E Merkure, 02 Mars 2005


"UNION ARTISTIK I KOMBIT SHQIPTAR"

Edhe pse aktivitetet kulturore kombetare, sidomos ne Tirane jane te shumellojshme, a ka nje strategji te sakte kulturore kombetare ne organizimin e tyre? A nuk krijohen edhe mjaft boshlleqe, teksa ne fakt mungon nje strategji e tille? Ne te vertete ekziston nje liber i strategjise per zhvillimin e kultures kombetare, por qe askush nuk e merr ne konsiderate.

Pikerisht dje eshte krijuar "Unioni Artistik i Kombit Shqiptar", me nisme te deputetit Azgan Haklaj, si president, dhe Minella Kuretes, si drejtor i pergjithshem artistik, ne bashkepunim dhe me disa shoqata kulturore si; "Cameria", "Devolli", "Tirana", "Migjeni", "Laberia", Unioni Artistik i Tiranes", "Tropoja", "Lidhja Shkollore Studentore" dhe Dilaver Kryeziu.

Percaktohet si nje organizate artistike, pa asnje qellim fitimi jashteqeveritar, jashte ndikimeve partiake, jo raciste apo fetare. Ndersa njihesh me disa nga qellimet e kesaj shoqate ve re disa risi, qe mungojne sot ne lidhje me nje vizion mbarekombetar, mbrojtjen e gjithckaje te vlefshme, qofte dhe jokomerciale, ne integrimin apo ne trajtimin e munguar edhe te kultures se minoriteteve ne Shqiperi, por dhe perfaqesimit te studiuar te kultures shqiptare neper bote. Ne kete shoqate me sa duket kerkohet te perfshihen te gjitha aspektet kulturore, qe jo se nuk zhvillohen ne menyre edhe private, por duke u marre ne kujdes nga nje organizate largpamese dhe gjitheperfshirese gjerat behen me te sigurta.

Dhe ja disa nga qellimet e kesaj shoqate; 1) aktivizimi i potencialeve kulturore artistike te kombit shqiptar nga Kosova ne Cameri, nga Shkupi ne Ulqin 2) te vere ne levizje, te gjalleroje e te ndihmoje konkretisht tere ansamblet folklorike apo artistike duke organizuar edhe vete festivale ose spektakle sa me te fuqishme brenda dhe jashte Atdheut, 3) te marre pjese me tere aktivitetet kulturore artistike kombetare, me sa me shume trupa artistike shqiptare, dhe t'i ndihmoje ato konkretisht per te rritur aftesite dhe nivelin e tyre te perfaqesimit te artit shqiptar neper bote 4) te organizoje festivale te ndryshem qe nga ato folklorike deri tek modernet, qe nga ato teatrore te mirefillta deri te ato te varietese. Te organizoje festivale te kenges e valles qytetare dhe asaj te perpunuar, festivale zonale si ai i Jareve te Shkodres, apo i Serenadave te Korces, festivale te Sazeve Popullore apo te Rapsodeve popullore, festivale te zerave te rinj apo veteraneve, festivale te muzikes se lehte apo te Rrepit dhe Rrokut, festivale te etnive apo minoriteteve te ndryshme qe banojne ne harmoni prej shekujsh ne trevat shqiptare. Festivale te bandave frymore, te arieve, muzikes se dhomes dhe deri te festivalet e filmave dokumentare e artistike qe pasqyrojne artin dhe kulturen e popullit shqiptar. Por te organizoje edhe aktivitete te tjera si Miss Bukuria, ekspozita te ndryshme te arteve figurative, arteve artizanale dhe arteve te aplikuara etj. Te organizoje panaire te librave artistike, veprimtari te perurimit te tyre, ceremoni te datave historike, e ne vecanti aktvitete qe evokojne castet me te rendesishme te popullit shqiptar. Te ruaje e kultivoje ne breza vlerat me te shquara te artit gojor, muzikor, koreografik, humoristik e etnografik te te gjitha trevave. Mbrojtja dhe propagandimi i vlerave me te shquara te Kombit Shqiptar dhe anetaresimi ne te gjitha organizmat nderkombetare do te perbeje boshtin kryesor te Unionit Artistik te Kombit Shqiptar me moton se "integrimi i kultures kombetare i paraprin integrimit te kombit shqiptar ne familjen e perbashket europiane e ate boterore". Fondet e ketij union i jane parashikuar te krijohen nga kuotat e anetareve, nga sponsorizimet qe ofrojne donatore te ndryshem si dhe nga veprimtarite e ligjshme te shoqates.

M.A.