Close
Faqja 22 prej 41 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 401
  1. #211
    (Kujdes, helm!)


    Njė grua atje tej
    Pa dashuri pa urrejtje
    Veē me ushkur lidhur qafe
    Ka punė me natė

    Dy hajnat vrasės
    Helm nga nėnballi
    Zhbirojnė ftohtėsinė
    E njė dimri tė gjatė

  2. #212
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Flok bozhure, buze te thata
    bojatisun me t'kuq flak
    qe ftyres se zbehte, lekures s'stervitun
    t'i japin pak ngjyre... neper krevat.

    Mish ne tharje, atrofik,
    torbat e syve t'varuna nxijn,
    sigurisht ishin te tjere
    ata qe nga gjinjte milėn tan rinine.

    Si torba t'zgajtuna, t'varuna tash
    kokrrat n'gjoks shohin vec perdhe,
    pesh e mashkujve dhe e jetes
    i ka pas nduk, zhduk, fryn, shfryn, lodhun...
    por ato kok ma s'kan me ngrejt.

    Sepse femna qi asht femėn,
    mos qoft vetem e mbi tridhjet.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  3. #213
    marathonomaku Maska e Hekurani1
    Anėtarėsuar
    17-03-2003
    Vendndodhja
    Afer Diellit
    Postime
    287
    Ajo sonte ka naten e pare te marteses. Ajo sonte do t'ia shfaq lakuriqesine e bardhe bilur nje tjetri. Nje njeriu qe ndoshta s'e ka merituar kurre.
    Erdhi e me pershendeti te premten ne mengjes heret. Mu lut ta shterngoja dhe ta puthja fort si dikur, e bindur se kurre nuk do te takohet kurre me me nje perqafim dhe dashuri te tille te zjarrte....Dhe derisa e perqafoja me afsh, iu rrokullisen disa pika loti faqeve te bardha.
    Ajo ka sonte naten e pare te marteses... te nje martese qe u be kunder vullnetit te saj.
    Une sonte po perjetoj naten e tmerrit sepse me torturojne mendimet se AJO do te detyrohet sonte ta perqafoj njeriun qe nuk e deshi kurre. Ajo te pakten sonte do te jete vete e dyta ne dhome, e une...
    Deri te Molla e Kuqe!

  4. #214
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ka momente kur diku ne nje vend te papercaktuar afer zemres, pikerisht aty ku po te duhej do t’ia caktoja simbolikisht vendndodhjen shpirtit, njeriu ndjen nje boshllek, nje boshesi, nje zbrazetire te ēuditshme. Nje zbrazetire qe nuk u bindet rregullave fizike qe i jane caktuar, nuk eshte pa mase, rendon me teper se ēdo gje, nuk eshte pa shije, perkundrazi shume e hidhur. Nje zbrazetire e erret qe te mberthen, te shtrengon, te ngushton, te mbyt... Nje zbrazetire misterioze qe duket sikur do te perpije ēdo gje, si perpijne gjuhezat e erresires gjithesine ne krahet e tyre, krahe-vdekje.
    Jane ēaste kur njeriu pergjerohet deshperimisht per nje burim drite sado te dobet, per nje pikembeshtetje per te mos rene ne asgjene totale qe duket sikur do ta rrembeje ne boten e saj te erret, te ngrire, ne boten e heshtur.
    Kerkon nje burim te fuqishem qe leshon nje rreze ne terrin e pashprese, qe thyen akujt dhe sjell jete ne boten e te vdekurve. Nje kujtim i bukur qe rrezaton nga e kaluara apo nje yll shprese, orientues, ne horizontin e se nesermes.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #215
    i/e regjistruar Maska e natyra
    Anėtarėsuar
    23-06-2005
    Postime
    55
    nese vjen mos i thuaj askujt se ku shkon ,askujt sdo ti them kend po e pres ,vetem do te shihemi,qe te zbusim zemrat dhe shpirterat tone.....

    ndoshta ju duket e cuditshme edhe mua me duket e cuditshme, por une dhe ai ekzistojme dhe dashuria jone do te ekzistoje derisa vdekja te na thirre ne gostine e saj, e rrefimi per ne do te filloje ,,na ishte nje here nje nate qe te nesermen se donte dot''

  6. #216
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Citim Postuar mė parė nga natyra
    nese vjen mos i thuaj askujt se ku shkon ,askujt sdo ti them kend po e pres ,vetem do te shihemi,qe te zbusim zemrat dhe shpirterat tone.....

    ndoshta ju duket e cuditshme edhe mua me duket e cuditshme, por une dhe ai ekzistojme dhe dashuria jone do te ekzistoje derisa vdekja te na thirre ne gostine e saj, e rrefimi per ne do te filloje ,,na ishte nje here nje nate qe te nesermen se donte dot''
    natyra,

    Shumė thėnje e qėlluar dhe shumė domethėnėse kjo qė e nėnvizova, por nė pėrgjithėsi njė postim i vlefshėm, pėrgėzime.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  7. #217
    i/e regjistruar Maska e natyra
    Anėtarėsuar
    23-06-2005
    Postime
    55
    Kam fituar sot nje motiv te ri te te shkruaj duke besuar se kemi
    dalur nga terri qe na rrethonte ate nate..Sot ndjej se cdo fjale imja
    ka nga nje rreze dielli dhe nga nje re te kaltert qe kisha menduar
    hijeshine ty.Ndersa tek mendoj se gushti eshte shume i bukur per
    dashuri te veqanta, e pres mbremjen e kuqerremte pa ty, por rete e
    kuqe me flasin se kam nje nostalgji te posaqme per ty me i dashuri
    im.Dhe mos harro se mbreme kemi komunikuar,kemi buzeqeshur, jemi
    pare ne mendime me buzeqeshjet e rinise qe po na iken.Ehhhhh, mbreme
    te kam ndjere neper damaret e mi dhe rruzat e kuqe te gjakut qe mi
    ke pire,ehhhhhhhhhhhh mire eshte kur njeriu vuan dhe e din pse e ben
    kete.....

  8. #218
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anėtarėsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Ndersa mendimet e mia po ktheheshin ne nje brisk te vertete qe po me gjakoste shpirtin,ve j duart e lodhura mbi tastat e lap-topit. « Me ka mberthyer vera lodhese,neno »,do i kisha thene asaj sikur te kisha patur guximin te ju jepja shqelm fosileve mesjetare shqipetare…por jo,asaj i duhej te luante rolin e mamase e mua ate te se bijes.E serish,ajo kupton,kupton te gjitha pa me thene nje fjale te vetme,ashtu ne heshtje aprovon cdogje.Mes asaj dhe meje s’ka nevoje per fjale,mes asaj dhe meje s’ka nevoje per kanale komunikacioni artificiale per t’u kuptuar .Ajo eshte une,une jam ajo.

    Ne nje moment dora ime e djathte shtrengoi goten e Martini-t,nje deshire momentane per te kthyer ne brisk copat e gotes,nje deshire momentane per te kthyer dhimbjen shpirterore ne fizike.Ndiej britmat e erresires qe kerkojne te perpijne ate qe quhet shpirt.(Besoj une ne shpirt ?!)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Blue_sky : 10-08-2005 mė 04:48
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  9. #219
    Eshte e cuditshme sesa shpejt harrojme kur ne te vertete asgje nuk harrohet.
    Paradoks i perjetshem!

  10. #220
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556

    frika e kafsheve s'qenka kaq irracionale

    Nje pende engjelli ra dhe me shpoi ne sy. Levizte ne zig-zag tek sa thuajse vallezonte ngadale poshte e me poshte, ekzakt 1 meter e gjysem mbi Ferr. Kishte bere zigun dhe po ktheheshe te bente zagun, kur mu versul drejte e ne sy me hakmarrje. Pikerisht atehere gjeta kohen te pyesja veten se c'perfitonte kjo pende nga sulmi, kur harrova reflekset dhe hapa syte me shume. PUF! ia beri penda. PLLAQ! dhe syri, i cili u fishk ne cast dhe ra pertoke, 1 meter e gjysem me afer Ferrit. Dhe engjelli zbriti nga qielli te perkuleshe me mosperfillje mbi asfaltin e nxehte qe tashme ma poqi syrin. E mori ne dore, i hodhi pak piper si te ishte nje cope omelette, dhe e hengri. Nqs ka engjej, une medeomos qenkam mekatare. Pra, si ta shpetoja une syrin tim prej dikujt te favorizuar nga morali? Prej asaj dite, kur dal jashte, mbyll qepallat qe te ruhem nga pendet e engjujve. Ime me u gezua qe me ne fund doli fjala e saj, qe une gaboja te shihja diellin direkt. Megjithate, asnje humbje per te; kjo vetem i lehteson detyren per te me drejtuar. Kur me pyesin se i kujt eshte syri tjeter qe nuk ngjason si i imi, u them se ma ka lene nena ne testamentin e trashegimise. Sot une jam jetime. Te pakten jam e lire te blej nje Dalmatian... po te dua, sigurisht.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Leila : 11-08-2005 mė 13:00
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

Faqja 22 prej 41 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Nga Rudolf Xhuliani dhe Dora Bakojanis tek Edi Rama.
    Nga Humdinger nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-02-2007, 07:48
  2. Votėbesohet nė parlament qeveria Berisha
    Nga zeus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 10:32
  3. Ditari i ndienjave..
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 01-10-2003, 12:58
  4. Ditari i Ndienjave
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 184
    Postimi i Fundit: 01-07-2003, 12:32
  5. Ditari i ndienjave
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 237
    Postimi i Fundit: 26-04-2003, 14:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •