Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 22
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    1916 - Pararoja e ushtrisë austriake futet në Shkodër.
    23.1.1916 - Ushtritë austro-hungareze, si pushtojnë Shqipëninë e Veriut, Serbinë e Malin e Zi, dalin në Durrës.
    3.1916 - Vizitë zyrtare në Shkodër nga ana e Arqidukës Karl Salvator i Habsburgve.
    1917 - Krijohet në Shkodër "Komisija Letrare".
    30.X. 1918 - Ushtritë austro-hungareze lanë Shkodrën e Shqipëninë.
    11.1918 - Hyjnë në Shkodër ushtritë aleate.
    11.1918 - Hoti e Gruda, me një Memorandum dergue në Washington, Londër, Paris e Romë, lypin lirinë.
    1919 - Themelohet Shoqnia "Bogdani".
    1920 - Kongresi i Lushnjes ku Shkodra dërgon përfaqësuesi e vet.
    2.1920 - Dalja e ushtrisë franceze nga Shkodra. Shkodra bashkohet me qeverinë qendrore kombëtare. Lufta e Koplikut.
    3.1920 - Hapet i pari Parlament Shqiptar.
    4.1920 - Avni Rustemi vret në Paris Esad Toptanin.
    1920 - Themelohet Orfanotrofi i "Zemrës së Krishtit" nga Atë G. Della Pietra.
    8.1920 - Lufta e Vlonës.
    12.1920 - Legata shqiptare në Konferencën e Paqes në Versailles, në të cilën ban pjesë Imzot Luigj Bumçi e Luigj Gurakuqi, Fishta mbrojnë të drejtat e kombit shqiptar. Lidhja e Kombeve pranon Shqipninë si anëtare të saj.
    1921 - Kryengritja e Mirditës.
    5.1921 - Plasë kryengritja e Matit.
    1.1922 - Arriti në Shkodër i pari delegat apostolik në Shqipni Imzot Ernest Cozzi.
    21.1.1924 - Hapet Asambleja Konstituente në Tiranë.
    - Revolucioni borgjez kryesue nga Fan Stilian Noli.
    12.1924 - Kthimi i Ahmet Zogut në Shqipni. Në Shkodër krijohet gjyqi ushtarako-politik. Fillojnë burgimet, internimet kundër nacionalistave.
    2.2.1925 - Vritet në Bari, Itali, patrioti Luigj Gurakuqi.
    11.1926 - Kryengritja e Shalës kundër rregjimit të Zogut. Gjyqi denon me varje disa pjestarë të kryengritjes.
    8,1937 - Vdes në Shkodër poeti lirik Dom Ndre Mjedja.
    1929-Vritet në Zymb, Pader Shtjefën Gjeçovi arkeolog dhe përpilues i "Kanunit të Lekë Dukagjinit".
    4.1939 - Luftime të rrepta te Ura e Drinit kundër ushtrive fashiste që vijnë me pushtue Shkodrën.
    1939 - Vdes Imzot Pjetër Gjura, Arqipeshkëv i Durrësit.
    30.7.1952 - Aprovohet Statuti i Kishës Katolike Shqiptare, nën kryesinë e Imzot Bernardin Shllaku.
    11.1956 - Vdes Imzot Bernardin Shllaku, ipeshkëv i Pultit.

  2. #12
    süsses Mädchen Maska e Pink^ Pearl
    Anëtarësuar
    01-11-2004
    Vendndodhja
    .
    Postime
    240
    Bravo Alba

    Shume interesant materjali qe ke prure , na ndihmon te jemi me te ndergjegjshem per paraardhesit tane

  3. #13
    WASHINGTON Maska e AIR-FORCE-ONE
    Anëtarësuar
    25-11-2004
    Vendndodhja
    Washington
    Postime
    17
    ALBA shume interesante komplimenti.................Pekate i madhe gjithmon intelegjenca Shqiptare ka shkruar nga emigrimi...........
    Nuk eshte atdheu qe ben per ju por jeni ju qe duhet te beni per atdheun.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Shkurt E Sakte! Pergezime Alba!!!!!!!!!!!!!!

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-02-2004
    Vendndodhja
    Tek komshija (u.s.a)
    Postime
    56
    ej ALBA, asnjehere nuk kisha pare diçka te tille. Mua me pelqen historia. Ke bere pune te mire.
    Ndryshuar për herë të fundit nga BlueBaron : 04-03-2005 më 08:57
    Eshte shume e thjeshte ti besh
    gjerat te ngaterruara ,por shume e
    ngaterruar ti thjeshtosh ato.

  6. #16
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Me ke lene pa fjale.
    Te lumte Alba!
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  7. #17
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Pune e shkelqyer Alba!
    Pak dhe sakte. Bravo!

    Mund te me tregosh se ne c'faqe interneti mund ti gjej?

  8. #18
    Person
    Anëtarësuar
    06-09-2005
    Vendndodhja
    Massachusetts
    Postime
    6
    Shyqyr qe eshte Shkodra, se cfare mund te ishte Shqiperia pa te?
    Cuditem qe nuk eshte shkruar hapja e shkolles se pare shqipe ose dhe shume evenimente te tjera. Heren tjeter materiale me te studiuara dhe me te kompletuara. OK?

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Vasil Nuno
    Shyqyr qe eshte Shkodra, se cfare mund te ishte Shqiperia pa te?
    Cuditem qe nuk eshte shkruar hapja e shkolles se pare shqipe ose dhe shume evenimente te tjera. Heren tjeter materiale me te studiuara dhe me te kompletuara. OK?
    Dihet mor Vaso qe pa Shkodren nuk do te kishte Shqiperi. Po si duket ti je nga ata qe beson se cdo gje lindi me 1945, nga "ata te malit".

    Sa per shkollat shqipe lexo mire se :

    1858 - Kushë Micja çelë shkollën për vajza shkodrane.
    Nja 20 vjet para mesojtores se vajzave te hapur ne Korce nga nje misioni fetar protestant.
    dhe
    1874 - Çelet shkolla e Shirokës nga Dom Zef Ashta.
    Po ashktu ke edhe disa kolegje per djem e vajza. tashti ti vret mendjen si nuk i ke mesuar ne librat e Historise se Partise keto ngjarje.

    Po ishte kleri katolik qe i hapi dhe i mbajti shkollat shqipe bile dhjetra vjet perpara kesaj kronologjie (ilegalisht) dhe kjo nuk i vinte aspak pershtat Enverit e Partise se i kishte shpalle armiq, e nuk kishte si ti levdonte apo ti perkujtonte se do dilnin me rradhe, shkollat, kultura, sporti, muzika, botimet periodike e shkencore etj.

    Pra shoku Vasil fillo e meso historine e vertete dhe te pa-anshme dhe jo dokrrat e Enverit. Mandej ky material nuk eshte histori, por KRONOLOGJI, dhe me te vertete Shkodra ka me shume, por kjo per arsye se autori kishte informacion me shume per Shkodren (banor autokton dhe arkiva) si dhe Shkodra ishte kryeqytet i vilajetit per gjithe Veriun.

  10. #20
    Person
    Anëtarësuar
    06-09-2005
    Vendndodhja
    Massachusetts
    Postime
    6
    I nderuar Zoti "Labeat", nuk kisha per qellim te demaskoja apo te mosperfillja ndikimin shkodran per Shqiperine. Si nje 22 vjecar, besoj se nuk e meritoj te thirrem "Shoku" dhe aq me teper te me keshillohen "Veprat e Enverit" se sa per dijeni lexoj "Veprat e Apostujve". Perpara se te jepni keshilla dhe te shfaqni ironi qe nuk bejne gje tjeter vec ju heqin prestigjin, njihni mire ata me te cilet flisni.
    Une uroj qe kjo perplasje e sherueshme e jona te kthehet ne nje miqesi te sinqerte dhe solide. Nqs jetoni ne USA, ku jetoj edhe une, do te jete nje gezim shume i madh per mua si i sapoardhur ketu. Edhe nje here, kerkoj ndjese, para autorit te shkrimit dhe gjithe Historise ne pergjithesi.
    Me mirekuptim, Vasili.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Referenca e burime historike
    Nga Kreksi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 09-04-2015, 16:42
  2. Për dëshmitarët e Jehovait
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29
  3. Disa data historike
    Nga urtesia në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 12-10-2006, 13:47
  4. Ç'është Krishti?
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 23-07-2006, 17:18
  5. Festa e Zemrës Krishtit
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-06-2006, 18:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •