Close
Faqja 18 prej 22 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 211
  1. #171
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771
    Alonso: Në Francë, për të fituar



    Më mirë nuk mund ta fillonte këtë fundjavë piloti spanjoll i skuderisë Renault, Fernando Alonso. Ai ka arritur të marrë "polin" në provat zyrtare që janë zhvilluar dje në Manji Kur. Gjithsesi për këtë fundjavë të gjithë në skuderinë Renault janë shumë optimistë.
    Fernando, dukesh që je në formë dhe shumë i shpejtë. Këtë e tregove edhe në prova. E bëre se doje të dukeshe?
    Jo, aspak. Ne nuk kemi ndryshuar asgjë nga programi ynë normal që kemi bërë çdo të premte e të shtunë. Pra dua të them se po impenjohemi në të njëjtën mënyrë. Megjithatë kjo tregon se makina jonë është shumë kompetitive dhe po regjistron kohë të mira. Ndihesha mirë me këtë makinë që në fillim të xhirove dhe e dija se do të arrija kohë të shpejta. Më pëlqejnë kthesat dyshe të shpejta të kësaj piste; deri tani jam argëtuar shumë.
    Pra nuk keni bërë ndryshime në konfigurimin e makinës?
    Jo, pothuajse asgjë. Që nga momenti i parë kur kjo makinë ka zbritur në pistë ka qenë në formë të mirë. Mund të them se është shumë e manovrueshme, ka një sistem frenimi efikas dhe shpejtësia maksimale është e lartë. Të gjitha këto fakte na kanë dhënë mundësinë që të zhvillojmë shumë prova për gomat dhe të marrim të dhëna të rëndësishme që na duhen për një fundjavë perfekte...
    Pra, do të thuash që ishte një fundjavë perfekte për ju?
    Një ditë e mirë; kishte pak erë që më pengonte disi në pika të veçanta të pistës. Megjithatë gjithçka tjetër ishte shumë e mirë.
    Çfarë mendoni se do të ndodhë në garë?
    Ashtu si në garat e fundit mendoj se pretendentët për ta fituar do të jenë shumë dhe, mbi të gjitha, do të luftohet deri në momentin e fundit. McLaren i padyshim do të jetë rivalja jonë kreysore për fitimin e titullit kampion. Gjithashtu nuk duhet t'i largojmë sytë nga Ferrari, e cila është rikthyer në luftë. Përsa i përket BAR it dhe Toyotës, nuk mund të them asgjë të sigurtë.

  2. #172
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771
    Renault ja e fillon si duhej këtë fundjavë


    Kryesuesi i klasifikimit të përgjithshëm për pilotë, Fernando Alonso, ka arritur të marrë dje "pole position" in gjatë provave zyrtare të Çmimit të Madh të Francës. Spanjolli 23 vjeçar ka regjistruar kohën 1'14"412, duke e çuar në 3 numrin e "poleve" për këtë sezon, ku janë zhvilluar gjithsej 10 gara. Prapa tij është renditur Jarno Truli, i cili përpara dy javësh arriti "polin" në Çmimin e Madh të Indianapolisit. Menjëherë prapa tij ndodhet Kimi Raikonen, por do të niset i 13 ti, pasi ka ndryshuar motorin dhe është ndëshkuar me 10 pozicione. Skuderia franceze Renault shpreson të fitojë këtë herë. Ajo nuk fiton në garën e "shtëpisë" së saj që nga viti 1983, kur me të garonte Alen Prost. Rubens Barrikelo ndodhet në radhën e tretë, sëbashku me Xhankarlo Fizikelën. Në përfundim të këtyre provave Kimi Raikonen ka deklaruar: "Nuk ishte mënyra më e mirë për të filluar garën e sotme, pasi ndryshova motorin dhe humba 10 pozicione. Ndoshta ky ndryshim do të na kushtojë shumë. Tashmë na mbetet të presim se çfarë rezultati do të arrijnë rivalët tanë. Gjithsesi, shpresoj shumë që të ngjitem në një vend në podium." Motori i ndryshuar ishte një motor i ri, të cilin Mercedes i e kishte sjellë për këtë garë, por ai u ndryshua me motorin që ka përdorur deri tani.

  3. #173
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771
    Kulthard, edhe në 2006-n me Red Bull-in


    Në prag të garës së tij të "shtëpisë", që do të zhvillohet këtë fundjavë në Silverston, Devid Kulthard e ka shtyrë kontratën deri në 2006-n me Red Bull-in. Mendohej se skocezi do të shkonte te BAR-i në sezonin e ardhshëm, pasi do të largohej Xhenson Baton. Devid Kulthard është një nga pilotët britanikë, i cili ka arritur të grumbullojë më shumë pikë në historinë e këtij sporti. Pasi janë zhvilluar 10 gara deri tani, ai renditet në vendin e 10-të në klasifikimin për pilotë. Pra ka një pikë më shumë sesa piloti që e zëvendësoi te McLaren-i, Huan Pablo Montoja. Në një kohë kur mendohej se skuderia Red Bull do ta fillonte sezonin e ri 2006 me një dyshe pilotësh të rinj, si Vitantonio Liuci dhe Kristian Klajen, drejtori sportiv i kësaj skuderie, Kristian Horner, ka bërë të ditur arritjen e marrëveshjes me skocezin Devid Kulthard edhe për një sezon.

  4. #174
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771
    Michelini: Dua fitore me çdo kusht

    Drejtori i përgjithshëm i Michelinit, Pier Dypaskie, ka bërë të ditur se inxhinierët e tij do të bëjnë të pamundurën këtë fundjavë për të arritur një fitore në Çmimin e Madh të Anglisë. Megjithëse firma franceze e gomave ka arritur ta fitojë këtë garë 5 herë, vetëm në këtë sezon janë duke i mundur disi rivalët e tyre të Bridgestonit, që nga viti 2001. Sipas Dypaskies, fitorja në Silverston do ta zbuste disi atë që ndodhi në Çmimin e Madh të Indianapolisit përpara 3 javësh. "Pas fitores që arritëm në Manji-Kur, shpresojmë të fitojmë edhe në Silverston, pasi është një pistë që inxhinierët tanë e njohin mirë. Atje ne zhvillojmë shumë testime si gjatë dimrit, ashtu edhe gjatë sezonit," - ka thënë drejtori i Michelinit.

  5. #175
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771
    Bridgeston: Ferrari do të na nderojë

    Bridgestoni shpreson të jetë kompetitiv në Silverston. Për firmën japoneze, kjo është një nga dy garat e "shtëpisë". Drejtori sportiv i Bridgestonit, Hiroshi Jasukaua, ka bërë të ditur se Ferrari do të paraqitet mjaft mirë në këtë pistë. "Duke parë se në Lelnklei kemi një nga fabrikat tona, mund të them se Silverstonin e konsiderojmë si garën e "shtëpisë". Për këtë arsye shpresojmë të arrijmë një rezultat pozitiv. Partnerët tanë, Ferrari, Minardi dhe Jordani janë duke punuar shumë dhe në mënyrë të veçantë pretendojmë se skuadra e Maranelos do të arrijë një rezultat pozitiv në Angli. Kemi vënë re përmirësime përsa u përket provave, por të shohim se çfarë do të ndodhë me garën."

  6. #176
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771
    Uilliams: Do të vendosim për motorët



    Frenk Uilliams ka bërë të ditur se ka filluar të mendojë për një kontratë të re me një firmë motorësh për të ardhmen. Pas një bashkëpunimi prej 6 vitesh me firmën gjermane BMW, tashmë janë "divorcuar". Gjermanët kanë kërkuar të ndërtojnë një skudderi të tyren dhe, me sa duket, ia kanë dalë mbanë duke blerë skuderinë Sauber. Me sa duket, skuderia e Sër Frenk Uilliamsit është duke parë për një firmë motorësh si Honda, Toyota apo Cosworth-i. Këto 3 firma janë pretendentët kryesorë për një kontratë në të ardhmen. Gjithsesi, Frenk Uilliams ka bërë të ditur se në javët e ardhshme do të bëjë një zgjedhje përfundimtare. "BMW-ja është sjellë ashpër me ne dhe na ka vënë disa kushte, tashmë na mbetet të mendojmë dhe të vendosim për mbështetësin tonë për të ardhmen. Ka shumë mundësi që këtë vendim ta marrim brenda muajit të ardhshëm," - ka thënë numri 1 i skuderisë nga Grove. Frenk Uilliams ka bërë të ditur gjithashtu se nuk janë shumë dakord me propozimet e reja që ka bërë FIA për sezonin 2008. "Ne mendojmë se duhet arritur një marrëveshje për këto ndryshime, pasi, me sa duket, në pamje të parë do të ketë konflikt interesash midis skuderive. Gjithsesi, ka ende kohë për të folur për sezonin 2008," - ka përfunduar britaniku.

  7. #177
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771
    Alonso fillon llogaritë



    Kryesuesi i klasifikimit për pilotë, Fernando Alonso, ka filluar të bëjë llogaritë dhe të kuptojë rëndësinë e garës së Anglisë. Spanjolli ka arritur të fitojë fundjavën e kaluar Çmimin e Madh të Francës, duke e çuar diferencën e tij me Kimi Raikonenin në 24 pikë. Kanë mbetur dhe 9 gara për t'u zhvilluar, që do të thotë se janë edhe 90 pikë për t'u fituar. "Silverstoni ka qenë gjithmonë një garë shumë e rëndësishme e kampionatit. Pista është shumë e ndërlikuar. Sektori i parë është i karakterizuar nga disa pjesë të shpejta, pasi ka kthesa që merren edhe me marshin e 5-të. Shpresojmë që ambienti të jetë i pastër, pasi shpeshherë ka mjegull. Përsa i përket pjesës së fundit të pistës, ajo është shumë e ngadaltë, pasi një pjesë e mirë e kthesave merren me marshin e parë dhe të dytë. Pikërisht kjo pjesë i vë më shumë në vështirësi gomat. Nga këndvështrimi teknik, është shumë e vështirë që të arrish të gjesh një kompromis për një makinë ideale. Pra duhet një makinë e shpejtë, por dhe e qëndrueshme për kthesat. Me pak fjalë, një sfidë e vështirë për inxhinierët," - tha Alonso.

  8. #178
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771
    Shumaker: Do të synoj fitoren


    Kampioni i botës në fuqi, Majkëll Shumaker, nuk ka bërë asnjë parashikim për garën e ardhshme të Silverstonit. Gjithsesi, gjermani ka deklaruar se paraqitja e tyre do të jetë më e mirë se ajo në Çmimin e Madh të Francës. Këtë deklaratë e ka bërë menjëherë pas testimeve që kanë bërë këto ditë. "Silverstoni është një nga pistat më të famshme të sportit tonë. Mua më pëlqen shumë që të garoj atje dhe besoj se gjërat do të shkojnë ndryshe. Gjithsesi, nuk jam shumë i sigurtë se si do të shkojnë. Paraqitja jonë në Manji-Kur ishte disi e dobët, por pas testimeve që kemi zhvilluar këtë javë, mund të them se kemi shumë shanse. Nuk dua të bëj parashikime përsa i përket rezultatit. Rregullat e reja të këtij sezoni i bëjnë shumë të vështira parashikimet. Këtë gjë e ka treguar mjaft mirë pjesa e parë e këtij sezoni. Një tjetër aryse që më bën të shkoj në Angli për t'u argëtuar, janë fansat e kësaj piste, të cilët janë të mrekullueshëm. Pa dyshim që objektivi i të gjithëve është që t'i argëtojmë sa më shumë këta tifozë. Ndërkohë që unë do të synoj fitoren," - ka përfunduar Majkëll Shumaker.

  9. #179
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771
    Raikonen, pretendenti kryesor



    Çmimi i Madh i Anglisë, i cili do të zhvillohet këtë fundjavë, duket se sheh si favorit pilotin finlandez të McLaren-it, Kimi Raikonenin. Ai ndodhet në vendin e dytë në klasifikimin për pilotë, me 24 pikë prapa Fernando Alonsos. Gjithashtu, edhe skuderia e tij McLaren-Mercedes është pretendente për të fituar titullin kampion për konstruktorë. "Në Silverston kemi arritur pothuajse gjithmonë rezultate të mira. Kemi zhvilluar disa testime në këtë pistë dhe kemi arritur rezultate të mira, shpresoj që kjo fundjavë të shkojë ashtu siç e kemi parashikuar, pra të mos kemi asnjë problem teknik me makinën," - ka thënë Raikoneni. Nëse Raikoneni nuk do të ishte penalizuar me 10 pozicione në garën e kaluar të Francës, ai pa dyshim që do të fitonte. Në të vërtetë ka qenë spanjolli Fernando Alonso që e fitoi garën dhe menjëherë prapa tij u rendit piloti i McLaren-it. Por duhet thënë se finlandezi arriti të ishte piloti më i shpejtë në pistë gjatë garës. Një gjë të tillë e kanë të qartë dhe pjesëtarët e skuderisë Renault, të cilët shpeshherë i frikësohen McLaren-it, pasi është makina më e shpejtë për momentin.

  10. #180
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771
    Xhenson Baton, në 2006-n tek Williams-i?



    Pas asaj që ndodhi me Xhenson Batonin dhe skuderinë e tij në fillim të këtij sezoni, gjërat me sa duket janë sqaruar. Skuderia Williams mund ta marrë pilotin britanik në fund të këtij sezoni, pasi diçka e tillë është parashikuar edhe në kontratën e britanikut. Duhet theksuar se ka qenë Sër Frenk Uilliams ai që e ka futur Xhenson Batonin në Formulën 1. Sipas kontratës aktuale, Xhenson Baton mund të kalojë tek Williams-i në 2006-n, vetëm nëse do të arrijë të marrë 75% të pikëve që ka kryesuesi i klasifikimit për pilotë. Deri tani ai nuk ka arritur të grumbullojë dot aq pikë. Megjithatë, Frenk Uilliams ka konfirmuar: "Gjërat janë shumë të qarta, nëse BAR-i nuk do të vazhdojë t'i qëndrojë ende kushtit që i ka vënë, le ta mbajë. Nëse nuk do ta mbajë, ai do të rikthehet te ne." Kryesuesi aktual i klasifikimit të përgjithshëm për pilotë, Fernando Alonso, ka 69 pikë, ndërkohë që Xhenson Baton ka vetëm 5 pikë, për të arritur këtë kusht të kontratës atij, i duhet të marrë edhe 46 pikë për 3 garat e ardhshme. Pra është diçka e palogjikshme. Megjithatë duket se ka shumë mundësi që Xhenson Baton të kalojë sezonin e ardhshëm te skuderia Williams-BMW.

Faqja 18 prej 22 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si mendoni; lajmet perdorin prapaganda apo jo?
    Nga s0ni në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-11-2011, 15:45
  2. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-04-2009, 12:49
  3. Per te apasionuarit e Formula 1
    Nga Bledari në forumin Lojra në kompjuter
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 10-12-2008, 15:48
  4. Një pilot shqiptar në Formula 1
    Nga Hyllien në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 21-03-2006, 21:22
  5. Bie perdja në Formula 1 - (2005)
    Nga Davius në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 15-11-2005, 13:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •