Japonezėt e padukshėm

Graham Greene


Graham Greene (1904-1991)

Graham Greene, njė ndėr shkrimtarėt anglezė
mė tė rėndėsishėm dhe mė popullorė tė shek
ullit XX, ėshtė lindur nė Berkhamsted (Hertfordshire) mė 1904. Ka shkruar 25 romane, por edhe esse, reēensione, drama, libra pėr fėmijė, etj. Shumė nga personazhet e romaneve tė tij kanė prirje shpirtėrore pėr tė qenė sadistė, tė dobėt, kurorėshkelės, tė alkoolizuar, vrasės. Njeri me shpirt tė trazuar, Greene bėri udhėtime tė herėpashershme jashtė vendit, nė Amerikė Latine, Afrikėn Perendimore, Indokinė, si agjent i shėrbimeve sekrete britanike dhe si korrespondent lufte. Greene hyri nė letėrsi nė vitet Tridhjetė duke shkruar histori me dedektivė. Ndėr librat e tij vlen tė pėrmendim: ?Pushteti dhe lavdia?,1940, ?Thelbi i ēėshtjes?, 1948, ?Fundi i aventurės?, 1951, etj. Tė famshėm pėr versionet e tyre kinematografike janė edhe tregimet: ?Njeriu i tretė?, 1950, ?Njeriu ynė nė Havanė?, ?Udhėtime me tezen time?, 1969, ?Faktori njerėzor?, 1978, ?Doktor Fischer nga Geneva ?, 1980, etj. Graham Greene vdiq nė vitin 1991.


Graham Greene
Tetė zotėrinj japonezė qenė duke ngrėnė darkė me peshk nė Bentli. Flisnin shumė rrallė, nė gjuhėn e tyre tė pakuptueshme, veē pėrherė me njė buzėqeshje tė mirėsjellshme dhe shpesh me njė pėrkulje tė lehtė. Pėrveē njėrit, tė gjithė mbanin syza. Shpeshherė, vajza e bukur tek dritarja pėrtej tyre u hidhte ndonjė vėshtrim tė shpejtė, por dukej se kishte probleme shumė mė tė mėdha, qė nuk e linin t'i kushtonte vėmendje kujt tjetėr nė kėtė botė, veē vetes dhe shokut tė saj.

Vajza kishte flokė tė verdhė tė hollė dhe fytyrė tė bukur, topolake, qė tė kujtonte epokėn e Regjencės, si miniaturė ovale, megjithėe fliste vrazhdė ? ndoshta theksi i shkollės, Kolegjit Vajzėror tė Ēeltenhamit ose Rodinit, prej tė cilės s'duhet tė kishte shumė kohė qė ishte larguar. Nė gisht mbante njė unazė burrash, dhe, ndėrsa po ulesha tek tavolina ime, me zotėrinjtė japonezė ndėrmjet nesh, tha:

- Domethėnė javėn tjetėr martohemi.

- Po ?

Shoku i saj u duk pak i hutuar. Rimbushi gotat me Chablis dhe tha:

- Dakord, por nėna?

Njė pjesė tė bisedės nuk e kapa sepse, me njė buzėqeshje dhe pėrkulje tė lehtė, japonezi mė i moshuar u pėrkul sipėr tavolinės dhe pėshpėriti njė paragraph tė tėrė, sikur ēuēurisnin zogjtė, ndėrsa tė tjerėt u pėrkulėn drejt tij, buzėqeshėn dhe e dėgjuan e kėshtu, edhe unė, nuk e shmanga dot kureshtjen.

I fejuari i ngjante asaj edhe fizikisht. I shikoja si dy miniatura tė varura krah njėra tjetrės nė njė panel druri tė bardhė. Ai duhet tė kishte qenė oficer nė armatėn detare tė Nelsonit 1 nė kohėrat kur njė farė dobėsie dhe ndjeshmėrie nuk ishin pengesė pėr t'u graduar.

Ajo tha:

- Do mė japin paradhėnie pesėqind stėrlina, tashmė i kanė shitur tė drejtat e e librit kapakhollė 2 .

Deklarata e fortė financiare mė shastisi; edhe fakti qė kishte tė njėjtin profesion me mua ishte trallisės. Ajo nuk qe mė shumė se njėzet vjeēe. Dhe meritonte diēka mė tė mirė nga jeta.

Ai tha:

- Po xhaxhai im?

- Ty nuk tė hahet muhabeti me tė. Kėshtu qė do tė jemi mė tė pavarur.

- E pavarur do jesh ti, - tha ai nė mėnyrė tė pavullnetshme.

- S'besoj se je i prerė tė merresh me tregėti vere. Fola me botuesin tim pėr ty dhe ka njė rast shumė tė mirė? po qe se fillon tė lexosh pak?

- Por unė nuk marr vesh nga librat.

- Si fillim tė ndihmoj unė.

- Ime mė thotė se tė shkruarit ėshtė patericė e mirė?

- Pesėqind stėrlina vetėm pėr tė drejtat e librit kapakhollė ėshtė goxha patericė, - tha ajo.

- Chablis ėshtė vėrtetė i mirė, apo jo?

- Padyshim.

Nisa ta ndryshoja mendimin pėr djaloshin ? i mungonte joshja e Nelsonit. Qe shenjuar tė humbiste. Vajza i doli pėranash dhe e fėrkoi nė krah.

- E di ēfarė tha zoti Duajt?

- Kush ėshtė ky?

- Ti s'e ke mendjen fare, i dashur, apo jo? Botuesi im. Tha se, nė dhjetė vjetėt e fundit, nuk kishte lexuar roman tė parė me njė fuqi tė tillė vėzhgimi.

- Kjo ėshtė e mrekullueshme, - tha ai me trishtim, - e mrekullueshme.

- Vetėm se mė kėrkoi tė ndryshoj titullin.

- Dhe?

- Nuk i pėlqen Rrėkeja qė rrjedh pėrjetėsisht . Do qė ta titullojė Skena e Ēelsit .

- Po ti ēfarė i the?

- Rashė dakord. Mendoj se me romanin e parė shkrimtari nuk duhet tė krijojė qejfmbetje me botuesin. Sidomos kur ai do paguajė dasmėn tonė, apo jo?

- Qartė.

Ai trazoi i hutuar Chablis -in me pirun ? ndoshta para se tė fejohej kishte pirė veē shampanjė. Zotėrinjtė japonezė e kishin mbaruar peshkun dhe, me njė anglishte tė ēalė, por mirėsjellje qė s'kishte tė sharė, porositėn kamarieren, njė mesogrua, t'u sillte sallatė frutash tė freskėta. Vajza vėshtroi nga ata, pastaj nga unė, por ma ha mendja se shikonte vetėm tė ardhmen. Doja ta paralajmėroja pėr ēdo lloj tė ardhmeje tė mbėshtetur mbi njė roman tė parė tė quajtur Skena e Ēelsit . Isha i njė mendjeje me nėnėn e djaloshit. Mendim poshtėrues mund tė quhej, por ndoshta isha nė moshėn e nėnės sė saj.

Doja ta pyeja: je e sigurt qė botuesi tė thotė tė vėrtetėn? Botuesit janė njerėz. Shpesh edhe ata mund t'i ekzagjerojnė cilėsitė e vashave tė reja dhe bukuroshe. A do tė lexohet pas pesė vjetėsh Skena e Ēelsit ? Je e pėrgatitur pėr vitet e sakrificės, ?pėr ndėrgjegjen e vrarė nga cilėsia e dobėt e shkrimeve?? Tė shkruarit nuk do bėhet mė i lehtė me kalimin e viteve, sakrifica e pėrditshme do tė bėhet edhe mė e vėshtirė pėr t'u pėrballuar, ?fuqia e vėzhgimit? do tė venitet; ti do tė gjykohesh kur tė arrish tė dyzetat, prej veprės dhe jo premtimeve.

- Novela tjetėr do tė jetė pėr Shėn Tropezin.

- S'dija qė paske qenė edhe aty.

- Jo, s'kam qenė kurrė. Njė sy i freskėt ėshtė tmerrėsisht i rėndėsishėm. Mendova se mund tė vendoseshim aty nja gjashtė muaj.

- Pas gjashtė muajsh paradhėnia do ketė avulluar.

- Paradhėnia ėshtė veē paradhėnie. Pas pesė mijė kopjeve tė para do marr pesėmbėdhjetė pėrqind, ndėrsa pas kėtyre njėzet. Dhe natyrisht, shpirt, kur tė mbarojė libri tjetėr do tė ofrohet paradhėnia e dytė. Edhe mė e madhe nė qoftė se Skena e Ēelsit ecėn.

- Posikur tė mos ecė.

- Zoti Duajt thotė qė do ecė. Ai merr vesh nga kėto gjėra.

- Xhaxhai mė pranon me njė rrogė fillestare njė mijė e dyqind stėrlina.

- Atėherė si do vish nė Shėn Tropez, i dashur?

- Ndoshta do tė ishte mė mirė tė martoheshim kur tė kthehesh ti.

- Nė qoftė se Skena e Ēelsit nuk shitet edhe mund tė mos kthehem, - tha ajo me ashpėrsi.

- Ou!

Ajo vėshtroi nga unė dhe grupi i zotėrinjve japonezė. Ktheu verėn e mbetur.

- Tė mbeti qejfi? ? pyeti.

- Jo.

- Titullin e librit tjetėr e kam gati ? The azure blue .

- Unė kujtoja se ?azure? do tė thotė blu.

Ajo e vėshtroi e mėrzitur.

- Mė duket se nuk ta ka qejfi tė martohesh me shkrimtare, apo jo?

- Nuk je ende shkrimtare.

- Unė kam lindur e tillė ? thotė zoti Duajt. Fuqia ime e vėzhgimit?

- Dakord. E dėgjova, por a nuk mund tė vėzhgoh pak mė afėr shtėpisė, e dashur? Kėtu nė Londėr.

- Kėtė e bėra me Skenėn e Ēelsit . Nuk dua tė bie nė pėrsėritje.

Fatura u kishte ardhur qė prej njė copė here. Djali nxori kuletėn tė paguante, por vajza e rrėmbeu letrėn qė tė mos e shikonte ai. Tha:

- Mė takon mua.

- Me ē'rast?

- Natyrisht, Skena e Ēelsit . Ti je tmerrėsisht i ftohtė, i dashur, por shpeshherė ? ė, je thjesht i ēakorduar.

- Mė mirė? Nė s'tė ngelet?

- Jo, shpirt, kėto i kam unė. Natyrisht, zoti Duajt.

Ai u dorėzua pikėrisht kur dy zotėrinj japonezė u pėrshėndetėn njėkohėsisht, pastaj ndaluan befas dhe u pėrkulėn ndaj njėri tjterit sikur t'ju kishte bllokuar dikush daljen.

Kisha kujtuar se dy tė rinjtė kishin qenė miniatura identike, por ata ishin tejet tė kundėrt. I njėjti tip bukurie mund tė pėrmbajė dobėsi dhe forcė. Ma do mendja se ekuivalentja e saj nė kohėn e Regjencės do kishte lindur njė dyzinė fėmijė pa ndihmėn e anastezisė, ndėrsa ai do tė kishte rėnė viktimė e tė parėve sy tė zinj qė do ndeshte nė Napoli . A do tė kishte njė ditė dyzet libra nė raftin e saj? Edhe ata duhet tė linden pa anastezikė. E kapa veten duke shpresuar qė Skena e Ēelsit tė dėshtonte, dhe ajo t'i kthente sytė nga pasarelat e modės ndėrsa ai tė bėnte hajėr me tregėtinė e verės nė St Jame's . Nuk doja ta mendoja si Hamfri Uordin e brezit tė saj ? megjithėse nuk do ta shihja. Pleqėria na ndihmon tė mos shikojmė tė realizuara dyshime tė mėdha. Vrisja mendjen se cilės firmė i pėrkiste zoti Duajt. E pėrfytroja shėnimin nė kopertinė qė tashmė mund tė ishte shkruar pėr fuqitė e saj vėzhguese, shpuese. Po qe se ai ishte dinak, nė kopertinėn e pasme do kishte njė foto, sepse reēensionistėt, ashtu si botuesit, janė njerėz, dhe ajo nuk ngjante me Hamfri Uordin.

I dėgjoja ndėrsa merrnin palltot nė pjesėn e pasme tė restorantit. Ai tha:

- Habitem ē'duan kėtu gjithė kėta japonezė?

- Japonezė? - tha ajo. ? Cilėt japonezė, shpirt. Shpeshherė ti je kaq i pavendosur sa mė duket se nuk ke hiē dėshirė tė martohesh mua.



1.Horatio Viscount Nelson, 1758-1805, amiral anglez, hero i betejes sė Trafalgarit.

2 .Kėtu pėrkthyesi e shikon tė nevojshme tė sqarojė se nė anglisht librat klasifikohen nė kapakhollė (paperback) dhe kapaktrashė (hardcover) ? qė ėshtė botim mė luksoz - dhe kjo specifikohet edhe nė kontrata.



Pėrktheu: Ēelo HOXHA