Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pse trishtohen gratė?

    Pse trishtohen gratė?




    Sado tė lumtura tė jenė gratė, histerike apo melankolike vjen njė ditė qė gratė trishtohen. Me a pa shkak tė paktėn tė dukshėm, trishtimi i hyp nė fytyrė si njė kalorės fanatik kryqzatash mesjetare. Sado moderne, tė martuara apo jo, tė punėsuara a tė papuna, tė zakonshme apo tė jashtėzakonshme, vjen njė ditė kur gratė trishtohen. Gratė janė krijesa utopike, bėjnė ēmos tė fshihen gjithė jetėn pas tualetit, veshjeve elegante e parfumit qė tė shpon hundėt dhe prapė i njėjti rezultat, nė fund ato trishtohen. Sa i mrekullueshėm ėshtė trishtimi nė fytyrėn e gruas, pasqyrė e botės sė vrazhdė, pasqyrė e fundit tė pashmangshėm.. Gratė trishtohen kur meshkujt tradhėtojnė, por ka raste edhe kur meshkujt janė besnikė, gratė gjthmonė trishtohen, kjo ėshtė mė se e sigurtė.

    Zoti i ka bekuar lotėt e grave. Sa i trishtuar duhet tė ketė qenė Zoti kur krijoi gratė! Gratė janė krijesa utopike, mbratin jetėn, sekretet, dhe shpresėn e nė fund trishtimi u del pėr hundėsh sepse bota ėshtė e vrazhdė, sepse pendimi ėshtė afėr, sepse vdekja ėshtė pranė, sepse fundi ka ardhur pa u gėzuar mirė.

    Gratė trishtohen sepse e dinė mė mirė se kushdo, sa ironike ėshtė jeta dhe ciklet e saj tė pėrmuajshme, sa patetikė janė meshkujt dhe idetė e tyre politike. E prapė nė fund gratė trishtohen, pėr tualetin, veshjet elegante dhe parfumin qė tė kėnaq shpirtin. Trishtimi ėshtė nė fakt revolucioni femėror ndaj patetikės sė luftės, futbollit dhe politikės.Trishtimi janė orėt e munguara nė shtratin e lotėve,vetmisė dhe moskuptimit.Lotėt janė dehja prej zhgėnjimit, pendimi ndaj bashkimit, marshet patetike tė izolimit, trishtimi ėshtė brejtje e instiktit tė mėkimit, arma e e vetme ndaj mashtrimit.

    Zoti i bekoftė lotėt e grave. Por trishtmi ėshtė mė tepėr se kaq, trishtmi ėshtė njė formė e stėrholluar e dashurisė sė pashprehur, e energjisė sė pa harxhuar, trishtimi i gruas ėshtė ėshtė njė vrimė e zezė qė thith cdo buzėqeshje, cdo mėngjes dhe perėndim, cdo pėrpjekje dhe mendim.



    Oh ti trishtim i mallėngjyer,

    nė fytyra femėrore,

    shėtitmė nė njėmijė dyer,

    eja e mė merr pėr dore.



    Pse trishtohen gratė? Sado tė mjera, tė varfra, tė pasura, tė bukura a tė shėmtuara gratė trishtohen, jo prej mjerimit por prej kohės qė nuk mjafton ti kėnaqė. Sa femėror ėshtė trishtimi nė fytyrėn e gruas, e sa qesharak ėshtė mendimi nė fytyrėn e burrit. Sidoqė tė vijė puna, njė burrė e njė grua, nė fund ėshtė ose njė mendim i trishtuar nė rastin mė tė mirė, ose njė trishtim i menduar nė rastin mė tė keq.

    Pse trishtohen gratė? Si ka mundėsi qė kaq shumė na ėshtė mohuar kjo dije! A thua me tė drejtė nuk na lejohet ta dimė? Si duket po tė merret vesh kjo atėherė nuk do kėtė mė asgjė pėr tu marrė vesh. Do jetė dita e fundit, do tė jetė sekreti i fundit qė do ti vjedhim Zotit.

    E megjithatė askush nuk e di vėrtetė pse trishtohen gratė. As vetė gratė nuk e dinė. Askush nuk e di.

    Vetėm Zoti e di, lavdi Zotit!

    Albri BRAHUSHA

  2. #2
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Shkrim i dobet.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga Leila
    Shkrim i dobet.
    ky ne fakt eshte nje perpjekje e thjeshte mesa e lexoj une nga nje shkrimtar mashkull, nderkohe qe me mire se ju kush mund te flase per nje teme te tille???

  4. #4
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar mė parė nga Xhuxhumaku
    Pse trishtohen gratė?


    Gratė trishtohen kur meshkujt tradhėtojnė, por ka raste edhe kur meshkujt janė besnikė, gratė gjthmonė trishtohen, kjo ėshtė mė se e sigurtė.
    .................................................. ..........................................
    E megjithatė askush nuk e di vėrtetė pse trishtohen gratė. As vetė gratė nuk e dinė. Askush nuk e di.
    Bukur !
    Po ti Xhuxhito si thua, pse trishtohen gratė ?

    Where does a thought go when it's forgotten?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga MI CORAZON
    Bukur !
    Po ti Xhuxhito si thua, pse trishtohen gratė ?

    Tani e kam mendjen pse trishtohem vete????,

    Ndofta neser do me bjere mendja pse trishtohen grate...

    Anyway, ketu ka eksperte te fushes se komunikimit dhe psikologjise qe mund te na ndihmojne te dy paleve

  6. #6
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar mė parė nga Xhuxhumaku
    Tani e kam mendjen pse trishtohem vete????,
    Je keq me lekėt Xhuxhito?
    Where does a thought go when it's forgotten?

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga MI CORAZON
    Je keq me lekėt Xhuxhito?
    Jo me karburant shpirteror...

  8. #8
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar mė parė nga Xhuxhumaku
    Jo me karburant shpirteror...
    As hasmin mos pafsha me kėtė hallin tėnd !

    Where does a thought go when it's forgotten?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga MI CORAZON
    As hasmin mos pafsha me kėtė hallin tėnd !

    Kora,

    se nuk jam ne pike te hallit jo...

    thjesht jo ne qejf...

  10. #10
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    E kam fjalen se na perrallisi e na perseriti pse trishtohen grate, qe une s'di as si ta interpretoj. Shkrim artistik apo artikull informativ? Shkruan nonstop qe ne fund te na thote qe e ditka vetem Zoti? Tell us smth we don't know.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •