Close
Faqja 17 prej 22 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 211
  1. #161
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Raikonen: Kam shumë besim te vetja


    Pilotët e skuderisë McLaren-Mercedes, Huan Pablo Montoja dhe Kimi Raikonen, do të nisen respektivisht nga vendi i pestë dhe i dytë në Çmimin e Madh të Europës. Finlandezi ka qenë piloti i fundit që ka regjistruar dje xhiron e shpejtë, gjatë provave zyrtare në Nurburgring. Në përfundim të këtyre provave, Kimi Raikonen ka deklaruar:

    "Jam humë i kënaqur me këtë kohë që kam regjistruar dhe dua të theksoj se kam një pozicion të favorshëm për nisjen e garës. Kushtet e pistës në mesditën e djeshme nuk ishin aq të mira sa ishin në mëngjes, kur zhvilluam provat e lira. Jam i sigurtë se do të zhvillojmë një garë të mirë këtu, pasi edhe strategjia që kemi zgjedhur është interesante. Kohët tona të shpejta kanë qenë konstante në të dyja ditët e provave; megjithatë është e vështirë të krahasohemi me kohët e skuderive të tjera, pasi nuk e dimë se me sa karburant do ta fillojnë garën.

    Nëse do të bëjë një nisje të mirë, synimi im padyshim që do të jetë fitorja." Disi i kënaqur ka qenë edhe shoku i tij i skuadrës, Huan Pablo Montoja, pas përfundimit të këtyre provave zyrtare. "Nuk bëra një xhrio të keqe, megjithatë kisha probleme me grupimin e pistës. Në kthesën e shpejtë dyshe humba shumë, pasi më rrëshqiti pjesa e pasme e makinës. Dua të theksoj se ky pozicion është më i dobët nga ç'e kisha menduar; për këtë arsye mund të them se jam i zhgënjyer nga provat. Pas provave të lira bëmë disa ndryshime në makinat tona, për më shumë kemi edhe një strategji të mirë për garën e sotme. Ky është një fakt që më bën optimist." Ndërsa Ron Denis, numri një i skuderisë McLaren, ka thënë:

    "Jemi të kënaqur që kemi një nga pilotët në linjën e parë të nisjes, pasi edhe startegjia e tij është shumë e mirë. Shpresojmë të zhvillojmë një garë të mirë. Edhe Montoja, që është renditur në vendin e pestë, do të ketë mundësi të niset nga pjesa e pastër e pistës. Dua të theksoj, gjithashtu, se ai nuk bëri një xhiro krejtësisht të pastër; për këtë arsye është renditur dhe prapa." Të njëjtin mendim ka pasur edhe drejtori sportiv i Mercedes-it, Norbert Hag. "Në këto prova arritëm të merrnim një rezultat interesant me Kimi Raikonenin, në vendin e dytë. Edhe Montoja, që do të niset në këtë garë nga vendi i pestë, do të ketë mundësi të zhvillojë një garë të mirë sot. Theksoj se të dy pilotët tanë do të kenë strategji të ndryshme. Dua të përgëzoj këtu edhe Nik Haidfeldin për "polin" e tij të parë në karrierë."
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #162
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Haidfeld merr polin në "shtëpi"

    Rikthimi i skuderisë Williams-BMW në Çmimin e Madh të Montekarlos është konfirmuar edhe këtë fundjavë në Nurburgring. Të dy pilotët e kësaj skuderie kanë mundur të renditen në tre vendet e para të provave zyrtare të Çmimit të Madh të Europës. Nik Haidfeld ka qenë piloti që ka arritur të marrë "polin" e tij të parë të karrierës, dhe të parin për skuderinë Williams-BMW për këtë sezon, ndërsa në total kjo skuderi ka regjistruar të 17-in. Në vendin e tretë është renditur shoku i tij i skuadrës, Mark Veber.

    Nik Haidfeld
    "Jam shumë i gëzuar që kam arritur ta marr tani "polin" e parë në karrierë. Përveç kësaj, jam më shumë i kënaqur pasi këtë "pole" e kam arritur në garën e "shtëpisë" sime. Ditën e premte, gjatë provave të lira nuk pata mundësi të zhvilloja shumë xhiro, megjithatë dua të theksoj se skuadra kishte bërë një punë shumë të mirë. Paraqitja jonë kaq e mirë në këtë pistë po tregon se ai rezultat që arritëm në Montekarlo nuk ishte i rastësishëm. Jam vërtet shumë optimist për këtë garë."

    Mark Veber
    "Dua t'i falenderoj të gjithë në skuderinë Williams, që kanë bërë një punë kaq të mirë. Duhet theksuar se kjo pistë ka karakteristika krejtësisht të ndryshme nga ajo e Montekarlos, ku zhvilluam garën përpara një jave. Gara do të jetë shumë e vështirë, pasi duhet të shohim se sa do të rezistojnë gomat, pasi gjatë ditës së premte nuk kemi zhvilluar shumë xhiro. Shpresoj të bëjë një nisje të mirë, pasi edhe strategjia është interesante."
    Sem Majkëll

    "Pilotët tanë kanë arritur të kualifikohen shumë mirë dhe mekanikët e skuadrës kanë bërë një punë perfekte në krahasim me ditën e premte. Eshtë pikërisht puna e tyre që e bëri të mundur një rezultat të tillë. Ata zgjodhën gomat ideale, edhe pse nuk kishin shumë informacion për kushtet e pistës. Jemi të vetëdijshëm që do të jetë një garë e vështirë, megjithatë do të mundohemi të japim më të mirën tonë."
    Endi TUFA

    Pilotët e skuderisë McLaren-Mercedes janë renditur njëri në vendin e dytë dhe tjetri në të pestin
    Raikonen: Kam shumë besim te vetja
    Pilotët e skuderisë McLaren-Mercedes, Huan Pablo Montoja dhe Kimi Raikonen, do të nisen respektivisht nga vendi i pestë dhe i dytë në Çmimin e Madh të Europës. Finlandezi ka qenë piloti i fundit që ka regjistruar dje xhiron e shpejtë, gjatë provave zyrtare në Nurburgring. Në përfundim të këtyre provave, Kimi Raikonen ka deklaruar:

    "Jam humë i kënaqur me këtë kohë që kam regjistruar dhe dua të theksoj se kam një pozicion të favorshëm për nisjen e garës. Kushtet e pistës në mesditën e djeshme nuk ishin aq të mira sa ishin në mëngjes, kur zhvilluam provat e lira. Jam i sigurtë se do të zhvillojmë një garë të mirë këtu, pasi edhe strategjia që kemi zgjedhur është interesante. Kohët tona të shpejta kanë qenë konstante në të dyja ditët e provave; megjithatë është e vështirë të krahasohemi me kohët e skuderive të tjera, pasi nuk e dimë se me sa karburant do ta fillojnë garën. Nëse do të bëjë një nisje të mirë, synimi im padyshim që do të jetë fitorja." Disi i kënaqur ka qenë edhe shoku i tij i skuadrës, Huan Pablo Montoja, pas përfundimit të këtyre provave zyrtare.

    "Nuk bëra një xhrio të keqe, megjithatë kisha probleme me grupimin e pistës. Në kthesën e shpejtë dyshe humba shumë, pasi më rrëshqiti pjesa e pasme e makinës. Dua të theksoj se ky pozicion është më i dobët nga ç'e kisha menduar; për këtë arsye mund të them se jam i zhgënjyer nga provat. Pas provave të lira bëmë disa ndryshime në makinat tona, për më shumë kemi edhe një strategji të mirë për garën e sotme. Ky është një fakt që më bën optimist." Ndërsa Ron Denis, numri një i skuderisë McLaren, ka thënë: "Jemi të kënaqur që kemi një nga pilotët në linjën e parë të nisjes, pasi edhe startegjia e tij është shumë e mirë. Shpresojmë të zhvillojmë një garë të mirë.

    Edhe Montoja, që është renditur në vendin e pestë, do të ketë mundësi të niset nga pjesa e pastër e pistës. Dua të theksoj, gjithashtu, se ai nuk bëri një xhiro krejtësisht të pastër; për këtë arsye është renditur dhe prapa." Të njëjtin mendim ka pasur edhe drejtori sportiv i Mercedes-it, Norbert Hag. "Në këto prova arritëm të merrnim një rezultat interesant me Kimi Raikonenin, në vendin e dytë. Edhe Montoja, që do të niset në këtë garë nga vendi i pestë, do të ketë mundësi të zhvillojë një garë të mirë sot. Theksoj se të dy pilotët tanë do të kenë strategji të ndryshme. Dua të përgëzoj këtu edhe Nik Haidfeldin për "polin" e tij të parë në karrierë."
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #163
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Ferrari eshte ne krize te plote .

    Edhe kur Ferrari dominonte me fitore , perseri diferenca me makinat e tjera nuk e kalonte sekonden .
    Kurse tani me Ferrarin po tallin lesht te gjithe ...te arrish te fusi 4 sekonda McLareni apo Renaulti eshte turp ...E pilotet nuk kane lidhje fare me kete diference ...Gjithe faji eshte i bashkepunimit skuderi - goma.
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  4. #164
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771

    Lajme nga Formula 1

    Ketu do te vendosim lajmet me te reja sa i perket Formula 1

    Manji-Kuri rikthen duelin Alonso-Shumi



    Alonso?Shumaker do të jetë sfida e këtij sezoni? Po të shohësh klasifikimin dhe pozicionet e tyre, nuk mund të thuhet diçka e tillë. Piloti i skuderisë Renault ka 25 pikë avantazh ndaj kampionit të botës në fuqi. Por ka disa faktorë të tjerë, të cilët të bëjnë të mendosh që në garën e kësaj fundjave në Manji?Kur, do të ketë një sfidë direkte mes Fernando Alonsos dhe Majkëll Shumakerit. Ndoshta mund të jetë një sfidë direkte, por nuk mund të përjashtojmë këtu edhe Kimi Raikonen, i cili është një nga pilotët më në formë për momentin, së bashku me skuderinë e tij McLaren?Mercedes. Gjithsesi, talenti 23?vjeçar nga Oviedo ka deklaruar ditët e fundit se kampioni gjerman i Ferrarit, në këtë sezon, nuk ka më shanse për të fituar titullin kampion. "Majkëlli është rikthyer në luftën për titull, pasi ka marrë 18 pikë për dy gara, në Kanada dhe në Amerikë, por nuk duhet të harrojmë se edhe në Indianapolis ne ishim më të shpejtë se makinat Ferrari." Duket pra se Fernando Alonso nuk bën gjë tjetër, përveç se përsërit fjalët që thotë menaxheri i përgjithshëm i skuderisë Renault, Flavio Briatore. "Shumi e ka humbur formën, nuk arrin të ngrejë më kokë, nuk ka aspak lidhje me titullin kampion në këtë sezon. Pista franceze e Manji?Kurit është shumë e përshtatshme për karakteristikat e makinës sonë, për më shumë që jemi më të motivuar nga të gjitha skdueritë për të fituar atje. Duhet t'i dhurojmë tifozerisë sonë një spektakël të bukur, ? ka vazhduar Fernando Alonso. ? Jemi tashmë në gjysmën e këtij sezoni dhe duhet theksuar se këto gara që kanë mbetur, janë vendimtare. Për momentin jemi në një formë të shkëlqyer dhe kemi mundësinë për të arritur rezultate të mira, gjithsesi, duhet të pranojmë se makinat McLaren janë më të shpejta se ne." Në të vërtetë, me sa duket, makinat nga Uokingu janë rivalët e vërtetë seriozë të Fernando Alonsos dhe të Renault?së. "Makinat McLaren do të jenë të shpejta edhe në këtë pistë, ashtu siç kanë qenë në të gjitha të tjerat. Në Manji?Kur, sezonin e kaluar, unë kam arritur të marr "polin" dhe më pas kam luftuar me makinat Ferrari për fitore. Në këtë sezon kemi një makinë më të mirë dhe shpresojmë që të jemi më kompetitivë. Lufta për vendin e parë në Çmimin e Madh të Francës do të jetë më e ashpër nga ç'ka qenë vitin e kaluar, pasi janë 3 pretendentë kryesorë," ? ka përfunduar piloti spanjoll Fernando Alonso. Nga ana tjetër, Majkëll Shumaker e cilëson këtë kampionat si të rihapur. "Gjendja në klasifikim ka ndryshuar shumë dhe objektivat janë të ndryshme. Gjithsesi, nuk mund të themi se jemi pretendentë kryesorë, por padyshim që jemi shumë optimistë, edhe pse distanca me Alonson në klasifikim është e madhe, ? ka thënë Majkëll Shumaker. ? Duhet t'u kujtojmë edhe një herë të gjithëve se ka akoma shumë gara për t'u zhvilluar, që do të thotë se gjithçka mund të ndodhë." Kush ka të drejtë midis Alonsos dhe Shumakerit? Ndoshta do të jetë gara e Manji?Kurit ajo që do të zbardhë këtë mister të krijuar...

  5. #165
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771
    Mozlei: Michelini të paguajë 30 milionë stërlina



    Ditën e mërkurë, komiteti ndërkombëtar i FIA?s ka cilësuar fajtorë 7 skuderitë që bojkotuan garën e Indianapolisit. Megjithëse këto skuderi janë akuzuar për 2 pika të shkelura, nuk është marrë asnjë ndëshkim dhe për këtë do të organizohet një tjetër mbledhje në muajin shtator. Eshtë menduar pra që t'u jepet kohë skuderive dhe Michelinit, që të riparojnë dëmin që i kanë bërë Indianapolisit dhe Formulës 1. Gjithsesi, gjykatësi i pistës amerikane, Uilliams Bok, ka bërë të ditur se përgjigjja e FIA?s pas kësaj mbledhjeje nuk ka qenë e kënaqshme dhe padyshim që ato nuk do të heqin dorë ndaj akuzave që kanë bërë kundër Michelinit dhe Formulës 1. "Nuk është e mjaftueshme ajo që ka bërë ditën e mërkurë komiteti ndërkombëtar i FIA?s me Michelinin. Në pamje të parë duket se ata u kanë lënë rreth 3 muaj kohë skuderive dhe jo për të rikuperuar dëmin, por për të injoruar këtë çështje dhe garën e Indianapolisit," ? ka thënë Uilliam Bok. Gjithsesi, Michelini dje ka bërë të ditur se do të paguajë të gjitha biletat që kishin blerë fansat për të parë Çmimin e Madh të Amerikës. Ata kanë bërë të ditur gjithashtu se do të blejnë rreth 20.000 bileta edhe për vitin 2006, për t'ia shpërndarë publikut. Të gjitha këto shpenzime do t'i kushtojnë firmës franceze të gomave rreth 10 milionë dollarë. Gjithsesi, presidenti i FIA?s, Maks Mozlei, ka kërkuar që të merren edhe masa ligjore ndaj firmës franceze. "Dëmi që shkaktoi Michelini ishte 100% dhe ata duhet të paguajnë gjithçka. Nëse duan të dalin me duar të pastra nga kjo çështje, duhet të paguajnë 30 milionë stërlina," ? ka thënë Maks Mozlei.


    Barrikelo: Nuk dua të largohem nga Ferrari
    Rubens Barrikelo ka përgënjeshtruar zërat, sipas të cilave ai do të largohet nga skuderia e Maranelos. Piloti brazilian 33?vjeçar ka filluar disa mosmarrëveshje me shokun e tij të skuadrës, Majkëll Shumakerin, që pas garës së Montekarlos, kur gjermani e parakaloi në xhiron e fundit. Edhe në garën e Indianapolisit u panë disa momente tensioni midis tyre, megjithatë gjithçka shkoi shumë mirë. "Nuk patëm kontakt në atë garë. Bëra të pamundurën për ta parakaluar, por nuk ia dola dhe më pas na urdhëruan të ulnim të dy ritmin, për të ruajtur motorin për garën e ardhshme," ? ka thënë Barrikelo për një televizion brazilian.

  6. #166
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771
    Bridgestone: Michelini na befasoi



    Komisioni ndërkombëtar i FIA?s ka pranuar dje se të 7?ta skuderitë që përdorin gomat Michelin, nuk kanë marrë pjesë në garën e Indianapolisit për arsye sigurie. Gjithsesi, fajtorë për këtë bojkotim gare kanë qenë pikërisht skuderitë dhe jo firma franceze e gomave. Shefi i inxhinierisë Bridgestone, Hiohide Hamashima, ka bërë të ditur se firma japoneze e gomave ka mbetur vërtet shumë e habitur nga problemet e çuditshme që kishin rivalët e tyre të Michelinit. "Nuk më pëlqen asnjëherë kur një makinë tërhiqet për probleme me gomat, edhe kur bëhet fjalë për një skuderi rivale, ? ka thënë Hamashima. ? Kur pamë se çfarë u ndodhi rivalëve tanë në garën e Indianapolisit, menjëherë iu rikthyem edhe një herë gomave tona, për të parë nëse kishte diçka që nuk shkonte. Nuk e di se çfarë i ka ndodhur Michelinit, ndoshta i ka çuar deri në limit gomat për atë garë. Në pamje të parë u duk se kishin probleme me presionin. Gjithsesi, ne mbetëm vërtet të befasuar për atë që ndodhi. Kishin zhvilluar vetëm shumë pak xhiro dhe menjëherë i filluan problemet. Për shkak të këtyre problemeve u aksidentua Ralf Shumaker edhe në sezonin e kaluar, por më pas të gjitha skuderitë morën pjesë në garë, duke mos pasur asnjë problem," ? ka përfunduar shefi i inxhinierisë së Bridgestonit.

  7. #167
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771
    Kulthard: Raikonen do të bëhet si Hakinen



    Devid Kulthard ka kaluar një pjesë të madhe të karrierës së tij si pilot, përkrah finlandezëve. Nga viti 1996 deri në vitin 2001, ai ka qenë shoku i skuadrës së Mika Hakinenit, ndërsa pas tij ka qenë shok skuadre me Kimi Raikonenin. Pra, cili nga të dy është "finlandezi fluturues? "Që të dy janë pilotë shumë të mirë, ? ka thënë 34?vjeçari nga Skocia, i cili tashmë piloton për skuderinë Red Bull. ? Nëse më pyesni për të bërë ndonjë dallim, mund të them se ka qenë një periudhë kur mendoja se Mika është një pilot i pazëvendësueshëm dhe shumë i talentuar. Në atë kohë nuk e njihja Kimin, por tashmë nuk mund të them vetëm për njërin, pasi edhe Kimi është i mrekullueshëm. Gjithsesi, Mika ishte më solid dhe më i shpejtë, ndërsa Kimi mund të them se gabon shumë rrallë. Jam i sigurtë se edhe ai do të ketë mundësinë që të arrijë ato suksese që arriti Mika Hakinen në Formulën 1," ? ka përfunduar Devid Kulthard.


    Diskutohet kalendari i 2006?s
    Dje, këshilli ndërkombëtar i FIA?s nuk ka diskutuar vetëm problemin e gomave Michelin, por edhe për kalendarin e vitit 2006. Për momentin, ata kanë zgjedhur 20 data. Bëhet fjalë për një etapë të parë të planifikimit të kalendarit dhe për garat që mendohet të marrin pjesë.

  8. #168
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771
    Gara e Manji Kurit, në rrezik nga protestuesit



    Disa antiglobalistë do të protestojnë ditën e diel në Manji Kur, për të mos lejuar zhvillimin e Çmimit të Madh të Francës. Protestuesit kanë kaluar më parë në Lion dhe tashmë kanë shkuar në Manji Kur, për t'u takuar me fermerët dhe aktivistët antiglobalistë. Formula 1, ju kujtojmë, vjen nga një problem që ka pasur përpara dy javësh në Indianapolis, ku nuk u zhvillua gara dhe tashmë po përballet me probleme pak a shumë të njëjta.

  9. #169
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771
    Fizikela: Të krenohemi me Renault



    Xhankarlo Fizikela nuk e rendit pistën e Manji Kurit në listën e pistave të tija të preferuara, megjithatë pret me padurim që të garojë me Renault në atje.
    Xhankarlo, në Francë përfundon pjesa e parë e këtij sezoni, na tregoni pak për atë që keni kaluar deri tani...
    Mund të them se kam pasur disa probleme. Gara e parë e këtij sezoni ka qenë e mrekullueshme, por më pas të gjithë filluam të kishim disa probleme me besueshmërinë. Gjithsesi, gjëja më e rëndësishme është të shohim të ardhmen dhe të ndërtojmë një makinë sa më të mirë për garat e mbetura. Mund të themi se jemi një nga skuadrat më të forta të kampionatit. Shpresoj të kem edhe shumë mundësi të tjera për të fituar në këtë sezon.
    Në Formulën 1 kemi parë shpesh skuderi, të cilat janë larguar pa arritur sukseset që ka arritur Renault ja. Si ia keni dalë mbanë?
    Në të shkuarën, gjërat ishin shumë mirë, por kur është rikthyer në vitin 2001, filloi të kishte probleme kompetitiviteti. Tashmë, pas katër vjetësh ka mundur t'i kalojë ato probleme dhe të komandojë klasifikimin. Kjo ka ndodhur falë vendosmërisë së të gjithë skuadrës. E kuptova këtë gjë kur vizitova dje Virin, ishte diçka shumë e bukur.
    Si mendon se do të paraqitesh në Manji Kur?
    Për momentin mund të them se skuderia McLaren është paraqitur më mirë se ne. Gjithsesi, të shohim se si do të shkojnë gjërat në Manji Kur, pasi rezultatet e makinave ndryshojnë nga pista në pistë. Vitin e kaluar, skuderia Renault është paraqitur shumë mirë këtu. Në krahasim me garat e kaluara, kemi bërë disa modifikime aerodinamike, të cilat do t'i paraqesim në këtë pistë. Shpresoj t'i kënaqim fansat tanë.

  10. #170
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771
    Majkëll Shumaker, "kundër" 19 pilotëve



    Gjermani i Ferrarit, Majkëll Shumaker, e ka distancuar veten e tij nga komunikata që kanë nënshkruar 19 pilotët e tjerë të Formulës 1, në lidhje me sigurinë e Çmimit të Madh të Amerikës. Këtë komunikatë e kanë nënshkruar të gjithë pilotët që kanë makina të gomuara Michelin dhe pilotët e skuderive që përdorin gomat Bridgestone, por 7 herë kampioni i botës nuk e ka nënshkruar, këtë e ka pranuar dhe vetë. "Me sa kam kuptuar deri tani, ka qenë një ftesë që është bërë nga skuderia franceze Renault. Si fillim, unë nuk iu përgjigja atyre pas ftesës që më kishin bërë, ka thënë Majkëll Shumaker, i cili është dhe një nga drejtuesit e shoqatës së pilotëve (GPDA). - Do të kisha mbetur i befasuar nëse do të shihja emrin tim në atë komunikatë, ka vazhduar gjermani, i cili makinën e tij e ka të gomuar Bridgestone. Në garën e kaluar të Indianapolisit, makinat e skuderisë Ferrari u renditën në vendin e parë dhe të dytë. "Sa për t'i sqaruar më shumë gjërat, duhet përmendur se kjo çështje nuk ka lidhje me shoqatën e pilotëve GPDA. Unë mendoj se kemi thjesht ide të ndryshme, që është krejtësisht diçka natyrale. Kjo ishte pra dhe arsyeja që unë nuk e firmosa atë komunikatë. Kishte disa pjesë që unë nuk kisha të bëja fare, pra ndaj nuk kishte arsye që të isha dakord," ka vazhduar kampioni i botës në fuqi. Ajo komunikatë i është dërguar Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), në mbledhjen që është mbajtur në mesjavë në Paris, ku kërkohej që të mos merreshin masa ndëshkimore për pilotë, të cilët nuk morën pjesë në garën e Indianapolisit. Një kopje e tillë u është dërguar mediave nga skuderia Renault. Piloti italian i skuderisë Toyota, Jarno Truli, i cili kishte marrë "polin" në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Indianapolisit, por që nuk mori pjesë në garë, ka dalë kundër vendimit të Majkëll Shumakerit për mosfirmosjen e komunikatës. "Unë e mora atë dokument nga GPDA ja dhe të gjithë e dinë se sa vetë janë në shoqatën e pilotëve. Ne jemi të gjithë pjesëtarë të saj. Pra askush nuk mund të thotë se nuk e ka parë këtë mesazh, ndoshta mund të thotë se nuk është dakord, pasi secili ka mendimin e tij."

Faqja 17 prej 22 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si mendoni; lajmet perdorin prapaganda apo jo?
    Nga s0ni në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-11-2011, 15:45
  2. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-04-2009, 12:49
  3. Per te apasionuarit e Formula 1
    Nga Bledari në forumin Lojra në kompjuter
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 10-12-2008, 15:48
  4. Një pilot shqiptar në Formula 1
    Nga Hyllien në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 21-03-2006, 21:22
  5. Bie perdja në Formula 1 - (2005)
    Nga Davius në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 15-11-2005, 13:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •