Vellai do nisej per ekskursion me shkollen ja 18 ore larg shtepise. Duke pritur perpara autobuzit per nxenesit e tjere dhe mesuesit, shohim shoferin. E veshtrova per disa sekonda dhe ndjeva nje ngrohtesi ne zemer. Fytyra e tij me beri te ndiesha afer ketij personi qe se kisha pare kurre ne jeten time. Kthej koken e shoh mamin, dhe ne te shoh te njejten emocion. Jam e sigurte qe po mendonte "Amerikan nuk eshte, spanjolle s'eshte, ??". Dukesh ke 40 e ca vjece, i dobet, dhe fytyra e tij e vuajtur. Iu afruam per ti folur meqense ishte shoferi dhe kishte rruge te gjate per te bere.
-Hello
--Hello, pershendesim njeri-tjetrin.
-Are you the bus driver?- pyet mami
--Yes
-It's a very long trip, have you done it before?
--I am not from here, so I am going to follow the bus in front of me.
-Oh where you from?
--I lived in New Jersey, but actually I am from Albania.
-OHHH ALBANIA, DHE ne SHQIPTARE jemi.
-- (me te madhe) SI JENI- na thote dhe na jep doren menjehere.
Vellait i shkelqen fytyra, -Me quajne ____ do jem ne autobuz me ty.
Mendova "Eee o ____ sado i vogel qe erdhe ne Amerike, je akoma Shqiptare ne zemer."
Biseduam per disa minuta sic e kemi zakon, "nga je (Shkodra), sa vite ke ketu (erdha ne '78), ku jeton, etj etj".
Vellai kishte ne ēelsat e shtepise flamur Shqiptar e nxjerr dhe ja jep. Gjithe qejf ai e pranon. Ketu ndahemi nga njeri-tjetri. Vellai i gezuar hyn brenda ne autobuz, ulur afer shoferit.
Mamit i buzeqesh fytyra nga cepi ne cep dhe thote -Na sheh Zoti lart, hera e pare qe ___ po iken nga shtepia dhe shoferi na del Shqiptar.
Ishim gjithe hall per rrugen e gjate kur arritem ne shkolle...dhe u kthyem te gezuar ne shtepi. Te gezuar sepse ndiheshim te sigurte (safe) qe shoferi ishte Shqiptar, jo se dinim qe ishte shofer i mire, por vetem qe ishte Shqiptar dhe nga ky fakt besuam qe vellai ishte ne duar te sigurta.
Krijoni Kontakt