Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Shuflai kroati qe vdiq pėr Shqiperine

    Shuflai, kroati qe vdiq per Shqiperine

    Zbulohet ne Shqiperi lenda e volumit te trete te "Acta Albaniae" e Milan Shuflait, per te cilen ka 70 vjet qe diskutohet pro e kunder. Pas deshmive dhe dokumenteve qe ilustrojne ngjarjet e Shqiperise ne kohen e mesjetes, nga viti 334 - 1406, tani historiografia shqiptare ka edhe lenden e volumit te trete qe perfshin kohen e motit te madh te Skenderbeut.

    Milan Shuflai lindi ne Lepogllav te Kroacise me 9 nentor 1879. Pasi mbaroi shkelqyeshem gjimnazin vazhdoi studimet per shkencat historike ne Universitetin e Zagrebit. Qysh ne universitet lexonte ne origjinal veprat historike te shkruara ne greqishten e vjeter, ne latinisht, italisht, spanjisht, gjermanisht, anglisht, frengjisht apo hungarisht. Ai njihte ne themel te gjitha gjuhet sllave, e me vone mesoi ebraisht, shqip e sankrisht. 24 vjec afirmohet si studiues i permasave evropiane. Pas studimeve universitare bashkepunon me Shmiciklasin per hartimin e korpusit "Codex diplomaticus".

    Gjate vitit 1902-1903 punon prane Institutit te Studimeve Historike ne Vjene, ku boton "Dokumente private te Dalmacise". Nga viti 1904-1908 punon ne muzeun popullor te Budapestit. Vepra monumentale e Milan Shuflait mbetet "Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia" qe do te thote deshmi dhe dokumenta qe ilustrojne ngjarjet e Shqiperise ne kohen mesjetare. Shkurt kjo veper me dy vellime per historine e Shqiperise njihet me emrin "Acta Albaniae". Volumi i pare u botua ne Vjene me 1913, kurse volumi i dyte me 1918 po ne Vjene. Ato flasin per Shqiperine e viteve 334-1406 dhe jane shkruar ne bashkepunim me studiuesit K.Jirecek e L.Talocin.

    Ne vitin 1916 e me pas boton: "Gjendja kishtare ne Shqiperi", "Kufijte e Shqiperise ne mesjete", "Shqiperia mesjetare", "Lidhja hungaro-shqiptare ne mesjete", "Fatet politike te temes se Durresit", "Biologjia e fiseve te popullit shqiptar", etj. Pas Luftes se Dyte Boterore me krijimin e shtetit sllav, ku vec Serbise perfshihet edhe Sllovenia e Kroacia, per historianin Milan Shuflai fillojne ndjekjet dhe persekutimet. Arrestohet, burgoset dhe denohet me 3 vjet e gjysme burg si anetar i komitetit kroat te formuar ne Grac te Austrise. Serbet nuk mund te harronin aq kollaj argumentet dhe analizat qe kish bere ai per lashtesine e shqiptareve. Pasi del nga burgu i Mitrovices boton "Mjergullat kombetare", "Kadastrat e Shkodres", "Ciklonet etnike ne Ballkan", "Berthamat shteteroreAugust 12, 2002_ August 12, 2002_iperia ne lashtesi", "Keshtjellat dhe qytetet mesjetare te Shqiperise", "Serbet dhe shqiptaret", "Mozaiku nacional ne Maqedoni", "Qytetet dhe fshatrat ne mesjete" etj. etj. gati 3 mije tituj librash e artikujsh studimore mbi Shqiperine, Serbine, Kroacine, Bullgarine, Rumanine, Hungarine, Malin e Zi, Italine, Sllovenine, Austrine. Milan Shuflai ka botuar edhe me pseudonimin Alba Limi. Me kete emer ai ka botuar romanin historik "Konstandin Balshaj". Sic shihet dhe nga kjo bibliografi e shkurter, Shuflai eshte nje nga personalitetet me te medhenj te shkences dhe albanologjise. Ai eshte perfaqesuesi me dinjitoz. Nuk ka albanolog tjeter qe mund te konkuroje Shuflain per periudhen e mesjetes. Me dokumente dhe fakte ai argumenton fillimet e para te jetes qytetare te Shqiperise, shume kohe para se sa te vinin sllavet. Ai argumentoi prejardhjen tone. Davariti mjergullat e kohes e saktesoi kohen ilire, helene, romake e bizantine te Shqiperise. Ai dhe vetem ai prezantoi themelet e nderlikuara, mbi te cilat eshte ndertuar jeta jone kombetare e shteterore. Per te kryer studime te tilla nuk eshte e lehte. Burimet e informacionit jane shume te largeta, gati te paarritshme. Por edhe kur i gjen, eshte e pamundur t'i deshifrosh se njerezit ne ate bote nuk flisnin e nuk shkruanin sic flasim e shkruajme ne sot. Mendoni, c'dituri e madhe, c'pune kolosale, c'kohe e gjate e sa mund i eshte dashur Shuflait per te rindertuar pa asnje te mete mozaikun e shqiptareve te sotem qe me pare quheshin arber e akoma me heret, ilire. Nese historiografise sone i heqim Shuflain, atehere c'mbetet? Prejardhja jone do te ishte e dyshimte, e manget, e cunguar. Te dhena per kete periudhe kane paraqitur dhe studiues te tjere, si; Farlati, Valentini, Dyselje etj., por roli dhe saktesia e Shuflait nuk mund te krahasohet me asnje. Ai eshte i padiskutueshem. Te gjithe ata qe duan te flasin per historine e Shqiperise patjeter duhet te kalojne nga burimi i Shuflait. Vritet pabesisht ne Zagreb, me 18 shkurt 1931, nje muaj pasi kishte vizituar Shqiperine.

    Si u vra Milan Shuflai !?

    Jo vetem jeta, por edhe vdekja e Shuflait ka lidhje te drejtperdrejte me Shqiperine. Ai qe ia kish kushtuar gjithe jeten historise se Shqiperise s'kish se si te ndahej nga kjo bote vecse per shkak te saj. Ne dhjetor te vitit 1930 mbreti Zog e fton Milan Shuflain te vizitoje Shqiperine. Mbreti e njihte mire kontributin e Shuflait ne hartimin e historise se Ballkanit, prandaj ai donte qe Shuflai te shkruante edhe historine e Shqiperise. Dhe Shuflai qe e admironte kaq shume kete popull te vogel me histori te lashte, erdhi ne Tirane. Bujti ne hotel "Kontinental" dhe qendroi 8 dite. Ne nje nga keto dite, ai mbajti nje fjalim para parlamentareve shqiptare. Aty permendi biologjine e fisit shqiptar si pjese e nje projekti per historine teresore te Shqiperise. Ne parlament ai foli shqip dhe per kete u duartrokit dyfish. Nje jave pasi u largua nga Shqiperia per ne Zagreb i erdhi kercenimi i pare. Nje pusulle prej letre, k i kerkohet te hiqte dore nga studimet dhe shkrimet e metejshme. Ne fund shenimi: "Organizata Nacionale per Mbretin dhe Atdheun." Natyrisht, tani ai kish me shume pune se asnjehere tjeter. Sapo qe kthyer nga Shqiperia ku kish marre obligim per te perfunduar vellimin e trete te "Acta Albaniae". Katedra e historise per Evropen Juglindore ne Universitetin e Budapestit i kish afruar nje vend pune. Mirepo mbreti Aleksander nuk e la te dilte jashte kufijve te Serbise. Nderkohe dhe Akademia e Shkencave te Vjenes i kish propozuar te mbaronte punen per vellimet e lena pergjysme. 52-vjecari Milan Shuflai nuk mund te trembej nga nje kercenim prej letre. Te terhiqej? As qe behej fjale! Keshtu deri ne mbremjen e 18 shkurtit. Ndersa po kthehej ne shtepi, hyri ne nje rrugice dhe... (sipas pohimeve te mevonshme) tre vete e ndalojne ne erresire, e qellojne me leve ne koke dhe largohen me shpejtesi. Rrezohet pa ndjenja ne toke dhe ashtu te mbytur ne gjak e gjejne kalimtaret e rastit, te cilet e cojne menjehere ne spital. Mirepo eshte vone. Vdes po ate nate, pa thene asnje fjale e pa lene asnje amanet. Autoritetet ndaluan botimin e cfaredo lajmi qe kish lidhje me vdekjen e tij. Mirepo Shuflai nuk ishte individi i zakonshem. Ai ishte kthyer tashme ne institucion. Gazetaret e huaj dhane menjehere lajmin e bujshem: "Milan Shuflai, ndersa po kalonte rruges per te shkuar ne shtepi, u godit ne erresire nga persona te panjohur e me pas vdiq ne spital". Ata e quajten "krim te madh" pa nguruar te thone "i organizuar nga policia serbe, e cila rrembeu nga shtepia te gjitha dokumentet e doreshkrimet e tij". Pas ketij njoftimi intelektualet evropiane, midis te cileve edhe Ajnshtajni e Hajnrih, e denuan vrasjen makabre. Akademia e Shkencave te Kroacise leshoi nje komunikate ku denonte vrasjen dhe shtronte pyetjet: Si u vra dijetari, studiuesi dhe profesori yne? A ishte ky nje sulm per ta grabitur, apo nje vrasje politike e paramenduar? A u godit Shuflai thjesht per ta trembur e vetem kaq apo duhej asgjesuar perfundimisht? Nese po, atehere pse duhej likuiduar fizikisht nje burre 52-vjecar sic ishte Milan Shuflai? C'ekuiliber prishi ai? Po! Milan Shuflai kishte gabuar rende. Ai ishte larguar nga shkolla sllave. Rilindja serbe e quante popullin serb popull misionar, nje popull i cili qendron mbi te tjeret. Sllavet e jugut kishin ardhur ne kete rajon te Evropes per te emancipuar barinjte e eger te Ballkanit. Kjo filozofi qe ekziston dhe sot e kesaj dite binte ndesh me frymen evropiane te Shuflait. Ja pse vdekja e Shuflait ne ate nate te ftohte dimri mbeti misterioze deri ne dimrin e vitit 1940! Ajo u ndricua vetem pas ketij viti kur para Gjykates se Zagrebit u nxorren si te pandehur Branko Zverker, Lubomir Belloshevic dhe Stevo Vecernica. Ata deklaruan se vendimi per likuidimin e Milan Shuflait u mor pasi ai u kthye nga Shqiperia. Pas kercenimeve per te hequr dore nga studimet e tij me 15 shkurt, ne zyren e shefit te Policise se Zagrebit u vendos likuidimi i tij". Keshtu shkruan Josip Horvart (f.228) ne vepren e tij kushtuar Milan Shuflait.

    Si u gjet lenda e vellimit te trete te "Acta Albaniae"

    Per lexuesin e gjere duhet theksuar se qysh pas vdekjes se Milan Shuflait ka ekzistuar nje debat i gjate nese e kish shkruar apo jo Shuflai vellimin e trete te "Acta et Diplomat es Albaniae mediae aetatis illustrantia". Kur Jirecek e Taloci qene gjalle, te tre autoret kishin deklaruar se do te botonin te pakten 4 vellime. Mirepo ata kishin vdekur. Vete Shuflai kish deklaruar se do te kete nje vellim te trete qe do te filloje nga viti 1406 e do te mbaroje ne vitin 1536. Po t'i referohemi leterkembimit qe ka pasur Mit'hat Frasheri me Milan Shuflain ne gjuhen frenge, ne nje nga letrat e tij Mit'hat Frasheri e pyet: A po vazhdon te punosh me korpusin "Acta Albaniae"? Shuflai pergjigjet: "Po i dashur mik, jam duke pergatitur vellimin e trete". Gjithsesi, ky pohim eshte nje e dhene e terthorte qe tregon se Shuflai kish ndermend te botonte edhe vellimin e trete. Mirepo nuk eshte vete vepra. Nje studiues mund te nise nje pune, apo te pohoje per nje veper e me pas ta lere pergjysme ose te mos e shkruaje kurre.

    Debati nese ka apo jo nje vellim te trete u aktivizua ne vitet e Luftes se Dyte Boterore, kur studiuesi serb Radonic botoi nje veper me titull: "Acta Skanderbega" dhe me linje te ngjashme me ate te "Acta Diplomata". Shume studiues mendonin se lenda i perkiste Shuflait, por jo fryma. Ato nuk ishin marre nga dy vellimet e para, por nga nje vellim tjeter qe nenkuptonte vazhdimin e dy te parave. Radonic, ose linte menjane frymen evropiane te Shuflait, ose e cungonge ate. Ka shume mundesi qe nje botim i tille te jete bere pikerisht per te ndrequr "gabimet e Shuflait" ose, me e pakta, per te riparuar dicka nga termeti qe shkaktoi Shuflai ne lidhje me lashtesine dhe historine e shqiptareve. Radonic nuk e beri kete per te vjedhur punen e tjetrit, por me te njejten lende te krijoje nje imazh tjeter te kundert me ate qe kish dhene Milan Shuflai. Sa me shume ka kaluar koha, aq me shume eshte forcuar bindja se vellimi i trete i "Acta Albaniae" eshte shkruar dhe diku ekziston. Para tre muajve, gjate nje kerkimi te zakonshem ne fondin e Ministrise se Arsimit qe ruhet ne Arkivin Qendror te Shtetit ne Tirane u gjet nje dosje e vecante me nr.295, viti 1931 i quajtur fondi 85. Kjo dosje s'kishte te bente fare me Ministrine e Arsimit. Ajo ishte nje dosje e cuditshme me 50 faqe dhe me nje pasqyre lende me tituj per Historine e Shqiperise nga viti 1400-1536. Ministria e Arsimit ka ne fondin e vet dokumente administrative qe lidhen me arsimin e jo dokumente historike.

    Atehere c'ishte kjo dosje?

    Hapi i pare qe u be nga AQSH ishte te verifikonte lenden e ta krahasonte ate me nje tjeter te ngjashme. Pas verifikimit u pa se e ngjashme me te ishte vetem "Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis ilustratia". U vu re homogjeniteti i lendes, vazhdimesia e saj, burimet e njejta. Pikerisht atje ku mbyllej volumi i dyte i "Acta et diplomata" fillonte dosja 295 e vitit 1931. Megjithate ishte veshtire te thuhej nese dosja 295 ishte vertete doreshkrimi i Milan Shuflait apo jo?

    "E fotokopjuam kete doreshkrim,- thote Shaban Sinani, drejtori i Pergjithshem i Arkivave te Shqiperise,- dhe gjate vizites sime ne Arkivin Qendror ne Zagreb e mora me vete. Ne takim me nje grup specialistesh te Arkivave te Kroacise u shtrova keto pyetje: A mund te verifikohet nese germat e ketij doreshkrimi i perkasin makines me te cilen ka punuar Shuflai? A mund te verifikohet gjithashtu nese shkrimi i bere me dore ne faqen 19 eshte shkrimi origjinal i Milan Shuflait? A gjendet kjo lende ne Arkivin e Kroacise? Dhe, me ne fund, a eshte kjo ende nje vazhdim logjik i vellimit te dyte te "Acta Albaniae"? Drejtori i Arkivave te Kroacise z. Josip Kalanovic mblodhi nje grup ekspertesh, te cilet pasi u moren me verifikimet e doreshkrimit dhane keto pergjigje: Po, germat e perdorura ne kete flete i perkasin makines se shkrimit te perdorur nga Milan Shuflai. Gjithashtu, shkrimi i bere me dore ne faqen 19 i perket Shuflait. Per pyetjen e trete, nese kjo lende ndodhej dhe ne arkivat e Kroacise, ata u pergjigjen: Jo! Kurse per pyetjen e katert, arkivistet kroate u pergjigjen se e gjithe lenda qe perfshinte periudhen 1400-1536 ishte vazhdim logjik i "Acta et diplomata". Nga te dyja palet u konfirmua perfundimisht se Shuflai e kish pasur te gatshem per botim gjithe lenden e vellimit te trete. E kur pasqyra eshte 50 faqe, mendoni se sa do te ishte vellimi i trete? Te pakten 700 faqe."

    Per fatin tone te mire nje pjese e kesaj lende ndodhet ne arkivin tone, nje pjese ne arkivin kroat, kurse pjesa tjeter ne Venedik, Vatikan, Napoli, Raguze, Vjene etj. Pas ketij konfirmimi te gjitha hamendjet nese ka patur apo jo nje vellim te trete bien poshte. Cudia, si cdo cudi shqiptare qendron tek fakti qe askush per 70 vjet ne Shqiperi nuk ka bere fjale per te. Si shpjegohet qe ndersa vazhdonin diskutimet per vite e vite me rradhe, ne shqiptaret te heshtnim kur lenden e kesaj vepre e kishim ne sirtar?! Tani mjaft njerez pyesin. Si u ndodh ne Ministrine e Arsimit? Pse aty e pse ketu? Ne vitet 30 Shqiperia nuk kishte as Akademi, as Institut Historie e as universitet. I vetmi vend ku mund te arkivohej nje veper e tille ishte Ministria e Arsimit. Milan Shuflai mund t'ia kete dhuruar kete kopje bie fjala Mit'hat Frasherit, Lef Nosit apo ndonje te njohuri tjeter, ose e ka lene per siguri pas kercenimeve te bera nga serbet. Ndofta kjo ka qene nje mase paraprake per te patur dy kopje, qe lenda e vellimit te trete te ndodhej krahas Zagrebit edhe ne Tirane. Tani problemi shtrohet: Si mund te disiplinohet kjo lende? Si mund te rikompozohet volumi i trete i "Acta Diplomata" sa me afer perfytyrimit dhe stilit te Shuflait? Natyrisht vellimi i trete nuk mund te behet menjehere. Ndoshta nje redaksi e perbashket me historiane, arkeologe, arkiviste e studiues nga Shqiperia e Kroacia mund t'ia dalin mbane si shenje admirimi per Milan Shuflain qe punoi dhe vdiq per Shqiperine.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    evolucioni gje e madhe.

    Kjo vertetohet tek Shaban Sinani.

    Dikur nji papagall dhe mashtrus mjeshteror i ZP.
    Sot duke studiuar Arkivin po behet atdhetar i mire.
    Suksese!

    kallmet, Urime!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Postime
    24
    Nese ka papagall te pandreqshem je ti o Braro por mos u ngaterro me Shaban Sinanin qe s'ka qene kurre as papagall as mashtrus.Nuk eshte mire te vjellesh helm mbi cfardo njeriu te mire.Gjithmone e me shume me kujton ato grate llafazane...qe llapin e llapin qe bota ta kuptoj se vetem ato jane ... kurse ato s'jane hicgje.

    Te kam thene edhe me pare mendohu para se te shtypesh ndonje germe ne tastieren e kompjuterit.

  4. #4
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280
    i nderuar Brari !.

    Deshiroj qe te jesh mire dhe me mendje te qete pa turbullira te rastit.Shuflai ishte dhe ngelet njė nder Albanaloget me te medhej i cili e shkruajti historine e Shqiperise Ashtu siē ishte.Mos i ngaterro gjerat,pra mos na perzij me politiken e idhte komuniste.Apo ndoshta ngaqe nuk e ke mesuar nė shkolle ne historine enveriste,ndaj kur dikush tė tregon lashtesine e kombit tend duhet ta respektosh.Pershendetje

    Pershendetje Actec nga Kallmeti...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kallmet te falenderoj per artikullin interesant.
    Me fal per nderhyrjen.

    Aztek ku e ke hallin ti?

    Je gje kusho me ndonji antar te bandes se Gjinushajve , Frrok Cupeve, Neritan Cekat, .Arben Malajt , Cac Angjelet , Gramoz Ruco Klosat?

    Shaban Sinanin e njef gjith Tirana si papagall te Ramiz Alise dhe ne ZP bente shkrime historike ku mashtronte sipas direktivave qe jepte KQ.

    Kjo qe them une eshte e sakte. Ju a provoj po deshe.
    Pikerishte prej saktesise se atyre gjerave qe un them ne Forum formohen miqesite per mua ose armiqesite.

    Jam i bindur qe Shabani ne Arkiv krahas punve "shkencore" ben dhe ato me "porosi" nga lart...pra asgjesimin e shume Mistereve te se kaluares..
    AI nuk eshte parashytuar kot ne ate post.
    pik.

  6. #6
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Mbi Milan Shuflain e disa albanologe te tjere kam shkruar dicka dhe une. Shuflai ka qene nje historian i shquar dhe madje ka vizituar per pak kohe dhe Shqiperine. Nder planet e tia te medha ishte dhe hartimi i nje historie te pergjithshme te vendit tone ku do te fokusohej ne ngjarjet me krzesore te ndodhura nder trojet tona.
    Ky historian ka respektin e mbare shqiptareve.

    Ndoshta kur te kthehem nga pushimet do ju vendos dicka mbi kete shkencetar kolos.

    p.s.
    Brar, te pershendes, ketej ka gjalleri me jahu,por na mbyti vapa e zhuli

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e armando2001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto, Kanada
    Postime
    75
    Te lumte Eni!

    Edhe une mendoj se Milan Shuflai beri shume per historine Shqiptare, prandaj me e pakta qe ne mund te bejme, eshte ta vlersojme dhe respektojme ate dhe punen e tij.

    Disa prej "patrioteve te zjarrte" ne kete forum e shohin me me vend te merren me politike, duke diskutuar se kush eshte apo kush nuk eshte Drejtori i Arkivave te Shtetit.

    Per mendimin tim, kesaj i thone te mos i kesh prioritetet ne rregull.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga armando2001 : 31-08-2002 mė 21:42
    Live and let live!

  8. #8
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Vepra "Acta et diplomata res Media aetate illustrantia" e autorėve Sufflay, Jirecek dhe Thalloczy, ndodhet nė Bibliotekėn Kombėtare

    Kėshilli shkencor i Bibliotekės pėrgėnjeshtron alarmin

    Biblioteka: S'janė zhdukur librat e Milan Sufflay


    TIRANE

    Sa i pėrket njė disinformimi tė pėrhapur nė mėnyrė mediatike nga gazeta "Tema" e datės 23 tetor, nė shkrimin me titull "Zhduket Milan Sufflay nga Biblioteka Kombėtare" tė gazetares Dh. Hamzai, mbasi u mblodhėm dhe verifikuam gjendjen faktike, ndiejmė detyrė tė njoftojmė opinionin publik sa vijon:

    Vepra pėr tė cilėn aludohet "humbja", konkretisht "Acta et diplomata res Media aetate illustrantia", nė dy vėllime, e autorėve Sufflay, Jirecek dhe Thalloczy, ndodhet nė Bibliotekėn Kombėtare, nė fondet Al, nėn shifrat pozicionale 80 A 41/1 dhe 80 A 41/2, dhe ruhet e shėrbehet simbas Rregullores sė kėsaj Biblioteke, d.m.th. kundrejt kėrkesave me shkrim dhe tė nėnshkruara, me regjistrime nė kartelat personale tė lexuesve, gjithashtu kundrejt nėnshkrimeve pėrkatėse.

    Me keqardhje konstatojmė se pėr verifikimin e kėtij fakti gazetarja nė fjalė nuk ka dashur tė konsultohet as me drejtorinė e Bibliotekės, as me drejtuesit e sektorėve tė Bibliorafisė, tė Albano-Balkanologjisė, tė cilėt do ta kishin informuar nė mėnyrėn e duhur profesionale, madje i bėmė me dije se edhe pasi i ėshtė ofruar njė ndihmė e tillė, gazetarja nė fjalė e ka refuzuar. Sa u pėrket "humbjeve" tė mundshme nė Bibliotekėn Kombėtare, ashtu si nė gjithė bibliotekat e botės, ato regjistrohen nėpėrmjet procedurash tė caktuara me ligj dhe rregullore, me statistika tė veēanta dhe tė dokumentuara. Na rezulton po ashtu interesi i gazetares nuk ka qenė tė konsultojė veprėn nė fjalė, e cila nė fondet e Bibliotekės Kombėtare ekziston edhe nė ekzemplare tė dyta, deri edhe nė dy riprodhime mikrofilmike (Mfa 4/2, Mfa 5/16) etj tė cilat do t'ia kishin lehtėsuar asaj "kėrkimet".

    Sa i pėrket drejtuesit aktual tė Bibliotekės Kombėtare, dr. Aurel Plasarit, ndjejmė detyrė tė shprehemi publikisht se ka qenė dhe ėshtė nė tė mirė tė institucionit drejtimi i Bibliotekės Kombėtare prej njė studiuesi dhe jo nėnpunėsi tė rėndomė, i cili veē tė tjerash ka bėrė mjaft pėr pasurimin e saj, posaēėrisht me fondet e Albanologjisė dhe Balkanologjisė; njėkohėsisht e kemi quajtur ogur tė mirė pėr shkencėn shqiptare qė njė drejtuesi i tillė ka pasur mundėsi qė, veē detyrave administrative, t'u kushtohet edhe kėrkimeve shkencore. Lidhur me planet apo projektet e tij prej studiesi apo mėsimdhėnėsi pėr tė punuar a dhėnė mėsim ku ta shohė tė arsyeshme, nuk kemi kurrfarė paragjykimesh nė njė shoqėri tanimė tė hapur dhe shtet tė konkurrencės sė lirė.

    Shpresojmė qė ky njoftim i yni tė ndihmojė nė sqarimin e opinionit publik mbi disinformimet e shpėrndara nė mėnyrė tė papėrgjegjshme, tė cilat shkojnė nė dėm tė njė institucioni tė tillė tė rėndėsisė kombėtare, tė cilit I jemi tė jgithė mirėnjohės pėr ndihmėn qė na jep.

    Pėr kėshillin shkencor tė Bibliotekės Kombėtare

    Prof. Dr. Koli Xoxi
    Prof. Dr. Nasho Jorgaqi
    Mėsues i popullit
    Sherif Delvina
    Etleva Domi
    Ramazan Vozga
    Maksim Gjinaj


    Gazetės qė botoi shkrimin pėr "vjedhjen"

    Duke pasur parasysh rėndėsinė e informimeve/disinformimeve qė kanė tė bėjnė me ēėshtje tė ndjeshme tė kulturės shqiptare dhe, mė gjerė asaj ballkanike, ju bashkėngjis pėr botim reagimin e sotėm tė Kėshillit Shkencor tė Bibliotekės Kombėtare ndaj njė artikulli tė gazetės "Tema".

    Me shpresė se do tė kini predispozitėn pozitive t'ia bėni atė tė njohur publikut duke pritur qė "Tema" nė fjalė t'ia japė tė njėjtin vend nė faqet 1 dhe 12, mbetem,
    Aurel Plasari

  9. #9
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Pak fjale mbi "Acta et ..."

    Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia


    Permbledhja dokumentare e shkruar ne latinisht( botuar ne Vjene 1913-1918) ka nje rendesi te madhe pasi ajo perfshin dokumenta nga arkivat e Venedikut,Raguzes,Romes etj,shume prej te cilave deri ne ate kohe ishin te pabotuara
    Ne parathenie jepet koncepti mbi“ Shqiperine ne Mesjete „ nga M.Shuflai,te dhena mbi besimet etj.“ Acta..... „ eshte e ndare ne dy vellime,ku vellimi i pare permban834 dokumenta nga vitet 344-1344,kurse vellimi i dyte permban 812 dokumenta prej viti 1344-1406.
    Si vellimi i pare ashtu edhe i dyti permbajne dokumenta interesante,pasi nga to dalin emra te vendeve te ndyshem,emra personash,regjistra terminologjike.Dokumentat na japin edhe te dhena te tjera mjaft interesante per nga rendesia,pasi ne to shfaqen te dhena mbi maredheniet ekonomike,shoqerore te shqiptareve,kultura popullit tone,te dhena mbi qytetet shqiptare.Gjithashtu dokumentat na furnizojne me informacione mbi maredheniet,lidhjet e familjeve te medha shqiptare me njera-tjetren,por edhe maredheniet apo lidhjet e tyre me popujt fqinje.Ka edhe te dhena interesante mbi personalitetet shqipatere.
    ===================
    eni

  10. #10
    Anetar i ri Maska e Kozmopoliti
    Anėtarėsuar
    28-07-2002
    Vendndodhja
    Washington DC
    Postime
    7

    A ekziston nje perkthim ne shqip i Sufllait

    Ndonje prej jush mund ta botoje ne forum nese eshte e mundur, ndonje fragment te Vepres se Sufllait?

    Une s'kisha degjuar ndonjehere per te. Nese cka lexova eshte e vertete atij i duhen dhene shume merita, edhe pse post mortem.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Franz Baron von Nopca (1877-1933)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-04-2024, 02:46
  2. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  4. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •