Nese ti mendon se brenda Bashkimit Evropian ka nje ze ne unison per ceshtjen e statusit final te Kosoves, atehere ti je naiv, pasi vete qendrimet e qeverive qe perbejne BE, si Itali, Greqi, France, Gjermani, nuk jane aspak ne nje ze apo ne unison. Mjafton te lexosh temat per qendrimet e cdo qeverie ku do te gjesh deklarimet e perfaqesuesve te qeverive dhe institucioneve, per te kuptuar se sa ndryshojne keto qendrime.Vetë titulli i temës (Qëndrimi i qeverisë greke,gjermane,italiane etj ndaj Kosovës) më duket i palogjikshëm,sepse,qëndrimet e tyre këto qeveri i kanë bërë publike dhe zyrtare në tërësinë e Bashkimit (Unionit) Evropian,e që patëm rast të ndëgjojmë gjatë debatit në KS të OKB-së për Kosovën,ku në emër të të gjithë ministarve- shtetve anëtare të BE i lexoi ministri-kryesuesi i BE nga Luksemburgu,me çka na jepë të kuptojmë se Bashkësia Evropiane karshi Kosovës qëndron si tërësi e jo si qeveri veç e veç nga anëtarët-shtetet e saja.
Sic e kam thene edhe here te tjera, sot qe po diskutohet pavaresia e Kosoves, eshte nje moment historik per ne shqiptaret, ku duhet te degjojme, mendojme dhe vleresojme qendrimet e shteteve Ballkanike e me gjere, ne menyre qe te kemi nje ide se kush i mbeshtet aspirtat tona kombetare, dhe kush i demton aspiratat tona kombetare. Keto qendrime zyrtare nuk jane qendrime mediash, jane qendrime historike, pasi historia po shkruhet sot dhe femijet, niperit e mbesat tane do ti mesojne neser neper librat e historise.
Debati per nderhyrjen e NATO ne Kosove dhe debati per statusin final te Kosoves, jane dy leksione historike per cdo shqiptar qe ka veshe te degjoje, sy te shohi, dhe mendje qe te gjykoje qendrimet e te gjithe ketyre shteteve.
Lexo deklaraten e Fini, lexo edhe deklaraten e Kamanlis dhe me thuaj, jane te njejta apo jo? Lexo deklaratat e Paten, ish-komisionerit te BE dhe lexo edhe deklaratat e Prodit, nje tjeter ish-komisionieri. Lexo deklaratat e deputeteve dhe ministrise se jashtme gjermane, lexo edhe deklaratat e ministrise se jashtme franceze. Te njejta te duken? Aspak, jane diametralisht te kunderta.Kështu që edhe nëse ndëgjojmë e lexojmë ndojnë deklaratë të ndarë të ndonjë ministri,grupi parlamentar,OJQ e OQ nga shtetet e BE,ato deklarata nuk do të jenë shumë të ndryshme nga qëndrimi zyrtar i shteteve të tyre.
Dhe kjo mungese uniteti ne interesat dhe qendrimet evropiane eshte shkaku qe statusi final i Kosoves eshte ende i pazgjidhur, dhe evropianet, ashtu si kurdohere, presin lidershipin e SHBA qe ti japi drejtim/zgjidhje ketij problemi, ne menyre qe ata te vihen para nje fakti te kryer dhe te shmangin debatin midis tyre.
Albo
Krijoni Kontakt