Eshte ora 2 e nates dhe edhe pse me pret nje dite e gjate pune neser, nuk mundem te fle. Mendoj per Shqiperine time te dashur, familjen, shoket si dhe per dyqanxhiun turiderr te lagjes. Kujtoj eren e ndyre te plerave, qente e ngordhur qe dekompozoheshin rrugeve, si dhe autobuzet qe vinin era bajge. Kujtoj kovat me uje qe te kepusnin brinjet dhe qirinjte e shtrenjte te Naimit dhe ndjej mall. Me ka marre malli per policat tutkune, zyrtaret dyrdyl e te paedukate, si dhe per politikanet mashtrues.
OK. OK. Tani erdha ne vete. Me siper me kishte kapur nje mall i tmerrshem. Tani mblodha forcat te vetja dhe ndrova mendje komplet. Sidomos, kur kujtova kovat e ujit deri ne katin e katert. Megjithate kriza te tilla me kapin shpesh. A me ndodh vetem mua te nuhas papritur "qenin e ngordhur te Tares" dhe te dua te kthehem ne Shqiperi, apo ka dhe te tjere? Jam ne lufte me veten dhe nuk di ke te zgjedh, Tiranen apo Londren? Pergjigjen duhet ta gjej te vetja, kete e di. Thjesht do me vinte mire te degjoja qe nuk jam e vetme ne rrugen drejt shkallimit.Ju lutem me shkruani si ndiheni ju qe ndodheni jashte.
Tani, i kam shume xhan gjithe shqiptaret. Me vone, se di.(Mos ma vini re stabilitetin e degraduar mendor. I ka refugjatlliku kto pasoja)
DMK
P.S. Mendimet u hodhen fillimisht ne faqet bosh ne fundin e nje dosjeje qe cuditerisht flet per "International Security Sector Reform" qe ka te beje me reformat policore dhe ushtarake qe mendohen te ndiqen nga "post-conflict societies" ( nuk di si ta perkthej) dhe shtetet ne zhvillim.
Krijoni Kontakt