Alonso: Në Francë, për të fituar
Më mirë nuk mund ta fillonte këtë fundjavë piloti spanjoll i skuderisë Renault, Fernando Alonso. Ai ka arritur të marrë "polin" në provat zyrtare që janë zhvilluar dje në Manji Kur. Gjithsesi për këtë fundjavë të gjithë në skuderinë Renault janë shumë optimistë.
Fernando, dukesh që je në formë dhe shumë i shpejtë. Këtë e tregove edhe në prova. E bëre se doje të dukeshe?
Jo, aspak. Ne nuk kemi ndryshuar asgjë nga programi ynë normal që kemi bërë çdo të premte e të shtunë. Pra dua të them se po impenjohemi në të njëjtën mënyrë. Megjithatë kjo tregon se makina jonë është shumë kompetitive dhe po regjistron kohë të mira. Ndihesha mirë me këtë makinë që në fillim të xhirove dhe e dija se do të arrija kohë të shpejta. Më pëlqejnë kthesat dyshe të shpejta të kësaj piste; deri tani jam argëtuar shumë.
Pra nuk keni bërë ndryshime në konfigurimin e makinës?
Jo, pothuajse asgjë. Që nga momenti i parë kur kjo makinë ka zbritur në pistë ka qenë në formë të mirë. Mund të them se është shumë e manovrueshme, ka një sistem frenimi efikas dhe shpejtësia maksimale është e lartë. Të gjitha këto fakte na kanë dhënë mundësinë që të zhvillojmë shumë prova për gomat dhe të marrim të dhëna të rëndësishme që na duhen për një fundjavë perfekte...
Pra, do të thuash që ishte një fundjavë perfekte për ju?
Një ditë e mirë; kishte pak erë që më pengonte disi në pika të veçanta të pistës. Megjithatë gjithçka tjetër ishte shumë e mirë.
Çfarë mendoni se do të ndodhë në garë?
Ashtu si në garat e fundit mendoj se pretendentët për ta fituar do të jenë shumë dhe, mbi të gjitha, do të luftohet deri në momentin e fundit. McLaren i padyshim do të jetë rivalja jonë kreysore për fitimin e titullit kampion. Gjithashtu nuk duhet t'i largojmë sytë nga Ferrari, e cila është rikthyer në luftë. Përsa i përket BAR it dhe Toyotës, nuk mund të them asgjë të sigurtë.
Krijoni Kontakt