Zvicra angazhohet për ndarje formale të Kosovës nga Serbia Aktuale
Ministrja e Jashtme, Mishlen Kalmi Rej, u ka thënë dje zyrtarëve serb në Beograd se Zvicra angazhohet për një Kosovë të pavarur. Ajo këtë qëndrim nuk e paraqiti në konferencë për gazetarë por më pas ka sqaruar se atë ia ka përcjellur kryetarit të Serbisë, Boris Tadiq gjatë bisedimeve në Beograd.
Kjo është hera e parë që një zyrtar i lartë i një shteti të deklarojë botërisht në Beogard se vendi i saj angazhohet që Kosova edhe formalisht të mos jetë më pjesë e Serbisë. Shefja e diplomacisë zvicerane ia ka sqaruar qëndrimin e vet kryetarit Tadiq se vendi i saj nuk mund më të pret kohë të gjatë si disa anëtare tjera të bashkësisë ndërkombëtare. Propozimi i Zvicres, ka thënë ajo, është që Kosovës t’i jepet pavarësia dhe këtë qëndrim e ka saktësuar më pas për televizionin B92 të Beogradit. Ajo thotë se pavarësia formale nga Serbia nuk nënkupton shkëputjen e plotë të lidhjeve me Serbinë dhe Malin e Zi e as që kjo nënkupton pavarësinë e plotë dhe të pakusht. Ekzistojnë forma të ndryshme të pavarësisë formale që mund të zbatohen, thotë ajo dhe shton se ndoshta është i mundshëm të realizohet ndonjë formë e bashkëpunimit midis Kosovës e Serbisë dhe Malit të Zi mbi parimin e konfederatës. Zonja Kalmi Rej ka theksuar se presidenti Tadiq pas këtij qëndrimi është munduar ta bind se Kosova e pavarur do të shkaktonte ndarje të reja në Ballkan, duke shtuar se kjo do ta nxiste edhe kriminalitetin e organizuar në mbarë Evropën e do të krijonte probleme të sigurisë në rajon.
RTK 18/06/2005 11:52:35
Bravo Zvicra
Krijoni Kontakt