin e kam pėr ju.
    Tė kam kėnduar qė nga “Nisja” e deri tek “Vetvrasja e qirinjve”. Ju keni hyrė kaherė nė fondin e kulturės kombėtare...
    ... Ju renditeni nė ajkėn e poetėve tanė bashkėkohorė. Kjo shpjegohet me prezencėn nė tekste shkollore e antologji, me ēmimet e fituara nė rrafsh kombėtar, me vėmėndjen e tendosur tė kritikės e kryesisht me ndikimin e gjerė te lexuesit. Ata tė ndjekin pa mėrzi, tė joshur nga magjia dhe jo nga ftesat e zhurmėshme dhe manovrat bajate.
    Poetėt si ju, u japin tė tjerėve forcė, ripėrtėritje, strukturim shpirti e karakteri. Ata janė fanarė syēelėsie pėr tė mos rėnė nė tmerrin qė thoshte Shekspiri, kur tė marrėt u prijnė tė verbėrve...

    Marrė nga gazeta “Gazeta e Athinės” 9 Janar 2003



    Nga studiuesi, kritiku i artit Marash Mėhilli



    I nderuar shkrimtar



    Si sot njė vit mė parė, nėpėrmjet Gazetės sė Athinės ju dėrgova urimin tim qė lidhej me suksesin e krijimtarisė suaj poetike. Unė sapo kisha pėrfunduar sė lexuari vėllimin poetik “Vetvrasja e qirinjve”. Poezitė e librit kishin ndjenjė, ngjyra dhe mendim. Pėr mua ishte mė i pėlqyeri, mė i lexuari. Ky ishte motivimi i atij urimi tė sinqertė.
    Lexova romanin tuaj “Kukullat e pyllit”. Jam shprehur publikisht pėr atė vepėr, e kam quajtur “stoli artistike”. “Profecia” mė doli...
    ... Stolia juaj stolisi letėrsinė bashkėkohore. Urimi i kėtij viti pėrshėndet ngjitjen tuaj, nė tė pėrpjetėn e letėrsisė. Mė ka lėnė nė njė gjėndje tė kėndshme shpirtėrore libri me tregime “Pėr askund”.
    Tregimeve nuk u mungon mesazhi dhe semantika e gjithėkohėshme. Vektori krijues shpalos vlera tė reja pėr njė vizion modern tė kuptimit tė jetės. Tregimi, titullin e tė cilit mban edhe libri, mė solli nė mėndje dy gjėra njėherėsh: thėnien e poetit amerikan tė shekullit tė 19-tė Emerson dhe njė fjalim tė numrit dy nė kupolėn e diktaturės komuniste tė atdheut tonė. Poeti thoshte: “Sa shumė nga jeta jonė harxhuam duke pritur”. Numri dy i diktaturės, nė njė fjalim tė mbajtur atyre moteve, thoshte: “Anija jonė i ka ēarė e do t’i ēajė dallgėt e furtunės mizore me vendosmėri legjendare, se...”.
    Kapiteni haluēinant i tregimit, mė ktheu nė kohėn haluēinante tė diktaturės, nė tė cilėn, pas pesėdhjetvjetėsh udhėtimi, nuk dolėm nė limanin qė dėshironim. Udhėtim delirant.
    Pasi lexova tregimet, m’u pėrforcua dhe bindja tjetėr: ju kur punoni mbi letra i keni tė dy duart tė zėna. Nė njėrėn mbani penėn e nė tjetrėn mbani limėn.Ēdo fjalė ka llambushkėn e vet; tė josh pėr tek vetja e tė ndriēon shtegun e syrit pėr te tjetra.
    Pėr tė gjitha kėto tė pėrgėzoj e tė uroj, i nderuar shkrimtar!

    Marrė nga gazeta “Gazeta e Athinės” 8 Janar 2004



    Nga poeti Odise Goro



    Kėtij dimri tė ashpėr, me shtrėngata shiu, me re tė zymta, me erė e furtunė, si nė vajtje pėr nė punė, po dhe nė ardhjen prej saj, rrugėn e bėj anės sė detit. Kaloj dhe nė Paleo faliro, duke ēarė pėrmes njė deti me drita vezulluese. Ato tė orėve tė para tė mengjesit mė pėrcjellin pėr nė Glifadhė, kurse ato tė orėve tė vona tė mbrėmjes, gjatė kthimit tim tė lodhur, mė pėrcjellin pėr nė Kalithe...
    Drita, gjithandej drita. Nė heshtjen time tė trishtuar, mė ngacmojnė, madje mė bėjnė tė flasė me vete, me njė tė folur sa prekėse, po aq pėrmalluese. Nėpėr to kėrkoj dikė. Them e them pa bėrė zė: Mes vezullimeve marramendėse tė llampave tė shumta, kėtyre pallateve tė larta, ku gjendet vallė tani, ai qė kėrkoj? Nė ē’kat mundohet mbi vargje i zhytur nė mikrobotėn e mikrobotizmit tė vet, poeti vlonjat Hiqmet Meēaj? Pas cilės dritare, i pėrkulur nga pesha e madhe e mendimit dhe e ndienjės, s’e lė kėngėn tė qetė, njėri nga krijuesit e nderuar tė Shqipėrisė?...... Dhe vjen moti me trazime. Me hapjen vetėtimthi tė kufijve. Me eksodin dhe viktimat e tij. Me vajin e nėnave. Me ikjen larg atdheut. Detyrohet kėshtu dhe poeti Hiqmet Meēaj, mėsuesi i shumė brezave tė lėrė Vlorėn.
    Nxitėsi dhe pėrkrahėsi i talenteve tė reja, drejtuesi i rretheve letrare, njohėsi i apasionuar e kėrkuesi i zellshėm i folklorit tė mbarė Labėrisė, vjen dita e detyrueshme pėr tė hedhur nė sup trastėn e mėrgimtarit, duke marrė me vete tė vetmen pasuri penėn...
    ... Dhe nė vitin 2000 larg Vlorės sė bukurive mahnitėse...
    ... ai del para lexuesve me vėllimin poetik “Vetvrasja e qirinjve”. Vepėr e shkruar me frymėzim e fantazi. Me perceptim modern, kėndvėshtrim origjinal tė dukurive e fenomeneve, gjė qė e ngjit poetin nė lartėsi tė reja tė vjershėrimit tė sotėm tė gjuhės shqipe...
    ... Ai i pėrket rrymės letrare mikrobotizėm. I pėrkushtuar pėr botėn tė cilėn e pėrbėn bashkėsia e gjėrave tė vogla. Me botėn e tij tė madhe njerėzore, krijuese, qytetare, shpirtėrore dhe mendore, mbart e pėrcjell shqetėsimet e shumta tė kohės, pėr ta parė sa mė tė lumtur njeriun, sa mė tė bukur jetėn, prandaj; s’e lė kėngėn asnjėherė tė qetė...
    As kėnga s’e lė asnjėherė tė qetė atė, poetin vlonjat Hiqmet Meēaj, krijuesin e nderuar tė Shqipėrisė, pėr tė cilin kam mall t’ia shtrėngoj dorėn e penės sė zjarrtė dhe ta uroj e ta uroj...

    (Marrė nga “Gazeta e Athinės” 29 Maj 2003)


    VASIL VASILI



    "PĖR ARSYE SHTETRORE “KUKULLAT E PYLLIT”

    esse



    Mik i dashur Hiqmet Meēaj!
    Ju gjer tash ishit njė nga zėrat mė pėrfaqsues tė poezisė sonė moderne, ishit rregulluar aq bukur nė tempullin tuaj tė fjalės sa asnjėherė s’mė kishte shkuar nėpėrmend se do tė kishit gjetur edhe njė ngastėr ku do tė lėronit tokėn e ashpėr tė romanit.S’e di ē’ngasje ju ka shtyrė drejt kėtij tundimi; ndoshta e keni quajtur pamjaftueshmėri shprehjeje poezinė dhe do ta plotėronit zėrin edhe me njė gjini tjetėr, se po i afroheni tė gjashtėdhjetave dhe, rrugės sė jetės, jeni ngarkuar me pėrvoja qė duhet t’i bėni kujtesė artistike; s’e di..., por kaq papritur mė dėrguat nė njė zarf gjatosh tė verdhė “Kukullat e pyllit”, romanin tuaj tė parė.
    Kur e mbylla edhe faqen e fundit, mė lindi njė pyetje e frikshme si turbullimi i tabusė, qė ma ligshtoi zemrėn: “Ky ėshtė (ka qenė) Atdheu ynė, qė i bėn njerėzit e tij kukulla pylli, fantazma?”.
    Secili kapitull e kishte tė nėnkuptuar pėrgjigjen me njė “po” tė rreptė, prandaj gjat leximit kisha filluar tė mbrohesha ndaj kėtyre “po”-ve, duke hamendėsuar kapituj plotėsues, njė fillim linje ndryshe, tė shtoja diku njė grusht lirizmi ogurmirė, t’i ktheja ndonjėherė fantazmat nga rruga e, ndonjė retush tjetėr, si pėr ta vėnė nė ndonjė rast filozofinė e romanit nė zona pak mė tė rrėshqitshme, por nė thelb pajtohesha me Atdheun tonė qė keni dhėnė nė “Kukullat e pyllit”, sepse ai ėshtė njė libėr i hapur pėr t’u interpretuar dhe, sepse ėshtė njė roman i vlerave tragjike. Thellė unė e kuptoja pse Ju fillesėn artistike e shpini gjer nė fundin e vet tė arsyeshėm, gjer nė pėrfundimin historik dhe e ndėrthurni me tė. Ju i jeni bindur ligjeve tė artit dhe ai s’ėshtė i ftohtė si letargjia.
    Gjithherė “arsyet shtetrore” kanė qėnė tė pakuptueshme pėr qytetarin, jo rrallė ato kanė djegur si drama absurde zemrat dhe kanė shėrbyer pėr tė mbrujtur lėndėn e pėrplasjeve qytetar-shtet. Nė kėtė qerthull ėshtė futur edhe personazhi juaj, Admeti, qė pėrjeton dhimbshėm, gjer nė shformim tė botės psiqike ndėrprerjen e vijimėsisė shpirtėrore dhe krijuese nga njė verdikt shtetror, qė kėrkon ta klimatizojė nė njė botė fshati tė largėt, e huaj pėr tė. Atje ai ndeshet me njė primitivizėm tė “arsyeve shtetrore” qė e mundin, por i japin edhe njė tejkqyrė pėr ta parė mė qashtėr jetėn. Qė nga ēasti i mundjes nga primitivizmi shtetror nga struktura e fabulės sikur diēka zhduket pjesė-pjesė pėr t’u kthyer nė ravgime ėndrrash. Linjat shtrihen, por shtohen edhe makthet e Admetit dhe fantazmat e personaxheve.
    Ju keni dhėnė dy botė nėpėrmjet “gjenetikės” sė dy familjeve nė fshatin malor Kajat. Familja e Shahos ėshtė viktimė e familjes sė Baxhos. Po tė kemi ndėrmend se ato familje kanė dalė nga i njėjti “zjarr”, se krerėt janė djem vėllezėrish, tė cilėt kanė patur edhe njė djalė ungji, student nė teologji, tė pushkatuar nga gjyqi i Baxhos nė mes tė fshatit tė vet, nė luftėn e fundit, ku u pėrleshėn tri ngjyrat: e zeza, e kuqja dhe e bardha, atėherė pėrfijohet qartė tragjizmi historik qė kaluam. Admeti plotėson njė numėr shpėrtėror tė familjes sė gjakut tė Shahos.
    Romani ka sfond kohor qė bashkohet me tė sotmen. Jeta artistike e plakut Shaho “Doktor i Shkencave Gjenetike” fillon nga sot e pambaruar dhe shkon drejt fėminisė sė tij. Jeta i ėshtė tharė nga ngashėnjimet nė rini, kur iu ndėrpre me pėrdhunė puna shkencore. Ai s’u klimatizua as me tė “zinjtė”, as me tė “kuqtė” as edhe me tė “bardhėt”, sepse sipas tij ngjyrat prodhojnė dhunė, por edhe se njeriu duhet tė lihet i lirė nė prirjen e vet tė natyrshme. Vitet e mėpastajme nė fshatin e tij janė mbijetesė. Mbijetesa e Admetit ka filluar nga sot nė Kajat dhe do tė vdesė copa-copa drejt sė ardhmes. Ajo bėn dritė pėrzishėm si njė kandil nė errėsirėn e shpirtit. Pleqėria e plakut Shaho sot, ėshtė arsyeshėm edhe pleqėria e tij, ai e pėrjeton kėtė moshė tė sė ardhmes, qė nga sot. Fati i sajuar pėr “arsye shtetrore” dhe aftėsia pėr ta parė qė sot tė ardhmen, janė drama tė personazhit, prandaj libri s’ka kohė, ka mungesėn e kohės, sa fillon mpikset njė kohė, ajo zhbėhet nga njė gjedh tjetėr i sė njėjtės kohė. Koha ėshtė “ngatėrruar” pėr tė dhėnė njė cilėsi artistike tė saj, e keni bėrė tė rrethpėrsėritshme te boshti. Kapitujt dhe nėnkapitujt ngjajnė si hije kohe, si shėmbėlltyra, ku ngjarja ėshtė vetėm njė fillim i shfytyruar i trurit nėn trysninė e pushtetit dhe personazhet kanė gjymtimin e trysnisė. Duket sikur keni bėrė psikanalizėn e Admetit.
    Personazhet e romanit janė me fate dramash, askush s’ka shėndet shpirtėror, ngjajnė mė shumė si dytėsa se sa tė vetėm nė fat. Ata se ē’kanė njė pėrthithje trajtash nga njė pasqyrė tjetėr shpirti dhe ngjarjesh, madje dhe kohėsh, ndoshta nga shtangėsia e jetės, pra ata janė personazhe me pasqyrė. Po t’i renditnim kėto lloj “personazhesh me pasqyrė”, do tė dilnin gati tė gjithė ē’pėrmban libri.
    Mbase mungesa e lirisė sė vėrtetė dhe hapsirės krijon me tepėri botėn e ndjeshmėrisė trupore sipas parimit, e ndaluara ėshtė mė e ethshme, kjo spjegon pjesėrisht tepėrinė ndjeshmėrore qė kanė personazhet, por mbase ėshtė edhe mė thellė, ėshtė prirja juaj pėr t’i zbėrthyer nė gjėndje tė pėrndezura. Dy personazhet femra (Lina dhe Ladina) sikur e kushtėzojnė nxjerrjen nė pah tė personalitetit me dhėnien trupore dhe Lina tė krijon njė pamje cinike tė smundjes nė qytetėrim.
    Personazhet kanė njė fillim me kujtesė tė cilit i rikthehen dhe kėshtu krijojnė hapsirėn artistike me shėnjėza kohe.
    Nuk hasa as edhe njė mbiemėr tė personazheve, veē disa cilėsorėve.
    Pėr voli letrare kjo mund tė ishte e arsyeshme dhe bindėse pėr njė pjesė tė personazheve dytėsorė, por ata qė mbajnė dramėn e jetės duhet tė pajiseshin me mbiemra, aq mė tepėr qė Ju ēastin artistik e bėni edhe njė rrjedhė kohe e cila nėnkupton edhe vijimsinė e gjakut qė e mbart mbiemri. Edhe diēka qė ka lidhje me mbiemrat e munguar: shtysėn pėr ardhmėri historike s’e mbartin figurat qė mishėrojnė tė mirėn e pėrheshme tė atdheut. Shahua sikur kėrkon me ndėrgjegje tė vetfshehtėsojė gjer nė zhdukje historinė e tij qė s’ėshtė vetėm e tij.
    Pėr Admetin ėndrra ėshtė lėnda e vėrtetė e jetės, formė e shfaqjes sė vėrtetė. Nė shpirt tė saj janė gjaku, ndjenjat, ripėrjetimet dhe, jeta lėndore ėshtė hije e ėndrrės. Kemi kėshtu njė idealizėm tė kulluar. Ju e keni pėrdorur ėndrrėn edhe si shkarkesė tė peshės ndrydhse tė ditės, si dlirėsim tė shpirtit natėn pėr mėkatin e marrė nga pėrdhuna e rethanave. Ėndrra ėshtė shpirti pa ditėn qė lėviz nė tė gjitha kohėt dhe nė tė gjithė hapsirėn.
    Keni pėrdorur edhe pafajsinė si cilėsi tė dlirėsisė shpirtėrore pėr Admetin, Shahon, teologun dhe nusen e djalit tė Shahos, e cila bėhet fantazmė nė kohė tė keqe me bubullima dhe fle nė njė degė peme. Fantazmat, kėto forma shpirti njeriu tė pakryer nė kushte kohore dhe hapsinore, i kanė dhėnė romanit njė linjė tė dridhshme, magjike dhe tragjike.
    Kam mbresėn se “arsyeja” e ėndrrės ėshtė mė bindėse se “arsyeja” e realitetit nė roman. Realiteti i krijuar s’e spjegon dot plotėsisht vetveten me mjetet e tij ndėrsa ėndrra e spjegon atė me vetveten.
    Ju keni njė fjali “ēelės” e cila lidh ėndrrėn me realitetin: Tė gjitha kėto kishin ndodhur apo do tė ndodhnin?
    Duke pėrdorur mėnjanimin e nėnkuptuar tė ngjarjeve, fabula ka mbetur e pėrkorė. Me shėnime tė Shahos ngadalson ritmin dhe kohėn pėr ta futur nė hulli mė tė thella filozofike mendimin. Pastaj pėrdor paradokset, farsat pėr tė zbutur njėtrajtshmėrinė e tė treguarit. Kėsaj proze nė brendėsi i farfurit poezia pėrsiatse, i fjalėzon animizmi, i pėrvijohet simbolika e, mbi tė gjitha, i dėgjohet ritmi. Nganjėherė ndihet e folura “fshaēe” qė u jep rreptėsi karakteri disa personazheve, por jo vetėm aq, se ka edhe tepėrimthe.
    Njė cilėsi e pėrkryer e romanit ėshtė mungesa e fundit e cila s’e kornizon lėvizshmėrinė. Gjithnjė ka njė rastėsi qė e pėrfundon veprėn dhe shkrimtari ia “dorėzon” lexuesit, jo se shteron ngjarja, po dorėzohet me ndėrgjegje shkrimtari. Ju e keni lėnė tė nėnkuptuar fundin me afėrvdekjen e tė Madhit Fare... qė do tė ēojė edhe nė ndryshimin e rrjedhave tė jetės. Gjithsesi kėto janė hamėndje, por njė gjė ėshtė e sigurtė nė romanin tuaj, mė shumė ai zhvillohet lartė, nė katet e sipėrme tė Botės, nė ėndėrr.

    Patėr 30.07.2002
    (marrė nga gazeta e Athinės)




    VASIL VASILI



    SHTOJCĖ PĖR SHKRIMIN “PĖR ARSYE SHTETRORE KUKULLAT E PYLLIT”



    Nė fillim tė viteve ’70-tė lexova tri libra tė ndaluara: “Gomari i Babatasit” tė Gj. Fishtės, “Letėr Kordilianos” tė njė dinjitari tė lartė katolik tė pushkatuar pas ēlirimit dhe librin e tretė..., s’e mbaj mend titullin dhe autorin, megjithse qe libri mė tronditės qė kisha lexuar pėr racėn shqiptare deri atėherė, ishte botim i fillimshekullit XX.
    Shkenca gjermane festonte pėrvjetorin e njė moshe tė shtyrė tė antropologut mė nė zė tė saj. Pyetjes kush ėshtė raca mė inteligjente e Europės ai nguroi t’i pėrgjigjej menjėherė. Ishte shekulli XIX i nacionalizmave dhe raca mė inteligjente pėr oboret gjermane ishte raca e tyre teutone.
    Profesori e kishte filluar karierėn shkencore nė ish-perandorinė turke.
    Nė Stamboll, konsulli i vendit tė tij, mik i babajt, i bėri tė papriturėn e parė tronditėse. I vuri nė pjatancė njė pako dhe i tha antropologut tė ri:- merre. Ai e ēmbėshtolli dhe mbeti i befasuar. Ishte njė kafkė njeriu. Nuk fliste se ishte nėn mbresat e forta tė mrekullisė qė kishte pėrpara. “Ē’kafkė e pėrsosur, ē’pėrmasa mahnitėse, ē’mundėsi inteligjence ka mbartur”! As nė njė ilustrim shkencor s’kish parė njė kafkė tė tillė, kėto pėrsiatte. Mė nė fund doli nga zona e mahnitjes dhe bėri pyetjen joprofesionale: “Nga ē’popull vjen kjo kafkė”? Miku i babajt i tha se ta solla qė tė ma zbulosh pikėrisht ti kėtė popull. Antropologu i ri qe dorėzuar se kish pėrmendur gati gjithė popujt e perandorisė: grekė, sllavė, arabė etj, por s’mundi tė thotė asgjė tė pėrpiktė. Atėherė tė vėrtetėn ia zbuloi konsulli. “Ėshtė kafka e njė ushtari shqiptar”. Ishte koha kur Shqipėria quhej “shprehje gjeografike”. Pyeti ku banonte ky popull, sa banorė kishte, ē’gjuhė fliste. Pastaj bėri ca matje profesionale dhe nė fund tha: “Sa keq! Ē’fatkeqėsi! Ē’humbje! Njė gjeni lind nė njė milion, edhe njė tė vetėm qė ka patur brezi i kėtij... s’e ka ditur... e ka lėnė tė vritet pėr Perandorinė. Qė atėherė antropologu e zgjoi kėrshėrinė pėr kėtė racė. Dhe dy herė tė tjera konsulli i kishte vėnė nė pjatancė kafka shqiptarėsh. Dhe antropologu tha: “Ē’ėshtė ky popull qė i ka tė gjithė pjestarėt e vet gjeni tė mundshėm”? Natyrisht nė kushte ekonomiko-shoqėrore tė begata.
    Thellė nė shpirt gjithnjė mė ka pėrkėdhelur vlerėsimi i antropologut gjerman, qoftė sikur tė kishte pak tė vėrtetė shkencore, por... (ah kjo por... e rėndė si dyer shekujsh mė del pėrpara) dhe brezit qė ēliroi vendin, dhe brezit tim nuk po i krijohet mundėsia pėr t’u krenuar me racėn e vet. Fajin e kemi shtyrė gjer te tė tjerėt dhe shpirtin tonė e kemi lėnė tė pastėr sikur tė ishte shpirti i njė fėmije. Kemi harruar qė faji ėshtė kolektiv.
    Ngashėnjimet e atyre ēasteve kur e lexoja atė libėrth, mi risolli Hiqmet me roman “Kukullat e pyllit”


    (marrė nga gazeta e Athinės)

  10. #20
    TREGIM NGA HIQMET MEĒAJ



    VJEDHĖSI I RRUGĖVE



    Atė ditė Nameti kishte vendosur tė shkonte sė pari te Jaja Poli. Melin pėr pėllumbat e egėr mezi e gjeti aty ku e kishte fshehur, pas pasqyrės sė vogėl, qė ta zmadhonte hundėn e ta nxirrte si ajo kodra e shėmtuar plot gunga tė kuqėrremta, vendosur si me shejtanllėk pėrtej shumėbanesės sė tyre tė plasaritur nga pleqėria. E dinte qė plaka do tė gėzohej, do ta linte t’i merrte nė dorė pėllumbat e, po tė donte, mund ta lejonte t’ua puthte pak sqepin, por ama, vetėm aq.
    Pastaj do t’i duhej t’i bėnte njė vizitė tė shkurtėr Kapedan Janit, tė flisnin pėr anijen e tij tė pėrbindshme, pa le mė pėr gratė, qė zoti i ka krijuar pėr tė na e pjerdhur mėndjen, siē pėrsėrit gjithnjė ai, duke na e shkundur atė veglėn poshtė, gjė qė nuk ia vlen fare.
    Kurse pėr tė tjerat, dihej. Do t’u gėzohej rrugėve, qė askush nuk e vret mėndjen se pėrse kanė tė gjitha emra zanash, shtojzavallesh e qėniesh tė krijuara nga tru tė hallakatur e qė bashkia ka menduar t’i shkruajė kaq ngjitur, nė tabelat e ngulura nėpėr hunj prej alumini.
    Bri shumėbanesės derdhet poshtė Sirinoni, qė ėshtė rruga e sirenave dhe kryqėzohet lart me Parthenonin e poshtė me Najadhonin, qė s’duhet tė jenė veēse virgjėreshat dhe najadat. Paralel me Sirinonin, ngarkuar me pallate tė bukur e dyqane luksozė, parakalon Niridhoni, si njė nerajdė e hijshme e kėshtu me radhė, Kalipsoja, Afrodhiti...
    Nameti e ka bėrė zakon, i bie njė herė rrotull Sirinonit deri te Parthenoni, jo se kėrkon tė takojė aty ndonjė virgjėreshė apo sirenė, megjithėse tė tilla, me gjokset deri te gryka, qarkullojnė e shkunden pėrditė, por se nuk ka ē’bėn, nėpėr kafenera s’hyn dot, sepse, njė filxhan qė serviret nė to, vlen sa gjithė ushqimet qė i duhet tė blejė pėr dy ditė bashkė. Ecėn ngadalė e mė nge, dredh cigaren nga kutia Rapid, vėshtron jargavanėt, i bėn “pės” ndonjė maceje, nuk pėrshėndetet fare se nuk njihet me njeri. Kuptohet qė, veē Jaja Polit dhe Kapedan Janit, gjėrat mė me vlerė pėr tė janė gjithė kėto rrugė.
    Prandaj dhe atė ditė, pasi rufiti frapenė me pesė cigare radhazi, i futi dy-tri pompa nga kolonja e lirė e rusėve, u sigurua pėr ēelėsin nė se e kishte nė xhep dhe nisi tė zbresė mė nge shkallėt, ngaqė shumėbanesa e tyre nuk ka ulngritės.
    Sa hapi derėn e rėndė qė tė nxirrte jashtė, pamja qe vėrtetė tronditėse. Mungonte lulishtja dhe gardhi rrethues, katėr shkallėt ngjitėse qė tė nxirrnin nė rrugėn Terpsihoris, mungonte edhe vetė rruga Terpsihoris. Supermarketi Andonopulos, qė duhej tė ishte pėrballė, gati sa nuk e pėrplaste fytyrėn me pallatin e tyre. Tashmė rruga Terpsihoris, ku parkoheshin nė tė dyja anėt makina luksoze e prap kishte vėnd pėr tė kaluar tė tjerat, qe bėrė njė pėllėmbė e gjerė. As macet nuk mund tė lėviznin lirisht aty.
    Mund tė kthehej pėrsėri brenda, nuk e prisnin punė tė ngutshme, mirėpo qe mėsuar tė shikonte Sirinonin, t’i binte rrotull Parthenonit, t’u hidhte njė sy shitoreve tė mbushura dinga tė Niridhonit e pastaj tė nisej drejt udhėgjerės Poseidhon, ku do t’u puthte sqepat pėllumbave tė egėr, po tė ishte nė tė mira Jaja Poli. Vuri dorėn nė xhep, u sigurua qė meli ishte aty. Pastaj do tė nisej mė kėmbė buzė detit pėr tė arritur te Kapedan Jani, tė cilit i kishte dhėnė fjalėn dhe ai e priste. Tė gjitha kėto, mendoi ai, duhej tė mos i bėnte? Tė mos i bėnte sepse iu tek rrugės Terpsihoris tė lėvizte nga vendi, tė shtypej e tė hollohej sa njė pėllėmbė, duke e ngjitur supermarketin Andonopulos mu tek muri i shumėbanesės 53 g.?
    Mirėpo nuk qe kėshtu. Gabim e mendoi qė kėto proēka i paska bėrė rruga Terpsihoris me tekat e saj tė papritura, sepse nė fillim nuk i kuptoi zėrat prej nga vinin, por mė vonė i dėgjoi fare shkoqur tek gumėzhinin nga maja e terracės. S’kishte si tė mos hutohej kur u dėgjua dikush tė thotė: “Nuk mungoka vetėm Terpsihoris, por edhe Artemidhos, Najadhoni me Niridhonin, Afrodhiti e Alqioni. Dikush na i paska vjedhur tė gjitha rrugėt”!
    Kur u ngjit edhe vetė nė terracė, nuk u besoi syve. Banorėt e lagjes kishin hipur majė shumėbanesave, qė tani dukeshin tė ishin ngjitur e ngjeshur me njera-tjetrėn dhe aty, ku duhej tė ishin rrugėt, kishin mbetur disa ngushtėsira tė mjera hollaqe, qė ngjanin mė tepėr me vija shtrembanuke. Edhe pėr tė qeshur, edhe pėr tė qarė!
    Lagja e bukur, e mbledhur sa njė grusht, po pėrjetonte tani ēaste qė as i kishte menduar mė parė.
    -Poseidhoni u hap,- briti papritur dikush, qė vėshgonte me njė tejqyrė tė gjatė si ato tė piratėve.- U mbyll prapė,- rėnkoi ai,- u lejuan tė kalonin vetėm njė shpurė makinash.
    -Vure re cilėt kaluan?
    -Presidenti,- u shfry ai.
    -Paketa President, ajo me 25 cigare?- u mundua tė bėnte shaka dikush.
    -Jo, jo, i vėrteti,- u pėrgjigj njeriu me tejqyrė.
    Tani u kuptua nga tė gjithė se gjendja ishte vėrtetė e rėndė. Duhej tė ishe kreu i shtetit qė rruga tė lejohej, mirėpo edhe kjo nuk pėrbėnte zgjidhje, sepse president mund tė bėhej vetėm njė njeri, kurse ata ishin shumė. Por a mund tė bėhej presidente, pėr shembull zonja Aleksandra, dyqind kile, e trashė aq sa nuk e nxinte as dera dhe e shtynin me karrocė? Pėr zotin Aslanis, as qė bėhej fjalė, se i kishte ngrėnė nė tru dy cerebrale dhe ngatėrronte qenin me kokrrėn e portokalles...
    Mė pas pėshpėritjet u shtuan. Dikush tha se u hap pėr pak Najadhoni, mė pas e njėjta gjė u fol pėr Alqionin, por kėtu habia u bė e madhe sa kodra e rrjepur pėrballė: qe lejuar tė kalonte Antigoni, qė tė gjithė e dinin prej kohėsh tė vdekur e tė kallur. Por ja qė Antigoni qenkej ende gjallė, i marrka akoma nė qafė burrat, komandoka edhe vjedhėsit mė tė mėdhenj, sidomos ata tė rrugėve!
    Nameti kishte dėgjuar pėr fantazmėn e Antigonit, qė i thėthinte meshkujt nga njėqind metra larg, i fuste te vrima e epshit tė vet, aq sa ata nuk flinin mė dot me gratė e tyre as pas disa muajve, kur mezi dilnin qė andej, tė fishkur, tė latėrzhyer e tė perėnduar. Antigoni qe bėrė tmerri i grave, nė gjallje dhe nė vdekje, por mė tmerr u bė tani, pikėrisht sot, kur tė gjitha rrugėt ishin vjedhur, kurse pėr tė po hapeshin.
    Pastaj tejqyra kaloi dorė mė dorė e sy mė sy. Brenda tubit tė saj njė bebelino e madhe filloi tė shtynte muret qė lėviznin, sikur tė kishin rrota nėn vete, e tė zbulohej pak nga pak, nė fillim ndonjė gardh, pastaj pak gjelbėrim, ngjyra gri e asfaltit, njollat e maceve dhe tė qenve. Dikush filloi tė rendė me njė vrap tė ēmendur.
    -Vjedhėsi, vjedhėsi po ia mbath,- u dėgjuan zėra nėpėr tė gjitha terracat.- Bebelinua e hapi rrugėn Terpsihoris.


    (Botuar nė “Gazeta e Athinės”, dhjetor 2004)

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Familjet e nderuara shqiptare
    Nga alumni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 22-03-2010, 16:46
  2. Familja Ndreu
    Nga CEZARND nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 09-01-2010, 00:53
  3. Nje ze shqiptar antikomunist nga Australia
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 22-07-2008, 01:05
  4. Hiqmet Agolli
    Nga shigjeta nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 06-08-2007, 23:11
  5. Hiqmet Meēaj-roman-"Kukullat e pyllit"
    Nga Avion Travell nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 02-11-2006, 09:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •