Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286

    Kina superfuqia e re e shekullit te 21.

    Me nje histori nga me vjetrat ne bote, si nje nga perandorite me te vjetra ne bote, me murin me te gjate me te gjere dhe me te vizituarin nga turistet ne bote, me nje sistem (komunist) nga me te kritikuarin nga bota perendimore, me nje popullsi me te madhen ne bote (1,3 miliarde) Kina pritet per fakt te behet superfuqia e re dhe me madhe e shekullit te 21. Ne 10 -15 vjetet e fundit ka patur nje rritje marramendese ekonomike, 9-10% (gdp) ne vit dhe pritet qe kete vit tia kaloje edhe UK dhe te zere vendin e 4 ne ekonomite me te zhvilluara ne bote. Kina sot prodhon gjithcka, por dhe fallsifikon gjithcka, qe nga cd e dvd e deri tek makinat. Ka thithur investimet me te medhaja (mbi500miliarde$) ne vitet e fundit, me nje fuqi te lire punetore, me nje siguri per investime, dhe natyrisht me tregun me te gjere Azi dhe ne bote. Qytetet e saj qe dita dites shenderrohen ne menyre marramendese, me gradacela e me infrastukture moderne (Shanghai, apo Beijing) nuk ju lene gje manget Ny Yorkut apo Tokyos. I ashtequajturi dragoi i Azise ku shtresa e mesme e popullsise mund te perballojne luksozitete te ndryshme si shtepi apo dhe makina, eshte me te vertete nje shtet ne zhvillim per tu marre shembull, sidomos nga komshija e saj India (ndoshta dhe kjo nje superfuqi e ardhshme) por edhe nga gjithe shtetet e tjera ne zhvillim perfshi dhe Shqiperine.
    Ju lutem sillni argumentet tuaja ku qendron sekreti i Kines? A mos valle Europa qe kohet e fundit i hoqi embargon ushtarake, sidomos Amarika dhe pjesa tjeter e botes ka ardhur koha qe ta marrin kete shtet si superfuqi serioze apo si kercenim, nga te gjitha aspektet, apo mos valle Kina po mundohet te ju tregoje qe edhe me sistemin e saj ajo mund te jete model per pjesen tjeter te botes ose te pakten keshtu duket?! Bota po ndryshon me hapa te shpejte. Tema eshte e hapur.. faleminderit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mateo : 04-03-2005 mė 16:21
    mateo

  2. #2
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Para ca ditesh e bere nje pyetje forumisteve per ket gje dhe atehere u futen disa "fetare" dhe deshen ta shendrrojne ne teme fetare. Duket se kjo i pengoje moderatorit dhe e "pastroi" temen..

    Sot shume industri po e kalojne veprimtarine e vet ne Kine, disa edhe ne Indi.
    Arsyet jane te thjeshta, pagat e ulta dhe tregu i madh. Pervec kesaj kinezet jan punedashes. Nuk besoj se ka force qe e ndal kete proces.
    Mendoj qe gjer ne 2020 Kina do te jete vertete superfuqi, se paku i afrohet USA-se.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga iliria e para : 05-03-2005 mė 06:18
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #3
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Kina

    Ne shek 15, Kina kishte armaten detare me te madhe ne bote. Ne nje 1525, qeveria kineze dha urdhrin te shkaterrohen te gjitha anijet oqeanike, qe para nje shek. ishin 3500 (krahaso sot me US 324...!....) Me pas Kina vazhdoi rrugen drejt izolimit. Arsyet jane te shumta, megjithate ku shembull ilustron ne nje fare menyre aspektin e sotem te politikes se jashtme (kuptohet dhe te brendshme) te Kines, nje politike kjo e perqendruar ne mbrojtjen e integritetit sovran territorial, por jo agresiv jashte kufijve.

    Per te cilesuar nje vend si superfuqi, shikohen dy aspekte: militar dhe ekonomik.
    Per sa i perket aspektit ushtarak, Kina shpenzon vetem 60 miliarde dollare per ushtrine. Krahaso, me US, 370 miliarde, apo me Francen, 45 miliarde (qe eshte shume shume me e vogel nga popullesia.) Per kapita, kjo perqindje eshte pak a shume qesharake, ne krahasim me vendet e tjera apo ato te cilesuara si superfuqi. Per me teper, kur analizohen dhe tendencat e politikes se jashtme kineze, nuk mund te futet ne kategorine e superfuqive (ne nocionin e bazuar sipas rrymes realiste te marredhenieve nderkombetare.) China may be a dragon, but a sleeping one, at best. Nje nga senariot qe mund te "zgjoje" Kinen, eshte armatimi ne nje te ardhme i Japonise (gje qe nuk parashikohet ne keto momente.) Dhe kjo vetem per efekte te balance-of-power ne rajon.

    Nga ana ekonomike, Kina edhe pse ka nje rritje mjaft te madhe te GDP (ne mos gabohem 8.9% ne 2004, paksa me e ulet se 2003) perseri Kina futet ne kategorine e vendeve ne zhvillim. Nje nga faktoret kryesor, eshte ndryshimi i madh ndermjet rajoneve te ndryshme, qendrave urbane dhe ato rurale, zones perendimore dhe pjeseve te tjera te vendit. Per me teper, qeveria kineze po mundohet ta uli kete rritje, sepse rrezikon nje "mbi-nxehje" ne shume sektore, si ai i celikut, dhe i makinave. It is also trying to keep a grip on the money supply. Per here te pare ne 9 vjet, interesat po rriten, dhe do vazhdojne te rriten gradualisht, duke ulur keshtu dhe rritmin e investimeve. Per te mos permendur sistemin bankar kinez, qe ka probleme fondamentale dhe veshtiresi ne zgjidhje.

    Ekonomia kineze eshte "a breakneck economy" qe rezulton ne dislokacion te popullesise. Qeveria i ka "duart e mbushura" me konsekuencat e ketij fenomeni, qe rrezikon stabilitetin domestik. Ne zona te ndryshme ndertimi, kane kaluar ligje te shumta per te bere ban levizjes se popullesise, per te evituar nje mbi ngarkese te infrastruktures qe vazhdon te jete e dobet. Nje nga faktoret qe nuk lejon zhvillimin e zonave rurale, eshte mungesa/pengesa e privatizimit ne nje menyre ose ne tjetren, gje qe pengon bujqit te bejne tregti. Po ashtu, ata kane shuma pak akses te sherbimeve sociale, edukimi e shendeti.
    Popullesia e madhe kineze eshte pozitive ne aspektin e krahut te lire te punes, por edhe distabilizuese nqs nuk kontrollohet, apo menaxhohet mire.

    Si perfundim, ne pergjithesi, ekonomistet, historianet, apo shkencetaret politike jane skeptike qe statusi i Kines te arrije nivelet e superfuqise ne permasat qe ka pershembull US sot. E shumta, Kina mund te luaj nje rol me te madh ne te ardhmen ne Azi. Ne keto momente, as Koria e Veriut nuk e pyeti Kinen shume kur doli papritur nga negociatat e te "Gjashteve." Sot per sot, Kina ne quality-of-life index per 2005 llogaritet e 60 afer me Marokun!

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet nė Bllog
    22
    Zhvillimi ekonomik eshte gjithmone i varur nga stabiliteti politik dhe stabiliteti politik eshte gjithmone i varur nga shume faktore te jashtem dhe te brendshem, dhe keta faktore diktojne te ardhmen e nje populli ne zhvillim. Faktoret e brendshem qe diktojne stabilitetin politik te Kines jane dy:

    1. Demografia
    2. Sistemi komunist

    Kina eshte shteti me popullsine me te madhe ne bote, 1.3 mliard banore, dhe kjo nuk eshte nje avantazh por nje disavantazh i madh per Kinen. Numri i madh i popullsise dhe resurset e kufizuara natyrore, bejne qe Kina te jete gjithmone ne nje ankth konstant destabilizimi. Eshte si puna e atij elefantit, qe edhe pse eshte kafsha me e madhe dhe me e rende e pyllit, eshte ne te njejten kohe shume e ngadalte ne te ecur, dhe kur ecen, harxhon shume energji dhe i duhet qe te pushoje. Elefanti kinez eshte madheshtor ne kopshtin zoollogjik aziatik, por askush nuk ia ka friken prej vizitoreve apo kafsheve te tjera te kopshtit zoollogjik.

    Studime te njepasnjeshme, politika anti-humane jane ndermarre nga qeveria e Kines per te ngadalesuar apo ndalur rritjen e popullsise ne Kine, duke filluar me kufizimin e lindjeve, sterilizimin e femrave, etj. Ne menyre qe Kina te mund te hyje vertet ne rradhet e superfuqive te botes, ajo duhet te humbi ne peshe: sipas studimeve demografike kineze dhe nderkombetare, ne 30-40 vjetet e ardhshem popullsia kineze do te njohi nje plakje te menjehershme, dhe pritet qe popullsia te bier me te pakten 400 milion njerez. Objektivi kinez eshte qe te arrijne modelin amerikan, ku rritja e popullsise eshte ne perpjetim te drejte me rritjen ekonomike te vendit.

    Sistemi komunist nga ana tjeter, vazhdon te qendroje ne kembe, jo per ndonje merite te vecante, por si derivat i demografise se popullit kinez. Kina nuk mund te njohi "rrezim sistemi" sic njohen gjithe shtetet e Evropes Lindore apo Rusia, pasi kontinenti aziatik dhe mbare bota nuk mund te perballen apo zgjidhin dot nje krize politike qe e jetojne 1.3 miliard njerez, 1/5 e gjithe popullsise se botes. Gjithashtu, per nje popullsi e permasave te Kines, modeli i demokracise nuk eshte shume i aplikueshem, pasi ne demokraci nuk ka as sterilizime, as kufizim te lindjeve, as kufizim te levizjes se njerezve, as programe sociale shteterore te permasave qe ka nevoje Kina.

    Prandaj SHBA ka ndjekur nje politike ndaj Kines me dyer te hapura, edhe pse Kina ka nje qeveri komuniste. Politika e jashtme amerikane si objektiv te saj ka transformimin e ngadalshem te Kines, ne disa hapa, ku hapi i pare eshte ai diplomatik, ekonomik, social, e ne fund politik. Te gjitha keto hapa pritet te ndermeren ne dekada dhe jo ne vite. Vershimi i kapitalit amerikan ne Kine ne formen e investimeve, e ka transformuar ekonomine dhe shoqerine kineze me nje rritem maramendes. Dhe kjo eshte dicka pozitive, si per korporatat amerikane edhe per ekonomine kineze. Nje shtrese e mesme eshte formuar pas 2 dekadash ne Kine, biznesmenet dhe korporatat private kineze jane formuar tashme, dhe qeveria komuniste ka filluar te njohi frutet e para te kapitalizmit: prona private, rritja e mireqenies, perfshirja e kapitalisteve kineze ne politiken e brendshme te partise komuniste, etj.

    SHBA nuk e shikon Kinen si nje kercenim dhe une nuk besoj se Kina ka per te qene ndonjehre kercenim per superfuqine amerikane. Arsyeja per kete eshte lagjia ne te cilen Kina shtrihet, ku fqinje te saj si India, vendi i dyte me popullsine me te madhe ne bote, Rusia, nje ish-superfuqi e botes, Pakistani qe ka ne zoterim arme berthamore, e neutralizojne tej mase pozitat e Kines ne rajon dhe ne politiken nderkombetare. Prestigji i vetem qe i ka mbetur Kines ne arenen nderkombetare eshte karta e vetos ne Keshillin e Sigurimit te OKB dhe Korea e Veriut, krize qe vete Kina e mban ende te hapur, per ta perdorur ate si nje karte ne doren e saj ne maredheniet me SHBA, qe ka nevoje per ndihmen e Kines ne ndermjetesimin me Korene e Veriut.

    Albo

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    Kina dhe india me popullsi 2.3 miliard njerez jan nga vended me shvillim me te shpejt ekonomik. Nuk ka dyshim qe keto dy vende do ndryshojn shum gjera ne bot. mendo si do jet bota kur edhe kinezet dhe indianet te duan te ken nga 2 3 makina sic kan amerikanet, cmimi i naftes do shkoj ne qiell dhe domosdo do duhet te kalohet ne burime alternative energjie. gjetja e burimeve te reja te energjis do jet shum e veshtir dhe padyshim qe do sjelli ne kriza te medha ne te gjith boten. Nuk eshte thjesht benzina per makinat por nafta qe del nga toka eshte bas per prodhimin e cdo gjeje ne jeten e perditshme nga pastat e dhemve deri te bojat plastikat etj.

  6. #6
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Kina shihet me sy pozitiv nė botė


    Tė anketuarit shprehėn rezerva pėr rolin ushtarak tė Kinės
    Njė sondazh i kryer pėr llogari tė BBC-sė, sugjeron se Kina shihet si njė vend qė po luan njė rol ndėrkombėtar tė rėndėsishėm dhe mė pozitiv se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.
    Ky ėshtė rezultati i sondazhit qė kompania Globescan, nė bashkėpunim me Universitetin e Merilandit nė SHBA, kryen gjatė muajit dhjetor.

    Sondazhi u krye nė 22 vende dhe tė anketuarit u pyetėn pėr ndikimin e Kinės nė arenėn ndėrkombėtare.

    Ata u pyetėn edhe se ē'mendonin pėr zhvillimin ekonomik dhe ushtarak tė Kinės.

    Mė shumė se gjysma e tė anketuarve kishin mendim pozitiv pėr Kinėn, ndonėse shumica e tyre shpresėn rezerva pėr fuqinė ushtarake tė Kinės.

    Presidenti i kompanisė Globescan qė kreu kėtė sondazh, Doug Miller, tha se kishte mbetur i befasuar nga fakti se opinioni pėr Kinėn ishte kaq pozitiv.

    "Opinioni ishte pozitiv nė tė 22 vendet ku ne kryem kėtė sondazh, dhe vetėm njė apo dy vende, si Gjermania, Shtetet e Bashkuara dhe Polonia nuk kishin njė opinion shumė tė prerė", tha z.Miller

    "Ėshtė shumė interesant fakti se tė gjithė fqinjėt e saj ishin shumė pozitiv pėr Kinėn, ndoshta ngaqė e shohin Kinėn si udhėheqėse tė zhvillimit ekonomik dhe, si tė thuash, brohorasin pėr Kinėn", tha presidenti i kompanisė Globescan, Doug Miller.


    PS Qe Kina te kthehet ne nje vendet ku do luajne rol te rendesishem ne problemet nderkombetare,duhet te largohen dalngadale kucedrat e kuqe,dhe nostalgjite e se kaluares.
    Perndryshe do ngel vend kinkalerish dhe fushash
    orizi................
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  7. #7
    ***
    i/e ftuar
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    SHBA nuk e shikon Kinen si nje kercenim dhe une nuk besoj se Kina ka per te qene ndonjehre kercenim per superfuqine amerikane.
    Une nuk di te shkruaj shume si ju politikanet se tani jam moshuar disi dhe kam mesuar se me shume peshojne dy fjale me mend se dhjete libra pa vend. Ti zotri qe shpalose mendimin tend me siper duhet te dish dicka sepse gjithcka qe keni thene jane thjeshte mendimet e tua dhe jo nga faktet dhe shifrat statistike qe jepen vit pas viti.
    Duhet te dini nje gje ne fillim ishte Europa Superfuqi, me pas u be Amerika dhe kush e ka rradhen.... AZIA!!! Kjo eshte me se e vertete se zonat e varfera me kalimin e kohes do te pasurohen dhe do te kene dhe ato rradhen per tu bere supershtet.
    Ju zoti Albo po i shikoni gjerat vetem nga ana politike apo ajo ekonomike, ju duhet ti studioni gjerat ne thelbesi. Ne rralle te pare duhet te kuptosh se ne nuk po flasim per nje Kine qe eshte superfuqi por po flasim per nje kine qe don te behet Superfuqi.
    Cfare i mungon sipas jush Kines? Sic kishte shkruar nje profesor i Harvardit ne librin e tij "The powerful loses power whereas the powerless gains it, it is like the energy but in our case money is conserved..." dhe shume gjera te tjera shkruheshin por nuk me kujtohen ti rrecitoj te gjitha. Diku ai theksonte se e vetmja gje qe nje shtet te behet superfuqi duhet te kete nje popull te prokupuar per pune, dhe mos u merzisni se puna do te vije. Dhe kjo eshte mese e vertete dikur Amerika ishte e varfer dhe Europa ishte numri dhe kjo gje po ndodh ndermjet Azise dhe Amerikes sot. Populli Japonez njihet si populli me cilesine me te madhe ne bote ne prodhimet qe bejne. Populli Kinez dhe ai Indian po marrin gjithe fuqine puntore, me thuaj nje produkt Made in USA ne USA.
    Nuk ka brire superfuqia djalo por ajo rrjedh nga ekonomia dhe ekonomia Amerikane po perfundon ne syte e Aziatikeve, dhe jo te Shqiperise apo te Amerikes Latine, sepse populli Aziatik eshte i prekupuar per pune dhe jane inteligjent (1 budalla azie=100 harvard grad. demela Amerikan) qe jane dy bazat e nje superfuqie. Kurse budallai nuk ka brire por shkruan ne forum thashetheme sic po beni ju, kurse ata tani qe ne po lexojme mendimet e 15 vjecareve Aziatiket po punojne dhe po bejne shpikjet nga me te medhate, e jo duke futur duart ne goje e hunde para nje kompjuteri gjasma se komuniteti Shqiptar. Po te ishte ashtu Shqiptaret benin me pare nje komunitet te sukseshem real pastaj virtuali pak uje pi.

    Me rrespekt,

    Albina
    Matura 99 Universiteti i Shkencave Natyrore, Tirane.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga *** : 06-03-2005 mė 22:14

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286
    Albo pa mos e merr si kritike por ju ke rene gjerave ceket, ndoshta askush nuk ka interes per nje shenderrim te Kines ne demokraci te njehershme ashtu sic ndodhi ne Europen lindore, as Kina vete nuk ka interes por kina po hedh hapat aq mire dhe aq te matur saqe dhe bota e jashteme e ka zili, kina mori mesim nga perandoria ruse ne shek e 20, pra po ben nje rritje ekonomike qe asaj ndoshta i duket baze per shkaqet e tjera sociale , politike apo ushtarake qe do te rrjedhin ne te ardhmen, ndrysh nga rusia balanca e Amerikes ne shekullin e kaluar qe ishte superfuqi ushtarake dhe jo ekonomike, dhe ekonomia ishte kushti kryesor qe gorbacovi ve ndosi te nderroje sistemin e rusise. Albina edhe pse na kritikon se jemi te rinj dhe arrogante bashkohem me mendimet e tua pasi pak shume ju ke rene ne koke gjerave, ndoshta nga eksperienca. Me te vertete eshte aftesi te krijosh nje Empire (mbreteri) por eshte aftesi me e madhe ta mbash kete Empire. historia ka treguar ndryshe, Mos valle edhe kina do te jete nje mbreteri e radhes, a do te kete ndonje nje superfuqi te pavdekshme, mos valle Europa eshte me idealja ne thelb? bashkimi i shume mbreterive.... Perhaps

    me respekt mateo
    mateo

  9. #9
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Albina, secili ka te drejten e mendimit te tij, dhe e shpreh. Megjithate ne "budallenjte" sic thua ti, kemi mbi te gjitha luksin per te qendruar para kompjuterit dhe te merremi me thashetheme. Nuk mund te thuash qe nje 15 vjecar ne Mangnai Zhen, qe po ha malin me goje e me duar gezon te njejtin luks....... Si me "e zgjuar" apo me me eksperience do ta dije, qe nje pjese shume e vogel e popullesise ne Kine "po ben shpikje te medha!" Per me teper jane ata dembelet e Harward qe po ndihmojne Kinen ne projekte te tilla si ajo e Diges me te madhe ne bote.

    Po na gjykoni pak ashper me duket, sidomos ne shqiptareve jashte shtetit, qe e shohim kete forum si nje menyre per te qene me afer njeri-tjetrit dhe Shqiperise, (dhe ne te njejten kohe merremi me "thashetheme" te tjera po na doli koha!) Apo qenka zgjuarsi me e madhe t'i lexosh dhe t'i analizosh keto thashesheme? I wonder.......

  10. #10
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Albo urime per shkrimin, besoj se ke te drejte... Kina dhe SHBA jane aleate te mire pavarsisht incidenteve te vogela. Nuk duhet te harrojme gjithashtu se shkaku kryesor qe iku Shqiperia ne fund te dhjetevjecarit 1970 nga aleanca me Kinen ishte afrimi midis Kines dhe SHBAs, dicka qe Shqiperia staliniste e asaj kohe e quajti si revizionizem. Por mundej Kina te bente ndryshe? Nese nuk i bashkohej tregut boteror Kina do e kishte teper te veshtire mbijetesen!

    Neqoftese ekziston nje konkurence midis Kines dhe SHBAs me BE atehere gjendet ne fushen e ekonomise, por dhe SHBA dhe BE duken disi "shpirtmira" perballe Kines per shkaqet qe Albo sqaroi shume bukur!

    Mendimi im eshte se globalizmi do te thote edhe fund per superfuqite, besoj se eshte e nevojshme qe ta kuptoj edhe Uashingtoni dicka te tille! Pra SHBA eshte superfuqia e fundit edhe per pak kohe. Mbas SHBAs nuk do kete me superfuqi, as ajo vet nuk do jet superfuqi! Problemet e shteteve dita dites behen probleme te perbashketa ose globale keshtu detyrimisht perballimi duhet dhe do behet i perbashket dhe cdo shtet do ket pjesen qe i takon! Detyrimisht do flasim per aleanca globale, Veri-Jug. Ketyre aleancave nuk do mundet t'i shkeputet askush se "do e haj ujku", pra kane te drejte disa politikane te SHBAs kur thone "ose me ne ose kundra nesh" (vetem se ata nuk e kuptojne se keto grupime mund te mbijetojne vetem ne saj te barazise, sepse te barabarta jane shtetet perballe problemeve). Lufta Veri-Jug ka kohe qe ka filluar. Behet fjale per nje lufte te pashpallur, per nje lufte qe ne sistemin kapitalist eshte dicka e pashmangshme. Liberalistet flasin kot kur thone se cdo shtet duke njohur tregun e lire mund te pasurohet. Jo zoterinje, pasuria boterore nuk mjafton per te gjithe, sidomos kur menyra me te cilen ndahet eshte e pabarabarte! Pasurine boterore duhet ta shohim si nje lakror qe e ndajme midis veti dhe kur dikush merr me shume do te thote qe dikush tjeter do te marri me pak! Ky eshte realiteti boteror! Pyetja mbetet : me ke je, me te fortit apo me te dobetit? Ketu mbetet te shikojme edhe rolin e Kines, nese do i bashkohet Veriut (te fortit) ose Jugut (te dobeve). Megjithate deri me sot Kina duket aleate e te forteve, por problemet e brendeshme te saj mund ta cojne edhe me te dobetit duke e kthyer ne rrezik per Veriun! Gjithashtu pyetja mbetet : per sa do vazhdoje kjo lufte dhe kush do jet fituesi ? Mendimi im eshte se lufta do vazhdoje per shume kohe dhe nuk do te ket fitues dhe sa me shume kohe te zgjatet kjo lufte aq me e eger do behet dhe aq me shume shkatrime do sjelli! Nese nuk ndodh ndonje ndryshim kolosal -qe une besoj se nuk do ndodhi kurre - atehere nga "Lufta e Trete Boterore" ("Lufta e Pashpallur") do humbi i gjithe njerezimi!

    me respekt E. Mezini

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 30-11-2009, 05:18
  2. Islami Nė Trojet Iliro-shqiptare Gjatė Shekujve
    Nga Arber gerguri nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 16:01
  3. Kodikėt e Shqipėrisė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 27-12-2005, 15:25
  4. Libri i Skenderbeut ne Vajmar
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-07-2005, 04:34
  5. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •