McLaren-i, më i shpejti në provat e lira
Në sesionin e djeshëm të provave të lira kanë qenë makinat e skuderisë McLaren ato që kanë bërë diferencën. Në të vërtetë, diçka e tillë pritej, pasi makinat e skuderisë nga Uokingu janë më në formë për momentin. Në të vërtetë, i pari në renditje ka qenë kolaudatori i kësaj skuderie, Pedro de la Roza. Koha e tij 1'20"201 ka qenë shumë pranë rekordit të vitit 2004, që është vendosur nga Rubens Barrikelo, 1'20"089. Në vendin e dytë është renditur Mark Veber me Uilliams, ndërsa në të tretin gjendet Fernando Alonso.
Krijoni Kontakt