Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 23 prej 23
  1. #21
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    nga shekulli

    Shqipėria pėrballė ndėrgjegjes sė gjymtuar tė saj

    Ismail Kadare *
    1

    Pesėmbėdhjetė vjet pas rėnies sė komunizmit, njė mjegull e helmuar vazhdon tė rrijė pezull mbi ish-perandorinė e pėrmbysur. Ajo nuk gjen qetėsi dhe, me sa duket, s’ka pėr tė gjetur, pa kryer njė operacion tė dhimbshėm, por tė domosdoshėm: spastrimin moral tė saj. Thėnė ndryshe njohjen dhe dėnimin e krimit.
    Pikėrisht pėr pengimin e kėsaj njohjeje e sidomos e kėtij dėnimi ėshtė ngritur sot nė kėmbė njė armatė e tėrė. Me trysni, me kėrcėnim, me para, me dredhi, me lutje, me shantazh, shkurt me tė gjitha mėnyrat e mundshme, kjo ushtri e thirrur nė shėrbim po pėrpiqet tė mbulojė tė vėrtetėn.
    Nė fillim tė viteve ’90 u duk se bashkė me pėrmbysjen e tiranisė do tė shuhej edhe urrejtja qė ajo prodhonte ditė e natė, burimi i parė energjitik i saj. Nė njė klimė besimi e mirėsie u duk e natyrshme mėdyshja: tė hapeshin bodrumet e errėta tė sė kaluarės, apo mė mirė tė mbylleshin?
    Mėdyshja ishte e pėrligjur. Shumė njerėz menduan kėshtu me sinqeritet. Dhe jo vetėm njerėz, por edhe shumė institucione, madje disa qeveri demokratike, si ajo e Republikės Federale Gjermane, e para qė u gjend pėrpara kėtij problemi. Dihet se nė atė kohė Boni i propozoi Gjermanisė Lindore shkatėrrimin e arkivave tė fshehta, qė lidheshin me spiunimin.
    Mė pas, shumė shpejt u pa se iluzioni ishte i bukur, por megjithatė mbetej iluzion. Bota e pėrmbysur kishte qenė aq e egėr dhe e pabesė saqė asnjė qokė e saj nuk i pėrshtatej lirisė. Ajo botė s’kishte njohur kurrė as falje e as mėshirė, ndaj si e tillė s’i meritonte ato.
    Ngėrēi u ndie shumė shpejt. Diēka themelore nuk ecte nė demokraci. Diēka pengohej gjithkund. Prishej, shpėrbėhej, fironte. Atėherė u kuptua se ē’gabim fatal ishe harrimi i asaj qė s’duhej harruar. U krijua kėshtu paradoksi mė i madh: e para qė mė sė shumti fitoi nga demokracia ishte diktatura e rrėzuar. E inkurajuar kėshtu nga mosdėnimi i krimeve, ajo pėrherė e mė tepėr nisi tė pėrkėdhelė shpresėn e kthimit nė pushtet. Kishte pasuri brenda dhe jashtė vendit, kishte ende njė pjesė tė kulturės e tė medias me vete, kishte sidomos dy armata tė fshehta: atė tė spiunėve, dhe tjetrėn, atė pėr tė cilėn ende flitet pak, por qė ėshtė, ndoshta, mė e rėndėsishmja, armatėn e njerėzve qė, pa qenė nė listat spiunore, kanė qenė tė pėrlyer mė shumė se vetė spiunėt.
    Nė klimėn e demokracisė tė gjitha kėto forca, duke u fėrkuar nėpėr gjysmėterr, duke nuhatur njėra-tjetrėn, u afruan e u forcuan. Ato shtinė nė dorė njė pjesė tė jetės publike, tė diplomacisė, tė shėrbimeve tė fshehta e sidomos tė ekonomisė. Ato arritėn tė infektonin opozitėn e djathtė, njė pjesė tė sė cilės e kishin patur nė dorė qysh nė krijimin e saj. Njė marrėveshje e heshtur u krijua midis tė dy krahėve tė politikės pėr tė mos prekur ish-agjentėt e fshehtė ngaqė secila palė kishte pjesėn e vet nė kėtė thesar tė zi.
    Mishmashi moral qė u krijua nga kjo gjendje ishte humbja e plotė e qokave (referencave) morale. Gjithēka po kthehej kokėposhtė, njerėzit si nė njė ėndėrr tė keqe po mėsoheshin me tė keqen. Gjendje mė tė favorshme as qė mund tė ėndėrronin xhelatėt e djeshėm.
    Pjellė e drejtpėrdrejtė e kėtij mishmashi ishte njė korrupsion i paparė ndonjėherė nė fytyrė tė dheut. Historia jepte shumė pak ose aspak raste tė ngjashme. Tė shumtė ishin ata qė mbeteshin gojėhapur nga kjo, por tė paktė qenė tė tjerėt, ata qė duhej tė gjenin shkaqet dhe udhėn e daljes.


    2

    Ndonėse me njėfarė vonese, vendet e ish-Lindjes, njėri pas tjetrit shpejtuan tė qortojnė gabimin. Gjermania ishte e para qė e kuptoi se me kėtė gropė tė zezė nėn kėmbė nuk mund tė ngrihej asnjė e ardhme. Dosjet e Stasit (policisė sė fshehtė) nisėn tė hapen qysh nė vitin 1990. U shkaktuan natyrisht shumė drama, por procesi, nė njė bilanc tė fundit u gjykua pozitiv. Nė botėn e letrave, midis dramave tė tjera ishte ajo e shkrimtares sė shquar Krista Ėolf. Debati pėr fatin e saj qėlloi i frytshėm. E pranoi vetė qė kishte qenė pėr ca kohė bashkėpunėtore, por nuk kishte dėmtuar kurrkėnd. Shpjegimet e saj pėr rrethanat e rekrutimit dhe sidomos deklarata se s’kishte dėmtuar njeri u vėrtetuan, gjė qė e rehabilitoi moralisht pėrpara opinionit publik. Rasti i saj i bujshėm ishte njė mėsim emancipimi pėr shoqėrinė gjermane, ende tė pamėsuar me ēėshtje tė tilla.
    Secili vend ish-komunist sillte befasimet e veta nė kėtė kronikė. Ndėrsa nė Hungari u bė problem mungesa e dosjeve, nė Poloni dolėn dosje tė tepėrta. Sipas njė tradite famėkeqe tė KGB-sė sovjetike u fabrikuan dosje pėr poshtėrimin e personaliteteve, sidomos tė atyre qė kishin luajtur rol nė pėrmbysjen e komunizmit. Viktima e kėsaj hakmarrjeje meskine ishte vetė udhėheqėsi i “Solidarnosit”, Lech Valesa, i cili pati durimin qė, me anė tė njė procesi gjyqėsor ta hidhte poshtė shpifjen monstruoze. Njė gjė e ngjashme kishte ndodhur mė parė me shkrimtarin Solzhenicin, pėr tė cilin KGB-ja hapte fjalė sikur e kishte njeriun e vet, gjė qė askush nuk e mori seriozisht.
    Me vendet baltike, Letoni, Lituani dhe Estoni, padronia e vėrtetė, KGB-ja, kishte marrė me vete dosjet. Ky rast do tė pėrsėritej nė Kosovė, pas ēlirimit tė saj mė 1999, kur UDB-ja serbe, ishte zotėruesja e vetme e tyre. (Nisur nga kjo tingėllojnė tė pasinqerta e si pėr tė shpėlarė gojėn propozimet e atyre njerėzve kinse tė dijshėm nė Prishtinė, qė flasin pėr komisione qė u dashkan tė jenė tė pranishėm, nė ēastin e hapjes sė dosjeve, pėr tė parė mos ka ndonjė paudhėsi etj., etj.! Pėr ē’komisione tė shqiptarėve tė Kosovės mund tė flitet kur gjithė arkivat e zeza ndodhen me qindra kilometra larg, nė Beograd apo nė pyjet e Shumadisė?!)
    Por le tė kthehemi te tabloja e zymtė e botės komuniste. Nė Poloni, pas ligjit tė 1997-ės, pati zbulime, debate e skandale tė pafundme. Nė Ēekosllovaki botimi i listės “Ėildstein”, sipas emrit tė gazetarit qė e bėri publike, e vuri vendin nė ethe. Njė listė tjetėr, “Lista e vėrtetė” e njė hungarezi iu rikthye kriminelėve tė vėrtetė, zyrtarėve tė lartė komunistė, qė dukej sikur kishin mbetur jashtė stuhisė. Njė tjetėr publicist, rumuni Rude Portokalla, me gjithė emrin e kėndshėm e vitaminoz, tronditi Rumaninė me njė letėr tė hidhur drejtuar presidentit, ku i kėrkonte qė vendi tė shpėlante baltėn, duke zbuluar tė vėrtetėn.
    E fundit nė proces ishte Bullgaria, ku gjithēka zvarritej e vazhdon tė zvarritet ende sot. Megjithatė, nė kėsi rastesh tė vonesės ka gjithmonė njė ngushėllim pėr gjithkėnd. Dhe ky ėshtė vendi ynė i dashur, i pari nė prapėsi, i fundit nė punė tė mbara.
    Por, pėrpara se tė vijmė te rasti ynė, duhet thėnė se ethet e procesit ende vazhdojnė sot nė gjithė trevat e ish-perandorisė sė gjerė. Rasti i fundit, kur pa u tharė ende lotėt pėr vdekjen e Papės sė madh, Vojtilės, nė vendlindjen e tij, “Komisioni i kujtesės” shpalli se ndihmėsi dhe konfidenti i tij polonez, ishte spiun i ish-regjimit komunist, tregon se sa i ditės ėshtė ky problem.
    Janė sqaruar ndėrkaq disa gjėra themelore. I pari mėsim qė u nxor nga kjo pėrvojė tragjike, ka tė bėjė me gėzimin e parakohshėm tė ish-sunduesve komunistė, tė cilėt kujtuan se mund tė bėnim sehir kėtė krusmė skėterre, pa u hyrė gjembi nė kėmbė. Dalėngadalė kjo botė u bė e ndėrgjegjshme se janė ata, e nė radhė tė parė ata qė e sollėn, e mbollėn dhe e shpėrndanė gjithkund kėtė murtajė. Ndaj janė tė parėt ata, gjithmonė tė parėt ata, qė do tė pėrgjigjen e do tė dėnohen pėr tė.


    3

    Tronditja qė vinte prej arkivave e dosjeve tė fshehta ka qenė e natyrshme edhe nė Shqipėri. Ishte njė nga pyetjet e para pėr tė gjithė. Pėr disa pyetja kishte brenda ankth, dihet pėrse, pėr tė tjerėt, ata qė donin hakmarrje kishte padurim. Pėr njė palė tė tretė, qė s’ishin tė pėrzier nė kėtė punė, zotėronte kureshtja. Ishte kjo palė qė duhej tė ishte nė tė vėrtetė gjykuesja e paanshme e ēėshtjes.
    Nuk mund tė thuhet se populli shqiptar, pėrgjithėsisht pasionant, me traditė hakmarrjeje dhe i shquar pėr mėri tė zgjatura, u tregua i papjekur nė kėtė provė qė i vuri pėrpara jeta. Zotėroi pėrmbajtja mė shumė se nguti, arsyeja mbi pasionin, sė fundi, dhe kjo ishte tepėr e rėndėsishme, ashtu si nė vendet e tjera u shtrua pyetja: i shėrben apo nuk i shėrben kombit hapja e kėtij telashi? Mos vallė ishte mė mirė tė merreshim me tė ardhmen se tė shkuarėn?
    E gjitha kjo ishte logjike, e menēur dhe njerėzore. Mirėpo katėrmbėdhjet vjet mė pas, nė vitin 2005, Parlamenti Shqiptar mori vendimin e turpshėm kundėr hapjes sė dosjeve pėr deputetėt. Asnjė parlament i vendeve tė tjera nuk i ka bėrė kėtė, ndaj turpi mund tė quhet historik. E, si tė mos mjaftonte kjo, deklarata cinike e nėnkryetares sė Kuvendit se, pėrjashtimi nga kandidimi ideputetėve spiunė ishte njė shkelje e tė drejtave tė njeriut (!), i vinte kapakun gjithēkaje.
    Ky epilog i mbrapshtė tregoi se polemikat, mėdyshjet, dyshimet e sinqerta nėse duhej a s’duhej transparenca, nuk kishin shėrbyer pėr asgjė.
    Nė kėtė kah, do tė ishte e detyrueshme rishikimi i kėsaj kronike tė gjatė dhe jo fort tė pastėr, pėr tė parė ku ėshtė gabuar. Nė kėtė rishikim po duket se dufet primitive tė politikės shqiptare nuk i lanė vend shqyrtimit serioz tė asgjėje, pėrkundrazi kanė ēoroditur gjithēka, e nė radhė tė parė moralitetin e politikės.
    I kujtonim duke qeshur muajt e parė tė demokracisė kur gra zyrtarėsh tė lartė nxirrnin nga ēanta fletė dosjesh sekrete, pėr t’u kakarisur me shoqet nė kafene. Na dukeshin groteske, gati-gati subjekte pėr teatrin komik, pa na shkuar mendja se pėrpara se tė ishin tė tilla, ato ishin tragjike. Pas kėtij abuzimi tė parė, erdhėn tė tjerat. Loja me emrat, pseudonimet e ish-spiunėve, dalja e tyre nė gazeta, sė fundi, shantazhet, qė me siguri njėri krah i politikės i bėnte tjetrit. Politika shqiptare njohu befas njė shije tė re, tė panjohur, tė rrezikshme: pėrdorimin e dosjeve tė ish-spiunėve, pėr dobi tė vet. Shantazhi ka qenė mekanizmi kryesor me tė cilin ka funksionuar ēdo mafie e ēdo zhgan banditėsh. Kjo vegėl e diktaturės tregonte se klasa politike shqiptare sado tė shpallej liberale, zemrėn e kishte nė diktaturė.
    Kėshtu shpjegohet qė ēėshtja e hapjes ose jo tė arkivave tė fshehta, nga njė trazim i sinqertė, u kthye nė njė biznes tė turpshėm politik. Me anė tė kurthit tė dosjeve, secila palė mbante nė zap jo vetėm njerėzit e vet, por edhe njė pjesė tė palės tjetėr. Kėshtu shpjegohen ēuditė e pashpjegueshme, enigmat, thėnė shkurt, qyfyret e politikės shqiptare. Kėshtu shpjegohet paradoksi i madh qė ka zyrtarė tė sė djathtės, qė janė po aq tė zellshėm pėr tė mbuluar krimet e komunizmit, njėlloj si tė ishin tė majtė. Kėshtu shpjegohet qė diskutimi pėr arkivat dhe dosjet hyri nė njė zonė tė mjegullt, nė njė muzg tė qėllimshėm: gjersa u arrit te epilogu i turpshėm i Kuvendit Shqiptar.


    4

    A krijon probleme hapja e bodrumeve tė errėta (arkiva, dosje etj.) nė Shqipėri? Natyrisht qė krijon.
    Ky ėshtė njė problem i rėndė, serioz, me shumė peshė e pėrgjegjėsi. Ndaj askujt nuk i lejohet qė pozitėn e tij “superiore” (thėnė ndryshe “pa dosje”) ta pėrdorė nė mėnyrė abuzive, pėr tė terrorizuar si prokuror “inferiorėt” (thėnė ndryshe “me dosje”).
    Nė tė gjitha problemet, sado dramatike qofshin, qasja njerėzore ėshtė ajo qė mė shumė se ēdo tjetėr, shmang gabimet e rėnda. Mund tė ketė qasje njerėzore pėr ēėshtjen e errėt tė ish-spiunėve? Natyrisht qė ka. S’duhet harruar kurrė se kjo ushtri e trishtuar e ka dramėn e saj tė brendshme. Sado qė e ka humbur tė drejtėn e fjalės, sado qė ēdo pėrpjekje pėr t’u shpjeguar mund tė kthehet kundėr saj, kjo s’do tė thotė se bota duhet tė jetė e shurdhėr dhe e pandjeshme ndaj ferrit tė brendshėm tė saj. Ėshtė rekrutuar kjo ushtri me mėnyrat mė ēnjerėzore qė mund tė pėrfytyrohen. Ėshtė kapur shumica e saj nė gracka nga mė makabret.
    Qasja njerėzore ėshtė ajo kur, sa mė shumė tė ndjeshėm ne tė jemi ndaj kėsaj katastrofe tė ndėrgjegjes, aq mė tė pandjeshėm na lejohet tė jemi ndaj atyre qė e kryen kėtė punė me zell, e aq mė tė ashpėr ndaj atyre qė e kryen tė njėjtėn punė pa i detyruar kush. Sa pėr ata qė e krijuan kėtė mjerim dantesk, ata qė pėrbėnin kupolėn e nomenklaturės sė kuqe, ata s’ka pse tė presin mirėkuptim.
    Njė orientim i tillė njerėzor mund ta ēojė ēėshtjen e zvarritur tė dosjeve nė Shqipėri drejt njė zgjidhjeje tė arsyeshme.
    Pėr shkak tė veēantive tė vendit tonė (njė traditė shekullore hakmarrjeje, pezmatimet e mėrive tė gjata, pėrftimi i veēantė i fisit, familjes e nderit, raportet atė-bir si raporte detyrimi e shkarkimi), kėto e tė tjera si kėto, na ēojnė natyrshėm drejt kėrkimit tė njė zgjidhjeje qė mund tė ishte e veēantė.
    Nisur nga kjo, e nisur gjithashtu nga orientimi njerėzor qė u pėrmend mė lart, mendoj se do tė ishte, ndoshta, e arsyeshme qė, pėr shumicėn e popullsisė shqiptare, pėr njerėzit e thjeshtė e tė rėndomtė, pėr ata qė s’kanė patur e s’mund tė kenė asnjė rol nė jetėn politike, morale e administrative tė shtetit e tė shoqėrisė, dosjet mund tė vazhdojnė tė jenė tė mbyllura. Sė paku pėr aq kohė sa do tė mund tė vendosė nė njė formė referendare populli shqiptar.
    E kundėrta duhet tė ndodhė me ish-nomenklaturėn dhe me gjithė ata qė, pėr ironi tė fatit, u quajtėn “elitė” e vendit dhe qė luajtėn njė rol tė ndjeshėm nė jetėn e tij. Sa mė i lartė ka qenė posti, aq mė i madh bėhet faji, pėr tė arritur gjer te maja e kupolės. Nė Shqipėri duhet tė shkulet njėherė e pėrgjithmonė ideja e gabuar se, ishin si ishin udhėheqėsit, punėt e pista i bėnin vetėm spiunėt profesionistė. E vėrteta ėshtė fare ndryshe. Mbi tė ashtuquajturit udhėheqės, jo vetėm rėndon krimi madhor, ai i krijimit tė kėsaj murtaje, por edhe nė njė rrafsh tė rrokshėm, kjo e ashtuquajtur “elitė” i ka bėrė gjithmonė punėt e pista tė spiunimit. Qysh mė 1941, nė lindjen e partisė, krerėt e saj, u mėsuan tė denonconin njėri-tjetrin te Stalini, te Titoja, te jugosllavėt, te rusėt. Ndaj mė pas spiunimi u bė diēka familjare pėr ta, gjersa u kthye nė njė sistem zotėrues.
    Pėr fat tė keq, nė polemikėn e hapur kėto dy vitet e fundit ėshtė pėrzier, rastėsisht ose jo, ēėshtja e dosjeve me atė tė arkivave tė fshehta. Ndėrsa pėr tė parėn kanė qenė disi tė kuptueshme lėkundjet, hapja e arkivave ėshtė jashtė ēdo diskutimi. Mėdyshja pėr kėto nuk mund tė cilėsohet veē barbare. Pėr fat tė keq, ka ndodhur pikėrisht ajo: barbaria.


    5

    Botimi i paketės sė parė tė dokumenteve pėr pėrgjimin e shkrimtarėve dhe tė artistėve, pėrpiluar nga drejtori i pėrgjithshėm i Arkivit Shtetėror tė Shqipėrisė, dr. Shaban Sinanit, krijoi bashkė me nervozizmin njė solidaritet tė sėmurė kundėr librit dhe autorit. Do tė ishte e kuptueshme nėse do tė kėrkohej zgjerimi i hulumtimit me autorė tė tjerė. Pėr fat tė keq, nuk u kėrkua kjo, ose mė saktė u kėrkua kjo sa pėr tė larė gojėn. Kurse thelbi i kėrkesės ishte tjetėr gjė: mbyllja e kėtij procesi.
    Nė tė vėrtetė duhej tė ndodhte e kundėrta. Me gjithė vonesėn e saj nė kėtė problem kaq dramatik, Shqipėria pati shansin tė hapė procesin, me njė dosje tė nivelit tepėr tė lartė. Nuk ėshtė fjala pėr dosje tė rėndomta spiunėsh e as pėr denoncime tė vogla tė lagjes, por pėr makinėn kryesore tė pėrgjimit e tė terrorit kundėr letėrsisė dhe arteve. Ėshtė fjala pėr zyra tė Komitetit Qendror, pėr anėtarė tė tij, pėr anėtarė tė Byrosė Politike, pėr kryesinė e Lidhjes sė Shkrimtarėve e Artistėve tė Shqipėrisė, pėr gruan e diktatorit, pėr vetė diktatorin, nė zyrėn e tė cilit pėrfundonin denoncimet kryesore.
    Me sa duket, pikėrisht kjo kapje pėr brirėsh e problemit, ky vizion nga lart, qė nuk i lė mundėsi nomenklaturės tė fshihet pas spiunėve tė thjeshtė, ka qenė njė nga arsyet e reagimit tė keq. Nė kėtė libėr nomenklatura e lartė, qoftė politike, qoftė kulturore del lakuriq. Zyrtarėt e lartė nuk mund tė pėrdorin mė legjendėn aq shumė tė pėrhapur se ushtruan terror ngaqė ishin tė keqinformuar. Nga ana e tyre, drejtuesit e institucioneve kryesore tė terrorit intelektual, nuk mund tė justifikohen se ishin tė detyruar nga lart tė bėnin ato qė kanė bėrė. Tė dy palėt janė tė pėrlyera gjer nė grykė, tė pleksura nė njė aleancė monstruoze, rrallėherė tė ndeshur nė histori.
    Kėtė vizion tė qartė tė tablosė nuk mund ta japė veēse bota e dokumentacionit. Ndaj reagimi i ashpėr kundėr librit ėshtė njėherėsh reagim kundėr dokumentacionit nė pėrgjithėsi. Gati-gati u ndien haptas thirrjet histerike: nuk duam dokumente!
    Natyrisht qė njė botė e ngritur mbi mashtrim dhe mjegull mbuluese mė fort se ēdo gjėje i trembet dokumentacionit. Oraliteti ballkanik, aq shumė joshės nė rrafshin e artit epik tė poezisė, ėshtė armiku i parė i sė vėrtetės nė rrafshin e jetės shoqėrore moderne. Libri i drejtorit tė arkivave vuri ballė pėr ballė oralitetin dhe dokumentet. Nė kėtė ndeshje oralitetit (thėnė ndryshe mjegullės mashtruese) nuk i mbetet veē humbja. Ky ėshtė edhe shkaku i panikut.


    6

    Njėqind e tridhjetė vjet mė parė, nė romanin e tij “Djajtė”, Dostojevski profetizoi makinėn e ardhshme tė terrorit komunist. Nė kėtė roman tregohet se si katėr revolucionarė rusė mbytin tė pestin, shokun e tyre, pėr t’u lidhur kėshtu me anė tė tė fshehtės sė krimit. Sipas Dostojevskit, kėshtu do tė punonin kėtej e tutje “qelizat e revolucionit”, ato qė do tė mbytnin botėn me gjak. Ne ballkanasit e kuptojmė mirė se ē’ėshtė kjo lidhje nėpėrmjet njollave tė gjakut. Gjatė luftės civile nė Shqipėri ajo u pėrdor gjerėsisht e po ashtu pas fitores sė komunistėve.
    Lidhjen, solidaritetin nėpėrmjet denoncimit nuk e ndan veēse njė hap nga marrėdhėnia qė u pėrmend mė lart. Kori i bashkuar kundėr hapjes sė arkivave tė fshehta, ato qė janė kusht i domosdoshėm pėr ēdo demokraci e ēdo qytetėrim, tregon qartė se sa larg qytetėrimit ndodhet ende sot njė pjesė e shoqėrisė shqiptare. Ēdo shoqėri e pajisur me njėfarė ngrehe morale, kur gjendet pėrpara njė prove ku vihen ballė pėr ballė moraliteti me tė kundėrtėn e vet, nė mėnyrė tė vetvetishme rreshtohet nė anėn e moralitetit. Pėr njė pjesė tė popullsisė shqiptare, pėr fat tė keq, ndodh e kundėrta. Kjo pjesė, me shpėrfillje bėn sehir tė keqen. Nga dokumentet ajo merr vesh se dikush ka kallėzuar, ka marrė mė qafė, ka dashur tė hedhė nė humnerė dikėnd, e megjithatė vazhdon tė vėshtrojė me sytė e saj tė pajetė (sytė e saj prej peshku, siē pėrfytyrohet shpėrfillja nė filmat e Felinit), pa dashur tė vihet nė mbrojtje tė askujt.
    Por kjo ėshtė gjysma e sė keqes. E keqja mė e madhe ėshtė kur kori i solidaritetit, ai qė, jo vetėm ėshtė shpėrfillės ndaj viktimės, haptas bėhet kundėr saj, duke marrė nė mbrojtje shtypėsit. Merret me mend se nga ē’njerėz pėrbėhet ky kor. Sė pari, janė bashkėpunėtorėt nė krim, ata qė, sipas profecisė sė Dostojevskit i lidh e fshehta e denoncimit. Me ta bashkohen njė tufė zyrtarėsh tė mesėm e tė lartė, ata qė dje ishin buka dhe kripa e diktaturės, e qė ende sot i gjen aty-kėtu nė jetėn e sotme politike, deputetė tė majtė e tė djathtė, kryetarė partish, anėtarė tė qeverisė, diplomatė, shefa, mbishefa e nėnshefa pa fund.
    Nė gjithė kėtė tablo, pjesa mė shqetėsuese ėshtė shpėrfillja e publikut. Ky zvetėnim postdiktatorial ėshtė rrjedhojė e drejtpėrdrejtė e bjerrjes morale tė epokės qė vdiq.
    Kronika e zvetėnimit tė jetės letrare artistike nė Shqipėri ka nisur qysh mė 1945, nė themelimin e Lidhjes sė Shkrimtarėve. Nė atė kohė, Lidhja ishte fare ndryshe nga ē’u katandis mė pas. Mė 1945, nė kryesinė e Lidhjes ishin zgjedhur Dhimitėr Pasko, Sejfulla Maleshova, Skėnder Luarasi, Lasgush Poradeci, Ymer Dishnica e tė tjerė zotėrinj tė kulturės shqiptare.
    Nė kėtė kulturė ishin ende zotėrinj tė tjerė si Vinēens Prenushi, Vedat Kokona, Petro Marko, Nexhat Hakiu, Frano Alkaj, Henrik Lacaj, Fejzi Dika e tė tjerė. Njė frymė intelektuale, njė atmosferė gjysmė e lirė vinte nga epoka e pėrmbysur.
    Regjimi komunist e ndjeu menjėherė se ky ekip shkrimtarėsh, kėta mohikanė tė fundit, ishin tė huaj pėr tė. Ata ishin dėshmitarė bezdisės pėr krimet e tij. Nė vend tė vėshtrimit tė tyre depėrtues ai do tė parapėlqente vėshtrimin e ngrirė tė peshkut felinian. Dhe kėshtu nisi luftėn kundėr “borgjezėve”, duke hedhur nė sulm shkrimtarėt e dalė nga lufta, mė saktė, nga njėra barrikadė e luftės, ajo komuniste.
    Pėshpėrima qė u hap nė Tiranė, mė 1946, se anėtari i kryesisė sė Lidhjes sė Shkrimtarėve, Lasgush Poradeci, ka thirrur nė duel ministrin e Kulturės sė qeverisė komuniste, ngaqė ky e kishte fyer publikisht, ishte edhe bėma, ose mė saktė, skandali a mondaniteti i fundit me shije evropiane nė Shqipėri.


    7

    Njė shoqėri me ndėrgjegje tė gjymtuar, siē ėshtė sot njė pjesė e shoqėrisė shqiptare, gjėja e parė qė bėn kur dikush i vė pėrpara pasqyrėn pėr tė parė vetveten, ėshtė refuzimi i pamjes. Njė reagim i dytė, edhe mė i keq, ėshtė pėrpjekja pėr ta thyer pasqyrėn.
    E mėsuar kėto 15 vjet tė tranzicionit me mjegullėn e mashtrimit dhe me dokrrat e kafeneve, kėto balsame aq shumė tė parapėlqyera pėr tė, kjo shoqėri e ndien veten kaq keq dhe tė pambrojtur pėrpara saktėsisė sė pamėshirshme tė dokumenteve. Ajo bėn ēmos pėr tė penguar daljen e tyre dhe ajo do tė bėjė ēnuk e ēmos pėr tė kufizuar veprimin e tyre shelbues. Ajo do tė donte shumė qė nė vend tė tyre, nė vend tė sė vėrtetės sė arkivave, tė vazhdonte nė Shqipėri surrogati i sė vėrtetės.
    Ky surrogat ėshtė njė mjet i vjetėr, i pėrdorur shumė herė nė periudha pastiranike. Thelbi i tij, mbulimi i krimeve, shfaqet e kryhet me forma nga mė tė larmishmet. Mbulimi i drejtpėrdrejtė, zhdukja, djegia e dokumenteve, ėshtė pa dyshim mėnyra mė e ngutshme, e kryer shpesh nė rrethana paniku. Njė tjetėr formė ėshtė transferimi i krimit. Kjo ėshtė njė mėnyrė dredharake qė pėrzien qėllimisht krimin e mirėfilltė me sofizmat pėr tė, ose kriminelėt e mirėfilltė me kinse burimet teorike tė tij. Kėshtu, nė rastin e holokaustit, vėnia e emrit tė Hitlerit, midis emrash filozofėsh e shkrimtarėsh tė njohur, qė, pėr fat tė keq, janė pėrzier nė mėkatin kundėr hebrenjve, ngjan gati-gati si njė pėrpjekje lehtėsimi pėr kryekriminelin nazist. Tė natyrės sė pėrafėrt janė raportet e krahasimit tė intelektualėve shqiptarė me Enver Hoxhėn. Zėrat e avokatėve tė kėtij tė fundit, se tirani s’paska bėrė ndonjė krim mė tepėr se njė pjesė e intelektualėve ėshtė gjithashtu pėrpjekje e mjerė pėr tė shfajėsuar diktatorin.
    Njė ndėr alibitė me tingėllim kinse filozofik, siē janė shpesh ato qė ndėrtohen me ndihmėn e konceptit “kohė”, ėshtė shfajėsimi “ashtu ishte koha”. Ėshtė e tepėrt tė zgjatemi kėtu, pėr tė kuptuar se nė historinė e njerėzimit ka patur disa akte qė nuk kanė patur kurrė kohėn e tyre. Bota ka ndėrruar epoka, rende e sisteme tė menduari, por disa vepra, ndėr tė cilat kallėzimi i pabesė, nuk janė pranuar nga asnjė kohė. Denoncimin qė 2000 vite mė parė e degdisi nė internim poetin e Romės, Ovidin, shteti romak e mbajti nė shekuj tė fshehtė, sepse ai kallėzim ka qenė atėherė, njėlloj si sot, i turpshėm.
    Qė surrogati, thėnė ndryshe mashtrimi, tė ngadhėnjejė, atij i duhet pushtimi i hapėsirės mediatike. Vėrshimi nė shtyp nėn pasaportėn e kujtimeve, i njė vale nostalgjie pėr kohėn e pėrmbysur dhe pėr personazhet e saj, ka shqetėsuar me tė drejtė pjesėn mė tė shėndoshė tė opinionit shqiptar. S’do tė kishte ndonjė tė keqe, pėrkundrazi, nėse kėto dėshmi tė njerėzve tė ish-nomenklaturės, qofshin ata tė kupolės komuniste, qofshin rojet, hetuesit, madje torturuesit, do tė tregonin tė vėrtetėn. Mirėpo, me pėrjashtime tė rralla, rrėfimet e tyre s’kanė lidhje me tė. Tabloja rozė qė del prej tyre ėshtė fyerje e rėndė pėr vuajtjet e kėtij populli.
    Nė kushte tė tilla, maksima e njohur “historinė e shkruajnė fitimtarėt”, mund tė ketė njė fat tė ēuditshėm nė Shqipėri. Ajo mund tė pėrmbyset duke u bėrė “historinė e shkruajnė tė mundurit”, ose edhe mė keq, tė mundurit tė ndihen vėrtet fitimtarė, ēka do tė ishte turpi mė i madh pėr kėtė vend.
    Trimėrimi i sė keqes staliniste, arroganca, fryma revanshiste e saj, dėshmon pikėrisht shpresėn e saj pėr t’u kthyer. Kori i solidaritetit alla dostojevskian, i inkurajuar nga vėshtrimi shpėrfillės i peshkut tė Felinit, shfaqet nė tė gjitha rrafshet. Ėshtė kjo frymė e keqe qė nxit qėndrimin mohues ndaj popullit shqiptar. Ai konsiderohet mėkatar pėr pėrmbysjen e komunizmit, ndaj nė mėnyrė tė tėrthortė ndaj tij mund tė bjerė hakmarrja. Vetėm kėshtu mund tė shpjegohet mungesa e skrupujve nė drejtimin e punėve tė tij, ngritja e imoralitetit nė rangun e njė doktrine, korrupsioni i paparė, talljet e pareshtura me varfėrinė e vendit, sė fundi sėmundjet kronike tė politikės shqiptare: mosnjohja e zgjedhjeve, e bojkotimi i parlamentit, dy nga turpet e neveritshme tė jetės sonė.
    Sipas kėsaj mbrapshtie, sa herė qė vendi ia refuzon votėn dhe besimin njė krahu politik, ai quhet prej kėtij krahu, vend mėkatar.
    Lufta pėr shėndoshjen morale tė Shqipėrisė sė sotme nuk ėshtė ēėshtje pėrkryerjeje apo luksi kulturor. Ajo ėshtė kthyer nė kusht tė ekzistencės sonė tė mėtejshme.
    E treguar me gisht nga komuniteti ndėrkombėtar pėr korrupsionin e saj, Shqipėria ndodhet sot nė nivelin mė tė keq tė ndotjes morale qė ka njohur ndonjėherė. Nga kjo gropė ajo ose duhet tė dalė me ngut, ose do tė fundoset pėrgjithmonė.
    Mbrojtja e mjedisit, luftėtarėt mjedisorė shqiptarė, duhet tė pėrkrahen sot si njė ushtri e shenjtė. Por njė tjetėr ushtri, edhe mė e shenjtė, pritet tė shfaqet pėrkrah tyre, ajo e rimėkėmbjes shpirtėrore.
    Nuk ėshtė koha as pėr vaj e as pėr berihaj. Nė jetėn e popujve janė tė njohura gjendjet e krizave morale, ato qė mund tė quhen “orė e vetėvrasjes”. Pėr njė paradoks tė madh, ato, mė sė shumti ndodhin nė liri, atėherė kur rreziqet e tjera shmangen.
    Procesi i rigjetjes sė drejtpeshimit shpirtėror, ėshtė i lidhur natyrshėm me kurajėn pėr shqyrtimin e ndėrgjegjes, sidomos kur ajo ėshtė e dėmtuar. Njė gjė e tillė ėshtė vėshtirė tė pėrfytyrohet pa hapjen e zgafellave ku ėshtė strukur e keqja.
    Historia e emancipimit njerėzor ėshtė historia e hapjes dhe nė asnjė rast e mbylljes tė sė vėrtetės. Janė sheshet e qyteteve antike, hapėsira ku sė pari, bashkė me votėn e lirė dhe me fjalėn e lirė lindi demokracia, dhe jo qilaret e errėta, aq shumė tė dashur pėr kundėrshtarėt e saj. Ėshtė hapja (transparenca) ajo qė i vuri krismėn nė themele, asaj qė dukej se nuk do tė tundej kurrė, perandorisė komuniste.
    Me kėtė gjendje tė frikshme morale, Shqipėria nuk mund tė quhet sot njė vend i lirė dhe sovran. Nė kėto kushte, liria, demokracia dhe rendi republikan i saj nuk mund tė jenė veēse virtuale.
    Brezit tė ri tė shqiptarėve qė po hyn nė jetė i bie barra historike e njėmendėsimit tė tyre. Me fjalė tė tjera ta rifitojė Shqipėrinė.
    Jo ēdo brezi mund t’i bjerė njė shans i tillė.



    *Gusht, 2005
    (Botohet me shkurtime. Teksti i plotė do tė vihet nė qarkullim mė pas
    nga shtėpia botuese “Onufri”)
    wrong verb

  2. #22
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Nga Ballkan:

    Kadare ra nė grackėn e Sigurimit
    Letrat e Dhora Lekės i dorėzoi me urdhėr. Shkoi nė mbledhje si “cjapi te kasapi”

    Autori i Lajmit: Sulejman Mato
    - Besoj i keni ndjekur kujtimet e Dhora Lekės, botuar nė disa numra nė gazetėn tonė
    -Po. I kam lexuar me dėshirė . Dhora Lekėn e kam njohur qysh nė Berat.Pėr jetėn e saj dija pak gjėra. Dija qė ka qenė partizane dhe ishte autorja e disa kėngėve partizane.. Nė vitet kur unė kam qenė arsimtar ne Berat ishte dhe Dhora, e internuar nė atė qytet.
    -E keni njohur Dhorėn ?
    -Jo Personalisht nuk jemi njohur. As atėhere dhe as tani. Nuk mbaj mend tė jem takuar ndonjėherė. E shihja shpesh, tek ecte bulevardit tė Beratit, e vrullshme, tepėr dinamike, me atė pardesynė, gjithmonė tė hapur qė ia merrte era… Kujtimet e saj pėr jetėn mė kthyen dhe mua nė ato vite… kur kisha filluar tė shkruaja vjershat e para…
    -Ju ato vite shoqėroheshit shpesh me Ismail Kadarenė, si dy intelektualė nė njė qytet mesjetar .
    -Ismailin e kam njohur mė herėt, qysh nė Gjirokastėr ku unė kam kryer shkollėn fillore dhe shtatėvjeēare. Unė isha nė shkollėn “Drita” ai nė gjimnazin”Asim Zeneli”. E njeh kėtė, mė pyeti njė ditė vėllai im i madh, Jakupi. Ky ėshtė poet. Shkruan vjersha. Nga pamja e tij djaloshare mė mbetėn nė mend vetėm syzet e bardha. Rasti e solli qė tė njiheshim nė fakulutet. Ismaili dhe Dritėroi vinin shpesh nė mbrėmjet tona tė vallzimit, pasi nė kursin tonė kishim dy tė dashurat e tyre, Helenėn e Ismailit dhe Sadien e Dritėroit. Gratė e dy poetėve tė cilėt do tė bėheshin shkrimtarėt mė tė njohur tė Shqipėrisė dhe mė popullorė.
    -Nė kujtimet e saj Dhora flet dhe pėr njė incident qė i ka ndodhur gjatė asaj kohe me Ismail Kadarenė. Kadareja nė pėrgjigjen e vet kėtė rast e konsideron si mė tė shėmtuarin e jetės sė tij. Ai thotė qė nė atė incident kanė qėnė tė ftuar dhe disa intelektualė tė tjerė. A keni qenė dhe ju?
    -Sigurisht. Kam qenė. Ne atėherė rrinim shpesh sė bashku. Unė kam kujtime shumė tė bukura nė atė qytet me Ismailin. Por kėtė rast dhe unė do ta quaja vėrtet tė shėmtuar, ashtu siē e ka quajtur dhe Ismaili. Madje do ta konsideroja si njė formė inkuizicioni qė i bėhej njė intelektualje nga shokėt e vet tė luftės.
    Ishte si tė thuash njė grackė e ēinovnikėve partiakė tė Komitetit tė Partisė qė ia ngritėn Kadaresė pa e e lajmėruar fare. Ose mė mirė tė themi, vetė Pirro Gushoja. Arsyet pse u bė gjithė ajo zhurmė, asnjėherė nuk i kam kuptuar.
    Ndoshta ishin ato vite kur lufta e klasave kishte marrė pėrmasa tė mėdha. Ishte ai vit famėkeq, kur muret dhe vitrinat e qytetit tė Beratit mbusheshin me fletė-rrufe.
    -Ju jeni i vetmi dėshmitar qė mund tė shtoni diēka mė shumė rreth kėsaj ngjarje. Kėshtu ėshtė apo jo ?
    -Unė di qė ka dhe shumė dėshmitarė tė tjerė. Salla e kinemasė atė ditė ishte mbushur plot e pėrplot. Mua mė erdhi mirė qė Dhora Leka u prononcua nė shtyp rreth kėsaj ngjarjeje. Pasi, tė them tė drejtėn asnjėhere nuk e kam kuptuar pse nė ato vite ajo insistonte tė takonte Ismail Kadarenė. Ajo duhet ta dinte pozicionin e saj. Ishte njė e internuar me kusht. Rasti mė i vogėl do tė bėnte qė ajo tė kthehej pėrsėri nė qeli…
    Nga shėnimet e saj mora vesh se ajo e paska ndalur nė rrugė Ismalin pėr t’i kėrkuar ndonjė tekst kėnge, apo, siē thotė ajo, pėr t’i shkruar njė libret…Tė takonte njė e internuar njė shkrimtar tė njohur si Ismaili, nė njė qytet tė vogėl dhe plot thashetheme, si Berati i asaj kohe, ky pėrbėnte njė incident.Dhe pėr Ismailin, njė takim me njė tė internuar e tė akuzuar si « armike e popullit » ashtu siē viheshin epitetet atėhere,
    Ky do tė ishte njė guxim i madh dhe me pasoja. Hetuesit e asaj kohe pretencat i kishin tė gatshme: “…Komplot ndaj partisė dhe pushtetit….” Dhe tė rrasnin brenda.
    -Mund tė shtoni ndonjė detaj mė shumė rreth kėsaj ngjarjeje. Meqė ju atė kohė rrinit sė bashku me Ismailin.
    -Eshtė e vėrtetė. Unė di gjithēka pėr kėtė rast. Pasi kam qenė dėshmitar i ngjarjes. Gjithshka qė ka ndodhur e kemi diskutuar sė bashku. Unė isha si njė konsulent i tij. Mirėpo, nė kėto dėshmi ėshtė lėnė jashtė njė fakt i rėndėsishėm.
    Janė tre letra tė Dhorės tė dėrguara nė adresė sė Ismailit. Letrėn e parė ia kam ēuar unė Ismailit. Ishte nata e vitit tė ri. Atėhere viti i ri festohej me madhėshti nė Pallat tė Kulturės. Mua ma dha letrėn njė miku m sportist. Atė mbrėmje letrėn ia dhashė Ismailit. M’u duk njė letėr e jashtėzakonshme. Mirėpo, ajo nuk kishte qenė njė letėr e zakonshme. E lexuam disa herė dhe nuk kuptuam asgjė. Nė letėr lavdėrohej krijimtaria e tij…. pėrfund kishte siglėn L.
    Letra e parė nuk na befasoi aq shumė. Mirėpo, pas letrės sė dytė dhe tė tretė, Ismaili me intuitėn tij tė famshme tė dyshimit, i mori shumė seriozisht.
    Aq sa mundėm tė deshifronim ne ishte qė; letrat i shkruante njė femėr me emrin L. Dhe se ajo ishte njė intelektuale klasi.Tė ēudiste kultura e saj.Nuk do ta besonte kush qė njė e tillė jetonte nė qytetin mesjetar tė Beratit. Letra e tretė kishte dhe numrin e njė vile private. Kaq na u desh pėr tė nisur hamendėsimet. Ēfarė kėrkon kjo L-ja? Pse i shkruan kėto letra kur nė to nuk bėhej fjalė kėrkund pėr simpati…
    Ismaili kishte disa miq tė tij inxhinierė. Ua tregoi dhe atyre kėtė histori. Dikush e mori si njė shaka, dikush seroizisht. Kur u takuam nė drekė Ismaili ishte i shqetėsuar. “Tė lutem merr vesh se kush banon nė atė shtėpi,- mė tha.”
    As tė nesėrmen dhe as tė pasnesėrmen e asaj dite unė nuk u intersova te nxėnėsit e mi pėr tė marrė vesh kush banonte nė vilėn me numėr… Ishte njė natė e ftohtė shkurti kur ne duke i rėnė pėrqark asaj shtėpie morėm vesh prej njė nxėnėsit tim se te shtėpia nė fjalė jetonte njė e internuar. E quanin Dhora Leka.Kjo ishte tepėr befasuese.
    - Pastaj ē’ ndodhi?
    -Tė nesėrmen Ismaili iku nė Tiranė. Mua m’u duk se u harrua gjithshka.Kur erdhi Ismaili nga Tirana, m’u duk nervoz. Dikush e kishte rekomanduar qė letrat t’i dorėzonte diku. Porositė e partisė apo dhe tė sigurimit atėhere bėheshin si shoqėrisht, tė zbutura, tė kujdesshme dhe si nė formė rekumandimesh. Ismaili e njihte mirė gjuhėn e kėtyre rekomandimeve. E dinte mirė qė dorėzimi i letrave ishte njė urdhėr i dhėnė nė formė orientimi, pikėrisht pėr tė diskretituar figurėn e Dhora Lekės. Ismaili ishte njė figurė e njohur, mbi tė gjitha kishte dhe aarmiqtė e vet. Mė tė shumtėt ishin sigurimsa. Letrat iu dhanė dikujt. Ai dikushi e bėrė kaq problem sa as atėhere e as kėsaj dite nuk e kam marrė vesh se kush e fryu dhe pse u bė kaq shumė bujė.
    Donin tė godisnin Ismalin duke bėrė zhurmė rreth njė enigme…? Apo ia kishin bėrė benė Dhorės dhe me kėtė rast donin ta varrosnin pėrfundimisht, ndėrkohė qė ajo kėrkonte tė ngjitej lart? Mundet tė ketė qenė dhe zelli i tepruar i ēinovnikėve aparatēikė, tė cilėt nė raste tė tilla hiqeshin mė tė zellshėm se vetė Enver Hoxha.
    Kur diskutohen gjėra tė sė kaluarės duhet tė kthehesh nė atė vite dhe t’i kuptosh njerėzit siē kanė qenė atėhere. Unė atėhere isha 25 vjeē, Ismaili do tė ketė qenė 31 vjeē. Edhe ai kishte ardhur nė Berat me qarkullim, si njė formė dėnimi. Shumė shkrimtarė tė asaj kohe u degdisėn nė rrethe dhe nuk u kthyen mė kurrė nė Tiranė.
    Pati nga ata qė nuk e ngritėn mė kokėn. Kadareja, falė talentit tė tij tė madh, qysh nė ato vite ishte bėrė njė person publik. Duhet kujtuar qė gati tė gjithė intelektualėt nė atė kohė shiheshin me dyshim.Sikur ata tė parėt bėnin gabime ideologjike, apo ata tė parėt mund ta zbutnin luftėn e klasave. Pėr tė plotėsuar pak kuadrin e asaj kohe po ju tregoj njė historinė time me Bujanėn, vajzėn e Tuk Jakovės. Ajo bėnte pjesė nė rrethin letrar tė shkollės qė e drejtoja unė.
    Kishte nisur tė shkruante vjersha tė ndjera. Ishte njė vajzė jashtėzakonisht e bukur dhe shumė e talentuar. Njė ditė lexoi midis shokėve dhe shoqeve njė vjershė tė trishtuar. Titullohej: “Elegji pėr babain.” Unė nuk e dija se e kujt ishte kjo vajzė dhe kujt ia dedikonte vjershėn.Vetėm i thashė nė sy tė tė gjithėve: “Shkruaj gjėra mė tė gėzueshme. Shkruaj pėr jetėn qė tė rrethon.” Qysh tė nesėrmen, pėrgjigjen time e kishte marrė vesh i gjithė seksioni i arsimit dhe Komiteti i Partisė. Shefi i seksionit mė kapi nė rrugė dhe mė lavdėroi posaēėrisht, sikur unė i dija tė gjitha dhe, vajzės sė armikut tė partisė i kisha dhėnė njė pėrgjigje tė shkėlqyer..
    -Po fundi i incidentit si shkoi? Ishit dhe ju nė atė mbledhje?
    -Isha.Nė fakt ne shkuam si cjapi te kasapi.Ismailit i kishin thėnė do tė marrėsh pjesė nė njė mbledhje qė do tė zhvillohet nė sallėn e kinemasė. Ndėrsa unė nuk dija asgjė.Atė mbasdite u takuam si zakonisht, zbritėm nga apartamenti i tij i cili ndodhej ballė pėr ballė ndėrtesės sė Komitetit tė Partisė.
    Para derės prisnin disa kuadro tė Komitetit tė Partisė me Pirro Gushon.
    Pirro Gusho si u takua pėrzemėrsisht me Ismailin e ftoi nė drejtim tė kinemasė. Pas e ndoqėn tė tjerėt. E ndoqėm dhe ne. Kur hymė nė sallė u ēuditėm pa masė. Salla ishte mbushur plot e pėrplot. Pata pėrshtypjen se ishim nė njė mbledhje solemne... Ismailin e ftoi Pirro Gushoja tė ngjitej nė podium sė bashku me sekretarin dhe dy tė tjerė. E po... si shkrimtar i njohur e meritonte tė ishte aty,-thashė me vete, ndėrsa vetė nuk dija se ku tė ulesha. Nė rreshtin e parė kishte dy-tre karrike bosh. Dikush ma bėri me shenjė tė mos rrija nė kėmbė, tė shkoja ulesha nė vendet bosh. Shkova kokėulur dhe… ndėrkohė pashė Dhora Lekėn pranė meje. Ah! thashė me vete. Ndaj i kanė lėnė karriket bosh.
    Gjė mė tė ēuditshme se ajo mbledhje s’kam parė. U ngrit Pirro Gusho dhe me atė zėrin e tij tė trashė dhe imponues, mbledhjes i dha tonet e njė ngjarjeje tė tmerrshme. “Armikja e partisė dhe e popullit,-tha ai,- Dhora Leka… duke treguar me gisht nė drejtim tė saj (dhe timin) ka provokuar shkrimtarin e madh Ismail Kadare... Salla nuk dinte asgjė. Ishin tė gjithė tė ftuar nė fshehtėsi. Ismaili ka kujtuar se kanė qenė tė ftuar intelektualė, por unė mendoj se nė atė sallė kishin ftuar vetėm njerėz tė zgjedhur tė partisė dhe tė frontit demokratik, pėr tė demostruar forcėn e pushtetit, duke linēuar atė grua tė guximshme e cila ishte bėrė grusht para gjithė asaj mase njerėzish.
    bėnin njė shėmbėll, se ēfarė rreziku paraqiste mungesa e vigjilencės ndaj “armiqve imagjinarė”
    Tė tjerat i ka treguar vetė Dhora. Unė kam dalė shumė i tronditur nga ajo mbledhje. Atje kuptova dhe mė mirė largpamėsinė e Ismailit, kur pranoi qė letrat tė dorėzoheshin. Si duket, organet kopetente donin t’i deshifronin ato letra gjer nė imtėsi. Mediokriteti i zyrtarėve partiakė nė ato vite lulėzonte. Ndėrkohė qė nga qyteti i Beratit dhe nga njerėzit qė kam njohur atje ruaj kujtime tė pashlyeshme. Madje dhe Ismaili nė ato vite ka qenė njė njeri shumė i pėrzemėrt. Shumė njerėzor. Me tė kemi shumė kujtime tė paharruara.Tė tillė e kujtoj Ismailin nė ato vite dhe i tillė do tė doja tė mbetej ai qė sot brezi i ri e legjendarizon duke e larguar gjithmonė e mė tepėr nga njeriu Kadare.
    -Pėrfundimisht , si e gjykoni veprimin e dy artistėve tė asaj kohe?
    -Veprimin e zonjės Dhora, (ndalimi nė rrugė, letrat) nga distanca e dyzet vjetėve tė kaluara, unė do ta gjykoja si njė veprim i nxitur nga dashuria pėr artin. Zonja Dhora ka qenė dhe do tė mbetet njė kompozitore tepėr e talentuar dhe shumė e emancipuar. Por, ajo si tė gjitha intelektualet e kohės sė saj, do tė ketė qenė pak idealiste. Nė veprimet e saj ajo ka gjykuar pa marrė parasysh pasojat. Pas daljes nga burgu, i cili i ishte cituar “ me kusht”, ajo nuk e ka njohur realitetin qė e rrethonte. Sidomos atė beratas. Por dhe veprimin e Ismailit (dorėzimin e letrave ) do ta gjykoja, tashmė, pas dyzet vjetėve, si njė veprim i nxitur nė mbrojtje tė vlerave tė tij si shkrimtar.
    Ata tė dy s’mund tė takoheshin, madje as tė shkėmbenin njė pėrshėndetje tė ftohtė nė rrugė. Zonja Dhora e pranon vetė kur tregon: “Ismaili mė tha, mos mė tako nė rrugė.”
    Ismaili tregon qė nė vitet e demokracisė e ka takuar Dhorėn dhe i ka kėrkuar falje. Dhe ajo e ka kuptuar. I vetmi sugjerim qė mund tė bėja ishte, sikur Ismaili tė angazhohej sot, pas 40 vjetėve, pėr t’ia shkruar Dhorės atė libret tė mallkuar…dhe sikur Dhora tė kishte atė pasion qė kishte 40 vjet mė parė, pėr tė kompozuar sot njė vepėr madhore.


    Ky lajm ėshtė publikuar: 02/11/2005

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ---

    Ismaili tregon që në vitet e demokracisë e ka takuar Dhorën dhe i ka kërkuar falje. Dhe ajo e ka kuptuar. I vetmi sugjerim që mund të bëja ishte, sikur Ismaili të angazhohej sot, pas 40 vjetëve, për t’ia shkruar Dhorës atë libret të mallkuar…dhe sikur Dhora të kishte atë pasion që kishte 40 vjet më parë, për të kompozuar sot një vepër madhore.
    ---




    le te kompozoje zonja Dhora pa libret.. Muzika flet vete..
    uroj ti punojne gishtat e te ket fuqi dhe ca vite qe te ulet ne piano e te na jape nje simfoni te bukur..
    ska nevoje per librete kadarenjsh ajo.. vet jeta e saje dhe e motres se vet.. zonjes Mita .. jane legjende me vehte..

    diabolis.. na sill te tjera materiale po deshe nga keto..

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •