Close
Faqja 15 prej 22 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 211
  1. #141
    i/e regjistruar Maska e McLaren
    Anëtarësuar
    21-04-2004
    Vendndodhja
    BeLgjIkE
    Postime
    241
    Montoja nuk do mare pjese ne garen e Barejm sepse eshte demtuar ne kra dhe ne vent te tij do garoje Pjetro de le rosa piloti i trete i McLarenit dhe per prova e te premtes do jete dhe Alexander Wurz i cili do mare pjese vetem te premten ne vendin e Pjetros , Montoja do kthehet ne garen e Imole.

    Mikel shumker ( kesulekuqi) ka mundesi qe gjat keti sezoni munt te japefjalen se do iki na F1 me rezultatet qe nuk do jne te mira ai tha se munt te mos garoje per sezonin e aedhshem ne Ferarri.

    Villnev mund te jete nje pasagjer ne Sauber , sipas tij ata mund ta zvenedojne per fillimin e sezonit te tij jo te mire dhe se ai ka shume difikultet per te garuar Sauberin qe eshte nje makine siç thot ai e veshtire per tu garuar dhe se ka shume pjese elektronike te cilat i veshtiresojne punen atij. Villnev ka qene kampjon bote ne 1997.

  2. #142
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Lajme shkurt nga Formula 1


    Villnëvi kalon në heshtje kritikat Ish-kampioni i botës, Zhak Villnëv, shpreson për një rezultat më të mirë këtë fundjavë në Imola, pas këtij rikthimi zhgënjyes që ka bërë në Formulën 1. Kanadezi 34-vjeçar ende nuk ka arritur të marrë pikë në këtë sezon. Pas garës së Bahreinit, ai ka zhvilluar disa testime me skuadrën e tij, por ka pasur kritika për makinën, pasi ka qenë e ngadaltë. Megjithatë, më pas duket se gjërat janë rregulluar dhe vetë Villnëvi ka bërë të ditur se Sauber-i po bën përmirësime. "Në Bahrein, makina ishte në gjendje të mirë dhe unë mund të arrija një rezultat të mirë. Ky fakt na bën më shumë optimistë për garën e Imolas.

    Shpresoj që në këtë fundjavë të arrij të marr pikë dhe jam shumë optimist për këtë fakt. Gjithsesi, Imola është një pistë e ndryshme, pasi ka disa kthesa që duhen marrë me një stil të veçantë. Me fjalë të tjera, dua të them se gara do të jetë disi e vështirë për të gjitha skuadrat, jo vetëm për ne. Do të punoj shumë me inxhinierët e mi, për ta përmirësuar sa më shumë makinën për këtë sezon europian që ka filluar. Me sa duket, jemi duke shkuar në rrugën e duhur," - ka përfunduar Villnëvi. Sauberi pranon problemet e skuderisë së tij Pronari i skuderisë Sauber, Peter Sauber, ka pranuar se ka mosmarrëveshje mes skuadrës dhe Zhak Villnëvit. "Zhaku dhe skuadra kanë ide të ndryshme. Ne jemi duke u munduar që të bashkëpunojmë sa më shumë dhe t'ju japim një rezultat sa më të mirë." Ish-kampioni i botës ka bërë shpesh kritika për skuadrën e tij të re dhe ka kërkuar ndryshime të reja teknike në makinë. "Ne nuk kemi probleme personale.

    Pa dyshim, ne i kemi marrë në konsideratë kërkesat e tij, por nuk është aq e lehtë që të plotësohen menjëherë," - ka thënë Peter Sauber. Parashikohet diell për fundjavën e garës Pas temperaturave shumë të larta që ishin në Bahrein, Formula 1 është rikthyer në Europë, ku temperaturat janë disi më të ulta. Një kohë me diell është parashikuar edhe për këtë fundjavë gare në San Marino. Temperaturat priten të variojnë nga 13, në 12 gradë, ndërsa shpejtësia e erës, deri në 13m/ph. Për ditën e garës mendohet që temperaturat të shkojnë deri në 18 gradë më e larta dhe 12 gradë më e ulta. Bridgeston, optimiste për Imolan Firma japoneze e gomave, Bridgeston, ka punuar shumë gjatë javës që kaloi me skuderinë Ferrari dhe Jordan, për të përmirësuar gomat e saj.

    Për këtë garë, ata duket se janë shumë optimistë, pasi në 7 vitet e fundit kanë qenë 6 pilotë të gomuar Bridgeston, që e kanë fituar këtë garë. Hiroshi Jasukaua, drejtori sportiv i Bridgestonit, ka deklaruar: "Tri garat e para të këtij sezoni na kanë dhënë disa rezultate interesante. Gjithsesi, për garat e ardhshme ne besojmë shumë te Ferrari. Kemi zhvilluar shumë testime me ta javën e kaluar dhe shpresojmë se kemi përmirësuar disa gjëra." Shifra rekord për garën e Spanjës Në këtë sezon, Çmimi i Madh i Spanjës duket se do të ketë një numër rekord spektatorësh.

    Kur kanë mbetur dhe 3 javë përpara kësaj gare, të gjitha biletat për të tri ditët e garës janë shitur. Më shumë se 115.000 spektatorë priten të mbushin tribunat e pistës së Katalonjës, më 8 maj. Duket se këto shifra rekord kanë ardhur falë kryesimit të renditjes për pilotë nga Fernando Alonso dhe është hera e parë që një pilot spanjoll kryeson renditjen. Ditë historike për Renault-në Sena ka fituar në Estoril përpara 20 vjetësh, por tashmë që kanë kaluar shumë vite, është një tjetër pilot shumë premtues. Sena ka fituar garën e Portugalisë, pasi kishte marrë "polin" dhe pasi kishte regjistruar xhiron më të shpejtë. Në atë kohë, Renault-ja përdorte motorët Lotus. Kjo ka qenë një nga 41 fitoret e pilotit legjendar brazilian. Në ditët e sotme, nipi i Airtonit, Bruno, ka fituar një garë në Formulën 3, po me një makinë Renault.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #143
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ralfi: Kam kujtime të mira nga Imola

    Pas dy vendeve të dyta radhazi në garat e fundit, skuderia Toyota shpreson për një rezultat po kaq të mirë edhe për Çmimin e Madh të Imolas. Momentalisht skuadra japoneze ka 25 pikë dhe ndodhet në vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm për konstruktorë, prapa skuderisë Renault.

    Ralf Shumaker ka bërë një paraqitje shumë të mirë në garën e kaluar, në Bahrein, dhe momentalisht renditet në vendin e katërt në klasifikimin e përgjithshëm për pilotë, me 9 pikë. Gara e Imolas i kujton shumë rezultate të mira që ka arritur në të shkuarën. "Gjithmonë jam shumë i kënaqur kur rikthehem në Imola. Pikërisht në vitin 2001, në këtë pistë kam arritur fitoren time të parë në karrierë dhe emocione të tilla nuk i kam ndjerë në asnjë pistë tjetër. Do të ishte shumë mirë sikur edhe këtë fundjavë të kisha mundësi të shprehesha mirë në prova dhe në garë me Toyotën.

    Gjithsesi është për t'u theksuar se skuderia jonë nuk ka kujtime shumë të mira në këtë pistë. Në të shkuarën, ata gjithmonë kanë hasur probleme, pasi karakteristikat e Imolas nuk i përshtaten makinës sonë. Kjo është një nga garat më teknike të kalendarit të Formulës 1, pasi ka shumë kthesa të ngadalta dhe të shpejta. Kjo do të thotë se sistemi i frenimit luan një rol shumë të rëndësishëm, por në garën e shkuar të Bahreinit, ky sistem për ne ishte vërtet perfekt. Jarno dhe e gjithë skuadra bëri një punë të mrekullueshme, pasi në dy garat e fundit kanë arritur të marrin dy vende të dyta.

    Shpresojmë që edhe në San Marino të arrijmë një rezultat të mirë. Pa dyshim, kjo të paktën është dëshira jonë," - ka thënë Ralf Shumaker në prag të garës së katërt të këtij sezoni 2005 të Formulës 1.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #144
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Shumi-Barrikelo: F2005? Shumë e mirë

    Ka disa ndryshime midis ideve të Majkëll Shumakerit dhe Rubens Barrikelos. Gjermani duket se është optimist për shumë gjëra, ndërsa braziliani jo për të gjithë sektorët e makinës. Në provat e djeshme Rubensi ka pasur sërish një problem në kambio gjatë provave të lira që i kujtojnë, në një farë mënyre, atë që ndodhi në Bahrein. "Eshtë e vërtetë që nuk arrija t'i fusja marshet, dhe për këtë arsye ngrita dorën dhe vendosa ta fik motorin.

    Gjatë pushimit inxhinierët arritën ta zgjidhnin këtë problem, për të cilin dua të theksoj se nuk kishte aspak lidhje me atë të Bahreinit." Kështu thuhet, të paktën, por asgjë nuk është e vërtetuar pasi gjatë testimeve private në Fiorano një problem të tillë ka pasur edhe kolaudatori Luka Badoer. Një "mosmarrëveshje" të tillë e kanë pasur pilotët, përsa i përket edhe gomave. Majkëll Shumakeri ka deklaruar se "Gomat e reja Bridgestone janë të forta dhe rezistojnë shumë. Kjo është një pikë e fortë për to. Në këtë pistë pretendojmë që të shkojnë mirë edhe gjatë garës."

    Ndërsa Barrikelo ka saktësuar: "Edhe pse javën e fundit kam bërë disa qindra kilometra, përsa i përket paraqitjes së tyre në garë nuk e di se çfarë të them. Makina e re është shumë e shpejtë në një xhiro të vetëme, por do të na duhet të presim se si do të jetë në të gjithë garën. Në përgjithësi, ajo është përmirësuar shumë, por kjo nuk do të thotë se nuk ka ende gjëra për të rregulluar. Për më shumë, makina F2005 është shumë e balancuar, edhe kur ngjitet mbi kordone. Do të jetë një garë argëtuese." Shumë i qetë është dhe kampioni i botës në fuqi. "Nuk i frikësohem askujt, të gjithë janë të ngjeshur me njëri-tjetrin dhe Alonso, që është pika ime e referimit, është shumë pranë. Ky është një sinjal shumë i mirë për garën, pasi edhe makina jonë e re F2005 është në formë të mirë."

    - Jeni treguar shumë i ashpër në pistë. Eshtë kjo një mënyrë shfryrjeje?
    - Mund t'ju them se ka qenë një iluzion, pasi në këtë pistë duhet të hipësh gjithmonë mbi kordonet e kthesave. Dua të shtoj këtu se modifikimi që është bërë në kthesën "Variante" është shumë interesant, sepse ta fal ndonjë gabim të vogël.
    - Çfarë mund të thoni për besueshmërinë e F2005-ës?
    - Për mua gjithçka po shkon shumë mirë, dhe nuk duhet të shqetësohemi. Personalisht, jam i kënaqur për balancimin e saj.
    - Mendoni se ka ardhur momenti për fitore?
    - Do të ishte shumë mirë sikur të riktheheshim te fitorja. Gjithsesi, për momentin mund të them se do të luftojmë me të parët; më pas të shohim. Kemi një makinë shumë të kompletuar. Në këtë pistë janë dy faktorë shumë të rëndësishëm: kordonet e kthesave dhe sistemi i frenimit.
    - Duke u përqendruar gjithmonë te Renault-ja, nuk ju duket se po largohet dikush tjetër si Batoni, i cili i është rikthyer kompetivitetit?
    - Tashmë do të mbledhim të dhënat e marra për të vendosur për garën; aty do të shohim edhe Batonin.
    - Ju do të niseni mes të parëve në provat e sotme, pra, do të jetë pista ende e pistë. I rrit ky faktor vështirësitë?
    - Padyshim që është një dizavantazh, megjithatë nuk shqetësohem shumë për këtë fakt, sepse gjërat mund të ndryshojnë."
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #145
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Todt: Shumi nuk mund ta parakalonte Alonson


    Në një pamje më të thellë, dueli midis Alonsos dhe Shumakerit në garën e Imolas, nuk e ka kënaqur shumë drejtorin e përgjithshëm të Ferrarit, Zhan Todtin. Francezi i skuadrës së Maranelos ka bërë të ditur se e dinte që do të përfundonte ashtu ai duel. "E vetmja gjë që më bën të lumtur, është rikthimi i Ferrarit te fitorja. Mua nuk më pëlqeu aq shumë ai duel mes Majkëllit dhe Fernandos, ashtu siç mund t'u ketë pëlqyer të tjerëve, sepse unë e njoh pilotin tim dhe e dija që nuk do ta parakalonte." Ndërsa Ron Denis ka pasur një mendim krejtësisht tjetër. Sipas tij, nëse provat zyrtare nuk do të shkonin ashtu, Majkëlli do të arrinte një fitore shumë të lehtë. Më pas, ai ka folur dhe për pilotin e tij, Kimi Raikonen, i cili ishte në krye të garës për 9 xhirot e para. "Edhe Kimin do ta kalonte nëse do të kishte vazhduar gara."

    Adrian Njuej, drejt largimit!?
    Drejtori teknik i skuderisë McLaren-Mercedes, Andrian Njuej, mund të qëndrojë për disa kohë pushim në fund të sezonit 2005. Ai ka edhe 6 muaj kontratë me këtë skuderi dhe ende nuk ka biseduar për ta shtyrë atë. Sipas disa thashethemeve, mendohet se Njueji do të rikthehet te skuderia Williams ose në kampionatin amerikan të jahteve. Kur e kanë pyetur për të ardhmen, Njueji është përgjigjur: "Dua të kem një tjetër jetë."

    Shumi: Montoja, do të humbësh motivacionin
    Majkëll Shumaker duket se nuk e ka besuar rivalin e tij, Huan Pablo Montojën, për arsyen që ka dhënë përsa i përket dëmtimit në shpatull. Sipas 7 herë kampionit të botës, kjo periudhë pushimesh është e pajustifikueshme. "Mund të kishte gjetur ndonjë gënjeshtër më të mirë. Unë kam bërë xhiro me motor apo kam shkuar për ski gjatë dimrit, por tashmë jam nëpër gara. Në të vërtetë, unë ndihem një pilot dhe të gjithë e dinë se po vë në rrezik jetën time personale. Nëse vazhdon kështu, do të humbasësh motivacionin," - ka përfunduar Majkëll Shumaker
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #146
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042

    Arrow Formula 1 News

    Lajmet me te reja nga Formula 1.Lufta ne Formula 1 vazhdon dhe gjithcka behet me interesante...A do triumfoje Ferrari perseri ne kete kapionat? A eshte me te vertete Ferrari F2005 ne nivelin e duhur per kete kampionat...Te gjitha peripecite,mosmarreveshjet,replikat do ti gjeni ketu...

    Ju ftojme ne debat....

  7. #147
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042

    Ferrari-Bridgeston percarja...

    Pasi është akuzuar nga presidenti i Ferrarit, Luka Cordero di Montezemolo, Bridgeston e ka rifilluar shumë shpejt punën për të përmirësuar disi gjendjen aktuale.

    Ata duhet të mbajnë Ferrarin ende në luftën për titullin kampion në këtë sezon. Objektivi i tyre kryesor është që të ndërtojnë një gomë të shpejtë, që të përdoret për provat zyrtare, pasi ato janë shumë të rëndësishme në garën e Montecarlos. Nga ana tjetër, është krejtësisht e qartë që binomi Ferrari-Bridgestone, pasi ka fituar 6 tituj kampion në 11 vjet, tashmë ka filluar të përçahet.

    Gjithashtu është shumë e vështirë të ndash se cila nga palët e ka më shumë fajin. Nga njëra anë, Bridgestoni akuzohet se nuk arrin të jetë kompetitive në temperatura të larta, ndërsa nga ana tjetër thuhet se Ferrari F2005 duhet të jetë më delikate me gomat gjatë garës. Problemet me gomat, me sa duket, kanë filluar pikërisht në këtë sezon, ku ato kanë më shumë rëndësi. Plasja e gomave të Michael Shumaker në garën e shkuar të Montmelos, ka treguar qartë që një problem kryesor është padyshim qëndrueshmëria e gomave të firmës japoneze. Për këtë arsye, inxhinierët e Bridgestonit kanë filluar që dje punën për ta përmirësuar këtë defekt. Ata duhet të të gjejnë zgjidhje të reja, për të mos i lënë aq shumë avantazh makinave Renault.

    Objektivi kryesor i kësaj pune të madhe është gjetja e një gome të veçantë, e cila të jetë e dobishme për xhiro të veçanta të shpejta. Një gomë e tillë do t'i japë mundësinë Ferrarit që të kualifikohet mirë në provat zyrtare të Montekarlos, në garën e ardhshme, pasi atje këto prova janë shumë të rëndësishme për vazhdimësinë e garës. Të nisesh prapa në garën e Montecarlos, megjithëse mund të kesh një strategji shumë të mirë, je i humbur. Për këtë arsye kërkohet kjo lloj gome, por në të njëjtën kohë dhe agresiviteti i Michael Shumakeri, një pilot që në pistën e Principatës ka arritur të bëjë gjithmonë diferencën.

    Në kampionatin e Ferrarit duhet të vazhdohet të punohet mbi besueshmërinë, pasi përveç problemeve me gomat, në këto garat e fundit janë shfaqur dhe disa probleme teknike të makinës së re.

    Në Montecarlo, gomat nuk sforcohen ashtu si në garën e Barcelonës, për më shumë as temperaturat nuk janë si në Malajzi apo Bahrein, por pa dyshim që kambioja është në një provë të vështirë. Ju kujtojmë se makinat Ferrari kanë prishur 5 kambio në 5 gara

  8. #148
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042

    McLaren drejt Monacos

    Skuadra e McLaren Mercedes,drejtuar fitores se mrekullueshme te Kimi Raikkonen ne Spanje,rikthehet te enderroje mundesise per te sfiduar skuadren me te forte(ne kete rast Renault) dhe po pergatitet me se miri per garen e ardhshme ne ne Principaten e vogel te Monakos.

    Do te jete nje zhvillim i vecante sepse per here te pare legjendari Princi i Monakos Ranieri nuk do te jete nje nga protagonistet e ceremonise se shperndares se trofeve : Nuk do te mungoje mallengjimi.

    Per Mercedes-in do te jete sidoqofte do jete nje sfide e rendesishme edhe pse eshte gara e 200 ne historine e F1.

    Skuadra gjithsesi nuk zgjenjehet : Ne Montecarlo do te garohet perreth 2 ore rresht dhe lodhja mund te shkoje dem nje jave te tere.Le te pergatitemi pra per nje gare interesante ne piken e duhur....

  9. #149
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042

    Michael Schumacher : "Nuk dorezohemi

    Kampioni i botës në fuqi, Michael Schumacher, e parashikon shumë të vështirë garën e Montecarlos, megjithatë i ka paralajmëruar të gjithë rivalët e tij. "Përgatituni mirë, ne ende nuk jemi dorëzuar."

    Piloti gjerman i Ferrarit e ka filluar mjaft dobët këtë sezon. Momentalisht ka vetëm 10 pikë nga 5 garat e zhvilluara, duke rritur distancën me kryesuesin e klasifikimit për pilotë, Fernando Alonson, në 35 pikë. Për M.Schumacher, kjo do të jetë një fundjavë shumë e vështirë, megjithatë do të përpiqet që të japë maksimumin.

    Intervista : Në rrugët e Principatës, që janë shumë të ngushta, ai ka arritur të fitojë 5 herë. "Kam shumë kujtime të bukura nga gara e Montecarlos, e pres gjithmonë me padurim këtë sfidë. Eshtë shumë bukur të ecësh me një shpejtësi aq të madhe nëpër rrugë, por në të njëjtën kohë do ta kemi shumë të vështirë, sepse pozicioni ynë i nisjes është shumë i vështirë për ne këtë fundjavë.

    Tashmë dihet që pilotët i fillojnë provat e para zyrtare në bazë të renditjes së garës së fundit. Gjithsesi, ky fakt nuk më heq aspak nga motivimi që kam. Jemi duke punuar shumë, që të bëjmë kthesën e madhe. Të tërhiqemi, nuk ka kuptim, aq më shumë pa provuar deri në fund.

    18/5/2005
    Ndryshuar për herë të fundit nga ElMajico : 18-05-2005 më 22:28

  10. #150
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042

    Mbi Ngjarjet Ne Montecarlo

    Ferrari nuk ka arritur të fitojë një garë që nga fitorja në tetor të vitit të kaluar në Japoni. Pra kanë kaluar 6 gara pa fitore. Nëse ata nuk do të fitojnë as në Montecarlo, kjo do të jetë seria e tyre më e gjatë pa fitore, që nga koha kur Michael Schumacher ka shkuar te kjo skuderi në vitin 1996.

    Fitorja që ka arritur në këtë vit, piloti gjerman ka ndërprerë serinë prej 17 fitoresh që kishte kjo skuderi. Ata kishin humbur 11 gara radhazi në sezonin 1995. Williams, Renault dhe McLaren janë tre skuderitë që kanë fituar gara që nga mungesa e Ferrarit prej 5 garash. Përpara dy javësh ishte Kimi Raikonnen ai që fitoi për McLaren.

    Dy fitore radhazi, ky pilot i ka arritur në vitin 2003. Michael Schumacher ka rekordin e 83 fitoreve në karrierë, nga 217 gara që ka marrë pjesë. Ndërkohë, Ferrari ka fituar 182 gara që nga viti 1950, McLaren 139, ndërsa Williams 113. Renault ka fituar vetëm 21 gara.


    Montecarlo
    Rrugët e ngushta të kësaj piste e bëjnë këtë garë më të ngadaltën e kalendarit. Italiani Jarno Truli ka pasur një shpejtësi mesatare rekord sezonin e kaluar, 145,880 km/h. Truli e ka fituar këtë garë sezonin e kaluar, por tashmë garon për Toyotën, me të cilën shpreson të arrijë fitoren e parë për 2004. Michael Schumacher e ka fituar 5 herë këtë garë, ndërkohë që A.Sena e ka fituar 6 herë. McLaren mban një rekord fitoresh në Principatë, në 20 vitet e fundit e ka fituar 12 herë që nga viti 1984. Minardi ka rezultatin më të dobët, herën e fundit që ka marrë pikë në këtë garë, ka qenë viti 1994, me italianin Mikele Alboreto, i cili u rendit në vendin e 6-të.

    20/5/2005

Faqja 15 prej 22 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si mendoni; lajmet perdorin prapaganda apo jo?
    Nga s0ni në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-11-2011, 15:45
  2. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-04-2009, 12:49
  3. Per te apasionuarit e Formula 1
    Nga Bledari në forumin Lojra në kompjuter
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 10-12-2008, 15:48
  4. Një pilot shqiptar në Formula 1
    Nga Hyllien në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 21-03-2006, 21:22
  5. Bie perdja në Formula 1 - (2005)
    Nga Davius në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 15-11-2005, 13:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •