Shpresoj te marrin pjese ata qe kane mbaruar per ekonomi te kjo teme e ti bejne analize propozimeve te PD-s ne krahasim me propozimet e PS-s.
..biles ndoshta mund te bejne dhe nje krahasim te se kaluares kur ka qen PD-ja ne pushtet se si ka qen ekonomia...
__________________________________________________ _____
Socialistët, kundër uljes së taksave
Rilindja Demokratike
Migen Demirxhi
Socialistët kanë deklaruar se nuk do të ulin taksat për biznesin dhe qytetarët, por do të përqëndrohet vetëm tek administrimi i tyre. Ministri i Financave, Arben Malaj, deklaroi dje se politika e demokratëve për uljen e taksave do të sjellë vetëm rritjen e defiçitit buxhetor.
Por, ndërkohë eksperti i financave, Selami Xhepa, thotë se ulja e taksave nuk do të vijë si një goditje e përqëndruar. Ai shprehet se fillimisht, PD do të evidentojë ato pjesë të administratës që nuk funksionojnë si duhet dhe pas një reforme në administrimin e taksave, do të përqëndrohet në uljen e barrës fiskale.
Gjithashtu, Xhepa thotë se nuk do të ketë rritje të defiçitit buxhetor, sepse impakti që do të vijë nga ulja e taksave, do të jetë gati neutral. Sipas tij, ato të ardhura që humbin nga ulja e TVSH-së, do të zëvendësohen nga rritja e numrit të kontribuesve në skemën e të ardhurave fiskale, nga hapja e bizneseve të reja.
Por ministri i Financave thotë se "në të gjitha sondazhet kombëtare dhe ndërkombëtare, kur diskutojmë për ambientin e biznesit dhe tendencën konkurruese në investimet private vendase dhe të huaja, nuk nxjerrin në asnjë rast si përcaktonjës në vendimmarrjen për të investuar në ekonominë shqiptare nivelin e taksave".
Jo vetëm demokratët thonë se rritja e barrës fiskale po bëhet një pengesë për ekonominë, por edhe studimet e fundit të BERZH apo të Kompaktit të Investimeve kanë deklaruar se niveli i taksave në Shqipëri është, të paktën, dy deri tre herë më i lartë se në vendet përreth rajonit. Eksperti i financave, Selami Xhepa, thotë se rritja e nivelit tarifor të taksave është një politikë e dështuar e të majtëve dhe të paktën, konkretisht deri tani, nuk ka dhënë asnjë përmirësim në rritjen e të ardhurave.
"Që nga viti 1998, pas një kolpoje të vogël të rritjes së të ardhurave, kemi vetëm një gjendje stacionare të nivelit të të ardhurave", thotë ai.
Demokratët, me kohë, e kanë parë uljen e barrës së taksave si një mjet që të çon në zgjerimin e bazës së tatimpaguesve, por socialistët gjithmonë kanë ecur me rritjen dhe futjen e taksave të reja çdo vit në paketën fislale, duke sjellë nga viti në vit uljen e kontributit të të ardhurave fiskale.
Të dhënat tregojnë se Shqipëria vjel vetëm 20% të GDP-së, ndërsa vendet e rajonit, mbi 30% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Madje studimet e fundit të OCED-së tregojnë se 60% e prodhimit të brendshëm nuk paguan taksa.
Por demokratët janë të bindur se me forcimin e rolit të shtetit ligjor, me një efiçencë më të madhe në luftën kundër ekonomisë informale, ekonomisë cash, me eliminimin e barrierave administrative dhe luftën kundër abuzimit gjatë administrimit fiskal tatimor apo doganor, ata do të bëjnë të mundur uljen e taksave, të cilat do të rrisin më shumë bazën e tatueshme dhe do të fusin bizneset e reja në skemë.
Xhepa thotë se kjo është një politikë e zbatueshme dhe shumë përfituese për ekonominë.
Ministri i Financave këmbëngul se do të ketë reduktim në të ardhurat e buxhetit, në se reduktohet politika fiskale e uljes së taksave. "Gjithmonë ka patur një tendencë në rritje të defiçitit, çka do të thotë një kufizim të të ardhurave në buxhet, për të mbështetur politikat prioritare. Duke rritur të ardhurat pa rritur taksat, ne duhet të orientojmë më mirë buxhetin drejt arsimit, shëndetësisë, pagave, pensioneve dhe infrastrukturës. Ajo që biznesi shqiptar, në ambicien e tij konkurruese, humbet nga cilësia e arsimit, shëndetësisë dhe infrastrukturës, është shumë më penguese sesa premtimi për ulje të konsiderueshme taksash", thotë ministri Malaj.
Sipas ministrit, dy janë pengesat kryesore që ka biznesi në administratën tatimore. E para dhe kryesorja ka të bëjë me rimbursimin e TVSH dhe me tatim-fitimin, por që të dy këta tregues, në 8 vitet e qeverisjes së PS-së, nuk janë përmirësuar. Socialistët i pranojnë gabimet e administratës, por ata mbeten gjithmonë këtu, sepse deri tani nuk ka ndryshuar asnjë nga këto gabime të PS-së në lidhje me biznesin.
Krijoni Kontakt