Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 23
  1. #1
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Koha E Falsifikimeve

    shekulli:

    KOHA E FALSIFIKIMEVE

    REXHEP QOSJA, Akademik

    Ēdo kohė i ka pasur mecenėt e vet si Karlin e Madh, Borxhitė, Ludvigun e Bavarisė a Luigjin XIV, Lorenco Mediēin dhe shkrimtarėt e oborrit si Horacin e Rasinin, por vetėm kohės sė komunizmit i takojnė “mecenėt” tė cilėt mecenatin e bėjnė partiak e shtetėror dhe shkrimtarėt e krijuesit e tjerė, tė cilėt servilizmin e dėshmojnė jo vetėm me sjellje e me gojė, por edhe me vepra letrare, shkencore e filozofike qoftė edhe kur kjo prej tyre nuk kėrkohej nė masėn qė e dėshmonin. Pavarėsisht cilės kohė i takojnė, mecenatet u kushtojnė shtrenjtė shkrimtarėve e krijuesve tė tjerė, por mecenati komunist kishte ēmim tmerrėsisht tė shtrenjtė pėr veprėn dhe jetėn e krijuesve: ēmim qė paguhej me dinjitetin dhe ēmim qė paguhej me vlerėn e veprės! Pas pėrmbysjes sė komunizmit dhe tė vlerave ideologjike e politike me tė cilat mbahej ai, ky servilizėm, i dėshmuar kur dhunshėm e kur vullnetshėm, do tė bėhet shkak i brejtjes sė ndėrgjegjes e i mundimeve tė tjera tė ndryshme tė servilėve tė dikurshėm. Sigurisht ndėrgjegja e zgjuar (me vonesė tė madhe) shumė mė pak sesa leverditė e reja nė kushtet e ndryshuara, nė tė cilat shikohen me dyshime lavdėruesit e tij nė arte, nė shkencė e nė krijimtarinė pėrgjithėsisht, do tė bėjnė qė njė numėr i shkrimtarėve dhe i krijuesve tė tjerė nė ish-vendet komuniste tė fillojnė betejėn vetjake pėr ndryshimin e asaj pjese tė jetėshkrimit qė i takon kohės sė komunizmit: tė fillojnė betejėn pėr retushimin, pėr dramatizimin, pėr pėrmirėsimin, pėr zbukurimin e jetės sė atėhershme. Hapi i parė qė njė numėr i tyre do tė bėjnė pas pėrmbysjes sė komunizmit ishte ndryshimi i besimit komunist: tė majtit e dikurshėm, aq tė majtė sa nuk mund tė drejtoheshin, pėrnjėherė do tė bėhen aq tė djathtė sa do tė rrėzohen shpejt! Dhe, konvertimin e tyre tė pėrnjėhershėm do ta dėshmojnė qoftė duke u bėrė prijės a zėvendės tė prijėsve tė partive tė djathta, qoftė duke u futur nėn sqetullat e tyre, qoftė duke shfaqur ide skajshėm tė djathta me artikuj a, madje, edhe me vepra. E kuptueshme! E drejta e konvertimit ėshtė e drejtė e ligjshme, si e drejta pėr t’u shprehur lirisht, si e drejta pėr tė besuar lirisht, si e drejta pėt t’u martuar lirisht, si e drejta pėr t’u ēmartuar lirisht, si e drejta pėr tė qenė gjithnjė krenar – budalla a i menēur-servil. Konvertimin e bėjnė tė ligjshėm jo vetėm e drejta e njeriut pėr tė bėrė me veten ē’dėshiron tė bėjė, por edhe ligjėsitė e jetės. Nuk thuhet kot: s’jetohet gjithmonė me njė palė mend. Dhe, nuk thuhet kot: nė qoftė se je nė rrugė tė gabuar ėshtė mė mirė tė kthehesh mbrapa nė gjysmė tė saj sesa t’i shkosh deri nė fund. E komunizmi ishte ajo rrugė e gabuar prej sė cilės duhej dalė njė orė e mė parė.
    Po ta lėmė konvertimin nė tė djathtė rehat: me tė shumė nga shkrimtarėt dhe krijuesit e tjerė tė kohės sė komunizmit nuk janė bėrė rehat, sepse nuk janė bėrė tė bindshėm pėr opinionin. Nė vend tė fjalėve e, madje, edhe tė veprave tė shkruara, njerėzit shpesh duan dėshmi konkrete, nė sajė tė tė cilave do t’u mbushet mendja qė t’u besojnė tė konvertuarve. Pėr kėtė arsye disa nga shkrimtarėt dhe krijuesit e tjerė posaēėrisht tė ēmuar e tė pėrkėdhelur nė kohėn e komunizmit, janė gjetur nė situatė ndėrdyshjesh tė mėdha: ēka tė bėjnė qė prapė tė bėhen tė ēmuar, madje tė adhuruar si atėherė? Ēka? Pėrgjigjja qė i kanė dhėnė vetes ėshtė kjo: ta ndryshojnė jetėshkrimin e dikurshėm komunist dhe, kėshtu, tė bėjnė njė jetėshkrim tė ri sa mė tė ndryshuar!
    Demokracia, e shpėrdorur shumė prej njė numri zyrtarėsh, le tė shpėrdoret pak edhe prej njė numri krijuesish!

    Tė privilegjuarit - tė paraqitur si viktima
    Dhe, ky do tė jetė jo mė jetėshkrim i komunistit tė privilegjuar, po i viktimės komuniste.
    Pėr nga arsyet e shumta pėr tė cilat e bėjnė, pėr nga mėnyrat e shumėllojshme nė tė cilat e bėjnė dhe pėr nga mjetet e ndryshme me tė cilat e bėjnė disa shkrimtarė tė privilegjuar tė komunizmit, beteja pėr ndryshimin e jetėshkrimit komunist ėshtė pothuaj njė betejė e panjohur nė historinė e letėrsisė botėrore, prandaj edhe nė historinė e letėrsisė shqipe. Megjithėse e panjohur, partizanėt e saj nė tė vėrtetė zbatuesit e saj do ta bėjnė me shumė shkathtėsi dhe me shumė pėrvojė dhe, gjithnjė, me shumė dinakėri! Dhe, do ta bėjnė me batica e me zbatica, me turre e me pushime, me zė tė lartė dhe nė heshtje, vetėm dhe me ndihmės, me gazeta, me radio e me televizione, me persona privatė e me institucione shtetėrore, me dėshmitarė e me kundėrshtarė!
    Tė shohim si zhvillohet kjo betejė. Tė shohim si bėhen ish - komunistėt tjetėrmendas – kundėrkomunistė!
    Menjėherė pas konvertimit beteja pėr ndryshimin e jetėshkrimit komunist do tė fillojė me retushime mė tė pakta a mė tė shumta, ideologjike dhe politike, tė veprave tė botuara nė kohėn e komunizmit: me ndryshime tė fjalive, me shkurtime a me plotėsime pėrmbajtėsore, me theksime a ētheksime kuptimore e figurative, me zėvendėsime tė personazheve pozitive e negative ideologjike me personazhe tė paideologji. Tė gjitha kėto ndryshime, pavarėsisht pse nuk janė tė nxitura nga motive thjesht artistike, janė plotėsisht tė kuptueshme dhe plotėsisht tė ligjshme. E drejta pėr ndryshime nė veprėn letrare, shkencore a filozofike, tė ēfarėdo pėrmasash qofshin ato, ėshtė e drejtė, le ta quajmė, themelore krijuese. Kėso ndryshimesh nė veprat e tyre shkrimtarėt e ndryshėm kanė bėrė, dhe vazhdojnė tė bėjnė, gjithmonė e gjithkund derisa janė gjallė. Pakėnaqėsia me atė qė ke bėrė ėshtė kusht i pėrsosjes sė saj tė mėtejshme. Lirimi i veprės gjuhėsore artistike prej barrės ideologjike, politike, fetare, pedagogjike, gjithmonė do tė thotė pėrmirėsim i saj. Mund tė thuhet se janė tepėr, tepėr, tepėr tė paktė shkrimtarėt, qė kanė jetuar dhe krijuar nė kohėn e komunizmit, tė cilėt nuk kanė nevojė tė retushojnė sė paku njė vepėr tė tyre. Disa tė tjerė, pėr shkak tė pėrkushtimeve tepėr servile komuniste, i kanė qitur vetes aq shumė punė saqė nė disa nga veprat nuk mund tė bėjnė kurrfarė pėrmirėsimesh: ato janė fillim e fund tė mbytura nga ideologjia dhe politika komuniste! Pėr kėtė arsye tė privilegjuarit e komunizmit, qė e kanė filluar betejėn pėr jetėshkrim tė ri, do tė thotė betejėn pėr ndryshimin e pėrmirėsimin e jetėshkrimit tė tyre nė kohėn e komunizmit, shtrėngohen tė bėjnė veprime tė tjera, shumė mė tė thella nė krijimtarinė dhe nė jetėn e tyre.
    Siē ėshtė dėshmuar gjatė kėtyre dymbėdhjetė - trembėdhjetė vjetėve qė nga pėrmbysja e komunizmit, tė privilegjuarit e tij betejėn pėr jetėshkrimin e ri e bėjnė, prandaj, edhe nė mėnyra tė tjera e me trajta tė tjera letrare: e bėjnė edhe me kujtime pėr kohėn kur ishin heronj krijues tė propagandės komuniste, por heronj tė dikurshėm qė tani e paraqesin veten si viktima. Lexuesve tė vjetėr dhe, sidomos, tė rinj, u bėhet e mundshme tė mėsojnė se si heronjtė e dikurshėm krijues kinse nuk ishin tė privilegjuar, po, pėrkundrazi, ishin viktima: u paraqiten pohime, situata, deklarata, kėrkesa, urdhėresa, pėrjetime, qė e tregojnė faqen tjetėr, tė mundimshme, tė jetės sė tyre!

    Ē’ėshtė e vėrteta, disa prej tyre ishin viktima tė privilegjuara.
    Pėrpos me kujtime, beteja pėr jetėshkrimin e ri, do tė thotė pėr jetėshkrimin e gjoja tė pėrndjekurit tė dikurshėm, bėhet edhe me ditar me data tė atėhershme, por tė shkruar sot. Lexuesit me kulturė filologjike, tė cilėt, natyrisht, nuk janė aq tė shpeshtė sot, nuk e kanė shumė tė vėshtirė tė shohin se ditari ėshtė kontribut i pėrtashėm artistik - shkencor pėr jetėshkrimin e dikurshėm tė shkruesit tė tij.
    Mė bindshėm se me kujtime e me ditarė tė shkruar pas kohės sė duhur, qė, megjithatė, mund tė mos pranohen pa murmuritje tė dyshimta jo vetėm tė filologėve po edhe tė lexuesve tė zakonshėm, beteja pėr jetėshkrimin e ndryshuar bėhet me vepra letrare apo, madje, shkencore tė shkruara nė kohėn e komunizmit, por tė botuara tani, nė demokraci, mbasi nė atė kohė, nė kohėn e censurės komuniste, nuk kanė mundur tė botohen, madje, do tė ishte shumė rrezik tė paraqiteshin pėr botim. Nė disa raste, nė disa vende ish-komuniste, beteja pėr jetėshkrim tė ri, tė ndryshuar komunist, ėshtė bėrė me vepra letrare a shkencore tė shkruara sot, por tė cilave u ėshtė vėnė data e pėrparshme: e kohės komuniste! Edhe mė lehtė se kur ėshtė fjala pėr kujtimet dhe ditarėt, lexuesit me kulturė filologjike mund tė kuptojnė se kur janė shkruar ato vepra. Tė gjitha llojet e falsifikimeve nė kėtė botė bėhen mė lehtė se sa falsifikimet letrare. As gjeniu mė i madh ndjenjat, pamjet, pėrfytyrimet e sotme nuk mund t’i bėjė plotėsisht tė djeshme.
    Dhe, mė tej: pėrpos me kujtime, me ditarė, me vepra letrare a shkencore tė botuara sot, por gjoja tė shkruara atėherė, nė kohėn e komunizmit, beteja pėr jetėshkrimin e ri nė kohėn e komunizmit, bėhet edhe duke i pėrjashtuar plotėsisht prej bibliografisė veprat letrare tė shkruara pėr ngjarje komuniste, pėr figura komuniste e pėr ideale komuniste, qė nuk mund tė pėrmirėsohen nė asnjė mėnyrė, dhe veprat kritike e teorike, nė tė cilat gjejnė zbatimin mė besnik parimet e realizmit socialist. Le tė thuhet se tė paktit janė ata shkrimtarė, qė kanė jetuar e krijuar nė kohėn e komunizmit, nė mėnyrė tė veēantė ata shkrimtarė qė ishin tė privilegjuar nė kohėn e komunizmit, tė cilėt nuk detyrohen sot ta shkurtojnė nė kėtė mėnyrė bibliografinė e krijimtarisė sė tyre. Dhe, kjo ėshtė fatkeqėsi pėr ta dhe fatkeqėsi pėr letėrsitė kombėtare.
    Ēka tė bėhet nė qoftė se me kujtime, me ditarė, me vepra letrare e shkencore tė botuara sot, por gjoja tė shkruara nė kohėn e komunizmit, dhe me shkurtime tė bibliografive nuk kryhet e gjithė puna nė betejėn pėr jėtėshkrimin e ri? Ēka? Ėshtė edhe njė mjet qė mund tė jetė mė ndikues nė vetėdijen e lexuesve se tė gjitha tė bėrat e sipėrtheksuara: ėshtė DOSJA! Tė kesh patur dosjen nė kohėn e komunizmit do tė thotė shumė, tepėr shumė. Tė kesh patur dosjen atėherė do tė thotė tė kesh qenė i dyshimtė, i denoncuar, i pėrndjekur, sepse nuk je ēmuar besnik i ideologjisė, i politikės dhe i njėmendėsisė komuniste. Por, dosjen nuk mund ta bėsh vetė; dhe dosjen nuk mund ta shpallėsh vetė: dosjen duhet tė ta bėjė tjetėrkush dhe dosjen duhet tė ta shpall tjetėrkush - dikush qė ishte dikur, apo qė ėshtė sot, atje ku bėhen apo ku ruhen dosjet! Mjeshtėria e falsifikimeve doemos duhet tė ngrihet nė shkallė mė tė lartė! Dhe kėso falsifikimesh nė vendet ish-komuniste kanė ngjarė dhe vazhdojnė tė ngjasin! Njė gjė, ndėrkaq, e harrojnė edhe kėrkuesit edhe shpallėsit e dosjeve: harrojnė se dosje, nė kohėn e komunizmit, i janė bėrė numrit mė tė madh tė krijuesve, kurse krijuesve tė talentuar e tė popullarizuar pashmangshėm. Dyshimi nė robin e nė zotin, nė tė gjithė e nė njėrin, ishte parimi i tė gjitha parimeve atėherė! Nė disa vende komuniste, si, fjala vjen, nė Jugosllavinė, ėshtė dėshmuar se dosje u janė bėrė edhe disave nga figurat mė tė larta politike e shtetėrore!
    Krijuesit, sidomos krijuesit e shquar, prej pushtetarėve gjithmonė janė shpallur tė dyshimtė sepse janė konsideruar jo besnikė apo jo mjaft besnikė ndaj rendit shoqėror dhe ndaj politikės sė tyre. Nuk ėshtė shumė e ēuditshme pse si tė dyshimtė, nė shumė rast, ata po trajtohen edhe sot.
    Por, edhe shkrimtarėt e krijuesit e tjerė, qė dėshirojnė tė kenė pasur dosje, edhe lexuesit qė e kanė kujtesėn e mirė, kurse kokėn pėr tė menduar vetė me tė, mund ta dinė se as dosja nuk sjell fitore tė sigurtė nė betejėn pėr jetėshkrim tė ndryshuar, tė ri, nė kohėn e komunizmit. Gjithmonė ėshtė e mundshme, qė tė dhėna pėr jetėn dhe pėr veprėn e tė privilegjuarve tė komunizmit tė jenė ruajtur nė dosjet e shkrimtarėve e tė krijuesve tė tjerė, nė arkivat e vetjeve partiake, nė kujtimet, nė ditarėt dhe nė shkrimet e tjera tė pabotuara tė shkrimtarėve, krijuesve e individėve tė tjerė.
    Kush dhe pse bėn betejė pėr jetėshkrim tė ri
    Duket e pabesueshme, por, ja, ėshtė e vėrtetė se betejė pėr jetėshkrim tė ri, tė ndryshuar, tė dramatizuar, tė pėrmirėsuar, nė kohėn e komunizmit nuk kanė bėrė, dhe nuk e bėjnė, viktimat e komunizmit, por tė privilegjuarit e tij: nuk kanė bėrė Jan Parandovski, Isak Babeli, Boris Pasternaku, Martin Camaj a Kin Dushi dhe nuk bėjnė Haveli, Millan Kundera, Adem Demaēi, Kasėm Trebeshina, Daut Gumeni, Visar Zhiti a Pjetėr Arbnori. Jo. Atyre nuk iu duhet jetėshkrim tjetėr, jetėshkrim i ri, jetėshkrim i pėrmirėsuar, jetėshkrim tragjik. Jo. Ata dosjet i kanė jetuar! Ata tragjedinė e kanė jetuar! Ata nuk kanė nevojė tė flasin pėr jetėn e vet tė shkuar: jeta e tyre flet mjaftueshėm pėr ta. Betejė pėr jetėshkrim tė ri nė kohėn e komunizmit, pėr jetėshkrim dramatik, tė pėrmirėsuar, tė ndryshuar, pėr jetėshkrim tė viktimės, tani, pas pėrmbysjes sė komunizmit, bėjnė sugarėt e komunizmit, benjaminėt e komunizmit, tė ēmuarit, tė shpėrblyerit, tė adhuruarit, shumėllojshėm tė privilegjuarit, e komunizmit. E kuptueshme! Ata e kanė shfrytėzuar mirė dje komunizmin - pse tė mos e shfrytėzojnė sot demokracinė pėr interesat dhe lavdinė e vet. Pėrjashtimet janė, mjerisht, shumė tė pakta. Vetėm njėri nga tė privilegjuarit e komunizmit sovjetik dihet tė ketė thėnė nė fund tė jetės: edhe sot nuk kuptoj, dhe kjo mė shkakton vuajtje, pse nė komunizėm nuk mė kanė pėrndjekur edhe mua siē i kanė pėrndjekur kolegėt e mi!
    Beteja pėr jetėshkrim tė ndryshuar komunist dhe historia e letėrsisė
    Nuk ka dyshim se beteja pėr jetėshkrim tė ri, tė ndryshuar nė kohėn e komunizmit bėhet pėr tė kėnaqur lavdidashjen e luftėtarėve qė e bėjnė, por shumė mė tepėr pėr interesa mė sendėsore. Dhe, kjo betejė pavarėsisht pse dikur pėrfundon me disfatė, atyre u sjell dobi kur mė tė vogla e kur mė tė mėdha: u sjell shpėrblime, urdhra, dekorata, medalje, tituj, nė raste tė caktuara nėpunėsi tė larta, popullorėsi e tė mira tė tjera. Por, njė gjė kurrė nuk mund t’ua sjellė: ndryshimin e dėshiruar tė jetėshkrimit komunist prej tė privilegjuarish dhe lartėsinė e ėndėrruar morale. Pėrkundrazi: ua sjell zvogėlimin edhe mė tė dukshėm moral nė sytė e tė gjithė atyre njerėzve, lexuesve dhe studiuesve tė tyre tė ardhshėm, tė cilėt prej shkrimtarėve me tė drejtė kėrkojnė jo pėrmbysje, po mbrojtje tė vlerave siē janė e vėrteta, e drejta, qėndrueshmėria, parimėsia, edhe me jetėn e tyre. Kjo tregon se me pėrpjekjet qė do ta ndryshojnė, qė do ta pėrmirėsojnė jetėshkrimin e tyre tė kohės sė komunizmit, sugarėt e komunizmit nė tė vėrtetė punojnė kundėr vetvetes! Dhe, kjo ėshtė plotėsisht e kuptueshme. Jeta e krijuesit letrar nė tė cilėn nuk lufton krenaria kundėr mjerimit, e vėrteta kundėr gėnjeshtrės dhe liria e mendimit kundėr servilizmit nuk mund tė shikohet si jetė e denjė pėr nderim. Ajo ėshtė jetė qė i qet hije tė rėndė edhe veprės letrare tė vetė krijuesi.
    Beteja e disa shkrimtarėve e tė krijuesve tė tjerė pėr jetėshkrim tė ndryshuar, tė pėrmirėsuar, pėr jetėshkrim viktime nė kohėn e komunizmit edhe kur ishin sugarė, tė privilegjuar tė tij, do t’u sjellė shumė punė historianėve tė ardhshėm tė letėrsive kombėtare: do t’u sjellė shumė punė nė studimin e versioneve tė veprave tė tyre; shumė punė pėr tė saktėsuar kohėn e shkrimit tė disa veprave tė tyre; shumė punė pėr tė dalluar ēka ėshtė e vėrtetė e ēka ėshtė gėnjeshtėr nė kujtimet e nė ditarėt e tyre; shumė punė pėr tė saktėsuar ēka ėshtė e vėrtetė e ēka gėnjeshtėr nė jetėn e tyre komuniste; shumė punė pėr tė dalluar ēka ėshtė burimore e ēka e falsifikuar nė dosjet e tyre. E tė tjera tė ngjashme.
    Puna e historianėve tė ardhshėm tė letėrsisė do tė vėshtirėsohet aq shumė nė qoftė se nė betejėn pėr ndryshimin e jetės komuniste tė tė privilegjuarve tė komunizmit futen familjarė, miq dhe lexues tė pafajshėm tė tyre.
    Puna e historianėve tė ardhshėm tė letėrsisė do tė vėshtirėsohet edhe mė shumė nė qoftė se nė betejėn pėr ndryshimin e jetės komuniste tė benjaminėve tė komunizmit futen media - gazeta dhe televizione.
    Por, puna e historianėve tė ardhshėm tė letėrsisė do tė vėshtirėsohet posaēėrisht shumė nė qoftė se nė betejėn pėr jetėshkrimin e ri tė benjaminėve tė komunizmit futen nėpunės tė arkivave, nė duart e tė cilėve janė dosjet e tyre dhe dosjet e shkrimtarėve, krijuesve e qytetarėve tė tjerė tė kohės sė komunizmit: nė qoftė se kėta nėpunės bėjnė shkurtime, plotėsime, retushime nė dosjet - ashtu siē ka ngjarė nė disa raste nė disa vende ish-komuniste! Tė shpresojmė se historianėt e ardhshėm tė letėrsisė, ndėrkaq, do t’i mposhtin kėto vėshtirėsi, sepse do tė udhėhiqen nga kriteri i sė vėrtetės dhe i sė drejtės e jo nga kriteri i leverdisė apo i popullorėsisė - si luftėtarėt pėr jetėshkrimin e ri!
    Dhe, puna shkencore, vėrtet, shkencore e kėtyre historianėve pashmangshėm do tė sjellė ndryshime nė gjykimet pėr letėrsitė e sotme kombėtare: shkrimtarėve padrejtė tė mbiēmuar dhe shkrimtarėve padrejtė tė nėnēmuar do t’u caktohen vendet qė, vėrtet, u takojnė.
    Pėr tė gjitha arsyet e sipėrthėna mund tė thuhet se ėshtė nė interesin e shkrimtarėve dhe tė krijuesve tė tjerė, qė bėjnė betejė pėr jetėshkrim tė ndryshuar, tė ri, pėr jetėshkrim viktime nė kohėn e komunizmit edhe kur ishin tė pėrkėdhelurit e tij, nė interesin e letėrsisė dhe tė studiuesve tė saj tė ardhshėm, qė t’i lėnė jetėshkrimet e veta komuniste tė tilla ēfarė ishin nė tė vėrtetė. Le tė mendojnė se nėpėr jetė tė pastėr mund tė ecin vetėm shenjtorėt, kurse shkrimtarėt as nuk janė, as nuk duhet tė jenė shenjtorė. E komunizmi as shenjtorėt s’i ka lėnė pa njolla!
    Sa i pėrket jetėshkrimit tim nė kohėn e komunizmit, dua tė mbetet i tillė ēfarė ishte: me hije e me dritė!
    Nuk dua tė bėhem personazh i proverbit italian: aq i mirė sa nuk vlen asgjė.
    wrong verb

  2. #2
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    shekulli

    Ramiz Alia ėshtė ndjekur nga sigurimi i shtetit

    Pėllumb Kulla
    Intervistė ekskluzive e zotit D.K. ish -funksionar i lartė i Sigurimit.

    I intriguar mjaft nga botimet dhe shtypi i ditėve tė fundit, nė tė cilin personazhe tė dorės sė parė shpalosin kujtime e dokumente tė rėndėsishėm, ku shihet qartė se Sigurimi i Shtetit ndiqte njerėz tė rėndėsishėm tė nomenklaturės komuniste, unė arrita tė kontaktoj zotin D.K funksionar i lartė i armės sė Sigurimit. I thashė se kėrkoja njė intervistė nga ai pėr “Shekullin”. Ai mė pa me dyshim nga koka te kėmbėt pėr njė kohė tė gjatė teksa unė ngriva nga frika se do tė mė kėrkonte dokumentin e gazetės, qė nuk e kisha. Por ai e pranoi ftesėn pa kėrkuar shkresurina. Vetėm m’u lut qė pėr shkak tė detyrės sė lartė qė pat mbuluar nė Sigurim, tė mos identifikohej. Gjysmė orėn e parė e harxhuam pėr tė caktuar inicialet e tij. Sė fundi ramė dakord tė quhet D.K., gėrma nga tė cilat asnjėra nuk bėn pjesė nė emrin dhe mbiemrin e tij tė vėrtetė.
    Nė fillim mė pyeti ai:
    D.K. - Pėrse tė intereson kjo temė?
    Unė - Mė intereson, se pas 15 vjetėve, po na del njė tablo tjetėr nga ē’e kishim menduar. Kuptohet qė kjo me kalimin e viteve do tė thellohet, se vdesin dėshmitarėt, por unė desha tė provoj a ėshtė e saktė qė objektivi i vėrtetė i Sigurimit nuk kanė qenė tė huajt, reaksionarėt, por vetė funksionarėt e lartė tė Partisė, Frontit, Bashkimeve Profesionale. Ne kujtonim si persekutim, internimet, burgimet, pushkatimet, punėt e rėnda…
    D.K. - Ke pėrfytyrim tė gabuar. Pėr cilin tė ndjekur do tė dish mė shumė?
    Unė - Pėr sho… Pėr Ramiz Alinė.
    D.K. - Ku e ke hallin? Ku do ta nxjerrėsh kollėn?
    Unė - Nuk kam pėr tė nxjerrė asnjė kollė. Vetėm mė vjen mirė qė edhe sho.. Ramiz Alia tė zerė njė vend tė nderuar midis tė persekutuarve, qė janė aq nė modė edhe qė nderohen aq shumė sot nė demokraci. Kėtu kam parasysh 11 shoqatat e tyre, letrat me vlerė e plot benefite qė nuk i them dot.
    D.K. - Qėllimin e paske tė mirė. Jam gati tė pėrgjigjem.
    Nisa tė pyes unė:
    Unė - E keni ndjekur Ramiz Alinė?
    D.K. - Egėrsisht.
    Unė - E kish ndjerė ai ndjekjen tuaj?
    D.K. - Ne nuk i kishim dhėnė shkas qė ta kuptonte, por ai e ndjente, si tė gjithė.
    Unė - Pse “tė gjithė”? Ishin shumė ata qė ndiqnit?
    D.K. - Me mijėra! Qė nga kandidatėt e KQ e lart! Ti aty mė parė the, burgim e pushkatim… Ato nuk janė asgjė para ndjekjes. E di ti, se ē’do me thėnė tė tė ndjekin?
    Unė - Nuk e di. Po, a i zutė?
    D.K.- Jo nuk i zumė, por ndjekja nuk ėshtė pak.
    Unė - Sidoqoftė kjo gjė ata nuk i pengoi tė kishin funksione, tė udhėhiqnin, t’u botoheshin tė thėnat, tė jetonin nė apartamente luksoze, tė pushonin nė vila edhe mė tė mira, tė lėviznin me automobilė tė shtrenjtė, tė bridhnin nėpėr Evropė…
    D.K. - Hiēgjė! Kėto ishin hiē para ndjekjes qė i bėnim ne!
    Unė - Ju, pėrse i ndiqnit?
    D.K. - Sepse ata kishin qėllime qė t’ia lehtėsonin jetėn popullit. Ata maskarenj ishin gati tė jepnin jetėn pėr njerėzit e thjeshtė, pėr tė vuajturit e diktaturės.
    Unė - Nuk ju pėlqente juve kjo gjė?!
    D.K. - Jo!
    Unė - Pse?
    D.K. - No coment!
    Unė - Mė ndjeni qė ngul kėmbė nė kėtė pyetje, por nė tėrė kėto kujtime tė ēmuara qė botohen, flitet qė kėta funksionarė janė ndjekur e persekutuar keq. Por nuk del: nga kush? Me njė fjalė, tregohet se kėta vuajnė e cfiliten, por nė atė teatėr tė diktaturės tėrė personazhet e njohur, janė tė mirė, pozitivė. Mungon pala qė bėn keq.
    D.K. - Nuk tė mjaftojmė ty, ne, Sigurimi? Sigurimi ėshtė personazh i njohur.
    Unė - Mirė, po cili? Ju, psh, quheni D.K.
    D.K. - A ramė dakord pėr inicialet?! Apo ta dhjesim intervistėn, tani?
    Unė - Dakord. Kėrkoj ndjesė. Unė desha qė gjėrat tė jenė tė qarta deri nė fund, se nė rast se fillojmė e klithim tė tėrė pėr thuprat qė na fshikulluan 20-30 vjet mė parė, nė Shqipėri do bėhet njė kakafoni, qė nuk do ta marrė vesh i pari tė dytin. Ju do t’u jepni dėshmi tė gjithė kėtyre tė mėdhenjve?
    D.K. - Pse mos do tė presim t’ua japin ato… Shoqatat? More ty, ēfarė tė shqetėson ty vetė? Ti ke ardhur pėr ndonjė dėshmi persekutimi?
    Unė - Ēfarė persekutimi! Unė atėhere nuk kisha lindur akoma. Flas si “Shekull”!
    D.K. - Atėhere do kesh zili ndonjė gazetar.
    Unė – Asnjė zili. Ja ta konkretizojmė me gazetarėt a shkrimtarėt. Po tė jetė se nga ēanaku i persekutimeve, do tė nisin tė ushqejnė dhe Dritėronė e Ismailin, siē po mundohen tė bėjnė disa, atėhere vaj medet moj Shqipėri!
    D.K. - Pse njeh ti ndonjė qė ėshtė persekutuar mė shumė?
    Unė - Ja pikėrisht se nuk i njoh, aty ėshtė belaja! Nuk i njoh pėr shembull ata qindra studentė, qė nuk u lejuan tė studiojnė pėr letėrsi! Ja, ata nuk kanė emra! Ata tani nuk njihen dhe del qė nuk janė as persekutuar! Nuk kam ē’them! Sidoqoftė ju faleminderit, ēanaku ėshtė i madh… Gėzohem qė mora vesh, qė nga ju paska vojtur edhe sho.. Ramiz Alia!
    Dhe e lashė. Ai mė ndoqi me sy nga pas me njė vėshtrim dhelpėror edhe mė tha:
    Eja ndonjė ditė tė tė tregoj pėr persekutime edhe mė tė mėdha!
    Unė u intrigova edhe mė keq dhe pyeta:
    Se mos keni ndjekur dhe Enver Hoxhėn!
    Ai qeshi dhe e pohoi:
    Hajde tė ndjekur, qė i kemi bėrė, hajde! Persekutimin qė ka patur Enveri nuk e ka patur njeri, po prit, prit! Mė vonė do tė dalin!
    Unė i shkova edhe njė herė pėr ballė dhe e pyeta:
    Po ju, dreqi e mori, ju, kush ju urdhėronte? Kush ju udhėhiqte?
    Ai pa pėrreth sikur kėrkonte njerėz tė mė lidhnin. Unė ia mbatha tatėpjetė shkallėve.
    wrong verb

  3. #3
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Mė fal, D D, kjo intervistė ėshtė e bėrė nga z. Kulla, si humorist, si gazetar apo si diplomat, se tė them tė drejtėn mė duket njė shkrim shumė i lehtė... Nėse ėshtė e zhvilluar si gazetar, atėherė ato rreshtat e fundit tė lėnė tė dyshosh pėr njė amatorizėm tė theksuar. Nejse, kėto qenė vetėm pėrshtypje tė para...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    Degjo Hig..


    intervista e Kulles me DK.. eshte humor..

    Duhet te ndjekesh shtypin qe ta kuptosh..

    Shabani qe ka bere Dosjen Kadare.. ka punu ne bodrumet e Ramizit.. e natyrisht tani qe eshte drejtor i haurit te arkivit.. ben her mbas here ndonje zbulim ne arkiv..
    Kuptohet qe per cdo zbulim ai do bej dhe komente..e me qe Shef ka pas Ramizin.. ku dhe ka marre mesimet e para ne lenden e " thuaj Derrit daje e Dajes derr".. ai do i interpretoje vitet e Dull Ramizit si te "cuditshme".. pra qe e keqja te vinte nga nuk e pret.. pra nuk ishte Biroja ku ramizi ish violin e pare ose e dite .. qe i bente gjemen.. artisto-shkrimtaro-kengetaro-skulputorave.. por ndonje dobic nga Lapraka apo Lapardhaja.. kurse Biroja vet me ne krye Dullo Ramo Xhelo Hysnine.. ishin si ai xha Babaxhan ariu i pyllit.. qe ka hapur nje zyre ankesash ne pyll ku kaproj qengja e lepuj gjejne mbrojtje nga kthetrat e iriqeve apo kermillave e breshkave... me qe ne biron e pi.llit jan vete Ariu Uku e Cakalli..

    Kohet e fundit shoku Xhelil tregon se jo vec kadarja ndiqej na sigurimi kembe mbas kembe por dhe Dritero agolli.. i kishte pull poste sigurimsat e ja regjistronin bisedat por ne Biro vigjelonte Xhaxhi Ari-amiz.. dhe fet e fet i shpetonte intelektualet e shquar na Sigurimi fame-keq.. i kadri Fecorrit..

    nashti sdi si do jet puna qe Qose rexhepi.. i ka ngelur hatri na kadarja...mundet prej faktit se kadare nuk e ka share me Rugoven.. sic do kish qejf Qosja e kush nuk shan rugoven..behet armik me qosen..e prite kur ai ti jap dajak..
    Para ca kohe qosja i dha nje far dajaku me shkop gome mbeshtjell me sfungjer vet Nanos..po nuk tha se inati i kish hipur pse Nanua kish takuar Rugoven..por i ra deres te degjoj penxherja..

    sic duket nashti me kte Dosjen Kadare Ketu e Dosjen Demaq ne prishtine.. i ka dale Qoses ose si thot fjala urte Kosovare.. i ka ra shi ne kallamoq te vet.. dhe ben ate shkrimin..falsifikimet...etj etj..

    Ne kete kuader pra.. dhe Kullo pellumbi ben ose sajon nje intervju imagjinare.. me personin DK.. e jo qellimisht e ka ven D. K. e eshte ajo qe e ka sjelle aty me lart kolegu yne forumist ..i palodhuri DėDė..

    eshte si sporti pulatika or cun po nuk bere stervitje ta fusin topin per shalesh.. dhe ne politik po nuku lexove gazetat nuk i merr vesh nga nje here gjerat..

    Pse Dulla i jepte miletit vetem ZP ne koh te tije.. pikerisht qe dhe 50 vjet mbas vdekjes se tije mileti te kujtojne se vetem Zp i di gjerat drejte..

    mirpo ai nuk e dinte i ngrati se per se do i hynte ne Pun ZP pasardhesve te tije.. ai do ket menduar se dhe 50 vjet mbas meje keta do hapin taraca e do mbjellin qepe e biroja do ruaj mos vjedhin.. mirpo duallen me kopila keta..
    e perdorin Zp-ne e shabanat jo per qep e taraca por per te vajtur vet ne Dubaj e mileti m.ut te haj..

    dolla pak nga tema..nejse.. por keshtu jan gjerat.. goditje me spond i themi ne na berati ketyre gjerave...

    lol
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 06-03-2005 mė 13:59

  5. #5
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Ka ndodhur qe si per Qosen, si per Kullen, te jem shprehur kunder neper forume, per te parin lidhur me mbeshtetjen qe i ka dhene ishpresidentit Mejdani, per te dytin ne lidhje me historite e mergimtareve shqiptare te amerikes, e te mos ndroj mendim.
    Nuk me intereson dhe se sa ata kane arritur, njeri me gjuhen akademike (pa permendur emra) dhe tjetri me gjuhen e humorit (duke bere dhe Enverin te persekutuar) te tregojne farsen e fresket qe po ju serviret shqiptareve. Kjo teme eshte e hapur.

    Nuk mendoj se ka me naive te interesuar per te mesuar se c'ka ne anen e erret te Henes. Edhe e ndritshmja qe e sheh gjithkush, e merr ndricimin nga dielli i partise.
    wrong verb

  6. #6
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    shekulli

    Dritė - hijet nė jetėn e shkrimtarėve, tė shqiptarėve

    Sadik Bejko

    Shkrimi i fundit i prof. Rexhep Qoses “Koha e fallsifikimeve” nė esencė ngrinte problemin e jetės sė fshehtė tė shkrimtarit. Them nė esencė, se pėr atė qė ka ditare, ka libra qė botohen me ndėrrime tė datave – janė shkruar tani, por hidhen shumė mbrapa nė kohė, pėr qėllime tė tjera - pėr kėto profesori dhe ata me njė kulturė tė mirė filologjike e dinė se kanė ndodhur dhe do tė ndodhin, por dinė edhe atė se, me kohė, tė vėrtetat janė zbuluar.
    Jeta publike e shkrimtarit
    Shkrimtari ka njė jetė publike qė qėndron te vepra e tij e botuar dhe qė gjendet nė bibliotekat e nė duart e njerėzve qė i kanė blerė e ruajtur nė shtėpitė e tyre kėto vepra. E modifikon a po jo kėtė vepėr sa ėshtė gjallė shkrimtari, kjo, nė fund tė fundit, ėshtė punė e tij. Ashtu siē ėshtė punė e studiuesėve tė letėrsisė qė tė gjykojnė pėr tė gjithė variantet e punės sė tij, pavarėsisht nga shkrimtari. Kjo do tė thotė se vepra e botuar apo e ribotuar bėn jetėn e vet te lexuesi e mė gjerė.
    Sot nė Shqipėri, shumė shkrimtarė nė botimet e pas ’90-tės nuk i kanė pėrfshirė mė nė librat e tyre pėrmbledhės poemat dhe vjershat qė ishin pėr diktaturėn a diktatorin, pėr luftėn e klasave a pėr revolucionin. Ashtu si ka dhe shkrimtarė si Ismail Kadare qė veprat e tij nė prozė “Dimrin…” dhe “Koncertin…” nuk i ka fshehur, i ka ribotuar prapė kėtu e nė botė pa asnjė ndryshim.
    Letėrsia dokumentare
    Ajo ēfarė boton njė shkrimtar tej krijimtarisė sė tij, dokumente, letra, kujtime, ditare, tė gjitha kėto, pėrgjithėsisht, janė nė tė mirė e jo nė tė keqe tė tij e tė letėrsisė. Ato i nėnshtrohen gjykimit kritik e mund tė vlejnė, po mund dhe tė mos ngrenė asgjė nė kandar, nuk i shtojnė gjė personalitetit tė krijuesit. Dihet se me ēfarė gjykimi kritik e me ēfarė rezerve i marrin historianėt ato. Veē nė njė libėr aq tė pasur me kujtime si “Retė dhe gurėt” i Petro Markos nuk mund tė mos ndalesh.
    A bėhen kėto kujtime, ditare etj. se personalitetet a shkrimtarėt duan lavdi? Po, edhe pėr kėtė. Ata kanė tė drejtė tė synojnė ēfarė tė duan, edhe lavdinė le ta kėrkojnė. Pse tė mos ta duan? Ėshtė punė tjetėr se si gjykohet sot a nesėr njė shkrimtar, ē’lavdi tė pėrkohshme rrėzon koha dhe, ndonjėherė, ē’tė tjera qė nuk ta pret mendja, lartėson ajo. Ne i dimė se kush janė ata shkrimtarė nė Tiranė qė me njė shaka tė ligė tė thonė “vdiqėm pėr njė ēikė burg, aman na jepni pak burg a internim”, qė ulėrijnė nė tavolina se nuk heqin asgjė nga vepra e tyre, por qė nuk i botojnė mė poemat e tyre gjėmuese pėr revolucionin e, nė vend tė tyre, tė nesėrmen tė japin njė libėr me kujtime, a njė libėr pėr njė tė afėrmin a gjakun e tyre, tė cilin e kishin mohuar. Mirė, le t’i bėjnė, se edhe kėshtu zbulojnė atė pjesė tė personalitetit, qė s’ua dinim. Ne i shohim se si ish-kryepropaganduesit e zyrave mė tė larta tė diktaturės botojnė intervista e kujtime dhe e vėnė veten nė rolin e mbrojtėsit e tė dashamirit tė letėrsisė e tė artit. Nė kėto qė thamė, pėrgjithėsisht, unė jam gati nė njė mendje me profesorin. Vetėm se duhet vėnė gishti nė plagė, tė thuhet kush fallsifikon.
    Jeta e fshehtė e shkrimtarit
    Tė vijmė te ajo qė me tė vėrtetė quhet jeta e fshehtė e shkrimtarit. Nė Perėndim kjo pjesė e panjohur e jetės ka tė bėjė me lidhjet e fshehta dashurore, me jetėn seksuale, a me shfaqje tė tjera tė turpshme, por dhe me sėmundje tė rėnda fizike qė shkrimtari ka arritur t’i mbajė tė mbuluara nga opinioni. Qoftė pėr sensacion, qoftė pėr atė qė, duke u nisur nga jeta e shkrimtarit, shpjegojmė mė mirė veprėn e tij, kjo jetesė e fshehtė gjurmohet dhe disi del nė shesh. Nė jetėn e shkrimtarėve Lindorė, pjesa e fshehtė ka tė bėjė me dosjet shtetėrore a policore qė nxjerrin lidhjet panjohura tė kėtyre shkrimtarėve me diktaturėn. Nė kėto dosje ka dokumente qė flasin pėr pėrndjekjen e shtetit ndaj shkrimtarėve, por ka dhe dokumente qė shkrimtarėt kanė pėrndjekur shkrimtarėt. Kėto ditė njė prozator (A) mė fliste pėr njė mikun e tij prozator (B) qė nė fund tė viteve ’80, sipas procesverbalit tė mbledhjes sė partisė nė Lidhje, kishte kėrkuar arrestimin e tij. Ky “mik”, prozatori (B) ka pasur dhe ka njė jetė tė pasur politike qė nga 90-ta e deri mė sot. Ndėrsa ai prozatori (A) qė duhej arrestuar, ka mbetur pa punė.
    Tė qeverisur nga hijet
    Profesori pranon qė komunizmi edhe shėnjtorėve u ngjiste njolla dhe se veten e tij pėr kohėn e komunizmit e do ashtu siē ka qenė: me dritė dhe me hije. Kjo e nderon profesorin, por kėtu tek ne pas fjalės “hije” mund tė fshihen, jo njolla bloze, por njolla gjaku. Kėtu tek ne ata me “hije” janė tė lidhur ngushtė me njėri-tjetrin dhe hijet vazhdojnė tė na qeverisin. Me fallsifikimin e jetshkrimeve haptas dhe me mbrojtjen e mbajtjen tė vulosur tė pjesės sė tyre tė fshehur, ata forcojnė pozitat nė shoqėri dhe nxisin shkatėrrimin e mėtejshėm shpirtėror tė shoqėrisė. Shkatėrrimi shpirtėror dhe amoraliteti tė duket se janė bėrė ligj shoqėror kėtu tek ne. Politika jonė e mbėshtetur mbi kėtė shtrat hijesh e ka pasur tė lehtė qė tė mbijetojė e tė jetė gjithmonė e mė e ndotur, gjithmonė e mė e pashpresė. Njė shoqėri e tillė si kjo jona, qoftė dhe me dhimbje, duhet tė bėjė njė operacion pėr pastrimin e shėndetin e saj. E kėtu vjen ajo qė tek ne tė gjithė po i shmangen: hapja e dosjeve. Kjo ėshtė mė e mirė se botimi i kujtimeve a i veprave tė fallsifikuara.
    Si t’i shmangim fallsifikimet
    Kėto dosje duhet tė hapen e tė botohen se ka njėrėz qė, dhe pa qenė shėnjtorė, nuk janė pėrfshirė nė atė lojėn me hijet. Tė hapen se nė atė zonėn e mbajtur mėnjanė, tė kyēur, ėshtė njė histori shumė mė e errėt e shumė mė kriminale se sa hijet. Ky lėmsh errėsire dhe krimi duhet tė shpėshtillet. Duhet tė shpėtojmė prej tij e prej fallsifikimit tė tij. Dhe kjo jo vetėm pėr ata njerėz qė asnjėherė nuk i kanė kallėzuar shokėt, miqtė dhe asnjeri tjetėr nė polici, nė parti, a kudoqoftė, por pėr tė gjithė ne. Pėr ata qė tė keqen dhe errėsirėn gjithmonė duhet t’i demaskojmė e t’i dėnojmė.
    Kėtu tek ne ka njė pjesė tė moshuarish qė kanė qenė larg nga hijet, po ka dhe njė rini 25- e-30-vjeēarėsh qė nuk kanė pse tė qeverisen mė nga hijet. Sipas Oruellit, qėllimi i njė diktature, edhe kur rrėzohet, ėshtė qė tė mbetet nė fuqi, me brezin e dytė dhe tė tretė tė atyre qė u rrėzuan. Kjo nė Shqipėri ka ndodhur. Ndaj kėtu, pėr tė denoncuar tė keqen nė themel, duhet zėri i njerėzve me peshė nė opinion.
    Por profesori, duke iu pėrmbajtur planit moral, duke mbetur nė njė ton ankimtar pėr sa po ndodh dhe duke u shlyer pėr vete pėrpara tė tjerėve, nė atė qė do tė mbetet ashtu siē ka qenė, nuk jep njė pėrgjigje a zgjidhje tė vlefshme edhe pėr tė tjerėt e pėr gjendjen nė tėrėsi. Pėr mė tepėr lė tė kuptohet se dosjet mund tė fallsifikohen. Pėr ē’lloj dokumentesh tė fallsifikuara ėshtė fjala? Kur tek ne ilegalisht janė botuar dokumente, asnjė i fajėsuar nuk i ka mohuar ato. Kur doli dosja pėr Kadarenė, asnjė nuk doli tė mohojė vėrtetėsinė e dokumentit. Kur arkivat hapen, kur njė dosje hapet, ēdo studiues mund ta verifikojė vėrtetėsinė e dokumentit, por dhe fallsifikimin kur nuk ishin tė hapura.
    Vetėm kėtė profesori tė mos e kish thėnė. Kjo shton edhe mė tej turbullirėn mbi kėtė ēėshtje kaq gjatė e gjatė tė diskutuar.
    wrong verb

  7. #7
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Kadare: Mbyllja e arkivave tė fshehta, ndotje e rėndė morale


    Shekulli

    TIRANE - Shkrimtari Ismail Kadare ėshtė shprehur dje se moshapja e dosjeve tė Sigurimit tė Shtetit pėrbėn njė ndotje tė rėndė morale pėr shoqėrinė shqiptare. Kadare ka polemizuar edhe me akademikun Rexhep Qosja pėr shkrimin e tij "Koha e falsifikimeve".

    Pyetje: Kohė mė parė keni ngritur problemin se prania e gjerė nė shtyp e ish-nomenklaturės komuniste tregon prirje pėr rikthimin e saj. I pėrmbaheni ende kėtij mendimi?
    Pergjigje: Po, i pėrmbahem. Eshtė e njohur thėnia "historinė e shkruajnė fitimtarėt". Duke u perpjekur te uzurpojne faqet e shtypit shqiptar, sundimtare komuniste te djeshem, ish-kuadro te larta te partise, ish-ministra, ish-anetare te Komitetit Qendror, ish-hetues, ixh-xhelate, ish-gra xhelatesh, etj., etj, perpiqen tė japin idene se po kthehen ne pushtet. Ose vertet kujtojne se, nderkaq, jane kthyer. Dhe, si te tille, si fitimtare, po shperndajne medalje ose mallkime. Ashtu si dikur. Ky eshte nje turp per Shqiperine e sotme demokratike. Por, para se te jete turp, eshte shqetesim. Stalinistet shqiptare jane inkurajuar. Ky inkurajim e ka shkakun ne mosdenimin e krimeve te tyre.
    Kur nje diktature rrezohet, rrezimi i vertete i saj eshte kur i denohen krimet. Mosdenimi eshte nje marreveshje e heshtur me te. Mosdenimi, perveē te keqijave te tjera, i jep tiranise se rrezuar shpresen e ringjalljes.
    Denimi i krimeve te nje epoke nuk behet aspak per te shtuar shqetesimet, qe edhe ashtu jane te shumta ne kete vend. Ajo behet per te kunderten: per t'iu dhene fund spekulimeve, ēoroditjes, mashtrimit, mjegulles se
    qellimshme, qe po e trondit dhe do vazhdoje ta trondise perhere e me teper boten shqiptare. Ky proces eshte i dhimbshem, por i shendetshem, ashtu si nje kirurgji e domosdoshme. Nismetare ose perkrahese e ketij procesi duhej te ishte, ne radhe te pare, e djathta shqiptare.
    Sa me gjakftohtesisht te behet ky denim, aq me i vertete do te jete. Pa pasione e revansh, pa nerva e britma, por me maturi dhe, kryesorja, me synimin e madh qė t'i sherbeje jetes sone dhe jo ēthurjes sone.

    Pyetje: Nė Shqipėri vlon kohėt e fundit diskutimi pėr hapjen ose jo tė arkivave tė fshehta, pėrfshi dosjet e shkrimtarėve e tė politikanėve. Ju keni qenė gjithmonė "pro" kėsaj. Diēka mė shumė, ju lutem.

    Pergjigje: Diskutimi per hapjen ose jo te dosjeve e te arkivave te fshehta nxori ne shesh nje problem dramatik. Nje pjese e ndjeshme e shkrimtareve, publicisteve, politikaneve, deputeteve ishin kundėr hapjes. Nuk do shume filozofi per te kuptuar se sa ndotje te rende morale tregon ky fakt.
    E keqja s'eshte vetem kjo. Jo vetem qe ky zhgan u shpreh kundėr asaj qe eshte thelbi i nje demokracie, transparences, por, me agresivitet u sul kunder atyre qe e kerkuan kete transparence. Shkurt, zhgani i stalinistave po perpiqet te krijoje nje terror te vertete psiqik, ashtu si dikur.
    U krijua keshtu gjendja me paradoksale ne nje vend demokratik: Njerezit qe kerkojne hapjen e arkivave sulmohen.
    Per te kryer kete sulm te turpshem, stalinistet shqiptare te sotem perdorin gjithfare sherbetoresh: gazetare ose politikane te korruptuar, letrare ish-spiune ose bij spiunesh, amatore te internetit, etj. Kjo dhune
    verbale kerkon te paralizoje ēdo perpjekje per zbulimin e tmerreve ende te pazbuluara te regjimit qe shkoi.
    E keqja me e madhe e kesaj dhune eshte se ajo e shkurajon ēdo prirje per shendoshje morale, aq te nevojshme sot per kombin shqiptar. Terthorazi kjo dhune shpall nenshtrimin perpara genjeshtres dhe heshtjen plot turp perpara saj. Ajo eshte fatale, sidomos per brezat e rinj.

    Pyetje: Pavarėsisht se keni qenė i kursyer pėr tė dhėnė mendim pėr librin e drejtorit tė Arkivave, Shaban Sinani, "Njė dosje pėr Kadarenė", ju jeni personazh i kėtij libri dhe diēka keni pėr tė thėnė.

    Pergjigje: Eshte thene disa here se kjo dosje e botuar eshte "vetem purgatori". Mendoj se ajo eshte me pak se purgator. Ajo eshte e matur dhe ende nuk ka nxjerre menxyrat e medha.
    E, megjithate, ashtu siē eshte, ajo ka me shume se nje vit qe po trazon jeten morale shqiptare. Nuk eshte vetem nje pune shkrimtaresh kjo dosje. Eshte thene edhe me pare se historia e nje Lidhje Shkrimtaresh e nje vendi komunist eshte nje minihistori e diktatures. Ne kete dosje do te gjeni zyrat dhe institucionet me te rendesishme te regjimit, emrat e nje pjese te Byrose Politike, te Komitetit Qendror, duke perfshire edhe gruan e diktatorit. Pa folur pastaj per emra shkrimtaresh te njohur. Pa folur per emrat apo inicialet e denonciatoreve. Pa folur per informacionin e sakte qe jep se si punonin veglat e atij mekanizmi te frikshem, qe kontrollonte letersine dhe artet. Ky liber nuk eshte ndonje favor qė me behet mua personalisht, siē duan te thone disa. Ai nuk mbyll asnje rruge. Perkundrazi, ai hap rrugen per te gjithe. Eshte tjeter pune ne qofte se disa e duan kete hapje e disa jo.

    Pyetje: Keni shfaqur pakėnaqėsinė tuaj pėr djegien ose zhdukjen e arkivave tė Lidhjes.

    Pergjigje: Kjo zhdukje eshte me se e habitshme. Une nuk di tjeter institucion ne Shqiperi qe t'i jene djegur arkivat. Edhe ne kohet e erreta te otomanizmit arkivat nuk digjeshin. Tre kryetaret e Lidhjes pas 1973 nuk japin asnje shpjegim se si ka ndodhur kjo.
    Historia e letersise shqipe nuk mund te krijohet me mllefe apo thashetheme. Arkivat e Lidhjes ishin nje deshmi e dores se pare. Ne to do te gjendej nje pjese e drames qe kane hequr shkrimtaret dhe artistet shqiptare. Denimet e tyre, kercenimet, ndalimet, denoncimet. Qe nga romani "Tuneli" i Dhimiter Xhuvanit, te novelat e Koēo Kostes apo shfaqjet teatrale te Minush Jeros e te Mihal Luarasit, apo pikturat e Maks Velos e te Edi Hiles, apo rrebeshi i Festivalit 11, etj., etj.
    Ata qe zhduken ose dogjen keto arkiva do te donin natyrisht te digjnin ēdo dokument tjeter. Ne fund te fundit, tani qe ulerijne kunder hapjes se dokumenteve qe, fatmiresisht, kane shpetuar, ata identifikohen vete me zjarrvenesit.

    Pyetje: Nė kėtė polemikė ėshtė futur tani sė fundi dhe akademiku nga Kosova, Rexhep Qosja. Ē'mendoni pėr shkrimin e tij?

    Pergjigje: Eshte e vertete se ne polemike eshte futur edhe akademiku qe permendni ju. Pershtypja ime eshte se me shume se per te ndihmuar te verteten, ai, me sa duket, ka dashur t'u vije ne ndihme ca miqve me te cilet ka lidhje te ngushta, pikerisht atyre qe hapja e arkivave i ka vene ne pozita aspak te lakmueshme.
    Ne nje artikull te gjate e te turbullt per shkrimtaret qe retushojne veprat dhe falsifikojne biografite, mendoj se kerkon te heqe vemendjen nga thelbi i ēeshtjes: te hapen ose jo arkivat. Se fundi, me aq sa kuptohet nga
    teksti, eshte kunder hapjes.
    Lidhur me retushet, edhe pa qene akademik dihet qe veprat e shkrimtareve jane te botuara dhe mjafton nje krahasim i tekstit nga nje botim te tjetri, per te gjetur ndryshimet per mire ose per keq. Keshtu qe ky problem, ne menyren si shtrohet, eshte i paqene. Persa u perket biografive te shkrimtareve, ēeshtja eshte edhe me e thjeshte. Siē eshte thene ne nje shkrim te S.Bejkos botuar tek ju, biografia e pare e ēdo shkrimtari eshte vepra e tij. Biografija tjeter, e mirefillta, perbehet nga dy pjese: ajo qe e dime te gjithe, dhe tjetra, qe mund te mos e dime. Kjo biografi e paditur, ne boten e lire demokratike perbehet nga intimitetet e shkrimtarit. Ne boten diktatoriale intimiteteve u shtohet nje element baze: ka qene apo jo shkrimtari bashkepunetor i policise se fshehte. Ka denoncuar ose jo shoket e vet edhe pa qene i tille. Pikerisht ajo per te cilen ka plasur sherri ne Shqiperi.
    Akademiku, qe me urtesine e tij ka hyre per te sqaruar kinse punet, pasi leshon bé e rrufe kunder falsifikimit te biografive, praktikisht del kunder hapjes se arkivave.
    Do te isha shume kureshtar te dija se ēfare menyre tjeter propozon akademiku per te dalluar nje biografi te sakte nga nje biografi e rreme.

    Pyetje: Zoti Rexhep Qosja flet edhe pėr mundėsinė e falsifikimit tė vetė dokumenteve arkivale. Si edhe pėr veprat, pėr kujtimet dhe ditaret qe shkruhen tani dhe u vihet nje date e vjeter.

    Pergjigje: Po e nis me kete te fundit. Problemi qe ngrihet eshte i vertete. Ka njerez qe e kane bere, madje vazhdojne ta bejne kete gje. Por ky eshte problemi, (me sakte turpi) i tyre. Me mjetet moderne te sotme te verifikimit, jo nje doreshkrimi te tere nuk i nderrohet dot data, por as disa rreshtave. Lidhur me falsifikimin e dokumenteve arkivale (konkretisht per drejtorin Shaban Sinani, qe akuzohet terthorazi), asnje nga keto dokumente deri me sot nuk eshte kundershtuar. Perkundrazi, nje nga personazhet e rendesishem te kesaj dosjeje, zoti Anastas Kondo, me nje kurajo qytetare qe eshte per t'u ēmuar, deklaroi ne shtyp te verteten per ato dokumente qe kane lidhje me te. Te tjeret do te benin mire te ndiqnin shembullin e tij.
    Prandaj, mendoj, se shqetesimi i akademikut edhe per kete ēeshtje te fundit eshte i ngutur.

    Pyetje: Ēfarė pėrfundimi mund tė pritet nga njė aksion i tillė purifikimi, nėse do ta quanim kėshtu?

    Pergjigje: Ky sulm kunder moralitetit ne Shqiperi, ky kthim kokeposhte i gjerave, thene ne menyren me te thjeshte: kjo marrje ne mbrojtje e se keqes dhe goditja e njerezve, qe e kane pesuar prej saj eshte nje shenje
    deshperuese. Kjo lidhet me korrupsionin total. Korrupsioni ka disa faza zhvillimi. Ne krye lulezon, pastaj behet zoterues, pastaj merr trajtat e normes morale, se fundi, dhe kjo eshte kulmi i zezones, hymnizohet.
    Ne qofte se Shqiperia nuk do ta veje ne gjunje korrupsionin, ajo do te vihet ne gjunje prej tij. Korrupsioni dhe bjerrja morale kur behen sunduese, jane me te keqija se pushtimi ushtarak. Ky i fundit, zakonisht, eshte i pzerkohshem, kurse ēizmja e korrupsionit eshte e gjate, teper e gjate. Shqiperia eshte seriozisht e rrezikuar sot. Ēeshtja e arkivave te fshehta, per njerezit e kultures dhe te politikes eshte vetem nje pjese e kesaj te
    keqeje te madhe. Por ajo ben pjese ne thelbin e dukurise. Ajo eshte nje test kuptimplote.
    wrong verb

  8. #8
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Gazeta Ballkan

    “Do dėrgoj njė letėr tė hapur pėr tė sqaruar tė vėrtetėn”

    Zenepe Luka


    “Pėr sqarimin e problemeve qė ngre Ismail Kadare, sė shpejti do t’u drejtohem tė
    gjitha mediave me njė letėr tė hapur”. Kėshtu u shpreh dje nė njė intervistė
    ekskluzive akademiku Rexhep Qosja, i cili i ka pritur me qetėsi deklarimet e
    Kadaresė nė intervistėn e botuar tė dielėn.
    Gjithashtu, me urtėsinė qė e karakterizon Rexhep Qosja shprehet: “Nuk dėshiroja
    tė ndodhte kjo pėrplasje, por gjithēka do tė marrė udhė sė shpejti”. Nė kėtė
    kontekst Qosja ka paralajmėruar sė shpejti njė ballafaqim nėpėrmjet shtypit.
    Si do t’u pėrgjigjeshit akuzave tė Kadaresė qė janė botuar pardje?
    Po pėrgatis njė letėr me argumentet e duhura qė do ta botoj sė shpejti nė
    shtypin shqiptar, qė do tė bėjė tė mundur edhe sqarimin e shkrimtarit Ismail
    Kadare. Pėr momentin do tė hesht pėr akuzat qė ngrihen, por ajo qė dua tė
    saktėsoj ėshtė se mendimet e shkrimtarit tė njohur janė mbėshtetur nė njė
    shkrimin tim tė botuar mė 24 e 25 janar tė vitit tė kaluar tek gazeta “Epoka e
    Re” nė Kosovė dhe qė ėshtė pėrfshirė nė librin e sapodalė nga shtypi “Demokracia
    e shpėrdorur”, botuar nga shtėpia botuese “Toena”. Paraprakisht mund tė them se
    Kadareja ka gabuar nė pėrshtypjet e publikuara nė intervistėn nė fjalė dhe unė
    shpejt do tė kundėrpėrgjigjem me argumentet e mia. Nuk e dėshiroja tė ndodhte
    kjo, sidoqoftė, gjithēka do tė marrė udhė. Unė vlerėsoj korrekt njė shkrim tė
    Sadik Bejkos, ndėrsa pėr intervistėn e Kadaresė, pėr pjesėn qė lidhet me mua,
    kam rezervat e mia, qė shpejt do t’i bėj publike bashkė me argumentet.
    Cilat janė marrėdhėniet tuaja me Ismail Kadarenė?
    Shumė tė mira, kemi shkuar e ardhur tek njėri-tjetri, respektojmė dhe vlerėsojmė
    krijimtarinė e njėri-tjetrit dhe nuk ka pasur, besoj se ende nuk ka vend pėr
    keqkuptime. Gjithēka ka nisur nga njė shkrim qė unė e kam, botuar te gazeta
    “Epoka e re” nė Kosovė.
    Ē’do tė ndodhė mė tej nė marrėdhėniet tuaja?
    Gjithsesi, jam i prirur pėr tė sheshuar keqkuptimet dhe pėr tė bindur lexuesin
    tek e vėrteta. Se sa tė sakta janė kėto pak rreshta qė ju thashė, mund t’i
    vėrtetoni nė njė kontakt me botuesin e shtėpisė botuese “Toena”, Fatmir Toēin.
    Si do tė veproni pėr sqarimin e opinionit publik?
    E thashė edhe mė lart: unė do t’u drejtohem kėto ditė me njė letėr tė hapur tė
    gjitha mediave, ku do tė jap sqarimin tim objektiv pėr ato qė ngre Kadareja nė
    shkrimin e djeshėm.
    wrong verb

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    Kupola ka kurdisur Xhepin e zejnepin..

    por c'e lidh Xhepin me zejnepin..
    e lidh ajo se ben bashk gazepin
    ne Vlor 97.. kur shemben shtetin
    me zan luiz zabit gjinush grepin
    kur kanibalet gjakosen dhe detin

  10. #10
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    shekulli

    Kadare e Qose tė ulin penat


    FATMIR TOĒI
    Kam lexuar intervistėn e shkrimtarit Ismail Kadare, botuar nė gazetėn “Shekulli” tė datės 13 mars 2005, tė titulluar: “Mbyllja e arkivave tė fshehta, ndotje e rėndė morale” dhe mendova se ėshtė e nevojshme tė bėj njė saktėsim tė rėndėsishėm pėr tė shmangur ndonjė keqkuptim apo keqinterpretim tė shkrimit tė Profesor Rexhep Qosjes “Koha e falsifikimeve”, botuar nė tė njėjtėn gazetė disa ditė mė parė. Shkrimi “Koha e falsifikimeve” e prof. Qosjes nuk ka tė bėjė aspak me librin e Shaban Sinanit “Njė dosje pėr Kadarenė”, dhe as me personin e Kadaresė, siē aludohet apo shprehet hapur nė intervistėn e mėsipėrme. Shkrimi i prof. Qosjes ėshtė botuar para mė shumė se njė viti (nė janar 2004) nė gazetėn “Epoka e Re”, e cila del ēdo ditė nė Prishtinė dhe mė pas ėshtė pėrfshirė nė pėrmbledhjen me shkrime publicistike “Demokracia e shpėrdorur” (Nėntitull: Shqyrtim kritik mbi gjendjen e demokracisė nė shoqėrinė shqiptare), botuar nga “Toena” para se tė dilte nė qarkullim libri i Sh. Sinanit pėr dosjen e Kadaresė. Pėrmbledhjen me shkrime publicistike autori e ka dorėzuar nė shtėpinė botuese qė nė muajin shtator 2004, me qėllimin qė ai tė shihte dritėn e botimit me rastin e organizimit tė Panairit tė Librit nė Tiranė (3 – 8 nėntor 2004), ku ishte i ftuar edhe autori. Por, pėr arsye teknike, libri nuk u bė gati pėr shtyp dhe nuk u arrit qė tė dilte nė ditėt e panairit tė librit. Pėr kėtė arsye edhe profesori e shtyu pėr mė vonė ardhjen e tij nė Shqipėri. Libri u fut nė shtyp nė mesin e nėntorit 2004 dhe doli nga shtypi ditėt e para tė janarit 2004, domethėnė para daljes nė qarkullim tė librit pėr Kadarenė tė Shaban Sinanit.
    Pse gjithė ky shpjegim i gjatė i botuesit? Duke e pėrjetuar si njė shqetėsim intelektual, qė lidhet me punėn time, njė keqkuptim tė mundshėm midis dy prej emrave mė tė njohur tė letėrsisė bashkėkohore shqiptare, Ismail Kadaresė e Rexhep Qosjes, e ndiej pėr detyrė tė ritheksoj se shkrimi i profesor Qosjes ėshtė njė shkrim problematik pėrgjithėsues, i shkruar mbi njė vit mė parė se tė dilte nė qarkullim libri “Njė dosje pėr Kadarenė” i Sh.Sinanit, dhe si i tillė nuk mund tė aludojė pėr njė vepėr qė nuk ishte shkruar ende. Shkrimi i Qosjes godet njė fenomen apo mani tė shėmtuar tė njė pjese tė atyre qė merren me shkrime: pėrpjekjet dhe tendencėn pėr ta paraqitur ndryshe tė kaluarėn e tyre krijuese; ndėrsa libri publicistik “Demokracia e shpėrdorur” ėshtė njė kontribut i jashtėzakonshėm i autorit pėr ta parė realisht dhe nga njė kėndvėshtrim kritik gjendjen e demokracisė shqiptare tė kėtyre 10 – 15 vjetėve tė fundit. Libri, qė rrok njė tematikė shumė tė gjerė, merret mė shumė me problemet dhe analizėn e politikės shqiptare, por nuk mund tė linte pa analizuar dhe fatin e qėndrimet e intelektualėve dhe krijuesve nė shoqėrinė e sotme. Ēdo qasje apo “aludim” pėr librin me siguri qė ėshtė fare rastėsi, por unė nuk mund tė shprehem mė gjatė nė lidhje me kėtė ēėshtje, pasi librin e z. Sinani nuk e kam lexuar ende.
    Duke shpresuar se po ndihmoj sadopak nė zbardhjen e sė vėrtetės pėr keqkuptimin nė fjalė, do tė dėshiroja dhe u drejtohem miqėsisht shkrimtarit Ismail Kadare dhe studiuesit Rexhep Qosja, dy nga figurat mė tė njohura dhe tė respektuara tė letėrsisė sė sotme shqipe, tė cilėt edhe unė i adhuroj pa masė, qė tė ulin penat dhe tė japin shembullin e urtėsisė e menēurisė nė shoqėrinė e sotme shqiptare, duke e kapėrcyer kėtė keqkuptim, edhe pėr hir tė respektit e miqėsisė qė ka karakterizuar nė vazhdimėsi marrėdhėniet midis tyre.
    wrong verb

  11. #11
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    panorama

    Tė hapen dosjet apo jo?

    *Bashkim Kopliku *

    Tė hapen apo tė mos hap en “dosjet”? Nė kėtė diskutim u pėrfshinė kohėt e fundit edhe njerėz tė majave tė letrave shqiptare, nga brenda Shqipėrisė e nga Kosova. I respektoj tė dy tė mėdhenjtė, dhe mė duket se kanė tė drejtė tė dy, nga pikėvėshtrimet e tyre tė ndryshme. Por do tė rreshtoj disa mendime, qė nuk puthiten krejtėsisht me ta: as me atė qė ėshtė kushėri i imi nga nėna (nėna ime ka qenė gjirokastrite) dhe as me atė qė ėshtė “kushėri” i imi nga baba (baba im ka qenė shkodran, e Shkodra ka qenė kryeqendra e malsive, qė sot janė nė Mal tė Zi ...dhe nė Kosovė); pra nuk kam veē dashamirėsi pėr kėta shqiptarė tė mėdhenj.Dosje ka pasur qoftė nga ato mė tė zezat, qė ishin ato tė Komiteteve tė Partisė komuniste, qofshin nga ato tė zezat e levave tė Partisė: Sigurimi, Policia kriminale, Fronti Demokratik, Bashkimet Profesionale, dhe institucione tė tjera, pa fund tė makinės shtypse komuniste. Nė kėto dosje, nė shumė raste janė fiksuar njė pjesė e poshtėrsive tė vėrteta tė shqiptarėve. Nė disa prej tyre, janė vendosur bomba poshtėrsie me veprim tė mėvonshėm: bomba tė destinuara pėr tė plasur kur tė hapet dosja. E kėto bomba, qė plasin nė tė ardhmen janė sajimet e komunizmit, qė edhe pas vdekjes tė vazhdojė goditja e “armiqve tė tij”, shqiptarėve. Sidoqoftė, qofshin me tė vėrteta apo qofshin me makinacione dashakeqėse, produkti i “frytshėm”, qė kėrkohet nga hapja e tyre ėshtė informacioni mbi bėmat, para vitit 1990, tė individėve qė jetojnė sot.
    Po a i duhet shumicės sė shqiptarėve ky produkt: informacioni mbi ngjarjet e periudhės sė komunizmit?! Fatkeqėsisht, mė rezulton se ky produkt nuk i duhet shumicės tonė. Ne kemi me bollėk nga ky produkt, e kemi sheshit, “pa pagesė” dhe nuk e marrim, nuk e pėrdorim fare. Pėrse u dashka tė shpenzojmė qė tė kemi edhe mė nga njė produkt qė nė fakt nuk ka pėrdorim?! Po shpjegohem mė shkoqur, duke ju dhėnė tre shembuj, qė nuk pėrfaqėsojnė raste tė rralla e tė izoluara.
    I pari: Sekretari i parė i PPSH-sė, i rrethit D, dihej se kishte qenė besnik i Enverit deri nė vdekjen e tij, qė ngjau nė njė kohė tė afėrt me vdekjen e vetė Enverit. Pra produkti ishte (ishte informacioni mbi bėmat e tij para vitit 1990), por nuk u respektua fare, nuk u pėrdor: shoqata qė mbanė emrin e qytetit D, dhe Bashkia e qytetit D, sot, nė shekullin e XXI i dha titullin e “qytetarit tė nderit tė D”, pikėrisht njė “shokut tė devotshėm tė armėve tė Enverit”.
    I dyti: Spiuni i Sigurimit tė Shtetit, K, mburret me veptimtarinė e tij. Pra produkti ėshtė nė dispozicion. K-sė i janė hapur faqet e ekranet e masmediave shqiptare, qė t’i nxijė sa tė dojė, e t’i ndotė e ējerrė ekranet dhe altoparlantėt e shqiptarėve si tė dojė, me tregimet e tij pėr thyerjet e ēdo lloj ligji tė botės perėndimore, gjatė aktivitetit tė tij nė mbrojtje tė tiranisė komuniste. Pra shihet qartė se nuk ėshtė tek ne nevoja e produktit.
    I treti: Ish-kryetari i Frontit Demokratik, Q, njihet nga tė gjithė: tė gjithė e dinė se ai pyetej kur internoheshin, kur bėheshin politikat “lėsho-shtrėngo” tė partisė ndaj armikut tė klasės dhe dihet se ai ėshtė shkaktari, sė paku me siguri bashkėfajtori i padiskutueshėm i internimeve, vrasjeve, e sa e sa poshtėrsive tė komunizmit shqiptar. Zoti Q ėshtė drejtori i drejtorisė P nė ministrinė X. Pra produkti ėshtė nė dispozicion, por pakkush e pėrdor—pėrse na duhet tė “lodhemi” pėr mė shumė nga ky produkt?!
    Ėshtė absurde tė shpenzojmė, tė pėrpiqemi pėr tė hedhur nė treg njė produkt, qė nuk i intereson njeriu. A mos na intereson thjesht zhurma qė bėhet pėr tė?! Nė vende tė tjera, nė shoqėri tė tjera janė marrė vėrtetė me hapjen e dosjeve, por ata popuj vėrtetė e kanė dashur, kanė qenė tė interesuar pėr produktin—ne jo. Nė vijim njė shembull nga jo shqiptarėt.
    Duke lexuar librin interesant “Mendimi politik gjatė shekullit tė XX” (tė Chantal Millon-Delsol), thashė tė bėj njė pėrpjekje pėr tė gjetur librin e Hitlerit “Mein Kampf” (“Mein Kampf”, “Lufta ime”). Njė miku im u interesua nė disa librari nė Gjermani, dhe kudo mori pėrgjigjen: “Ky libėr ndalohet tė shitet sepse paraqet rrezik pėr Gjermaninė”.
    Nuk dua tė jap klasifikimin tim se kush i ka bėrė mė keq, nazimi Gjermanisė, apo komunizmi Shqipėrisė; po ia lė lexuesit t’i klasifikojė sipas dėshirės sė tij. Por njė gjė ėshtė e sigurt: edhe nazizmi, edhe komunizmi, qenė sėmundje tė tmerrshme tė vendeve qė vuajtėn nga to. Por krahasoni qėndrimin gjerman, me qėndrimin tonė. Ndryshojnė si nata me ditėn: ne u japim tituj nderi “nazistėve tanė”, ne u botojmė “paēavuret”, ne i vemė nė poste publike tanėt, kurse ata, gjermanėt ...!
    Pėrderisa ne shqiptarėt nuk kemi interes pėr produktet e hapjes sė dosjeve tė komunizmit, sė paku tė mos bėhemi hipokritė duke shpenzuar kohė me diskutimet “tė hapen apo mos tė hapen dosjet”.

    *Autori ka qenė ministėr i Brendshėm, kur dosjet e Sigurimit i kishte akoma kjo ministri
    wrong verb

  12. #12
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    shekulli

    Spiunėt, dosjet - tema tėrheqėse!


    Pėllumb Kulla

    Po e ndjek kėtė debat tė shumėtjerrur mbi hapjen e jo tė dosjeve, duke u munduar tė kuptoj, se ku vallė e ka qėllimin kjo lėvizje e re e tė pavdekshmit Sigurim tė Shtetit?! Ka rrjedhur kaq ujė: Hoxha ėshtė pėrmbysur, Ramizi ėshtė pėrmbysur, shteti i shpifur komunist ėshtė pėrmbysur… Vetėm Sigurimi i Shtetit, nė njė mbijetese sui generis, rron, ndikon, vigjelon, inskenon, ndėrmerr fushata, torturon psiqikisht tė nėnshtruarit e vet, sa herė t’ia lypė nevoja.
    Dhe vėrtet, Sigurimi ka kohė qė na ka thėnė triumfalisht: boll, mė! Vuajti nje ēorroditje tė plotė nė vitet e para, pas ‘92. U duk sikur iu pre koka, por ai, nė copėrat e tij tė kėputura, pėrdridhej fuqishėm, godiste, helmonte gjithēka. Tė trembte. Tamam sikurse gjarpri i copėtuar, qė mbetet gjallė nė secilėn copė mė vete. Nuk ėshtė i panjohur fakti qė pas pėrmbysjes sė shtetit komunist, shumica e operativėve tė Sigurimit, i mbajtėn lidhjet me informatorėt dhe rezidentėt e tyre. Lidhja e tyre ishte e njė interesi jetėsor: operativėt nuk mund tė refuzonin shėrbimin qė ende vazhdonin tė ofronin gratis shėrbėtorėt e tyre tė veckėl, mizerabė dhe drithėrakė. Tė dy palėt, operativė dhe bashkėpunėtorė, nė ato kohėra tė paprovuara ankthesh tė jashtėzakonshme tė viteve ‘91-‘92, kishin nevojė pėr njėri -tjetrin. Tė dy palėt ishin pėr ruajtjen e sekretit tė tyre tė turpshėm, tamam siē janė tė interesuar pjesėtarėt e njė orgjie maratonike homoseksualėsh, qė janė tė lidhur me mė tė shenjtėn e besave. Pastaj, pėr tė dy palėt erdhėn ditė mė tė lumtura, ato pas vitit 1997. Copėrat e gjarprit gjetėn kushte mė tė shėndetshme pėr t’u ngjizur e ngjitur. E tani ja: shantazhi po pėrshkėnditet pėrsėri. Ėshtė pėrshkėnditur e pėrshkėnditur herė pas here. Ėshtė spekuluar e lozur teatėr me dhjetėra herė. Janė bėrė komisione e komitete pastrimesh e shkundjesh, pėr tė shėndoshur atmosferėn shoqėrore tė vendit dhe nuk ėshtė bėrė gjė tjetėr veē ndotur e ndotur pa fund.
    Dhe tani ndodh qė ndotja e kalbėzimi ka arritur kulmin. Vrapuan mė tė zotėt mėkatarė, qė tė zinin poste institucionale, qė tė kishin fletėhyrje nė dosjet e tyre, qė t’i t’harnin ato, t’i pastronin, t’i kthjellonin e mundėsisht t’i zhduknin. U tutėn e u tėrhoqėn ashtu tė urritur pėr kacavjerrje politike, por pasi morėn sigurira pėr moszbulimin e flirteve tė tyre tė dikurshme me Sigurimin e Shtetit, nisėn tė pėrpjetėn e kulprave, rreth shtyllave qė mbajnė shtetin. Morėn garancitė e mbijetuan parlamenteve dhe institucioneve tė larta, edhe pse nuk u shquan pėr ndonjė demonstrim personaliteti a karizme, pasi gjylja e rėndė e Sigurimit, lidhur pėrjetėsisht pas kėmbėve tė tyre, nuk i le tė vrapojnė. Por ama, e pėrsėris, njė garanci e kanė ata! Kėshtu qė kjo fushatė e re trysnie pėr hapjen e dosjeve, ata nuk i tremb edhe aqė.
    Atėhere? Kuptohet, objekti i shantazhit mbeten lepujt e vegjėl zemėrdridhur, ata, tė cilėve u kėrkohet tė mbrohen, tė luten, tė shtrihen nė kėmbėt e zotave, qė kanė nė dorė dosjet. Tė luten dhe tė paguajnė. Tė paguajnė kripur, ndryshe nuk do t’u realizohet dėshira, qė ato tė bekuara dosje tė rrinė akoma edhe ca kohė mbyllur, mundėsisht edhe ca dekada, sa tė shuhemi tė tėrė ne qė e njohim atė kohė, tė shuhen viktimat dhe tė mbijetuarit, heronjtė dhe maskarenjtė.
    Sa herė ndalet njeriu tė pėrqėndrohet nė kėtė temė, ia behin para tij me dhjetėra pyetje. Mijėra pyetje, si kėto tė miat, mundojnė edhe njerėz tė tjerė, sa herė preket kjo temė e shpifur e kėtyre ditėve:
    Ore, vėrtet, si e kanė zgjidhur vendet e tjera tė Lindjes, problemin nė fjalė? A ka atje tė pandėshkuar, kuadro tė sistemit tė pėrmbysur represiv qė dikur kanė pasė rekrutuar, pėrdorur tortura, shantazhe, kėrcėnime e terror psikologjik ndaj atyre qė rekrutuan? A janė ata, sikurse janė nė Shqipėri, po nė ato poste, apo nė vende tė pėrafėrta pune, si njėherė e njė kohė?
    Dosjet janė pronė e institucioneve, institucionet janė tė strukturuara nga partitė edhe pse deklarohen tė depolitizuara, denbabaden qė nga ‘91shi e kėtej. (Depolitizimi nė Shqipėri ėshtė pėr t’u besuar tėrėsisht, me fjalė nderi, pasi qė nga ‘91, Kanuni i Lek Dukagjinit ėshtė botuar tri herė!). Por a nuk janė emrat e bashkėpunėtorėve mėkatarė, pronė dhe instrument shantazhi nė zotėrim tė partive? A ka parti tė tjera qė tė zotėrojnė kėtė kartė bixhozi fshehur nė mėngėn e tyre? Psh, a ka listė tė bashkėpunėtorėve tė Sigurimit, partia e tė Gjelbėrve? Po ajo e Ballit Demokrat? Nėse dy partitė e mėdha kundėrshtare, do tė ishin kundėrshtare pėr vdekje, a nuk do t’ju dukej, juve dhe mua, pavend gjasa qė nė radhėt e tyre ato tė kenė politikanė, qė kanė pasė bashkėpunuar me Sigurimin, kur qė tė dyja, nė pėrfytjet e tyre tė egra, mund t’ia kishin demaskuar deputetėt dhe zyrtarėt e lartė njėra -tjetrės?! E nė rast se nuk kanė vepruar kėshtu, atėhere, a nuk do themi qė ne i rrahim kot trokashkat e mullinjve, pasi lista e politikanėve na dalka qė tė jetė qelibar? Apo, do themi se bashkėpunimi i fshehtė midis dy partive simotra, ėshtė aqė i ngushtė, sa dhjetė vjetėt qė mbyllėn shekullin, nuk na paskėshin qenė veēse fushata e tretė e madhe e PPSH kundėr burokratizmit?
    E di qė nuk ka asnjė peshė, por vota ime ėshtė pėr hapjen e dosjeve. Qoftė edhe sikur tė kenė mbetur vetėm dosjet e fakirėve pa mbėshtetje, atyre qė dikur quheshin shtresa tė pėrmbysura e qė tani janė kthyer me fytyrė nga qielli, por akoma shtrirė se shtrirė janė. Shumė prej atyre fatkeqve janė ndohtur pas shtėrngesash tė llahtarshme, pas kurthesh e presionesh, qė vetėm Sigurimi kriminal i Shtetit dinte t’i bėnte. (Por kjo e shtėrngesės ėshtė temė mė vete). Duan nuk duan, erdhi dita tė paguajnė dobėsinė e tyre, veset e tyre dhe padyshim edhe fatin tyre tė keq. Dosjet duhet tė hapen. Drojet se mos kjo gjė “na sjell nje ‘97 tė re”, frika se mos “do tė bėhet gjaku deri nė gju”, se mos, - (kur flitet specifikisht pėr ato tė shkrimtarėve) - “do tė dėmtohet arti dhe letėrsia”, janė justifikime absurde. Sikur nuk njihet elementi njerėzor i vendit tonė lavdimadh! Asgjė nuk do tė ndodhė, pėrveē se do ketė mė shumė dritė dhe kjo do tė sjellė njė katarsis tė shėndetshėm. Drojet nga situatat e koklavitura qė rrjedhin ngaqė “gratė kanė denoncuar burrat” e “vėllai - vėllanė”, janė ca mė tė forta arsye pėr t’i hapur ato dosje tė pista sa mė parė. Nė kėtė status tė elektrizuar, pėrse u dashka tė mbrojmė gratė dhe vėllezėrit e pabesė?! Pėrse t’u shėrbejmė mėkatarėve e tė lemė akoma nė errėsirė tė vojturit prej tyre? Pėrse na pėlqejnė tė mbajmė nė atė “unitetin” tonė famėkeq, familje besėthyera dhe imorale?! Mbase duke sjellė dritė, ndihmojmė, qė familjet tė shėndoshen duke nisur rrugėn e gjatė tė faljes sė mėkateve nė vatrat familjare…
    Ky qe mendimi im i patundur. E tani qė e shpreha, mund tė them edhe rezultatin e kėsaj fushate, nė tė cilėn, me kėtė artikull, u angazhova dhe unė, qė tė shkėmbejmė mendimet tona tė vyera. Rezultati: Zero! Dosjet nuk hapen. E gjithė farsa e pluralizmit u ndėrtua dhe u strukturua mbėshtetur mbi vatrat e kėtij qelbi tė mbledhur nga plagėt e marrėdhėnieve mes shqiptarėve. Raftet e kėtyre dosjeve pollėn kuadro dhe struktura kollaj tė kontrollueshme nga Sigurimi i Shtetit dhe garantuan kalimin e butė tė pushtetit.
    Veē kėsaj, duket sikur tė tremburit janė tė rekrutuarit. Zotėrinj, mė tė trembur akoma janė rekrutuesit! Kėta tė fundit e kuptojnė se pas hapjes sė dosjeve lidhjet priten, besa e ndyrė, prishet. Bashkėpunėtorėt e vjetėr mizerabėl do ta ndiejnė veten tė tradhtuar nga rekrutuesit dhe pasi tė kalojnė me kokėn mes shalėve nėpėr zjarret e pėrbuzjes dhe tė ēajnė zbathur moēalin e turpit, do tė shohin se djalli nuk paskej qenė aq i zi e do tė fillojnė ata tė zbulojnė tė fshehta mbi mekanizmat e rekrutimeve dhe tė fshehta tė tjera mė tė mėdha e mė tė ndohtura. Rekrutuesit nuk do kenė mė kurrfarė pushteti mbi ta e kėto mina, pėr tė zezėn e kapove tė Sigurimit, do tė detonojnė njėra pas tjetrės. E kėshtu, le tė bėjmė njė hamendje se dėmi i kujt ėshtė mė i rėndė, i operativit apo i tė rekrutuarit prej tij? Dhe kush ka mė shumė fuqi, ta evitojė atė e tė ushtrojė presion mbi zotėrat e politikės, qė dosjet tė mbeten edhe pėr ca dekada, tė kyēura.
    Ėshtė akoma shpejt, pra. Partive tė mėdha, dosjet u duhen akoma. Dhe sidomos herė pas here u nevojiten kėto pėrshkėnditje fushatash opinionale, si kjo e tanishmja, me kėrkesa tė forta e tė kumbueshme, qė krijojnė klimėn, sikur gjoja, ja-ja, po hapen!
    wrong verb

  13. #13
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    shekulli

    Morali i fshehur


    Faruk Myrtaj

    Shkrimin e Qosjes “nė parim” nuk e kundėrshton kush. Ai nuk e zė nė gojė Kadarenė, por lexuesi e ka vetė parasysh. Ėshtė folur e pėrfolur. Botuesi i “Toenės” s’bėn tjetėr veē thekson nėntekstin kur pėrdor tė famshmen “Ēdo ngjashmėri me ngjarje dhe persona realė, ėshtė rastėsi". Kadaresė e Qosjes vetėm ulja e penave s’mund t’u kėrkohet...
    Shkrimin e Qosjes e kam lexuar jo si pėrsiatje rreth “fshehtėsive” tė shkrimtarėve, por si shqetėsim pėr “moralin e fshehur”. Debati kėtu e merr zjarrin. Aty edhe rrezikon tė shuhet. Pėr t’u rindezur, si edhe ka ndodhur.
    "Ėshtė folur e pėrfolur" rreth Kadaresė sepse atij i atribuohet nisma pėr hapjen e dosjeve. Kjo s’ėshtė e vėrtetė. Tė tjerė mė parė e kanė kėrkuar kėtė. Nėn emrin e tij gjėrat pėrfitojnė pėrmasė tjetėr. Ka disa arsye pse ndodh kjo dhe jo tė gjitha “sepse”-tė mbeten jashtė kėtij debati. Ajo qė mbetet ėshtė se (edhe) Kadarč ka kėrkuar hapjen e dosjeve.
    Pothuaj askush prej krijuesve nuk ėshtė shprehur pėr mos hapjen e tyre. Atėherė, pėrse debatohet? Nė emėr a nė interes tė kujt propozohet tė hapen dosjet? A provojnė “lėvizjet” e fundit se ėshtė fjala pėr hapje dosjesh?
    Bėhet fjalė pėr “fshehtėsitė” e pa rrėfyera, pėr moralin. Nuk mund tė mos kihen parasysh jetėt e shkrimtarėve. Sigurisht, as librat, vlera e tyre. Nuk janė tė shumtė autorėt qė mund tė bėjnė ribotime tė plota tė librave tė kohės nėn censurė, por edhe fare fare tė paktė nuk janė. Sadik Bejko pėrmendte Kadarenė. Unė do tė kujtoja "Rrėnjėt " e Bejkos, por e mira ėshtė qė tė respektohen tė gjithė, pa seleksionim. Nėse jemi nisur tė “hapim dosjen”. Kam parasysh jo vetėm “biografinė” e tė dosjuarve “me vdekje”, por edhe tė atyre qė janė gjallė, por "nėn heshtje", dje dhe sot.
    Qosja dhe Kadare kanė jetuar mė ndryshe se Bejko, qė hyri nė mes. S’mund tė thuhet se janė ndjerė “mė tė lirė”, le tė mos themi se kanė qenė “tė privilegjuar”, por do tė ishim tė padrejtė t’i barabitnim jetėt e tyre me tė tjerėve qė e “hoqėn mbi kurriz” privimin dhe dhunėn. Kemi pėr t’u zvarritur, nėse nuk sjellim nė kujtesė jetėt e ndėrprera dhe librat e pashkruar. Dosjet e tė gjallėve nuk ia vlejnė tė hapen (do tė bėheshim qesharakė), nėse tė tyret do tė mbeten tė mbyllura. Jam shprehur me kohė se nėse Kadare, Agolli, Arapi ndihen mirė nė Listėn Treshe, do tė bėnin mirė tė mbanin njė Ndjesė Publike nė atė godinė ku Naim Frashėri ėshtė ndjerė dhe ndihet i vetmuar. Ata janė vėrtet mė tė vlerėsuarit e asaj kohe, por ajo kohė tashmė ėshtė rrėzuar. Agolli nuk bėn asnjė pėrpjekje tė distancohet, madje, si pėr inat tė ndokujt qė "nxiton" drejt disidencės, gati sa nuk thotė se mbetet komunist 24 karatsh! Arapi vėrtet i ka pasur krahėt e mbrojtur, por e ka ditur "pragun" tė cilin nuk duhet ta kapėrcente. Nė disa libra monografikė, ka reflektuar goxha pėr atė qė ka ndodhur. Kadareja ka shkaktuar mė shumė lėvizje: ėshtė prononcuar qartazi kundėr diktaturės, e ka shtrirė qėndrimin edhe nė letėrsi, por krijohet pėrshtypja se zgjatet shumė kur kėrkon tė arrijė frytet e njė peme qė nuk lidh dot kokrra pėr tė.
    Tė tre, si gjithė tė tjerėt, nuk lėvdohemi mė me tė shkruarat pėr Partinė e Enverin. Lere se ē’themi kur hollojnė zėrin se "nuk heqim asnjė rresht..." nga ajo krijimtari. Janė tė kuptueshme, le tė themi edhe tė falshme, gjėrat qė kanė ndodhur ato kohė. Ka qenė diktaturė e shpallur. Me kushtetutė. Por ka qenė e tillė pėr tė gjithė. E pafalshme, gjithnjė moralisht, ėshtė orvajtja e sotme pėr ta rishkruar "ngjarjen" ndryshe. Kėtu fillon pėrfolja, ngrihet toni dhe…kėrkohet hapja e dosjeve! Por, nė vend qė tė nisim nga dosja e martirėve qė s’arritėn dot t’i botojnė, madje as t’i shkruajnė librat e tyre, ngrihet sipari i teatrit modern tė dosjeve tė atyre qė studiuan brenda e jashtė vendit, qė shkruan, botuan, u pėrkthyen. Kujtesa, dhimbja, realitetet ende janė afėr.
    Por nuk e kundėrshton njeri, as hapjen e dosjeve tė tė mėdhenjve tė vdekur: qėndrimin e shtetit dhe tė individėve nė tė ndaj tė anatemuarve. Atėherė, pėrse grindemi?! Pėr ēdokėnd qė kėrkon tė mbetet nė kurorėn elitare, konkurrimi, madje edhe “xhelozia” e tė tjerėve janė tė kuptueshme. Aq mė shumė kur nė kohėn qė flasim, raportet me politikėn ishin pashmangshėm pėrcaktuese. Pavarėsisht talenteve. Librat do tė mbeten tek lexuesi i ardhshėm, por po aq e vėrtetė ėshtė se tė gjallėt dinė ca gjėra qė “tė ardhshmit” s’kanė si, nėse nuk ua lemė tė shkruara. Ndaj duhet shkruar sa mė realisht, duhet shpėtuar prej manipulimeve tė tė gjallėve. Nėse do tė dimė tė vjelim “dosjet e tė vdekurve” dhe sot do tė mbjellim farė jete tė pastėr, nuk do tė ngatėrrohen ata qė vijnė mė pas. Kėtu mė duket se rrihte Qosja.
    Formula “kėshtu ka qenė koha”, nuk justifikon gjithēka. “Koha” ka qenė e njėjtė pėr tė gjithė. Privimet dhe privilegjet, tė ndryshme. Tashmė nė liri, kur flitet pėr moralin, nuk ka pse ngatėrrohen “fshehtėsitė e vetes” me “fshehtėsitė e tė tjerėve”.
    Qė Kadare ngre zėrin pėr dosjet, ėshtė nė nderin e tij. Edhe sikur tė pėrkojė me interesin e tij. Bashkohem me Bejkon qė legjitimon synimin e pėrhershėm tė shkrimtarit pėr emėr, lavdi, mirėqenie. Ka dėshtuar, ose ėshtė shtiranak, ai krijues qė nuk kėrkon tė ngjitet, nė raport me veten e djeshme, por edhe me tė tjerėt. Por jo nė shpinė tė tyre.
    Kadare, Agolli, Arapi u “ngritėn”, nė vitet ‘60, ndryshuan klimėn letrare, por edhe listėn e “krijimtarėve” qė vinin prej “ēlirimtarėve”. Sollėn ndryshime nė letėrsi, krijuan emrat e identitetet e tyre. Ē’tė keqe ka, nėse kėtė ua bėnė mė tė lehtė autoritetet shtetėrore?! Nė po kėtė logjikė, s’ka gjė tė qortueshme dhe, mos o Zot, tė mallkueshme, nėse emra tė tjerė, krijues tė brezave mė tė rinj, “ngrihen” dhe pretendojnė “ndryshime” tė tjera. Nė letėrsi dhe nė “listat”. Nėse pėrmendja e ndonjė emri tė pranishėm nė kėto debate do tė shkaktonte apriori nervozizėm, ofroj emrin e njė krijuesi qė duket se u rri mėnjanė kėtyre “luftėrave”, por qė s’mund tė neglizhohet si krijues i mirėfilltė. Quhet Arjan Leka. Ka prurje tė mira edhe nė prozė, por me bindje se nuk ėshtė vetėm mendimi im, meriton tėrheqje vėmendje pėr vlerėn si POET. Nuk shpresoj se do tė bėhet. Ai ėshtė. Tė heshtėsh ėshtė pandershmėri. Ėshtė edhe mungesė morali. Nėse merremi vetėm me vlerat qė “patėn fat” nė tė shkuarėn, a nuk rrėfejmė se vazhdojmė tė “dosjojmė” (edhe) tė sotmen?
    Besoj se nuk i jam larguar objektit tė debatit. Shqetėsohem dhe bashkohem me ata qė mendojnė se e “shkuara e retushuar” ofruar si “e sotme”, madje si “e ardhme e pashmangshme”, lanēimi i doemos dhe vetėm i tė njėjtėve emrave, pėrdorimi i dy logjikave pėr tė njėjtėn kohė, i dy metrave pėr fatet dhe krijimtarinė e sė njėjtės kohė, nuk ėshtė shenjė moraliteti. Pėrkundrazi. Dhe s’mund tė mos provokojė debat, merret vesh. Ashtu si ngrirja e “Triumviratit”, “vetmia” e Kadaresė nuk mė besohet se ėshtė triumf pėr t’u lakmuar. Kam drojė se do tė ishte ndėshkimi i tij, madje edhe mundėsi pėr tė dyshuar. Kadare ėshtė ai qė ėshtė, pavarėsisht tė tjerėve dhe fateve tė tyre. Por, kur ėshtė fjala pėr “moralin”, jemi tė detyruar tė mos harrojmė. Kujtesėn e ngjallin qėndrime tė pamatura ndaj sė shkuarės. Le tė rikujtojmė edhe klimėn e dyshimit qė rrethonte Kadarenė, por edhe ngricėn nė tė cilėn jetonin e shkruanin tė tjerė. Kurrėsesi, nė kurriz tė njėri -tjetrit. Tė Tjerėt s’kanė si lartohen duke kėrkuar uljen e Kadaresė, dhe kuota Kadare matet duke bėrė krahasimin. Letėrsia ėshtė nė librat e secilit, por kėshtu shkruhet historia e jetės sė letėrsisė.
    Nuk nxitoj tė pėrmend emra tė Tė Tjerėve, por nuk mund ta fyejmė pafundėsisht pritjen e tyre pėr t’u folur (edhe) pėr ta. Heshtjen e tyre tė sotme ndaj debatit nė fjalė, jo gjithnjė duhet ta kėrkojmė tek ndonjė “pėrdorim” i tyre nė kurthet e kohės. Kam prirjen tė besoj se rrėfejnė durim e tolerancė krijuesish tė pėrgjegjshėm, kur heshtin teksa vazhdojnė tė pėrfshihen tek fraza kolektiviste (Kadare, Agolli, Arapi dhe tė tjerėt”)! Nuk kemi tė drejtė tė harrojmė qė edhe ata, madje mė shumė ata, mateshin e druheshin e frikeshin, pėrpara se tė dėrgonin krijimin nė gazeta e redaksi. Sepse “ata” nuk i mbronte askush... Tek “Njė dosje pėr Kadarenė” pohohet se Agolli ka qėndruar nė mbrojtje tė Kadaresė, por nuk sqarohet se kush ėshtė Lidhja e Shkrimtarėve, qė Kadareja akuzon pėr moralin e saj? Agolli e ka paraqitur “listėn e anėtarėve tė Byrosė sė Lidhjes”, ku veten e vendos si “sekretar i parė”, por debati lipset sa mė konkret. Kryetarėt zyrtarė tė Lidhjes duhet tė flasin. Jo pse Kadare ngulmon qė ata tė shprehen, por sepse Lidhja ka mbetur si “Shtėpia Misterioze” e Balzakut. Askush nuk i del pėr zot klithmave prej brenda-mureve!
    Kadareja, i menēur e i talentuar sa ē’ėshtė, nuk besoj ta ketė dashur diktaturėn. Pėrshkėnditjet “ndryshe” nė librat e tij e rrėfejnė kėtė, por nuk e sendėrtojnė deri nė shkoqitje disidencėn qytetare. S’ka pse t’i kėrkohet shkrimtarit trimi. As trimi i vonuar. Kadare ėshtė shprehur se nuk e pretendon kėtė lloj disidence, por ca rretheqarkės tė shtirur bėjnė tellallin pėr tė zotin. Ngaqė nuk shėrbejnė pėr punė nė dritė, i vijnė pėrqark dritės, duke e terrėsuar atė. Madje, ndokush prej tyre ose nuk di ta dojė, ose nuk e do veprėn e autorit. Mbase edhe pėr arsye ideologjike. Ata nuk ia falin prononcimet pas rėnies, sidomos akuzėn pėr “rikthimin e stalinizmit” nė vitin 1997. Pėrkrahėsit e dashamirėt e tij tė vėrtetė, i mundon drojtja se qėndrimet e sinqerta pėr tė mos e “matur” Kadarenė me disidencėn, mund tė shkojnė nė kahjen e mėrisė sė “nostalgjikėve”. Durimi bėhet fyes, kur kėta sejmenė tė shplarė vėnė kujen e ēirren se “po goditen vlerat kombėtare”, “po e lemė kombin pa personalitete”, a thua sikur Kadareja, me qė jemi nė fjalė pėr tė, mbahet nė kėmbė prej kukurizmės sė tyre!
    Tėrė shqiptarėt i gėzohen suksesit tė Kadaresė. Jo vetėm tė tij. Nuk kemi tjetėrkėnd tė shkuar gjer atje, qė tė mund tė zgjidhnim pėr ēmimin “Nobel”. Ėshtė e turpshme tė dėshirosh e jo mė tė artikulosh tė kundėrtėn. Kam pasur fatin t’i dėgjoj zėra tė tillė, brenda e jashtė atdheut, nė tryeza, takime, nė shtyp. Jam shprehur herėt pėr to dhe i mbetem kėtyre qėndrimeve.
    Por s’mund tė ndihesh mirė kur, pėr shkak tė mendjengushtėsisė, shfaqur si pėrkujdesje pėr Kadarenė, ofrohen si argumente deklarime absurde, naivitete familjare. Padyshim e dėmtojnė emrin e tij. Mė keq akoma kur kėsaj pėshtirosjeje i qasen edhe emra krijuesish. Mjedisi kutėrbon kalbje dhe bėhet fyes ndaj ēdo orvatjeje realizmi. Aq mė pak pėr tė pohuar tjetėrkėnd. Si pėr ironi, “korrier-lepurushėt”, pėshpėrisin kafeneve se “takuam Kadarenė”, “na rekomandoi kėtė shqetėsim, temė apo objekt libri tė ardhshėm”!
    Kadareja shpėtoi shkrimtarin tek vetja, shprehet Zhiti, qė nuk i shpėtoi dot burgut. Por, padyshim: jo vetėm Kadareja. Tė tjerė, edhe mė ashpėr, kanė mbetur. Mbase nuk realizuan ėndrrėn, aftėsinė, dhuntinė. Por mbetėn njerėz. Njėsi matėse tė moralit, pėr tė cilin po debatojmė. Nėse citohet “vetėm Kadareja”, nėse Emrat e djeshėm janė pėrgjuar e rrezikuar, u duhet dhėnė pėrgjigje pyetjeve tė tjera si: Pse vetėm ata (kur pranohet se nuk bėnė dot disidentin)? Pse vetėm ata gjenden tek Arkivi Shtetėror, teksa tė tjerėt gjenden tek arkivi i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme? Po kėrkohet hapja e dosjeve tė krijuesve apo vetėm dosja e tyre? Nėse kėrkohet tė hidhet dritė, le tė ndriēohen gjithė profilet, gjithė objektet nė atė skenė tė errėsuar. Librat, mbeten, lexuesi ndryshon, morali ka vendin e tij. Po. Ka shkrimtarė qė as duan t’ia dinė pėr kėtė “kategori filozofike”, por ata janė jashtė kėtij diskutimi.
    Ėshtė ky seleksionim qė bėn tė duket se debatohet pėr dosjet, por meraku ėshtė tek “zhurma” pėr to. Kur nuk flitet pėr tė gjithė, kur lihet i paqartė objekti Dosje, kur bėhet “ububu” pėr gjembat dhe lihen nė heshtje “gozhdėt e kryqėzimit” tė jetėve, mendja shkon pėr keq. Aq mė tepėr kur ėshtė fjala pėr njė diktaturė tė pashoqe, djallėzisht tė menēur, qė pėrzuri shpirtin nga letėrsia, vetė Zotin nga shpirtrat.
    Mbase nuk kam arritur ta kuptoj mirė librin e fundit qė rizgjoi debatin, por prej fakteve tė ofruara aty, del se Kadarenė e kanė sulmuar ca individė tė pafuqishėm, atje poshtė (nė libėr vetėm ca iniciale, ndonjė partiak i vogėl, ndonjė letrar qė s’ka mbetur dot), por shpėtimi Kadaresė i paskej ardhur prej shefave letėrsisė dhe shefave tė ideokraturės! Atėherė?! Kush e bėnte diktaturėn: ata lart apo ata poshtė? Kush e pėrfaqėsonte letėrsinė e kohės, ata lart apo anonimėt e provincės? Kush mund tė merrte mė qafė, nė atė kohė, ta marrė e mira ta marrė! Kėshtu do t’i hapim dosjet, duke fshehur emrat? Nuk ishte e lehtė, atėherė, por as sot nuk qenka e lehtė. As tė flasėsh, as tė mbetesh. Edhe pse bėrtitet liria me pashė! Jo thjesht pse politika ėshtė po ajo; nuk do tė pranoj kurrė tė bėj rrėfimin e misionit dhe shpirtit tė vet. Por sepse kjo politikė s’ka pėr t’u bėrė mė e mirė, derisa shkrimtarėt nė politikė sillen si politikanėt e rėndomtė.
    Kadare duhet mbėshtetur teksa nėnshkruan kėtė nismė. Ėshtė seriozitet, ēmim qė merr pėrsipėr shkrimtari. Ėshtė kohė e humbur, por edhe nerva tė konsumuara pėr tė qenė i kujdesshėm qė ndokush tė mos bėj qė mesazhi tė vogėlohet.
    Ėshtė “betejė”, ndaj kėrkohen emra mbiemra. Le tė jenė shkrimtarė (tė tillė do tė mbeten), le tė jenė deputetė tė sė majtės a tė sė djathtės (deputetė tė pėrfolur, le tė mbeten!). Kur nuk pėrmendim emra, me peshė tė sotme, nga ata qė kėrkojnė tė mbeten nė kurorėn e moralit publik-qytetar, atėherė s’kemi tė drejtė tė pyesim: “Pse nuk reagojnė, pse s’ndihen emrat qė figuronin nė dokumentet e servirura”?! Nuk ka emra, kur s’ka analizė tė vėrtetė. Studimet origjinale dhe fragmente punimesh tė tjera, ia vlejnė tė respektohen, por tė cituarit si tė dosjuar janė “anonimė”. Asnjė prej tyre nuk ėshtė emėr, apo njeri publik. (nėse nuk ėshtė fjala pėr Jashar Menzelxhiun e gjorė). Mos emrat e sė sotmes janė “toleruar”. Nė emėr tė kujt? Dhe ...atėherė?! Nėse nė Parlament tė dosjuarit bėjnė maxhorancė, s’besoj tė jetė kėshtu mes shkrimtarėve. Nuk jam gati tė besoj se diktaturėn nė Shqipėri e kanė bėrė shkrimtarėt. Pėrkundrazi. Ndaj shprehem se nuk mjaftojnė emrat. Do tė ndėshkonim vetėm tė ndėshkuarit prej diktaturės. Para do kohėsh na u dha njė emėr i tillė. E shpalli vetė viktima. Mund tė kemi ende rezerva pėr tė, edhe pse e ēmojmė pėr kontribut e aftėsi, por do tė ndiheshim keq, do tė ishim tė padrejtė me tė dhe tė pasinqertė ndaj moralit qė predikojmė, nėse nuk e kuptojmė se ai ėshtė mė pak fajtor se ata qė e bėnė tė tillė; mė pak fajtor se ata tė cilėve nuk u ra “rasti” tė detyroheshin tė nėnshkruanin dosjen; mė pak fajtor se tė tjerė qė gėzuan privilegjet e kohės... Ėshtė vėshtirė tė besojmė se diktatura i pėrgatiti “dosjet” pėr tė ndihmuar e kthjelluar demokracinė qė do tė vinte pas saj, por le tė hapen dosjet. Jeta ėshtė edhe fat. Por jo morali.
    wrong verb

  14. #14
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    shekulli

    DIALOG I MUNGUAR


    Ardian Vehbiu

    Javėn qė shkoi desh ndodhi njė ngjarje qė s’do tė mbetej pa lėnė gjurmė nė historinė e mendimit intelektual shqiptar: Ismail Kadareja dhe Rexhep Qosja, figura qendrore tė shqiptarizmit bashkėkohor dhe kolonizues tė mendjeve dhe zemrave tė milionave, pėr pak sa nuk u pėrfshinė nė njė debat publik pėr marrėdhėniet e tė sotmes me tė djeshmen, vijueshmėritė dhe shkėputjet, mohimet dhe mohimet e mohimeve, maskimet dhe zėvendėsimet. Temė kyēe pėr tė kuptuar dilemat shpirtėrore tė shqiptarėve postkomunistė, por edhe dialektikėn e marrjes nė pyetje tė vetes, tė vrarėt e ndėrgjegjes dhe sindromėn e personalitetit tė shumėfishtė. Pėr fatin e keq tė publikut, tė mediave, tė thashethemexhinjve dhe tė vetė kulturės shqiptare, debati jo vetėm qė nuk u zhvillua, por u mbyt qė nė vezė e nė embrion, madje u mohua deri edhe vetė mundėsia qė njė “katastrofė” e tillė tė ndodhte, duke u siguruar lexuesit e dashamirėt se marrėdhėniet midis Kadaresė dhe Qosjes mbeteshin tė shkėlqyera dhe se mosmarrėveshjet buronin nga keqkuptime ose interpretime kontekstuale shkrimesh pa kurrfarė lidhjeje mes tyre, pėrveē pėrkatėsisė nė fondin gjithnjė tė zgjedhur tė publicistikės shqiptare.
    E numėroj veten ndėr ata qė do ta kishin ndjekur me interes tė madh debatin, jo vetėm ngaqė mendoj se tė dy shkrimtarėt kanė ende shumėēka pėr t’u thėnė lexuesve tė tyre, por edhe ngaqė kam krijuar bindjen se tani sė voni fama e merituar ua ka ngushtuar disi sferėn e shprehjes edhe njėrit edhe tjetrit, nė njė kohė qė diskutimi i hapur e ballazi, pėrplasja e ideve tė pėrkundėrta, ndriēimi i ēėshtjeve deri mė sot tė errėta qė i mundojnė intelektualėt nė Shqipėri e kudo gjetiu nė Ballkan, do t’u kish shėrbyer edhe atyre pėr t’i rifreskuar idetė, kėndvėshtrimet dhe opinionet. Njė debat publik mes Kadaresė dhe Qosjes do t’i kish dhėnė publicistikės shqiptare edhe shembullin elokuent se si duhet tė shtjellohet nė praktikė pluralizmi i mendimit pėrndryshe miratuar dhe mbėshtetur nė parim prej tė gjithėve. Qė kultura shqiptare e humbi kėtė rasė fatlume, pėr kėtė i duhet vėnė faji njė klime tė tillė post-pluraliste tė helmatisur nė kulturė dhe nė mediat, ku shkėmbimi publik i mendimit ėshtė zėvendėsuar nga njė luftė “llogoresh”, me palėt kundėrshtare nė politikė e nė kulturė qė i qesin pushkė njėra-tjetrės, teksa presin momentin e pėrshtatshėm pėr tė dhėnė goditjen fatale. Krejt paradoksalisht, paniku se mos kėta dy luminarė tė kombėtarizmit nisnin dyluftimin dhe nxitimi me tė cilin u rrafshuan kontradiktat, keqkuptimet dhe mosmarrėveshjet tė kujton kohė tė tjera, kur uniteti duhej mbajtur monolitik, sepse pėrndryshe do tė pėrfitonte vetėm “armiku”.
    Mė se pesėmbėdhjetė vjet kanė rrjedhur nga rikthimi i pluralizmit nė Shqipėri; por njė pjesė e koristėve e solistėve tė ligjėrimit tė sotėm publik i kanė mėsuar kėngėt nė pularitė totalitare dhe disa huqe ėshtė vėshtirė tė ēmėsohen krejt, megjithė dėshirėn e mirė dhe oportunitetin politik. Pėr kėta qė gjithnjė e heqin vallen mbi cipė tė flluckės, shpalosja e opinioneve tė ndryshme, dyluftimi i ideve dhe polemika intelektuale ose duhen pėrdorur si armė nė pėrleshjet politike pėr pushtet, ose duhen shmangur pėr tė mos “dobėsuar” radhėt, ose pėr tė mos vėnė nė diskutim tė vėrtetat e pranuara. Me fjalė tė tjera, pluralizmi shpesh kuptohet si autorizim pėr tė bėrė publike maraze dhe interesa tė pėrkundėrt qė deri dje mbaheshin nėn rrogoz, larg syve dhe veshėve tė publikut gjykues. Tė lexosh shtypin e sotėm shqiptar, tė krijohet pėrshtypja se kritika gjithnjė e mė tepėr i shėrben konfirmimit tė vijave ndarėse ose sinoreve mes grupimeve politike dhe tė interesave, duke u reduktuar nė njė instrument pėr sendėrgjimin e raporteve me autoritetin politik dhe administrativ. Jemi ende larg konceptimit tė kritikės dhe debatit publik si mėnyra themelore tė nyjtimit tė mendimit intelektual ose katalizatorė tė proceseve krijuese. Dialogu i hapur dhe ndėrtimtar mes njerėzish qė nuk janė doemos armiq as kėrkojnė tė shfarosin njėri-tjetrin, rėndom zėvendėsohet nga njė lloj denoncimi armiqėsor shkumues. Nga formė komunikimi kritika shndėrrohet kėshtu nė njė teknikė pėr ndėrtim e pėrforcim muresh.
    Kėtij degradimi tė dialogut publik i shėrben edhe kontekstualizimi, nė kuptimin qė brenda kontekstesh tė caktuara, njė ligjėrues tani pritet tė deklarohet kundėr Berishės; ashtu si brenda kontekstesh tė tjera njėlloj tė caktuara, autorė tė tjerė priten tė prononcohen kundėr Nanos e kėshtu me radhė: pro/kundėr Ramės, Lesit, grekėve, Metės, Rugovės. Temat qėndrore tė publicistikės shqiptare priren tė koagulohen kėshtu sipas palėve politike dhe grupeve tė interesave, nė njė kohė qė ēdo orvatje pėr debat ose edhe thjesht rrahje tė ēėshtjes nga njė kėndvėshtrim tjetėr, vetėm sa do ta rreshtonin autorin nė kėtė apo atė kamp. Vallė tė jetė kjo provė se totalitarizmi i djeshėm i ka mbijetuar pluralizmit duke u shpėrbėrė dialektikisht nė grupime formalisht tė kundėrvėna? Pėr fat tė keq, segmentimi i komunikimit mes aktorėve tė ndryshėm tė shoqėrisė civile dhe theksimi i humnerave ndarėse pėrkundrejt urave bashkuese sugjeron, tė paktėn, se ka forma mendimi tipike pėr mendėsinė totalitare qė i kanė mbijetuar pėr bukuri tranzicionit, madje po kanė epėrsi ndaj liberalizmit tė atyre pak forcave qė ende i besojnė emancipimit tė palėve nė komunikim.
    Mendėsisė totalitare ėshtė pėr t’iu faturuar edhe vėshtirėsia pothuaj viscerale pėr tė pranuar dritėhijet, sanksionuar diferencat, lejuar madje nxitur ballafaqimet brenda grupit. Anulimi i match-it Kadare-Qosja tė paktėn le tė shėrbejė pėr tė nxjerrė nė pah, post factum, ekzistencėn e kėtij problemi. Dihet se nė ēdo kulturė ligjėrata publike shoqėrohet me njė sistem tė caktuar tabush tė natyrės politike ose morale. Nėn totalitarizėm komunikimi publik organizohej i tėri rreth tabuve, ose gjėrave qė nuk mund tė thuheshin – njėlloj sikurse jeta politike dhe nyjtimi e riprodhimi i hierarkive mbėshteteshin nė monopolin e sekretit. Pluralizmi, pėrkundrazi, kėrkon tė paktėn t’i denoncojė kėto tabu jo pėr nga pėrmbajtja sesa pėr nga mekanizmi, t’i nxjerrė nga errėsira ku fshihen, t’ia nėnshtrojė njė psikoanalize kolektive mundėsisht dialektike. Regresi post-totalitar, nga ana e vet, nuk i detyrohet aq ndonjė nostalgjie pėr tabutė e vjetra tė kohės sė Enverit, sa vullnetit pėr thjesht rikthim tė tabuve nė qendėr tė komunikimit publik. Qė kėtej edhe censura e trajtės “problemi nuk ekziston”; “problemi mund tė jetė real, por nė kėtė moment nuk mund/duhet diskutuar”; “ky lloj parashtrimi do tė keqkuptohet”; “ėshtė i parakohshėm”; “do ta shfrytėzojė armiku”; “po bėn lojėn e Nanos (Berishės)”; “do tė sjellė pėrēarje nė popull”; “kėtė e thonė edhe serbėt/grekėt”; “fyhet njė krahinė e tėrė” (po si mund tė fyhet krahina vallė?); “preket amaneti i tė parėve”.
    Kush ka sot pushtet nė Shqipėri, gėzon edhe prerogativėn pėr tė shpallur tabutė e momentit. Nė njė kulturė si e jona, ku feja nuk luan dot rol qendror nė jetėn publike, tema tradicionalisht “tė mbrojtura nga shteti” do tė kishin gjithnjė tė bėnin me kombėtarizmin; popullin dhe pagabueshmėrinė e tij proverbiale; simbolet kombėtare; pėrbashkimin e shqiptarėve; gjuhėn e bukur shqipe; figurat e shquara tė kombit, dje dhe sot; miqtė e mėdhenj qė na nxjerrin nga balta edhe pa na mbajtur pikėrisht nėn sqetull (Amerika). Shenja mė tipike e thartimit tė pluralizmit shqiptar dhe e shfaqjes sė intolerancės ndaj dallesave nė opinione dhe kėndvėshtrime ėshtė akuza pėr veprimtari dhe qėndrime antishqiptare qė palėt politike ose debatuesit publikė po ia lėshojnė shoku-shokut, duke shpresuar se “populli” do tė jetė nė gjendje tė japė verdiktin, sapo ta pikasė tradhtinė. Primitivizėm? Ndoshta edhe ashtu, por mė tepėr demagogji. Instituimi formal i pluralizmit nė jetėn shoqėrore nuk pėrbėn ndonjė garanci kushedi ēfarė ndaj populizmit peronist, anti-intelektualizmit, fashizmit. Pėr t’i mbajtur larg kėto rreziqe tė shėmtuara qė i kėrcėnohen qytetėrimit shqiptar, kėrkohet zotim tėrėsor e i pėrditshėm i tė gjithė atyre qė u dėgjohet zėri nė mediat.
    Edhe pėr kėtė arsye u pezmatova qė debati aq premtues mes Qoses e Kadaresė mbeti pa u kryer. Kush mė mirė se kėta dy autorė aq tė dashur pėr publikun e aq tė pranishėm nė mendjet e elitave intelektuale shqiptare kėtej dhe andej kufirit do tė mundej t’ia kthente ligjėratės publike respektin pėr debatin, shkėmbimin e hapur tė mendimit, dialogun si tė vetmen rrugė pėr t’iu afruar sado pak sė vėrtetės, ose tė paktėn pėr tė kthjelluar sado pak mjegullėn? E kuptoj edhe ngurrimin e tė dy kėtyre pėr t’u pėrfshirė nė njė duel mendimi qė shumė shpejt do tė paketohej nga punishtet e mediave pėr t’iu shitur asaj pjese tė publikut qė kėrkon vetėm tė zbavitet me ēka sheh nė skenėn publike. E besoj mė nė fund edhe se dinjiteti i njėrit dhe i tjetrit i duhen kulturės kombėtare po aq sa edhe prodhimtaria intelektuale qė do tė kish shoqėruar debatin hipotetik. Por nuk mund tė rri pa pyetur se ēfarė kulture pluraliste jemi duke ndėrtuar e konsoliduar, kur mekanizmat djallėzorė tė censurės dhe tė nevojės pėr konformim a pėr heshtje po ua ndikojnė sjelljet deri edhe atyre personaliteteve me tė cilėt kjo kulturė ende identifikohet?
    wrong verb

  15. #15
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    revista Klan:

    Kadare- Qosja, raundi i pare

    Historitė dhe mėritė e tė shkuarės dhe tė sė sotmes. Qė i kanė bėrė dy personalitetet e letrave tė rreshtohen njėri - kundėr tjetrit. Pėr shkaqe qė nuk lidhen vetėm me letėrsinė, por edhe mė qėndrimin ndaj tė shkuarės komuniste dhe hapjes sė dosjeve

    nga Iva Tico

    Mjaftoi vetem nje esse, e gjate gati nje faqe gazete, qe Rexhep Qosja dhe Ismail Kadareja te regonin publikisht se marredheniet e tyre nuk ishin ato qe dukeshin. Por perkundrazi, pertej asaj paqeje te ndersjellte mund te fshiheshin edhe merira apo inate, te vjetra e te reja. Ne ditet qe pasuan te parin shkrim te akademikut Qosja, komentet, spekulimet, diskutimet apo edhe sqarimet i hodhen benzine zjarrit apo metuan te shuanin shkendijat e debatit. Ndokush u tregua i zhgenjyer qe debati vetem sa nisi (apo vetem sa dha shkendijat e nje nisjeje) duke arsyetuar se debate te tilla intelektuale jane pikerisht ato qe i mungojne kultures shqiptare. Ndokush tjeter nxitoi t’i keshillonte si Qosen ashtu dhe Kadarene “ulni penat!”. Ndokush tjeter u ndje i lodhur ndersa ne faqet e gazetave lexoi per te kushedisesatesaten here tituj qe permbanin fjalet “Dosje” dhe “arkiva”... Sepse ndonese debati i dy prej emrave me te njohur te letrave shqiptare nuk e kishte zanafillen tek dosjet, ai kishte perfunduar pikerisht aty. Dikush e quajti keqkuptim. Kishte qene ndoshta nje lloj gracke e (pa)qellimshme e Rexhep Qoses, brenda se ciles kishte rene Ismail Kadareja. Ndoshta ishte edhe nje keqkuptim i thjeshte: Qosja as qe e kishte pasur nder mend te akuzonte Kadarene per asgje, ai thjesht sa kishte shkruar nje ese te tijen, qe ai e quan sprove, te cilen shkrimtari shqiptar, i keqinformuar ndoshta edhe prej te tjereve, e kishte marre si sulm personal, qe e kishte shtyre pastaj te reagonte hidhur ndaj akademikut kosovar. Ndoshta te dy vetem sa kishin pritur rastin per te marre hak per ndonje pakenaqesi te se shkuares. Ndoshta... Ndoshta per asnje nga keto arsye apo ndoshta edhe per te trija se bashku Ismail Kadare dhe Rexhep Qosja per te paren here u gjenden publikisht njeri kunder tjetrit. Duke treguar se mbi te gjitha ata ndajne qendrime krejt te ndryshme persa i takon se shkuares.
    Ajo qe ndezi zjarrin e polemikave ne shtypin shqiptar, ishte pikerisht nje esse e Rexhep Qoses mbi te shkuaren e shkrimtareve qe kishin jetuar nen regjimin komunist. Nje esse e titulluar “Koha e falsifikimeve” (qe mund te jete lexuar edhe si loje fjalesh me titullin e Kadarese “Koha e shkrimeve”) ku akademiku kosovar merrej gjere e gjate me problemin e shkrimtareve, dikur te privilegjuar, qe ne kohen e sotme po e shesin veten si shkrimtaret e persekutuar nga regjimi komunist. Pa permendur emra, duke e shtrire madje problemin ne kufijte e gjithe Lindjes komuniste, Qosja ne kete esse, pjese e librit te tij “Demokracia e shperdorur”, pretendon te merret thjesht me fenomenin e rishkrimit te biografive te shkrimtareve: “Sic eshte deshmuar gjate ketyre dymbedhjete - trembedhjete vjeteve qe nga permbysja e komunizmit, te privilegjuarit e tij betejen per jeteshkrimin e ri e bejne... E bejne edhe me kujtime per kohen kur ishin heronj krijues te propogandes komuniste, por heronj te dikurshem qe tani e paraqesin veten si viktima. Lexuesve te vjeter, dhe sidomos te rinj, u behet e mundshme te mesojne se si heronjte e dikurshem krijues kinse nuk ishin te privilegjuar, po, perkundrazi, ishin viktima: u paraqiten pohime, situata, deklarata, kerkesa, urdheresa, perjetime, qe e tregojne faqen tjeter, te mundimshme te jetes se tyre!”
    Askund ne fakt Rexhep Qosja nuk ka shkruar se Ismail Kadareja eshte pikerisht nje nder keta shkrimtare qe po retushon te shkuaren e tij. Edhe ne prononcimet e mepasshme, atehere kur carja mes tij dhe Kadarese filloi te komentohej, ai nuk e ka pranuar qe kete sprove te tijen ta kete shkruar duke pasur nder mend shkrimtarin shqiptar. Perkundrazi, essene, qe perpara se ta perfshinte ne librin “Demokracia e shperdorur” dhe me pas ta botonte ne faqet e “Shekulli”-t, ai e kishte botuar edhe ne shtypin kosovar qe ne janar te vitit te shkuar. Dhe sic do rrefente vetem pak dite me pare ne nje interviste te gjate ne “Gazeta Shqiptare” ideja per ate shkrim i kishte ardhur duke pare se sa po shtoheshn intelektualet, qe po rishkruanin e po retushonin te shkuaren e tyre. “E njoh mire krijimtarine dhe jeten politike ne Prishtine”, ka thene ai ne kete interviste, -”prandaj edhe nxitja e drejteperdrejte per shkrimin me ka ardhur prej shembujve te ketushem. Kjo nuk do te thote, nderkaq, se ne shkrimin e saj s’me kane nxitur edhe shembujt prej Tirane”.
    Pikerisht ne Tirane ai shkrim ku nuk permendeshin emrat e “shembujve” do te lexohej sikur i drejtohej nje shembulli te vetem: Ismail Kadarese. Menjehere pasi “Shekulli” kishte botuar pjesen e dyte te essese, rinisen te shkruheshin edhe njehere komentet me pro e kunder hapjes se dosjeve, ndonje koment ku Kadare cilesohej si shkrimtari qe nuk e fshihte te shkuaren ashtu sic akuzonte Qosja... Ndersa vete Ismail Kadare, ne nje interviste dhene gazetes “Shekulli”, do te deshmonte se edhe ai vete e kishte lexuar essene e Qoses, si nje sulm qe i drejtohej pikerisht atij, duke e lidhur botimin e artikullit te Akademikut kosovar, ne faqet e gazetave shqiptare, me daljen e librit “Nje dosje per Kadarene”, liber ku drejtori i arkivave Shaban Shaban Sinani ka permbledhur nje pjese te denoncimeve e akuzave, qe i jane bere shkrimtarit nder vite. Por nuk ka qene vetem dalja e ketij libri, apo edhe argumenti “dosje”, i hedhur nga Qosja, ai qe i ka bere lexuesit qe essene “Koha e fallsifikimeve” ta lexojne sikur i kushtohej Kadarese. Nje sere paragrafesh, ku Qosja flet per shkrimtare, qe sot po fshijne nga e shkuara e tyre veprat te cilat dikur ia kushtonin regjimit; qe po perpiqen te rishkruajne e te retushojne te shkuaren; shkrimtare qe dikur ishin te privilegjuarit dhe te glorifikuarit e regjimit dhe qe sot shfaqen si me te persekutuarit e tij; shkrimtare qe te tjeret u botojne dosjet... te gjitha keto duken si te shkruara per Kadarene. Sepse kur flitet per fshehje te veprave te shkuara, te gjithe kujtojne se si Kadareja nuk i permend me poezite e tipit “Ku t’i kerkoj rrenjet e tua Parti”. Apo kur flitet per shkrimtare te privilegjuar e te glorifikuar, qe sot shfaqen si me te persekutuarit, nuk mund te mos mendosh Kadarene si Shkrimtarin zyrtar te periudhes komuniste, qe perkthehej e botohej ne France, por qe pas ‘90-es, duke filluar me “Ftese ne studio” e me nje sere librash, ku si asnje shkrimtar tjeter rrefen vetveten, argumenton se si ne kohen e diktatures ai, duke qene me i privilegjuari, ishte nderkohe edhe me i perndjekuri. Ka pasur me dhjetera arsye, qe duke lexuar essene e Qoses te mendosh se ajo i kushtohet vetem Ismail Kadarese. Sepse ndonese te dy, nepermjet faqeve te shtypit kane thene se marredheniet e tyre neper vite kane qene teper te mira, kane pasur edhe te tjera momente kur jane shigjetuar prej se largu.
    Nese Ismail Kadareja vetem tani arriti qe publikisht te shprehte pakenaqesite e veta ndaj Rexhep Qoses, ky i fundit e kishte bere kete qe ne vitin 1973. Atehere kur ne librin e tij “Panteon i rralluar”, ndersa analizonte letersine shqipe, ate qe shkruhej ne Shqiperi e Kosove, do ta quante Kadarene kolonel te prozes shqipe, i cili “ka arritur te jete vetem nje ushtar modest ne frontin e kritikes”. Nje mendim ky qe duhet t’i kete bere pershtypje shumekujt, sepse jo me kot ende mbahet mend dhe citohet. Vetem pak dite me pare, ne intervisten e tij dhene ne “Gazeta Shqiptare”, Qosja ka rrefyer se -”ky ne te vertete ishte nje veshtrim per permbledhjen e shkrimeve kritike dhe eseistike te Kadarese me titullin “Autobiografia e popullit tim ne vargje”. Ne ate kohe, kur ne Kosove sadopak ishte zbutur qendrimi i regjimit jugosllav ndaj kultures shqiptare, une shkruaja edhe per vepra letrare, qe botoheshin ne Tirane”. Ne ato shkrime Qosja rrefen se nder te tjera kundershtonte edhe realizmin socialist, perpiqej te komprometonte bazen e tij teorike dhe keshtu edhe kuptimin e tij. “Kisha iluzionin”, -ka thene ai ne interviste, -”se ashtu mund t’iu ndihmoja sadopak kolegeve te mi shkrimtare ne Shqiperi. Natyrisht se e beja kete me kujdes, qe te mos demtoja marredheniet mes institucioneve kulturore e shkencore te Shqiperise e te Kosoves, qe sapo ishin vendosur. Ismail Kadare, si autor i popullarizuar edhe ne Kosove, me permbledhjen “Autobiografia e popullit ne vargje” me behej se paraqitej si mbrojtes autoritativ i realizmit socialist, qe qortonte shkrimtaret e tjere kur i dukej se tradhtojne premisat e asaj doktrine!”. Ne intervisten e tij ne “Gazeta Shqiptare” Rexhep Qosja ka rrefyer se per bindjet e tij ishte e kuptueshme dhe e nevojshme qe te bente kritiken e “Autobiografise...” se Kadarese. Sic kishte qene e kuptueshme qe edhe perpara kesaj, perpara botimit te “Panteonit te rralluar”, te bente edhe nje kritike me te rrenjesishme te romanit “Dasma”. Pikerisht te atij romani qe sot vete Kadareja e quan romanin e tij me te dobet, por qe ne Shqiperine komuniste cilesohej si nje nga veprat me te mira te realizimit socialist, romani qe duhej te ishte shembull per shkrimtaret e tjere. Ne kete sfond, kritika qe Qosja i kishte bere ketij romani, i kishte shkaktuar mjaft reagime kunder ne Prishtine, gje te cilen ai e ka rrefyer edhe pak dite me pare, teksa ka pranuar te vendoset serish ne rolin e kritikut. Duke thene permes “Gazetes Shqiptare” ate qe deri tani eshte thene vetem ne biseda kafenesh apo ne rrethin e atyre qe njihen si “kryqezuesit e Kadarese”: “Me romanet e tij te botuara pas viteve ‘90-te Ismail Kadare, mjerisht, nuk e ka arritur nivelin artistik te romaneve te tij me te mira te para ketij viti. Nuk kam shpjegim se pse nuk e ka arritur ate nivel! Jo me pak e cuditshme per mua eshte se per c’arsye ne Shqiperi ende nuk kemi roman te rendesishem, roman te madh, per kohen e diktatures komuniste!”.
    Por nuk kishte qene vetem qendrimi ndaj letersise se Kadarese ai qe kishte bere qe te krijohej opinioni se pertej asaj “maredhenieje shume te mire” zyrtare, fshihej edhe ndonje meri e vjeter. Pershembull mbahet mend edhe nje tjeter qendrim kritik i Qoses ndaj Kadarese, qendrim qe ne fakt nuk ka te beje me letersine. Kur ne vjeshten e vitit 1990, shkrimtari ishte larguar per ne France, per te ndikuar e pershpejtuar (sic do te thoshte vete) rrezimin e komunizmit, ne nje interviste te “Zeri i Amerikes”, qe do te botohej me germa te medha edhe te “Zeri i popullit”, Qosja e kishte kritikuar kete veprim: “Jo vella, vendi yt nuk eshte Franca. Vendi yt eshte atdheu, Shqiperia”. Kesaj deklarate Kadareja nuk i eshte pergjigjur asnjehere, te pakten jo publikisht. Madje te gjitha veprimet e mepasshme, perfshire ketu edhe botimin ne France te librit te Qoses “Vdekja me vjen prej syve te tille” me parathenie te Kadarese, duket se deshmojne se nuk ruante ndonje hatermbetje. Prandaj edhe kur ne intervisten e tij ne “Shekulli”, ai e ka akuzuar Qosen se: “me shume se per te ndihmuar te verteten, ai, mesa duket, ka dashur t’u vije ne ndihme ca miqve te tij, me te cilet ka lidhje te ngushta, pikerisht atyre qe hapja e arkivave i ka vene ne pozita aspak te lakmueshme”, botuesi i “Toena”-s, qe ka publikuar librin e Qoses, ka nxituar te deklaroje se Kadareja eshte keqinformuar dhe prandaj ka reaguar kaq ashper. Ne fakt njefare keqinformimi duhet te ekzistoje. Apo me mire te themi keqleximi midis rreshtash. Sepse Kadare shkruan per Qosen se “mendoj se kerkon te heqe vemendjen nga thelbi i ceshtjes: te hapen ose jo arkivat. Se fundi, me aq sa kuptohet nga teksti eshte kunder hapjes”. Ne kohen kur Qosja deklarohet se dosjet duhet te hapen. Vetem se kjo duhet bere me anen e nje ligji te vecante. “Dosja eshte e besueshme”, ka thene ai disa dite pas intervistes se Kadarese, -”vetem ne qofte se eshte dosje autentike, e hapur te prani te komisionit shteteror te krijuar kastile per hapjen e dosjeve. Dosjet e tjera, qe shpallin ne internet grupe individesh, organizata e shoqata te ndryshme, qe botojne individe te ndryshem, te hapura pa pranine e komisioneve shteterore, dosjet me dokumente privatisht te perzgjedhura, lejojne mundesine te quhen, edhe po s’qene te tilla ne te gjitha rastet, dosje te fallsifikuara”. Serish Qosja nuk permend emra: por a nuk eshte nje permbledhje e tille, privatisht e perzgjedhur, edhe libri i Shaban Sinanit “Nje dosje per Kadarene”? Apo ky eshte nje tjeter lexim subjektiv mes rreshtave? Dhe nese, serish ne te njejten menyre, do ta lexoje edhe vete shkrimtari shqiptar, atehere shtypi ndoshta do te kete nje raund te dyte te polemikes: Rexhep Qosja - Ismail Kadare.
    wrong verb

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    Thuhet aty me lart se:

    Kadare e ka akuzuar Qosen se: “me shume se per te ndihmuar te verteten, ai, mesa duket, ka dashur t’u vije ne ndihme ca miqve te tij, me te cilet ka lidhje te ngushta, pikerisht atyre qe hapja e arkivave i ka vene ne pozita aspak te lakmueshme”, ..



    Ja kjo eshte thelbi i grindjes se heshtur Kadare-Qose.. ose i perfshirjes se Qoses ne kto punet e Dosjeve..


    Ne Kosove ..Qosja eshte partizan i hapjes se Dosjeve.. dhe ktu ai mendon se kjo do te sjell "shi ne kallamoq te vet"..
    Pra mendon shpirt m.uti se po te germojne Mavro Ethemet e tij neper Dosje do gjejne "mall" me leverdi per tu perdorur kunder LDK-se e qe pastaj per ta shitur ne Gazetat qelbanike Kosov press e Epok..

    Kurse ne Tirane Qosja eshte armik i hapjes se Dosjeve sepse aty ai ka frike se del pocaq.i ..pisllek maskarallek per te kaluaren e shokeve te tije ne Tiran..pra per krokodio-shkrimtaret qe militojne fanatikisht ne PS te PPSh-se.. e sorrollop.. e plot e plot te tjere.. me te cilet ai kurdisi revolucionin e vonuar asfalo skelo-jevgjito mafiozo- kanibalesk..

    Kadarja i di keto po nuk e xhvesh shpaten tamėm se.. per fat te keq dhe ai e ka nje vella qe ju bashkangjit Ceko Cupa Frrok Neritaneve e qe ata te tere bashke u bashkuan me Zan Luiz Caush Dokle Zabitat ne 97.. ne pararendje te revolucionit shkatrrimtar qe solli ose ri-solli nomenklaturen e dhj.ere te PPSh-se.. ne pushtet .. ate nomenklature qe Il e Shahin e trecereku i gjirokastriteve me emer ( pra jo sorrollopi Fino Ruc..) i kishin ndejtur te tromaksur dizet e ca vjet me radhe..
    Dhe Kadarja e di se dhe Mejdani i PPSH-se e quajti ..shkrimtar Oborri ..Kadarene vete por ama po ki Mejdan Nano ja vuri Shahinin Ambasador ne Suedi te Nobelit .. kinse per merita ne revolucionin anti-malok por ne fakt per ti vene nje shtyp ne goje Kadarese qe te mos bej shum ciu miu kunder Mafies se Nano Edvin caushave..

    Eee jan te ngaterruara gjerat..

  17. #17
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    shekulli

    Kadareja dhe sistemi i mykur i vlerave


    Sadik Bejko
    Gjatė prillit dhe nė javėt e para tė majit, pas shkrimeve dhe intervistave tė prof. Qoses, seē pati njė rimarrje tė temės Kadare nė shtypin shqiptar. Ndonjė artikullshkrues, qė nuk e ka pėr profesion kritikun letrar, botoi njė seri shkrimesh plot vrer mbi vepra tė tij, por, duke qenė se “tė shkruara” tė tilla vijnė me porosi prej zyrave a ish-zyrave, ku ka punuar autori i tyre, nuk ia vlen tė ndalesh nė to. Prej qarqesh tė tilla shkrimtarėve gjithmonė u kanė ardhur shqetėsime, sidomos Kadaresė, se si duket zotėrinjtė e vėrtetė, fshehur pas njerėzish tė tillė, ende nuk e kanė shuar mėrinė ndaj atij. Mbase se u kanė djegur disa nga shkrimet dhe intervistat e fundit tė shkrimtarit. Mbase nga botimi i “Dosjes pėr Kadarenė”, mbase dhe nga botimi nė Amerikė i librit “Ditė kafenesh”, botim aq i veēantė pėr nga luksi, por dhe pėr vlerėsimin e profesorit amerikan mbi kėtė libėr dhe mbi personalitetin e shkrimtarit. Ecurinė e tij prej shkrimtari nėn diktaturė, atė qė ai kurrė nuk e bėri budallallėkun qė t’i kundėrvihej hapur regjimit, por qė prapė nuk shterri tė bėjė letėrsi tė madhe, ai e quan “njė udhėtim i vetmuar dhe heroik”. Pati dhe shkrime a intervista qė gjoja, larg e larg dosjes Kadare, hidhnin idenė se nėn diktaturė janė pėrndjekur e rrezikur dhe shkrimtarėt me pozita e detyra tė rėndėsishme shtetėrore.
    Heshtja pėr shkrimtarėt e veprave “madhore”
    Kjo qė po ndodh me Kadarenė, rivlersimi jo profesional, por nga shtypi i lidhur me politikėn, i krijimtarisė dhe i personalitetit tė tij, me shkrimtarėt e tjerė shqiptarė tė kohės sė tij as qė mendohet tė bėhet. Madje kėta merren nė mbrojtje. Nė tė dyja kėto plane, nė atė politik dhe nė atė letrar, ata qendrojnė ku e ku larg Kadaresė. Roli i tyre shoqėror dhe letėrsia e tyre mbetet me “njollat e kohės” dhe ato vėshtirė se lahen ndonjėherė. Mendoj se ka dy arsye qė shkrimtarėt “e mėdhenj” tė realizmit socialist nuk i prek njeri. E para, ata abdikuan nga arti i tyre dhe gjatė kėtyre viteve prodhuan vepra tė njė natyre tjetėr. Nga njė “letėrsi” e gėzimeve dhe e sukseseve, kaluan nė tekste tė ngjyrosura nga zhgėnjimi dhe trishtimi. E dyta, ata u njėjtėsuan aktivisht me klimėn e re politike, ose “qetėsisht”, duke shfrytėzuar trafikun e vjetėr tė interesave e tė influencave, u futėn nėn ombrellėn mbrojtėse tė partive politike tė ditės. Kėshtu, tė shpėrndarė nėpėr parti, ata i thonė njėri-tjetrit “mos mė nga, se nuk tė ngas”, “mė mbro, tė tė mbroj”. Fama e tyre nė letėrsi mbetet pėr veprat e dikurshme “madhore”, tė cilat nuk i ribotojnė mė, madje nė antologjitė mė tė fundme me vepra tė zgjedhura po pėrfaqėsohen me krijime tė temave “minore”. Ata jetojnė me famėn e sė shkuarės jo se tashmė nuk kanė shkruar gjė tė re, por nga qė me kritikė e analiza, me rivlerėsimin themelor tė veprės sė tyre nuk merret njeri. Institute, universite, akademi kemi, studime pasuniversitare ku pėrvit jepen tituj dhe grada shkencore kemi, por dhe se kanė kaluar 14 vjet nuk janė ndėrmarrė studime me themel pėr letėrsinė e shkruar nėn diktaturė. Mbase se pėr kėtė nuk jemi tė pėrgatitur. Veē ndryshimeve politike, nė Shqipėri nuk ėshtė krijuar njė sistem i ri vlerash.
    Rikthimi te tezat e Koēo Bihikut
    Prej kėsaj situate nė shtyp rivijnė dhe vlerėsime sipas tezės sė famshme tė vlerave pėr “treshen Agoll, Kadare, Arapi”, tezė e teksteve zyrtare tė kohės sė komunizmit. Kadareja ka pasur statusin e shkrimtarit botėror, qė nga botimi nė Francė i romanit “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur”. Me rastin e ribotimit tė fundi tė kėtij romani nė Gjermani, kritika vendase e quajti shkrimtarin tonė Markezi evropian. Po ende ka njerėz (F. Myrtaj), qė duan tė na kthejnė nė shtratin e Prokustit tė kritikės sė djeshme, nė tekstet e Koēo Bihikut, ta vėnė prapė letėrsinė nėn shufrėn rrafshuese, kolektiviste tė vlerave, diktuar kjo nga urdhrat politikė tė kohės. Kadareja shkrimtar realisht kurrė nuk ka qenė nė kėtė treshe. Pyetja qė duket sheshit si hileqare “se si do tė jetosh ti jashtė kėsaj tresheje”, nėnkupton atė qė tė gjithė keni qenė njėsoj edhe nė vlerat politike. E pikėrisht pėr kėto u bėnė mė tė mėdha akuzat nga njė “shkrues”, i cili madje na propozoi qė veprave tė Kadaresė t’u vėmė dinamitin. Nė se heshtet pėr “njollat politike” dhe vepra tė artistėve tė tjerė “tė treshes” e jashtė saj, justifikuar me atė “se ashtu ishte koha”, me Kadarenė, ndodh e kundėrta, shpėthejnė zhurma dinamiti prej letrash e prej vlerash tė mykura.
    Zėdhėnėsi i njė vendi tė vogėl malor
    Por ka njė vlerėsim tjetėr. Edhe sot ai ėshtė shkrimtari mė i lexuar nė Shqipėri. Mė lart pėrmenda atė profesorin amerikan qė veprėn e tij e quan “udhėtim heroik dhe i vetmuar”. Por mė mirė po i mbahemi vlerėsimit tė njėrit prej historianėve mė tė mėdhenj botėrorė, Erik Hobsbaum, anėtar i Akademisė Britanike dhe i Akademisė Amerikane tė Arteve dhe tė Shkencave, i cili Kadarenė e quan zėdhėnės “tė njė vendi tė vogėl malor qė nėn sundimin komunist fitoi pėr herė tė parė njė vend nė botė” (“Epoka e ekstremeve”, bot. shqip Ēabej, v.1997, f. 420). Dhe Hobsbaum jo qė nuk pėrmend ndonjė shkrimtar tė treshes(!), por as njė shkrimtar tjetėr tė Evropės Lindore. Kadareja qė gjatė komunizmit ėshtė vlerėsuar si ambasador i Shqipėrisė nė botė. Mė e rėndėsishmja ėshtė se ai, nė radhė tė parė, mbeti njė shkrimtar “i nevojshėm pėr publikun e vet” (Hobsbaum), derisa veprat e tij atėhere nuk binin nė tokė, bliheshin e lexoheshin me njė frymė. Rolin prej zėdhėnėsi tė njė kombi ai e ka luajtur edhe tani, nė ditėt kur po vendosej pėr ndėrhyrjen e ushtrive tė NATO-s nė Kosovė. Ka qenė fare pranė me shtabet qė e morėn njė vendim tė tillė.
    Shkrimtari dhe predikuesi, prokurori i diktaturave
    Natyrisht, njė status tė tillė e fitoi, nė radhė tė parė, me talentin prej shkrimtari tė madh. Ai udhėtonte jashtė Shqipėrisė dhe formalisht i duhej tė ishte edhe njė zė pro regjimit. Por letėrsia e tij ėshtė ashtu siē e kanė quajtur, letėrsi e njė “prokurori tė diktaturave”, dhe se e shkruar nė “burgun” e njė diktature. Ata qė e botonin dinin ta ndanin shkrimtarin dhe njeriun nga roli i imponuar prej rrethanave. Ky personalitet qė mbronte vendin e vet, qė sillte mrekullitė historike tė vendit tė vet, qė shpaloste magjitė e njė kulture tė vogėl, por mjaft origjinale, ky talent dhe kjo mendje e fuqishme nuk ka se si, nė tė njėjtėn kohė, tė mbronte burgun komunist. Dhe ndėrkohė qė fama i rritej, ai nuk e ndante fatin e tij nga fati i popullit tė vet. Kjo pėr ata andej “perdes” ishte njė vlerė morale jo e zakonshme. Tė bėsh letėrsi tė tillė qė tė pranohesh nė botė si shkrimtar i madh dhe tė kthehesh nė tė prapė nė “burgun” ku jeton populli yt e ku tė ka hedhur kjo botė e ndarė me perde tė hekurt, do tė thotė se me ndėrgjegje ke zgjedhur tė jesh zėri i njė populli.
    Tė marrėsh rolin e zėdhėnėsit tė popullit tėnd ėshtė mė e vėshtira pėr njė shkrimtar. Duhet tė zgjedhėsh muzėn apo politikėn, artistin apo udhėheqėsin shpirtėror, zėdhėnėsin i lirisė apo tė diktaturės, shkrimtarin apo predikuesin? Dramaciteti traumatik i kėtyre alternativave mund tė ēonte nė njė deformim tė pėshtirė letrar, po tė mos ishte njė talent dhe njė mendje e pashoqe. Duke kaluar midis fijesh kaq tė ngatėrruara e tė rrezikshme pėr letėrsinė (diktatura, komunizmi, nacionalizmi, liria, fati historik tragjik i njė populli, jetesa brenda mureve, suksesi marramendės jashtė mureve, ruajtja e kaq ekuilibrave), kur shkrimtari duhet tė jetė shkrimtar e vetėm shkrimtar, e bėjnė fenomenin Kadare me tregues tė tillė qė do tė jetė edhe pėr shumė kohė objekt studimi. Ai u mbijetoi aq kontradiktave qė shpesh janė vetėvrasėse pėr letėrsinė. Si i tillė, ai ėshtė njė fenomen i pėrmasave tė tjera, me vlera edhe pėrtej kėtij vendi.
    Dhe vrazhdėsia e politikės vazhdon
    Pse e lejoi shteti shqiptar i kohės njė shkrimtar tė tillė? Kadareja u imponua. Nga ana tjetėr, pėr sistemin, mund tė thuash, se suksesi i tij ishte njė reklamė pa pare. Sot nė Shqipėri e dinė mirė se si mbushet njė ēantė plot, pėr t’u botuar njė shkrim pozitiv politik nė njė revistė prestigjoze nė botė. Kėshtu, shkrimet e tij pro regjimit kanė qenė pjesė e haraēit. Kadare ka ecur nė fije tė holla e tė rezikshme dhe “Dosja Kadare” kėtė provon, se edhe ai ėshtė pėrgjuar e kontrolluar nė ēdo fjalė. Por dhe nė kushtet e shtypjes sė atėhershme shqiptare, vepra e tij lexohej se ai dinte tė shprehte ato qė mendonte dhe ndiente pjesa mė e arsimuar e popullit. Fanatikėt dhe dashakeqėt, frymėzuar nga politika, le t’i lexojnė edhe sot ato shkrime qė edhe shkrimtarėt e tjerė shqiptarė tė kohės sė tij nuk po i botojnė mė dhe qė tek kėta tė fundit janė volumi mė i madh dhe mė kryesori nė krijimtarinė e tyre.
    Pse ai nuk qe disident? Sipas dy profesorėve tė cituar, dhe disidenca qe pjesė e lojės politike tė regjimeve. Sollxhenicinin e pėrdorėn nė propagandėn kundėr Stalinit dhe, kur u bė i rrezikshėm, e zbuan. Lėshimet vlenin pėr viktimat e spastrimeve tė ardhshme (Hobsbaum).
    Fati i shkrimtarėve nė mjediset tona ka qenė i vėshtirė. Tė jesh shkrimtar i madh midis kaq tė vegjlish, kur politika prapė vrazhdėsisht ndėrhyn qė tė bėjė ligjin nė sistemin e vlerave jashtė fushės sė saj, ėshtė dhe mė e vėshtirė. Dhe kur profesionistėt heshtin…
    wrong verb

  18. #18
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Nga Korrieri, Metropol dhe Sot...

    nga Korrieri

    Kur te medhenjte behen te vegjel

    Nga Mustafa NANO

    Ne dy te perditshme te ndryshme te dites se djeshme u publikuan dy intervista, te cilat me gjase kane bere qe te perditshmet ne fjale te jene shitur ca me shume se sa ne dite te zakonshme, por pa e rivalizuar dot megjithate rritjen e tirazhit te "Zerit te Popullit" nja dy dite me pare me rastin e nje interviste tjeter, ate te kryetarit te bashkise se Tiranes, gje qe ne fakt ka te beje me magjine e pakonkurueshme te politikes, e jo me ndonje interes me te vecante publik lidhur me personazhin Edi Rama.

    Intervistat u ishin marre nga "Metropol" e "Sot" respektivisht Ismail Kadarese e Dritero Agollit. [intervistat ne vijim - D D] Ishin me te gjata se sa intervistat, qe keta te dy japin rendom ne shtypin shqiptar; madje, ajo e Dritero Agollit do te vijoje edhe sot, ndoshta edhe neser e pasneser. Duke pare se te intervistuarit flisnin ne te njejten dite, ne dy gazeta te ndryshme per njeri-tjetrin, te krijohej pershtypja se ishte dicka e ujdisur midis dy gazetave e dy shkrimtareve. Por afermendsh, nuk ka si te jete keshtu. Eshte thjesht nje rastesi.

    Dihet qe dy shkrimtaret me te medhenj te letersise shqiptare (kjo eshte nje nga te paktat - ne mos, e vetmja - cliché te botes komuniste qe ia ka dale mbane te mbetet e palenduar ne periudhen postkomuniste. Madje, cliche-ja eshte me e sakte kur, ne vend te percaktorit "te dy", citohet qellimisht tandem-i nominativ "Kadare e Agolli", duke dashur me kete te theksohet ne fillim Kadare, e pastaj Agolli; dhe me te drejte), dihet pra qe keta te dy, megjithese gjate gjithe kohes mezi e kane duruar e mezi e durojne njeri-tjetrin, vijojne megjithate te jene te permbajtur dhe kembengulin ta mohojne deri diku nje gje te tille, gje qe duket edhe tek rikthimi nostalgjik i Kadarese ne kohet e rinise se tyre, nja njemije vjet me pare, kur qe te dy shkembenin shpenguar biseda e ide mbi mizorine e regjimit te Hoxhes. Te ngjante se intervista e djeshme e Kadarese, perpara se te ishte kapaku qe i vihet kazanit te akuzave kunder Agollit te bera ne fakt nga vezhgues e ndjekes te letersise, permbante kumtin: "shiko, mishin po ta ha, po kockat po t'i ruaj". Po keshtu Agolli, i cili, ndonese flet nga pozitat e "viktimes" se fushatave te organizuara here pas here nga qarqe te ndryshme mediatike, e ndonese kete radhe duket i zemeruar si asnjehere tjeter, e frenon disi gjuhen kur eshte puna qe duhet te flase per kolegun e vet. Sigurisht, hedh poshte me terselleme akuzat, leshon ndonje kercenim, sipas te cilit do te heqe dore nga skrupujt nese akuzat do te vijojne, por nuk e braktis per fare rolin e gentleman-it.

    Duket qe eshte kacafytje megjithate, dhe ne thelb, ne kete kacafytje publike midis Kadarese e Agollit se c'ka dicka prej njerezish te vegjel. Eshte nje variacion i avazit te vjeter me teme "e lagu, s'e lagu". Ata te dy tashme e dine pergjegjesine, rolin, vendin e peshen e tyre, dhe ajo cfare ata dine, nuk ndryshon shume nga opinioni, te cilin e ka bere te vetin pjesa me e madhe e publikut shqiptar: "Kadareja e Agolli jane shkrimtaret me te medhenj qe ka pjelle ky vend. Kadare eshte padiskutim me i madh e me influent, n'dac ne boten shqiptare, n'dac ne ate jo shqiptare. Ai eshte tashme (prej kohesh, ne fakt) nje ze i dallueshem e i pakonfondueshem ne korin e shkrimtareve me te mire te planetit, gje qe per Agollin - te rrime shtrember e te flasim drejte - nuk e mendon njeri. Kadare gjithashtu, ne ndryshim nga Agolli, i cili me regjimin e Hoxhes ka patur deklarativisht e publikisht nje raport miqesor e pa te krisura, eshte shquar per nje raport plot nderlikime e te cara me nomenklaturen e kuqe. Por qe te dy amį - qofte ne emer te ruajtjes se integritetit te tyre fizik, qofte per te mbijetuar si individualitete artistike - i kane sherbyer regjimit te Hoxhes. Te gjithe e besojne qe keta s'e kane dashur regjimin, por qe te gjithe e dine qe keta i kane sherbyer regjimit. Nuk kish shume per te zgjedhur ne ato kohe: o do te pranoje te kaloje jeten burgjeve, o do t'i sherbeje dikatures (sigurisht, brenda secilit opsion mund te zgjidhje akoma, dhe keshtu mund te behej lehte, fjala vjen, dallimi midis shperfillesit "par excellence" Lasgush Poradeci, "vicklahedhesit subversiv" Ismail Kadare e beniaminit te talentuar te regjimit Dritero Agolli). Te tre keta bene zgjedhjen per te mos e kaluar jeten burgjeve. Dhe, sipas meje, nuk bene keq.

    Merret vesh qe Kadare e vuan me shume turpin prej kesaj situate, por ne kete mes nuk i falet qe te carat midis tij e regjimit te na i shese per hone e qe raportin tekanjoz me regjimin te na i shese si lufte te Goliathit (regjimi) me Davidin (Ismaili). Ismail Kadare, per te cilin te qenit shkrimtar ngjan te jete me i rendesishem se sa te qenit gjithcka tjeter, nuk ben keq ta konsideroje veten edhe me pakez fat qe e kaloi pjesen me te madhe te jetes se vet nen diktature. Nuk duhet te jete pa gje ai ligjerimi si prej te dehuri, te cilin Graham Greene e vuri ne gojen e nje trafikanti mendjemprehte tek filmi "Njeriu i trete": "Nen thundren e Borgia-ve, qe sunduan me gjak, terror e masakra per tridhjete vjet me radhe, linden Michelangelo, Leonardo da Vinci, e tok me ta, rilindja europiane. Zviceranet kane jetuar per 500 vjet ne demokraci e paqe, por cfare pollen? Sahatin qe ben tik-tak."

    Por duke e lene menjane kete gjetje fluturake, duhet thene se tek Ismail Kadare mungon nje lloj perunjjeje introspektive intelektuale ne gjithe gjykimin aposteriori, qe ai i ben raportit me regjimin e cmendur komunist. Edhe disidente te vertete te Europes ish-komuniste i kane vleresuar gjerat e shkuara ne nje menyre me empathike se sa Kadare. Zerave qe vinin prej bashkevuajtesve te tij ne vitin 1989, e qe kerkonin nje ndeshkim shembullor te personazheve pergjegjes mbi ate qe kish ndodhur ne Cekosllovaki deri ne ate moment, Vaclav Haveli iu pergjigj ne nje menyre, qe gjithkujt mund t'i duket e padrejte: Askush ne kete bote nuk eshte thjesht e vetem viktime (kete fraze te tij me sa duket ka marre pak me vone ish-Presidenti shqiptar, per ta berishizuar ne nje trajte qe i leverdiste: jemi te gjithe bashkefajtore e bashkevuajtes).

    E megjithese fraza e Havelit duket e padrejte, ajo te gozhdon me mesazhin e me fuqine e vet empathike. E te mos harrojme qe Haveli, ne ndryshim nga Kadare (nga Agolli, po se po) pati per "kusur" gjate regjimit shtypes vetem ecejaket neper burgje. Te mos harrojme gjithashtu, se ne kohen qe Kadare studionte (e ne te njejten kohe, bente nje jete te paqortueshme prej dandy) ne Moske, Haveli mbetet pa nje burse studimi e dergohet ushtar. Te mos harrojme me ne fund, se ne vitin 1975, kur Kadare shijonte suksesin e "Dimrit te madh" (personalisht, e kam lexuar andej nga fundi i viteve '70 me shume se dhjete here ate liber e me shume se pesedhjete here pasazhe te tij, e qe te gjitha heret jam befasuar njesoj nga stili i tij nazik i te shkruarit), Haveli i shkruan Presidentit Husak nje leter denoncuese ndaj regjimit, e cila u be shpirti i kontestimit cekosllovak.

    E di, qe ne Prage ka qene shume me lehte se sa ne Tirane, ne mos per t'i rezistuar diktatures, te pakten per te bere nje jete shperfillese e indiferente ndaj saj (nderkohe qe tek ne librat e ndaluar percilleshin neteve dore me dore e shtepi me shtepi, ne Prage librat e ndaluar te Kafkes mund te bliheshin diten me diell ne ndonje librari te maskuar "me dijenine e nomenklatures" si dyqan antikuaresh). Ne kete kuptim, askush nuk ka kerkuar nga Kadare, pse nuk ka qene Havel ne Shqiperi. Se pari, kjo ka qene e pamundur, e se dyti, nuk di pse mendoj qe Shqiperise i vlen me teper nje Kadare (shkrimtar i madh e nje "entitet" antikomunist gati i pavlere) se sa nje Havel (shkrimtar gati dosido e nje "entitet" i madh moral e human). Une e di, qe kjo qe sapo thashe, eshte gjithe diten e diskutueshme, por e them ngaqe kam patur e kam bindjen se Kadarese duhet t'i mjaftoje te jete ky qe eshte. Ne te tjereve eshte e sigurte qe na mjafton.


    Nga Metropol:

    Violeta Murati

    U ndamė kur Agolli pranoi Enverin

    28 Gusht Cili ishte shkaku i polemikės midis Arshi Pipės dhe Ismail Kadaresė? Pas botimit nė gazetėn “Metropol” tė parathėnies sė romanit “Kronikė nė gur”, qė iu refuzua Pipės nga botuesi anglez, reagon shkrimtari Kadare duke zbuluar pėrfundimisht misterin e sherrit tė gjatė midis kritikut dhe shkrimtarit. Ndėrsa nė treg del botimi i dytė “Dosja Kadare”, zbulohet dhe ftohja e gjatė qė ka shoqėruar prej viteve ’80 dy shkrimtarėt Kadare-Agolli; Ēfarė po ndodh me moralin e shqiptarėve pas diktaturės

    Rrėfim, ndjesė dhe rebelim. Pėr njė shkrimtar tė kalibrit tė Ismail Kadaresė tė zbulohet njė mister nuk ka tė bėjė aspak me ndėrgjegjėsimin moral, por me ēlirimin final tė ndėrgjegjes, qė duket se ende ndiqet nga izolimi.

    Kur u botua nė gazetėn “Metropol” parathėnia e plotė e profesor Arshi Pipės, pėr romanin “Kronikė nė gur”, vėmendja u pėrqėndrua te fakti se Kadare paska shkruar nėn diktaturė njė vepėr tė kėtillė disidente. Teza e Pipės vinte pas aludimit mbi portretin e Enver Hoxhės, si homoseksual. Kadare e pohon se ky publikim do tė ishte fatale pėr tė, por e pranon se ėshtė treguar tepėr i

    ashpėr me tė, duke kėrkuar tėrthorazi, ndjesė.

    Ndėrsa kėto ditė ėshtė botuar “Dosja Kadare”, mė me pak zhurmė se botimi i parė, por shumė mė i ashpėr pėr shkrimtarin. Pėrse ky botim po pėrcillet pa reagime? Nė qendėr vazhdon tė mbeten kritikat komuniste, ideologjike, qė janė quajtur mirėfillli krime nė letėrsi. Emri i Dritėro Agollit e ka bėrė shkrimtarin Ismail Kadare tė “rebelohet”. Dikur miqėsia e ngushtė e tyre, ėshtė zėvendėsuar prej shumė vitesh me ftohjen, madje dhe nė bindje tė kundėrta. “Thelbi i saj, ajo qė n’ato kohėra ishte shpirti i njė miqėsie tė vėrtetė: refuzimi i brendshėm i regjimit, vdiq. Mbeti vetėm lėvozhga e jashtme”, pohon Kadare nė intervistėn e tij. Ndėrsa dera e shkrimtarit Agolli vazhdon tė mbetet e mbyllur nėn epitafin e tė shoqes se “ashtu ishte koha”.

    Nė librin tuaj tė fundit “Letėrkėmbim me presidentin”, edhe nga ju edhe nga ish-presidenti R. Alia, pėrmendet Arshi Pipa. A mund tė na sqaroni polemikėn dhe incidentin me Arshi Pipėn, i cili pėr shumė njerėz mbetet ende njė mister?

    Mendoj se nuk ka ndonjė mister. Ka vetėm paqartėsi si rrjedhojė e mosshpjegimit tė plotė tė gjėrave. Gazeta juaj ishte ndoshta e para qė ndėrmori njė hap pėr sqarim, me botimin qė i bėri studimit tė profesor A. Pipės, lidhur me romanin “Kronikė nė gur”. Siē dihet tashmė ky studim ka qenė shkruar si parathėnie pėr botimin anglisht tė romanit. Dihet gjithashtu qė romani ka qenė pėrkthyer pikėrisht prej Arshi Pipės.

    Bėhet fjalė pėr parathėnien e refuzuar nga botuesi anglez. Cili ka qenė konkretisht shkaku i acarimit tuaj?

    Parathėnia u refuzua dhe pėr shkak tė saj u prish kontrata, duke u refuzuar bashkė me tė edhe pėrkthimi. Parathėnia u gjykua e rrezikshme pėr autorin qė jetonte ende nė njė vend diktatorial. Por shkaku i acarimit tim s’ka patur lidhje me kėtė. Po pėrpiqem tė jem sa mė i qartė. Normalisht unė duhej tė isha mirėnjohės ndaj profesor Pipės pėr pėrkthimin. Dhe kam qenė, nė fillim, tepėr mirėnjohės. Unė duhet t’i isha mirėnjohės gjithashtu edhe pėr parathėnien tepėr interesante, por nėse do tė mund ta takoja atėherė do t’i thosha: “Profesor, ju faleminderit pėr vlerėsimin tuaj, por ju keni theksuar jashtėzakonisht shumė tingėllimin antikonformist tė romanit tim. Ju e nxirrni atė si njė vepėr disidente, antikomuniste qė denoncon luftėn e klasave e terrorin komunist, madje demaskon personalisht shefin e kėtij terrori, Enver Hoxhėn. Thėnė ndryshe, ju keni mbiēmuar shumė meritat e mia si shkrimtar liberal, madje mė quani haptas “rebel”. Asnjė shkrimtar nė Shqipėri nuk mund tė shkruante njė vepėr tė atillė siē e mendoni ju kaq haptas kundėr regjimit e aq mė pak kundėr Enver Hoxhės”.

    Gjirokastra perverse, kėtė tablo Pipa e pėrqendron shumė dukshėm nė kritikėn e tij duke e sintetizuar nė tė vetmin synim, se ky ishte qyteti i Hoxhės, deri nė homoseksualitetin e tij, qė ju keni dashur ta sofistikoni nė veprėn tuaj. A e pohoni dhe ju njė gjė tė tillė, sepse mendohet se polemika ka lindur pikėrisht mbi kėtė sofizėm?

    Nė studimin e tij A. Pipa i lėshon shumė njė kinse armiqėsie time ndaj qytetit tė lindjes. Madje lidhur me raportet e mia me Gjirokastrėn, ai bėn analogji me raportet e Dantes me Firencen e tij. S’dua tė zgjatem me kėtė, por dua tė them thjesht dhe sinqerisht se kjo nuk ekziston. Qyteti im i lindjes mua s’mė ka bėrė ndonjė tė keqe, e aq mė pak tė mė ketė dėbuar siē ka bėrė Firencia me Danten. Ndėrkaq, po aq sinqerisht dua tė pohoj se kur e kam lexuar kėtė, jo vetėm s’kam ndier ndonjė bezdi, por, ndonėse realisht nuk ėshtė e vėrtetė, si gjetje, nga ana profesionale, mė ėshtė dukur interesante. Ashtu siē ėshtė gjetje e bukur e A. Pipės, teza e transferimit tė urrejtjes ndaj njė njeriu kundėr njė qytetit tė tėrė.

    Sa pėr ēėshtjen e seksualitetit tė E. Hoxhės, jo vetėm qė kjo nuk ekziston nė “Kronikė nė gur”, por as qė mė ka shkuar ndėr mend. Probleme tė tilla, qofshin tė vėrteta apo pėshpėrima pa bazė, mė janė dukur fare pa peshė qė as e ulin, as e ngrenė njė personazh historik (pėr tė mos thėnė se nė Evropėn e sotme ka gjasė mė shumė ta ngrenė se ta ulin).

    Ndėrkaq nė studimin e A. Pipės, aludimet pėr Enver Hoxhėn, janė renditur rresht, tė gjitha negative...?!

    Kjo ėshtė e vėrtetė. Krijohet pėrshtypja se unė i jam qepur atij. Sot, kur ne po e bėjmė kėtė bisedė (sot kur shumė njerėz mburren e kapardisen me kinse trimėritė e tyre nė atė kohė), unė mund tė krenohesha e tė thosha se ja, nė “Kronikė nė gur”, paskam bėrė kėtė apo atė aludim, siē e ka konfirmuar edhe profesor A. Pipa, qysh me parathėnien e tij, nė fillimet e viteve ’80, e mė pas, mė 1987, nė revistėn “Telos” tė Nju-Jorkut.

    Ēdo shkrimtar i ish-perandorisė komuniste qė, kishte rezerva pėr regjimin, do tė ishte i lumtur qė komente tė tilla t’i bėheshin nė Perėndim, nė atė qė quhej botė e lirė. Ndėrkaq shkrimtari vetė, mė saktė se cilido, e di se sa dhe nė cilat vepra ka qenė ose jo, qėllimisht subversiv.

    Pyetja, a ka qenė i saktė zbėrthimi i “Kronikė nė gur” prej A. Pipės, nė njė vizion tė pėrgjithshėm s’mund tė ketė veēse njė pėrgjigje pozitive. Kjo lidhet me vetė natyrėn e letėrsisė, kur kemi tė bėjmė me letėrsinė e vėrtetė, letėrsinė normale. E kam thėnė shumė kohė mė parė se kjo lloj letėrsie ėshtė armike natyrale e diktaturės. Duke theksuar se nė Shqipėri nuk lejohej disidenca, kam thėnė gjithashtu se jam pėrpjekur tė bėj letėrsi normale nė njė vend anormal.

    “Kronikė nė gur” ka qenė e tillė. Pra pa mėtuar tė jetė rebele, ka qenė realisht e tillė, falė normalitetit tė saj. Nga ky normalitet A. Pipa ka nxjerrė tė vėrtetėn e njė teksti tė shkruar nė njė kohė qė ėshtė e huaj dhe armiqėsore pėr tė.

    Sa pėr figurėn e Enver Hoxhės, pėr tė parė sa ka ose nuk ka tė drejtė profesor Pipa, do t’ju lutesha qė krahas kėsaj interviste tė botohej portreti i shkurtėr i Enver Hoxhės nė kreun 15, tė “Kronikė nė gur”. Ėshtė fare e qartė se nė kėtė portret nuk ka asnjė grimė pozitive. Sipas studiuesit francez E. Faye, ka pėrkundrazi, njė nuancė tė lehtė negative. Lexuesi juaj, ndihmuar ndoshta edhe nga ndonjė analizė e tekstit, do ta kuptojė mė qartė.

    Mbetet gjithmonė pyetja e acarimit tuaj me profesor A. Pipėn...?

    Tekstin e A. Pipės e kam lexuar shumė vonė, nė vitin 1987 ose 1988, kur rreziku nuk ishte mė i tmerrshėm si mė parė. Jam habitur natyrisht, dhe e kam kuptuar mė mirė pse ėshtė refuzuar. Botimi i tij si parathėnie do tė ishte fatal pėr mua. Megjithatė nuk kam ndier asnjė acarim ndaj A. Pipės. E kam shpjeguar thjesht si hutim, naivitet ose mosvlerėsim tė rrethanave. Siē e pėrmenda mė lart, ishte e pranishme gjithmonė kėnaqėsia, qė njė kundėrshtar i regjimit komunist si A. Pipa kishte gjetur nė kėtė vepėr e nė disa tė tjera, kumte tė lirisė, ēka tregonte se kėto vepra ishin “normale”.

    Pak kohė mė pas, mė 1989-1990, pikėrisht nė kohėn e letėrkėmbimit tim me ish-presidentin Alia, si rrufe nė tė kthjellėt, A. Pipa, nė “Zėri i Amerikės”, bėri njė seri sulmesh kundėr meje, thelbi i tė cilave ishte: I. Kadare, meqenėse s’ka bėrė asgjė pėr demokracinė nuk ka tė drejtė tė flasė pėr tė!

    Merret me mend habia, e mė pas zemėrimi im. Unė, qė sipas tij, njėzet vjet mė parė, s’kisha lėnė gjė pa thėnė, kundėr regjimit dhe Enver Hoxhės, tani s’paskėsha as tė drejtė tė flisja pėr demokracinė.

    Nė duar kisha korrekturat e “Ftesė nė studio”, dhe ashtu, i zemėruar siē isha, shtova nė tekst njė reagim tė ashpėr e plot fyerje pėr tė. Ndėr tė tjera, parathėnia e tij, pikėrisht ajo qė e kisha ēmuar, m’u duk tani qėllimkeqe, si njė kallėzim nė polici.

    E keni pohuar dhe vetė se keni qenė i ashpėr nė kritikėn ndaj Arshi Pipės, madje e keni tepruar. Nė njė botim tė mėvonshėm i keni hequr fyerjet. Ka qenė kjo njė kėrkim ndjese e tėrthortė?

    Natyrisht. Nė botimin e parė tė “Ftesės” nė frėngjisht, pas njė viti, nė mos gaboj, gjėja e parė qė bėra ishte tė hiqja fyerjet kundėr A. Pipės. Mė pas, nė njė intervistė me shtypin shqiptar, e pohova hapur se isha penduar.

    Nė Shqipėri, pendimi dhe kėrkimi i ndjesės, pothuajse nuk njihen. (Ish-nomenklatura komuniste, e cila shpejton tė mbushė shtypin me kujtimet e saj rozė, jep shembullin mė barbar pėr kėtė.)

    Nė raste tė ndryshme kam kėrkuar ndjesė publikisht sė paku tri-katėr herė. Dhe asnjėherė nuk kam ndier bezdinė mė tė vogėl. Pėrkundrazi.

    Po reagimi i profesor A. Pipės, cili ka qenė?

    Me sa jam nė dijeni, gjatė udhėtimit tė tij nė Shqipėri, pas rėnies sė komunizmit, e kanė pyetur shumė herė pėr kėtė incident, por ai ėshtė shprehur shumė pak. Nuk e di saktėsisht ē’ka ndodhur por pėrshtypja ime ka qenė se kjo ngjarje fatkeqe, ashtu siē mė ka helmuar mua, do ta ketė helmuar edhe atė.

    Kėto ditė ėshtė botuar libri i dytė “Dosja Kadare”, me materiale tė reja, shumė mė tė ashpra se i pari. Emri i shkrimtarit Dritėro Agolli ėshtė mė “i godituri”. Si janė marrėdhėniet tuaja pas kėsaj? Ku ėshtė ndryshimi?

    Ėshtė vėrtet njė gjė tepėr e papėlqyeshme tė lexosh gjėra tė tilla. Ėshtė tepėr dėshpėruese. Ndryshimi midis nesh bazohet nė njė gjė themelore. Unė s’kam shkruar kurrė asnjė radhė pas krahėve kundėr atij dhe kundėr askujt. Kurse ai dhe grupi i tij kanė shkruar me qindra. Ky ėshtė superioriteti im mbi ta. Dhe kėtė s’mund ta ndryshojė asgjė.

    Ju keni qenė miq. Shumė njerėz diskutojnė pėr ftohjen tuaj. Ka mendime se ai nuk i ka ndėrruar bindjet e veta tė majta, gjė qė i pėrmendet si meritė. Ju, dihet i keni ndėrruar...

    Mendoj se ėshtė e kundėrta. Ėshtė ai qė i ka ndėrruar bindjet e tij e unė jo. Ju mund tė hapni sytė nga habia, por unė do t’jua vėrtetoj.

    Ne kemi qenė miq, kjo ėshtė e vėrtetė. Madje miq shumė tė afėrt, qysh nė gjimnaz. Pas kthimit nga studimet e larta nė Rusi, miqėsia u bė edhe mė e fortė pėr shkak tė bindjeve tė njėjta politike. Ishte fillimi i viteve ’60. Ne ishim kundėr regjimit dhe hapur flisnim kundėr tij. E donim vendin, por ishim tė zhgėnjyer nga komunizmi, e sidomos nga versioni i tij shqiptar. Kjo vazhdoi gjer nė vitin 1966, kohė nė tė cilėn ai botoi librin e tij mė tė mirė, njė ndėr mė tė mirėt e kohės, “Zhurma e erėrave tė dikurshme”.

    Pastaj atij i vunė synė pėr t’i pėrgatitur njė karrierė politike, nė fillim si sekretar i Lidhjes sė Shkrimtarėve, pastaj si kryetar. Ky ishte dhe mbarimi i tė folurės kundėr, rrjedhimisht mbarimi i miqėsisė sonė. Thelbi i saj, ajo qė n’ato kohėra ishte shpirti i njė miqėsie tė vėrtetė: refuzimi i brendshėm i regjimit, vdiq. Mbeti vetėm lėvozhga e jashtme.

    A mund tė shpjegohet mė qartė njė gjė e tillė?

    Natyrisht. Ne nuk flisnim mė kundėr. Ishte e kuptueshme qė ai t’i shmangej njė gjėje tė tillė, sidomos, kur u bė anėtar i Komitetit Qendror. Unė gjithashtu s’doja tė abuzoja duke ia kujtuar bisedat e vjetra. Ato mbetėn sekreti ynė i pėrbashkėt, njė pakt heshtjeje i vazhdueshėm. Asnjėherė, qoftė edhe nė ēastet e mia tė vėshtira, atėherė kur ai mė akuzonte, s’mė ka shkuar mendja t’ia kujtoj. Ti thosha, pėr shembull: ti mė akuzon mua si antisocialist, si kundėrrevolucionar, si pėrqeshės tė komunizmit, por ti je si unė, ose sė paku ke qenė si unė. Por ajo ishte njė kohė e mbrapshtė kur ndodhnin gjėra qė qysh tani mund tė duken tė pabesueshme.

    Nuk e besoj qė Agolli, pėr tė mė kundėrshtuar mua, tė mohojė atė kohė, kohėn e tij mė tė bukur. Tė thotė, pėr shembull, se nuk ka folur kundėr regjimit dhe se unė po fantazoj.

    Ka njė paradoks nė kritikat e Agollit kur nga ana profesionale mendimet janė tė sakta, ndėrsa nė fund e hedh krejt poshtė veprėn, duke pėrmendur kėtu rastin e romanit “Koncert nė fund tė dimrit”, roman qė mbeti pesė vjet nė sirtar. A mendoni se ish-kryetari i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe tė Artistėve e bėnte kėtė me vetėdije?

    Ėshtė e vėrtetė se analizat e tij janė tė sakta, qoftė pėr “Pashallarėt e kuq”, qoftė pėr “Pallatin e ėndrrave” e sidomos pėr “Koncert nė fund tė dimrit” (dokumenti 32 nė librin e Sh. Sinanit).

    Nuk ishte vėshtirė tė gjente gabimet ideologjike nė kėto vepra, sidomos ai qė i kishte njohur mendimet e mia. Kishim folur, siē thashė mė lart, mbarė e prapė. Pėr krimet e Stalinit, pėr egėrsinė e luftės sė klasave tek ne, pėr izolimin dhe mungesėn e lirisė. Pėrqeshjet, talljet e hidhura pėr regjimin, pėr tė cilat ai mė akuzonte sidomos nė denoncimin e fundit (dok. 32), ne i kishim bėrė dikur sė bashku.

    Aktualisht si i keni marrėdhėniet me Agollin, i cili edhe sot vazhdon tė gėzojė sukses politik ndėrsa ju jeni afėr Nobelit, ku letėrsia juaj po cilėsohet unike nė mbarė botėn?

    Marrėdhėniet kanė qenė korrekte por pa atė tharmin, qė pėrmenda mė lart. Shumė vjet pas ftohjes sonė, mė kujtohet, ishte tetori i vitit 1983, ne u gjendėm bashkė me njė grup shkrimtarėsh shqiptarė nė Paris. Njė nga ditėt, e ftova pėr tė pirė njė kafe nė njė kafene tė Chanz’ Elizesė. Isha kureshtar tė dija nėse kishte ruajtur diēka nga koha e parė. Nė tė vėrtetė kisha edhe nostalgji. Ishim vetėm tė dy dhe unė, ashtu si dikur, hapa njė bisedė delikate. Pak a shumė biseda ishte kjo:

    I. K. Me ē’thuhet, ai (ishte fjala pėr E. Hoxhėn) nuk e ka tė gjatė. Si mendon ti, ē’do tė bėhet?

    D. A. Po ajo dihet. Ramizi do ta marrė.

    I. K. Ramizin e njohim. Ėshtė, pa dyshim, mė i butė. Po ėshtė i lėkundshėm, apo jo?

    D. A. I lėkundshėm the? Do kemi qyfyre me tė. Nė mėngjes do gdhihemi aleatė me Bullgarinė. Nė darkė do tė themi, s’jemi mė me bullgarėt, u bėmė me Turqinė.

    Qeshėm njė copė herė si dikur, dhe ndjeva njė keqardhje tė jashtėzakonshme qė ky njeri i tėrhequr nga idiotėsia e karrierės, e kishte braktisur atė qė duhej tė ishte, natyrėn e tij tė vėrtetė.

    Nė dy raste, nė mos gaboj, kam shkruar pėr natėn qė kemi kaluar nė Budapest, gjatė kthimit nga Parisi. Kam folur pėr njė sjellje tė tij disi tė ēuditshme. Nė atė kohė, nuk e dija se pikėrisht tre muaj mė parė, mė 17 korrik 1983, ai kishte shkruar raportin e tmerrshėm kundėr romanit “Koncert nė fund tė dimrit”. Parė nga ky kėnd, ka gjasė qė sjellja e tij nė hotel, tepėr prekėse dhe e njerėzishme, tė ishte njė shenjė pendimi. Sė paku kėshtu mė pėlqen ta mendoj.

    Thuhet se nė Akademinė Suedeze kanė dėrguar dosje kundėr jush. A mund tė jetė e vėrtetė kjo, sa jeni nė dijeni? Kur keni marrė ēmimin anglez, nė sitin e komenteve kanė rėnė nė sy mendimet ekstremiste pėr ju, duke ju cilėsuar madje dhe “fashist”. Ekstremisht ndahen shpesh dhe opinionet kėtu, nė vend, mendoni se ka “arsye” ky mllef?

    Pėr dosjen nė Akademinė Suedeze nuk di asgjė. Kurse sulmet e shqiptarėve kundėr marrjes sė ēmimit anglez, i kam parė. Nė ato sulme dhe nė sulmet e tjera qė u bashkėrenditėn me to, kėtu nė Tiranė, nuk jam quajtur vetėm fashist. Jam cilėsuar me tė gjitha epitetet e mundshme: racist, nazist, ultrakomunist, dishepull i Hitlerit, i Stalinit, i E. Hoxhės, agjent i Francės, ultraperėndimor, antiperėndimor, islamik, antiislamik, filosemit, antisemit, antishqiptar e kėshtu me radhė.

    Shumėkujt e gjitha kjo i duket pėr tė qeshur. Dhe ashtu ėshtė vėrtet, pėr tė qeshur. Ndėrkaq njė shthurje e tillė e logjikės dhe njė xhungėl, njė pluhurnajė e tillė e mendimit, nuk mund tė ndodhė veē nė njė vend tribal, nomad e pa kurrfarė themelesh kulturore e morale. Pikėrisht e tillė paraqitet shpesh Shqipėria dhe gjithė hapėsira shqiptare nė Ballkan, pėrpara opinionit europian e botėror. Njė vend qė gjithēka e ka kthyer kokėposhtė, qė nuk ngopet sė rrėzuari vlerat e saj dhe qė nė vend tė demokracisė e lirisė sė fjalės, shpalos karrikaturėn e tyre. Shkurt njė vend qė duhet mbajtur sa mė larg Evropės.

    Ka zėra, nė shtyp, qė fushata tė tilla denigruese pėr kulturėn shqiptare, pėrpjekjet qė Shqipėria tė mos e ketė ēmimin Nobel, ose ēmimin anglez qė sapo u dha, bėjnė pjesė nė njė strategji izolimi tė vendit?!

    Pikėrisht kėtė thashė mė lart. Kultura shqiptare ėshtė faktor i dorės sė parė pėr integrimin nė Evropė. Letėrsia shqipe bėn pjesė nė familjen e letrave evropiane qysh prej tridhjetė e ca vjetėsh. Nė atė kohė, Shqipėria ishte e vetizoluar me dashje nga kontinenti evropian, vetėm letėrsia, mundi e para tė arrijė nė botėn e lirė. Kjo nuk u ka pėlqyer asnjėherė, e aq mė pak mund t’u pėlqejė sot rretheve antishqiptare. Ato bėjnė ēmos qė nė sytė e opinionit evropian e botėror, Shqipėria e Kosova, tė mbeten vendi i banditėve, i mafies, i drogės, i prostitutave e i horrave.

    Tė gjithė e kuptojnė kėtė krizė morale, por rrugėt e daljes mbeten tė pashpjeguara...?!

    Nė Shqipėri ka ende shumė gjėra qė nuk kuptohen. Pėr tė mos u zgjatur, meqenėse nė kėtė intervistė u pėrdor njė herė pėrshkrimi i njė ngjarjeje, mė lejoni ta mbyll bisedėn me njė tjetėr ngjarje, kėtė herė vėrtet tė pazbėrthyeshme.

    Ėshtė fjala pėr njė bisedė me njė nga kryeministrat e fundit tė Shqipėrisė, emrin e tė cilit, etika nuk mė lejon ta pėrmend. Gjatė njė dreke me shqiptarė dhe tė huaj, ku ka rėnė fjala pikėrisht pėr duhmėn e shkatėrrimit tė vlerave nė kėtė vend, nė ēastin kur ėshtė pėrmendur njė nga publicistėt shqiptarė, tepėr i zellshėm kundėr figurės sė Gjergj Kastriotit Skėnderbeut dhe akoma mė i zellshėm kundėr afrimit tė Shqipėrisė me Europėn dhe SHBA-nė, autori i kėtyre radhėve ka kėmbyer kėto replika me shefin e qeverisė.

    I. K. Zoti kryeministėr, kam lexuar nė shtypin kosovar, se njeriu pėr tė cilin sapo ra fjala, ka mbaruar shkollėn e Ministrisė sė Brendshme nė Beograd. Keni dijeni pėr njė gjė tė tillė?

    Kryeministri: Jo vetėm kam dijeni se e ka mbaruar vėrtet atė shkollė, por kam dijeni gjithashtu qė ky njeri ėshtė agjent aktiv i Shėrbimit tė Fshehtė nė Shqipėri.

    I. K. Atėherė si shpjegohet qė kėtij agjenti jo vetėm i lejohet tė bėjė propagandė kundėr interesave jetike tė Shqipėrisė, por pėr ta kryer sa mė mirė kėtė punė i ėshtė dhėnė njė vend nė katedrėn e Universitetit tė Tiranės?

    Kryeministri: (Nuk pėrgjigjet, vetėm bėn njė shenjė, duke ngritur supet.)

    Kjo ėshtė Shqipėria. E errėt, e pambrojtur, moskuptuese. Qė tragjikisht refuzon vetveten.



    Nga Sot:

    Dritėro Agolli i pėrgjigjet pėr herė tė parė pas 15 vitesh Ismail Kadaresė

    Ilir Bushi

    Dy mjeshtrat e letėrsisė shqiptare, pasi i kanė dhuruar nė njė moshė mė tė re, kulturės sė vendit tė tyre disa nga kryeveprat qė do t’i kishin zili edhe vendet mė tė zhvilluara tė botės, janė rikthyer drejt njeri-tjetrit nė njė moshė mė serioze pėr t’u pėrleshur nė ring. Ismail Kadare dhe Dritėro Agolli, dy njerėzit qė i kanė filluar marrėdhėniet e njohjes sė tyre qė nė gjimnazin “Asim Zeneli”, tė Gjirokastrės, mė nė fund nė moshėn 70-vjeēare kanė vendosur tė ndahen e tė akuzojnė njeri-tjetrin si “denoncatorė”, edhe pėr faje qė s’i kanė bėrė. Kėsisoj, dy murgjit e tė njėjtit Urdhėr, dy mjeshtrat e letėrsisė sė shekullit tė 20-tė, kanė pritur shekullin e 21-tė pėr tė ndarė “pronėsitė e lavdisė letrare”, dhe pėr t’ju vėrsulur njeri-tjetrit, pikėrisht nė faqet e gazetave tė epokės sė pluralizmit.Para pak kohėsh kur Dritėro Agolli kishte 70-vjetorin e lindjes, atij ju bėnė shumė urime e darka, shumė mesazhe celularėsh dhe zile telefonash nė shtėpi. Por telefonata qė nuk iu bė kurrė dhe tė cilin ai e priti me siguri deri nė mesnatė, ishte telefonata e mikut tė tij tė vjetėr, Ismail Kadare, e cila i mungoi. Edhe kėtė rradhė, nė 70-vjetorin e Kadaresė (nė muajin janar) historia midis tyre pritet tė pėrsėritet. Dhe ndėrsa drama vazhdon me hapje arkivash, kryeveprat e letėrsisė kanė ndaluar nė sheshpushimin e shekullit tė ri, pėr tė filluar rrugėtimin e brezave tė rinj, nė gjurmėt e korifejve tė dikurshėm, tė cilėt mbetėn si krahasimi i vetėm ndaj pėrsosmėisė. Por heronjtė janė tė lodhur dhe tani pėr tani ndjehen tepėr tė zėnė me dosjet arkivale, ku shkruhet ndofta gjithēka, por ku nuk shkruhet vetėm se “ata tė dy ishin fati qė i ra pėr pjesė Shqipėrisė nė gjysmėshekullin e dytė tė diktaturės”. Zoti Agolli cili ėshtė komenti juaj pėr akuzat qė ju bėhen nga Ismail Kadare mbi atė qė ai e quan “denoncim tė fshehtė”, drejtuar Enver Hoxhės dhe Ramiz Alisė pėr librin “Koncert nė fund tė dimrit”? Kjo histori e akuzave ndaj meje ka disa vite qė ka nisur. Unė pėr arsye etike nuk ia kam vėnė veshin kėtyre akuzave dhe pėr kėtė arsye nuk kam dashur tė pėrgjigjem. Kjo pėr arsye se nuk kam dashur tė ndez debate dhe polemika 20 vjet mė pas. Por edhe pėr arsyen tjetėr shumė domethėnese se gjatė kėtyre viteve njerėzit kanė pasur shumė halle tė tjera dhe vetė vendi ynė ka pasur shumė sfida tė tjera pėr tė zgjidhur. Edhe nė kėto momente ėshtė e njėjta gjė, pra punėt dhe hallet e njerėzve tė thjeshtė janė tė shumta e tė ndryshme dhe ndofta asnjeri nuk ka nge tė merret me atė qė ka ndodhur 22 vjet mė parė, apo qoftė edhe gjatė 50-vjeēarit tė fundit, nė fushėn e letėrsisė apo tė kulturės. Eshtė tepėr normale qė detyra e historianėve dhe kronikanėve ėshtė qė tė rrėmojnė nėpėr libra e arkiva pėr tė bėrė historinė dhe pėr tė pasqyruar realitetin e njė kohe tjetėr, tė cilėn e jetuam dhe e njohėm tė gjithė ne qė kemi njė moshė relativisht mė tė madhe se sa tė rinjtė e sotėm. Pra, historia duhet tė nxirret nga arshivat dhe tė rishkruhet nėpėr libra tė tjerė pėr brezat e rinj, dhe kėtu nuk ka kushte. Por kushti i vetėm ėshtė qė kjo histori qė shkruhet tė jetė e vėrtetė dhe ato akuza qė hidhen, nė rradhė tė parė duhet tė vėrtetohen qė tė mos jenė nė formėn e spekullimeve. Mirėpo, kėtu pėr rastin qė po thoni ju akuzat e bėra me qėllim dashakeqės kundėr meje kanė krijuar njė keqkuptim tė gjatė, dhe pėr kėtė gjė unė kam vendosur tė shprehem njėherė e mirė. Pėrse ėshtė krijuar ky keqkuptim, sipas jush? Keqkuptimi ėshtė i qėllimshėm, por konfuzioni dhe mjegulla janė krijuar enkas mbi bazėn e njė reēensioni qė mua mė kanė ngarkuar ta bėj nga Shtėpia Botuese “Naim Frashėri”, mbi romanin e Kadaresė “Koncert nė fund tė dimrit”. Pėr kėtė arsye vlen qė kjo tė sqarohet me pak histori. Si ėshtė historia e kėtij reēensioni? Ky roman atėherė kishte shkuar nė Shtėpinė Botuese “Naim Frashėri” dhe ndėrkaq pritej qė tė botohej. Por ndėrkohė, nė ish-Komitetin Qendror tė Partisė, shkon njė informacion apo sinjalizim se ky roman paraqitej me probleme. Nga kush ka shkuar sinjalizimi? Nuk mund ta di, por mendoj se me siguri nga brenda Shtėpisė Botuese. Sipas kėtyre sinjalizimeve bėhej fjalė se romani paraqitej me tė meta ideore. Atėherė sektori i Kulturės nė Komitetin Qendror tė Partisė urdhėroi drejtorinė e Shtėpisė Botuese ta tėrhiqte nga shtypi, derisa tė sqarohej kjo punė. Gjithashtu sektori i kulturės kėrkoi qė libri tė dėrgohej atje pėr t’a parė vetė ekspertėt, apo njerėzit qė drejtonin atė sektor. Dhe pasi e panė, ata urdhėruan drejtorinė e Shtėpisė Botuese qė tė bėja unė njė reēesion pėr kėtė roman, nė mėnyrė qė tė bėheshin vėrejtjet konkrete dhe romani tė pėrmirėsohej e tė botohej. Pėrse ju caktuan pikėrisht juve pėr recensionin e kėtij libri? Arsyeja ishte meqė kėtu flitej pėr personazhin e Enver Hoxhės, si edhe pėr faktin se unė isha kryetari i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe mund tė thosha disa tė vėrteta nė lidhje me problemet letrare dhe ideore tė romanit nė pėrgjithėsi. Gjithashtu, edhe pėr faktin se libri ishte pak a shumė njė vazhdim i romanit “Dimri i madh”, ku nė tė flitej pėr prishjen me sovjetikėt, ndėrsa tek “Koncert nė fund tė dimrit”, flitej pėr prishjen me kinezėt. Pėrveē kėsaj, drejtorit tė atėhershėm tė shtėpisė botuese, Thanas Lecit, iu hoq vėrejtje e rėndė, megjithėse ai nė thelb nuk kishte ndonjė faj. Vetė libri kishte marrė ēmimin e parė nė konkursin kombėtar dhe kėsisoj, kishte njė lloj afirmimi. Kur e shkruat ju reēensionin? Unė reēensionin e shkrova me dorė. Madje, ai u daptilografua nė Shtėpinė Botuese, ku po pėrgatiteshin qė t’i dėrgonin tė gjitha vėrejtjet pėr librin, Ismail Kadaresė, nė mėnyrė qė ky libėr tė rregullohej e tė botohej. Kėshtu qė ky reēension nuk u dėrgua nga unė nė Komitetin Qendror, siē shkruan Kadareja nė librin “Letėrkėmbim me presidentin”. Por ka shkuar nga Shtėpia Botuese, sepse unė atje e dėrgova me shkrim dore. Ka mundėsi qė mbi shkrimin tuaj, dikush tjetėr tė ketė shtuar diēka tjetėr? Nuk mund tė flas pėr kėtė gjė, sepse kanė kaluar mė shumė se 22 vjet. Nėse do ta pohoja kėtė, do tė dukej si ndonjė justifikim. Pėrse firma nuk dukej qartė nė atė reēension? Nuk e di, kėto janė gjėra tė tjera. Por unė nė atė kohė shkruajta atė reēension ashtu siē ishte vetė mendėsia e kohės. Gjėrat gjykohen nė kontekstin e periudhės, ndėrsa mė vonė analizat mund tė bėhen sipas qejfit. Nėse do ta kishit shkruar tani reēensionin e librit, a do ta kishit bėrė ashtu siē e bėtė atėherė? Tani njerėzit mendojnė ndryshe. Tani, jo unė por as Kadareja nuk do ta kishte shkruar romanin ashtu si atėherė. Edhe figurėn e Enver Hoxhės nuk do ta jepte ashtu. E thashė gjėrat ndryshojnė nė kohė. Edhe mendimet e njerėzve, gjithashtu. Ēfarė ndodhi mė tej me vėrejtjet? Mbaj mend se Komiteti Qendror pasi i mori vėrejtjet nga Shtėpia Botuese, ia dėrgoi Kadaresė. Atij ia thanė tė gjitha vėrejtjet dhe Kadareja e mori librin pėr ta pėrpunuar, ashtu siē bėhej gjithmonė nė atė kohė. Kjo ishte faza e parė. Ēfarė ndodhi nė fazėn e dytė? Nė fazėn e dytė pasi Kadareja e pėrpunoi librin e tij, u bė njė mbledhje ku merrte pjesė Foto Ēami, ish-sekretar i KQPPSH-sė, pėr Kulturėn dhe ideologjinė. Aty isha edhe unė, Anastas Kondo dhe njė punonjės tjetėr. Nė kėtė takim foli Foto Ēami i cili tha: romani ka ardhur i pėrpunuar, tani kush do tė flasė? Unė u ngrita i pari. Fola pėr romanin dhe pjesėt e pėrpunuara tė tij. Si konkluzion thashė se ishte bėrė njė punė e mirė dhe se romani ishte plotėsisht i botueshėm, sepse autori i kishte bėrė korigjimet e duhura dhe nė pėrgjithėsi ishte i mirė. Pastaj folėn edhe nga shtėpia botuese dhe thanė tė njėjtėn gjė. Pra, qė romani ishte i botueshėm. Ēfarė qėndrimi mbajti Anastas Kondua, ish-zėvendėsministri i Kulturės sė asaj kohe? Ai ishte kundėr botimit tė romanit, pėr arsyet qė e ka deklaruar edhe mė vonė. Aty ai pėrmendi se edhe Nexhmija nuk ishte dakort qė romani tė botohej. Ndėrsa unė dhe Fotua ngulėm kėmbė qė libri tė shkonte tek lexuesit. Me ka mbledhja mbaroi. Kur dolėm jashtė unė dhe Kadareja folėm pak nė kėmbė se pėrse Anastasi ishte kaq kėmbėngulės qė libri tė mos botohej. Pastaj u ndamė. Ēfarė ndjeni kur tani pas kaq vitesh ju akuzojnė pėr kėtė reēension duke e cilėsuar si njė “denoncim”? Mė vjen keq me tė gjitha termat e papėrgjegjėshme qė hidhen nė tregun mediatik, ose nė tė ashtuquajtuarat “zbulime” nga arshivat e dikurshme. Ky ishte thjesht njė reēension i zakonshėm dhe s’kishte kurrfarė lidhjeje me ato qė quhen denoncime. Kadareja kėtė e di vetė fare mirė. Kėshtu qė nuk ėshtė mirė qė tė bėhen gjėrat misterioze. Unė nė atė kohė e thashė edhe mė lart, ashtu mendoja, qoftė pėr formėn artistike, ose pėrmbajtjen. Kishte edhe doza tė racizmit. Ishte racizėm i theksuar ndaj tė tjerėve, gjė e papėlqyeshme pėr njė vepėr serioze. Por ato vėrejtje ishin pėr atė epokė. Po tė ishte kjo kohė edhe autori qė ka shkruar dy romanet e tij tė rėndėsishme pėr Enver Hoxhėn, do tė kishte mendime tė tjera tani. Kėtė ua sqarova edhe mė lart. Kundėr jush janė shkruar disa libra ku akuzoheni si ēensor i Kadaresė. A keni ndėrmend tė pėrgjigjeni nė tė njėjtėn mėnyrė pra, me botime tė posaēme librash? Jo, derisa tė mbushet kupa tamam. Pastaj do tė flas ndryshe pėr tė gjitha gjėrat e tjera, se nuk ėshtė e hijshme qė midis dy vetėve njeri tė sulmojė gjithmonė dhe tjetri vetėm tė heshtė. Nėse do tė vazhdojnė kėto botime heshtja ime do tė thyhet. Sa herė keni shkuar ju tė takoheni me Enver Hoxhėn nė shtėpinė e tij? Unė vetėm pėr ndonjė rast tė veēantė zyrtar, kur kishte ditėlindjen. Asnjėherė tjetėr. Edhe me Ramizin nuk kam pasur lidhje tė veēanta jashtė detyrave zyrtare. Madje, unė asnjė libėr nuk i kam dhėnė Enver Hoxhės me autograf, ndryshe nga disa tė tjerė. Jo se nuk doja, por sepse mė dukej si njė servilizėm dhe kisha ndroje ta bėja kėtė gjė. Aq e vėrtetė ėshtė kjo saqė kur kishte vdekur Enveri dhe kur u bė njė organizim tek “Piramida”, me tė gjitha librat qė i ishin dhuruar Enverit, atėherė S. D mė tha: Ti Dritėro nuk i ke dhėnė asnjė libėr dhe nuk kemi ēfarė tė paraqesim prej teje, prandaj bėji ndonjė autograf tani dhe ta nxjerrim me tė tjerat. Por unė i thashė, “kur nuk ia bėra atėherė, pėrse duhet tani”. Dhe mos harroni, unė atėhere isha Kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe kisha dhjetra detyrime zyrtare pėr tė marrė pjesė qoftė edhe formalisht nė aktivitetet e ndryshme tė udhėheqjes sė asaj kohe.

    thone se vazhdon
    wrong verb

  19. #19
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Ēerēiz LOLOCI

    Nuk ėshtė hera e parė qė opiniondhėnėsi jetėgjatė i ish sė pėrditshmes “Shekulli” dhe tashmė i gazetės “Korrieri”, Mustafa Nano tė ndihet i pezmatuar pėr dy intervista qė japin pėrkatėsisht Ismail Kadare nė gazetėn “Metropol” dhe Dritėro Agolli nė gazetėn “Sot”.
    Pa parė asnjė shenjė qytetarie nė kėto prononcime, pa u kėrshėruar pėr tė mėsuar se si kanė qenė marrėdhėniet e dy shkrimtarėve mė tė konsiderueshėm tė letėrsisė shqipe, pa vėnė re se nė njė shoqėri gjysmė-komuniste dhe gjysmėkapitaliste si kjo e jona ku nuk ka ndėshkim tė sė keqes dhe nuk kėrkohet ndjesė pėr asgjė dhe kur dy shkrimtarėt hapin njė shteg pėr katarsis, Nanoja i gazetave (pėr tė mos e ngatėrruar me Nanon e politikės) arrin tė vėrejė “vogėlsi” te tė dy personalitetet, madje guxon (nuk di se ēprej maje kotėsie) tė etiketojė nė mėnyrė katundareske dy personalitetet e mėdhenj!
    Po ēfarė ėshtė nė thelb debati mes Kadaresė dhe Agollit? Pėrse ka njė numėr shkrimesh pro e kundra nė njė pjesė tė mirė tė shtypit shqiptar? Njė shkas mendoj se vjen nga dosja e Shaban Sinanit pėr Kadarenė, disa studime, intervista dhe dokumenta qė kanė lidhje tė drejtpėrdrejtė me personalitetin mė tė spikatur tė letrave shqipe, Ismail Kadare.
    (Shumė shkrime-shpifje tė tjera vijnė prej zellit dhe vesit tonė tė pėrhershėm pėr tė shkruar, botuar si tė vijė pėr mbarė dhe pa mbajtur kurrfarė pėrgjegjėsie. Ėshtė ky njė avaz i tejmoēėm dhe i tejlashtė qė s’ka familje euroatlantike dhe regjim prefekt qė mund ta heqė ndonjėherė).
    Nė librin e prof. Sinanit, pėr herė tė parė hidhet dritė, jo mė gjysmė tė vėrteta apo me thashetheme, pėr raportet e Kadaresė me nomenklaturėn totalitariste, pėr peripecitė e tij me tė vetmen shtėpi botuese “Naim Frashėri”, pėr sjelljet me kolegėt, me organet e atėhershme tė shtypit dhe me Lidhjen e Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė.
    Natyrisht janė edhe marrėdhėniet Kadare-Agolli, herė tė mira, mes kolegėsh, herė disi tė vėshtira pėr shkak tė pozicione tė ndryshme politike. Tė gjitha kėto, tė mbledhura nė librin e parė dhe tė dytė nė “Njė dosje pėr Kadarenė”, pėrpiluar me skrupulozitet prej profesionisti nga prof. Sinani, nuk shtojnė asgjė nė personalitetin e shkrimtarit Kadare dhe nuk zbehin kurrgjė nė figurėn komplekse tė Dritėroit, por kanė natyrisht vlerė nė zbulimin e sė vėrtetės dhe ndihmojnė nė veprimtarinė e studiuesve dhe kritikėve tė ardhshėm.
    “Hapja e kartave tė sė shkuarės” prej shkrimtarėve, nuk mund tė mos ketė ndikim nė njė shoqėri tė mbyllur si kjo e jona, nė njė duzinė parlamentarėsh qė vijojnė tė jenė konseguentė pėr mospastrim tė politikės dhe pėr mbajtjen ende tė njė zhguni zyrtarėsh tė dalėmode, madje tė inkriminuar thellėsisht me tė kaluarėn dhe tė sotmen.
    Pėrveē Mustafait, gjithkush e ka parė shkallėn e qytetarisė dhe tė emancipimit mes dy njerėzve tė mėdhenj tė letrave, pėrpjekjen e tyre fisnike pėr tė riparė me realizėm se ēfarė u bė nė dyzet e ca vjet nė sistemin totalitar dhe si mund tė shpėtohet prej kėtij sistemi. Nuk ka mes tyre asnjė grimė urrjetjeje, pėrbaltjeje. Nuk gjen nė kėto prononcime askund njė frazė fyese pėr tė tjerėt qė mund t’i kenė fyer padrejtėsisht apo qė kanė stisur me dhjetra ngjarje tė paqena. Duket si njė ēlirim mes dy palėve, herė –herė vihet re edhe ndjesa ndaj njeri –tjetrit, ndihet aty-kėtu njė telefonatė e pabėrė, njė fjalė e pathėnė, njė zhgabitje zemėrimi.
    Ēfarė do tė thoshte jo Nanoja i tanishėm, por Mustafai i vogėl qė i shkrepėtinė idetė demokratike nė njė zonė periferike, qė arriti tė bėhej eksponent i rėndėsishėm i njė dege lokale dhe sipas opiniondhėnėsve tė tjerė “u shpėrblye edhe mė nje pulari e me njė post diplomati nė Kroaci”?. (Ripėrsėritja e kėtyre tri detajeve nga jeta e njė opiniondhėnėsi, nuk ka tė bėjė kurrsesi me njė kambanė qė “mund t’i tundet Mustafait sa herė qė e tepron, por me atė qė komoditeti i tė qėnit nė shtyp nuk ka “asnjė liri mė shumė” pėr tė denigruar tė tjerėt). Mustafa Nano ēprej atėhere dhe deri tani ka mundur tė botojė vetėm dy libra publicistikė dhe ka arritur tė botojė herė me emrin e parė dhe herė me nėnshkrimin Besim Vorpsi nė njė tė pėrditshme shqiptare.
    Kjo ėshtė ndihmesa e gjithkahshme e opiniondhėnėsit Nano. (Jo pa arsye nuk kam pėrdorur fjalėn analist, pėr shkak tė ngarkesave negative qė ka kjo fjalė nė mjedise rurale dhe nė qytete relativsht tė vogla). Po a e di Mustafai ynė qė “vret e pret” me fjalėn se jo gjithmonė dhe pėr kėdo mund tė shkruash dhe tė dalėsh nė “duel”. Bota e kulturės nuk ėshtė kurrsesi si tregu i politikės. Nė kėtė kohė jo se jo, por edhe nėn regjimet mė tė egra, nuk ka asnjėherė barazi mes tyre. Edhe Hoxha qė ishte diktator nė llojin e vet, asnjėherė nuk arriti tė barazonte “grupet armiqėsore brenda partisė dhe shtetit”, me ato tė shkrimtarėve dhe artistėve.
    Regjime tiranike po aq sa komunizmi, kanė aplikuar masa tė tjera ndaj njerėzve tė kulturės sepse edhe kur ishin tė siguruar se mund t’i izolonin, t’i burgosnin, t’i vrisnin, mendonin se nuk i kishin mundur pėrgjigjithonė; brezat do dilnin nga trallisja e pėrkohshme dhe do t’i rikėrkonin simbolet e veta.
    Mystafai ynė duhet ta ketė vėnė re qė njė ish punėnjės i Sigurimit tė Shtetit dhe i SHIK-ut, ka njė marrėzi tė llojit tė veēantė, pėrgojon gjithashtu majtas dhe djathtas, poshtė dhe lartė, tutje – tėhu; mund tė marrė nėpėr gojė kėdo personalitet dhe pret qė dikush prej tyre ta replikojė ose t’i bėjė ndonjė pėrgėnjeshtrim. Mw kot.Askush nuk i ėshtė pėrgjigjur deri mw tani dhe ndoshta se nuk do ta bėjė askush; disa kanė gjetur rrugėn e gabuar duke e rrahur publikisht njė herė nė muaj. Katėr shoqata cigane kanė bėrė njė protestė qė ai nuk i pėrket “xhinsit tė tyre”, ēka hedh dritė se njeriu qė pėrbalt gjithēka ėshtė i komunitetit tė pakicave dhe mė sė paku duhet marrė nė mbrojtje.
    wrong verb

  20. #20
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    gazeta ballkan:

    Shqiptarėt e mėdhenj Agolli-Kadare


    Autori i Lajmit: Ylli Polovina

    Hynė edhe ata nė syrin e ciklonit tė tė fshehtave tė sė kaluarės sė tyre nė periudhėn e diktaturės puniste. Nuk i kursyen. Ose nuk u kursyen. Ose nuk u vetėpėrmbajt njėri nga tė dy. Ose nuk u tėrhoq njė i tretė, qė botoi njė “dosje” tė shkėputur dokumentesh tė Arkivės sė Shtetit. Ose nuk e peshoi ēastin e duhur njė tjetėr, qė e takoi shkrimtarin Ismail Kadare dhe i tha me entuziazėm se kishte nė mendje njė ide: tė shfrytėzohej arkiva e dikurshme e Ministrisė sė Brendshme me dokumentet se ēfarė mendonin regjimi dhe kolegėt pėr tė. U bėnė bashkė, si njė lėmsh i vogėl, edhe shumė arsye e ngacmime tė tjera dhe ja ku lėmshi u bė ortek gjėmimtar. Kėshtu, polemika vetėtiu qė nga e pėrditshmja “Metropol” e deri tek kolegia e saj me objekt pothuaj tė pėrditshėm Ismail Kadarenė, gazeta “Sot”. Pas shkrepėtimės sė parė debati i tėrthortė kėto ditė ra nė qetėsi. Nesėr mund tė rindizet sėrish. Tė rishkrepėtijė dhe pėr tė dytėn herė tė fiket, tė pushojė njė grimė. E gatshme qė nė rastin mė tė parė tė shkrepė e gjėmojė pėrsėri.
    Jemi nė njė shoqėri tė lirė dhe nuk mund tė vihen postblloqe pėr njerėz tė veēantė, ndalesa qė tė flitet pėr ta, censurė qė tė pengojė transparencėn e personave me rendėsi tė veēantė publike, si pėr shembull janė Ismail Kadare dhe Dritėro Agolli. Pėr motive tė ndryshme tė sinqerta apo edhe shtyrė nga interesa tė pista askush nė njė shoqėri tė lirė nuk mund tė pengojė sipėrmarėsit e hapjeve tė tė kaluarave apo ngacmuesit e gėrmimit nė tė shkuarėn. Liria e kėtij individi (ca mė shumė e njė shteti) ėshtė njė e shenjtė e paprekshme. Siē edhe ėshtė njė shenjtėri e kulluar e atij, tė cilit i ngacmohet e shkuara, tė mbrohet me argumenta. Jo tė justifikohet. Opinionit nuk i intereson vetėm njėra palė, ajo e atij qė ia provokoi vėmendjen me bėrjen publike tė njė tė kaluare, por ca mė shumė edhe e atij qė bie nėn projektorėt e kėsaj vėmendjeje. Shoqėrisė qė tė mėsojė tė vėrtetėn mė tė plotė, i duhet debati i tė dy palėve, sidomos ndjenja e qytetarisė, cilėsia e ndershmėrisė dhe pėrdorimi i logjikės sė argumentit. Ja pėrse polemika e fundit, nė distancė, mes bashkėkombasve tanė tė shquar Agolli dhe Kadare ishte dėshmi civilizimi. Shembull qytetarie nė njė kaos “specialesh” mediatike qė prej afro pesėmbėdhjetė vitesh kėrkon tė sigurojė audiencė mes njė populli qė akoma nuk e ka tė lehtė tė ndahet mendėrisht nga e shkuara pėr tė dashur e projektuar mė shumė tė ardhmen e vet.
    Lutem tė mė durojė lexuesi nė paraqitjen e disa argumentave pėrse ajo qė rrezėlliu nė intervistat mes dy shkrimtarėve tanė tė mėdhenj, duke mos qenė njė model (kujt i duhen modelet!), ishte nė njėfarė mėnyre dritė pėr tė parė mė tej dhe jo tym e blozė qė ta bėn terr pamjen.
    Ata qė kanė pėrjetuar sadopak regjimin e shkuar e dinė mjaft mirė se nė marrėdhėniet zakonisht tė trazuara mes artistėve tė kohės, ato mes Ismail Kadaresė dhe Dritėro Agollit kanė qenė nga mė tė mirat. Nuk mund tė falsifikohet njė “e vėrtetė” tjetėr, sado t’i duhet pėr kapital pėrfitimi ndonjėrit. Dėshmitarėt e kėsaj bukurie shpirtėrore janė nė kėmbė, tė gatshėm tė ndėrhyjnė, tė zotė e tė “armatosur” si tė gjithė me tė drejtėn e fjalės sė shqiptuar apo tė shkruar. Kėtė raport tė veēantė bashkėpunues mes dy shkrimtarėve tanė tė mėdhenj herė pas here, edhe pse nuk duket gjithnjė shumė i interesuar ta bėjė kėtė gjė, ėshtė Ismail Kadare qė e spikat me ngjarje brilante. Nė krahė tė tij dhe jo pėrballė, i kujdesur dukshėm qė ta ravijėzojė kėtė bashkėpunim, Dritėro Agolli tė bind se mosmarrėveshjet kanė qenė njė pikė ujė nė oqeanin e tyre tė mirėkuptimit. Kadare dhe Agolli janė dy vėllezėr siamezė, nė mos me tė njėjtėn “zemėr”, kanė qenė e mbeten me tė njėjtin “tru”. Ata nuk e kanė provuar, por e kanė ditur qė nė punizėm se heqja e njėrit u merr “jetėn” tė dyve. Ja pėrse nė paspunizėm ēdo operacion pėr tė hequr njėrin e mbilartuar vetmitar tjetrin, ėshtė logjikė Adhamudhi (“Kėrre njėrin sy qė tė shpėtosh tjetrin!”)
    Shqipėria nuk ka nevojė vetėm pėr njėrin prej tyre, ka pasur dhe do tė ketė urgjencė nė pėrjetėsi pėr tė dy. Pėr pesėdhjetė vite tė diktaturės realkomuniste ata ishin simbol se si mund tė bėhej njė letėrsi e madhe nė njė regjim qė kėrkonte vetėm njerėz tė vegjėl. Pėr pesėmbėdhjetė vite nė pasdiktaturė sėrish dėshmuan kulturė tė lartė pluraliste dhe qė tė dy kanė ndikuar shumė fuqishėm e mjaft progresivisht qė shoqėria e hapur shqiptare tė funksionojė sa mė mirė.
    Ne kemi tre vėllezėrit Frashėri, por kemi edhe dy “vėllezėrit” Agolli-Kadare.
    Gjeniu letrar me famė botėrore Ismail Kadare dhe poeti mė i madh i tė gjitha kohėrave tė shqiptarėve Dritėro Agolli nuk ngrihen dot mbi glob e kombin tonė duke i shtyrė qė tė bėhen e sillen si partitė politike. Eshtė nė mėnyrėn mė normale e demokratike qė kėto tė fundit ta zhvillojnė shoqėrinė nėpėrmjet pėrplasjes sė tyre, betejės sė pėrditshme pėr tė provuar se njėra ėshtė mė e mirė se tjetra nė aftėsinė pėr tė qeverisur vendin. I detyrove partitė politike qė tė sillen si shkrimtarėt nė klubin e Lidhjes, nė takimet me lexuesit apo nė studion e tyre tė punės, atėherė shumėpartitizmi vdes. Por shkrimtari dhe pėrgjithėsisht artisti nuk ėshtė parti, nuk pėrfaqėson, qoftė edhe denjėsisht, njėrėn pjesė tė popullit. Ata e pėrfaqėsojnė tė gjithė atė, sepse janė ndėrgjegjja e kombit.
    Ja pėrse ēdo botim transparent dhe mbi tė gjitha dashamirės, kur tė projektohet e ca mė tepėr tė marrė rrugėn e bėrjes publike, duhet tė pėrkujdeset qė ēdo e vėrtetė tė mund tė shihet e gjykohet sa mė gjerėsisht nga opinioni. Ajo duhet tė jetė e paveēuar dhunshėm nga konteksti i kohės dhe sidomos i paparagjykuar t’i bėjė dėm njė personi pėr llogari tė njė tė dyti. Ca mė keq e ca mė shumė do tė pėrfundonte nė pluhur ēdo pėrpjekje e frymėzuar vetėm e vetėm pėr pėrfitim apo protagonizėm personal.
    Ismail Kadare dhe Dritėro Agolli janė dy shqiptarė tė mėdhenj. Nė shtatėdhjetė vjet punė e mbijetim e kanė provuar katėrcipėrisht kėtė virtyt tė tyre. Kadare dhe Agolli po ashtu janė qė tė dy shkrimtarė tė mėdhenj dhe kush mund tė thotė tė kundėrtėn? Kėshtu qė ka mbaruar procesi i pėrjetėsimit tė tyre si mėmėdhetarė dhe supertalente letrare. Ata kanė hyrė qė tė dy nė Panteonin shqiptar. Kjo ėshtė e vėrteta e madhe. Kėtu mbyllet ēdo kėrkim pėr ndonjė “tė vėrtetė” tjetėr.
    Na duhet tė zbulojmė edhe tė vėrtetat e vogla, ato qė ushqejnė thashethemet dhe faqet speciale tė gazetave? Kush dėshiron, le ta bėjė edhe kėtė gjė. Eshtė punė e tolerueshme, krejt njerėzore, ndonjėherė edhe e dobishme. Shoqėria mėson edhe nga ky vullnet e nga kjo mani. Tė paktėn mėson qė ta bėjė sa mė pak nė tė ardhmen e saj. Nė rast se edhe autori i kėtyre radhėve do tė fuste nė kėtė shkrim edhe njė pėrllogaritje tė tė vėrtetave tė vogla qė ai, si edhe jo pak bashkėkombas, di pėr Ismail Kadarenė dhe Dritėro Agollin, do tė dilte gjithsesi nė tė njėjtin konkluzion dhe vendim personal. Ky ėshtė e mbetet fare i thjeshtė: Prej njeniut letrar Ismail Kadare ka pasur fatin tė ketė marė ndikimin fatlum tė shkollės sė tij, prandaj ka edhe kėnaqėsinė ta pohojė se profesionalisht i mbetet nxėnės. Prej kolosit Dritėro Agolli lutet e lutet tė marrė qoftė edhe njė thėrrime nga shpirti i tij i madh si njeri. Po ashtu (ah, sikur!) tė merrte vetėm njė grimcė nga humanizmi shkėlqimtar me tė cilėn ai rikrijon botėn e veprave tė tij artistike.
    wrong verb

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •