Close
Faqja 33 prej 41 FillimFillim ... 233132333435 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 321 deri 330 prej 401
  1. #321
    Hotel buze Lanes
    Anėtarėsuar
    14-08-2005
    Postime
    35
    Coj nepermend listen e te dashurave te tua dhe me rraskapit mendimi.... "Valle ke ke dashur ti aq shume sa te kam dashur une ty?"
    We loved, sir-Used to meet;
    How sad and bad and mad it was
    but than,-How it was sweet!

  2. #322
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    Se di pse keto dite ndihem ndryshe...ndjenjat filluan qe kur i shkruajta nje leter duke i shpjeguar arsyet e konflikteve qe kishim (mund te hakmerresha sic planifikova, por kur u zgjova ne mengjes, per cudi mendova "pse te behem katile, dhe te mbaj inat, cfare me kan bere s'eshte e drejte, po edhe un kam pasur faj).....kur erdha nga puna...hyra ne dhome, dhe i thash "hi"..."e lexova letren, i appreciate it" me tha duke buzeqeshur dhe me perqafoj...pastaj ne pune dy goce qe i kam ne klas, erdhen ne orarin qe po punoja, dhe me kerkuan laptops...se di pse isha kaq "bubbly and friendly"...i buzeqesha, duke i pyetur si jan etje, njeren spara i flisja ne klas...biles kur debatoj para klases e kundershtova...kur pa qe po sillesha mire, fytyra i ndricoj dhe me dha impresionin qe e vlersoj mikpritjen dhe buzeqeshjen time...gjithashtu me duk shume e kendshme veprimi i saj, buzeqeshi duke then faleminderit...kurse sot qe po studioja me shoqen, mami me la nje mesazh ne celular...me perkedheli me kishte then "cupa ime"...menyra si e tha dhe zeri mu duke kaq e lezecme .......tani mendoj sa budallek eshte te vrasesh mendjen dhe te stresohesh per gjera, qe po do vete "nuk do ken rendesi"...se di ku e kam lexuar apo degjuar por bie dakort qe "a smile can brighten your day"...nje buzeqeshje te ndricon diten
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga *~Rexhina~* : 11-10-2005 mė 17:50
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  3. #323
    Mbreti_ILI Maska e Mbreti_ILI
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Nė Francė !
    Postime
    558
    Nuk e di pse , e mundon vehtën me pyetje që kanë mijëra përgjigje . Si do ta kuptoje poqëse i ofron vehtës vetëm atë dëshirë që të besosh sipas ndjenjave tua ?! Megjithëse Unë e di ... të vërtetën . Do të gëzoheshe po të ta them ? Mua gjithnjë më duket se kemi bërë një marrëveshje ashtu të thjeshtë ! Mos po gaboj? Apo , unë jam i vetmi që e kam ngulitur në mendimet e mia këtë marrëveshje? Do të doja që të shoh si qeshesh ...Po, po !!!
    Edhe pse ka kohë që, askush nuk e pa një qeshje timën (origjinale) , nuk mundem të fajësoj as ty , e as ata ose ato .
    Të kam paralajmëruar më kohë, nuk më besove . Premtimet e mia , nuk ndryshojnë aspak . Do të befasoheshe edhe vetë po të kishe dëshirën sikurse që e ke mundësinë që të bindesh .
    Don që të bëhem fajtor ?? Më akuzo , e unë do ta pranoj çdo faj të pabërë . Don të më njollosësh? Thuaje , e unë do ta pranoj çdo poshtërsi që do të të bjerë në mend ty ... Por mos më quaj Vrasës , sepse , kjo e vret unin tim ,sidomos ... atëherë kur është në pyetje qenia më e dashur mbi këtë tokë .
    Të kam thënë që , nëse e tërë kjo dështon , do të jetë shumë e vështirë , nëse jo e pamundur të kthehem nga ndonjë vendim që , do të pasonte. I pasionuar dhe i marrë pas teje do të jam gjithmonë , pa marrë parasysh se sa dekada do të kalonin . Të kam premtuar , se në të njejtin vend do të mbijetojë vetëm kujtimi për ne , poqëse ti nuk pranon ta shëndrrojmë tërë atë ëndërr në realitet . Unë nuk të fajësoj aspak , edhe pse tërë kjo ndodhi vetëm për shkak të dyshimit tënd . Edhe pse të kam lutur e lutur që ta jetosh jetën tënde pa i lënë të tjerët ta përgjysmojnë , ti nuk e kishe atë guxim t'u përballesh . Sa herë që merrje pak guxim nga unë ,ti ktheheshe edhe më e trishtuar nga numri i kundërshtarëve që rriteshin dita-ditës . Çfarë prisje të bëj unë ? A duhej që të luftoja edhe kundër dëshirës sate ?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mbreti_ILI : 11-10-2005 mė 19:12
    Pėr t'i njohur tė tjerėt
    mė parė ,duhet ta njohėsh vehten.

  4. #324
    marathonomaku Maska e Hekurani1
    Anėtarėsuar
    17-03-2003
    Vendndodhja
    Afer Diellit
    Postime
    287
    Dy here ia putha syte, e pastaj u largova i penduar. Me kaploi nje ankth i pakuptimte. Per here te pare me ndodhi nje gje e tille. Cuditerisht asaj s'i beri pershtypje. Ma kafshoi lehte veshin e majte dhe ma shkeli syrin. Keshtu bente sa here qe me deshironte... Kesaj radhe nuk ia plotesova deshiren. Nuk e di as une pse!
    Deri te Molla e Kuqe!

  5. #325
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    23-05-2005
    Postime
    301
    ditari i ndjenjave!!!! A ekzistojne me ndenjat...te pastra sikur dikur...apo pasiguria po shton gjithnje e me shume rrenjet e saj...si nje deshire e pakuptuar...
    `Me shume rritemi...me shume kerkojme...me shume Humbim!!!`
    Humbim padjallezine dhe behemi djall i vetvetes...
    Vendosem qe te mos ishim me bashke, edhe pse u derdhen lot, te pakten nga mua, vendosem te mos jemi me shok-shoqe, I urum njeri-tjetrit lumturine bashke me lamtumiren....
    Dhe ja ku shfaqesh perseri "Ti"...Ndjej por kam frike...frike e nje lamtumire tjeter!

  6. #326
    "..Nothing Else.." Maska e Helena78
    Anėtarėsuar
    30-04-2003
    Vendndodhja
    Pertej Hijes...
    Postime
    289
    I pata thene se Gezimi i zbehte i vetmise dhe bari i thate i korrur prej Hicit jane te lehte si pende, si vete Buzeqeshja......e vrenjtur pas lotesh te hidhur e qe ecen harruar mbi zemren e shtrire permbi pluhur.
    Nuk e pat besuar e ndoshta mosbesimi e kishte sjelle deri ketu ...perballe kohes se pashpirt ( sipas tij).... E lashe te mos besonte, edhe pse vec kesaj asgje tjeter nuk me vinte ndermend per ti thene tashme por...
    Me pas me nje gjysem ze te paprekshem prej fytit e te nxjerre nga koka e lodhur vazhdoi biseden me pertese krenare duke me thene se e kishte Perpjekjen dhe Punen, Zgjimin, Harene dhe Pikellimin e te perditshmes....
    Hijet i percillte se bashku me carcafin ne ikjen e nates....e kishte dhe dyshimin, dhe vizatonte perhere trupin e turpit me kolorite te vetat.......
    Cdo vogelsire (sipas tij ) ka deshire te rritet dhe te behet edhe sa gjithesia.....
    keshtu edhe Ai po capitej me vetveten ngarkuar ne supe......
    Kur u ndame i fala naten e fundit te ikur......mbeshtolli supet
    Forma qe i vishet Levizjes nuk eshte burgu por lekura e mendimit....

  7. #327
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    Uje
    Postime
    41
    Duhet ta bej!Mos e keqkupto por ...... njeriu ndonjehere DETYROHET.Do thuash pse ?Por ja qe ne qetesine e darkes mendoj ate trupin e vogel te kuq me tre pika qe me shfaqet aty dhe mendoj qe pjesa tjeter e trupit dhe e shpirtit eshte vend tjeter.
    Rastesia?
    Nje here ndodhi ,shume kohe ka kaluar.tani duhet te mos i besojme rastesise por ndjenjes nqs ajo eshte ashtu si mendojme ne njerezit tokesor.
    Secili nuk kerkon gje nga njeri tjetri dhe me bindjet e njeri tjetrit nuk kemi mundesi te kerkojme gje!

  8. #328
    Hotel buze Lanes
    Anėtarėsuar
    14-08-2005
    Postime
    35
    Ti vetem hape pellembet dhe une te rashe mbi to, si nje pike shiu. Doja qe ti te zgjasje buzet dhe te me pije doja te kishe etje per mua.... por ti thjesht i ktheve perllembet mbrapsht dhe me leshove pertoke. Me piu toka qe aq shume nevoje kishte per mua....
    We loved, sir-Used to meet;
    How sad and bad and mad it was
    but than,-How it was sweet!

  9. #329
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Harrova të them se sot e ndjeva nje therrje në zemër, sikur miliona thika më shponin trupin dhe sikur miliona milingona qarkullonin nëpër unin tim!? Më dukej se shihja me sytë e ndërdijes se asaj ushtrie milingonash i qëndroje ti në ballë, ti ishe prijëse që i drejtonte mu në zemrën time, i drejtoje aty ku duhej të ishe ti, aty ku me shumë zell të pata ngrohur folenë dhe të pritja me padurim, aty ku kujtoja se kurrë askush përveç teje nuk do të mund të zinte vend. Kurse përjashta binte një shi i imët, një shi që më dukej sikur nuk do të ndalej kurrë, mu sikur dhembja ime për Ty!?
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  10. #330
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Une, ti...njeriu - Ne kerkim

    Kerkon miqesine, dashurine, lumturine, kenaqesine, te verteten, te bukuren, vetveten...
    Kerkon i uritur, i etur...Uje deti qe te shton etjen.....Nje ēast kenaqesie, mjaftueshmerie, shprese, genjeshtre....tjetri i perket serish kerkimit per perteritje...Gjen, harron, humbet...
    Kerkon dhe pyet, gjen dhe pergjigjet...por jo ate qe duhet. Kap yllin? Jo, xixellonjen. Oaz? Jo, iluzion, deshira e reflektuar ne pluhur shkretetire. Gjen idealin madheshtor, te shenjte? Nje ēast me pas, mendim i vyshkur, i pakuptimte qe vetem sjell te tjera pyetje, te tjera rruge....lodhese, sfilitese, torturuese...
    Rrugetar i pashprese, nisur per te rrembyer diellin. Sa shume njerez ne kete rruge, te gjithe te vetmuar... te ēoroditur, ne erresira te frikshme, ne kerkim te rrugedaljes, udhes qe te ēon drejt majes, drejt diellit, drejt qellimit... Gjurme shekullore, zera te larget ne kete udhetim vetiak, te vetmuar te te gjitheve. Ecen, ngjitet, afrohet, rrezohet...serish atje ku ishte, ose edhe me poshte, ku nuk ishte.
    Rifillon...hap nje shteg te ri, me kembengulje, me perpekjeke arrin majen... Ē’gezim! Jo! Zgjimi qe vret nje enderr. Ē’fatkeqesi! Dielli? Nuk eshte, ka ikur, fshehurazi, vjedhurazi duke lene pas nje buzeqeshje ironike... Pas nje tjeter maje, me te larte, me te larget...Serish udhe, serish kerkim per te arritur ate maje...pastaj vjen nje tjeter dhe nje tjeter...thermija e nje ylli te shuar qe endet ne boshesine e gjithesise....
    Ēaste harrese. Te qellimshme? Mbase. Te pavetedijshme? Shpesh. Ēaste dehjeje, ēaste te mpira, te vdekura ose intensivisht te gjalle...Iken...Ēaste te larget, humbur, tretur ne te kaluaren... Keta jane ēastet me te pameshirshem. Denojne me vdekjen e tyre. Dhe ja...ne rastin e pare te mundshem, shfaqet, me i forte, i parezistueshem...ai, mendimi, pushtues, roberues, detyrues – perbindeshi eshte aty, te ndjek kudo, mbylli syte, shtrengoi fort por ai eshte aty – ulerin pakuptueshem, si perhere sulet para, pas, perreth...ky eshte udhetim pa drejtime...
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 33 prej 41 FillimFillim ... 233132333435 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Nga Rudolf Xhuliani dhe Dora Bakojanis tek Edi Rama.
    Nga Humdinger nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-02-2007, 07:48
  2. Votėbesohet nė parlament qeveria Berisha
    Nga zeus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 10:32
  3. Ditari i ndienjave..
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 01-10-2003, 12:58
  4. Ditari i Ndienjave
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 184
    Postimi i Fundit: 01-07-2003, 12:32
  5. Ditari i ndienjave
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 237
    Postimi i Fundit: 26-04-2003, 14:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •