Matrix,
Sipas teje kur ra Luciferi? Nqs nuk ka asnje nderprerje midis vargut 1 dhe 2 tek Zanafilla 1, atehere sapo Zoti krijoi Token, pse ishte Toka pa trajte, e zbrazet dhe erresire mbulonte...? Pastaj, nga dolen ujerat? Nqs krijimi eshte kronologjik, pse nuk tregohet krijimi i ujerave?
Ne lidhje me Zan 1:31 ku Zoti tha qe eshte e mire, po ta vesh re mire, Zoti e tha cdo dite te krijimit ate shprehje, pervec dites se dyte. A e di pse? A e di se cfare u krijua e diten e dyte? Qiejte! Pse tha per te gjitha ditet e tjera se ishin te mira pervec asaj dite? Mos valle harroi? Patjeter qe jo! Sepse ate dite Ai krijoi qiejte, ne te cilat jetojne Satani dhe ushtrine e tij (Efes 6:12)
sepse beteja jonë nuk është kundër gjakut dhe mishit, por kundër principatave, kundër pushteteve, kundër sunduesve të botës së errësirës të kësaj epoke, kundër frymërave të mbrapshta në vendet qiellore.
Sepse Zoti e la qe te ishte aktiv.Dhe dicka tjeter:
Nqs Luciferi dhe bota e tij u denuan, atehere perse Luciferi ishte perseri aktiv ne Boten e re dhe mashtroi Adamin?
Je i lire te besosh c'te duash vella. Une te thashe pse ajo nuk eshte permbytja e Noeut, dhe ti harrove te shpjegosh ku ndryshuan qiejt me permbytjen e Noeut, nqs flitet per te njejten permbytje. Ti thua qe edhe Toka ndryshoi, por Toka nuk ndryshoi, vetem sa u lag. Ujerat nuk e ndryshuan Token, megjithate nese kembengul ne te tenden, e ke pak me te veshtire te justifikosh ndryshimin e qiejve ne permbytjen e Noeut.Ndersa per vargjet e Pjetrit, aty behet fjale per Permbytjen e Noes. Bota para Noes u shkaterrua, ndonese Noeu shpetoi. Bota qe doli nga ujrat nuk ishte e njejta me boten e vjeter. Por perseri njeriu ngeli nen mekat dhe persri mbartte premtimin per ardhjen e Krishtit.
Persa i perket Renies se Luciferit, ai eshte pjese e nje Bote tjeter, asaj Engjellore, ndaj nuk mund te kete paralelizma midis renies se tij dhe ngjarjeve ne boten tone. Bota jone u prish kur Adami(Njeriu) mekatoi. Ai ishte Administruesi i kesaj Bote, jo Luciferi. Bota jone u demtua sepse Njeriu (jo Luciferi) mekatoi.
Ndaj duhej te restaurohej po nga Njeriu (Jezus Krishti).
Kush po jep paralelizma?
Bota jone u prish kur Adami(Njeriu) mekatoi. Ai ishte Administruesi i kesaj Bote, jo Luciferi.
Nuk e kuptoj cfare ka te beje kjo me ate per te cilen po flisnim. Ne po flisnim per moshen e Tokes dhe permbytjet. C'ka te beje Adami ketu?
Bota jone u demtua sepse Njeriu (jo Luciferi) mekatoi.
Ndaj duhej te restaurohej po nga Njeriu (Jezus Krishti).
Kush tha ndryshe? Po cfare ka te beje kjo me temen? S'e kuptoj! C'lidhje ka kjo me moshen e Tokes?
Tani kam nje pyetje per ty. Ti mendon se Ezekieli 28 flet per kopshtin e Edenit te Zan 2? Lexoje me vemendje ate pasazh perpara se te me kthesh pergjigje, dhe nese mendon se eshte kopshti i Edenit ne te cilin Adami ishte zoterues, duhet te shpjegosh pak se c'bente Luciferi me lavdine e krijimit nga Zoti ne ate kopsht? Dhe kur ra Luciferi, pasi tek Zan 3 ai quhet "Gjarper".
Krijoni Kontakt