Fjalen e fundit e thote administrata dhe presidenti Bush per pavaresine e Kosove dhe nese e ke ndjekur tematiken e NYT ne vite, do ta kishe te qarte qe NYT nuk lexohet ne Shtepine e Bardhe. Fakti qe NYT shprehet ne mbrojtje te idese se nje Kosove te pavarur, e ndihmon aqsa e demton vendimarrjen ne Washington. A e merr presidenti Bush apo administrata e tij mendimin e nje gazete si NYT qe nuk e mbeshteti kandidaturen e tij ne 2 fushatat e tij presidenciale?!Nuk jam e sigurt sa mund ti kete ren "prestigja" NYT, por di qe media eshte nder aktoret qe ka influencen (edhe kjo influence shpesh indirekte nepermjet popullit) me te vogel mbi ceshtjet nderkombetare ne politiken amerikane (nese ka fare influence). (Pra, ju jap te drejte te kjo pike.)
Ti akoma kembengul me kete mendim qe eshte krejtesisht i gabuar.Por ama, ketu qendron problemi me "standartet". Dhe jo se standartet nuk jane te arsyeshme, por a e shikon se si komuniteti Serb mund ti perdori ato per te, gjoja, "justifikuar" lenien pas dore te percaktimit te statusit?
1. Standartet ne Kosove nuk i ka formuluar Serbia por grupi i kontaktit ne te cilin Serbia nuk ben pjese. Po te ishte ne doren e Serbise, Kosoves nuk do ti aplikohej asnje standart, pasi vete fakti qe i kerkohen standartet, do te thote qe komuniteti nderkombetar mbeshtet perpjekjet per te nje shtet demokratik ne Kosove, nje shtet demokratik qe nuk e lidh asgje me shtetin serb.
2. Standartet demokratike nuk eshte nje togfjalesh qe hidhet e pritet si retorike boshe nga diplomate dhe burra shtetesh, perkundrazi, eshte nje liste rekomandimesh konkrete ne lidhje me punen dhe hapat qe duhet te ndjeki qeveria e Kosoves per ti permbushur keto standarte. Qe do te thote, standartet jane te verifikueshme me gjendjen ne terren ne Kosove, prandaj kreu i UNMIK ne Kosove shkon e raporton cdo 3 muaj ne Keshillin e Sigurimit ne OKB per standartet demokratike. Po te lexosh repliken e Peterson me perfaqesuesin serb ne Keshillin e Sigurimit javen e kaluar, do te kuptosh kete piken e dyte, qe standartet jane hapa konkrete te verifikueshem ne terren dhe nuk genjejne apo mashtrojne dot as shqiptaret e Kosoves dhe as serbet.
Krijoni Kontakt