Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,991
    Postimet në Bllog
    22

    Austriakët: Kosova mund të jetë si Belgjika

    BE diskuton planin austriak për Kosovën. Solana kritikon vendimin e Kuvendit

    Austriakët: Kosova mund të jetë si Belgjika


    Nga korrespondenti ynë në Bruksel, Ernest Bunguri

    25 kryediplomatët e BE-së janë mbledhur dje në Bruksel, për herë të parë, nën drejtimin e Presidencës Holandeze.

    Situata në Kosovë ka qenë edhe kësaj radhe një nga temat e diskutuara gjatë Këshillit të Ministrave, situatë për të cilën një panoramë të shkurtër e ka bërë vetë Havier Solana, Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri në BE. ”Ka arritje pozitive, dhe në të njëjtën kohë pika që ngelen problematike”, mësohet t’ju ketë thënë Havier Solana Ministrave të Jashtëm evropianë. Burime zyrtare pranë Këshillit rrëfejnë për “Panorama” se me arritje, Solana nënkupton sinjalet pozitive për thellimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa me pika problematike: vendimin e fundit të Kuvendit të Kosovës në lidhje me ndryshimin e kornizës kushtetuese. Pas diskutimeve, Këshilli i Ministrave ka nxjerrë edhe konkluzionet e tij në lidhje me Kosovën. Edhe kësaj radhe, mbështetje e plotë i është dhënë Soren-Jesen Petersenit, kryeadminstratorit të ri të Kosovës.

    Plani austriak
    Ndërkohë, gjatë takimit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, është njoftuar edhe për planin e hartuar nga austriakët, për decentralizimin e Kosovës. Për momentin vetëm në formë letre jo-zyrtare, që i është dërguar 25 kancelarive evropiane për shqyrtim, pasi sipas burimeve zyrtare të Këshillit, Ministrat e Jashtëm të BE-së të mbledhur në Bruksel nuk kanë diskutuar propozimin austriak në takimin e kësaj radhe. Sidoqoftë, sipas po të njëjtave burimeve, plani në fjalë, nëse pranohet, propozon decentralizimin e Kosovës në një formë të ngjashme me atë të shtetit federal Belg. Për shpjegim, Belgjika ndahet në tre krahina autonome : valonët frankofonë në jug, flamandët në veri, dhe në mes, krahina e Brukselit që përfshin të dyja komunitetet. Secila prej këtyre krahinave ka parlamentin dhe qeverinë e vet, si dhe numëron disa portofole ministrash për çështje të ndryshme autonome si arsimi apo edukimi, kultura, bujqësia, ekonomia etj.

    Kosova si Belgjika
    Ndërsa në nivelin federal, Belgjika numëron dhe një parlament federal si dhe qeverinë, me portofole ministrash të kushtëzuar si mbrojtja, që përfshin të gjithë vendin, financat, apo ministria e punëve të jashtme. Ndërkohë, dhe pa hyrë në krahasime të komplikuara, vetë Benita Ferrero-Valdner, Ministre e Punëve të Jashtme të Austrisë, ka shpjeguar para gazetarëve në Bruksel disa nga pikat kryesore të nismës austriake për decentralizimin e Kosovës. “Eshtë e rëndësishme të bisedohet në fillim rreth disa çështjeve paraprake, para se të preket çështja e statusit përfundimtar të Kosovës”, ka shpjeguar kryediplomatja austriake. Sipas saj, këto çështje janë: siguria, decentralizimi, mbrojtja e pakicave dhe respektimi i tyre, e sidomos respektimi i posaçëm i objekteve fetare serbe të Kishës Ortodokse. “Pas kësaj, ju duhen përcjellur më shumë kompetenca kosovarëve, dhe vetëm kur të plotësohen këto pika, mund të kalohet në fazën tjetër”, sqaroi Benita Ferrero-Valdner, duke patur parasysh statusin e Kosovës. Në lidhje me këtë të fundit, i lënë jashtë planit të austriakëve para plotësimit të kushteve që propozojë këta të fundit, kryediplomatja shtoi se: “Përcaktimi i Statusit Përfundimtar i Kosovës i mbetet Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe sigurisht që Kosova duhet të ketë një perspektivë evropiane, pasi të jenë plotësuar kushtet që kanë qenë të vlefshme për të gjithë, e më pas edhe pasi të jetë zgjidhur çështja e statusit”.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Kjo eshte paturpesia me e madhe qe mund te ekzistoj. Po shkojn drejt ndarjes se pashmangashme, dhe me sa cduket te nje lufte te re ne Ballkan. Kosova duhet te jete komplet shtet sovran, ne nje vend qe ka rreth 95 % Shqiptar nuk ka si te behen ndarje te tilla idioteske si ne popullaten e shartuar pa identitet belge.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga Cyclotomic
    Kjo eshte paturpesia me e madhe qe mund te ekzistoj.

    Paturpesia filloi qe me 1912. Keta 'udheheqesit' e Europes se Re jane niperit e atyre qe moren vendimin per kufijte ne 1912. Kuptohet qe do plase nje konflikt i ri dhe rrezikon te perseritet masakra e Ulqinit kur nen topat a destrojerve Europiane Sllavet moren ate qytet te bukur shqiptar.

    Analistet thone qe ekstremistet shqiptare ne Kosove po pergatisin rezistence ndaj UNMIK-ut nqs vitin tjeter nuk mbahet referendumi per pavaresine. Fillmiisht do sulmojne ushtaret e rracave jo Europiane...me pas ...dreqi e merr vesh.

  4. #4
    Gucci Rush II Maska e Cofferati
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Sterling Heights Michigan USA
    Postime
    123
    Bashkohem me Cyclon pasi eshte nje marrezi dhe nqs kerkojme te tilla modele atehere kjo duhet te aplikohet ne te gjithe boten si ne greqi...turqi...e me rradhe...Se kuptoj sesi mund te kerkoje serbia dicka me nje pakice qe nuk kalon 5-6%...realisht po te kthehen 6% por po mos te harrojme se sa shqiptar kane ikur...Edhe njehere nuk ka dhe s`ka per te patur shkembim me gjakun qe u dordh per Kosoven....Bota le ta aplikoje demokracine e vet ne shtepine e vet njehere pastaj te shoh jashte....
    It used to be only death and taxes were inevitable.Now,of course,there`s shipping and handling too.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-05-2004
    Postime
    22
    Nje gje qe smund te funksionoje kurre, sepse Belgjika paraqet nje realitet shume, shume me te ndryshem se Kosova ku 94-95% e popullsise eshte shqiptare.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-05-2004
    Postime
    22
    Nje gje qe s'mund te funksionoje kurre, sepse ne Kosove popullsia eshte ne masen 95% shqiptare, dhe normalisht duhet te jete dominuese mbi popullsite e tjera.

  7. #7
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Hey, pse nuk e aplikuan këtë lloj "ndarjeje" në Maqedoni ku të paktën 30% e popullsisë së saj, me troje gati të "përcaktuara" është farë shqiptare? Në Maqedoni pati edhe luftë për këtë gjë, gjerisa u rrezikua edhe me shpërthimin e një lufte të vërtetë civile në të gjithë popullatën e Maqedonisë.

    Po në Serbinë Jugore me tre qëndrat shqiptare Bujanovc-Preshevë-Metvegjë pse nuk e bëjnë edhe atë në fedaratë me KUVËND dhe KRYEMINISTRI të saj të veçantë?

    PSE zonja Benita Ferrero-Valdner?!...

    Po me Çamërinë pse nuk e kthejnë në federatë të veçantë brënda Greqisë? I ka më shumë sesa 50 mijë serbë që ka Kosova.

    Ky është poshtërim. Kjo nismë është vërtetë e ulët nga ana e "të civilizuarve" perëndimorë. Vërtetë anti-demokratike t'i vendosësh dhe t'u imponosh kufij të rinj një populli dhe mos ta lësh atë të vendosi vetë me votën e tij.

    Kjo më lë të kuptoj se BE-ja nuk është ende një bashkësi institucionesh më të vërtet demokratike, por një bashkësi shtetesh ku për themel janë interesat e tyre vetjake. Se nga njëra anë, në një nga vëndet e BE-së respektimi i të drejtave të pakicave shqiptare në është gati ZERO, dhe nga anë tjetër duan t'na tregoj "demokracinë" e tyre. Zonjës Benita Ferrero-Valdner, dhe ministrisë së jashtme austriake duhet t'u themi që të ndreqin të drejtat e pakicave etnike BRËNDA vëndeve të BE-së, dhe më pikërisht brënda Greqisë, ku qytetarët çam nuk kan ende asnjë të drejtë të marrin pronat e tyre, e jo më të drejtat për të jetuar si komunitet "federal" brënda Greqisë, ku janë edhe më shumë sesa popullsia serbe e Kosovës.

    Statusi i Kosovës shumë thjeshtë zgjidhet me votën e popullit të saj DARDAN, sepse është populli i saj që jeton në Kosovë, e jo zonja "Benita Ferrero-Valdner."

    Turp t'i vij BE-së!


    Drini.

  8. #8
    Me zemër në Shqipëri Maska e bond james
    Anëtarësuar
    15-03-2003
    Vendndodhja
    shtet i bukur por jo si mëmëdheu
    Postime
    74
    Mendoj se Frau Ferrero-Waldner më duket se e ka përzie maqedonin me kosovën se nëse duhet të bëhet nji ndarje teritoriale ne federacion shtetesh atëhere duhet maqedonija të ndahet në njësi federative dhe jo kosova e cila është 95 % popullatë homogjene shqiptare,
    por skan faj as europa dhe askush jasht kosovës në vend se të ken nji politikë aktive dhe me fakte politikanët kosovarë ato bredhin rrugëve dhe ju shesin brockulla kosovarëve duke i mashtruar me iluzine si Dr. Rugova i cili kur ska të pije nji gotë uiski sdi se ku gjindet në parlamentin europian ose duke parë pehlivanat në kosovë jep deklarata debile kurse artistët tjerë që para se të dalin para kamerës humbin dy orë duke vënduar GEL që të duken sa ma të bukur se po afrohen zgjedhjet e ardhesme e dini për cilin e kam fjalën shokun komesar Hashim Thaqi i cili ende ska marrë instruksionet nga padroni Fatos se edhe ai është i fundosur në MERDE me vjedhjet e privatizimit........
    A e dini këngën e Gjergj Kastriot Skenderbeut....
    O ku po shkoni o burra .....që vendin ta çlirojm......prej cilit....ore..burra....
    Po prej shqiptarëve........se spo doj me hy në Europë....(Sërbi).......
    Ju përshëndes se po më vlon barku dola prej zyrës që ta pij nji çaj të ftoht...
    Përshëndetje
    Ndryshuar për herë të fundit nga bond james : 14-07-2004 më 05:42
    :^Globi

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e dallandyshe
    Anëtarësuar
    23-02-2004
    Vendndodhja
    ne bina te ullirit
    Postime
    144
    Paturpesia e rradhes qe vazhdon te beje Evropa ndaj shqiptareve.
    Shkeljen e nje prej ligjeve themelore nderkombetare :"E drejta e popujve per vetvendosje"!
    .
    Ndoshta me nxitur kete radhe, Austria me sllovaket, polaket, etj. pasi pan ndryshimet e aprovuara ne kornizen kushtetuese te Kosoves :- "Po na iken nga duart gjahu i vllezerve tane sllav- nxitoni te marim masa"!
    Mbase ketu e kuptojne me qarte vet shqiparet nese nuk levizen, nese nuk kerkojn njezeri drejtesin, Evropa kurre nuk ua jep por do te vazhgoje ti perdhose.

    Zeri i yne duhet te jete i forte :shikojini si i kap miza fqinjet tane, sa here qe levizin shqiptaret, alarmojne boten.
    Kembana shqiptare duhet te bjerr forte e me forte....

    Stop- Europe /
    ndale doren tende gjakesore/
    jemi shqiptare ne vatren tone/
    me te hershmit ne ballkan, te tokes arberore/
    kerkojme lirine / te drejten njerezore!
    [ Trimeria-aroma LIRI//Tradhetia-kerrme llum i zi!]

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Shmeki
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    175
    Analistet thone qe ekstremistet shqiptare ne Kosove po pergatisin rezistence ndaj UNMIK-ut nqs vitin tjeter nuk mbahet referendumi per pavaresine. Fillmiisht do sulmojne ushtaret e rracave jo Europiane...me pas ...dreqi e merr vesh.
    Hallall..... është i pa shmangshem skenari i Iraku-t edhe ne Kosovë.....
    mjaftë me me abuzime,injoranc dhe mosperfillje te Shqiptarve autokton ne vendet e tyre.....,mjaftë me me paturpësit e tyre duke qnjerzuarë goca te reja,duke shtri moralin per toke....,krime te llojeve te ndryshme,narkomania,prostitucioni,kriminaliteti,ko rrupcioni i qarqeve te ndryeshme proserbe ne dem te kombit shqiptarë.

    O qeverisje te plotë(pamvarsi,pa asnje kushtë,o luftë !)


    ne fazen e parë do ishte e nevojshme likfidimi fizik i buzkuqeve perkthyeseve(infromatoreve te UNMIK-ut) dhe snobistave te qyteteve dhe coolerave te degjeneruarë qe shesin veten e tyre per i cik lek edhe behen kishe proevropian,ma katolik se papa. Gjithë bashkpuntorët qe deri sot i kan sherbye unmikut pa dallim gjinie, duhet pastruarë rraca mire e mire ...,ata duhet likfiduarë sepse jan penges e madhe ne planet e radhës sepse shendrrohen ne informator te UNMIK,duhet perseritet viti 96/97 i UCK ne Kosovë,likfidim fiziikë i bashkpuntorve te armikut !
    Shkenca na e premton të vertetën...por ajo kurrë nuk na e premton as paqen as fatin!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovë
    Nga Statovci në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  3. Kosova: unjust politics
    Nga bqato në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •