Close
Faqja 31 prej 41 FillimFillim ... 212930313233 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 301 deri 310 prej 401
  1. #301
    "..Nothing Else.." Maska e Helena78
    Anėtarėsuar
    30-04-2003
    Vendndodhja
    Pertej Hijes...
    Postime
    289
    Ai perkulet mbi kraharorin e vete, me zemren e pastervitur nga kundershtia, per te pare se ende e dua....
    Humbet plot besim ne te tilla endrra dhe nen rete e vockla te vetullave dremit ne pellembet e mendimeve...
    Ku jemi valle tani, ku jemi ??...Pyet sa here nen ze me friken e pergjigjes se pamarre....
    Dhe serisht i kthehet besimit te genjeshtert se jemi aty, i gjalle, e gjalle , te gjalle, dhe koka e shpreses rekllehet ne endrrat e tij...me mungesen time brenda ende ta pa kryqezuar
    Forma qe i vishet Levizjes nuk eshte burgu por lekura e mendimit....

  2. #302
    marathonomaku Maska e Hekurani1
    Anėtarėsuar
    17-03-2003
    Vendndodhja
    Afer Diellit
    Postime
    287
    Rėndojnė gjethe vjeshte mbi bar. I heshtur mallkimi, i rėndomtė peizazhi jetė. Rėndojnė gjethe vjeshte mbi bar. Ē'melankoli deri nė palcė. Malli mė djeg pėr vashat qe po bėhen plaka. Te rėndomtėt njerėz pėrtypin kotėsinė me duda, se dhembė s'iu kane ngelur mė nė gojė. Kurrė s'i kam vjelur mollėt me kaq mall, dhe asnjėherė s'e kam shijuar deri ne fund tė lėngshmen ėmbėlsire nė dy Mollėt e saj tė Kuqe...
    Deri te Molla e Kuqe!

  3. #303
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    23-05-2005
    Postime
    301
    se di gjithcka kaq negative...ne kerkim te asgjese...
    Eshte erresuar perjashte...diku aty, atje duken dritat, ndersa ndizen ashtu njera pas tjetres,
    ...nuk ka hene...nuk ka as yje...cfare trishtimi...
    ndersa ecja ashtu rrugicave...degjoja eren ndersa rrembente ato gjethe tashme te hirta...nga kjo nate e erret...
    dhe ashtu ne heshtjen e hapave te mi, me ndiqte..sapo afrohesha afer llambadareve te vegjel me nje drite te vobekte... shume shpejt shfaqej...zhdukej...zvogelohej...zmadhohej, luante rreth meje..."Hija"
    Shoqe e kesaj rruge, kaq te vetmuar...

    Dua te fle...por nuk mundem, ndihem e lodhur nga kjo dite kaq e gjate...
    nje merzitje ka pushtuar...kete qenien time, si nje kufome qe fryme merr thelle e ketij shekulli te pakuptimte, ndihem konfuze!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Undefined : 28-09-2005 mė 20:51

  4. #304
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-04-2005
    Postime
    48
    I kam lexuar te gjitha mesazhet e tua. I ruaj edhepse shumica nuk permbajne me teper se nje fjale a dy. Nuk di as vete perse me vie keq t'i fshij. Ne anen tjeter, dic nuk me lejon te pergjigjem. Nuk eshte urrejtja. Nuk eshte as hakmarrja. Nuk eshte as edhe ndonje loje perfide psikologjike. Me duket se kam frike nga riperseritja e historise; me tmerron ideja se serish do t'i marr rruget qe s'me cojne askund. Une tashme jam i humbur, nuk jam me ai i dikurshmi. Nje djall me eshte futur brenda dhe po me han ngadale. Edhe trupin, edhe shpirtin. Ti vete me ke thene se e dashuron dike tjeter. Atehere, c'te duhem une? Te me ngushellosh pse kam rene ne kete gjendje? Meshira nuk e zevendeson dashurine... Dashuria nga meshira eshte me e pameshirshme se urrejtja.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Alkimisti : 29-09-2005 mė 06:51
    ...there's just too much that time cannot erase...

  5. #305
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anėtarėsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Kohet e fundit po me duket vetja e perkryer si aktore,po inskenoj rolin e vetem ne jeten time,e kjo pikerisht me nje nga njerezit me te shtrenjte per mua.Sa dhemb kjo e vertete,sa dhemb fakti qe ti s'po arrin te tejkalosh murin qe kam thurur me veterespekt-dinjitet-indiference.Eshte i thurur eksluzivisht per ty,mjafton ta kuptosh e deri atehere mund te vazhdosh te konsumosh veten me hije qe te lene te ftohte.Kam arritur nje pike qe jam lodhur me historite e hijeve te tua,e ti per hijet e mia qe s'arrijne as te me afrohen s'do te ja dish(te dhemb teper ky fakt),s'arrin te thuresh qilimin e Penelopes sic bej une.
    Mgjth,c'rendesi ka e gjithe kjo?Une e di qe je aty kur kam nevoje per ty,atehere kur thellesia e nates te heq petkun e fundit te hijes te disate,atehere kur i premton vetes qe s'do besh veten pre te vorbulles time.E ti poashtu e di qe mbas cdo stuhie mund te gjesh prehje mbas miqesise time standard.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Blue_sky : 29-09-2005 mė 07:44
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  6. #306
    Hotel buze Lanes
    Anėtarėsuar
    14-08-2005
    Postime
    35
    Po bien gjethet atje tani? Apo qendrojne akoma varur, si lotet e mija qe thaheshin brenda syve nga e ftohta e vjeshtes dhe akulli i shpirtit tend
    Sa te kam pritur atje, fshehur tek ai vendi ku te prisja gjithmone, por kurre nuk te pashe me. Tani nuk kaloj me andej. Ndoshta edhe ti me ke pritur, po aty fshehur edhe ti.
    Une i fshihesha dhimbjes qe me kishe shkaktuar ti dhe ti i fshiheshe vetes tende per te mos pare cfare kishe bere. Ose ndoshta ishe i qete dhe i shpetuar. Kete kurre nuk do ta di.
    Pse? Une nuk te kisha kerkuar asgje.... Vetem minutat e tua te kerkova dhe do te te falja ne shkembim nje bote te tere. Boten time!
    Me le te perplasesha pas mureve te tua te akullta... Sa kohe kane kaluar qe atehere?
    E mban mend? 3 ore... 3 dite... 3 muaj... 3 vite... dhe pastaj ik...
    We loved, sir-Used to meet;
    How sad and bad and mad it was
    but than,-How it was sweet!

  7. #307
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    Uje
    Postime
    41
    Citim Postuar mė parė nga Alkimisti
    I kam lexuar te gjitha mesazhet e tua. I ruaj edhepse shumica nuk permbajne me teper se nje fjale a dy. Nuk di as vete perse me vie keq t'i fshij. Ne anen tjeter, dic nuk me lejon te pergjigjem. Nuk eshte urrejtja. Nuk eshte as hakmarrja. Nuk eshte as edhe ndonje loje perfide psikologjike. Me duket se kam frike nga riperseritja e historise; me tmerron ideja se serish do t'i marr rruget qe s'me cojne askund. Une tashme jam i humbur, nuk jam me ai i dikurshmi. Nje djall me eshte futur brenda dhe po me han ngadale. Edhe trupin, edhe shpirtin. Ti vete me ke thene se e dashuron dike tjeter. Atehere, c'te duhem une? Te me ngushellosh pse kam rene ne kete gjendje? Meshira nuk e zevendeson dashurine... Dashuria nga meshira eshte me e pameshirshme se urrejtja.
    Shume bukur Alkimisti.
    Nuk e di pse po shkruaj perseri por sa e vertete eshte kjo qe ke shkruar.Dhe sidomos per ata qe e kane jetuar dhe e jetojne akoma ,edhe pse te fshehur diku.
    Secili nuk kerkon gje nga njeri tjetri dhe me bindjet e njeri tjetrit nuk kemi mundesi te kerkojme gje!

  8. #308
    "..Nothing Else.." Maska e Helena78
    Anėtarėsuar
    30-04-2003
    Vendndodhja
    Pertej Hijes...
    Postime
    289
    Eshte nje nga ato dite ku se bashku me shiun te derdhen neper lekure te gjitha kujtimet dhe dritherimat e lindura prej tyre....
    Ndodh shpesh te gjendesh i lagur kenaqesisht prej tyre dhe dhimbshem se nuk mund ti rijetosh e rigjesh , kohen dhe deshirat e mira te se kaluares tende....
    Gjithesesi qellimi i vertet i kesaj dite nuk duket te jete pikrisht rigjetja me teper se perballlimi i deshires se te kaluares per rikthim
    Perpiqem te nxjerr prej kufomes te ftohte e te zbrazet te mendimeve nje currile ujore qe me sembon kraharorin e syve permes frymes se heshtjes time.... nje veshtrim te laget tej largesish, te paprekshem e te pazeshem....
    Kryqezohen lavjerresit e qiejve ne oren akrepthyer te dites ne zi drite......
    Forma qe i vishet Levizjes nuk eshte burgu por lekura e mendimit....

  9. #309
    bitter girl Maska e marsela
    Anėtarėsuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    Eshte vertet "sforcim" te shkruash ne ditar kur je e qete e gjerat ecin ne rrjedhen e tyre..
    Jam serisht ne dhomen time, serisht mund te dal pasditeve ne dritare e te shoh peme te larta, jeshilen ne kaf qe trazon pafundsine e horizontit blu, serisht mund ulem ne shkallet qe per kater vjet u bene bordurat e famshme, serisht mund te ulem mbi krevatin" tim" e te mendoj duke buzqeshur,se me gjith ditet, oret, minutat e sekondat ketu duhet te jem edhe un nje pjese e orendive.Akoma me duket e cuditshme qe pas disa muajsh do jem duke mbledhur valixhet, per te mos u kthyer me kurre ne nje vend ku gjeta, humba e rigjeta qetesine e fortdeshiruar; ne nje vend ku vetmia e ngasherimet perzier me lutje shprese,, e gezimet, perplasjet e shuplakave, rrahjet e qepallave ku ndrrinin lot ngazellimi s'reshten se renduri drejt infinitit...
    Keshtu jane gjithmone ditet e para diku..edhe pse te parat e "fundit".
    Ti perpiqesh te terheqesh nje kujtim,nje moment e sheh qe rreth tij jane ngjitur aq shume te tjere sa harron eshte fund ky apo fillim. Jo vetem ndarjet ngarkokan mbi supe nostalgji. Mua Kundera do me diagnostikonte "Vuan nga hiper nostalgjia"..(lol)
    Nje dite e nisur vone kerkon nxitim.......mjafton kaq vemendje
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga marsela : 02-10-2005 mė 06:57
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  10. #310
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    23-05-2005
    Postime
    301
    sot u ngrita vone nga krevati, edhe pse rrezantimi i diellit kishte depertuar grilat e dhomes...kisha vape...ndersa ashtu e lodhur rrija shtrire e mbuluar me batanie...pavaresisht se u zgjova shpejt, trupi nuk kishte fuqi te cohej...ashtu shtrire enderrova...imagjinova...U mundova te ndertoja dicka te bukur qe duket kaq larg realitetit..."enderra me sy hapur" kur u cova ndjeva se shpatulla me dhimbte shume...ndoshta e kisha zene keq ne gjume, (gjume i vdekur)...ndoshta isha thjesht e lodhur nga puna e djeshme me ore te zgjatura..., ashtu si e derrmuar, ndeza komp qe eshte vetem gjysem metri larg krevatit tim...dhe fillova te degjoja kenge, njera prej tyre ishte:

    "The CALLING- I'll Go Whenever You Will Go"

    So lately, been wandering
    Who will be there to take my place
    When I'm gone you'll need love to light the shadows on your face
    If a greater wave shall fall and fall upon us all
    Then between the sand and stone could you make it on your own.

    CHORUS:
    If I could, then I would
    I'll go wherever you will go
    Way up high or down low, I'll go wherever you will go

    And maybe, I'll find out
    A way to make it back someday
    To watch you, to guide you, through the darkest of your days
    If a great wave shall fall and fall upon us all
    Well then I hope there's someone out there
    who can bring me back to you

    Runaway with my heart
    Runaway with my hope
    Runaway with my love

    I know now, just quite how
    My life and love might still go on
    In your heart, in your mind I'll stay with you for all of time

    If I could turn back time
    I'll go wherever you will go
    If I could make you mine
    I'll go wherever you will go
    I'll go wherever you will go

    dhe ashtu e lodhur, e menduar kendoja pas saj...dhe mendova ah sikur te kthehesha perseri ne kohe...ndoshta une do te isha bashke me Ate!!...
    Tani se di me, si ta konsideroj...nuk e di nese ndihem e lenduar...nuk e di cfare ndjej...
    Edhe pse koha kalon, Akoma ekziston shpresa, qe nje dite do te jem perseri me te. A duhet te shpresoj?!...kjo pyetje retorike me torturon...
    dhe ja dita vazhdoi ashtu me rrjedhojen dhe motonine e saj...
    tani momentalisht po studjoja...por truri nuk po funksiononte...ska faj i shkreti...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Undefined : 02-10-2005 mė 21:14

Faqja 31 prej 41 FillimFillim ... 212930313233 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Nga Rudolf Xhuliani dhe Dora Bakojanis tek Edi Rama.
    Nga Humdinger nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-02-2007, 07:48
  2. Votėbesohet nė parlament qeveria Berisha
    Nga zeus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 10:32
  3. Ditari i ndienjave..
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 01-10-2003, 12:58
  4. Ditari i Ndienjave
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 184
    Postimi i Fundit: 01-07-2003, 12:32
  5. Ditari i ndienjave
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 237
    Postimi i Fundit: 26-04-2003, 14:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •