Close
Faqja 34 prej 41 FillimFillim ... 243233343536 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 331 deri 340 prej 401
  1. #331
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    23-05-2005
    Postime
    301
    Ndersa po lexoja disa poezi te forumistave,lexova sa vuajtje dhe dhimbje ka ne to,
    Pse te kete dhimbje/vuajtje?
    Pse eshte kaq e veshtire te jesh i/e Gezuar?
    apo jemi ne qe jemi me shume te terhequr ndaj dhimbjes, qe gjithcka e bejme dramatike dhe nuk jetojme cfare vertete kemi dhe te gezojme.

    Keto pyetje retorike....
    Kjo mendje djallezore...
    Ky trup i parritur...
    ky bark i pafryre
    kerkon dhe vetem kerkon....
    Ah kjo zemer e shkrete
    qe hap cdo dere, me mall dhe vuajtje
    duroi sa duroi...
    kerkoi.... sa shume te kerkoi
    dhe rrahjet e saj shume shpejt u shpeshtuan
    dhe ashtu ne vuajtje
    Ndaloi....

    Ndaloi...dhe asnjeri se kuptoi...por si egoista lotet leshuan
    dhe ashtu te perlotur shume shpejt u larguan
    ah kjo jete e poshter....
    kjo meri qe kam ne keto momente....
    si nje armik i vetvetes,
    po luftoj...
    keto mendime te kota,...(plot dhimbje)
    ti largoj...
    keto fjale/shkrime te percarta
    mos ti lexoj...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Undefined : 23-10-2005 mė 23:14

  2. #332
    Kur u takuam heren e fundit; ne fakt ..., nuk ishte nje takim, i mirefillte. Ishte thjesht nje “ndeshje” e rastesishme ne rruge. Kuptohet , nuk ishte nje pengim fizik, nga ata shohim me dhjetra neper filma,... shoqerohen zakonisht me rrezimin e ndonje dosjeje me shkresurina, apo e ndonje cante femre, ku nderr te tjera, sendi me impresionues per syte e shikuesve eshte, me domosdo, nje pale breke. Por ..., per te mos humbur kohe me shkallezime ne ngritje apo “zhvleresime” figuracionale ne zbritje, dhe ... duke rishtruar perseri ate moment, kur ... syte e tu leshuan ato shkendijat e suprizes, teksa po saldoje me veshtrime prezencen time – sa here jam i mendimit se, ti ishe gjithcka ... nuk kam deshiruar ne jete.
    The Revolution says " I was, ... I am, and ... I will be!!!".
    RAF

  3. #333
    "..Nothing Else.." Maska e Helena78
    Anėtarėsuar
    30-04-2003
    Vendndodhja
    Pertej Hijes...
    Postime
    289
    Te ka marre Malli.......E c'ndryshon kjo???
    Ti mendon se ti rendisesh shkronjat qe te shprehin pikrisht ate qe ti nuk mund ta ndjesh, eshte e majftueshme per te treguar vullnetin e mire te egoizmit tend ???
    Te lutem.....Koha nuk nxjerr thinja nen petkun e oreve, por te dyzimit tend banal dhe e di pse?? Sepse nen qerpiket e tu te kalbur fshihet gjithmone nje veshtrim qorr e i pa orientuar natyrash.
    Sepse ne materien tende Gri brazdohet gjithmone pikpyetja e dominimit te maskave te shumta te krijuara prej teje.....
    Madje mendoj se shpesh organizon konkurse ndermjet tyre per aftesine e madhe te shprehise se mashtrimit tend.
    E pra une i kam cjerr te gjitha maskat e tua e permes tyre kam ndertuar rrugen e te vertetes tende te hidhur te cilen ti e mbart si Sizifi pas cdo gerhame te qenies tende te braktisur.....
    Forma qe i vishet Levizjes nuk eshte burgu por lekura e mendimit....

  4. #334
    Nė kėto caste, ...
    _____aroma e mandarinave –
    _______________________... hyn ..., kontrabandė,
    __________bashkė me rrezet kaēurelse tė diellit,
    _______________kėtu ne kuadraten ...
    _______________________________- “kutizėn” time - hijes sė rrėndė
    _____tė gardirobit, pėrbri dritares,
    __________i kam veshur emrin tėnd,
    _______________e kam pagėzuar ...
    _____________________________- "Gloria", sepse ...;
    __________Sepse ..., ti –
    ___________________... ishe njė prej atyre “vajzave,”
    ________________________... hijen –
    ______________________________... e kanė mė tė gjėrė se ...
    __________________________________________________ _- shpirtin!!!
    The Revolution says " I was, ... I am, and ... I will be!!!".
    RAF

  5. #335
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Rrezimin e ndonje cante femre, ku nderr te tjera, sendi me impresionues per syte e shikuesve eshte, me domosdo, penis plastik .

    Teksa po lexoja ate qe shkruhej ndryshe, mu kujtua zonja per te cilen kam punuar. Nje mbasdite kur u kthye nga puna, nuk i durohej dhe teksa vrapoji per ne banje (te shurronte) e perplasi canten gjithe rrembim duke zberthyer pantallonat qe pothuaj perjashta. Nga canta dolen njemije xhingla mingla dhe nje rrangalle e madhe. U ula t'ia mbeldh xhinglat me gjithe rrangallen e tia fus prap ne cante. Kur c'te shoh rrangallia ishte penis plastik. Ulerita si injorante. Ishte hera e pare qe shikoja nje rrangalle te tille plastike. U fsheha vrap mbas deres me te afert pasi i kisha leshuar edhe xhigla munglat qe kisha mundur t'i mbledh. Prej pas deres ku isha fshehur dhe qe nuk e kisha mbyllur, nga frika se mos bente zhurme, por vec e kisha afruar shoh te afrohet i shoqi per te mbledhur cnaten e se shoqes, dhe per te mesuar arsyen e ulerimes time. Ai ne vend qe te trembej , pa nje here rreth e rrotull dhe nxori rrangallen e tij prej dritares se zinxhirte te pantallonave dhe po u krahasonte gjatesine. Nuk e kuptova dot cili i doli me i gjate, vec pashe teksa e rrasti gjene plastike ne cante, dhe te mishten ne pantallona dhe ngjiti shkallet per ne katin e dyte. Gruaja kur doli nga banja pyeti per canten. E bija i tha se ia kish ngjitur babi ne dhome. Une vendosa te hekuros rroba gjithe mbasditen e mbetur. Tani nuk eshte me ndonje gje qe grave tu rrezohen cantat e prej tyre te dalin jo vetem breke....!
    lol
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  6. #336
    Hotel buze Lanes
    Anėtarėsuar
    14-08-2005
    Postime
    35
    Ti ne nje breg, une ne tjetrin. Lumi i akullt i terbuar i zemerimit dhe dyshimit ne mes. U perpoqa te hidhja ca fije. U perpoqa te lidhja dy brigjet. Ishin te gjalla, teper te brishta. Vetem fryma e mosbesimit dhe egoizmit tend i thau menjehere. Prap ti atje dhe une ketu. Lumi ne mes.
    Si eshte ai dielli qe ta ngroh shpirtin valle? A ka rreze qe i ngrohin dot thellesite e tua te akullta, apo erresira e mosbesimit te sundon ty ne cdo skute?
    We loved, sir-Used to meet;
    How sad and bad and mad it was
    but than,-How it was sweet!

  7. #337
    Hotel buze Lanes
    Anėtarėsuar
    14-08-2005
    Postime
    35
    E ke ditur ndonjehere qe ne boten e shpirtrave nuk vepron matematika? E ke ditur ndonjehere qe nje shpirt + nje shpirt nuk jane te barabate me 2 shpirtra?
    Nje shpirt + nje shpirt = nje shpirt!
    We loved, sir-Used to meet;
    How sad and bad and mad it was
    but than,-How it was sweet!

  8. #338
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anėtarėsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Ka njerez qe me dhimbsen,me dhimbsen aq shume per format banale nepermjet te cilave duan ti krijojne nje vend vetes ne nje skute shpirti te nje individi tjeter ;nje buzeqeshje fallso,nje mbrojtje miku fallso…ose-ose nje pershendetje forumore fallso.
    Dhe me tere fallsitetin njerezor mu kujtua nje fragment i cili thoshte qe njerezit nuk bejne asnjehere-asgje falas,presin shperblime…dhe ohh sa shume ju shijon kthimi i favoreve qe ne syte e tyre ju rrit prestigjin.
    Tregon mungese karakteri,tregon mungese vetebesimi,tregon mungese zhvillimi…ajo qe bejne ato dy katundaret qe ke perkrah do besh dhe ti,ndryshe s’ke struktura te tjera ku te mbeshtetesh. Ndiej qe durimi im po soset,po i mungon oksigjeni gjate cdo « edicioni kthimi favoresh ».

    Mire qe s’vuajne te gjithe nga efekti kope,efekt ne te cilin kokeboshet marrin me vete llojin e tyre,shtyhen-shtypen-shkelen dhe ne fund ringrihen tere zell per te perfunduar ne humneren e injorances,cerdhe ne te cilen nena natyre i kishte ndihmuar te dilnin nga veza gjysme e qelbur ne te cilen ishin fekonduar.


    Do ktheja ne objekt genocidi gjithe popullsine e fallsitetit,do i fusja ne dhomat e gazit dhe nga nje dritare e vogel do i shihja duke shijuar cdogje deri ne sekonden e fundit.

    Hey,kam nevoje te prehem pak perkrah teje,shtyj pak me tutje dhe beme ca vend...por te lutem,hesht!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Blue_sky : 26-10-2005 mė 10:57
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  9. #339
    "..Nothing Else.." Maska e Helena78
    Anėtarėsuar
    30-04-2003
    Vendndodhja
    Pertej Hijes...
    Postime
    289
    Me nje grusht dhe' ne goje ai puthi jastekun dhe damaret e pagjakte i zgjidhi nje nga nje...
    Kembet e krevatit sa vine dhe hollohen..... ka dhembe dyshemeja.

    Ajo hekuros trupin mbi carcafet e nates, thyen pocin e drites dhe dritarja nis e kendon....parmaku eshte cmendur....lakuriq shetit mbi gushen e tavanit.

    Protezat e tij vallzojne duke kafshuar dhunshem ujin ne gote...
    Pak pluhur zhvendoset mbi kornize dhe fotoja e sh'ngjyrosur pudroset ethshem.
    Ajo ferkon ajrin e xhindosur mbi gjoks dhe zbret nder ethe drejt jugut te nxehte.....
    E tere dhoma ngjizet mes kembeve te saj......
    Forma qe i vishet Levizjes nuk eshte burgu por lekura e mendimit....

  10. #340
    Hotel buze Lanes
    Anėtarėsuar
    14-08-2005
    Postime
    35
    Rrenjet e tua jane akoma thelle brenda meje. Here pas here ti i vadit dhe rrenjet leshojne filiza te gjelberta. Nuk mund te ti jap ty. Nuk te duhen. Nuk i do. I kepus dhe i dhuroj andej ketej. Perpiqem te zgjedh cifte te rinjsh te dashuruar. Gjithmone cuditen me ngrohtesine dhe gjelberimin.Nuk me harrojne kurre.
    Po rrenjet, rrenjet nuk i kam shkulur dot.
    We loved, sir-Used to meet;
    How sad and bad and mad it was
    but than,-How it was sweet!

Faqja 34 prej 41 FillimFillim ... 243233343536 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Nga Rudolf Xhuliani dhe Dora Bakojanis tek Edi Rama.
    Nga Humdinger nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-02-2007, 07:48
  2. Votėbesohet nė parlament qeveria Berisha
    Nga zeus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 10:32
  3. Ditari i ndienjave..
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 01-10-2003, 12:58
  4. Ditari i Ndienjave
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 184
    Postimi i Fundit: 01-07-2003, 12:32
  5. Ditari i ndienjave
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 237
    Postimi i Fundit: 26-04-2003, 14:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •