Briatore: Më bëhet qejfi për Fizikelën
Në përfundim të garës së Italisë, Flavio Briatore, menaxheri i përgjithshëm i skuderisë Renault, është shprehur shumë i kënaqur. "Mund ta kishim parakaluar edhe Montojën, megjithatë me këtë rezultat jemi të kënaqur. Për më shumë, Xhankarlo arriti të ngjitej në podiumin e garës së "shtëpisë". Mungojnë dhe katër gara deri në përfundim të kampionatit, tashmë për ne do të jetë më e thjeshtë sesa ka qenë deri tani," ka përfunduar Briatore.
Michelini: Nuk duhet të jemi të vetëm në F1
Pier Dypaskie, drejtori i përgjithshëm i firmës franceze të gomave Michelin, nuk ka pranuar që në të ardhmen e Formulës 1 të jetë vetëm një firmë gomash. Një propozim i tillë është bërë nga FIA për projektin e saj për sezonin 2008. Ky ndryshim, sipas tyre, do të ulte akoma më shumë shpenzimet e këtij sporti. "Ne jemi kryesuesit e kampionatit botëror në këtë sezon dhe nuk mund të pranojmë një propozim të tillë. Në këtë mënyrë, ne humbim imazhin e gomave tona. Për më shumë, me këtë zgjidhje do të ulet akoma më shumë siguria e garave," ka përfunduar Dypaskie.
Krijoni Kontakt