Close
Faqja 4 prej 41 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 401
  1. #31
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Opssssss... e gjeta, po kėrkoja njė mendim qė tė mos ishte mendim : tani mė vjen ndėrmend qė mė duhet menduar sesi do tė mundem pėr tė mos menduar largėsinė e dikujt qė nuk bėj dot pa e menduar... thjesht fare, mendoj unė, tė mbyllen sytė dhe tė lihet vetė mendja pėr tė menduar ē'tė dojė duke mos ndėrhyrė fare nė tė, dhe kėshtu nuk kemi gisht nė mendimin e asaj qė nuk duhej menduar se do tė mund tė mos mendoja mbi tė... edhe pastaj... pastaj, njė vorbullė mendimi pa asnjė rrugėdalje, dhe me njė vatėr vorbulle qė ėshtė ajo qė duhet menduar mė shumė nė kėtė "mungesė mendimi"... dhe pastaj, kujtohem qė mė duhet tė ngrihem pėr tė menduar njė gjė qė nuk kam aspak dėshirė pėr ta menduar... ngrihem pėr tė menduar qė mė duhet akoma dhe pak orė pėr tė duruar tėrė shtypje mendimi mbi qenien time... dhe pastaj, paqe... prehje... herė pas here tė qeshura... Sa bukur... !

  2. #32
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Hmmm... pas kaq e kaq ditėsh, ndez televizorin dhe bie papritur mbi parashikimin e kohės... dhe pėr ēudi, nė kėtė kohė fundmarsi, yjet parashikojnė njė javė thatėsirė tė ftohtė... tip acari... dhe ajo zonjusha e bukur aty ngulmonte pėr vetėm njė javė, asnjė ditė mė shumė... Eh po, acar nė fund tė marsit, pak ēudi por nejse... ndodh dhe kjo...
    Dhe pastaj ajo zonjusha e veshur nė gri (shenjė jo e mirė dhe kjo, duhet ta kisha kapur qė nė fillim), thotė qė pas kėtij acari do tė bėjė kohė e bukur, qė zogjtė do tė fillojnė pėr tė ardhur, fillimisht njė nga njė dhe pastaj nė grup pėr t'u ndarė mė tej dy nga dy... Dy nga dy... hmmm... siē duket edhe zogjtė i njihkan numrat ēift, domosdo kur i njohim ne njerėzit qė dimė mė pak sesa zogjtė. E kush ua mėson njerėzve se kur vjen pranvera ? Mos vallė dita nė kalendar ? Jo, jo, jo, ėshtė zogu ai qė na e thotė me njė cicėrimė tė parė, paksa i lodhur nga udhėtimi i gjatė, njė lloj maratonomaku ajror qė sjell nė sqepin e tij lajmin e ditės sė bekuar, lajmin e ditės kur kemi mė shumė se asnjėherė dėshirė pėr tė jetuar... kur gjithandej shohim fytyrėn e personit qė duam, atė fytyrė qė na pėrndjek ngado dhe qė mundemi aq me vėshtirėsi t'ia pėrkujtojmė trajtat. Ju mendoni vallė qė kjo ėshtė njė shpėrfillje nga ana jonė ? Aspak. Kjo ėshtė thjesht sepse fytyra qė duam na rrėshqet, ajo na pėrvidhet, trajtat e saj janė gjithmonė nė lėvizje, nė ndryshim... Ne mundemi sidoqoftė t'ia pėrkujtojmė asaj buzėqeshjen, por ama veēse nė lėvizje, kur gjithēka merr jetė dhe nuk na lė kohė tė hulumtojmė imtėsitė e saj. Aq mė mirė kėshtu, sepse dita kur ne pėrkujtojmė nė imtėsi fytyrėn aq tė dashur, kjo ditė do tė jetė dita kur fytyra deri tani e turbullt (nga ndjenja sigurisht qė kemi kundrejt saj) kthehet nė njė fytyrė krejt tė zakonshme siē ajo e shitėses sė bukės aty dhjetė metra nė krah, tė cilėn e hulumtojmė deri nė detaje me shpėrfilljen mė tė madhe...
    Dhe pas njė jave, kur acari tė ketė dhėnė shpirt, kur rrezet e buzėqeshjes sė diellit (nuk e di pse dielli merr nganjėherė formėn e njė fytyre tė njohur) tė kenė prekur sytė e mi tė lodhur nga zymtėsia, atėherė po !... atėherė do tė them qė pranvera ka ardhur dhe pėr mua, qė dimri qė frynte nė katėr skutat e shpirtit tim ėshtė larguar, ndoshta pėrgjithmonė...

  3. #33
    E dua letėrsinė
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Postime
    29

    si te ecesh ne nje erresire qe te verbon

    Mbijetesa e nje shpirti njerezor shpesh varet nga dylyftimi i nje imazhi te erresuar nga peshperitjet e kohes dhe nga fletet e ngjyrosura te imazheve te ndriēuara nga rebelimi i kesaj kohe qe po perjetojme.Sado te te perkrah o mbijetese e akullt ti perseri mbeshtillesh ne akullnajen e parajses.A thua ky shpirt te jete nje lekundje e ngadhnjimit dhe shpreses se modernizmit?E pra o akullnaje e hekurt lere kete njeri te mbizoteroje kete erresire te veshur me drite dhe mje[EMAIL=forumi shqiptar kendi letrar]dritherimen tende.

  4. #34
    "..Nothing Else.." Maska e Helena78
    Anėtarėsuar
    30-04-2003
    Vendndodhja
    Pertej Hijes...
    Postime
    289
    Eshte dite e zakonshme marsi edhe psenen mbules mbarte te gjitha ngjyrat e pazberthyera te te pajetuarave...
    Me mbrrin e vaket ne prag zgjimesh te ethshme dhe largohet e tille e pazgjuar mire ditas e sotme.
    Pas kaq kohesh ndiej pulsin tim....Vdekja klinike u zhvesh...
    Forma qe i vishet Levizjes nuk eshte burgu por lekura e mendimit....

  5. #35
    bitter girl Maska e marsela
    Anėtarėsuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    Tek lodhem,luftoj me pergjumjen e hedh cdo copez jete e ndjenje qe me shperqendron larg, mendimi se do shplodhem pafundesisht pas "pak" me vjen shume i embel..
    Pastaj ndoshta e mesuar me ate ritem, harroj te pushoj..kenaqem thjesht me "lirine" e perkohshme..Ja keshtu per te mos humbur asnje minute lirie u enda sot ne shkolle,bulevardin tim te preferuar e konvikt..
    Tani do doja te isha diku larg..Duke degjuar "don't know why" po me mund ai mendimi i pare
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  6. #36
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    U zgjova me enderr te keqe sot...kujtoj gjyshen kur me thonte "kallzoja endrren maleve qe te largoj te keqen" ---nene as dhe nje koder te vogel nuk shoh ketu qe ti qahem.
    Shpresoj qe kjo dite te me heci sa me mire.

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    .....po perpiqem qe ti heki mendimet nga e kaluara,- por prap se prap- me sillen ndrmend(mbrend disa sekundave) sa qudi! nuk kisha desht kurr ti kthehem te kaluares, me shum doja ardhmerin*!
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  8. #38
    E dua letėrsinė
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Postime
    29

    rizgjimi

    Citim Postuar mė parė nga marsela
    Tek lodhem,luftoj me pergjumjen e hedh cdo copez jete e ndjenje qe me shperqendron larg, mendimi se do shplodhem pafundesisht pas "pak" me vjen shume i embel..
    Pastaj ndoshta e mesuar me ate ritem, harroj te pushoj..kenaqem thjesht me "lirine" e perkohshme..Ja keshtu per te mos humbur asnje minute lirie u enda sot ne shkolle,bulevardin tim te preferuar e konvikt..
    Tani do doja te isha diku larg..Duke degjuar "don't know why" po me mund ai mendimi i pare
    Mendimi se hapat me leshojne ,rizgjon papandehur kete vetedije te perhumbur.E papritur,nje ze me therret ,mos valle kjo gjurme e vetedijes ka nje lajmetar te se ardhmes,apo te jete thjesht nje vegim i humbur? Ah sa do te doja te kisha vetem nje grimce te vogel, fare te vogel nga kjo liri e humbur,por me kot hapat e mi rendin ne trishtimin qe te sjell ky gezim i perkohshem i ngadhnjimit te se vertetes.E une me ne fund zgjohem ,zgjohem vertet dhe shoh se ende vertitem ne kete horizont te kesaj lirie qe me mbeshtjell ,por sa kohe valle do jete kjo vetedije ne kete harrese?

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Citim Postuar mė parė nga hajla
    .....po perpiqem qe ti heki mendimet nga e kaluara,- por prap se prap- me sillen ndrmend(mbrend disa sekundave) sa qudi! nuk kisha desht kurr ti kthehem te kaluares, me shum doja ardhmerin*!
    Hajla e nderuar,
    Tė gjithė ne qė kemi kaluar njė kohė tė jetės, duhet ta kemi tė kjartė nga pėrvoja jonė se e ardhmja ndėrtohet duke e pasur themel tė kaluarėn, duke i kujtuar tė kėqiat pėr tė mos i pėrsėritur, duke thithur energji nga vitet e shkuara.
    E ardhmja nuk ndėrtohet nga hiqi, por ka themel ditėt e kaluara. Ndoshta shpesh jo me dėshirė e kujtojmė atė kohė tė shkuar, por aq sa e duam tė ardhmen, aq duhet ta ēmojmė tė kaluarėn.
    Ja njė shembėll nga historia e derdhur nė nja fjalė popullore: “Atyre qė e harrojnė tė kaluarėn (historinė e tyre), ajo (historia) do tė iu pėrsėritet!!”
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Mbi te gjitha ata qe flasin ne heshtje,ata qe te kuptojne me nje veshtrim dhe ata qe me nje fjale tregojne histori dashurie.
    Se gati po harroja...
    te gjithe ata qe hedhin gurin dhe presin qe dikush te presi dallget.
    Mijera mendime qe kur mbaron se menduari shnderrohen ne rreze endacake qe kerkojne burimin dhe perhere si pa dashje ndeshen me ate qe nuk i ka menduar,por nga momenti i pare qe i njeh behen pjese jetike per dike.
    Mijera veshtrime qe ne kerkim te nje te vetmi kalojne ekzistencen duke kerkuar ne universin e pafund.
    Nje dite si shume te tjera,emra te njohur,vende te njohura,emocione te perseritura dhe fjale qe nuk vdesin.
    E me ne fund heshtje qe plas timpanet.
    Presim...dikush po na kerkon.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga leci : 25-03-2005 mė 16:42
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

Faqja 4 prej 41 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Nga Rudolf Xhuliani dhe Dora Bakojanis tek Edi Rama.
    Nga Humdinger nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-02-2007, 07:48
  2. Votėbesohet nė parlament qeveria Berisha
    Nga zeus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 10:32
  3. Ditari i ndienjave..
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 01-10-2003, 12:58
  4. Ditari i Ndienjave
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 184
    Postimi i Fundit: 01-07-2003, 12:32
  5. Ditari i ndienjave
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 237
    Postimi i Fundit: 26-04-2003, 14:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •