Close
Faqja 9 prej 22 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 211
  1. #81
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Skuderia nga Grove është duke menduar për ta mbyllur sa më mirë këtë sezon 02-09-2004

    Williams-i: Duhet të ngushtojmë diferencat

    Endi Tufa


    Për skuderinë Williams, sezoni 2004 ka qenë disi i vështirë, megjithatë ata shpresojnë në një ngritje të nivelit të tyre për këtë sezon. Në disa gara ata janë paraqitur mirë, por në disa të tjera, niveli i tyre ka qenë vërtet i ulët. Shpeshherë ato janë lënë prapa dhe nga skuderia Renault apo BAR-Honda. Gjithsesi, sipas drejtorit teknik të kësaj skuderie, Sem Majkëll, këto probleme do t'i bëjnë mirë Williams-it. "Pa dyshim që kemi akoma shumë rrugë për të bërë dhe gjatë gjithë kësaj kohe ne kemi ndryshuar shumë gjëra në skuadër dhe në makinat tona. Ky sezon për ne ka qenë disi i dobët, por shohim se po punojmë në rrugën e duhur. Tani po kuptojnë se 3 ose 4 pjesë të makinës nuk shkojnë. Bashkëpunimi me BMW-në është bërë akoma më i ngushtë në këtë periudhë. Ky sezon është më i mirë sesa sezoni i shkuar. Megjithatë ne nuk jemi ende të kënaqur. Që të dyja firmat si Williams-i, ashtu edhe BMW-ja, kanë të njëjtin objektiv, të fitojnë sezonin e ardhshëm titullin kampion," - ka thënë Sem Majkëll. Ndërsa drejtori i BMW-së, Mario Tisen, ka parë dhe të mirat që i ka sjellë skuadrës ky sezon. "Pa dyshim që skuadra ka punuar shumë në këtë periudhë. Kemi kaluar shumë faza të punës dhe kemi mbërritur në fazën më të rëndësishme për skuadrën. Sezonin e ardhshëm do të luftojmë për titullin kampion me skuadrat më të mëdha. Shpresojmë që t'ia arrijmë qëllimit." Tisen ka shtuar gjithashtu se objektivi i tyre për këtë sezon, do të jetë që të mbyllin sa më shumë diferencën që kanë me Ferrarin. "Për momentin jemi duke menduar më shumë për përmirësimin e makinës sesa për pikët që po marrim. Për rreth 4 vjet i kemi arritur objektivat tona, vetëm në këtë sezon nuk po e arrijmë objektivin. Duhet të vazhdojmë të punojmë shumë që të jemi të gatshëm për sezonin e ardhshëm dhe për luftën që do të zhvillojmë për titujt. Gjërat bëhen hap pas hapi, sepse nuk ekziston një buton që mjafton ta shtypësh dhe menjëherë të rregullohen të gjitha problemet. Po arrijmë të bëjmë disa gjëra mirë, gjithsesi mendojmë se kemi mundësi për më mirë. Jam optimist se do të arrijmë detyrat që i kemi vënë vetes," - ka përfunduar Tisen.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e McLaren
    Anëtarësuar
    21-04-2004
    Vendndodhja
    BeLgjIkE
    Postime
    241
    Pak humor ------------------------- Ne fillim te ketij sezoni McLareni pati nje fillim sezoni shum te veshtire dhe ron denisi kishte thene se ne do mundohemi qe kete vit te bejme te mundur qe te fitojme minimumi nje gare , dhe nje gazear anglez i nje gazete te njohur sportive kishte thene se ne qofte se McLareni do fitoje kete vit nje gare ai do ti bier nje xhiro lakuriq fushes se anglise te garave , dhe tani ron denisi kish thene te pergatitet ai gazetari per xhiron.

  3. #83
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Haha,lajm interesant ky.
    Ndoshta do e shofim ne lajme.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #84
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Piloti gjerman i Ferrarit është përplasur gjatë testimeve në Monza, me një shpejtësi rreth 300 km/h 04-09-2004

    Shumakeri e kalon aksidentin vetëm i frikësuar

    Endi Tufa


    Në fund të fundit gjithçka kaloi pa asnjë problem. Menjëherë ai u ndërrua, i hipi helikopterit dhe shkoi në Zvicër te familja e tij. Gjithsesi, dalja e tij nga pista gjatë testimeve të Monzës, ndodhi me një shpejtësi rreth 300 km/h. Gjithçka ndodhi pas shpërthimit të një gome. Menjëherë pas këtij incidenti të fundit, është ndezur alarmi për gomat që përdorin skuderitë në Formulën 1. Në Çmimin e Madh të Belgjikës janë vënë re 3 shpërthime gomash të firmës Michelin. Këtë herë i erdhi radha Bridgestonit që furnizon Ferrarin. Kjo është një shenjë që tregon se problemi është i njëjtë për këto firma. Mund ta quajmë këtë një problem shumë të rrezikshëm, sepse është verifikuar në 3 nga pistat më të shpejta të kampionatit. Mund të përmendim këtu pistën e Indianapolisit, Spa-së dhe Monzës. Pier Dypaskie, shefi i Michelini, pas garës së Belgjikës ka deklaruar: "Gjëja më e çuditshme që është vënë re në këto aksidente, është se goma e prapme e djathtë, në Spa, është ajo që nuk konsumohet aq shumë. Të 3 aksidentet që patëm në Spa, kishin ndryshime në jetëgjatësinë e gomave. Në rastin e Kulthardit kemi vënë re se ishte hequr krejtësisht pjesa mbrojtëse e gomës, në pjesën e brendshme. Edhe në të shkuarën kemi pasur probleme të tilla, por ato janë verifikuar, pasi pilotët futeshin në mënyrë agresive nëpër kthesa dhe i kalonin sipër kordonëve." Sipas inxhinierëve të firmës Michelin, faji për këto aksidente ishte një kordon i ri që ishte ndërtuar në kthesën e quajtur "Stacioni i Autobusit". Gjithsesi, problemi për ato incidente në Spa i është hedhur vetëm Michelinit. Në rastin e aksidentit të Shumakerit, fajin e ka marrë përsipër e gjithë kompania. "Bëhet fjalë për një problem të gomës", - kanë thënë inxhinierët japonezë të Bridgestonit. Megjithëse nuk janë bërë verifikimet e duhura, flitet se goma ka plasur, pasi mund të ketë pasur ndonjë fryrje anësore. Gjithsesi duhet theksuar se për Bridgestonin ky mund të jetë një problem. Përpara disa kohësh, pikërisht në Monza, Xhankarlo Fizikela ka dalë jashtë piste. Edhe piloti italian, i cili piloton për Sauber-in, përdor gomat Bridgestone. Pasi kanë përfunduar provat, inxhinierët japonezë kanë gjetur në vendin e aksidentit, një pjesëtar të skuadrës Michelin, duke mbledhur pjesë nga goma Bridgestone. Pra, me sa duket, rivaliteti mes 2 firmave më të mëdha të gomave ka filluar të bëhet shumë i ashpër.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  5. #85
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Teknologjia me e re ne Formula 1:
    Understanding the Sport
    HANS




    "HANS stands for the Head and Neck Support system, an innovative safety device that has been seen in other codes of motorsport for years, but which became mandatory in Formula One for the first time in 2003. Its purpose is simple: to massively reduce the loadings caused to a driver's head and neck during the rapid deceleration caused by an accident. This in turn reduces the risk of the neck and skull fractures which are the greatest cause of death in racing accidents. Yet unlike the 'active' safety features modern road cars tend to be equipped with, such as airbags and explosive seatbelt pre-tensioners, HANS is entirely passive and does not require any electronic sensors or power supply."
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e McLaren
    Anëtarësuar
    21-04-2004
    Vendndodhja
    BeLgjIkE
    Postime
    241
    Na e perkthe pak po deshe ne shqip per ne analfabetat anglisht se nk e spik anglishten

  7. #87
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar më parë nga StormAngel
    Teknologjia me e re ne Formula 1:
    Understanding the Sport
    HANS

    "HANS stands for the Head and Neck Support system, an innovative safety device that has been seen in other codes of motorsport for years, but which became mandatory in Formula One for the first time in 2003. Its purpose is simple: to massively reduce the loadings caused to a driver's head and neck during the rapid deceleration caused by an accident. This in turn reduces the risk of the neck and skull fractures which are the greatest cause of death in racing accidents. Yet unlike the 'active' safety features modern road cars tend to be equipped with, such as airbags and explosive seatbelt pre-tensioners, HANS is entirely passive and does not require any electronic sensors or power supply."
    HANS qendron per sistem te mbrojtjes se kokes dhe qafes,nje teknologji inovative e sjellur ne Formula 1,e cila perdoret ne gara tjera per vite te tera,por qe filloi te aplikohet ne Formula 1 nga viti 2003.Ka qellim te thjeshte: te ndal masovikisht baren qe vozitesit e ndjejne ne koke dhe qafe gjate aksidenteve apo gjetiu.
    Pra,teknologji mbrojtese per garuesit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga StormAngel : 06-09-2004 më 10:26
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  8. #88
    SHQIPTAR KRENAR Maska e VAZELOS
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    bELGjIkË
    Postime
    332

    Ralfi: Pres me padurim që të rikthehem

    Gara e ardhshme e Formulës 1 do të zhvillohet më 26 shtator në Shangai. Në të ka shumë mundësi që të rikthehet dhe piloti gjerman i skuderisë Williams-BMW, Ralf Shumaker. Vëllai i vogël i Majkëllit, që nga data 20 qershor, kur pësoi atë aksident të rëndë në Indianapolis, ka qëndruar pushim. "Tashmë ndjehem 100% në formë dhe pres me padurim që të rikthehem," - ka thënë Ralfi. Me sa duket, ai tashmë nuk ka frikë nga makinat e Formulës 1. "Gjëja më e mirë është se nuk më kujtohet asgjë nga dita e aksidentit." Për ditën e martë dhe të mërkurë, piloti gjerman do të zhvillojë disa testime në pistën angleze të Silverstonit. "Nëse Ralfi është mirë, atëherë nuk do të ketë asnjë problem për rikthimin e tij në garën e Shangait," - ka thënë drejtori sportiv i BMW-së, Mario Tisen. Në fillim mendohej se Ralfi do të kishte probleme që të rikthehej në makinë sërish. "Nuk kam aspak frikë. Gjëja më e mirë është që unë nuk kujtoj asgjë nga dita e aksidentit," - ka përfunduar piloti gjerman i Williams-it.

  9. #89
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Sipas pilotit brazilian të Ferrarit, e qara e ka ndihmuar të rrisë nivelin 15-09-2004

    Barrikelo, qaramani i Formulës 1

    Endi Tufa


    Pas fitores së parë, Rubens Barrikelo ka bërë një analizë të arritjeve të tij që nga koha kur është bashkuar me skuderinë Ferrari. "Në fillim më është dashur kohë që të ambientohesha me këtë skuadër. Kërkoja që ta mundja Shumakerin, por me kalimin e muajve dhe viteve mësova të rrisja nivelin dhe atëherë pushova së qari. Herët a vonë do ta fitoj dhe unë titullin kampion." Braziliani është një pilot i talentuar, i cili qan shumë shpejt dhe në të njëjtën kohë buzëqesh. Cilësohej si pasardhësi i Airton Senës, por që kishte gjithashtu një shok skuadre si Majkëll Shumakeri. "Lutjet e fillimit më kanë ndihmuar shumë, edhe pse tani duken si budallallëqe. Ishte njësoj si t'i luteshe Zotit," - ka thënë Barrikelo. Ai ka treguar gjithashtu se në vitet e para në Formulën 1, të cilat nuk kanë qenë aspak të lehta, ka pasur mbrëmje që është lutur edhe për Airtonin. Kjo gjë më ka ndihmuar shumë. Megjithatë, këto janë gjërat e mia personale." Ditën e dielë, Rubensi ka kuptuar për herë të dytë në jetën e tij se çfarë do të thotë të ngjitesh në shkallën më të lartë të podiumit të Monzës. "Ishte diçka e magjishme, thjesht e magjishme." Më pas ai ka premtuar se ato emocione do t'i ndiejë sërish në këtë sezon. Kur? Në Çmimin e Madh të Brazilit. Përveç kësaj, ai ka premtuar se një ditë do të shpallet dhe kampion bote. Këto janë objektivat e tij. Rubensi e ka të qartë që një pilot i Formulës 1 duhet të kuptojë në fillim veten. "Duhet të dish se cilat janë limitet e tua. Më pas duhet të mundohesh që t'i përmirësosh." Kjo është motoja e tij, të cilën e ka ndjekur që nga 14 marsi i vitit 1993, kur ka debutuar në Formulën 1 në garën e Kaialamit, në Afrikën e Jugut. Por që nga ajo kohë kur ka debutuar me Jordan-in dhe deri tani, vetë Rubensi pranon se është një pilot tjetër, një njeri tjetër. "Edi Xhordan është një njeri i shkëlqyer dhe unë e falënderoj shumë që më dha mundësinë për të debutuar në Formulën 1. Këtu dua të falënderoj dhe Xheki Stjuartin. Pikërisht aty ka filluar karriera ime e vërtetë." Ka qenë piloti i Stewart-it, në vitin 1997, kur për herë të parë është ngjitur në podium. Zuri vendin e dytë në Çmimin e Madh të Montekarlos. "Atëherë kam parë Xhekin dhe të birin e tij duke qarë përpara meje për atë rezultat." Megjithatë, vetëm te skuderia Ferrari, Rubens Barrikelo ka kuptuar se çfarë do të thotë të fitosh një garë në Formulën 1. Fitorja e tij e parë ka qenë në Çmimin e Madh të Gjermanisë në vitin 2000. "Fitorja ime e parë është ajo e Hokenhaimit në vitin 2000, padyshim që do të mbetet më e bukura." Në atë garë, Rubensi u nis nga vendi i 18 me goma të thata, edhe pse pista ishte e lagur. "Më kujtohet edhe tani xhiroja e përshëndetjes në atë garë, qaja si një fëmijë. Më pas thosha me vete se nuk duhet të qaj në podium. Në të vërtetë, edhe në podium fillova të qaja, madje më shumë. Gjithsesi, të qash, është mirë." Që nga koha kur Rubensi ka shkuar te Ferrari, Majkëlli ka fituar tituj kampionë. Për 5 vjet radhazi, skuadra e ka bërë më së miri punën e saj. "Nëse do më linin në dorë të zgjidhja mes Italisë dhe Brazilit, do të zgjidhja Brazilin. Objektivi im kryesor është që të fitoj titullin kampion, herët a vonë do ta arrij dhe këtë objektiv." Në ç'mënyrë? "Mjafton të japësh më të mirën tënde."
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  10. #90
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Presidenti i Ferrarit ka bërë të ditur se nëse nuk bëhen ndryshime të favorshme, do të largohen 16-09-2004

    Montezemolo kërcënon me largim nga F1-shi

    Endi Tufa


    Gjatë fundjavës së Çmimit të Madh të Italisë, Luka di Montezemolo ka shprehur dëshirën e tij për të ndryshuar disa gjëra në Formulën 1. Ai ka thënë se duhen bërë ndryshime si nga pikëpamja e rregullores, ashtu edhe nga pikëpamja e drejtimit sportiv. Si fillim, presidenti i Ferrarit ka folur për Berni Eklestonin, pronarin e kategorisë superiore të automobilizmit. "Një sport kaq i kushtueshëm nuk mund të jetojë nëse nuk bëhen ulje. Besoj se ka qenë një gabim shitja e Formulës 1 te grupi gjerman "Kirch", i cili falimentoi. Një tjetër gabim është se 75% të akisoneve i mbajnë bankat. Tashmë ka përfunduar një epokë dhe duhet ndërtuar një epokë krejtësisht e re dhe e pranueshme për të gjithë. Aktualisht, skuadrat marrin vetëm 47% të të drejtave televizive dhe asgjë nga biletat që shiten. Një gjë të tillë nuk duhet ta pranojmë më. Kemi rreth 3 vjet që e ngrejmë zërin, por për fat të keq kemi rënë në vesh të shurdhër. Ferrari është një shoqëri e vogël dhe ne duhet të tregohemi të kujdesshëm për të ardhurat që kemi," - ka thënë Montezemolo. Ai nuk ka përjashtuar gjithashtu mundësinë e tërheqjes së Ferrarit nga Formula 1, nëse nuk ndryshohet asgjë nga pikëpamja e drejtimit të këtij sporti. "Për fat të keq, tani është e vështirë të gjejmë një zgjidhje. Në të njëjtën kohë është e domosdoshme që të gjejmë një të tillë, sepse duhet të mendojmë për të ardhmen tonë. Të gjitha skuadrat ka shumë mundësi të përballen me humbje të mëdha, për këtë arsye duhet të këmbëngulim për një zgjidhje. Për askënd nuk është më e mundur që të vazhdojë me fitime kaq të vogla. Unë mund të them se gjendja te Ferrari është e ndryshme nga gjendja që ka Mercedes-Benz-i, Toyota apo Renault-i. Ferrari do të vazhdojë të qëndrojë në Formulën 1, por vetëm nëse shpenzimet do të jenë të pranueshme," - ka shtuar presidenti i Ferrarit. Më pas, ai ka mbështetur ndryshimet e propozuara nga presidenti i FIA-s, Maks Mozlei. "Unë i mbështes ndryshimet në rregullore dhe ato që kanë të bëjnë me reduktimin e shpenzimeve. Në më të shumtën e propozimeve, unë jam plotësisht dakort me Mozlein. Në këto 3 vitet e fundit, makinat e këtij sporti janë bërë shumë të shpejta. Ka ardhur momenti që të ulim shpenzimet dhe të ulim fuqitë e motorëve. Pra duhet të ngadalësojmë makinat pa ndikuar në teknologjinë që përdoret," - ka përfunduar Montezemolo.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Faqja 9 prej 22 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si mendoni; lajmet perdorin prapaganda apo jo?
    Nga s0ni në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-11-2011, 15:45
  2. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-04-2009, 12:49
  3. Per te apasionuarit e Formula 1
    Nga Bledari në forumin Lojra në kompjuter
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 10-12-2008, 15:48
  4. Një pilot shqiptar në Formula 1
    Nga Hyllien në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 21-03-2006, 21:22
  5. Bie perdja në Formula 1 - (2005)
    Nga Davius në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 15-11-2005, 13:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •