Close
Faqja 14 prej 22 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 211
  1. #131
    ...gjení... Maska e mad
    Anëtarësuar
    18-03-2004
    Vendndodhja
    Prage [EU]
    Postime
    1,321
    Drejtori i përgjithshëm i skuadrës së Maranelos ka bërë të ditur se mund të largohen nga F1-shi 10-02-2005

    Ferrari lëshon alarmin e kuq

    Endi Tufa


    Zhan Todt ka deklaruar se Ferrari do të largohet nga Formula 1, nëse Berni Ekleston nuk do t'i japë 100 milionë dollarët që i ka premtuar për shtyrjen e kontratës deri në vitin 2012. Skuderia italiane është kritikuar shumë herë, pasi ka thyer rregullat. Ata kanë firmosur një kontratë me FIA-n për shtyrjen e "Marrëveshjes Konkord", pa skuderitë e tjera. Ajo kontratë duhej firmosur nga Eklestoni dhe të gjitha skuderitë, jo vetëm me atë të Maranelos. Por drejtori i përgjithshëm i Ferrarit ka deklaruar se skuadrat e tjera ende nuk po e kuptojnë se çfarë duan. "Ne jemi një kompani e vogël dhe mbulojmë të gjitha shpenzimet e Formulës 1. Shpeshherë kemi diskutuar për t'u larguar nga Formula 1, sepse ky sport po na kushton shumë para. Ndryshimet që po bëhen dhe rritja e çmimeve ka bërë të mundur që ne të diskutojmë shumë seriozisht për t'u larguar. Në fund të fundit, ne do të shohim atë që është në interes të Ferrarit," - ka thënë Zhan Todt. Më pas, francezi u ka bërë thirrje dhe skuadrave të tjera që ta ndjekin, pasi kampioni i Formulës 1 që kanë propozuar ata, do të jetë shumë i pasigurtë. "Herët a vonë, të gjithë do ta kuptojnë këtë realitet. Unë e kuptoj se për disa nga skuadrat, këto që po them tani, nuk kanë kuptim, por do të kenë shumë shpejt. Ne duhet të biem dakord për të ardhmen dhe për sigurinë tonë. Ne nuk mund të bëjmë një zgjedhje dhe të vazhdojmë përpara pa siguruar të ardhmen e Ferrarit," - ka përfunduar Todti. Ndërkohë, nga ana tjetër, piloti Rubens Barrikelo duket se ka ndezur alarmin për makinën që piloton. Piloti brazilian, i cili është duke zhvilluar testimet, ka bërë të ditura për herë të parë dyshimet mbi F2004M. "Ka shumë probleme, sidomos në xhirot e para, pasi nuk arrijmë të jemi të shpejtë. Nëse gara e parë e sezonit do të zhvillohej sot, ne do të kishim shumë probleme në krahasim me rivalët. Ndoshta i kishim marrë gjërat më ngadalë se ç'duhej." Duket se tashmë po vërtetohen dhe fjalët e rivalëve, të cilët për 2005-n kanë bërë të ditur se dominimi i Ferrarit do të përfundojë. Edhe pilotët e skuadrës së kuqe kanë ndezur alarmin për problemet e makinave. Ndryshimet e reja në rregullore janë duke u nxjerrë probleme inxhinierëve të Ferrarit. Qëndrueshmëria e motorit tashmë ka ndryshuar nga 300 km në 700 km. Ky është dhe ndryshimi kryesor që u ka sjellë problemet më të mëdha të gjitha skuderive. Gjithsesi, Ferrari është një skuderi që e ka ndjerë më shumë nga të tjerat këtë ndryshim. "Në distanca të gjata mund të arrijmë rezultate të mira, - ka thënë Rubens Barrikelo, pas ditës së parë të testimeve që ka zhvilluar dje në Jerez. - Por problemi ynë kryesor qëndron në xhirot e para. Nëse gara e parë e sezonit do të zhvillohej sot, ne do të kishim shumë probleme në krahasim me rivalët." Gjithsesi, nga gara e parë e Melburnit mungon rreth një muaj dhe për më shumë, taktika që ka zgjedhur Ferrari për ta filluar sezonin me një makinë hibride, e avantazhon disi. "Ka mundësi që të humbasim disa pikë në garat e para, por jam i sigurtë që do ta marrim veten shumë shpejt," - ka shtuar piloti brazilian. Përpara disa ditësh, një alarm të tillë e ka dhënë dhe Shumakeri. "Me këtë makinë të modifikuar, ndoshta do të kemi probleme në garën e parë të Melburnit." Gjithsesi, tifozët e Ferrarit shpresojnë që ky të jetë një alarm fals.

    {^_^}
    ::|maDes!gn © 2009|::

  2. #132
    i/e regjistruar Maska e McLaren
    Anëtarësuar
    21-04-2004
    Vendndodhja
    BeLgjIkE
    Postime
    241
    Sonte per heren e pare ne fillimin e garave per kete vit kohen me te mire e beri Pietro De la rosa i cili piloton makinen e tret te McLarenit dhe dy makinat e tjera te McLarenit nuk ishin larg , Kimi qer i dyti dhe Montoja i pesti , sonte ne darke ne oren 3 te nates ora europeane do zhvillohen kualifikacjonet e para sepse kete vit regullat jane ndryshuar dhe do behen dhe nje kualifikacjon i dyte te djalen ne mangjes per te nxjere kohen perfundimtare te te dyjave koherave qe pilotet kane bere.

    Forca McLaren........................................

  3. #133
    Perjashtuar Maska e besi84
    Anëtarësuar
    29-12-2003
    Vendndodhja
    n'toke t'Zotit!!
    Postime
    440
    forza kimi & montoya bashk me McLarenin


    hajde na koft perhajr gara e 2005-tes
    besi

  4. #134
    ...gjení... Maska e mad
    Anëtarësuar
    18-03-2004
    Vendndodhja
    Prage [EU]
    Postime
    1,321
    Ferrari nuk do te nxjerre ne piste F2005-en, deri sa te provohet nevojshmeria e zevendesimit te F2004-es aktualisht te modifikuar. kete ka deklaruar J.T.
    megjithe vendin e katert ne provat e lira te mengjesit te sotem, nuk duhet menduar se nuk ka fitore!

    {^_^}
    ::|maDes!gn © 2009|::

  5. #135
    SHQIPTAR KRENAR Maska e VAZELOS
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    bELGjIkË
    Postime
    332

    Lajmet më të reja nga Formula 1

    Rregullorja e re e sezonit 2005

    Këto janë kushtet që ka vendosur FIA për të rritur spektaklin dhe për të ulur shpenzimet

    Makinat në këtë sezon janë më të ngadalta dhe më të vështira për t'u pilotuar. Pilotët janë të detyruar të përdorin të njëjtat goma si për prova, ashtu edhe për garë. Gjithashtu duhet të përdorin të njëjtin motor për 2 gara radhazi, pra rregullorja e këtij viti ka shumë të reja. Rregullat e fundjavës Në provat e lira të së premtes: McLaren-i, Sauber-i, Red Bull-i, Toyota, Jordan-i dhe Minardi mund të përdorin makinën e 3-të. Për makinat titullare, nëse do të prishet motori gjatë provave të lira apo zyrtare, do të penalizohen me 10 vende në renditje. Provat zyrtare, sesioni i parë: Pilotët do të bëjnë një xhiro të shpejtë. I pari që do të niset, do të jetë ai që ka dalë i fundit në garën paraardhëse. Të gjithë pilotët mund të zhvillojnë xhiro me një makinë me pak karburant, për të shfrytëzuar më shumë konfigurimin e makinës për provat. Eshtë e detyrueshme të nisen me goma të reja. Kohët e regjistruara në sesionin e parë të provave zyrtare, do të krahasohen me sesionin e dytë të provave zyrtare që do të zhvillohen ditën e diel, në orën 10.00. Provat zyrtare, sesioni i dytë: I pari që do ta fillojë xhiron e shpejtë, do të jetë piloti që është renditur i fundit në sesionin e parë të porvave zyrtare. Pilotët duhet të kenë konfiguruar makinën e tyre për garën dhe të kenë karburant për ta filluar atë. Kohët do të krahasohen me ato që janë realizuar në sesionin e parë dhe më pas do të vendoset kush do të niset i pari në garë. Rregullorja e gomave Pilotët janë të detyruar të përdorin të njëjtat goma për ditën e shtunë dhe të diel, duke përfshirë këtu dhe garën. Firmat kanë prodhuar goma që do të durojnë shumë dhe me këtë ndryshim do të favorizohen pilotët që janë më të aftë. Piloti mund të përdorë goma që ka përdorur ditën e premte, gjatë provave të lira, por nuk lejohet që të furnizohet edhe me karburant. Nëse ndryshojnë kushtet klimaterike, pra fillon shiu, pilotët mund të futen dhe të ndryshojnë gomat. FIA do të lejojë të vendosë piloti se kur do të ndryshojë gomat, nëse mendon se ato janë konsumuar plotësisht. Por pas ndërrimit të gomave, ato goma do të verifikohen. Rregullorja e motorit Ndryshimi është i madh. Motori duhet të dyrojë për 2 gara radhazi. Për problemet në motor, FIA ka parashikuar: prishja e motorit do të thotë një penalizim në garë ose dalje nga gara. Problemi në motor nuk penalizohet nëse shkaktohet përpara ndezjes në bokse, ndërsa në rastet e tjera penalizohet. Penalizimi do të thotë zbritja në 10 vende në renditje, gjithashtu dhe për garën e ardhshme duhet të përdorë të njëjtin motor, pasi të jetë riparuar problemi. Nëse problemi nuk riparohet, piloti mund të ndryshojë motorin, por do të humbasë 10 vende në nisje.

    Sporti Shqiptar

  6. #136
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Ja edhe nje skedar per datat e garave ne sezonin 2005:
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  7. #137
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Fiton Shumaher...
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #138
    ...gjení... Maska e mad
    Anëtarësuar
    18-03-2004
    Vendndodhja
    Prage [EU]
    Postime
    1,321

    Post Ferrari, ne Bahrain me F2005-en

    Ekipi ka vendosur te garoje me "te kuqen" e re pas mledhjes ne vijim te testimeve ne Mugello. Todt: "Eshte pershpejtuar zhvillimi, mund te kthehemi ne sulm"


    SCARPERIA (Firenze), 24 mars 2005 - Drite jeshile: Ferrari i ri dpo te garoje ne Bahrain. Provat e F2005-es kete jave ne Mugello kane hequr cdo dyshim dhe sot ka arritur lajmerimi i Jean Todt, drejtor i pergjithshem i skuderise: "Ne garen e ardhshme do te zbresim ne piste me makinen e re". Ka vendosur nje mbledhje teknike ne Maranello heret ne mengjes, me analizen e te dhenave te mbledhura ne 3 dite nga Luca Badoer, Rubens Barrichello dhe ne fund nga Michael Schumacher.
    "Testimet e Mugello-s, ku te dy pilotet titullare kane mundur te ngasin per here te pare modelin F2005, kane konfirmuar potencialin e saj - ka vazhduar Todt -. Do kemi 2 F2005-a, nga nje per pilot, ndersa si zevendesuese do perdorim njeren prej atyre F2004 te perdorura ne Australi e Malajzi. Rezultatet e 2 garave te para, kane qene stimuj te mjaftueshem. Me Bridgestone kemi vendosur te pershpejtojme programin dhe besojme qe bashkepunimi i elementeve te ndryshem, makine dhe goma, do na lejoje te kthehemi ne sulm. Duhet te them se jam shume i kenaqur me menyren se si ekipi dhe partneret tane kane reaguar per te gjetuar nivelin tone te kompetitivitetit".

    b u r i m i

    {^_^}
    ::|maDes!gn © 2009|::

  9. #139
    ...gjení... Maska e mad
    Anëtarësuar
    18-03-2004
    Vendndodhja
    Prage [EU]
    Postime
    1,321

    Post F2005-a me e "sjellshme" me gomat

    Ne Bahrain debutim i xhevahirit te ri te Maranello-s.

    MILANO, 25 mars 2005 - Kur ne fund te shkurtit, u prezantua ne Fiorano, drejtori teknik Ross Brawn tha qe behej fjale per "Ferrarin F.1 me te mire te te gjitha kohrave". Fjale te nxjerra nga njeri prej arkitekteve te sukseseve te viteve te fundit. Pastaj u specifikua qe F 2005 nuk do debutonte menjehere, sepse u preferua te kolaudoheshin deri ne fund aparaturat e reja inovative qe e kishin cilesuar si kaq te cmuar. Ne nje sport te nderthurur me teknologjine, kush do te vazhdoje te fitoje, duhet te vazhdoje te shpike.
    Dhe pikerisht F2005 ka nje telajo te re, nje motor te ri, mekanizem transmisioni te ri, sistem frenimi te ri. Pritej qe F2004 M, Version i azhornuar i makines qe vitin e kaluar kishte fituar 15 GP nga 18 te tilla, do ishte akoma konkuruese. Perkundrazi pas dyshimeve te Melbourn-it, te dielen ne Sepang ka ardhur disfata e plote. Papritur, ai gur i cmuar qe kishte dominuar neper pista deri para pak muajsh, futi uje nga te gjitha anet. Nje situate anormale, e vendosur nga kompetitiviteti i dobet i gomave Bridgestone.
    Ne 2004-en, kur garat ndaheshin ne 3-4 trajektore, qe duheshin kaluar me gaz te plote, duke ndryshuar gomat, gjithcka ishte ne rregull. Por mbulesat e reja japoneze, qe i duhet te rezistojne nje gare te plote, perfshire provat, nuk jane treguar po aq efikase.
    Hyn nderkaq ne skene F2005-a, qe mendohet te jete me e bute me gomat dhe dhe ti lejoje nje rikthim Ferrarit ne zonen e fitores. F2004 M kalon direkt nga box-et ne muze. Schumi ka perkufizuar F2005-en "e mire, nje hap perpara": nga maja e 7 titujve te tij ka bindur tekniket te shpejtojne debutimin, i sigurt qe e kuqja do ta coje duke filluar nga Bahrain ne nivelet e larta.

    b u r i m i

    {^_^}
    ::|maDes!gn © 2009|::

  10. #140
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Ferrarin 2005 po e presin me kuriozitet edhe kundershtaret .
    Deklaron Silk , pergjegjesi teknik i Renault :
    << Jam i sigurte qe makina jone do ece mire edhe ne Bahrein . Gjithashtu do jete edhe debutimi i Ferrarit te ri , keshtu qe ka shume interes edhe nga ana jone.
    Qellimi yne ne keto garat e fillimit eshte qe te marrim sa me shume pike e ta mbajme Ferrarin sa me larg qe te jete e mundur. Ne Malesia nese nuk do ishte incidenti i Fisicheles , do ia kishim arritur qellimit >>
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

Faqja 14 prej 22 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si mendoni; lajmet perdorin prapaganda apo jo?
    Nga s0ni në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-11-2011, 15:45
  2. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-04-2009, 12:49
  3. Per te apasionuarit e Formula 1
    Nga Bledari në forumin Lojra në kompjuter
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 10-12-2008, 15:48
  4. Një pilot shqiptar në Formula 1
    Nga Hyllien në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 21-03-2006, 21:22
  5. Bie perdja në Formula 1 - (2005)
    Nga Davius në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 15-11-2005, 13:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •