Cdo gje ekziston ne mendjen e personit qe e jep dhe e pret emertimin, asgje me teper. Eshte thjesht ceshtje kompleksesh inferioriteti/superioriteti qe ekzistojne thejsht ne psiqiken e njerezve te dobet.
Ne mendjen e atij qe therret dike tjeter "malok" ekziston nje ndjenje superioriteti e rreme qe e ben ate te ndihet me mire per mangesite e veta sa here qe therret tjetrin "malok".
Ndersa ne mendjen e atij qe fyet prej thenies "malok" them se ka akoma edhe me shume probleme se ai mendjeshkurteri tjeter. Ai vuan nga nje ndjenje inferioriteti qe mund ti jete ngujitur ne tru dashje pa dashje nga pasiguria ne vetvete dhe ajo pasiguri riperterihet sa here qe i permendet fjala "malok".
Une jam vete malok lab nga Kurveleshi dhe megjithese e di qe Leberit shihen venger nga shume njerez ne boten reale dhe virtuale asnjehere s'e kam lene veten te fyem qofte edhe nga epiteti me i rendomte.
Gjithcka ekziston ne mendjen njerezore.
Krijoni Kontakt