Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 24
  1. #11
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Po

    ekziston p.sh. libri i tij botuar ne Prishtine (1968) por kohet e fundit dhe ne Tirane (2002) Serbet dhe Shqiptaret - Historia e Shqiptareve te Veriut.

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet nė Bllog
    22

    Kush eshte Milan Shuflaj

    Milan Shuflaj eshte burimologu me autoritativ i historise se shqiptareve. Ne vitin 1931, ai eshte vrare nga njerezit e milicise serbe ne Zagreb. Ishte ballkanolog dhe njohes shume i mire i historise shqiptare te mesjetes. I lindur ne Lepogllave ne nje familje me origjine gjermane, ai ishte nje njohes i mire i gjuheve ballkanike dhe profesinalisht nje nga historianet me te mire te gadishullit. Pas perfundimit te studimeve, ai iu kushtua kryesisht burimeve, qe lidheshin krysisht me historine e shqiptareve. Dhe nder studimet e tij me te medha, eshte botimi me bashkeautor i "Acta et Diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia"; dy studime ne gjermanisht "Rrethanat kishtare te Shqiperise paraturke" dhe "Politsche Schiscksale det Themas Durrachin" (Fatet Politike te Themes se Durresit); "Biologjine e fiseve te popullit shqiptar". Ne vitin 1920, ketyre iu shton edhe "Qytetet e keshtjellat e Shqiperise ne Mesjete", ndersa me vone edhe studimin "Historia e shqiptareve te veriut" dhe monografine "Serbet dhe shqiptaret". Kishte permasa te tilla intelektuale sa ne vrasjen e tij kane protestuar edhe Albert Ajnshtajni, Hajnrih Man etj. Mbetet sipas specialisteve te historise, burimologu me i madh i historise se shqiptareve.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet nė Bllog
    22
    Leterkembimi i Milan Shuflaj me Lumo Skendo

    Letrat jane shkruar latinisht, frengjisht, italisht, gjermanisht, hungarisht dhe kroatisht. Objekti i tyre eshte puna kembengulese e Shuflajt ne hulumtimin, vjeljen dhe sistemimin e korpusit te madh te burimeve relevante per te rrumbullaksuar botimin e "Acte Albaniae" si dhe perballja me pengesat e medha te qendrimit ne Shqiperi dhe te hulumtimeve ne Itali

    Nga Zekeria Cana*

    Fondi i Millan Shuflajt ne Arkivin e Kroacise nuk del i plote, ngaqe fill pas vrasjes makabre me shufer hekuri, ne shtepine e tij policia beri bastisjen e rrufeshme, permbysi cdo gje dhe sekuestroi pjesen me te vlefshme te materialeve. Me ate rast i humbi gjurma dhe vellimit te trete te vepres monumentale "Acta Albaniae" te pergatitur per shtyp.

    Nje pjese relativisht te vogel te fondit e perben leterkembimi me Jirecekun, Talocin, Jovan Radoniqin, drejtorin e Institutit te Evropes Lindore, Amadeo Xhanini, ministrin e Arsimit te Shqiperise, Adburrahman Dibra, Ministrine e Arsimit te Hungarise e me se shumti me Lumo Skendon. Lumo Skendo si bibliofil i rralle i botes shqiptare ndiqte me nje interesim prej lakmie botimet e autoreve te huaj per historine dhe kulturen shqiptare, ndaj ne librarine e tij te njohur mund te gjeje titujt e rinj ne gjuhe te ndryshme perfshire dhe revisten e Henrik Bariqit "Arhiv za arbanasku starinu, jezik i etnografiu". Se ketejmi leterkembimi i tij me Shuflajn qe u kthye shpejt ne miqesi, nuk ishte i rastesishem. Ne letren e tij te pare te 30 qershorit 1929 ai donte te mesonte nga albanologu i njohur se a do te vazhdonte nxjerrjen e "AA" dhe sa vellime do te ngerthente ky botim. Shuflaji iu pergjigj pa vonese duke shkoqitur ne pika te pergjithshme projektin e 4 vellimeve vijuese te "AA" qe do te perfshinin burimet e vjelura ne arkivat e Venecias, Vatikanit dhe Dubrovnikut dhe do te zinin fill me vitin 1451 te pushtimit aragono-napolitan te Krujes dhe do te shtriheshin deri ne vitin 1571. Ne vellimin 3 do te botohej "in extenso" dhe Kadastri i njohur dhe shume voluminoz i Shkodres i vitit 1416 se bashku me kopjet e dokumenteve nga arkivi i Barcelones dhe Milanos qe hedhin drite mbi marredheniet e Skenderbeut me sulltan Muhametin II, te cilat Shuflaj ia kishte huazuar Radoniqit mirepo ato nuk i pa kurre me sy...

    I takonte merita Mit'hat Frasherit, pishtarit te diturise kombetare dhe universale qe qeveria e mbreterise shqiptare e parapelqeu dhe mirepriti projektin kapital te albanologut dhe balkanologut te njohur. Ministri i Arsimit, Dibra, e pergezonte ate per kontributin e madh shkencor, e falenderonte per punen shume te vyeshme rreth hulumtimit te metejshem te dokumenteve arkivore te historise shqiptare mesjetare dhe e bente me dije se qeveria e tij mbreterore i kishte akorduar 75.000 franga ari per vjeljen e dokumenteve arkivore dhe botimin e tyre me kater vellime. Perballimi i shpenzimeve ne nje shume kaq te madhe nuk ishte sakrifice e vogel financiare, kur dihet se ne c'shkalle te zhvillimit ekonomik ishte Shqiperia.

    Rruga e hulumtimit te burimeve arkivore dhe e nxjerrjes se tyre ne drite ishte gjysme e hapur. Shuflaj sado qe ishte emer i njohur dhe i nderuar ne boten shkencore, duke qene nacionalist kroat i paperkulshem, ishte ne syrin e keq te diktatures se Aleksander Karagjorgjeviqit, prandaj ishte nxjerre ne pension para kohe, jetonte dhe punonte ne ndalesen e daljes se lire ne boten e jashtme, packa Univeriteti i Budapestit e kishte per nder te emeronte profesor te historise se Evropes Juglindore. U detyrua t'i shkruante Xhaninit dhe te kerkonte ndihme ne luften e tij kunder kufizimit te te drejtave elementare te njeriut. Lumo Skendo e bente nderkaq me dije se ishte thirr ne polici, ku e kishin sqaruar me cinizem se Ministria e Brendshme me 27 tetor 1929 kidhte dhene lejen per pasaporte per gjashte muaj, por ky afat kishte skaduar. U desh te rropatej plot dy vjet qe, pas percapjeve kembengulese te qeverise shqiptare ne Beograd dhe garaces se Gjeorgje Jeliniq (arkivi i shtetit ne Beograd) per sjelljen "korrekte" te mikut te tij ne boten e jashtme, ne mbarim te dhjetorit 1930 Shuflaj t'i kumtonte Xhaninit lajmin e gezueshem per marrjen e pasaportit per Shqiperi, po jo edhe per Itali. Ai i lutej mikut te tij t'i pervishej punes dhe te zgjidhte kopjuesit e dokumenteve ne Rome, Venecia, Napoli dhe Ankone, duke e siguruar ate se qeveria shqiptare do t'i hiqte te gjitha shpenzimet. Shuflaj mbeshtetej ne shkresen e ministrit Dibra me te cilen njoftohej per dergimin e 3000 frange ari ne banken zviceriane si paradhenie. Ai mori rrugen e Shqiperise perkrye Dubrovnikut, ne gjysmen e pare te janarit 1931. Me 16 te atij muaji ministri Dibra shtroi darke per nder te tij ne hotel "Tirana". Mysafiri i ardhur jetoi castin e befasise ngazellyese qe dollia per shendetin e tij te ngrihet ne gjuhen italiane. Gjate qendrimit te shkurter ne Shqiperi ai mblodhi te dhena per disa monumente te mesjetes te patrajtuara ne studimet e meparshme dhe mori zotimin qe pas perfundimit te gjashte blejve te "AA" te vazhdonte hulumtimin e burimeve te periudhes pas vitit 1571. Faze perfundimtare e punes se tij do te ishte shtjellimi i historise se re te Shqiperise, veper kjo jetike ne fushen e studimeve albanologjike dhe deshmi e admirimit ndaj popullit te vogel shqiptar.

    Nga fondi i Shuflajt nuk shihet nese gjate qendrimit ne Tirane lidhi me qeverine shqiptare ndonje kontrate per realizimin e projektit "AA". Ai u largua nga Shqiperia i impresionuar, i gjalleruar dhe i rinuar, i ushqyer me vullnetin e celikte per hulumtime te metejshme ne permbyllje te vepres se tij kapitale qe do te pasuronte dhe thellonte studimet albanologjike dhe balkanologjike, flamuri shqiptar ishte per ate dhuntia me e cmueshme qe mori me vete. Por kthimi ne Krocai ishte rrugetimi i tij i fundit. Ne Zagreb e priti vrasja mizore, me 18 shkurt 1931 ne qofte se autoritetet zyrtare ndaluan botimin e cfaredolloj lajmi lidhur me kete vrasje, gazetat evropiane qe te nesermen e informuan opinionin publik mbi krimin e madh ne Zagreb qe ndezi indinjaten e thelle te inteligjences perparimtare aq sa me protestat e shumta u bashkua dhe Albert Ajnshtajn dhe shkrimtari gjerman Henrih Man.

    Zekeria Cana, Studiues-historian kosovar
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet nė Bllog
    22
    Shuflaj dhe shqiptaret

    Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, gjate sesionit shkencor organizuar dje nga Arkivi i Shtetit dhe Muzeu Hitorik Kombetar "Shuflaj dhe shqiptaret", dekoroi shkencetarin dhe albanologun e njohur kroat Milan Shuflaj me urdherin "Naim Frasheri" i Arte, me motivacionin "Per kontribut te shquar ne studimet albanologjike, per karakterin shkencor dhe objektiv te mbrojtjes se ceshtjes shqiptare ne vepren e tij."

    Duke pershendetur kete aktivitet, studiesit dhe akademiket shqiptare e te vendeve fqinje, albanologet nga Kroacia, Maqedonia, Kosova, etj, Presidenti Moisiu vleresoi

    figuren e studiuesit te mirenjohur kroat, duke theksuar se "Shuflaj qe nje pararendes i mendimit europian dhe nje model i shkences se te vertetes".

    "Tek Shuflaj fitoi kulti i dijes mbi etnocentrizmin e ngushte tipik per mentalitetin ballkanik. Kete vlere te brendshme te tij ia inkurajoi edhe shkolla austro-gjermane e albanologjise, prane te ciles kane qendruar edhe dy shkollat e tjera me ndikim per te, shkolla kroate e sllovene. Tek ai mund te kete ndikuar edhe origjina e tij fisnike, qe e lidhte ate fort me periudhen e ndritur te fisnikerise arberore", shtoi z.Moisiu.

    Presidenti Moisiu nenvizoi edhe njehere qendrimin e tij per nxitjen e bashkepunimit rajonal duke u shprehur se "nepermjet venies ne dukje te lidhjeve te Shuflajt me Shqiperine, ju te nderuar akademike, historiane, arkiviste e dijetare nga Shqiperia, Kroacia, Kosova e Maqedonia do te ndihmoni per te vene ne dukje edhe lidhjet e shendosha te shqiptareve me kroatet. Ky eshte nje kontribut kulturor e shkencor, por edhe nje kontribut per te kerkuar bashkerisht mendesine europiane te pasurimit te njeri-tjetrit me vlerat e botes shpirterore". Ne perfundim te fjales se tij, Presidenti i Republikes

    solli para pjesemarresve te sesionit shkencor shembullin e Shuflaj ne politiken ballkanike, tashme te personifikuar tek Presidenti kroat Stipe Mesic. "Ne takimet qe pata me presidentin kroat Mesic kohet e fundit, vura re jo vetem njohje te mire te shqiptareve, por edhe nje ndjesi te paster per forcimin e bashkepunimit te shumanshem midis dy popujve dhe vendeve tona", theksoi Presidenti Moisiu.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #15
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Zbulohet ne Shqiperi lenda e volumit te trete te "Acta Albaniae"

    MILAN SHUFLAI -
    kroati
    qe vdiq
    per Shqiperine

    Zbulohet ne Shqiperi lenda e volumit te trete te "Acta Albaniae" e Milan Shuflait, per te cilen ka 70 vjet qe diskutohet pro e kunder. Pas deshmive dhe dokumenteve qe ilustrojne ngjarjet e Shqiperise ne kohen e mesjetes, nga viti 334 - 1406, tani historiografia shqiptare ka edhe lenden e volumit te trete qe perfshin kohen e motit te madh te Skenderbeut.

    Milan Shuflai lindi ne Lepogllav te Kroacise me 9 nentor 1879. Pasi mbaroi shkelqyeshem gjimnazin vazhdoi studimet per shkencat historike ne Universitetin e Zagrebit. Qysh ne universitet lexonte ne origjinal veprat historike te shkruara ne greqishten e vjeter, ne latinisht, italisht, spanjisht, gjermanisht, anglisht, frengjisht apo hungarisht. Ai njihte ne themel te gjitha gjuhet sllave, e me vone mesoi ebraisht, shqip e sankrisht. 24 vjec afirmohet si studiues i permasave evropiane. Pas studimeve universitare bashkepunon me Shmiciklasin per hartimin e korpusit "Codex diplomaticus".

    Gjate vitit 1902-1903 punon prane Institutit te Studimeve Historike ne Vjene, ku boton "Dokumente private te Dalmacise". Nga viti 1904-1908 punon ne muzeun popullor te Budapestit. Vepra monumentale e Milan Shuflait mbetet "Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia" qe do te thote deshmi dhe dokumenta qe ilustrojne ngjarjet e Shqiperise ne kohen mesjetare. Shkurt kjo veper me dy vellime per historine e Shqiperise njihet me emrin "Acta Albaniae". Volumi i pare u botua ne Vjene me 1913, kurse volumi i dyte me 1918 po ne Vjene. Ato flasin per Shqiperine e viteve 334-1406 dhe jane shkruar ne bashkepunim me studiuesit K.Jirecek e L.Talocin.

    Ne vitin 1916 e me pas boton: "Gjendja kishtare ne Shqiperi", "Kufijte e Shqiperise ne mesjete", "Shqiperia mesjetare", "Lidhja hungaro-shqiptare ne mesjete", "Fatet politike te temes se Durresit", "Biologjia e fiseve te popullit shqiptar", etj. Pas Luftes se Dyte Boterore me krijimin e shtetit sllav, ku vec Serbise perfshihet edhe Sllovenia e Kroacia, per historianin Milan Shuflai fillojne ndjekjet dhe persekutimet. Arrestohet, burgoset dhe denohet me 3 vjet e gjysme burg si anetar i komitetit kroat te formuar ne Grac te Austrise. Serbet nuk mund te harronin aq kollaj argumentet dhe analizat qe kish bere ai per lashtesine e shqiptareve. Pasi del nga burgu i Mitrovices boton "Mjergullat kombetare", "Kadastrat e Shkodres", "Ciklonet etnike ne Ballkan", "Berthamat shteteroreAugust 12, 2002_ August 12, 2002_iperia ne lashtesi", "Keshtjellat dhe qytetet mesjetare te Shqiperise", "Serbet dhe shqiptaret", "Mozaiku nacional ne Maqedoni", "Qytetet dhe fshatrat ne mesjete" etj. etj. gati 3 mije tituj librash e artikujsh studimore mbi Shqiperine, Serbine, Kroacine, Bullgarine, Rumanine, Hungarine, Malin e Zi, Italine, Sllovenine, Austrine. Milan Shuflai ka botuar edhe me pseudonimin Alba Limi. Me kete emer ai ka botuar romanin historik "Konstandin Balshaj". Sic shihet dhe nga kjo bibliografi e shkurter, Shuflai eshte nje nga personalitetet me te medhenj te shkences dhe albanologjise. Ai eshte perfaqesuesi me dinjitoz. Nuk ka albanolog tjeter qe mund te konkuroje Shuflain per periudhen e mesjetes. Me dokumente dhe fakte ai argumenton fillimet e para te jetes qytetare te Shqiperise, shume kohe para se sa te vinin sllavet. Ai argumentoi prejardhjen tone. Davariti mjergullat e kohes e saktesoi kohen ilire, helene, romake e bizantine te Shqiperise. Ai dhe vetem ai prezantoi themelet e nderlikuara, mbi te cilat eshte ndertuar jeta jone kombetare e shteterore. Per te kryer studime te tilla nuk eshte e lehte. Burimet e informacionit jane shume te largeta, gati te paarritshme. Por edhe kur i gjen, eshte e pamundur t'i deshifrosh se njerezit ne ate bote nuk flisnin e nuk shkruanin sic flasim e shkruajme ne sot. Mendoni, c'dituri e madhe, c'pune kolosale, c'kohe e gjate e sa mund i eshte dashur Shuflait per te rindertuar pa asnje te mete mozaikun e shqiptareve te sotem qe me pare quheshin arber e akoma me heret, ilire. Nese historiografise sone i heqim Shuflain, atehere c'mbetet? Prejardhja jone do te ishte e dyshimte, e manget, e cunguar. Te dhena per kete periudhe kane paraqitur dhe studiues te tjere, si; Farlati, Valentini, Dyselje etj., por roli dhe saktesia e Shuflait nuk mund te krahasohet me asnje. Ai eshte i padiskutueshem. Te gjithe ata qe duan te flasin per historine e Shqiperise patjeter duhet te kalojne nga burimi i Shuflait. Vritet pabesisht ne Zagreb, me 18 shkurt 1931, nje muaj pasi kishte vizituar Shqiperine.

    Si u vra Milan Shuflai !?

    Jo vetem jeta, por edhe vdekja e Shuflait ka lidhje te drejtperdrejte me Shqiperine. Ai qe ia kish kushtuar gjithe jeten historise se Shqiperise s'kish se si te ndahej nga kjo bote vecse per shkak te saj. Ne dhjetor te vitit 1930 mbreti Zog e fton Milan Shuflain te vizitoje Shqiperine. Mbreti e njihte mire kontributin e Shuflait ne hartimin e historise se Ballkanit, prandaj ai donte qe Shuflai te shkruante edhe historine e Shqiperise. Dhe Shuflai qe e admironte kaq shume kete popull te vogel me histori te lashte, erdhi ne Tirane. Bujti ne hotel "Kontinental" dhe qendroi 8 dite. Ne nje nga keto dite, ai mbajti nje fjalim para parlamentareve shqiptare. Aty permendi biologjine e fisit shqiptar si pjese e nje projekti per historine teresore te Shqiperise. Ne parlament ai foli shqip dhe per kete u duartrokit dyfish. Nje jave pasi u largua nga Shqiperia per ne Zagreb i erdhi kercenimi i pare. Nje pusulle prej letre, k i kerkohet te hiqte dore nga studimet dhe shkrimet e metejshme. Ne fund shenimi: "Organizata Nacionale per Mbretin dhe Atdheun." Natyrisht, tani ai kish me shume pune se asnjehere tjeter. Sapo qe kthyer nga Shqiperia ku kish marre obligim per te perfunduar vellimin e trete te "Acta Albaniae". Katedra e historise per Evropen Juglindore ne Universitetin e Budapestit i kish afruar nje vend pune. Mirepo mbreti Aleksander nuk e la te dilte jashte kufijve te Serbise. Nderkohe dhe Akademia e Shkencave te Vjenes i kish propozuar te mbaronte punen per vellimet e lena pergjysme. 52-vjecari Milan Shuflai nuk mund te trembej nga nje kercenim prej letre. Te terhiqej? As qe behej fjale! Keshtu deri ne mbremjen e 18 shkurtit. Ndersa po kthehej ne shtepi, hyri ne nje rrugice dhe... (sipas pohimeve te mevonshme) tre vete e ndalojne ne erresire, e qellojne me leve ne koke dhe largohen me shpejtesi. Rrezohet pa ndjenja ne toke dhe ashtu te mbytur ne gjak e gjejne kalimtaret e rastit, te cilet e cojne menjehere ne spital. Mirepo eshte vone. Vdes po ate nate, pa thene asnje fjale e pa lene asnje amanet. Autoritetet ndaluan botimin e cfaredo lajmi qe kish lidhje me vdekjen e tij. Mirepo Shuflai nuk ishte individi i zakonshem. Ai ishte kthyer tashme ne institucion. Gazetaret e huaj dhane menjehere lajmin e bujshem: "Milan Shuflai, ndersa po kalonte rruges per te shkuar ne shtepi, u godit ne erresire nga persona te panjohur e me pas vdiq ne spital". Ata e quajten "krim te madh" pa nguruar te thone "i organizuar nga policia serbe, e cila rrembeu nga shtepia te gjitha dokumentet e doreshkrimet e tij". Pas ketij njoftimi intelektualet evropiane, midis te cileve edhe Ajnshtajni e Hajnrih, e denuan vrasjen makabre. Akademia e Shkencave te Kroacise leshoi nje komunikate ku denonte vrasjen dhe shtronte pyetjet: Si u vra dijetari, studiuesi dhe profesori yne? A ishte ky nje sulm per ta grabitur, apo nje vrasje politike e paramenduar? A u godit Shuflai thjesht per ta trembur e vetem kaq apo duhej asgjesuar perfundimisht? Nese po, atehere pse duhej likuiduar fizikisht nje burre 52-vjecar sic ishte Milan Shuflai? C'ekuiliber prishi ai? Po! Milan Shuflai kishte gabuar rende. Ai ishte larguar nga shkolla sllave. Rilindja serbe e quante popullin serb popull misionar, nje popull i cili qendron mbi te tjeret. Sllavet e jugut kishin ardhur ne kete rajon te Evropes per te emancipuar barinjte e eger te Ballkanit. Kjo filozofi qe ekziston dhe sot e kesaj dite binte ndesh me frymen evropiane te Shuflait. Ja pse vdekja e Shuflait ne ate nate te ftohte dimri mbeti misterioze deri ne dimrin e vitit 1940! Ajo u ndricua vetem pas ketij viti kur para Gjykates se Zagrebit u nxorren si te pandehur Branko Zverker, Lubomir Belloshevic dhe Stevo Vecernica. Ata deklaruan se vendimi per likuidimin e Milan Shuflait u mor pasi ai u kthye nga Shqiperia. Pas kercenimeve per te hequr dore nga studimet e tij me 15 shkurt, ne zyren e shefit te Policise se Zagrebit u vendos likuidimi i tij". Keshtu shkruan Josip Horvart (f.228) ne vepren e tij kushtuar Milan Shuflait.

    Si u gjet lenda e vellimit te trete te "Acta Albaniae"

    Per lexuesin e gjere duhet theksuar se qysh pas vdekjes se Milan Shuflait ka ekzistuar nje debat i gjate nese e kish shkruar apo jo Shuflai vellimin e trete te "Acta et Diplomat es Albaniae mediae aetatis illustrantia". Kur Jirecek e Taloci qene gjalle, te tre autoret kishin deklaruar se do te botonin te pakten 4 vellime. Mirepo ata kishin vdekur. Vete Shuflai kish deklaruar se do te kete nje vellim te trete qe do te filloje nga viti 1406 e do te mbaroje ne vitin 1536. Po t'i referohemi leterkembimit qe ka pasur Mit'hat Frasheri me Milan Shuflain ne gjuhen frenge, ne nje nga letrat e tij Mit'hat Frasheri e pyet: A po vazhdon te punosh me korpusin "Acta Albaniae"? Shuflai pergjigjet: "Po i dashur mik, jam duke pergatitur vellimin e trete". Gjithsesi, ky pohim eshte nje e dhene e terthorte qe tregon se Shuflai kish ndermend te botonte edhe vellimin e trete. Mirepo nuk eshte vete vepra. Nje studiues mund te nise nje pune, apo te pohoje per nje veper e me pas ta lere pergjysme ose te mos e shkruaje kurre.

    Debati nese ka apo jo nje vellim te trete u aktivizua ne vitet e Luftes se Dyte Boterore, kur studiuesi serb Radonic botoi nje veper me titull: "Acta Skanderbega" dhe me linje te ngjashme me ate te "Acta Diplomata". Shume studiues mendonin se lenda i perkiste Shuflait, por jo fryma. Ato nuk ishin marre nga dy vellimet e para, por nga nje vellim tjeter qe nenkuptonte vazhdimin e dy te parave. Radonic, ose linte menjane frymen evropiane te Shuflait, ose e cungonge ate. Ka shume mundesi qe nje botim i tille te jete bere pikerisht per te ndrequr "gabimet e Shuflait" ose, me e pakta, per te riparuar dicka nga termeti qe shkaktoi Shuflai ne lidhje me lashtesine dhe historine e shqiptareve. Radonic nuk e beri kete per te vjedhur punen e tjetrit, por me te njejten lende te krijoje nje imazh tjeter te kundert me ate qe kish dhene Milan Shuflai. Sa me shume ka kaluar koha, aq me shume eshte forcuar bindja se vellimi i trete i "Acta Albaniae" eshte shkruar dhe diku ekziston. Para tre muajve, gjate nje kerkimi te zakonshem ne fondin e Ministrise se Arsimit qe ruhet ne Arkivin Qendror te Shtetit ne Tirane u gjet nje dosje e vecante me nr.295, viti 1931 i quajtur fondi 85. Kjo dosje s'kishte te bente fare me Ministrine e Arsimit. Ajo ishte nje dosje e cuditshme me 50 faqe dhe me nje pasqyre lende me tituj per Historine e Shqiperise nga viti 1400-1536. Ministria e Arsimit ka ne fondin e vet dokumente administrative qe lidhen me arsimin e jo dokumente historike.

    Atehere c'ishte kjo dosje?

    Hapi i pare qe u be nga AQSH ishte te verifikonte lenden e ta krahasonte ate me nje tjeter te ngjashme. Pas verifikimit u pa se e ngjashme me te ishte vetem "Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis ilustratia". U vu re homogjeniteti i lendes, vazhdimesia e saj, burimet e njejta. Pikerisht atje ku mbyllej volumi i dyte i "Acta et diplomata" fillonte dosja 295 e vitit 1931. Megjithate ishte veshtire te thuhej nese dosja 295 ishte vertete doreshkrimi i Milan Shuflait apo jo?

    "E fotokopjuam kete doreshkrim,- thote Shaban Sinani, drejtori i Pergjithshem i Arkivave te Shqiperise,- dhe gjate vizites sime ne Arkivin Qendror ne Zagreb e mora me vete. Ne takim me nje grup specialistesh te Arkivave te Kroacise u shtrova keto pyetje: A mund te verifikohet nese germat e ketij doreshkrimi i perkasin makines me te cilen ka punuar Shuflai? A mund te verifikohet gjithashtu nese shkrimi i bere me dore ne faqen 19 eshte shkrimi origjinal i Milan Shuflait? A gjendet kjo lende ne Arkivin e Kroacise? Dhe, me ne fund, a eshte kjo ende nje vazhdim logjik i vellimit te dyte te "Acta Albaniae"? Drejtori i Arkivave te Kroacise z. Josip Kalanovic mblodhi nje grup ekspertesh, te cilet pasi u moren me verifikimet e doreshkrimit dhane keto pergjigje: Po, germat e perdorura ne kete flete i perkasin makines se shkrimit te perdorur nga Milan Shuflai. Gjithashtu, shkrimi i bere me dore ne faqen 19 i perket Shuflait. Per pyetjen e trete, nese kjo lende ndodhej dhe ne arkivat e Kroacise, ata u pergjigjen: Jo! Kurse per pyetjen e katert, arkivistet kroate u pergjigjen se e gjithe lenda qe perfshinte periudhen 1400-1536 ishte vazhdim logjik i "Acta et diplomata". Nga te dyja palet u konfirmua perfundimisht se Shuflai e kish pasur te gatshem per botim gjithe lenden e vellimit te trete. E kur pasqyra eshte 50 faqe, mendoni se sa do te ishte vellimi i trete? Te pakten 700 faqe."

    Per fatin tone te mire nje pjese e kesaj lende ndodhet ne arkivin tone, nje pjese ne arkivin kroat, kurse pjesa tjeter ne Venedik, Vatikan, Napoli, Raguze, Vjene etj. Pas ketij konfirmimi te gjitha hamendjet nese ka patur apo jo nje vellim te trete bien poshte. Cudia, si cdo cudi shqiptare qendron tek fakti qe askush per 70 vjet ne Shqiperi nuk ka bere fjale per te. Si shpjegohet qe ndersa vazhdonin diskutimet per vite e vite me rradhe, ne shqiptaret te heshtnim kur lenden e kesaj vepre e kishim ne sirtar?! Tani mjaft njerez pyesin. Si u ndodh ne Ministrine e Arsimit? Pse aty e pse ketu? Ne vitet 30 Shqiperia nuk kishte as Akademi, as Institut Historie e as universitet. I vetmi vend ku mund te arkivohej nje veper e tille ishte Ministria e Arsimit. Milan Shuflai mund t'ia kete dhuruar kete kopje bie fjala Mit'hat Frasherit, Lef Nosit apo ndonje te njohuri tjeter, ose e ka lene per siguri pas kercenimeve te bera nga serbet. Ndofta kjo ka qene nje mase paraprake per te patur dy kopje, qe lenda e vellimit te trete te ndodhej krahas Zagrebit edhe ne Tirane. Tani problemi shtrohet: Si mund te disiplinohet kjo lende? Si mund te rikompozohet volumi i trete i "Acta Diplomata" sa me afer perfytyrimit dhe stilit te Shuflait? Natyrisht vellimi i trete nuk mund te behet menjehere. Ndoshta nje redaksi e perbashket me historiane, arkeologe, arkiviste e studiues nga Shqiperia e Kroacia mund t'ia dalin mbane si shenje admirimi per Milan Shuflain qe punoi dhe vdiq per Shqiperine.

  6. #16
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Pak mbi punen e projektet e Shuflait per "Acta.." e me tej...

    Po shkruaj me poshte dicka mbi punen e Shuflait me "Acta..." dhe per projektet qe ai kishte pas perfundimit te "Acta-s...", ku interesant eshte fakti se kjo veper mendohej te zgjerohej jo me sic eshte shkruar me lart ne 4 vellime, por perkundrazi ne 6-te, ku harku kohor i ngjarjeve te trajtuara ne te, do shtyhej me tej se viti 1479 - renia e Shkodres nen osmanet.

    ------------------------------

    Nje nder detyrat e Shuflait gjate hartimit te "Acta..." ishte sistemimi i materialeve arkivore. ai i radhiti dokumnentat sipas nje radhe kronologjike,ku u beri dhe komentet perkatese; shkroi dhe nje parathenie mbi Shqiperine mesjetare; dha nje harte te territoreve shqiptare ne mesjete, ku i permbahej "katerkendshit" shume te diskutuar Tivar-Prizren-Oher-Vlore (Antibaris-Prizren-Achris-Aulona). Kete percaktimi te shtrirjes se territoreve shqiptare duhet thene se historiografia shqiptare nuk e pranon, por e konsideron te gabuar.

    Po ne "Acta.." Shuflai nder te tjera shkruan se, shqitaret jane permendur per here te pare ne shek.II nga Ptolemeu dhe humbin serisht ne histori per te ridale nder dokumentat bizantine te shek.XI si "banore te malesive.." ose vendit midis "Shkodres, Durresit, Ohrit, Prizrenit me qender te tyren Krujen". Ai vazhdon se nga dokumentat bizantine Shqiperia permendej nen emertimin Arbanon dhe po ne dokumentat bizantine tanime te shek.XIV si zot i zones prej lumit Mat deri ne Seman konsiderohej princi Karl Topia - "Zot i gjithe Shqiperise"(1381). Ndersa ne dokumentat raguziane, Tirana, Pogradeci, Lustica e Kotorrit, Manastiri Rtac konsiderohen si vende shqiptare. Nder dokumentat venedikase te shek. XVI si Shqiperi percaktohet territori prej Durresit ne Vlore, por shtrirja e shqiptareve perkonte deri ne Kosove e Maqedoni.

    Interesant mbi "Acta-n..." jane dhe vete fjalet e ketij albanologu.Ai shprehet se, "plani i pare ishte per ta botuar kete veper ne 4 vellime deri ne vitin 1479, kur bie ne duart e osmaneve Shkodra... Por idea e ketyre dy kolegeve, Tallocit dhe Jireēekut ashtu dhe shkaterrimi i Monarkise Austro-Hungareze dermuan themelet e kesaj sipermarjeje shkencore..."

    Pasi doli nga burgu, Shuflai i vijoi me tej perpjekjet e tija per te vazhduar punen me "Acta-n...", ku u perqendrua ne kerkimet arkivore neper arkivat e vendikut, Raguzes, Vatikanit, Milanos, Mantovas, Padovas e Barcelones Dhe shprehej se kishte gjetur materiale te cilat skonin deri ne vitin 1501, dhe theksonte nevojen per kerkimet te tjera sistematike, si prej shenimeve qe kish lene Kostandin Jireēek apo ato te rusit Makushev, ky i fundit, kishte studiuar materialet venedikase deri ne shek. XVII. Por dhe te zhvilloheshin kerkime shkencore dhe ne arkivat e Kalabrise e Puglias, mbi shqiptaret e emigruar ne keto zona te Italise se sotme.

    Me tej vete Shuflai shprehet se, "kam ardhur ne perfundimin se vepra "Acta..." duhet te vazhdoje jo deri ne vitin 1479, por deri me 1571 vit kur Vendiku humb Tivarin dhe Ulqinin. Shek XVI eshte shume i rendesishem per krej Ballkanin, ku kryhet nderrimi i maredhenieve shoqerore, mberihet ne nje evolucion te plote te struktures shoqerore te koheve te mesme..." Keshtu vepra do arrije ne 6 volume. Kjo pune sipas vete Shuflait do te kerkonte nje pune teper intensive dhe nje hark kohor prej 6-8 vjetesh e do te duheshin nje numer i madh kopistesh, plus shpenzimet do te arrinin ne 70.000 franga ari.

    Me pas Shuflai mendonte te projektonte dhe hartimin e "vepres monumentale" te tijen, shkrimin e "Historise se Shqiperise", e cila pas vellimit te 6-te te "Acta-s..." do te fillonte me ngjarjet pas vitit 1571, me periudhen osmane te sundimit ne Shqiperi.

    Por dora vrastare serbe i nderpreu pergjithnje keto porjekte madhorte te ketij albanologu, i cili nderroi jete me 18 shkurt 1931.


    © eni

  7. #17
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    etnogjeneza shqiptare

    Ēfare mendonte Shuflai mbi prejardhjen e popullit shqiptar?
    Mendimet e tija mbi kete pike, ai i jep ne nje tjeter punim te tijin, mbi te cilin po jap pak informacion me poshte.

    Biologjia e fiseve te popullit shqiptar

    Vepra "Biologie der albanischen Volksstämme" eshte nje tjeter perpjekje e radhes per te dhene mendimin e vet mbi ceshtjen e etnogjenezes shqiptare.
    Pra kush ishin shqiptaret ? Prej nga ridhnin ?

    Shuflai perserit mendimin e Tumanit(Thumann),Hanit(Hahn), Kreshmerit (Kretschmer), Majerit(Meyer) se shqiptaret jane pasardhes te ilireve.
    Ai ndermer nje analize mbi simbiozen iliro - trake apo shqiptaro - rumune. Per autorin mbeten ne fuqi tezat Gustav Majerit mbi shqipen si faza me e re e te folures se vjeter te Ilirishtes.
    Megjithese kjo teze eshte hedhur poshte nga shume studiues te tjere si Hirt,Weigand, Petersen, Georgiev,Baric, Popovic - ne favor te teorise se prejardhjes trake,ajo mbeshtetet nga studiuesit Budimir, Cabej, Pisani, etj, vecanerisht ne piken e prejardhjes se shqiptareve nga iliret.

    Shuflai eshte perpjekur qe nepermjet analizes te sqaroje pikat perputhjes midis shqipes dhe rumanishtes gjuhe kjo e fundit me nje substrat latin. Kete analize autori mundohet ta beje dhe me ane te sqarimit te simbiozes shqiptaro - rumune gjate mesjetes. Shuflai pohon se kufijte e ilireve qene fleksibel,ne periferi te berthames ilire kishte perzierje me popujt fqinje, keshtu dhe me thraket. Ai analizon emrat e vendeve,lumenjve dhe perpiqet te gjeje elemente te perbashket shqiptaro-rumune. Gjen gjurme te ndikimit thrak dhe ne mesjete mbi elementet shqiptar ne emrat vendesh si p.sh Dibra-Debra.

    Per te, shqiptaret jane pasardhes te ilireve, mbi te cilet ka penetruar nje shtrese thrakase, shqiptaret jane mbetjet e nje perzierje iliro -thrakase.


    -------------------

  8. #18
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Milan Von Sufflay u vra me urdher te familjes Karagjorgjeviq(mbreti i serbve kroateve dhe sllovenve) ne qender te Zagrebit per dy shkaqe:albanolog me me te njohurit dhe serbet donin ta likvidonin dhe ishte kundershtar i kesaj mbreterie dhe luftonte per nje Kroaci te pavarur.

    Mund te gjeni gjera interesante ne internet per kete njeri ne kete emer, Sufflay
    http://www.albanian.com/main/countri...ducellier.html
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga iliria e para : 25-12-2002 mė 19:54
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  9. #19
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Qytetet dhe keshtjellat e Shqiperise gjate mesjetes

    Pershkrime te qyteteve kryesore arbnore te mesjetes dhe nje historik te tyre, Shuflai i ndermerr ne nje tjeter punim te tijin, mbi te cilin po shkruaj dicka me poshte.
    -----------------------------------------------------------------------------------


    Nder veprat me te rendesishme te Shuflait kushtuar historise se Shqiperise eshte "Qytetet dhe keshtjellat e Shqiperise gjate mesjetes" (Städte und Burgen Albaniens hauptsächlich während des Mittelalters) veper kjo e krahesuar nga albanologu Baric me vepren e Jirecut mbi qytetet dalmat ‘’Romanet ne qytetet e Dalmacise".
    Ne kete veper Shuflai na pershkruan qytetet shqiptare qe nga kohet e lashta deri ne mesjete ku shume prej tyre munden te mbijetonin, na jep vendin qe ato zinin ne civilizimin mesdhetar te kohes. Por na paraqet dhe nje tabllo te marredhenieve etnike mbi ligjet qe veprojne ne to, mbi marredheniet financiare, llojet e kancelerive dhe dokumentave te dala prej tyre. Shuflai permend se qytetet shqiptare ne lashtesi qene qendra ilire dhe greke. Te tilla qene Meduni, Shkodra (Scodra), Ohri(Lychnidos), Epidamnos(Durresi), Apollonia, Lezha (Lissos), Orikumi, Vlora(Aulona), Berati (Antipatrea), Gjirokastra(Antigonea). Te famshem ne lashtesi ishin qytetet - koloni greke Apollonia dhe Dyrahu ku i fundit eshte cilesuar dhe si "Taverna e detit Adriatik"(Dyrrachuim Adriae taberna). Kurse Apollonia ishte qyteti i kultures fillozofise greke, qyteti me shkolla te shumta filozofike ku studiuan pinjollet e aristokracise romane, nder to dhe vete perandori i ardhshem i Romes, Oktaviani. Qytetet e Shqiperise jugore ishin kryesisht nen ndikimin grek, ato ne veri kryesisht nen ndikimin latin. Kurse vijon Shuflai, midis Lissusit-Apollonise shtrihej nje zone e ekulibruar nen ndikimin greko latin .
    Me ardhjen e barbareve gjate Dyndjes se Popujve te shekullit IV-V keto bene dhe nje seleksionim te qyteteve, keshtjellave antike, por pati dhe shkaterrime te tyre si dhe ndertime te reja. Keshtu u shkaterrua Apollonia, Bylisi, por u ngriten te reja si Tivari, Balza, Drishti, Danja, Spinarica, Parga, Kanina, Berati. Shume keshtjella dhe qytete pas pushtimit osman u renuan dhe osmanet ruajten vetem keshtjellat e nje rendesie strategjike dhe u ndertuan te reja si Elbasani. Keshtjellat e Shkodres, Beratit, Krujes, Ohrit, u ruajten, u fortifikuan deri sa edhe sot kemi rrenojat e tyre.
    Persa i perket marredhenieve etnike Shuflai, i pershkruan keto qytete gjate mesjetes si te mbyllura ne nje kapsule, ne te cilat ndryshimet etnike zhvilloheshin ngadale. Per autorin berthamen e ketyre qyteteve e perbejne romanet qe me pas u quajten vllah. Por me kohe ne qytetet depertoi dhe elementi shqiptar dhe filloi keshtu shqiptarizimi i ketyre qyteteve. Shuflai si qytete te shqiptarizuara permend Krujen, Lissus, Ulqinin, Tivarin e paraqet si qytet me elemente shqiptaro-sllave. Si qytetin e fundit te shqiptarizuar permend Drishtin. Shuflai eshte per nje osmoze shqiptaro sllave ne keto qytete dhe si zone te saj ai percakton trekendeshin Kotorr-Tivar- Drisht. Mbi qytetin e Durresit ai konkludon se ne te ka nje perzierje te madhe te popullsise. Ne te gjejme romane, shqiptare , sllave, greke, judenj. Nga shekulli XIV fillon ne Durres te forcohet elementi shqiptar per shkak te depertimit ne qytet te familjeve princore shqiptare si Topiajt, Skurajt, Muzaket. Persa i perket marredhenieve etnike ne qytetet shqiptare gjate mesjetes autori ka arritur ne konkluzione te gabuara duke u shprehur per nje shqiptarizim te ketyre qyteteve nga elemente shqiptare, kur historiografia shqiptare ka provuar etnicitetin shqiptar apo arber te ketyre ne vazhdim te prejardhjes ilire. Kjo historiografi shprehet per nje vazhdimesi iliro-arber-shqiptare te ketyre qyteteve.

    Po ne kete veper Shuflai jep edhe te dhena mbi numrimin e popullsise te disa prej qyteteve shqiptare gjate mesjetes duke vazhduar me tej me pershkrimin e strukturave shoqerore te tyre . Keshtu qytetarine ai e ndan ne "nobiles"dhe "populares", por me depertimin ne qytet dhe te elementit fshatar u zhvillua edhe klasa e trete "lavoratori". “Populares" qene kryesisht artizanet, zejtaret, tregtaret, pronare anijesh.
    Autori merret dhe me strukturat organizative te ketyre qyteteve . Ai jep nje pasqyre te administrates se qyteteve pergjate periudhave te ndryshme kohore dhe gjate sistemeve te ndryshme. Pushteti komunal ishte i ndare nga ai civil dhe ushtarak. Nder funksionet principiale ndjehej ndikimi romak, grek, bizant, sllav apo italian.
    Me tej autori merret dhe me ceshtjet qe i perkasin sistemit juridik mesjetar, mbi statutet, notariatet, financat, kancelerite, ku dhe ne to ndihej ndikimi italian, bizantin, sllav.

    Megjithe disa perfundime te gabuara kjo mbetet vepra me domethenese e Shuflait mbi historine Shqiperise.

  10. #20
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Mos te harrojme faktin se shume lehte mund te kete qene shqiptar.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Franz Baron von Nopca (1877-1933)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-04-2024, 02:46
  2. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  4. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •