Gjermani kampion edhe në solidaritet. Piloti i Ferrarit në ndihmë të të dëmtuarve nga tragjedia Tsunami
Majkëll Shumaker ka dhuruar 10 milionë dollarë për të gjithë njerëzit fatkeq të dëmtuar nga tërmeti i 26 dhjetorit të shkuar. Kjo ndihmë është bërë publike nga Vili Veber, manaxheri i pilotit gjerman të Ferrarit gjatë një emisioni televiziv në kalalin "ZDF", i organizuar për të mbledhur fonde për fatkeqësinë e ndodhur vitin e shkuar. Por dhurata e Shumit është rekordi i të gjitha ofertave të dhëna nga një individ i vetëm. Mbi faktin që Shumakeri ka një zemër të madhe asnjë nuk dyshonte, por oferta e fundit i ka lënë të gjithë me gojë hapur, madje duke prekur të gjithë gjermanët, të cilët janë populli që ka mbledhur më shumë fonde për tërmetin aziatik të quajtur Tsunami. Kampioni i Ferrarit si gjithmonë në kësilloj rastesh ka qëndruar larg telekamerave, duke u strehuar në vilën e tij norvegjeze, ku po kalon pushimet e fundvitit së bashku me gruan Korina dhe fëmijët Xhina Maria dhe Mik. Pikërisht fëmijët janë dashuria e madhe e gjermanit që prej 2002?shit, prandaj është edhe ambasador i "Unesko"?s për edukimin sportiv të fëmijëve në nevojë. Edhe në nëntorin e shkuar Shumi kishte dhuruar 1 milion e 150 mijë dollarë për "Uneskon" në një "Grand Gala" të zhvilluar në Dysedorf. Me inisiativat e tij Shumi në 2004?n ka sponsorizuar më shumë se 200 projekte në favor të fëmijëve në nevojë. Falë gjermanit është bërë e mundur që të ndërtohen klinika dhe qendra shëndetësore në të gjithë botën. Pa harruar edhe ndeshjet e bamirësisë që gjermani merr pjesë prej kohësh.
Krijoni Kontakt