Close
Faqja 16 prej 22 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 211
  1. #151
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042

    Pole Position

    "Pole-Position"
    Raikonen mund të arrijë "polin" e tretë radhazi në Montecarlo, pas "poleve" që mori në garën e Spanjës dhe në garën e San Marinos. Ndërkohë, Michael Schumacher ka 63 "pole" dhe i duhen vetëm 2 për të arritur rekordin e Airton Senës.
    "Poli" i fundit që ka arritur skuderia Ferrari ka qenë ai i Rubens Barrikelos, në garën e Brazilit, që u zhvillua tetorin e shkuar. M.Schumacher është kualifikuar poshtë vendit të 10-të, në 5 nga 8 garat e fundit.

    Pikët
    Piloti i skuderisë Renault, Fernando Alonso, është i vetmi pilot që ka marrë pikë në të gjitha garat e sezonit. Kryesuesi i klasifikimit të përgjithshëm është ngjitur në podium në të 5 garat e vitit 2005

    20/5/2005

  2. #152
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042

    Montecarlo: Pershkrimi

    Çmimi i Madh i Montecarlos
    Vendndodhja: Montecarlo.
    Xhirot: 78 xhiro.
    Distanca e xhiros: 3.340 km.
    Distanca në total e garës: 260.520 km.
    Xhiron rekord: Michael Shumacher, 1'14"439, me Ferrari, në vitin 2004.
    "Poli" në 2004: Jarno Truli, me Renault, 1'13"985.

    Xhenson Baton dhe Takuma Sato nuk do të marrin pjesë në këtë garë, pasi vuajnë dënimin e garave pushim.

    E veçanta e Montecarlos

    Provat zyrtare janë shumë të rëndësishme në këtë garë, pasi në Principatë parakalimet janë shumë të vështira, për të mos thënë të pamundura. Kjo garë zhvillohet në rrugët e qytetit dhe duhet theksuar se janë rrugë shumë të ngushta.

    Shpejtësitë mesatare janë të ulta, megjithatë shpejtësia maksimale është 290 km/h, në pjesën e tunelit të pistës. Gjatë një xhiroje, pilotët i ndryshojnë mesatarish 50 herë marshet.

    20/5/2005

  3. #153
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042

    Ferrari te niset si e humbur qe ne nisje?

    Michael Shchumacher mund të arrinte një tjetër rekord këtë fundjavë në cmimin e Madh të Montecarlos. Ndërkohë duket se Ferrari do të përballet me humbjen e 7-të në këtë sezon, kjo do të jetë hera e parë që nga koha kur Michael Schumacher është bashkuar me skuadrën italiane, 9 vjet më parë.

    Pas paraqitjes së dobët të Michael Schumacher dhe Rubens Barrikelo në provat e lira të ditës së enjte, Ferrari do të regjistrojë paraqitjen e tij më të dobët që nga viti 1996.

    Fitorja e fundit e skuadrës së Maranelos është regjistruar në vitin 2004, në Çmimin e Madh të Japonisë, ku gjermani i saj fitoi titullin e 7-të kampion.

    Duket se ndryshimet e reja në rregulloren e Formulës 1, kanë ndikuar për keq në këtë skuderi. Makina e re F2005, e cila debutoi në garën e Bahreinit, 2 gara përpara planifikimit, ende nuk po jep rezultatet e pritura.Vetëm në garën e Imolas kemi parë një Ferrari në gjendje shumë të mirë, më pas problemet me gomat e kanë lënë në vend makinën F2005. Bridgeston, nga ana e saj, është duke bërë të pamundurën që ta ngushtojë sa më shumë disavantazhin që ka me rivalin e tij Michelin.

    Për herë të parë në këtë sezon, Ferrari do të zhvillojë Çmimin e Madh të Montekarlos, duke menduar për humbjen e 7-të radhazi

    21/5/2005

  4. #154
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042

    Post GP Monaco

    Pas gati 1/3 te kampionatit 2005 situata duket se eshte mese e qarte:

    Renault dhe McLaren do te jene sfidantet per titull per kete sezon.
    Ferrari duket tashme jashte cdo mundesie per titull.Ndoshta mund te kuptohej veshtiresia ne fillim por jo kjo disfate komplete dhe e papritur.

    Raikkonen fiton garen e 2-te rresht pas Barcelones duke nenvizuar qarte rikthimin e McLaren.Te fitosh ne nje piste si ajo e Montecarlos eshte teper e veshtire.(Me siper permendem humbjen e perqendrimit ne kete piste te merzitshme).

    Ndersa Renault nuk u shfaq aq e sigurt si me pare: Alonso zuri vetem vendin e 4-tert,por qe i vlen shume per te theksuar akoma me tej avantazhin e krijuar.

    Williams shkelqyeshem: Heidfeld dhe Webber perkatesisht vendin e 2-te dhe te 3-te.

    Vetem vendi i 5-te per Juan Pablo Montoya, 6-te per Ralf Schumacher,7-te dhe i 8-te perkatesisht per Michael Schumacher dhe Barrichelo.

    Sikur nuk mbarojne dhe hallet per Ferrarin, shtohet edhe nje drive trogh per Barrichelon (kjo per shpejtesine e larte ne pit) dhe nje aksident ku u perfshi dhe M.Schumacher ku humbi kohe ne nderrimin e krahut te kthimit paresor ne bokse.

    Alonso zgjat hapat por Raikkonen i qendron pas me nje distance mbi 20 pikesh.

    Kesaj radhe F1 nuk mer fryme: kete te premte fillojne provat ne pisten Nurburgring per GP Europian,dhe megjithese ne garen e 7-te nga 19-te nqs Ferrari nuk fiton dyert e boterorit do fillojne te mbyllen per Maranellon...

    23-05-2005

  5. #155
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Raikonen do të zbresë Shumin nga froni?!

    Drejtuesit e skuderisë McLaren mendojnë se Kimi Raikonen mund të thyejë spanjollin Fernando Alonso, në luftën për titullin kampion. Në sezonin 2003, piloti finlandez ishte në luftë për titullin me kampionin e Ferrarit, Majkëll Shumakerin, por për 2 pikë nuk ia doli mbanë. Në këtë sezon, ai vjen nga 2 fitore radhazi. "Kimi është duke u paraqitur shumë mirë dhe mund të fitojë në këtë sezon titullin kampion," - ka thënë drejtori i përgjithshëm i McLaren-it, Martin Uitmarsh, pas garës së Montekarlos. Kur kanë mbetur dhe 13 gara për t'u zhvilluar, në krye të klasifikimit për pilotë është Fernando Alonso, me 49 pikë, i ndjekur nga Kimi Raikonen me 27. Diferenca është më e vogël në klasifikimin për konstruktorë, kur Renault-ja në krye ka 63 pikë, ndërsa McLaren-i e ndjek me 51 pikë. "Padyshim që Kimi është duke kaluar një moment shumë të mirë dhe unë jam i sigurtë se do të vazhdoj të fitoj edhe disa gara të tjera.

    Mund të them gjithashtu se edhe shoku i tij i skuadrës, Huan Pablo Montoja, mund të arrijë ndonjë fitore në këtë sezon, pasi është duke treguar një ritëm shumë të lartë gare," - ka vazhduar Uitmarshi. Duhet theksuar se finlandezi ka zhvilluar një garë disi të qetë në Montekarlo, ndërkohë që Montoja është nisur nga vendi i 16-të dhe e përfundoi garën në vendin e 5-të. Në garat e ardhshme duket se drejtuesit e McLaren-it nuk kanë ndër mend që të favorizojnë asnjërin nga pilotët. "Pa dyshim që Huan Pablo është një pilot shumë i mirë dhe për garat e ardhshme ka të drejtë që të thotë se do ta mundë Raikonenin. Pikërisht kjo është filozofia që përdoret në skuderinë McLaren. Ne duam të shohim të dy pilotët tanë që të luftojnë me njëri-tjetrin për fitore. Që të dy janë shumë të ashpër në gara dhe lufta mes tyre do të jetë interesante."

    Sezoni i Montojës duket se ka filluar pikërisht në garën e Montekarlos, pasi ai kishte munguar në 2 gara. Nuk duhet të harrojmë nga ana tjetër se lufta për titullin, me sa duket, është duke u bërë dhe do të vazhdojë të bëhet mes Renault-së dhe McLaren-it. Ferrari dhe kampioni i tij, Majkëll Shumaker, kanë regjistruar garën e 7-të pa fitore. Por nuk duhet lënë pa përmendur se gjermani ka zhvilluar një garë shumë agresive në Principatë, parakaloi në xhiron e fundit shokun e tij të skuadrës dhe tentoi të parakalonte në finish vëllain, Ralf Shumaker. Gjithsesi, ai mbetet jashtë luftës për titull, pasi në këto 6 gara të zhvilluara ka marrë vetëm 12 pikë. Në garën e ardhshme të Nurburgringut, që do të zhvillohet këtë fundjavë në Gjermani, do të rikthehet dhe skuderia BAR-Honda me Xhenson Batonin. Pra pritet një garë shumë interesante dhe me surpriza, kjo e Çmimit të Madh të Europës.
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #156
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042

    Nga nje deklarate per shtyp e M.Schumacher.

    "Dua të përsëris edhe një herë se nëse do të më jepet mundësia, në çdo moment të garës, për të parakaluar, unë do të tentoj. Nuk jam nga ata pilotë që dorëzohen lehtë. Këtë gjë nuk e them aspak për t'u dukur, por unë kështu jam. Jam një pilot luftarak dhe gjithmonë jap maksimumin tim deri në fund. Edhe këtu ndodh si në një ndeshje futbolli, e cila zgjat 90 minuta dhe pikërisht në minutat e fundit zgjidhet ndeshja. Për garën e ardhshme të Nurburgringut do të përgatitemi sa më mirë.

    Do të vazhdojmë të punojmë shumë, për të eliminuar pikat tona të dobëta. Për momentin duket se "thembra e Akilit" për ne janë gomat. Për këtë sektor do të vazhdojmë të punojmë akoma shumë. Nëse do të përmirësojmë këtë pikë të dobët, atëherë do të vazhdojmë të fitojmë ndonjë nga garat e ardhshme. Shpresoj që të ndodhë kështu, pasi edhe paraqitja jonë në garë është shumë e ndryshme nga ajo e provave. Ndërsa rikthimi i provave të vjetra mund të them se këtë herë nuk është në favorin tonë. Gjithsesi, do të vazhdojmë të manovrojmë me strategjitë. Por jam i sigurtë se në Nurburgring do të zhvillojmë një garë të mirë," - ka thënë Michael Schumacher, i cili tashmë ndodhet në vendin e tij të lindjes, në Kerpen, së bashku me pjesëtarët e tjerë të Ferrarit

  7. #157
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042

    Ndarja Ferrari-Bridgestone?

    Rezultati i dobët në Montecarlo ka ardhur sërish si rrjedhojë e gomave jo të mira, që kanë përdorur makinat e Maranelos në provat zyrtare.

    Këto probleme të vazhdueshme që vijnë nga ky sektor, mund të sjellin një ndarje mes Ferrarit dhe Bridgestonit. Firma japoneze e gomave, në këtë sezon ka vetëm këtë skuderi testimi për prodhimet e saj.

    Garat që do të zhvillohen deri në korrik, do të jenë vendimtare, pasi, nëse rezultatet do të jenë të tilla, në 2006-n skuadra italiane mund të firmosë një kontratë me Michelinin. Problemi kryesor, me sa duket, nuk është në garë, por në prova, këtë gjë e ka përmendur dhe kampioni i botës, Michael Schumacher.

    Rezultatet e xhirove të shpejta nuk janë përmirësuar edhe pas punës së madhe që kanë zhvilluar inxhinierët e Bridgestonit, pas garës së Spanjës. Duhet theksuar gjithashtu se është shumë e vështirë që të përmirësohen gomat, duke u testuar vetëm nga një skuderi e madhe.

    Duket se Ferrari dhe Bridgestoni kanë caktuar një afat dhe ky afat është muaji korrik. Nëse deri atëherë gomat e firmës japoneze nuk do të përmirësohen, Ferrari do të ndryshojë furnizuesin e gomave për vitin 2006.

    26/05/2005

  8. #158
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042

    Raikonen:Do mundohemi ta nderojme benzin ne shtepi.

    Kimi Raikonnen është shumë optimist edhe për këtë fundjavë dhe mendon se do të arrijë të dominojë sërish si në 2 garat e ardhshme në Nurburgring. Në të vërtetë, makinat McLaren kanë treguar një nivel më të lartë sesa makinat Renault, edhe pse Raikonen ndodhet 22 pikë prapa Alonsos në klasifikimin e përgjithshëm për pilotë. "Pas një rezultati të mrekullueshëm si ai që mora në Montecarlo, jam duke menduar për ta përsëritur atë këtë fundjavë. Makina është në formë shumë të mirë dhe jam i sigurtë se do të jetë e shpejtë edhe në Nurburgring," - ka thënë Kimi Raikonen.

    Çmimi i Madh i Europës
    zhvillohet në Nurburgring të Gjermanisë, ku ndodhet dhe "shtëpia" e Mercedes-it, firmës që furnizon me motorë McLaren-in. "Ndihem shumë mirë sa herë që shkoj në atë pistë, do të mundohemi të marrim një rezultat sa më të mirë, për të ngritur sa më lart emrin e Mercedes-Benz-it," - ka vazhduar piloti finlandez.

    Në të vërtetë, 25-vjeçari nuk ka kujtime shumë të mira nga kjo pistë, pasi përpara dy vjetësh motori Mercedes ka dështuar përpara publikut vendës. Pikërisht tërheqja nga kjo garë i ka kushtuar titullin kampion që nuk arriti ta fitonte në fund vetëm për 2 pikë, kundrejt Michael Schumacherit. Nga ana tjetër, shokut të tij të skuadrës, Huan Pablo Montojës, i duhet të zhvillojë një garë të mirë në Nurburgring, pasi që nga koha kur është rikthyer, nuk ka arritur të paraqitet ashtu si duhet.

    Gjithsesi duhet theksuar se kolumbiani nuk e ka këtë pistë në listën e pistave të tij të preferuara, përkundrazi nuk preferon aspak të garojë atje. "Në këtë pistë, makinat në përgjithësi kanë probleme me rrëshkitjen, për këtë arsye do të na duhet të punojmë shumë ditën e premte, kur zhvillohen edhe provat e lira," - ka thënë Huan Pablo Montoja.

    Nga ana tjetër, kryesuesi i klasifikimit të përgjithshëm për pilotë, Fernando Alonso, ka bërë të ditur se do të marrë të gjitha rreziqet përsipër që të rikthehet te fitorja këtë fundjavë. "Në garën e Montecarlos morëm përsipër disa rreziqe dhe ky është një shembull shumë i mirë për të treguar se nuk jemi duke menduar për të fituar titullin kampion që në këto momente. Duhet të theksoj se makina është në një gjendje të mirë dhe nuk ka arsye për të mos menduar se do të paraqitemi mirë edhe në Nurburgring," - ka prëfunduar piloti i skuderisë Renault

  9. #159
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042

    Formula 1.Alonso fiton GP e Europes.

    Fernando Alonso fitoi Cmimin e madh ne Nurburgring duke konsoluduar akoma me tej kryesimin ne klasifikimin e boterorit ne F1. Alonso shfrytezoi shume mire demtimin e Kimi Raikonnen qe humbi nje rrote xhiron e fundit,kur finlandezi kryesoi gjithe garen.Ne vendin e 2-te gjermani Nick Heidfeld i Williams BMW,vendi 3-te Rubens Barrichello i Ferrarit.

    Vetem vendi i 4-tert mer skocezin David Coulthard,qe arrit te dilte edhe para Ferrarit te Michael Schumacher qe zuri vetem vendin e 5-ste.

    Vendi 6-shte Giancarlo Fisichella me Renault,7-te kulombiani Juan Pablo Montoya per McLaren Mercedes ,vetem vendi i 8-te me Jarno Trulli me Toyota.

  10. #160
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Lajme shkurt nga Formula 1

    Ferrari
    Majkëll Shumaker: Dua të përgëzoj Nikun për "polin" e tij të parë. Zhvilloi një xhiro vërtet shumë të mirë. Në xhiron time të shpejtë më rrëshqiste pak pjesa e pasme e makinës; për këtë arsye humba disa të dhjeta ndaj Trulit. Për garën kam një strategji të mirë.

    Rubens Barrikelo: Nuk mund të them se isha shumë kompetitiv, por xhiroja ime e shpejtë ishte e mirë, megjithëse nuk ka dyshim që mund të ishte më e shpejtë.

    Toyota
    Jarno Truli: Bëra një xhiro shumë të shpejtë dhe jam i kënaqur. U mundova ta çoja makinën drejt limiteve në atë xhiro. Ditën e premte bëra disa ndryshime në balancimin e makinës dhe rezultatet i morëm shumë shpejt. Shpresoj të arrijmë një rezultat të mirë në garë.

    Ralf Shumaker: Kisha problem me pjesën e pasme të makinës, gjatë xhiros së shpejtë, pasi më rrëshqiste shumë; gjithashtu kisha probleme edhe me balancimin. Shpresoj që deri sa të fillojë gara t'i kem zgjidhur këto probleme.

    Renault
    Fernando Alonso: Bëra një xhiro të mirë dhe dua të theksoj se nuk kishim asnjë problem në këto prova zyrtare. U befasova disi kur e pashë veten në vendin e 6-të, pasi në provat e mëngjesit isha shumë më i shpejtë. Synoj një vend në podium në këtë garë.

    Xhankarlo Fizikela: Në momentin kur dola për të regjistruar xhiron time të shpejtë, kisha problem me grupimin e pistës. Për këtë arsye edhe makina kishte probleme, dhe me vështirësi arrija ta mbaja në pistë. Gjithsesi, nuk mendoj se kam arritur një pozicion shumë të dobët.

    Sauber
    Felipe Masa: Jam shumë i kënaqur me xhiron që kam regjistruar. Nuk bëra asnjë gabim, dhe makina ishte në gjendje të mirë. Eshtë shumë mirë të jesh përpara makinave Red Bull dhe BAR-Honda. Shpresoj të bëj një nisje të mirë.

    Zhak Villnëv: Kisha disa probleme me gomat e reja. Për këtë arsye ishim duke punuar më shumë për konfigurimin e saj për garën. Shpresoj të marr një rezultat sa më të mirë që të mundem.

    Gjobitet Ralfi dhe Kulthardi
    Ralf Shumaker ka vazhduar të bëjë shkelje. Dje, gjatë provave të lira të paradites, pilot i Toyotps ka kaluar në rrugën e bokseve me 102 km/h, ndërkohë që në bazë të rregullores aty duhet të kalosh me një shpejtësi 100 km/h. Për këtë shkelje ai është gjobitur me 750 dollarë. Një ditë më parë, gjatë porvave të lira, është gjobitur edhe Devid Kulthard për një shkelje të shpejtësisë. Ai ka kaluar në vijën e bokseve me 130 km/h. Gjoba e pilotit të Red Bull?it ka qenë 5 250 dollarë, më e madhja që është vënë që nga koha kur ky rregull ka hyrë në fuqi.

    Renditja e provave zyrtare të Çmimit të Madh të Europës
    1. N.Haidfeld Williams
    2. K.Raikonen McLaren
    3. M.Veber Williams
    4. J.Truli Toyota
    5. H.P.Montoja McLaren
    6. F.Alonso Renault
    7. R.Barrikelo Ferrari
    8. R.Shumaker Toyota
    9. Xh. Fizikela Renault
    10. M.Shumaker Ferrari
    11. F.Masa Sauber
    12. D.Kulthard Red Bull
    13. Xh.Baton BAR
    14. V.Liuci Red Bull
    15. Zh.Villnëv Sauber
    16. T.Sato BAR
    17. T.Monteiro Jordan
    18. P.Friesasher Minardi
    19. N.Kartikeian Jordan
    20. K.Albers Minardi
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 16 prej 22 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si mendoni; lajmet perdorin prapaganda apo jo?
    Nga s0ni në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-11-2011, 15:45
  2. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-04-2009, 12:49
  3. Per te apasionuarit e Formula 1
    Nga Bledari në forumin Lojra në kompjuter
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 10-12-2008, 15:48
  4. Një pilot shqiptar në Formula 1
    Nga Hyllien në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 21-03-2006, 21:22
  5. Bie perdja në Formula 1 - (2005)
    Nga Davius në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 15-11-2005, 13:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •