Close
Faqja 7 prej 22 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 211
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e McLaren
    Anëtarësuar
    21-04-2004
    Vendndodhja
    BeLgjIkE
    Postime
    241
    BMW ka ndryshuar pjesen perpara domethene hunden e saj , ata kane vene nje pjese tejeter ne hungari qe i ngjan makinave BMW te me parshme mirepo kjo pjese do provohet vetem na pizzonia te premten dhe ne qofte se do jap rezultat kete pjese do ta vere dhe Montoja

  2. #62
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Kampioni i botës në fuqi ka deklaruar se pret me padurim rikthimin e tij në pistë për të zhvilluar Çmimin e Madh të Hungarisë 11-08-2004

    Shumi: Përfunduan pushimet, jam gati

    Endi Tufa


    Për Majkëll Shumakerin pushimet janë duke përfunduar. Ditën e premte ai do të rikthehet në pistë, në Hungaroring. "Për t'u përballur me kthesat e shumta dhe të vështira të Hungarisë duhet të jesh i përgatitur shumë mirë, për ndryshe lodhesh shumë shpejtë," ? ka thënë kampioni i botës. "Kjo është një nga arsyet që ne duhet të stërvitemi gjithmonë. Unë kështu kam bërë në këtë periudhë edhe pse e kam filluar disi me vonesë sepse isha me grip. Jam i kënaqur që erdhi sërish momenti për t'u rikthyer në timon. Mezi po pres që të vij dita e premte." Këtë fundjavë në Budapest, pas 3 javësh pushim, do të fillojnë garat e Formulës 1. Majkëll Shumaker do të kërkojë fitoren e tij të 12?të në 13 gara që janë zhvilluar deri tani nga ky sezon. Gjithsesi, gjatë këtyre ditëve pushim, piloti gjerman i ka kushtuar shumë vëmendje gjendjes së tij fizike dhe ka punuar shumë në palestër për të mos humbur ritmin. "Nuk mund ta kuptojë fjalën pushime në këtë fazë të kampionatit, duke qëndruar gjithë kohën kot. Për t'u përballur me vështirësitë e kthesave të pistës së Hungarisë duhet të jeshë në formë 100%, për ndryshe lodhesh shpejtë. Kjo është një nga arsyet që duhet të stërvitesh shumë dhe të them të vërtetën unë jam stërvitur. Në këto 3 javë pushime, vetëm 2 javë kam qëndruar mirë dhe jam stërvitur sepse javën e parë më zuri gripi. Dua të them se isha i sëmurë që në Çmimin e Madh të Gjermanisë dhe m'u desh ta përfundoja garën për të qëndruar një javë i shtrirë që të më kalonte gripi. Më pas fillova menjëherë punën me Korinën dhe fëmijët. Stërviteshim të katërt në një palestër. Ishte diçka vërtetë shumë argëtuese. Gjithsesi, tani përfunduan pushimet dhe unë jam shumë i kënaqur që do të rikthehem në timon. Unë jam një person sportiv si në trup ashtu edhe në shpirt, megjithatë për momentin asnjëra nga këto nuk ndikon te garat. Jam gati për të zbritur sërish në bokse dhe për të filluar një tjetër Çmim të Madh," ? ka shtuar i 6?ti herë kampioni i botës. Megjithëse, në fillim të sezonit skuderia Ferrari dominoi në të gjitha garat, por me sa duket ka ardhur një moment që rivalët e saj po dalin nga tuneli ku ishin futur. "Unë mendoj se rivalët tanë nuk janë në këtë sport për të qëndruar kot. Nga gara në garë ato na e vështirësojnë gjendjen. Kjo është një përmbledhje e përgjithshme që po bëjë unë sepse në këtë periudhë nuk besojë se rivalët tanë janë përmirësuar aq sa të na mundin lehtë, për më shumë kjo ka qenë dhe një periudhë pushimesh. Gjithsesi, ne vazhdojmë të përgatitemi në maksimum. Për garën e Hungarisë ne jemi përgatitur njësoj si për të gjitha garat e tjera, që do të thotë se do të luftojmë për fitore. Sipas meje, Renault?ja, BAR?Honda dhe McLaren?Mercedes?i, duhet të paraqiten mirë në Hungaroring. Gjithsesi, unë ju them të vërtetën se do të jap maksimumin tim që të arrijë të fitojë edhe në këtë pistë," ? ka përfunduar piloti gjerman i Ferrarit.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e ballack
    Anëtarësuar
    23-01-2004
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    267
    Ca injorimi i ka bo sot,obobobobobobooooo!!Diten e premte ishte Raikkonen,i pari!Shumi;-"Eshte e premte,si dihet si kane xhiruar,te shofim neser dhe i premtoj tifozave se nuk do zhgenjehen!!Konfirmim i plote,me shume se gjys secondi nga 2 Bar(leje Rubinhon)!!MBRETI i F1!!
    Ale;-"Ti piace il calcio?"
    Franz;-"Si!"
    Ale;-"Che squadra tifi?"
    Franz;-"Inter!"
    Ale;-"Ma non hai detto che ti piace il calcio?!"

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e McLaren
    Anëtarësuar
    21-04-2004
    Vendndodhja
    BeLgjIkE
    Postime
    241
    Ngelet te shohim neser garen se keshtu u nis dhe vjet kimi na vendi i 7 dhe doli i dyti

  5. #65
    Love's Lover Maska e ice_storm
    Anëtarësuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    fajv 1 for
    Postime
    1,043
    po mir se sdel i dyti ket rradh del jasht fare loool jks
    domini sumus
    sumus servi
    ubicumque
    nusquamque

  6. #66
    SHQIPTAR KRENAR Maska e VAZELOS
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    bELGjIkË
    Postime
    332

    Numrat e “CAVALLINO”-s

    Me fitoren në Budapest, Ferrrari firmos rekorde të tjerë, që ndahen me Michael Schumacher, por edhe me skuderinë që nuk ndalon së punuari. Pesë gara nga fundi tani makina e kuqe garon për suksesin e dyfishtë që një vit më parë u ndalua nga Raikkonen. Për Ferrari-n ka numra të rinj, që shënojnë evolucionin e skuadrës.


    6 = titujt për konstruktorë, rradhazi nga Ferrari
    14 = titujt për konstruktorië, në historinë e Ferrari-t
    12 = fitoret sezonale të Michael Schumacher
    82 = fitoret e Schumacher në Formula 1
    63 = fitoret e Schumacher te Ferrari
    7 = sukseset e dyfishta Schumi-Barrichello në 2004

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e McLaren
    Anëtarësuar
    21-04-2004
    Vendndodhja
    BeLgjIkE
    Postime
    241
    Ska gje se s do vazhdoje dhe shume kjo para nje muaji McLareni ka ngritur nje uzine per pjese te makines dhe per perparimin e saj kjo uzine eshte nje na uzinat me te reja te teknologjise me te re qe ekziston atje kane qene te ftuar per hapjen e uzines pilote te vjeter te McLarenit Hakkinen , Alan Prost dhe te tjere por jo vetem kaq atje qe dhe mbreteresha e Anglise qe prehu ripin e nisjes se punimit dhe kerkimit te kesaj uzine e cila ka 1200 persona na te cilet kane mbaruar per gjera te ndryshme dhe keshtu qe McLareni tani eshte ne nxjerjen e nje makine per vitin e ardhshem , siç eshte premtuar na Ron Denisi qe puna atje ka vetem dy jave qe ka filluar dhe ata jane ne gjendje te zgjidhin nje problem shum shpejt dhe te jete se me efikase makina

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e McLaren
    Anëtarësuar
    21-04-2004
    Vendndodhja
    BeLgjIkE
    Postime
    241
    Problemi i McLarenit qe shfaqur na nje shkeputje elektriciteti i cili nuk ndizej motori dhe keshtu qe Kimi la garen mirepo kjo s qe e gjitha , te premten Finlandezi dhe Kulter kishin bere gjiro per te zgjedhur gomat te cilat do perdoren te shtunen ne kualifikacjone dhe ne gare mirepo ata ishin te vetmit qe kishin Zgjedhur goma te forta sepse te premten temperatura qe e larte dhe u dha nje avantesh gomave te forta dhe jane me rezistente se sa gomat e buta te cilat zgjodhen ekipet e tjera mirepo kjo i la pas se te shtunen nuk beri dhe no nje temperature elarte qe gomat e forta te kishin avantazh dhe te djelen ata ishin te detyruar te garonin me to.

  9. #69
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    16-08-2004

    S'ka vend për surpriza, kampione është Ferrari

    Endi Tufa


    Ndodh që parashikimet ndonjëherë të gënjejnë, sidomos në Formulën 1. Nuk ka ndodhur rrallëherë, megjithatë kur bëhet fjalë për një skuadër si Ferrari, parashikimet dalin gjithmonë. Tashmë "kokëkuqja" ka arritur të fitojë titullin kampion për konstruktorë, pas fitores së Majkëll Shumakerit në Hungaroring. E filloi këtë sezon si gjithmonë, pa shumë bujë, por me shumë punë. Siç dihet, gjithmonë nëpër sporte, por edhe në jetë, gjithçka arrihet me punë. Kjo me sa duket ka qenë motoja që e ka shoqëruar gjithmonë skuadrën italiane. Tashmë ajo është kampione për të gjashtën herë radhazi. Një rezultat që ndoshta në fillim të sezonit nuk e mendonte askush, por që në të njëjtën kohë nuk mund të quhet surprizë. Ferrari tregoi edhe një herë se di ta mbajë mjaft mirë rolin e kryesuesit dhe se presioni që i ushtrojnë rivalët është ende i dobët. Thonë shpesh që më e vështirë është ta mbash kryesimin sesa të ngjitesh në krye. Përpjekjet e Williams-it, McLaren-it, që tashmë i janë shtuar dhe ato të Renault-së dhe BAR-it, dështuan sërish. Ku qëndron problemi? Nuk po punojnë sa duhet? Kanë probleme të brendshme? Nuk po përshtaten me rregulloret e reja? Po bëhet shumë kohë që asnjeri nuk di t'u përgjigjet këtyre pyetjeve. Sido që të jetë, këto janë problemet e tyre. Ferrari, nga ana e saj, arrin gjithmonë t'i plotësojë objektivat e saj. Arrin të mposhtë këdo që i vihet në krah për ta mundur dhe arrin të kalojë çdo pengesë që i bëhet me anë të ndryshimit të rregulloreve. Me këtë fitore të radhës kërkon t'u thotë të gjithëve: "Çfarë do të ndryshoni tani?
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Citim Postuar më parë nga McLaren
    Ska gje se s do vazhdoje dhe shume kjo para nje muaji McLareni ka ngritur nje uzine per pjese te makines dhe per perparimin e saj kjo uzine eshte nje na uzinat me te reja te teknologjise me te re qe ekziston atje kane qene te ftuar per hapjen e uzines pilote te vjeter te McLarenit Hakkinen , Alan Prost dhe te tjere por jo vetem kaq atje qe dhe mbreteresha e Anglise qe prehu ripin e nisjes se punimit dhe kerkimit te kesaj uzine e cila ka 1200 persona na te cilet kane mbaruar per gjera te ndryshme dhe keshtu qe McLareni tani eshte ne nxjerjen e nje makine per vitin e ardhshem , siç eshte premtuar na Ron Denisi qe puna atje ka vetem dy jave qe ka filluar dhe ata jane ne gjendje te zgjidhin nje problem shum shpejt dhe te jete se me efikase makina

    Prape ti me ke to shprehjet "do ta tregoj me vone". Na mbyte para Budapestit me postimet e tua, "ta shifni mclarenin ta shifni", nje vrime ne uje bene qe te dy. Nje sqetulllesh doli pa mbaruar fare, ai "Borbardha" tjeter s'u duk fare per pak realitet. Te po refuzon te pranosh realitetin, nje makine dhe shofer qe mbarojne garen 30 sekonda para te tjereve (ose dhe disa xhiro para te tjereve) jane qartesisht me te miret ne fushe.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

Faqja 7 prej 22 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si mendoni; lajmet perdorin prapaganda apo jo?
    Nga s0ni në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-11-2011, 15:45
  2. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-04-2009, 12:49
  3. Per te apasionuarit e Formula 1
    Nga Bledari në forumin Lojra në kompjuter
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 10-12-2008, 15:48
  4. Një pilot shqiptar në Formula 1
    Nga Hyllien në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 21-03-2006, 21:22
  5. Bie perdja në Formula 1 - (2005)
    Nga Davius në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 15-11-2005, 13:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •