Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 58
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Banished..

    Fol sa te duash nuk te pengoj por ne disa pika le te jemi realist..

    Ju thoni se keni levizur lart e posht ne ate kohe qe do te thot sa ne juge e sa ne veri apo Shqiperi te mesme.
    Derisa shkruan ketu do te thote se ajo ushtria e Berishes nuk te ka vrare.. dhe jo se ti i je fshehur asaj ushtrie por se ke qen njeri i paqes dhe ushtria e tij nuk ka ngritur kallashin kunder teje.

    Ajo qe ndodhi ne jug nuk ishte demonstrate paqesore por perpelitje e regjimit polpotist enverist kunder filizave te sapo celura te demokracise..
    Polpotistet enveriste kishin frike se... degjo mire tani.. se edhe se ja kishin lene shtetin Berishes (me vota e mori berisha pushtetin) ne gjendje katastrofike.. me miljarda borxhe te jashtme..me miljona bira gardhi..(keshtu i thot populli halleve) me qindra objekte industriale te degraduara deri ne kalbje.. me rrjet rrugor hekurudhor te shkaterruar.. me miniera te degraduara qe ne gjallje te Mehmet shehut..me rini te shkaterruar psiqikisht e shpirterisht.. me sistem arsimor e spitalor e farmaceutik te asfiksuar totalisht... me bujqesi te rrenuar ..me popull kooperativist e fermo-bujesoroist te uritur e cmendur nga babezitja.. etjetj.. pra PPSH kish lene per Berishen.. Bomben me sahat.. pra nje shqiperi qe ishte bere shoshe ne cdo pikpamje.. e qe anarkija do ta rrezonte ne cdo cast.. por perseri dicka filloj te levize... e kjo levizje ne Paqe do jepte frytet e saje e kto fryte do krijonin ..besimin se.. edhe se ishim fundi i botes.. Sistemi kapitalist demokratik do e regullonte Shqiperine..
    Por ky rregullim do i jepte fund Shpreses per Riardhje te Enveristave ne pushtet.. prandaj ata sulmuan.. qe te mos arrinte ajo pike ku Kapitalizmi qarte do tregonte kotesine e izolacionit stalinist..50 vjecar..
    Kazanet e plehrave.. po ja erresonin syte PS-se..
    Pse kazani plehrave ne lagje po sfidonte 50 vite Male me letra ZP -je e Tulla Dulliste e llak llak llakun e RTSH se Thanas Ver Miz Dulles..?
    sepse Ai kazan ishte treguesi i dy boteve..
    Kazani enverist i plehrave te lagjes me levozhga qepesh e gjethe plepi tash po njihte miq te rinj qe nuk i kish pare kurre.. Lekura bananesh.. Molle e Rrushi ne cdo stine.. xhaketa te vjetra e kanape..galloshe grash e kanoce kokakole.. kocka qe tregonin se po haej mish pa tallon.. e karrike kepuce e qylyma.. po hidheshin ne plehra qe deri 1-2 vjet me pare ruheshin me fanatizem ne shtepine e Shqiptarit..
    Po fillonte nje Epok e re..
    Po shkonte i biri labit (qe kish qen ushtar ne kufi e kish vrare shqiptarin pse desh te arratisej..) ne Itali e vinte qe andej pa pasur frike nga Komiteti Partise..nga Sigurimi lagjes.. pa pasur frike se ja nxiu babait biografine e shkelqier si kufitar me partishmeri apo komisar bataloni.. dhe vinte me duar plot e jo ne pranga e i terhequr zvarre prej policve..
    Populli po hante..po harrohej Talloni..po harrohej rradha..po harrohej lufta e klasave.. po merrnin fryme njerzit.. dhe ti Banished bashk me ta..


    Keto Pluse ndonse te vogla.. benin muuuuu dhe cdo dite qe kalonte ja mbillte gojen njeher e pergjithmone sahalepiresve enveriste te mbledhur ne Selite Roze ane e kend Shqiperise..

    Prandaj..nuk duhej zgjatur me kjo epoka Berishiane.. se po e lam dhe ca vjet... nuk i bie me ne mendje miletit per na... Nomenklaturen e felliqur.. menduan Nanoistet

    Prandaj ata organizuan revolucionin Bolshevik bile me gjakatar se ai Bolsheviku.. me vrasje grabitje Dinamit te Vefa e atentate Kaloshit..me djegje e shkaterrime.. dhe kesaj kushdo president i cdo vendi..do ti vej perball forcen e Shtetit..

    Pamvaresisht se u mund Saliu.. kjo nuk e ben ate vrases por mbrojtes te jetes se njerzve dhe mbrojtes te shtetit..por nje mbrojtes qe deshtoi.. sepse Fituesi ishte vet zjarr -venesi..


    Krimi mbetet ne anen e atyre qe e pergatiten revolucionin dhe prandaj Pushteti Socialist eshte vet Krimi..ne cdo qelize te tije..

    Vet Namik Dokle ishte ne krye te varrimit te Klod Saliut.. nje killer fame keq qe ka vrare mbi 20 njerez.. e njekohesisht nje nga kapobandat e Mafies se Kok Dukve ne ndihme te fushatave elektorale..te tyre e kjo mjafton..

    Pa e zgjatur me.. mjaftojm te shikojm disa tipa ne politike..

    Petro koci ishte nje nga organizatoret e e revolucionit Kriminal ne Fier.. Ai eshte dhe sot nje nga lideret e Ps dhe bashkpuntoret e Nanos..

    Bamir topi eshte nje nga djemte me te mire te Tiranes prandaj eshte dhe nje nga lideret e Pd-se..

    Po te ishte Berisha kriminel...nuk rrinte aty asnji minute Jozefina apo Bamiri apo Rusmali..sepse ata jan NJEREZ te cilve u heq kapelen populli ....
    Kurse ne kupolen Kriminale te PS-se jan te gjithe Kriminele.. pa perjashtim sidomos ata ne kupolen e saje drejtuese.. me Luiz me makbule me petro me Namik me Fino e Cac me Ruc e Memush me Kastriot e Bardh agas me ..Edvin e Harasan idriz.. e comp.. dhe ata rrin aty pikerisht se e kan bandit Shefin e tyre dhe se Krimi i mban ne unitet..

    Pra ndryshojn si nata me diten jo vetem Vepra e Pd-se krahasuar me Ps-ne por dhe vet cilesia e njerzve ne lidershipin e ketyre Partive..

    Asnje Xhelat e kelysh xhelati i enver hoxhes nuk voton saliun... perkundrazi te tere votojne edvin Nano rucin..

    E kjo i ve kapak te gjithave..

  2. #12
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    Hej Zot i madh!
    Po mire o Braro, po na i nxorret te pafajshem fare Berishen me shoke!!!
    Mire o vella, se tani e mora vesh se sa vjeç jeni, dhe dyshoj qe te jeni me shume se 20 vjeç! Po çfare keni per te thene per shtetin e Enverit???
    E vetmja gje kunder eshte se ishte me shume shtet seç duhej! Mbase ishte i varfer, por ishte mesè funksional!
    Ju thoni per borxhe te jashtme qe i paska lene regjimi i Enverit Sales???
    Atehere nuk ia keni idene e Shqiperise, dhe nuk e di se ku paskeni jetuar; ose jeni 20 vjeç....
    Nejse, nuk dua te diskutoj me me ju; renditja e shume fjaleve dhe emrave te perveçem per ju qenka njesoj me fakte te dokumentuara. Nuk kam çfare te them; neser pasneser, jane njerez si ju qe dalin neper fushata elektorale dhe çirren "o rrofte filani"; "o rrofte fisteku", dhe te nesermen qyrraviten pse çdo gje shkon me se keqi. Sa te kuptoni ju pergjegjesite, dhe moralin e perralles, Shqiperine e ka marre lumi dhe eshte zhdukur... Jetoni me brengat e se kaluares, me pafuqine dhe paaftesine tuaj, dhe çdo faj hidhjani se kaluares...
    Se fundi i fundit, e kaluara e hidhur, per berishjane dhe nanoiste eshte nje alibi e mjaftueshme per te pire gjakun e shqiptareve.
    Jam shume dakord me ju; nuk ka faj Berisha, nuk ka faj as Nano... E kane fajin Bato me Pinin...
    Gjithe te mirat...
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    funksional?

    uuu cna the..

    funksional eshte shteti Kubanez qe vjedhin mileti rrotat e zetorit te kooperatives se duhan puro-Cigareve " rruga Fidelit eshte e ndritur".. e ja heqin komerdaren e e fryjne neper ferra naten se skan as kompresor e pastaj marrin oqeanin gra e burra e femije.. ku rafsha mos u vrafsha?

    pse ske degjuar ti per borxhe te shtetit te Enverit qe ja la Mizit e Mizi Nanos e Nano Bershes..?

    Pra ate parullen..e kohes enverit "Shqiperia ska borxhe askujt" e paske ngren si tollum ntshusi ti..

    Hajde bano hajde..

    bano... shko e debato ne ato temat gjuhesore se ke cte thuash po ketu qenke.. i pa ditur fare..

    Banush pyet ndonje qe di .

    Eshte fjala te pyesesh ndonje qe ka punuar ne Shtetin e asaj kohe e jo ndonje dokudo..por kuader qe i ka ditur shifrat e shtetit jo nga ZP-ja..por origjinale..
    Nuk eshte e lehte kjo.. sigurisht.. por ka njerez te tille.. dhe eja me trego cfar te tha..


    I besoj ndergjegjes tende..

  4. #14
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Debate të tilla televizive duhet të bëhen jo vetëm mes kandidatëve për qeverisje të shtetit në nivelet më të larta por edhe për kandidatët në nivelet më të ulta.
    Kjo i bën zgjedhësit ashtu siç amerikanët po e thonë "well-informed voters" - pra votues të informuar mirë në lidhje me alternativat, idetë, projektet, programet e kandidatëve. Kështu edhe alternativat, idetë, projektet, programet e politikanëve që janë më me interes për zgjedhësit, arrijnë të fitojnë, dhe me to edhe politikanët që i kanë paraqitur ato.

    Debati duhet të ketë një prezantues të zotin që mos të lejojë që debati të marrë kahje të padëshiruara dhe pa interes për zgjedhësit duke u bërë debat banal në diskutimet se kush e dogji Shqipërinë më 1997, kishte apo nuk kishte të drejtë administrata e PD-së të arrestonte Nanon etj. çështje si këto pothuajse fare pa interes për zgjedhësit dhe politikanët e aftë që kanë alternativa, ide, projekte, programe për ta çuar vendin përpara. Debati duhet të zhvillohet vetëm për çështjet analitike lidhur me qeverisjen socialiste të viteve të fundit dhe më së shumti lidhur me alternativat, idetë, projektet, dhe programet që dy palët kanë për qeverisjen e ardhshme të vendit.

    Nano duhet ti paraqes alternativat, idetë, projektet, dhe programet që ka në plan ai dhe PS-ja për ti realizuar në qeverisjen e ardhshme të vendit, nëse fitojnë zgjedhjet.

    Berisha duhet ti shpreh argumentat e tij kundër këtyre alternativave, ideve, projekteve, programeve etj. të Nanos dhe PS-së, dhe ti paraqes ato të tijat dhe të PD-së.

    Nano dhe Berisha duhet ti japin zgjedhësve argumentet e tyre se pse duhen votuar në këto zgjedhje. Ata që kanë argumenta më të mirë, alternativa më të mira, ide më të mira, projekte më të mira, programe më të mira, natyrisht që edhe do fitojnë zgjedhjet.

    Unë jam shumë i bindur në fitoren e PD-së. PS-ja me këta njerëz në udhëheqjen e saj dhe me këto ide, programe, projekte etj. mund të fitoj vetëm në raste krizash shumë të mëdha shqiptare si ajo e 1997-tës dhe më 2001 kur vendi ende nuk kishte kaluar mirë krizën e madhe të 1997-tës. Pra, mendoj se PS duhet të bëj një reformë të madhe brenda partisë që me humbjen e këtyre zgjedhjeve.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #15
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    O Brari... A mund te na thoni ketu se kujt i paska patur borxh Shqiperia???
    CIlit shtet more vella? Kines? As Kines nuk i ka patur borxh, dhe edhe po t'i kete patur, kurrsesi nuk ka ndjere ndonjehere pergjegjesi morale Saliu per te paguar gje.
    Ju e ngaterroni defiçitin buxhetor me borxh te jashtem??? Atehere ka diçka qe nuk shkon ketu. Apo paska thene Sala qe e trashegoi pushtetin i mbytur me borxhe? Sigurisht qe nuk i pati prej Enverit, i dashur... Prej Fatosit dhe Bufit, eshte mesè e mundur, por, prej Enverit vetem po rreh ajer ne hava Sala i dashur.
    Nuk kemi patur shtet funksional? Tipi juaj Brari i dashur e pershkruajne djallin te shemtuar, meqe ky i fundit qenka i keq. Si more nuk kemi patur shtet funksional? Po tani, sado i poshter dhe ogurzi te kete qene ai regjim, gjerat themelore dhe jetike te nje shteti te mirefillte kane qene mesè te konsoliduara.
    Ne kemi patur sherbim shendetsor falas, aresim falas, rendi ka qene mesè i konsoliduar dhe i fuqishem(epo diktature do thoni ju; por rendi eshte rend i dashur Brari.) Kemi patur dhe shume te tjera qe shume kombe edhe na i kane patur zili, por, me nje ekonomi te mbyllur, sigurisht qe ne vend numerò do mbeteshim.
    Por, Saliu i dashur kur e mori pushtetin ne dore; menjehere u vodhen dhe grabiten ne menyre masive magazinat e shtetit, dyqanet, fabrikat dhe kombinatet. TECet nuk punuan me, hidrodentralet u katandisen ne gjendje te mjerueshme. Nga vend te dyte ne bote per nxjerrjen dhe perpunimin e kromit, Shqiperia doli krejtesisht prej listes... Nga vendi i trete ne bote per prodhimin e energjise elektrike per fryme te popullsise, prej burimeve natyrore, Shqiperia u katandis ne nje vend ku as per vit te ri nuk kishte drita, uje jo e jo(Kryeqyteti i vetem ne bote qe nuk ka furnizim me uje te pijshem!). Spitalet per faqe te zeze! Mos harroni i dashur Brari, se "krimi" i pare ndaj "mafias se bardhe" - doktoreve, u krye ne Shkoder, pikerisht ne kohen e Saliut te madh. Kur bota mbare i vuri embargo Sllobodan kriminelit, Sala ishte i vetmi furnizues i rregullt i Sllobodanit me lende te pare dhe karburant. Pse u masakruan Boshnjaket, jo armet qe u shiti Sala boshnjakeve, por çfaredo t'u kishte shitur, perseri Sala ka gisht, ndonese ne menyre indirekte, ne gjenocidin serb ne Bosnje.
    Sala i madh kreu dhe krimin me te shemtuar qe mund t'i kryhej ketij populli: SHKATERROI TOTALISHT USHTRINE KOMBETARE; duke vene minister te mbrojtjes nje Zhulal qe jo vetem nuk dinte te lidhte me shume fjale se "Rrofte Berisha", por, caktoi dhe kliken e gjeneraleve 30 vjeçare. Ushtria shqiptare, nga rreth 120 000 forca te rregullta, u katandis ne 20 000 ushtare dhe 6 000 oficera, te gjithe oficera te turmave simpatizante te Saliut. Bunkeret u shkaterruan, pasuria ushtarake e Shqiperise u transferua bankave te Luksemburgut, nen emrat Zhulal, Meksi, etj, etj, etj; pas transaksioneve te kryera ne Kongo dhe Ruanda. Infrastruktura ushtarake shqiptare u katandis ne ate gjendje, sa dhe FYROM zbardh dhembet me Shqiperine!
    Kombinatet pushuan se punuari, u vodhen, u shkaterruan, deri dhe tullat e tyre jane vjedhur. Ju mbase jeni nga Shkodra, i dashur, dhe duhet ta dini mire se sa e bukur eshte fabrika e letres ne Lezhe tani. Do te thoni ju, Po ç'fare letre kemi prodhuar ne! , ajo qe ishte Brari, te pakten prodhohej, e mire, e keqe, nuk ishte aresye e mjaftueshme per t'i vjedhur dhe tullat asaj fabrike.
    Apo meqe shtetin kur e mori Sala e gjeti te mbytur me borxhe(sipas jush!), t'i jepte goditjen e fundit, ashtu siç ia dha Berisha me bandat e tij, na e nxorri nga veshtiresia; apo vjedhjet qe u kryen gjate 6 vjeteve te rregjimit Berishjan sherbyen per te mbyllur vrimen e buxhetit dhe pagimin e borxhit te jashtem?
    Si keni ze dhe shkruani per te tilla gjera njehere? A thua nuk keni jetuar fare ne Shqiperi! Kto jane gjera qe i dine te gjithe!
    Mjaft kritike ishte gjendja dhe ne dhjetor, kur studentet u hodhen ne greve urie, madje dhe me vone, kur u rrezua simboli i fundit i rregjimit, busti i te famshmit Enver... Te gjithe prisnin te famshmen "goditje te bishtit"! Por kurre nuk u be fjale per PAJTIM KOMBETAR; kurre ne historine e kombit tone nuk eshte folur per pajtim kombetar; SALIU I FAMSHEM ka arritur ta fuse nje klauzole te tille ne historine tone. Nuk ka lidhje fare se kush e pati fajin; a ishte injorant apo teleshmen Sala dhe ja "punuan", nuk ka lidhje fare; kishte pushtetin, dhe tashme hyri ne histori... "PAJTIM KOMBETAR!!!", çfare turpi!
    Per sa kohe, nje simpatizant, i çfaredolloj klani qofte; mohon kete pike kryqe te historise sone, ose edhe thjesht e anashkalon, per mua nuk eshte i denje t'i drejtoj fjalen.
    Une per here te pare; ndonese jam i ri, dhe nuk jam gjysh; per here te pare kam qare per Shqiperine... E pashe fatin e Shqiperise te varur ne litar...
    Per here te pare m'u duk vendi im qe po vuante... mora pjese ne ate vuajtje. Me rrenqethet mishi kur i kujtoj ato dite dhe çfare fryme pluskoi mbi Shqiperi.

    Dodon!
    Mire e keni ju; por, i dashur, mos shihni se ç'ndodh ne Amerike; se te tilla praktika ne Shqiperi do te duhen ndoshta 50 vjet qe te mund te zbatohen.
    Ju jeni i ndergjegjshem, qe per nje "xhaxh" qe e kishte ndezur Bushi ne ditet e fakultetit, ia nxorren ne shesh dhe shume u terhoqen prej tij, u be gati skandal! - kur kryeministri yne i dashur le gra e merr gra, thith kendej e thethin andej, i kapin djalin kendej dhe e liron prej andej... Qofte per nje njolle sikur te kete ne moral apo karakter, apo ne te kaluaren e larget, kandidati humb pike, dhe edhe zgjedhjet. E ku gjehen te tille tipa ne Shqiperi?
    Ju lutem... me mire thoni qe do te ishte mire sikur te behej ashtu... Por, Shqiperia jone nuk i krijon dot kushtet, zemra. Ne te shkretet neper debate televizive do te shohim gjithmone kriminelet, njerezit qe jane zhytur deri ne fyt ne korrupsion, qe i kane duart e ngjyera me gjak, komplotistet dhe nostalgjiket. çfare prisni ju vella prej tyre? Qe te premtojne qe: "Sa ta marr une pushtetin, ju premtoj qe s'do te keni pare kurre dite me te zeza!"??? "Qe do t'ju kepus kerrbishten duke ju vjedhur"???
    Jo, i dashur, eshte normale qe te gjithe te bejne premtimet me pompoze, me madheshtoret, me te lakmueshmet; dhe per fatin e tyre te mire, terreni per premtime ne Shqiperi eshte mjaft i gjere! E kane bere kete gje per 15 vjet; vetem te jemi shurdhmemeca te verber qe te mos e kemi kuptuar deri tani vella. Une nuk e di se ku do t'i mbaroje vallja kesaj pune; filloi ne Shqiperi, por ka gjasa qe te mbaroje tjeterkund, dhe valltaret te jene po ata shqiptare.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    banished.. pyet dike qe din ma shum se ty ..per borxhet...per ushtrine sa ishte e sa u be e pse u be.. e per funksionalizmin... e shtetit te enverit..


    ose ma mir pyet 2-3 persona..

    mos u mjafto me zp e dokles..

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Ky debat me duket kot. Dua debat thote Saliu dhe urrra..kenaqet divizioni Bathores sepse lideri i tyre eshte trim dhe i sfidon si malsor 24 karatsh kundershtaret e vet. Por debate te ketilla behen vetem para zgjedhjeve elektorale jo kur ti teket Sales. Dhe zgjedhjet duan dhe nja 4 muaj keshtu qe deklarata te tille force jane fare boshe. Ato tregojne se sa i dobet dhe infantil eshte lideri i opozites.

    Ti o dodon me dukesh fare i shkeputur nga realiteti shqiperise dhe flet fare pa lidhje. Ikme mire andej nga forumi kosoves se sja paske iden fare.

    Ndersa brari eshte i zgjuar. Ai e ka kapur mire mekanizmin fitues te Ps-se pra lidhjen baze-PS..celula e lagjes shtepi me shtepi levizin si milingonat deri lart ne forume. Ky eshte mekanizem i trasheguar nga PPSH dhe nga komunizmi ne pergjithesei.. qe parrulle kishte "unitetin e celikte rreth Partise'. Puna eshte se ata zullapet e PD akome shohin endrra me sy hapur ndersa veteranet e luftes NCL punojn nen rrogoz per PS. Bravo brari po ce do qe PD ska ca si ty por ka vetem burokrate qe i derdillisin leksione demokracie fshatarit barkebosh, ndersa komshiu im Zequa tek tirana re mengjes per mengjes sec peshperit vesh me vesh me ca borsalina te tjera tek kioska e gazetave, organizohen bashke. Bravo i qofte. Ashtu i do mushka drute.

  8. #18
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    O Brarooo... Po mire more zemer, endè aty ju?
    Ja; sa u be ushtria e Zhulslalit ua thashe; 20 000 ushtare dhe 6 000 fila.
    Rendesi ka rezultati final. Ne çfare gjendjeje u gjend ushtria e nje shteti sovran, ne nje kohe kur rrethohet nga shtete armiq dhe te betuar; Greqia dhe Serbia. Pasojat i pate dhe me vone; hyn Greku ne kufi e ia fut me rruspe nja 10 kilometrave, na cenon dhe haptazi hapsiren ajrore, hedh dhe fletushka kunder Shqiperise; dhe ushtria shqiptare nuk eshte kerrkund! Hyn Serbi ne Kukes e Tropoje, ben qitje sa i do qejfi, dhe ushtria shqiptare na "RUAN GJAKFTOHTESINE"!!!! Por, per ta ndersyer kunder "rebeleve" te jugut ishte i gatshem Sala!(pse u vrane 6 agjentet qe kishte derguar Sala ne Vlore per te mbajtur te organizuar policine dhe per te permbajtur popullin, "rebelet"? Nuk i dini keto gjera; po ata 6 agjente as nuk flisnin shqip!!!!)
    Po a ka me turp more? A ka me skandal?
    Kreu i Kushtetutes(i çdo kushtetute) se Shqiperise eshte:
    Territori i Shqiperise eshte nje, i shenjte dhe i pacenueshem(i paprekshem); dhe ushtria Kombetare ka per detyre (hyjnore?)mbrojtjen e tij dhe sovranitetin territorial... (me fjale te miat, se nuk e mbaj mend fjale per fjale; me falni).
    Ja ku e keni Ushtrine Kombetare antikushtetuese, vella; qe "ruan gjakftohtesine" kur sovraniteti i Shqiperise vihet ne pikepyetje!
    Sa per aresyet pse patem reduktim shifrash... Vete Zhulali e deklaroi qe do te arrinim standardet dhe kerkesat e NATOS(per nje ushtri "moderne" e dokrra te tjera te kater hajduteve), apo jo? Po pse ore, ashtu arrihen standardet e NATOS? Duke pezulluar nga puna strateget e Ushtrise, dhe duke emeruar Gjeneralet 30 vjeçare me nje kurs ushtrie 6 mujor; njesoj si sekretaret e komiteteve te partise ne kohen e Dulles, me 6 muaj shkolle Enver?
    Apo na e diktoi NATO neve kete kusht? Na tha NATO qe te katandisemi deri ne piken qe te tallet dhe FYROM me ne? Na tha NATO qe te shkaterronim bunkeret dhe infrastrukturen e ushtrise? Po atehere, pse nuk jemi ne NATO? Dhe as nuk ishim ne ato ujra ne kohen e Zhulalit! Nese gjithshka qenka bere sipas standarteve te NATOs, ku synon te hyje dhe FYROM, Bullgaria, Kroacia etj, Greqia po e po qe eshte, atehere shifrat e ushtrise shqiptare paskan qene te njohura nga te gjithe keto. Apo jo? Apo nuk u beme "partnere per paqe"? Nese beri gjithshka mire Sala, siç ia diktuan nga "lart", pse e burgosi me dhune gazetarin e Koha Jone kur ia nxorri te palarat ne shesh? ç'kishte Sala per te fshehur aty? Blah!
    Sa per shtetin e Enverit, meritat e tij, te metat, meritat dhe te metat e Sales, meritat dhe te metat e Nanos, nuk ia vleka ketu te diskutojme me tej... Une nuk kam per te pare kurre meritat permes ngjyres politike. Per mua, kush ben diçka mire, e ben mire, qofte Sala, qofte Enveri, Nano apo Hysni Milloshi. Kur juve Brari te jeni ne gjendje t'i vleresoni meritat ne kete menyre, atehere mbase nuk do t'i mohonit popullit shqiptar 45 vjet skllaveri, dhe te thonit ketu qe asgje nuk u arrit me gjakun qe derdhi gjate ketyre 45 vjeteve.
    Ne rast te kundert, Brari... me vjen keq, por po flasim gjuhe te ndryshme.
    Une nuk kam aresye te ngre Salen e te poshteroj Nanon, e as te ngre Enverin e te poshteroj Berishen. Nuk kam pse ta bej; e tregojne veprat e tyre edhe vete meriten e tyre. E as mos me mendoni si AntiPD-ist apo AntiPS-ist, e as PPSH-ist nuk jam... Per mua, simpatizimin tim dhe voten time, politika Shqiptare ka per ta fituar kur te filloje te flase shqip. Deri atehere, le t'i bjere zalia dhe damllaja popullit, se nuk po u shqetesoka kush per te.
    Mire keshtu?
    Ndryshuar për herë të fundit nga land : 06-03-2005 më 07:58
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  9. #19
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Banished, mos harro se jetojne akoma ata qe kane
    vuajtur ne kurrizin e tyre burgun, torturat, internimet, pushkatimet etj etj.
    Per respekt ndaj tyre mendoj qe ajo pjese e historise te vihet ne "stand-by"
    per te pakten dy-tre breza. Nderkohe, historianet te bejne punen e tyre
    te pavarur.
    Ne lidhje me temen, mendoj qe Nano s'ka fytyre te perballet as edhe me nje
    femije, aq i "zhyer" eshte, rrugaç ordiner. S'ka fjale apo argument qe mund
    te mbroje kete qenie negative.
    Ngelet tani figura e Z. Berisha?! Problemi me te jane e shkuara komuniste,
    hyrja enigmatike ne skenen politike gjate revolucjonit te 1991shit, paaftesia
    dhe amatorizmi gjate drejtimit te vendit deri ne 1997en. Perkundrazi,
    nqs do te analizonim figuren morale te tij, s'ke ku ta kapesh. Plot 8 dosje
    jane hapur ndaj tij nga rregjimi mafjoz i Nanos dhe s'i kane gjetur gje, qofte
    edhe per ngjarjet e 97es. A mund ti besohet me drejtimi i Shqiperise Z. Berisha?
    Normalisht jo, praktikisht mendoj qe eshte zgjedhja me e mire ndaj dy te keqiave.

    Te shohim se ç'do vendosi populli :-)

  10. #20
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    RoniSotiri... Kurrsesi nuk thashe qe regjimi i komunizmit ishte i mire. Kurrsesi. Dhe as u mundova te krahasoj "te mirat" e tij me "te keqiat"...
    Nuk jam une ai qe do t'i vleresoj... Ato mund t'i vleresoje vetem nje popull i tere, e jo individa te perveçem. Rezultatet do t'i shohim te shkruara ne histori; siç e thate dhe ju.
    Thjesht e pata fjalen, qe nese dikush e urren ate regjim, te mos i hedhe poshte te gjitha vlerat; dhe po ashtu te njejtin qendrim duhet te mbaje nje qe urren regjimin e Sales; te mos thote qe Sala çdo gje e beri per faqe te zeze, dhe nuk beri asgje mire... Po ashtu edhe per regjimin neokomunist tani...
    Nese do te ishin te detyruar shqiptaret qe te benin zgjedhjen e te keqes me te vogel prej dy alternativave, atehere kane marre fund, dhe vendi nuk ka shprese. Fundi i fundit, çdo kanditat qe zgjidhet eshte me marreveshje e keqe me e vogel se ai qe nuk zgjidhet... Por ne Shqiperi, dy te keqiat jane potencialisht aq te madhaja sa te shuajne çdo lloj shprese!
    Keshtu e kuptoj une... ky eshte vetem mendimi im.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Pse e humbi debatin televiziv Edi Rama
    Nga gunga në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 09-04-2009, 08:12
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. FIKS FARE - Jo vetem nje emision televiziv!
    Nga DeuS në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 18-07-2004, 01:43
  4. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29
  5. Dhuna dhe seksi ne ekranin televiziv
    Nga Albo në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-02-2003, 17:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •