Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18

Tema: Eurotunel 2

  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Ne fakt une nje realitet te tille nuk e shoh shume larg dhe mendoj se ka shanse te medha qe te realizohet. Kjo do te sherbeje si nje ure e madhe lidhese per Europen e Bashkuar, por perpara se te ndertohet duhet qe ne te dy anet e Adriatikut te krijohet nje "bazament i qendrueshem". Italianet e kane ngritur bazamentin e vet, le te shpresojme qe edhe ne shqiptaret do tia dalim te bejme detyren tone.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    SSABI thote:

    "Eurotunneli kushtoi gjithesej $15 Miljarde/billion prej te cilave $10 miljarde i ka akoma borxh. D.m.th nese shqiperia i futej kesaj pune borxhi yne i jashtem do te rritej 15-fish. Megjithate duke pare se brenda 7 vjetesh Eurotunneli ka lare $5 miljarde borxh, te jep idene e mundesive te jashtezakonshme financiare qe paraqet ky projekt. Gjithashtu ky tunnel ka nje gjatesi nen-ujore prej 23 km. Besoj se gjatesia me e vogel Shqiperi-Itali eshte sa 2/3 e kesaj rrruge, qe detyrimisht ul koston e rruges. Gjithashtu thellesia e tunelit eshte mesatarisht 150m nen nivelin e detit. Deti Adriatik ne pergjithesi eshte shume here me i ceket, kjo gje perseri ndikon ne koston e pergjithshme. ""


    SABAUDIN a po tallesh ose vertet fantazon kaq bukur.

    Ato shifrat qe i ke shkruar per "nji tynel mes Italise dhe Shqiperise" i ke shum te gabuara.

    La Manshi eshte ne nji zone ku deti eshte i ceket. Kjo cektesi fillon nga Deti veriut lart deri poshte ne bregdetin verior-perendimor te Frances.
    Thellesia e kesaj hapsire detare (qe luhatet tek 20-50-100-200 metra) beri te mundur dhe Tynelin por dhe vendosjen e platformave te Naftes ne detin e bardhe ose te veriut ne hapsirat mes Anglise-Skocise-Hollandes-Gjermanise Danimarkes dhe Norvegjise.

    Ne rastin e Adriatikut ndryshon puna.
    Adriatiku ne Veri ne hapsirat mes Rimini -Venecias-Rijekes-Pulias etj eshte relativisht i ceket (100-300m).
    Duke fillua nga zona midis Ankones dhe Dubrovnikut e me ne juge ADRIATIKU fillon e behet me i thelle e aty ku bashkohet me JONIN qe i bie diku ne vijen midis Otrantos dhe Vlores thellesia maximale shkon dhe te 800 -1000m dhe me shume.
    Vec thellesise dhe terrenit te thyer ne fundit te Detit dhe largesia midis Vlores dhe Otrantos eshte sa 3-4 fishi i La Manshit.
    Kjo distance eshte diku midis 80- 100 km.

    Jo tynel po dhe kablli telefonik eshte i veshtire te shtrihet ne kete fund deti.

    Ne se Tyneli i La manshit do te krahasohej me nji "korde" me harkim te bute ..Tyneli imagjinar i juaji ne Adriatik do i ngjante germes "U".

    Nga germa U vjen shprehja..UBUBU...ja.
    Shko futi nji dhall te ftohte neser se vap ben..
    lol.

  3. #13
    alvi
    i/e ftuar
    Leket u nderruan nga te vjetra ne te reja ne 1976, me vendosjen e kushtetutes se re.
    Se mbajta dot sekret o ti SSALB.

  4. #14
    alvi
    i/e ftuar
    Evropa e bashkuar nuk ka nevoje per tynel, se sa te qetesohet gjendja ne YU s'ka mo nevoje ti bjeri njeri nga Shqiperia per te shkuar kudo ne Ewvrope. I hyp makines dhe i bi nga Serbia, Bosnja, Kroacia dhe ja ku sose ose ne Itali ose ne Austri e prej anej ku te te doje menderja. Nuk ka nevoje per tunel, po per autostrada ja ca i duhen Shpiperise, qe kur te vijm ne me pushime mos na cahet koka me lloj lloj gropash e rrugesh kot fare me shofere kot fare.

  5. #15
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Tema dhe ideja jane interesante sigurisht dhe dihet publikisht qe ne shqiptaret kemi fantazi te zhvilluar.
    Problemi eshte se ngaqe kemi mungese te madhe referencash dhe ato gjera qe bota u jep zgjidhje per 2 dite ne na duhen 2 vite pasi na duket sikur po shpikim boten!
    Jam shume dakort me Brarin dhe argumentimin e tij nga ana teknike, kurse nga ana finaciare fisibiliteti i projektit eshte i pamundur, te pakten per nja 25 vjet.
    Duhet te dime ne fillim se per te bere nje projekt te tille nuk mund te konceprohet me me ndihma pasi institucionet nderkombetare nuk kane rrjedhur nga trute e te japin per nje tynel mbi 20 miliarde US$.
    Tuneli i "La Manche" ka patur nje montazh te komplikuar finaciar ne te cilin kane marre pjese shteti Francez, Anglez, investitore institucionel si dhe nje pjese e popullsise te te dyja vendeve e me pas nepermjet krijimit e futjes ne Burse te nje Ndermarje administruese te tynelit dhe shume aksionere nga vende te ndryshme Evropiane.
    Kush e ndjek ndopak ekonomine ska nevoje qe te diskutoje me gjate per rezultatet, per ata qe nuk merren me te po jua a them se ishte nje fiasko totale dhe qe skandali kishte pasoja shume te renda per aksioneret te cileve ju premtuan mrekullira per funksionimin dhe te ardhmen e ketij projekti.
    Aksionet qe ne fillim kur u shiten ne bursat e Parisit e Londres u vleresuan rreth 80 €uro dhe entuziasmi ishte aq i madh sa qe nje pjese e madhe e popullsise gjate transaksionit e sipas keshillave te "analisteve" vuri ne loje nje pjese te madhe te ekonomise se tyre. Sot ne bursen e parisit dhe te Londres aksioni i Eurotynelit negociohet 0.9 €uro dmth ka humbur 99% te vleres se tij dhe rrjedhimisht aksioneret 99% te kapitalit te investuar ne fillim.
    Ketu flitet per nje tynel qe lidh Britanine e madhe me Evropen, dmth dy nga ekonomite me te fuqishme ne bote.
    Po kthehemi te Shqiperia tani, buxheti i shtetit eshte rreth 1 miliarde us$. Jo banka dhe institucione financiare, po me gjeni nje budalla me kuptimin e plote te fjales qe ti japi kredi nje shteti 20 here buxhetin e tij vjetor?!
    E dyta po themi se po e gjejme budallain po ēfare interesi paska per te investuar mbi 20 miliarde US$ per te lidhur Italine me shtetin me te varfer te Evropes!!
    Dime qe me Italine kemi nje eksport vjetor rreth 75 milione US$ !!!
    Me se do paguhet kredia?! me kamionet qe transportojne portokalle nga afrika e jugut?!
    Kur projekti nuk eshte rentabel per te lidhur dy nga shtetet me te fuqishme ne bote nuk ka se si te jete per te lidhur me te pasurin me me te varferin pasi nuk kane seē te shkembejne me njeri tjetrin per te paguar kete lluks.
    Tyneli i La Manche u be si nje sfide e diturise Evropiane ndaj asaj Amerikane, ashtu si u be dhe Concorde para 30 vitesh.
    Franca dhe Anglia mund ta paguajne ate lluks per te bere sfida, Shqiperia eshte akoma ne fazen ku i duhet te perballoje urine dhe ky eshte realiteti.
    Pershendetje

    Ps. Brari me ke ber te qesh me humorin qe perdorre per ti shpjeguar gjerat.
    Just God Can Judge Me

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e armando2001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto, Kanada
    Postime
    75
    SSalb,

    Per mua "delja" eshte Porti I Durresit qe duhet zgjeruar dhe modernizuar. Ai eshte nje nder portet me te medha te rrajonit ku mund te ankorohen dhe procesohen me shpejtesi anije te tonazheve teper te medha sigurisht pas modernizimit dhe zgjerimit. Pikerisht sepse Porti i Durresit eshte i ketyre parametrave e ben me leverdi per Europen ndertimin e korridorit te 8-te se po te kishin qene portet e Greqise si psh ai i Selanikut i madhesise te portit te Durresit atehere Korridori 8 ndoshta sdo te ishte permendur fare.

    "Qingjat" qe sjell kjo "dele" per mendimin tim duhet te jene rruga Durres-Prishtine dhe Durres-Shkup. dhe me pas kopeja shtohet me "qingja" te tjere si rruga Tirane-Vlore-Sarande dhe Tirane-Shkoder-Podgorice.

    Te gjitha keto perbejne "kopene e majme" qe do kenaqi "cobanin" qe eshte shteti Shqiptar.

    Ideja e tunelit me nje kosto 15-20 miliard dollare me duket jashtezakonisht e parakoheshme kur nuk ke infrastrukture mbeshtetese ne dalje te tij, si dhe jashtezakonisht e kushtueshme kur mendon se me 5-10 miliard dollare mund te ndertohet nje infrastrukture krejt moderne ne gjithe Shqiperine perfshi ate ujore, elektrike te telekomunikacionit (rrugor-hekurudhor-ajrore etj qe do ta bente idene e ndertimit te nje tuneli te tille pa pike leverdie nga ana ekonomike, te pakten per te ardhmen e afert.
    Live and let live!

  7. #17
    Perjashtuar Maska e SSALB
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Royal Leamington Spa, UK
    Postime
    107
    Ne rradhe te pare faleminderit te gjithve per korrigjimin e gabimeve. Eurotunelit nuk munda ti gjeja nje faqe zyrtare me te dhenat statistikore, keshtu qe ato ishin mbledhur nga faqe te ndryshme jozyrtare. Me sa duket paskam qelluar i gabuar. Megjithate debati i tille konstruktiv nga ana juaj jo vetem qe permireson diskutimin po gjithashtu me ndihmon dhe mua per te kuptuar kerkesat e idese time.

    Ne rradhe te dyte un e bera disa here te qarte, qe nuk po flisja me sot e me neser po ne nje hark kohor qe matet me dekada.Eshte logjike se momentalisht nuk eshte i mundur te realizohet kjo ide. Ndoshta eshte e pamundur dhe ne te ardhmen. Megjithate une e hodha si ide per te mare idete dhe ekspertizen tuaj. Cdo koment negativ ose pozitiv mirepritet.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e armando2001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto, Kanada
    Postime
    75
    SSAlb,

    Rreagimet tona nuk duhet te te dekurajojne. Ideja do te ishte mese fizibel po te behej fjale per lidhjen e dy shteteve te fuqishem si ne rastin e Anglise me France te cilat kane dhe ekonomi qe mund ta perballojne lehte nje shpenzim te tille.

    Nga ana tjeter mendoj se do te ishte po ashtu e pranueshme nqs shtete te tilla si Bullgari, Rumania, Moldavia, Ukraina etj do te ishin teper te fuqishme ekonomikisht dhe do tu duhej nje ure lidhese me pjesen tjeter te nje tregu teper te fuqishem sic ai Europian. Kjo sigurisht do te shihej ne menyre reciproke nga Europa.


    Ne kushtet qe jemi tani por edhe me zhvillimin e Ballkanit ne te ardhmen, mendoj se nje projekt i tille e humb fizibilitetin ekonomik po te mendosh se nje Autostrade Moderne pergjate Adriatikut me degezimet e saj Ne Kroaci drejt Slovenise e Austrise , Bosnje drejt Hungarise dhe Serbise, Mal te Zi drejt Kosoves, Shqiperi drejt Kosoves, Maqedonise dhe Greqise do te bente nje lidhje shume te mire te Europes Perendimore me Ballkanin dhe pertej (Turqine dhe Ish republikat sovjetike prane Detit te Zi). Kjo do te ishte me mjaft leverdi pasi do te shkurtonte rruge dhe do te eliminonte kalimet toksore dhe me pas ato detare nepermjet Italise duke evituar shpenzimet me te larta qe mbart transporti detar ne krahasim me ate automobilistik, por do te zgjidhte dhe shume probleme te komplikuara logjistike (psh kalimit nga nje transport ne tjetrin) te shkembimit dhe shperndarjes se mallrave.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga armando2001 : 05-09-2002 mė 14:12
    Live and let live!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •