Pse trishtohen gratė?
Sado tė lumtura tė jenė gratė, histerike apo melankolike vjen njė ditė qė gratė trishtohen. Me a pa shkak tė paktėn tė dukshėm, trishtimi i hyp nė fytyrė si njė kalorės fanatik kryqzatash mesjetare. Sado moderne, tė martuara apo jo, tė punėsuara a tė papuna, tė zakonshme apo tė jashtėzakonshme, vjen njė ditė kur gratė trishtohen. Gratė janė krijesa utopike, bėjnė ēmos tė fshihen gjithė jetėn pas tualetit, veshjeve elegante e parfumit qė tė shpon hundėt dhe prapė i njėjti rezultat, nė fund ato trishtohen. Sa i mrekullueshėm ėshtė trishtimi nė fytyrėn e gruas, pasqyrė e botės sė vrazhdė, pasqyrė e fundit tė pashmangshėm.. Gratė trishtohen kur meshkujt tradhėtojnė, por ka raste edhe kur meshkujt janė besnikė, gratė gjthmonė trishtohen, kjo ėshtė mė se e sigurtė.
Zoti i ka bekuar lotėt e grave. Sa i trishtuar duhet tė ketė qenė Zoti kur krijoi gratė! Gratė janė krijesa utopike, mbratin jetėn, sekretet, dhe shpresėn e nė fund trishtimi u del pėr hundėsh sepse bota ėshtė e vrazhdė, sepse pendimi ėshtė afėr, sepse vdekja ėshtė pranė, sepse fundi ka ardhur pa u gėzuar mirė.
Gratė trishtohen sepse e dinė mė mirė se kushdo, sa ironike ėshtė jeta dhe ciklet e saj tė pėrmuajshme, sa patetikė janė meshkujt dhe idetė e tyre politike. E prapė nė fund gratė trishtohen, pėr tualetin, veshjet elegante dhe parfumin qė tė kėnaq shpirtin. Trishtimi ėshtė nė fakt revolucioni femėror ndaj patetikės sė luftės, futbollit dhe politikės.Trishtimi janė orėt e munguara nė shtratin e lotėve,vetmisė dhe moskuptimit.Lotėt janė dehja prej zhgėnjimit, pendimi ndaj bashkimit, marshet patetike tė izolimit, trishtimi ėshtė brejtje e instiktit tė mėkimit, arma e e vetme ndaj mashtrimit.
Zoti i bekoftė lotėt e grave. Por trishtmi ėshtė mė tepėr se kaq, trishtmi ėshtė njė formė e stėrholluar e dashurisė sė pashprehur, e energjisė sė pa harxhuar, trishtimi i gruas ėshtė ėshtė njė vrimė e zezė qė thith cdo buzėqeshje, cdo mėngjes dhe perėndim, cdo pėrpjekje dhe mendim.
Oh ti trishtim i mallėngjyer,
nė fytyra femėrore,
shėtitmė nė njėmijė dyer,
eja e mė merr pėr dore.
Pse trishtohen gratė? Sado tė mjera, tė varfra, tė pasura, tė bukura a tė shėmtuara gratė trishtohen, jo prej mjerimit por prej kohės qė nuk mjafton ti kėnaqė. Sa femėror ėshtė trishtimi nė fytyrėn e gruas, e sa qesharak ėshtė mendimi nė fytyrėn e burrit. Sidoqė tė vijė puna, njė burrė e njė grua, nė fund ėshtė ose njė mendim i trishtuar nė rastin mė tė mirė, ose njė trishtim i menduar nė rastin mė tė keq.
Pse trishtohen gratė? Si ka mundėsi qė kaq shumė na ėshtė mohuar kjo dije! A thua me tė drejtė nuk na lejohet ta dimė? Si duket po tė merret vesh kjo atėherė nuk do kėtė mė asgjė pėr tu marrė vesh. Do jetė dita e fundit, do tė jetė sekreti i fundit qė do ti vjedhim Zotit.
E megjithatė askush nuk e di vėrtetė pse trishtohen gratė. As vetė gratė nuk e dinė. Askush nuk e di.
Vetėm Zoti e di, lavdi Zotit!
Albri BRAHUSHA
Krijoni Kontakt