Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Po Rusia, cfare mendimi ka? (!) :

    Sergej Ivanov nuk beson ne kthimin e refugjateve serbe ne Kosove

    02.03.2005
    Deutsche Welle

    Ministri rus i mbrojtjes, Sergej Ivanov, eshte shprehur se nuk beson qe te 200 mije refugjatet serbe do te kthehen ne Kosove. Ne kuader te nje takimi qe ai pati ne Berlin me homologun e tij gjerman Peter Shtruk, Ivanovi i tha Dojçe Veles:

    "Ne kemi kufizuar jashte mase pranine tone ne Ballkan. Une jam i bindur se ky ka qene nje vendim i drejte. Sa per çeshtjen e statusit, kete pyetje do te duhet t'ia shtronit ministrit te jashtem, por une nuk besoj, ne kthimin e 200 mije refugjateve serbe ne Kosove. Rusia zyrtare i permbahet ne menyre strikte rezolutes 1244, sipas te ciles Kosova eshte pjese e Unionit "Serbi Mali i Zi".

    Duke mos u kthyer minoriteti Serb ne Kosove, statusi i Kosoves hiqet zvarr...

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Askush nuk pret qe Rusia te votoje pro pavaresise se Kosoves ne Grupin e Kontaktit. Megjithate, perfshirja e Rusise ne grupin e kontaktit eshte me nje rol ceremonial nderi, se sa nje rol aktiv ne vendimarrje. E rendesishme per Rusine tashme nuk eshte ngjitja e asaj qe u thye dhe nuk ngjitet me, por shpetimi i imazhit te saj ne Ballkan. Pjesmarrja e Rusise ne Grupin e Kontaktit i pret udhen aludimeve te mediave midis perplasjes se interesave perendimore me interesat ruse ne Ballkan.

    Rusia i ka terhequr me kohe forcat e saj paqeruajtese nga Ballkani, duke lene nje numer shume te vogel te tyre. Ashtu si ish-ministri i jashtem rus pak muaj me pare, u shpreh se ishte skeptik mbi suksesin e bashkejeteses se mini-jugosllavise, bashkimit te ri serbo-malazez.

    Rusia do te pranoje cdo qendrim te Grupit te Kontaktit dhe do ta perdori heshtjen e saj ndaj ketij vendimi, per te perfituar ndihma politike dhe ekonomike si nga SHBA dhe BE per ekonomine e saj ruse.

    Kosova per Rusine eshte nje lufte e humbur.

    Albo

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Dje po lexoja:

    Obviously, no system of European security can be stable unless we find effective means to deal with localized tension and conflict on the continent, especially in the Balkans. Today we have a unique opportunity to show solidarity with the new leadership of Yugoslavia, to help to strengthen democracy in this country through out joint efforts. This can only help the cause f security and stability throught the entire Balkan region. It is urgent that we work to restore the ruined economy of the Federal Republic of Yugoslavia. Despite its own economic difficulties Russia is attempting to provide assistance to the people of Serbia.

    It is also obvious that the future of democracy in Yugoslavia will in large part depend on the situation in Kosovo. Unfortunately, much what has been done to now under the cover of international structures deployed in the area has actually strengthened the positon of the separatists. Events in southern Serbia and in Macedonia during 2001 are an example of this. Kosovo had become the primary threat to regional security and the main source of instability, crime, and terrorism in the south of Europe.

    Per arsye kohe dhe sepse eshte me i rendesishem po perkthej vetem paragrafin e mesiperm:

    Gjithashtu eshte e qarte se e ardhmja e demokracise ne Jugosllavi do te varet kryesisht nga situata ne Kosove.Fatkeqesisht, shume prej ç’eshte bere deri tani nen mbulesen e strukturave nderkombtare te vendosura ne zone, ne fakt ka forcuar pozicionin e separatisteve (perçaresve). Ngjarjet ne Serbine jugore dhe ne Maqedoni gjate vitit 2001 jane nje shembull i kesaj. Kosova eshte bere rreziku (kanosja) kryesore per sigurine rajonale dhe burimi kryesor i trazirave, krimeve dhe terrorizmit ne jug te Europes.

    Today, it is difficult to predict the outcome of the drama unfolding in Kosovo. One thing is clear: a precedent is being created in this area that is being carefully watched from other corners of the planet. If the militant separatism and extremism – in the Balkans or anywhere else – will have been given a powerful shot in the arm. I am convinced that this potential outcome is directly at odds with the interests of the entire international community.

    We have reached a moment of truth in the Balkans. The states in this region, with the assistance of international community, may once and for all acknowledge each other’s sovereignty and terriotrial integrity and may cooperate with each other against separatism and terrorism. If this does not come to pass, a new ecplosion in the Balkans is inevitable. There are no other alternatives. Recent dramatic events in Macedonia are convincing proof of this.

    (Ivanov, Igor S.; The New Russian Diplomacy; Washington D.C.: The Nixon Center & Brookings Institution Press, 2002; pg.106)

    Libri eshte ca i vjeter, kush eshte ne dijeni te dekaratave te reja eshte i lutur ti sjelle.

    Qendrimi Rus eshte ne disfavor te Kosoves per arsye ideologjike (sllave), per shkak te konfliktit te brendshem ne Çeçeni (e klasifikoi luften ne Çeçeni dhe Kosove si lufte te terroristeve Islamike per te mare mbeshtetjen e fuqive te tjera ne luften e vete me Çeçenet), me qellim per ti rezistuar qendrimit dhe fuqise te ShBA-se ne rajon.

  4. #4
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Mos e merni me kaq merak se Rusia that Kosova eshte pjese e Serbis sepse ata e thojn ket sepse
    1. Kan interes ekonomik dhe ushtarake me Serbine.
    2. Kan mardhenje te mira me kohe te gjate.
    3.Kan friken e shum shteteve Evropiane qe te hyjn ne demokraci sic beri Ukraina, Letonia dhe kan friken e ketyre vendeve qe jan Pro-Amerike dhe Serbia me Rusin po mbeten jasht kesaj Aleance te fort qe po krijoet.

    Fjala e Rusis nuk ka peshe asnjeher, sepse si shtet jan te dobet ekonomikisht dhe forca ushtarake dhe cdo gje do mbetet ne duart e Amerikes dhe te BE kur te arrijn planin perfumdimtar mbase dhe me Plane Marshall ne qofse ri-ndertimi i Kosoves do duhet nga Evropa sic po behet ne Bosnjie!

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Lavrov: Zgjidhja e çështjes së Kosovës të arrihet me marrëveshje dhe jo me imponim

    Prishtinë
    07-11-2005

    Rusia mbështet atë zgjidhje për Kosovën, e cila do të merrte parasysh interesat afatgjata të njerëzve që jetojnë dhe që kanë jetuar në Kosovë. Ky është qëndrimi që shprehu sonte në Prishtinë ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili theksoi gjithashtu se nëse bëhet kjo, atëherë mund të shpresohet në një përfundim të pranuar në mënyrë të ndërsjellë të procesit të përcaktimit të statusit përfundimtar të Kosovës.

    Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha sot në Prishtinë, pas takimeve me zyrtarët më të lartë ndërkombëtarë dhe vendorë se zgjidhja e statusit të Kosovës duhet të bëhet duke u bazuar në interesat afatgjata të njerëzve që jetojnë dhe që kanë jetuar në Kosovë.

    “Të gjithë duhet të udhëhiqemi nga interesat afatgjata të njerëzve që jetojnë këtu dhe që jetonin këtu, dhe nëse përqëndrohemi në këto detyra, mendoj se mund të shpresojmë për një përfundim të pranuar në mënyrë të ndërsjellë të këtij procesi”.

    Bisedimet duhet të shkojnë bashkë me plotësimin e standarteve, tha zoti Lavrov, i cili vlerësoi gjithashtu rolin shumë të rëndësishëm të UNMIK-ut dhe bashkëpunimin e këtij misioni me të dërguarin e posacëm të Kombeve të Bashkuara Marti Ahtisari.

    “Mendoj se Këshilli i Sigurimit vendosi ta vëzhgojë nga afër gjendjen dhe nëse është e nevojshme do të marrë në shqyrtim hapa shtesë”.

    Ministri i Jashtëm rus hapi sot zyrtarisht konsullatën ruse në Prishtinë.

    “Ky është manifestim i interesit të Rusisë për të ndihmuar në përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të stabilizuar Ballkanin dhe sigurisht zgjidhja e çështjes së Kosovës është një nga çështjet kyçe në këtë pikëpamje”.

    Ministri i Jashtëm rus përfundon sonte vizitën e tij në Prishtinë. Ai vizitoi gjithashtu Beogradin ku kërkoi që zgjidhja e çështjes së Kosovës të arrihet me marrëveshje dhe jo me imponim, sic u shpreh ai.

    Linda Karadaku-Ndou
    Zeri i Amerikes

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Akulli rus mbi Beogradin

    nga KATOVICA

    Vizita dhe bisedimet, qe ministri i jashtem i Rusise, Sergej Lavrov, zhvilloi me udheheqesit e Serbise ne Beograd me 7 nentor, jo vetem nuk paten qwndrimet ruse, qe desheronin te degjonin veshet e zyrtareve me te larte serbe, por ishin nje knock-down diplomatik per udheheqjen e Serbise. Burime diplomatike nga kryeqyteti serb bejne te ditur se ministri i jashtem rus ne bisedimet me presidentin e Serbise, Boris Tadic dhe me kryeministrin serb, Vojislav Koshtunica, ua ka parashtruar qarte udheheqesve te Serbise se Rusia nuk ka ndermend te rrezikoje marredheniet e saj me perendimin per shkak te Serbise dhe te interesave serbe ne Kosove. Lavrov ua ka prere udheheqesve serbe cdo shprese dhe kerkese, qe ata i kishin drejtuar vazhdimisht Moskes, qe te perdore veton e saj ne zgjidhjet dhe vendimet qe Keshilli i Sigurimit i OKB-se do te marre per Kosoven pas perfundimit te misionit te te derguarit te posacem te sekretarit te pergjithshem te OKB-se per statusin perfundimtar te Kosoves, Marti Ahtisari.

    Nje zyrtar i larte i shtetit serb, ne nje interviste me te perditeshmen e Beogradit “Kurir”, deklaroi me 9 nentor se Lavrovi i ka thene ne menyre te vendosur Tadicit dhe Koshtunices se Rusia nuk ka pse te grindet me gjithe boten per shkak te Serbise. Ai u ka shprehur pakenaqesine e Moskes per mospergatitjen serioze te Serbise ndaj procesit te bisedimeve per statusin e Kosoves dhe u ka thene atyre se asnje ne bote, pra edhe ne Rusi, nuk e kupton se cfare do te thote konkretisht formula “me shume se autonomi, me pak se pavaresi”. Lavrovi, jo vetem u ka hequr cdo shprese per veton ruse kunder Kosoves, por i ka paralajmeruar qe te mos lejojne veten qe ta cojne Serbine te bjere perseri ne izolim.

    Permbajtjen e bisedimeve te hidhura mes shefit te diplomacise ruse dhe udheheqesve serbe e pohoi me 9 nentor edhe sekretari i pergjithshem i partise radikale serbe, e cila ka shumicen ne parlamentin serb, Aleksandar Vucic, i cili i deklaroi medias me kete rast se partia e tij e dinte prej kohesh kete qendrim te Rusise, qe u paraqit ne bisedimet. Ne nje perkufizim te shkurter, vizita e Lavrovit ishte nje akull rus mbi Serbine ne lidhje me Kosoven. Kjo ka arsyet dhe shpjegimet e veta, te cilat lidhen me nje politike cdo dite e me realiste te Moskes ne Ballkan, me nje intransigjence nacionaliste jashtekohore te udheheqesve te Serbise dhe me proceset integruese euroatllantike dhe globale ne marredheniet e sotme nderkombetare.


    Rusia, si nje fuqi e rendesishme kontinentale, ka pasur dhe ka nje rol per te luajtur ne skakieren ballkanike. Qe ajo ta realizoje kete rol, duhet qe diplomacia e saj te inspirohet nga vizioni i se ardhmes dhe jo vizioni i se shkuares. Kjo do te thote se ajo duhet te bashkepunoje me te gjithe shtetet dhe popujt ne nje Ballkan, i cili do te jete pjese e Bashkimit Evropian dhe jo ta ngurose spirancen e saj diplomatike vetem ne nje shtet, e sidomos ne shtetin qe ka kuoten me te ulet te demokratizimit dhe kuoten me te larte te nacionalizmit. Qendrimet me realiste te Rusise koincidojne me marrjen me 1 nentor nga ana e saj te presidences se Keshillit te Sigurimit te OKB-se dhe me hapjen e nje Zyre nderlidhjeje te Rusise ne Prishtine, te cilen e peruroi vete Lavrovi me 7 nentor.


    Rusia dhe diplomacia e saj kane kuptuar me ne fund se karta e Kosoves, qe udheheqesit politike serbe po perpiqen te perdorin me fanatizem, nuk eshte me nje ceshtje strategjike per Serbine. Karta e Kosoves eshte nje ceshtje politike dhe e strategjise elektorale te partive politike serbe, te cilat luajne me ndjenjat nacionaliste te elektoratit dhe synojne te fitojne sa me shume pike per zgjedhjet parlamentare te parakoheshme te vitit te ardheshem. Udheheqesit e Serbise po kerkojne te paraqiten ne publikun serb si kalores te te ashtuqujtures ceshtje kombtare serbe dhe mbi kete imazh te sigurojne pushtetin ne duart e tyre.


    Eshte nje loje politike e brendeshme e skenes politike dhe shoqerise serbe, e cila nuk mund te kete vleren strategjike, qe kishte per Rusine ne te kaluaren mbrojtja e interesave te Serbise si shtet ne Ballkan. Rusia nuk mund te sakrifikoje rolin dhe poziten e saj si fuqi e madhe evropiane, duke konsumuar autoritetin e saj nderkombtar per lojrat dhe intrigat e brendeshme politike te udheheqesve te Serbise. Moska e di se udheheqesit serbe jane te bindur qe Kosova eshte e humbur dhe perdorimi i kartes se Kosoves eshte shnderruar tashme ne nje karte elektorale. Ndaj ajo nuk mund te bjere ne ato pozita komprometuese dhe te lidhe rolin apo poziten e saj si anetare e perhereshme e Keshillit te Sigurimit te OKB-se me lufrat per pushtet te udheheqesve serbe. Si asnjehere tjeter me pare dhe si asnje zyrtar i larte i Moskes, Lavrovi ne nje menyre apo tjeter e beri te qarte ne publik permbajtjen e bisedimeve te tij ne Beograd:
    -Ai deklaroi se Rusia ka te njejtin mendim dhe te njejtat parime te vendosura bashkerisht me Grupin e Kontaktit ne lidhje me Kosoven.
    -Ai nuk deklaroi ne asnje moment se Kosova eshte pjese e Serbise dhe i takon Serbise.
    -Ai tha se rezultati i bisedimeve per statusin e Kosoves nuk mund te paragjykohet dhe jane te mundeshme variante te ndryshme zgjidhjeje. Rusia keshtu le hapur edhe alternativen e pavaresise.
    -Ai tha se zgjidhja duhet te respektoje interesat e drejtperdrejta te paleve te perfshira ne dialog. Kjo do te thote qe duhet te respektoje edhe interesat e Prishtines.
    -Ne komunikaten zyrtare te MPJ te Rusise me 8 nentor per viziten e S.Lavrovit ne Beograd, Prishtine dhe Podgorice , ne stenogramet e MPJ te Rusise per deklaratat e Lavrovit pas takimit me ministrin e jashtem serb, V. Drashkovic dhe pas takimit me presidentin serb, B. Tadic, permendet gjithmone fjala “Kosove” dhe asnjehere termi zyrtar serb “Kosove- Metohi”. -Ai vleresoi raportin e Kai Eides dhe parimet e Grupit te Kontaktit, ne nje kohe qe dihet se Serbia publikisht ka shprehur kundershtimin e saj per raportin, per parimet e Grupit te Kontaktit dhe per caktimin e Ahtisarit.


    -Ai ne menyre publike me 7 nentor ne Beograd, ne prani te ministrit te jashtem serb deklaroi se eshte e rendesishme qe Beogradi te konkretizoje qendrimet e tij ndaj procesit te bisedimeve per statusin dhe qe te kete propozime konkrete nga Beogradi. Kjo eshte kritike e hapur per qendrimet, qe Beogradi po mban per Kosoven, si dhe nje pakenaqesi e hapur e Rusise ndaj kursit, qe po ndjek Beogradi. Akulli diplomatik dhe politik, qe Rusia leshoi mbi politiken dhe diplomacine e Serbise gjate vizites se Lavrovit, paraqet nje moment te rendesishem historik dhe pozitiv per zhvillimet ne Ballkan. Ai jep nje kontribut ne ftohjen e kokave te nxehta nacionaliste, qe vazhdojne te drejtojne dhe dominojne Serbine. Ai jep nje kontribut ne frenimin e proceseve te rrezikshme te luajtjes me karta nacionaliste, te cilat destabilizojne Ballkanin. Ne kete linje realiste, Rusia po i afrohet nje roli dhe vendi me autentik ne pjesemarrjen e saj ne perpjekjet nderkombetare per stabilitetin, paqen dhe demokracine ne Ballkan.

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  3. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
    Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •