Hej shef na nji foto te fundit re si i behet se spo gjej dot lol
Hej shef na nji foto te fundit re si i behet se spo gjej dot lol
Duaje ate qe ke dhe jo ate qe do kesh
Albi
Formula 1 e kam dobesi .Ketu dhe kaq vjet nuk kam humb asnje gare.Me vjen keq qe nuk arrita te veja ne Turqi ta shoh se qe dhe afer dhe lire.Nejse me ka pelqyer Shumakeri po prape mire qe fitojne dhe te tjeret se ka me shume interes gara ,nuk behet monotone.
Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway
Postuar më parë nga ANTENA
hej antena shko tek foto nga f1 se kam postu atje.
Barrikelo-Ferrari, divorci i nxituar
Vazhdon të jetë i tensionuar ambienti në skuderinë Ferrar mes drejtuesve dhe pilotit brazilian Rubens Barrikelo, i cili e ka deklaruar që tani shkëputjen e tij nga skuadra e Maranelos. Ky vendim që ka marrë piloti i "kokëkuqes" nuk i ka pëlqyer askujt në skuadër, sepse, sipas tyre, është disi i nxituar. Nëpër bokse qarkullojnë fjalë, sipas të cilave kërkohet të merret Felipe Masa për 3 garat e fundit e këtij sezoni; në këtë mënyrë edhe Barrikelo do të largohej drejt skuderisë BAR-Honda më shpejt.
Kishte disa kohë që dukej qartë që lidhja mes Rubens Barrikelos dhe Ferrarit po shkonte drejt përfundimit. Edhe deklaratat e mëvonshme të brazilianit duket se e kanë acaruar disi gjendjen më pas. Gjithsesi, përsa i përket kalimit të Masës për tri garat e fundit të këtij sezoni, gjithçka do të varet nga rezultati i këtyre garave. Momentalisht skuderia Ferrari ka mundësi ta fitojë ende titullin kampion për konstruktorë.
Barrikelo: Më në fund i lirë
Pak ditë përpara firmosjes përfundimtare të kontratës me skuderinë BAR-Honda, Rubens Barrikelo ka filluar të nxjerrë disa të fshehta që i ka mbajtur përbrenda. Ndër to ai ka hipotezuar edhe një duel në të ardhmen me Majkëll Shumakerin, duke theksuar se në këtë pozicion nuk ia lejojnë urdhrat e skuderisë. "Jam i isgurtë se vitin tjetër, kur do të përballem me Majkëllin, radio ime nuk do të dëgjohet më," ka thënë braziliani. Me gjithë dashurinë dhe mirënjohjen që ka ai ndaj skuadrës së Ferrarit, duket se në këto vite është detyruar të luajë rolin e pilotit të dytë.
"Objektivi në skuderinë Ferrari ishte që të kishte vetëm një makinë, e cila mund të fitonte, dhe pothuajse gjithmonë ajo makinë ishte e Majkëllit. Gjithsesi me këtë gjë nuk dua të them se nuk e kam pasur mundësinë të luftoj për objektivat që kisha." Duket se nëse do të kishte pasur një ofertë të tillë edhe më parë, mund të largohej nga skuadra e Maranelos; megjithatë ndoshta do të largohej nëse e kërkonte një skuadër që përdorte motorët Honda. "Sena ka thënë dikur se një nga sekretet e sukseseve të tij të mëdha me McLarne-in ishin motorët Honda. Gjithsesi edhe me Ferrarin mund të isha shpallur kampion bote, nëse nuk do të ishte Majkëll Shumaker për një kohë kaq të gjatë," ka përfunduar Rubens Barrikelo.
My silence doesn't mean I am gone!
Renault-ja nuk i lë shteg McLaren-it
Skuderia Franceze Renault ka mundur t'i rendisë të dyja makinat e saj në 3 vendet e para, në provat e djeshme zyrtare të Çmimit të Madh të Turqisë. Xhankarlo Fizikela ka zhvilluar një xhiro shumë të mirë të shpejtë dhe për këtë arsye është renditur i dyti, menjëherë pas Kimi Raikonenit,. Ndërkohë, shoku i tij i skuadrës, Fernando Alonso, është renditur në vendin e tretë me vetëm një të qindtat prapa italianit. Pa dyshim që këto dy skuderi, Renault-ja dhe McLaren-i, janë pretendentet kryesore për fitimin e dy titujve, si për konstruktorë, ashtu edhe për pilotë. Në përfundim të provave të djeshme, italiani Xhankarlo Fizikela ka deklaruar: "Nesër do të nisem nga vija e parë dhe ky është një rezultat pozitiv për ne. Inxhinierët kishin bërë një punë të shkëlqyer me makinën. Nuk pata asnjë problem me makinën dhe kjo gjë duket qartë nga pozicioni që kam zënë. I vetmi problem që mund të quaj unë në xhiron time, ishte Barrikelo, i cili më la pak hapësirë në kthesën 12 dhe ajo manovër më humbi përqendrimin, më pas gjithçka shkoi shumë mirë." Ndërkohë, kryesuesi i klasifikimit të përgjithshëm për pilotë, spanjolli Fernando Alonso, ka deklaruar: "Kushtet e pistës nuk ishin idealet në momentin kur filluam provat, për këtë arsye nuk arrita të regjistroja një kohë më të mirë. Me këtë fakt shpjegohen dhe daljet nga pista të disa pilotëve. Në raste të tilla duhet të marrësh pak rrezik përsipër për të regjistruar një xhiro të mirë, ose përndryshe do të qëndrosh konservator. Unë tentova të isha agresiv sa duhej dhe arrita të renditesha në vendin e tretë, një rezultat që e konsideroj pozitiv. U befasova disi në pjesën e gjatë të drejtë, sepse kishte erë dhe nuk më lejonte të jepja maksimumin. Gjithsesi i kemi të dyja makinat në 3 pozicionet e para dhe ky fakt na premton për një rezultat pozitiv. Do ta filloj këtë garë me synimin që të renditem përpara Raikonenit," - ka përfunduar Fernando Alonso.
Ferrari
Rubens Barrikelo
"Megjithëse kishim një taktikë konservatore për këto prova, unë u mundova të merrja maksimumin nga këto prova zyrtare. Kam besim te gomat Bridgestone dhe shpresoj të zhvilloj një garë të mirë. Gjatë xhiros sime të shpejtë në provat zyrtare pata probleme me pjesën e pasme, e cila më rrëshkiste shumë, për këtë arsye humba disa të dhjetat që do të ishin të vlefshme. Jam i bindur që do të zhvilloj një garë të mirë. Ndërkohë, përsa i përket Majkëllit, dua të them se është turp për të që doli jashtë."
Majkëll Shumaker
"Kemi pasur probleme gjatë gjithë kësaj fundjave dhe për këtë arsye nuk prisja një rezultat të mirë në prova. Gjithsesi, për garën ndihem më optimist. Po të mos kisha dalë jashtë piste, pa dyshim që do të kisha mundësi të luftoja për fitore, por tani po mendoj të marr disa pikë. Do të më duhet të jap maksimumin në garë. Një rezultat i mirë do të ndikojë te ne edhe për provat zyrtare në garën e Monzës, që do të zhvillojmë pas 2 javësh."
Xhenson Baton
"Jam shumë i zhgënjyer nga këto prova, pasi bëra disa gabime në xhiron time të shpejtë. Më vjen turp për këtë gjë. Gjithsesi, nuk kemi humbur gjithçka. Jam në vendin e 13 të dhe besoj se gjatë garës do të kem mundësi për ta përmirësuar rezultatin."
Jarno Truli
"Në provat e ditës së premte zhvillova një xhiro të mirë, megjithatë vendosa të ndryshoja konfigurimin e makinës në prag të provave zyrtare. Deri në momentin kur dola në pistë për të regjistruar xhiron time të shpejtë, nuk e dija se në çfarë gjendjeje ishte makina. Në ato momente kishte më shumë erë dhe makina dridhej disi. Nuk mbeta shumë i kënaqur me balancimin që kishte, megjithatë shpresoj që deri në garë të bëjmë modifikime të tjera. Objektivi im është që të marr pikë."
Ferrari turpërohet në pistën e Stambollit
Nuk ka shkuar ashtu si mendohej Çmimi i Madh i Turqisë për Ferrarin, i cili ka qenë në vështirësi që në ditën e parë të provave në këtë pistë të re. Megjithëse është nisur nga vendi i fundit pas daljes nga pista në provat zyrtare dhe pas ndërrimit të motorit, Majkëll Shumaker ka qenë akoma edhe më i pafat. Kur kishte kaluar pothuajse gjysma e garës dhe gjermani kishte rikuperuar disa pozicione, është nxjerrë jashtë piste nga Mark Veberi, pas një prekjeje të dhunshme dhe të kotë nga piloti australian.
Megjithëse piloti i skuderisë Williams BMW do të parakalohej për së dyti, ai është treguar kokëfortë dhe i është kundërpërgjigjur sulmit të Majkëllit, duke u futur agresivisht në kthesën e parë. Në atë moment e ka prekur Ferrarin e kampionit të botës, duke i dëmtuar devijuesit e ajrit dhe gomat e pasme. Edhe pas hyrjes në bokse, për Majkëllin ishte e pamundur të vazhdonte gara. U rikthye në bokse dhe u bënë të gjitha modifikimet e radhës. Ishin inxhinierët ata që i kërkuan gjermanit të dilte sërish në pistë, edhe pse kishin kaluar rreth 30 minuta në bokse. Majkëlli doli në pistë, bëri disa xhiro, ku mori të dhëna të nevojshme nga makina dhe nga pista, për t'u rifutur në bokse përpara përfundimit të garës. Në përfundim të saj, ai ka deklaruar: "Ishim të ngadaltë gjatë gjithë fundjavës në pistën e Stambollit. E filluam me ritme shumë të ulta ditën e premte në provat e lira dhe vazhduam kështu në provat zyrtare, deri në garë.
Qëllimi i rifutjes sime në pistë ishte që të rikuperoja ndonjë pozicion për provat e garës së ardhshme të Monzës, por nuk ia dola mbanë. Për momentin askush nuk di të shpjegojë nëse problemi ynë qëndronte te gomat apo te makina. Do të bëjmë kontrollet për të gjetur se çfarë kishte që nuk shkonte," ka thënë shtatë herë kampioni i botës. Vetëm në vendin e 10 të është renditur shoku i tij i skuadrës, Rubens Barrikelo. Braziliani ka zhvilluar një garë krejtësisht në hije, duke mos u bërë protagonist as në prapavijë. "Kjo ishte një garë shumë e vështirë. Problemet tona kishin filluar që ditën e premte. Pas asaj gare të mirë që zhvilluam në Hungari, është shumë zhgënjyes për ne ky rezultat. Kishim mungesë gripimi në makinë dhe, me sa duket, bëmë një zgjedhje të gabuar gomash. Tashmë na duhet t'i rikthehemi sa më shpejt punës për garat e ardhshme," ka përfunduar piloti brazilian.
Zhan Todt: Një garë për t'u harruar
"Kjo ishte një garë për t'u harruar. Për herë të tretë në këtë sezon arrijmë të dalim nga një garë pa marrë pikë. Kishim mungesë gripimi dhe për këtë arsye problemet tona filluan që ditën e premte. Me kalimin e xhirove, gjendja e makinës përkeqësohej dhe nuk arrinim të kishim një ritëm konstant. Rubensi dha maksimumin, ndërkohë përsa i përket Majkëllit ishte një turp. Dëmtoi makinën e tij dhe nuk arriti më që të rikuperonte dhe të rifutej në garë normalisht," ka përfunduar drejtori i përgjithshëm i Ferrarit.
My silence doesn't mean I am gone!
Piloti finlandez i McLaren it ka arritur të fitojë garën e parë të Turqisë
Kimi Raikonen, "pashai" i Stambollit
Kimi Raikonen mendon se pas këtij dominimi në fundjavën e Çmimit të Madh të Turqisë, më në fund skuderia McLaren ka arritur të rikuperojë dhe të kalojë në avantazh ndaj Renault së. Filnadezi ka arritur të kalojë i pari dje finishin në pistën e Stambollit, me rreth 18 sekonda avantazh ndaj kryesuesit të klasifikimit të përgjithshëm për pilotë, Fernando Alonsos. Në përfundim të garës, Kimi Raikonen ka deklaruar:
"Ndihesha i sigurtë përsa i përket shpejtësisë, por asnjëherë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë gjatë garës, ka thënë piloti i skuderisë McLaren Mercedes. Në fund shkoi gjithçka shumë mirë, ashtu siç e kishim parashikuar. Mendonim se skuderia Renault ishte në të njëjtin nivel me ne, por këtë fundjavë kuptuam se kemi arritur t'i kalojmë ndjeshëm. Ishim shumë të shpejtë gjatë gjithë fundjavës, në këtë aspekt kishim një avantazh të ndjeshëm." Menjëherë pas nisjes së garës, Kimi Raikonen ka humbur kryesimin e garës për ta rifituar atë përpara përfundimit të xhiros së parë.
"Të them të drejtën, nuk arrita të bëja nisjen më të mirë. Kisha pak probleme në fillim dhe Fizikela arriti të më parakalonte. Gjithsesi, unë nuk e humba ritmin, i qëndrova shumë pranë gjatë gjithë kohës dhe arrita ta rimerrja vendin e parë menjëherë në kthesën me numrin 9. Ai e mori disi gjerë kthesën dhe unë përfitova, pasi isha edhe më i shpejtë në pjesën e drejtë. Jam shumë i kënaqur me këtë fitore, e cila më bën të besoj akoma më shumë te titulli, kur kanë mbetur edhe 5 gara nga përfundimi i këtij sezoni," ka thënë finlandezi. Disi i zhgënjyer për humbjen e vendit të dytë ka qenë piloti tjetër i skuderisë McLaren Mercedes. Huan Pablo Montoja ishte i dyti deri në xhiron e parafundit, por e humbi atë ndaj Fernando Alonsos, pas një gabimi që bëri. Në të vërtetë ka qenë Tiago Monteiro ai që ndikoi kaq shumë në pozicionin e Huan Pablo Montojës.
Ai e ka prekur kolumbianin në fund të pjesës së drejtë, duke e nxjerrë jashtë piste. Montoja arriti të rikthehej, por për fatin e tij të keq humbi të gjithë avantazhin ndaj Alonsos. Një xhiro më pas, për shkak të konsumimit të madh të gomave të pasme në atë dalje, ai gabon dhe del sërish, duke i dhuruar vendin e dytë Alonsos. "Arrita ta parakaloja Monteiron në fund të pjesës së drejtë, por në momentin e frenimit ai u vonua shumë dhe më goditi nga pas, duke më nxjerrë jashtë piste. Më vjen shumë keq, pasi mund ta përfundonim këtë garë në vendin e parë dhe të dytë, dhe do të kishim mundësi të rikuperonim ndjeshëm në klasifikimin e përgjithshëm për konstruktorë," ka përfunduar kolumbiani.
My silence doesn't mean I am gone!
Kurora 2005, mes McLaren-it dhe Renault-së
Edhe nëse Kimi Raikonen do të arrijë të fitojë të gjitha garat e mbetura të këtij sezoni, ai duhet të shohë klasifikimin për të parë se ku është renditur në çdo garë Fernando Alonso. Fitorja me prepotencë e garës së kaluar të Turqisë ka treguar se finlandezi i skuderisë McLaren-Mercedes, mund të fitojë më shumë gara në këtë sezon sesa Fernando Alonso, megjithatë nuk do ta ketë të sigurtë titullin kampion. McLaren-i mund t'i përfundojë të gjitha garat e mbetura në dy vendet e para me të dy pilotët dhe sërish spanjolli 24-vjeçar mund të shpallet kampion bote, nëse do të renditet në të gjitha këto gara në vendin e tretë. Momentalisht, diferenca mes këtyre dy pilotëve në klasifikimin e përgjithshëm është 24 pikë. Raikoneni ka 5 fitore së bashku me këtë Stambollit, ndërkohë që Alonso ka gjashtë. Në vendin e tretë në klasifikimin e përgjithshëm ndodhet Majkëll Shumaker, i cili edhe matematikisht tashmë nuk ka më mundësi për të fituar titullin kampion, pasi nuk arriti ta përfundonte garën e Turqisë. Diferenca e tij me vendin e parë është 40 pikë. Edhe në klasifikimin për konstruktorë, në luftë janë McLaren-i dhe Renault-ja. Menaxheri i përgjithshëm i skuderisë franceze, Flavio Briatore, vazhdon të besojë se ka më shumë mundësi sesa skuderia anglo-gjermane, për të fituar titullin për konstruktorë. "Edhe pse mund ta kemi të pamundur të fitojmë me një McLaren si ai që pamë në garën e Turqisë, ne do të bëjmë të pamundurën për të mbajtur pozicionet që kemi në të dyja klasifikimet. Makinat tona janë në gjendje shumë të mirë, edhe pse diferenca në klasifikimin për konstruktorë është reduktuar pas garës së fundjavës së kaluar. Momentalisht, ne mbajmë kryesimin." Diferenca e McLaren-it me Renault-në, në klasifikimin për konstruktorë, është 9 pikë, duke e ndezuar kështu shumë sfidën. "Monza është një pistë më e mirë për ne, në letër. Përsa i përket garës së Brazilit, ne do të bëjmë disa hapa përpara. Pra me këtë gjë dua të them se kemi kontroll të plotë mbi situatën," - ka vazhduar Briatore. Alonso deri tani ka pasur një makinë konstante dhe të qëndrueshme, ndërkohë që makinat McLaren janë më të shpejta. Në garën e kaluar, ato për fatin e keq nuk arritën ta përfundonin garën me të dy pilotët në venidn e parë dhe të dytë. Ishte Huan Pablo Motnoja ai që gaboi një xhiro përpara përfundimit, duke i lënë vendin e dytë Fernando Alonsos. Kanë kaluar deri tani 5 vjet që nga koha kur skuderia McLaren nuk feston një fitore me të dy pilotët në dy vendet e para. Një rezultat i tillë për herë të fundit është regjistruar në garën e Austrisë, në vitin 2000. Gjithsesi, drejtori i përgjithshëm i skuderisë, Martin Uitmarsh, është i bindur se ky rezultat do të përsëritet shumë shpejt. "Të fitosh 6 nga 10 garat e fundit, do të thotë se jemi në formë të mirë. Nuk ka arsye përse nuk mund ta përfundojmë një garë me të dy pilotët tanë në vendin e parë dhe të dytë. Edhe Renault-ja është duke bërë një punë të mirë, por ne po punojmë akoma më mirë."
Tajson, "hajmalia" e Raikonenit
Ish-kampioni i botës në boks për peshën e rëndë, Majk Tajson, i ka uruar fat Kimi Raikonenit përpara fillimit të garës së Turqisë. "Ishte mjaft interesant takimi me të, - ka thënë piloti finlandez. Ai më uroi fat dhe në fund të garës isha me shumë fat." Në të vërtetë, boksieri amerikan është një mik i ngushtë i menaxherit të përgjithshëm të skuderisë Renault, Flavio Briatores, i cili e kishte ftuar në bokse për këtë garë.
Gazeta The Albanian ne Britani te Madhe thealbanian.co.uk
Ketu do ti japim lajmet me te reja te Formules 1
Pas garës së Monzës, gjermani i Ferrarit ka pranuar se gjithçka ka përfunduar dhe se sipas tij Alonso është kampion
"Për herë të parë", Shumi: Tani jam një ish...
Për herë të parë pas 5 vitesh, gjermani Majkëll Shumaker gjendet në një pozitë të tillë. Pra tashmë ai ndihet ish. Mbretëria e pilotit më të suksesshëm të Formulës 1, i cili ka arritur 84 fitore dhe mban mbi shpinë pothuajse të gjitha rekordet e këtij sporti, po rrënohet. Përpara 60.000 tifozëve në Monza duket se Majkëll Shumaker ka vendosur të zbresë nga froni. "Kampionati për mua ka mbaruar. Kam qenë kampion për një periudhë të gjatë kohe dhe në të vërtetë jam habitur se si kam qëndruar aq shumë. Unë gjithmonë e dija se do të vinte një ditë që nuk do të isha më i tillë," ka thënë Majkëll Shumaker. Momentalisht, Majkëll Shumaker ndodhet në vendin e tretë në klasifikimin e përgjithshëm për pilotë, me 48 pikë prapa Fernando Alonsos. Kanë mbetur dhe 4 gara për t'u zhvilluar dhe 40 pikë për t'u fituar, që do të thotë se edhe matematikisht Majkëlli është jashtë luftës për titull, për herë të parë që nga viti 2000. Ndërkohë, spanjolli Fernando Alonso kryeson klasifikimin me 27 pikë ndaj Kimi Raikonenit. Ndoshta piloti i skuderisë Renault mund të shpallet kampion që në garën e ardhshme në Belgjikë, pas një jave. Në Monza, Majkëlli u rendit në vendin e 10të, duke regjistruar një tjetër zhgënjim. Në përfundim të garës, ai ka pranuar se Alonso do të jetë pasardhësi i tij. "Ndoshta do të befasoheni edhe ju, por dua të them se pas kësaj gare gjithçka ka përfunduar për mua, ka thënë gjermani 36vjeçar. Titulli kampion është i Alonsos dhe Raikonenit i duhet një mrekulli. Alonsos duhet t'i ndodhin shumë gjëra që të mos shpallet kampion, por në të vërtetë asgjë nuk po i ndodh, për mua gjithçka ka përfunduar për këtë sezon." Kjo ishte hera e parë për kampionin gjerman që e përfundonte garën e Monzës pa marrë asnjë pikë. "Tashmë nuk mund të bëj asgjë. Në të shkuarën kemi qenë një skuadër shumë e suksesshme, ndërsa të tjerët na ndiqnin nga shumë larg. Për momentin jemi ne në vështirësi dhe të tjerët po përfitojnë. Gjithsesi jam i sigurtë që shumë shpejt do të rikthehemi aty ku ishim, ka premtuar Majkëll Shumaker. Tashmë më duhet të mendoj për garën e ardhshme në Spa, megjithatë me këtë nivel që kemi për momentin, nuk do të ndihem shumë mirë edhe atje. Duket qartë që jemi të ngadaltë dhe, në të vërtetë, nuk di as ta shpjegoj se për çfarë arsyeje jemi kështu," - ka përfunduar Majkëll Shumaker, i cili kishte kohë që nuk ndjente askënd si rival dhe ndoshta e kishte harruar se si ndihesh në pozicionin e ndjekësit.
Kolumbiani ka arritur të fitojë garën e Monzës, duke e çuar në dy numrin e fitoreve personale në këtë sezon
Huan Pablo Montoja, fituesi i guximshëm
Piloti kolumbian i skuderisë McLarenMercedes ka arritur të fitojë Çmimin e Madh të Italisë, ndërsa në vendin e dytë është renditur piloti spanjoll i skuderisë Renault, Fernando Alonso, i cili ka bërë edhe një hap përpara në rrugën drejt titullit kampion. Kampioni i botës në fuqi, Majkëll Shumaker, nuk ka mundur të marrë asnjë pikë në këtë garë. Një gjë e tillë nuk i ndodhte që nga viti 1999. Ndërkohë, Montoja ka regjistruar kështu suksesin e tij të dytë në këtë sezon. Kjo ishte padyshim një fitore shumë e vështirë për të, pasi, kur kishin mbetur 5 xhiro nga përfundimi i garës, goma e pasme e McLarenit të Montojës filloi të shpërbëhej. Një problem të tillë pati gjatë garës edhe shoku i tij Kimi Raikonen, problem ky që i kushtoi ndoshta edhe një fitore të mundshme në Monza. Në përfundim të garës, Huan Pablo Montoja ka deklaruar: "Në përfundim të garës shihja disa pjesë së gomës që shkëputeshin dhe makina filloi të më rrëshkiste nëpër kthesa. Vendosa të ulja disi ritmin, për të mos i konsumuar akoma më shumë, por në të vërtetë mora përsipër një rrezik të madh. Kur mora vesh se kisha një distancë prej 4 sekondash ndaj Alonsos në dy xhirot e fundit, u qetësova disi." Në ato momente, Alonso vendosi ta rriste ritmin për të përfituar ndaj ndonjë të papariture të kolumbianit, por ishte e pamundur. Mjaft i zhgënjyer ka qenë në përfundim të garës Kimi Raikonen. "Ishte një ditë vërtet shumë zhgënjyese për mua, mund të kishte përfunduar me një rezultat më të mirë. Gjithçka filloi me një ndërrim motori dhe me një nisje nga vendi i 11të, më pas doli dhe problemi me gomat që më detyroi të ndryshoja strategjinë. Gjatë gjithë garës dhashë maksimumin, por nuk pata mundësi të merrja një rezultat më të mirë. Me sa duket, fati nuk do që unë të luftoj deri në fund për titullin kampion," ka përfunduar finlandezi. Më pak i zhgënjyer ndoshta është numri 1 i McLarenit, Ron Denis. "Ishte një garë vërtet shumë stresuese. Huan Pablo bëri një punë të mrekullueshme në fund të garës. Duhej të vendosnim midis rrezikut dhe kryesimit të garës, por për fat ia dolëm mbanë. Më vjen shumë keq për Kimin, pasi po të mos kishte pasur atë problem me gomat, ndoshta do të renditej më mirë se Fernando Alonso. Gjithsesi, ne do të tentojmë ende për ta shpallur atë kampion, historia na tregon se ne i adhurojmë përmbysjet," ka përfunduar Denisi.
Krijoni Kontakt